Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Ramiz Alia: Tekstet e Historisë një turp, unë dëshmitar në Shkodër i Çlirimit më 29 N

    Ferdinand Dervishi

    “Për datën e çlirimit nuk kam ngurrim të them se ka qenë më 29 nëntor, sepse kam qenë vetë dëshmitar, në Shkodër, ndërsa tekstet e reja të historisë janë një turp i vërtetë. Të vjetrat ishin më të sakta...”. Ramiz Alia, ish-sekretari i Parë i Byrosë Politike të Partisë së Punës dhe më pas edhe presidenti i parë postpluralist shqiptar, duket se përjeton shqetësimet e shumëkujt, të shkaktuara kohët e fundit nga debatet për historinë jo shumë të largët të Shqipërisë. Në një intervistë telefonike me “Panorama” Alia rrëfen orët e fundit të ushtrisë gjermane në vendin tonë, betejën e fundit me ta, si dhe shpreh pakënaqësi për përmbajtjen e teksteve të reja të historisë së Shqipërisë. Opinione të vjela duke pasur në qendër të vëmendjes dy botimet që s’puqen në të dhëna e shifra të teksteve të historisë për klasën e 9 të shkollës 9-vjeçare, njëri i botuar nga një grupautorësh, apo historianësh, të kryesuar nga Beqir Meta dhe tjetri i kryesuar nga Menduh Dërguti. Ja përmbajtja e bisedës.
    Zoti Alia, gazeta “Panorama” në numrin e sotëm, 19 tetor 2009, ka zbuluar se përmbajtjet e dy teksteve të historisë së Shqipërisë, klasa e 9-të e shkollës 9-vjeçare, të dyja të aprovuara nga Ministria e Arsimit dhe të dyja tashmë në duar të nxënësve, kanë mospërputhje të shumta në njohuritë që përcjellin, në ndonjë rast të dhëna e shifra krejt të ndryshme, apo edhe të fiksuara sipas preferencave të forcave të ndryshme politike. Si e shikoni këtë çështje që lidhet edhe me debatet e fundit për rishkrimin e historisë?
    Për mua tekstet duhet të jenë unike. Pra, të kenë të njëjtin qëndrim për çështje të ndryshme të historisë. Kështu që të jeni më të saktë do ju rekomandoja të merrni për krahasim edhe një tekst të vjetër të historisë së Shqipërisë për këtë grupmoshë dhe të shikoni se si janë trajtuar çështje të ndryshme. Unë kam përshtypjen se këto tekste të vjetra janë shkruar nga historianë më seriozë.
    Le të vijmë në detaje. Në tekstin e hartuar nga grupi i autorëve me në krye Beqir Metën thuhet se “gjatë luftimeve për çlirimin e Tiranës u vranë mbi 2 mijë armiq dhe dhanë jetën 127 partizanë”. Në tekstin tjetër, hartuar nga grupi i historianëve me në krye Menduh Dërgutin nuk përmendet numri i armiqve të vrarë, por thuhet se partizanë janë vrarë më shumë, saktësisht 197. Si ju duken këto shifra?
    Unë nuk kam qenë në luftën për çlirimin e Tiranës. Kam qenë diku tjetër në atë kohë. Kështu që nuk di të them shifra të sakta. Por më bën shumë përshtypje që në dy tekstet ka një mospërputhje për numrin e partizanëve të vrarë. Sepse është shumë e thjeshtë ta gjesh këtë numër. Ka statistika të shumta.
    A ju duket e ekzagjeruar shifra “2 mijë armiq të vrarë”?
    Nuk di të them. Nuk e kujtoj. Di të them vetëm se numri i ushtarëve gjermanë në atë kohë në Tiranë ka qenë vërtet i madh. Por lufta nuk është bërë vetëm brenda në qytet. Sepse edhe në rrethina është luftuar po aq fort. Një kolonë gjermane e shumtë në numër u gozhdua nga forcat tona në Mushqeta. Është e njohur Beteja e Mushqetas, ku iu bë pritë forcave gjermane që vinin për ndihmë nga Elbasani. Ehe aty ka pasur një përballje të përgjakshme dhe shumë të vrarë, sidomos në radhët e gjermanëve.
    Në një tjetër moment në tekstin e historisë së hartuar nga grupi i parë me në krye Beqir Metën thuhet se pas çlirimit të Tiranës “në emër të luftës kundër reaksionit u asgjësuan intelektualë, ish-oficerë e njerëz të ndershëm, u vranë rreth 60 vetë dhe u arrestuan 400 të tjerë. Në tekstin tjetër, të grupautorëve të kryesuar nga Menduh Dërguti thuhet pothuaj e njëjta gjë, por pa shifra, saktësisht përmenden “pushkatime pa gjyq, jo vetëm të bashkëpunëtorëve të pushtuesve, por edhe të kundërshtarëve politikë”. Si ju duket ky trajtim?
    E përsëris që nuk kam qenë në Tiranë në atë kohë. Por kjo nuk duhet të habisë njerëz të mirinformuar. Sepse kjo mënyrë reagimi ndaj bashkëpunëtorëve të fashizmit u zbatua në gjithë Evropën pas përfundimit të Luftës së Dytë. Pra, ekzekutime pati edhe në shtete që mund të konsiderohen me demokraci më të kultivuar. Madje, në këto shtete gjyqet dhe dënimet ndaj bashkëpunëtorëve të fashizmit kanë vazhduar edhe këto kohë të fundit.
    Të vijmë të pyetja e fundit. Në tekstin e historisë 9, të hartuar nga grupi i historianëve të drejtuar nga Beqir Meta thuhet se: “Çlirimi i Shkodrës më 28 nëntor 1944 shënonte çlirimin e plotë të gjithë vendit”, ndërsa në tekstin tjetër, thuhet se: “Qyteti i fundit që u çlirua ishte Shkodra, për të cilin ka ende një debat mes historianëve, nëse është çliruar më 28 apo 29 nëntor 1944”. Si i komentoni këto përfundime?
    Ah, këtu erdhët në atë që unë e di të saktë. Për mua të dy përfundimet janë të gabuara. Pra, unë vij tek ajo që përmenda më parë, se tekstet e historisë duhet të jenë unike në përmbajtje për çështje të ndryshme të historisë. Ndërsa po të flas si dëshmitar, Shkodra dhe gjithë Shqipëria është çliruar më 29 nëntor 1944. Këtë e them me përgjegjësi, sepse kam qenë vetë në Shkodër ato ditë në përbërje të Divizionit të Dytë, me detyrën e anëtarit të seksionit politik të këtij divizioni, përgjegjës për rininë. Ngjarjet kanë rrjedhur kështu: Më 28 nëntor forcat gjermane hodhën në erë me radhë urën e Bahçallëkut, duke ndarë Shkodrën nga pjesa tjetër e vendit dhe më pas edhe urën e Bunës, duke lënë të lirë për tërheqjen e trupave të tyre rrugën Shkodër–Koplik-Hani i Hotit. Pikërisht, mesditën e datës 29 nëntor, në Koplik, një grup partizanësh të Brigadës së 6-të, të ardhur nga Thethi, - këta kishin kaluar në Pukë dhe më pas në Malësi të Madhe, – sulmuan trupat gjermane në tërheqje e sipër. Pra, beteja e fundit me gjermanët në territorin shqiptar është bërë në Koplik, mesditën e datës 29 nëntor 1944.


    teza 1
    Çlirimi i Shqipërisë,sipas botimit të “Uegen”

    Vendimtare në luftën për çlirimin e Tiranës ishte beteja në Mushqeta kundër një autokolone gjermane që vinte nga Elbasani. Në Tiranë u luftua për 19 ditë rresht, ku partizanët patën mbështetjen e popullsisë së Tiranës. Gjatë luftimeve, sipas burimeve, u vranë mbi 2 mijë armiq dhe u kapën shumë armatime. Në këto luftime dhanë jetën 127 partizanë. Trupat gjermane që dolën nga rrethimi morën goditje në rrugët Tiranë-Milot, gjatë lëvizjes në drejtim të Shkodrës. Në luftimet për çlirimin e Tiranës dhe pas tyre, forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare bënë masakra të vërteta. Në emër të luftës kundër reaksionit u asgjësuan intelektualë, ish-oficerë e njerëz të ndershëm, vranë rreth 60 vetë dhe arrestuan 400 të tjerë. Ndërkohë, Tirana priste qeverinë e përkohshme nga Berati, më 28 nëntor 1944.
    Çlirimi i Tiranës, më 17 nëntor 1944, i hapi rrugën çlirimit të plotë të Shqipërisë. Më 18 nëntor u çlirua Kukësi dhe më 20 nëntor Lezha. Pas goditjeve të morën në Postribë, në Drisht, në Kir e tek Ura e Mesit, trupa Gjermane u larguan nga Shqipëria. Çlirimi i Shkodrës më 28 nëntor 1944 shënonte çlirimin e plotë të së gjithë vendit.

    teza 2
    Çlirimi i Shqipërisë,sipas botimit të “Albas”

    Çlirimi i Tiranës ishte një detyrë e rëndësishme e ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Lufta për çlirimin e Tiranës u zhvillua në dy faza: faza e parë 29 tetori – 11 nëntor 1944, në të cilën luftimet u zhvilluan jashtë qytetit. Faza e dytë, 11-17 nëntor 1944, ku luftimet u zhvilluan rrugë më rrugë dhe ku ushtria partizane dhe populli i kryeqytetit ngriti barrikada dhe bëri sakrifica të shumta. Gjatë 18 ditë luftimesh për çlirimin e Tiranës u zhvilluan disa beteja, një nga më vendimtaret ishte ajo e Qafës së Mushqetas. Aty forcat partizane penguan repartet gjermane që vinin nga Elbasani për t’u ardhur në ndihmë reparteve të rrethuara në qytet. Gjatë luftës për çlirimin e Tiranës ranë heroikisht duke luftuar 197 partizanë. Pas çlirimit të Tiranës, forcat partizane filluan arrestimet dhe pushkatimet pa gjyq, jo vetëm të bashkëpunëtorëve të pushtuesve, por dhe ndaj atyre që i konsideronin kundërshtarë politikë. Pas çlirimit të Tiranës, Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare, iu dha urdhër të çlironte gjithë vendin. Pas çlirimit të Kukësit, Pukës dhe Lezhës, qyteti i fundit që u çlirua ishte Shkodra për të cilën ende ka një debat mes historianëve, nëse është çliruar më 28 apo 29 nëntor 1944.

    Xhufi: Çlirimi i vendit në 29 Nëntor

    Alma Mile

    Debatin për ditën e çlirimit të Shqipërisë, historiani Pëllumb Xhufi e quan një përpjekje të politikës për të minimizuar përmbajtjen e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
    Sipas tij, argumentet që sjellin ata që mbrojnë datën 28, janë lexuar keq. Por jo vetëm kaq, sipas Xhufit, ky deformim i historisë ka ndikuar edhe në periudha të tjera, që nga postdiktatura, Lufta Antifashiste, koha e Zogut, deri në Mesjetë, ku mbrohen teza antishqiptare. Ai thotë se është koha për t’u dhënë fund këtyre deformimeve të përbindshme, që ndikojnë dhe në formimin e brezit të ri.
    Z. Xhufi, duket se çështja e historisë në tekstet shkollore nuk mbyllet vetëm me periudhën postdiktaturë. Në tekste të ndryshme për të njëjtën klasë, jepen disa variante për çlirimin e vendit. Diku thuhet në 28 Nëntor, një tjetër e lë evazive. Si ju duket kjo trajtesë?
    Ky është një tregues i qartë i presionit që është ushtruar ndaj historianëve nga ana e politikës. Është mungesë integriteti nga ana e autorëve, të cilët nuk japin fjalën e tyre për këtë çështje, por edhe shenjë presioni. Unë jam nga ata që mendojnë se beteja për ditën e çlirimit është pa bazë dhe me një prapavijë politike, për të minimizuar përmbajtjen e Luftës Nacionalçlirimtare. Pasi nuk bëhet fjalë thjeshtë për disa orë, apo minuta që ndajnë datën 28 nga 29 Nëntor.
    Cili është mendimi juaj si historian mbi datën e çlirimit?
    Duke iu përmbajtur dy dokumenteve mbi të cilat bazohen ata që mbështesin datën 28 Nëntor si ditën e çlirimit të vendit, traktin e Qarkorit të Shkodrës dhe një deklaratë të lëshuar në Tiranë nga Fronti Nacionalçlirimtar në 28 nëntor, mund të them se janë lexuar keq nga ndonjë historian. Traktati i Qarkorit të Shkodrës në 28 nëntor thotë se, “u çlirua Shkodra, por rinia nuk do t’i lëshojë armët nga dora deri sa të largohet edhe nazisti i fundit”. Pra, që ende Shqipëria nuk ishte çliruar, ndoshta nuk ishte çliruar ende Hani i Hotit. E njëjta gjë ndodh edhe në deklaratën e Frontit në Tiranë, ku në të vërtetë ka një paqartësi, pasi thuhet se u çlirua Tirana, u çlirua Shqipëria, gjë që nuk qëndron historikisht. Besoj se për këtë çështje, ata që duhen dëgjuar janë vetë protagonistët dhe këtu nuk them vetëm për partizanët, apo ata që kanë luftuar, por edhe për palën tjetër, për gjermanët. Prej dokumenteve të oficerëve gjermanë që kanë drejtuar operacionin për largimin nga Shqipëria rezulton dita e fundit, data 29 nëntor.
    Nuk mendoni se ky debat duhej lënë jashtë teksteve shkollore?
    Përfshirja e këtij debati në tekstet shkollore është një fatkeqësi e madhe. Është kapur ky moment për të deformuar, denigruar dhe minimizuar rolin e Luftës Antifashiste dhe harrojnë që historia është një proces zinxhir, ku ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën. Ky deformim në një periudhë jo shumë të largët, që është çlirimi i vendit, ka sjellë deformime dhe në periudha më të hershme. Marr rastin e Historisë 12, ku si fillim u kapën deformime për periudhën e pas viteve ’90, por me një lexim të vëmendshëm dalin deformime të përbindshme dhe për Luftën Antifashiste dhe për periudhën e Zogut dhe deri në Mesjetë, ku mbrohen teza antishqiptare të hedhura nga fqinjët tanë ballkanikë. Sipas të cilave shqiptarët kanë zbritur nga malet, janë shtuar në numër dhe janë vendosur nëpër fusha etj.
    Kjo do të thotë se ky është një “proces” që ka lindur herët?
    Ky deformim nisi qysh në vitin 1992 me sulmin ndaj ditës së çlirimit të vendit, për t’u shtrirë në të gjitha periudhat e historisë. Por është momenti që për këtë çështje të zhvillohet një debat shkencor, ku të marrin pjesë përfaqësus të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Akademisë së Shkencave, universiteteve etj., për t’i dhënë fund këtij deformimi, që po ndikon dhe në formimin e brezit të ri.

    Beqir Meta: Çlirimi në 28 nëntor, kemi argumente

    Ndërsa kolegët historianë, autorë të Historisë 9, botim i “Albas”, kanë vendosur ta lënë evazive ditën e çlirimit të vendit, pra as 28, por as 29 nëntor, historiani Beqir Meta, autor i një tjetër historie alternative, është i prerë në këtë pikë. Sipas tij, Shqipëria është çliruar në 28 nëntor dhe për këtë ka argumente. Për ata që e lënë këtë çështje pa përgjigje, thotë se i kanë idetë e pakristalizuara. “Historianët që kanë një pikëpamje të kristalizuar, deklarojnë se data e çlirimit të Shqipërisë është 28 apo 29 nëntori, të tjerë që ende nuk i kanë idetë e qarta, e lënë të hapur këtë çështje. E vërteta është që për këtë çështje ka një debat të gjatë, i cili mbrohet me argumente si nga pala që mbron datën 28, si ata që mbrojnë 29. Për mua si historian, duke u mbështetur në argumentet që kemi, Shqipëria është çliruar në datën 28 nëntor. Këtë e ka deklaruar edhe qeveria komuniste e kohës, duke thënë se 28 nëntori është çlirimi i dytë i Shqipërisë. Por kjo datë u ndryshua në vitin 1945 me një vendim politik”, thotë historiani Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë.


    Panorama »
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka dicka te vertete ne ate cka thot ramizi lart..

    ja c'thot ai mes tjerash..

    ---

    Ah, këtu erdhët në atë që unë e di të saktë. Për mua të dy përfundimet janë të gabuara. Pra, unë vij tek ajo që përmenda më parë, se tekstet e historisë duhet të jenë unike në përmbajtje për çështje të ndryshme të historisë. Ndërsa po të flas si dëshmitar, Shkodra dhe gjithë Shqipëria është çliruar më 29 nëntor 1944. Këtë e them me përgjegjësi, sepse kam qenë vetë në Shkodër ato ditë në përbërje të Divizionit të Dytë, me detyrën e anëtarit të seksionit politik të këtij divizioni, përgjegjës për rininë.
    --


    pra..edhe se jemi me fund te nentorit te 1944.. detyra me e larte qe ka arritur ramizi ne luften partizane eshtye sic e thot dhe vete..
    antar i seksionit politik per rinine ne divizion te dyte..
    e kaq..

    bravo ramiz..

    keshtu duhet.. te thuhet e verteta.. sepse andej nga viti i fundit kur enveri po e shihte fundin i beri ramizit testamentin e tij politik..
    pra i tha miletit e partise se.. zevendesi im eshte ki shoku ketu.. pra ramizi.. dhe kte e tha ne nje miting ne tirane me rastin e pezes.. ku mes tjerash pak a shum tha..
    dhe fjalen e merr tha tani tha ramiz alia.. per te folur per pezen.. bashkluftari im i ngushte tha qe ka udhehequr gjat luftes formacione te medhaja te ushtrise partrizane..

    ne fakt ramizi ska udhehequr kurre ndonje formacion partizan por enveri nuk turperohej te genjente kur i duhej..

    ata qe udhehoqen formacionet partizane.. i griu enver Hoxha me aparatin e tij barbar te specializuar per te ekzekutuar drejtuesit e luftes nacional clirimtare..

    dhe vet drejtuesit e divizioneve qe ishin ato dit ne shkoder.. ku ne njerin prej tyre ramizi ishte nje kerkush.. i griu plumbi e biruca enveriste..
    si psh gjeneralet e heronjte e luftes anti fashiste Dali Ndreun e Gjin Markun etj etj..

    po a ka rendesi data se kur iku tricikli gjerman qe harroj ca letra ne zyrat e bashkise se shkodres..
    aspak..
    rendesi ka qe.. me ikjen e gjermanit.. ne shqiperi u vendos nje regjim i hurit i litarit e i stalin gulagut..
    u deshen 50 e ca vjet derisa sa nje dite studentet me azemin hajdar.. ta cojne ne muze.. epoken enveriste..

    por ..

    ata kan dale nga muzeu e sot jan te superplotfuqishem ne mes te tiranes.. miljardere e kriminele.. me ne krye pushtin mafioz edvin ruc gjinushin..


    ..

  3. #3
    Gjithmone e kam konsideruar Ramizin me te rrezikshem se vete Enver Hoxha.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    At Zef Pllumi - Rrno per me tregue
    28 Nandori 1944 qe nji dite e ftohte, e zymte, ndoshta ma e zymta qe prej shpalljes se pamvarsise(.....) Gjermanet ishin largue te gjithe prej kazermave, zyrave dhe vend-rojeve te tyne ne drejtim te Malit te Zi. Shkodra priste hymjen e partizaneve, te cilet nder kodra te Bardhajve, ne Postribe e pertej ures se Bahçallekut pritshin largimin e plote te Gjermanve.
    Ate nate u ndie zhurma e disa shperthimeve te medha, aq sa u thyen xhamat e shume shpijave. Nji motoçiklete gjermane ishte kthye prej Hanit ne Hotit per me ndeze minat e vendosuna nder urat qe lidhshin qytetin me fushat

  5. #5
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    --


    pra..edhe se jemi me fund te nentorit te 1944.. detyra me e larte qe ka arritur ramizi ne luften partizane eshtye sic e thot dhe vete..
    antar i seksionit politik per rinine ne divizion te dyte..
    e kaq..

    bravo ramiz..

    keshtu duhet.. te thuhet e verteta.. sepse andej nga viti i fundit kur enveri po e shihte fundin i beri ramizit testamentin e tij politik..
    pra i tha miletit e partise se.. zevendesi im eshte ki shoku ketu.. pra ramizi.. dhe kte e tha ne nje miting ne tirane me rastin e pezes.. ku mes tjerash pak a shum tha..
    dhe fjalen e merr tha tani tha ramiz alia.. per te folur per pezen.. bashkluftari im i ngushte tha qe ka udhehequr gjat luftes formacione te medhaja te ushtrise partrizane..

    ne fakt ramizi ska udhehequr kurre ndonje formacion partizan por enveri nuk turperohej te genjente kur i duhej...
    ..
    Brari!

    Po supozojme qe Enver Hoxha, ka genjyer lidhur me Ramiz Aline!?

    Por, çka mendon ti, pse ka genjyer Sali Berisha per Ramiz Aline, ne videon me poshte?



  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Une kam mendimin qe dita e clirimi i Shqiperise duhet te jete dita qe u clirua kryeqyteti Tirana,te pakten keshtu e kane pjesa me e madhe e shteteve..........tani ben vaki te dali ndonje gjerman te thote qe une kam ikur me date 31 dhjetor te 44 se kam qene mik ne nje familje shqiptare dhe doja ta beja vitin e ri ,por........................
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx marinar qe e solle at video..

    pikerisht ato etiketime qe thote saliu aty per ramizin nuk i ka nga kryet e vet.
    jan pikerisht ato fjale me te cilat enveri beri ate prezantimin e famshem qe nuk e kish ber ndoj her per ndonji tjeter.. per ramizin ne nji miting ne tiran..

    pra saliu aty perserit gati fjal per fjale enverin..
    pra e quan ramizin sikurse enveri.. udheheqes te shquar te formacioneve partizane etjetj..

    dhe sic eshte rrene kjo e bere nga enveri eshte dhe rrene kur e thot dikush tjeter.. qoft dhe saliu..
    e verteta eshte se ramizi kurre ska qen dikushi ne luften nacional clirimtare.. dhe kte nuk e luan topi..
    e vetmja lufte qe ramizi mir e diti ishte qe me ju servilue enverit e bashk me ate me ja kajt nanen krejt atyre qe kan qen dikusha ne luften nacional clirimtare..

    ti sigurisht ske nevoj per listat.. se i din mire..

    po mujte o marinar si i brendshem neper arkiva na sill nje kopje te asaj qarkores qe ramizi u a dergoj ne fund komitteteve te partise e degave te brendshme te "kixhibise" ne cdo qytet te shqiperise ku i urdheron qe te mbajn sy e vesh e dajak gati mbi ato figura te njohura te luftes nac-cl qe ndodheshin birucave apo internimeve.. apo qe ishin pushkatue por qe i kish mbet gjall ndoj fmi a fare fis..

    aty del qarte se sa i hante palla enverit e ramizit e nexhit per anti-fashizem..


    ..

    si juve .. per uk bytyqa e drina..
    njisoj..

  8. #8
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Brari!

    I ki bishteruar pergjegjies lidhur me Sali Berishen! Sali Berisha, as qe e ka pase ndermend t'i bashkohet PD-se ne dhjetor te vitit 1990, siç mund te shihet edhe ne video, ai vetem i uronte pune te mbare pa Sali Berishen PD-se...

    Do t'i sjell ato qarkoret e Ramiz Alise, posa te marre mandaten nga "celula", por vetem me nje kushte: se pari te na tregosh per çka e vrau Myslim Peza "patriotin" Osman Balin?

    Drejte?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marinari : 23-10-2009 më 02:13

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    at videon sic thash ma ke sjell si me porosi..

    asnji bishtnim skam bere ne pyetjen tende.. o marinar..
    un smbaj ditare per cka ka fol berisha dikur e perse.. i ka fol..

    nuk hyj te njerzit qe i kan ndejt mbrapa berishes..
    e kemi dashur si pishtar te demokracise dhe e duam.. por pa ja lepir karriken.. e pa ja lujtur bishtin e pa i kerkuar harace..
    skam pas rast as te pi kafe me berishen apo te jem ne nji salle ku ai flet me partin apo qeverrine..
    pra as smund ta di se pse ai foli ashtu e keshtu ne korce..
    por nji gje eshte e sakte.. qe ai pra berisha aty thot per ramizin pothuajse fjal per fjale ato qe enveri i tha pe ramizin dikund nga viti 84 besoj..
    ishte pervjetor i pezes o marinar.. e zakonisht shkonin ne peze.. mileti e partia e luanin ate teatrin e njohur.. o moj peze sa te dua.. dolle trime burr e grua.. me parti e bab myslym.. ti moj peze ben yxhym..
    pak a shum kjo ish permbajtja..lol.
    mirpo at vit si per cudi.. e bejne kte teater mu ne mes te tiranes.. e flet enveri ca llafe.. ne mos gaboj i ulur ne karrike ..me kapello republike..lol.. dhe thote mbas pak llafesh pa e zgjatur fare.. .. dhe nashi o shoke fjalen e rastit do e mbaje shoku ramiz.. i cili.. dhe thote ato qe tha.. pra ato qe i thote gati fjal per fjal dhe berisha vite me vone.. ne korcen zonje..

    miletit i beri pershtypje menjihere kjo levdate e enverit per ramizin.. dhe u kuptua qe ajo levdate do te thoshte keshtu..
    mo u zini mo u grini.. se ramizi eshte i imi.. se ate do le te pare.. se ju tjeret ko.qe kandare.. skini bi.the per sekretar te pare.. pra kur une te ju le.. e krevatin kur te ze.. mos me beni diskutime.. se kush do udhheqe partine time.. pra ramizi eshte pas meje ju te tjere pas ramizit..

    ky ishte pra nje far testamenti..

    a ishte ramizi vertet ndonje udheheqes i shquar i luftes.. ?
    e thot vete mo marinar se ishte vetem nje antar.. ne seksion te rinse.. me ca blloqe e kalema.. me nje cante e ca penda.. qe vertitet posht e lart e qe pun me pushke e ka thate..

    vite me vone.. ai vertet beri lufte.. po as me gjerman e italan.. po neper plenume.. nen jorgan.. futja lenes hiqja prenes.. i themi ne nga ana e tepelenes..
    pra enveri genjeu kur tha e na kish qene i shquar ne lufte..
    absolutisht jo..

    i zgjuar ka qen..kjo eshte fakt..
    ja cthoshte njeri qe ka punuar ne komitet qendror kur ramizi ishte nje nepunes i rangut te mesem ne aparatin e agjit-propit.. pra te demagogjise..
    ne tha ki burri.. ne zyre ose ne pushim te punes shkonim pinim kafe.. ne kafenen e komitetit qendror.. e aty diskutonim plot gjera tha..meqe ishim kuadro te larte qe dinim edhe se cbehej ne bote..
    diskutonim te tere pa ndroje.. kurse ki tha ramizi qe na rrinte prapa si bisht.. nuk diskutonte kurre asnjihere per asgje..
    kaluan vite tha dhe ne te tere qe kishim pasur gojen llap llap.. e hengrem kush me heret kush me vone.. kurse ramizi tha mbeti aty tha e u be lart e me lart deri antar biroje..
    pra kuptohet vete se cfar ishte..

    tani..pse Berisha thote ashtu .. per ramizin ne korce.. duhet berisha ta thote.. jo une o shok..

    mundet qe berisha sikurse shumica e shqiptareve ato dite mendonin se.. Ramizi don te bej ndryshime po nuk e lene ca konservatore te grupuar rreth nexhmijes..

    ishte kjo thashe themnaje athere.. shum e perhapur..
    pra mundet berisha ka menduar se ramizi duhet mbeshtetur ne ato hapat qe mendohej ahere se ai donte ti bente ose po i bente.. e qe miletit i duhej folur mire per ramizin qe ai te kishte rrug te hapur per reformat..

    gjera normale keto..

    tash per osman balin e bab myslymin..

    nuk jam kopetent per kto gjera..
    zonat e pezes shijakut peqinit.. pra hapsira mes trekendeshit Tiran-Elbasan-Durres.. etj.. kan histori te ngjeshur ne periudhen mbas 1900 tes.. e deri ne vitet zogiste.. ku perfshihet dhe epoka princ VID e Haxhi Qamil.. e Esat Pash.. e luft e par bonore .. etj..
    Ne kto ujra notojne dhe fiset e forta te kesaj zone ose tipat e forte..

    Pleqt e dikurshem te ksaj nahije i dinin punet mire..
    Nji plak shijakas me tregonte njihere per kto ngjarje.. po nuk kam mbajtur shenime..

    Nji her tjeter diskutojm prap kte ceshtje..



    ..

    tash mu kujtua.. meqe njeh ne tirane b.ithen e dreqit ..per derisa dhe arkiven e shtetit e ke ne xhep.. per kte ceshtjen osman bal haxhi qamil e deliallis e bab myslym.. pyet nipin e ramizit.. pra djalin e motres se ramizit .. pra gazmendin e selim shpuzes..
    ai ka bere nje studim per kte periudhe.. ku marrin shkas dhe ngjarjet qe pyete..

    ..

    cdo te mire..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 23-10-2009 më 07:10

  10. #10
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin



    tash mu kujtua.. meqe njeh ne tirane b.ithen e dreqit ..per derisa dhe arkiven e shtetit e ke ne xhep.. per kte ceshtjen osman bal haxhi qamil e deliallis e bab myslym.. pyet nipin e ramizit.. pra djalin e motres se ramizit .. pra gazmendin e selim shpuzes..
    ai ka bere nje studim per kte periudhe.. ku marrin shkas dhe ngjarjet qe pyete..

    ..

    cdo te mire..
    ..
    Brari!
    Kush e ka lexuar procesverbalin e themelimit te PD-se, ai e di me se miri se çfare roli ka luajtur Sali Berisha ato dite...! Nuk ka qene argat i demokracise, por i deleguar i PPSH-se! Mirpo, Sali Berisha eshte nuhates i mire i situatave.

    Teserja e Sali Berishes:







    Procesverbali i themelimit te PD-se:







    Brari, faktet e gjunjezojne edhe bjeshken!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •