Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309

    Sesion pėr Shuflajin

    Me rastin e 130 vjetorit tė lindjes sė historianit kroat Milan Shuflaj (Milan Von Sufflay), Instituti i Historisė, nė bashkėpunim me Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, organizon simpoziumin shkencor Kontributi i Milan Shuflajt nė studimet albanologjike.

    Ky simpozium organizohet sot (e hėnė), duke filluar nė ora 9 tė mėngjesit nė sallėn e konferencave nė Hotel Grand. Nė tė pritet tė marrin pjesė studiues tė njohur, jo vetėm nga Kosova dhe Shqipėria, por edhe nga Kroacia. Nė kėtė sesion pritet tė hedhet dritė mbi njėrin prej historianėve mė tė njohur, qė ėshtė marrė me studime tė historisė, religjionit dhe kulturės shqiptare.

    Nė sesionin e parė, i cili do tė drejtohet nga kryesia e punės, nė pėrbėrje tė: Akademik Pajazit Nushi, Prof. Dr. Zvonimir Shqepareviq dhe Prof. Dr. Ferit Duka, do tė referojnė Prof. Dr. Zvonimir Sheparoviq nga Zagrebi Dr. Shuflaj si viktimė e shovinizmit dhe hegjemonizmit serb dhe Prof. Dr. Pėllumb Xhufi nga Tirana, i cili do tė lexojė kumtesėn me titull Dr. Milan Shuflaj ose shpėtimi i historisė.

    Ndėrkaq, nė sesionin e dytė, i cili do tė drejtohet nga Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, Prof. Dr. Pėllumb Xhufi, Prof. Dr. Lulėzim Lajēi, do tė lexohen kėto kumtesa: Prof. Dr. Selim Daci, (Prishtinė) - Dokumentacioni i Arkivit tė Vjenės mbi vrasjen e Milan Shuflajt, Prof. Dr. Ferit Duka, (Tiranė) Kėndvėshtrimi i Mailan Shuflajt pėr shqiptarėt si faktor i historisė mesjetare, Mag. Jur. Darko Sagrak, (Zagreb) Roli i Dr. Milan Shuflajt nė lidhshmėrinė e historisė kroate dhe shqiptare, Prof. Dr. Muhamet Mala, (Prishtinė) Studimet e Milan Shuflajt mbi historinė, kulturėn dhe religjionin, Prof. Dr. Lulėzim Lajēi, (Prishtinė) Korespodenca e Dr. Milan Shuflajt me Mbretėrinė Shqiptare, Teuta Shala, (Prishtinė) Qytetet e bregdetit shqiptar nė veprat e Milan Shuflajt, si dhe Mr. Bedri Muhadri, (Prishtinė) Dinastia e Balshajve nė studimet e Milan Shuflajt.

    Kush ishte Milan Shuflaj?

    Milan Shuflaj ka lindur nė vitin 1879, nė Lepoglavė tė Kroacisė. Shkollėn fillore e mbaron nė vendlindje, ndėrsa gjimnazin klasik nė Zagreb, ku laureohet si nxėnėsi mė i mirė i gjeneratės sė tij. Studion shkencat shoqėrore nė Universitetin e Zagrebit. Doktoron nė vitin 1901. Menjėherė pas doktoratės, Shuflaj i futet punės pėr sistematizimin, mbledhjen dhe pėrshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare dalmatinase pėr Codex Diplomaticus.

    Kėtu ishin kontaktet e para tė studiuesit tė ri me lėndėn e vėllimshme dhe tė pahulumtuar fare, qė i takonte Shqipėrisė. Nė vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin pėr profesor nė shkencat ndihmėse tė historisė, nė Universitetin e Zagrebit. Nė vitet 1902-1903 specializohet nė Vjenė, nė Österreichische Institut für Geschichtsforschung, nė fushat e paleografisė latine, diplomacisė, kronologjisė dhe notariatin, te profesorėt O. Redlicha dhe A. Dopscha.

    Nė kėtė vit, regjistron te prof. K. Jireēeku Studimet albanologjike nė Kolegjin e Vjenės, tė cilat nuk ka arritur ti pėrfundojė. Nė vitet 1904-1908, dr. Shuflaj punon si asistent nė bibliotekėn kombėtare Szeczeny tė Budapestit. Kėtu thellon njohuritė nė fushėn e ballkanologjisė dhe sidomos albanologjisė. Vendos kontakte tė shumta me intelektualė dhe shkencėtarė me famė botėrore, kontakte kėto qė do ti shfrytėzojė mė vonė, gjatė gjithė punės sė tij shkencore.

    Nė Budapest, Shuflaj botoi nė revista dhe gazeta tė ndryshme njė numėr tė madh punimesh shkencore me vlera tė jashtėzakonshme. Nė revistėn Szazdok boton dy punime pėr mesjetėn kroate, ku me argumente shkencore tregon se dokumentet e Rabit tė shekullit XI dhe XII, pėr Mbretin kroat Zvonimir, ishin falsifikat. Kjo gjė mė vonė do ti kushtojė shumė, sepse do tė shpallet tradhtar i popullit kroat, dhe studentėt e tij do tia bojkotojnė leksionet! Nė vitin 1908 emėrohet profesor i rregullt pėr shkencat ndihmėse tė historisė nė Universitetin e Zagrebit. Sė bashku me Talocin dhe Jireēekun, nė vitin 1913 dhe 1918, boton nė dy vėllime kryeveprėn Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia. Nė vitin 1918, me kėrkesėn e tij pensionohet, e pastaj boton pjesėn e tretė tė Historisė sė Shqipėrisė, tė cilėn kishte planifikuar ta shkruante nė tetė vėllime, me titull: Die kirchenzustände im vortürkischen Albanien.

    Die ortodoxe Durchbruchszone im katolischen Damme, pėr tė vazhduar, pastaj nė vitin 1920 me romanin me temė nga mesjeta shqiptare, Konstantin Balsha, tė firmosur me pseudonimin Alba Limi. Nė dhjetor tė vitit 1920, burgoset. Dėnohet me tre vjet e gjysmė burg, tė cilat i bėn nė Mitrovicėn e Sremit. Nė vitin 1925 boton studimin: Srbi i Arbanasi, njihova simbioza u srednjem vijeku. Nė vitin 1928 botoi librin me ese: Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike.

    Po kėtė vit emėrohet profesor i rregullt nė Universitetin e Budapestit. Pėr shkak se nuk kishte pasaportė, detyrohet ta refuzojė kėtė emėrim. Nė vitin 1929, Akademia Vjeneze e Shkencave i propozon dr. Shuflajt qė tė vazhdonte vjeljen e lėndės arkivore pėr vazhdimin e botimit tė Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, vėllimet III-V. Kėtė iniciativė e pėrkrahu edhe qeveria e Mbretėrisė Shqiptare, e cila shprehu gatishmėrinė e saj qė tė hiqte shpenzimet pėr njė ndėrmarrje tė tillė kaq serioze dhe tė vlefshme. Dr. Milan Shuflaj ftohet tė vizitojė Shqipėrinė.

    Pas shumė peripecish rreth pajisjes me pasaportė, ai arrin nė Shqipėri mė 12 janar tė vitit 1931. Vritet nga dora e kriminelėve serbė mė 18 shkurt tė vitit 1931, njė ditė pas kthimit nga Shqipėria, duke lėnė pas shumė studime tė papėrfunduara nė dorėshkrim, njė pjesė e mirė e tė cilave ruhet nė Arkivin Shtetėror tė Kroacisė nė Zagreb. Pėr vrasjen e dr. Shuflajt kanė reaguar shumica e intelektualėve tė kohės, nė mesin e tė cilėve edhe shkencėtari i njohur Albert Ainshtain.
    http://www.infoarkiv.com/media/artik...-per-Shuflajin

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Zbulime tė reja nga veprimtaria e albanologut me famė botėrore dr. Milan Shuflajt pėr albanalogjinė dhe historinė e Shqipėrisė. Dokumente tė reja nga arkivat

    Paanshmėria, korrektėsia dhe simpatia e madhe ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afėrta me Shqipėrinė, pranimi dhe argumentimi nė mėnyrė shkencore i tezės sė prejardhjes sė drejtėpėrdrejtė tė shqiptarėve nga ilirėt, si dhe autoktonia e tyre nė trojet shqiptare, ishin shkaqe qė e shtynė Beogradin pėr tė organizuar vrasjen e Milan Shuflaj. Menjėherė pas atentatit, policia konfiskoi tė gjitha dorėshkrimet qė ndodheshin nė apartamentin e tij. Njė pjesė e mirė nga kėto dorėshkrime si duket janė humbur pėrgjithmonė, ngase edhe sot e kėsaj dite nuk i gjejmė ndonjė gjurmė. Jehona e vrasjes ishte e madhe.

    Reaguan me shkrimet e tyre: "Tribuna", Romė; "Berliner Tagblat"; "New York Times"; "Frankfurter Zeitung"; "Arbėnia", Tiranė; "Vullneti i Popullit", Tiranė, etj. Me njė memorandum tė veēantė reaguan edhe kolosėt e shkencės e tė letrave si: Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skendo, Faik Konica, si dhe Ligue Internationale des Droits des L'Homme, Federation Universitaire Internationale.

    Interesimin e Shuflajt pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė e ndeshim qė nė fillim tė karrierės sė tij shkencore, kur, duke hulumtuar e mbledhur dokumenta nėpėr arkivat e Dalmacisė, pėr "Codex diplomaticus", tė Tadija Smiēiklasit, zbulon materiale burimore, shumė interesante, tė pabotuara, qė i takonin mesjetės shqiptare. Kjo periudhė, nė atė kohė, ishte e pahulumtuar fare dhe zgjon interes tė jashtėzakonshėm tek studiuesi i ri, interesim ky qė e preokupon aq shumė, sa bėhet qėllim kryesor i veprimtarisė shkencore pėr gjithė jetėn. Gjatė gjithė kėsaj periudhe kohore, nga pena e dr. Millan Shuflajt dolėn studime tė jashtėzakonshme me vlera tė larta shkencore nė fushėn e albanologjisė. E tillė ėshtė vepra monumentale "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia", tė cilėn e boton sė bashku me L. Thallocin dhe K. Jireēekun.

    Materialin e mbledhur, dr. Shuflaj e sistemonte dhe e pėrcillte me komente tė ndryshme, kėshtuqė tė shumtėn kėto komente, paraqesin diskutime me vlerė tė lartė shkencore dhe mund tė shfrytėzohen si studime tė veēanta. Punėn pėr pėrgatitjen e botimit tė kėsaj kryevepre e ka vazhduar edhe mė tutje. Janė pėrshkruar njė pjesė e dokumentave nga arkiva tė ndryshme, ėshtė konsultuar literatura pėrkatėse si dhe ėshtė bėrė plani konkret pėr botimin e vėllimit tė tretė.

    Gjetja e regestave tė volumit tė tretė, tė Acta Albaniae... nė Arkivin Qendror Shtetėror tė Tiranės, njė sensacion i vėrtet shekncor dhe kulturor

    Kohėve tė fundit nė shtypin periodik si dhe nė studime tė veēanta, nė Kroaci, Shqipėri, Kosovė, Greqi, Ausrti, Itali por, edhe gjetiu, ėshtė shkruar se ėshtė gjetur vėllimi i tretė i cili ishte i gatshėm pėr botim. Nė fakt, e vėrteta ėshtė krejt ndryshe. Dr. Millan Shuflaj, nuk kishte arritur ta pėrgatiste pėr botim vėllimin e tretė, ashtu siē ėshtė shkruar e pohuar deri tashi. Nė dorėshkrimet e tij, tė cilat ruhen ne Arkivin Shtetėror Kroat nė Zagreb, njė pjesė e kėtyre dokumenteve, qė pėrbėjnė dy tė tretat e vėllimit tė tretė, janė tė shpėrndara nėpėr kuti tė ndryshme. Kjo ėshtė e tėra qė ėshtė zbuluar, pas hulumtimeve tė bėra, e jo dorėshkrimi komplet i vėllimit tė tretė, sikur pohohet tash. Pra dr. Millan Shuflaj nuk e kishte shkruar e as qė e kishte pėrgatitur pėr botim vėllimin e tretė.

    Pohimet e mėsipėrme, u vėrtetuan, kur para disa muajsh, nė Arkivin Qendror Shtetėror tė Tiranės, nė fondin e Ministrisė sė Arsimit, [fondi 295, dosja 85, f. 1-43, viti 1931] u zbulua komplet pėrmbajtja e volumit tė tretė tė "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia", aq shumė tė pėrfolur, i cili shkaktoi edhe debate e polemika tė shumta te studiuesit, historianėt, por edhe te gazetarėt.

    Shuflaj, kishte pregaditur, sikur edhe nė dy volumet e mėparshme, tashmė tė botuara, "regestat" e dokumenteve qė duhej tė futeshin nė volumin e tretė. Gjithė pėrmbajtjen e kishte shtrirė nė 43 faqe tė daktilografuara. Kėtu ai bėnte paraqitjen e shkurtė tė ēdo dokumenti veq e veq, qė gjithsejt ishin 796. Kėto dokumente janė tė nxierra nga fonde tė ndryshme nga kėto arkiva: Arkivi i Venedikut, 453 dokumente nga vitet 1407-1451; Arkivi i Vatikanit, 113 dokumente nga vitet: 1405-1451; Arkivi i Napolit, 20, nga vitet 1402-1451; Arkivi i Barcelonės, 12 nga vitet 1447-1451 dhe Arkivi i Ankonės, 8 nga vitet 1412-1439. Ėshtė shumė i rėndėsishėm fakti, se Shuflaj, nė pėrmbatjen e vėllimit tė tretė, nuk kishte futur dokumentat nga Arkivi i Barcelonės, tė cilat ja kishte huazuar akademikut serb nė Beograd, Jovan Radoniqit, tė cilit ky i botoi nė vitin 1942.

    Zbulimet mė tė reja nga Arkivi Shtetėror i Dubrovnikut

    Shuflaj, kishte lėnė pa pėrfshirė kėtu edhe disa dokumente nga Arkivat e Dubrovnikut dhe Kotorrit. Njė gjė tė tillė, e ka pohuar vetė, nė letrėn e zbuluar kėto ditė nė Arkivin e Dubrovnikut. Nė letėr, e cila mban datėn e 9 janarit tė vitit 1931, ai kėrkon ti mundėsohet studimi i dokumentave qė ruhen nė kėtė arkivė, ngase po pregaditej tė botonte volumin e tretė tė: "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia". Me kėtė rast, nga vetė dora e Shuflajt, kemi njė tė dhėnė shumė tė rėndėsishme, se volumi i tretė po pregaditej, se nuk ishte shkruar kurrė.

    Pos kėsaj letre, nė Arkivin e Dubrovnikut, kemi zbuluar edhe proēesverbalin e bėrė nga arkivi pėr studimin qė bėri Milan Shufalj atje, deri me 17 shkrut, dmth. njė ditė para se tė vritej. Ky proēesverbal, ėshtė i njė rėndėsije tė dorės sė parė, ngase aty janė tė shėnuar me saktėsi dhe pedantėri tė gjitha volumet, dokumentat dhe dorėshkrimet qė ka shfrytėzaur Shuflaj gjatė studimit tė tij. Kjo, ėshtė njė lehtėsi e jashtėzakonshme pėr ne, qė tė mund tė bėjmė rikontruimin e gjithė asaj qė Shuflaj studioj dhe pėrshkroi pėr volumin e tretė tė kryeveprės sė tij, aq mė parė, ku ne nuk kishin, deri tashi, asnjė informatė se ēka planifikonte Shufalj tė fuste nė volumin e tretė, nga ky arkivė.

    Duke ndjekur shenimet e Shuflajt, kemi konsultuar disa nga volumet, dorėshkrimet dhe dokumentat, qė ishin shėnuar nga survejuesit e arkivit, dhe kėshtu kemi vėrtetuar me saktėsi, se lėnda arkivore e studiuar nga Shuflaj, nuk kalonte vitin 1451, qė ishte kufiri i fundit pėr vėllim e tretė. Me kėtė rast falėnderojmė porf. Ivo Oreshkoviqin, dr. Ivo Veseliqin, Niksha Selamin, dhe Ivana Lazareviqin qė na mundėsuan tė shikojmė dhe tė krahasojmė lėndėn arkivore, por edhe na vunė nė dispozicion gjithė dokumentacionin pėr Shuflajn, i cili ishte vetėm pėr shėrbim tė brendshėm.

    Shuflaj paraqet kulturėn shqiptare nė njė shkallė tė lartė zhvillimi nė mesjetė, me njė traditė tė vazhduar qė nga antika e lashtė
    Pas studimeve dhe analizave tė posaēme, tė bėra pas hulumtimit dhe zbulimit tė lėndės arkivore, Shuflaj, paraqet kulturėn shqiptare nė njė shkallė tė lartė zhvillimi nė mesjetė, duke mbrojtur teorinė se kjo kulturė, ishte mė e afėrt me Bizantin dhe Dalmatėt, se sa me Sllavėt e ngulur nė Ballkan dhe se kishte njė traditė tė pasur qė nga kohėt mė tė lashta. Kontributi i tij nė kėtė drejtim ėshtė i argumentuar dhe ka themele tė forta shkencore.

    Kontributi i dr. Shuflajt nė trajtimin e ēėshtjes sė ngritjes sė dinastėve shqiptarė nė Shqipėrinė e Veriut dhe problemin e gjenezės sė tyre, e zbėrthen nė atė mėnyrė, qė duke gjetur lidhje tė ndryshme farefisnore, tė gjakut apo martesore me bujarėt fqinj, malazias, kroatė, grekė, maqedonas, bullgarė apo serb, vėren ndikim tė caktuar nė organizimin e strukturės shtetėrore shqiptare dhe institucionet tjera qė kishin njė traditė tė gjatė nė kėto treva. Krahas kėsaj ai trajton edhe problemin e institucionit tė notariatit, tė cilin e analizon qė nga zanafilla e tij nėpėr qytet bregdetare shqiptare, duke tėrhequr njė paralele nė mes zhvillimit tė kėtij institucioni nė Italinė veriore dhe Dalmaci nė njėrėn anė dhe nė Italinė jugore dhe nė trojet shqiptare. nė anėn tjetėr, studim, qė deri tashi ka mbetur i vetmi nė kėtė lėmi.

    Duke analizuar njėsitė politike dhe ato territoriale-gjeografike, sipas tė dhėnave burimore arkivore, dr. Shuflaj e shqyrton problemin e gėrshetimit tė elementeve perėndimorė dhe lindorė nė nomenklaturėn topografike tė Shqipėrisė, duke tejkaluar kėshtu tezat e vjetruara dhe tė njėanshme gjoja "shkencore", mbi influencėn eskluzive tė Perėndimit apo Lindjes nė trevėn e Ballkanit, duke arritur kėshtu nė pėrfundim tė ri shkencor, sipas tė cilit nė kėtė hapsirė gjeografike kemi tė bėjmė me influenca tė gėrshetuara pa ndonjė dallim tė favorizuar nė llogari tė njėrit apo tjetrit ndikim.

    Prejardhjen ilire tė shqipes e tė shqiptarėve, Shuflaj e dėshmon me argumente shkencore ndėr tė tjera edhe me praninė e emrave tė vendeve, krahinave dhe vėllazėrive tė cilat i trajton pėr emra ilirė, e qė mund tė zbėrthehen me brumin gjuhėsor tė shqipes. Nė anėn tjetėr shpreh mendimin se shqipja ėshtė njė idiomė e ilirishtes dhe fazė e re e njė tė folmeje tė moēme ilire, ngase shqiptarėt jetojnė aty, ku nė kohė tė lashta kanė jetuar ilirėt dhe ishin nė kėto treva, pa asnjė dyshim, para dyndjes sė sllavėve.

    Edhe nė studimet tjera tė dr. Millan Shuflajt bie nė sy pasuria e madhe e materialit burimor faktologjik, por disi kanė mbetur anash pa u analizuar dhe shqyrtuar sa duhet, faktorėt ekonomikė dhe shoqėrorė dhe ndikimi i tyre. Historia e shqiptarėve ėshtė pėr tė kryesisht historia e njė etniteti etnokulturor tė dalluar, me rrėnjė tė lashta autoktone e vazhdimėsi tė pandėrprerė, me njė aftėsi tė jashtėzakonshme rigjeneruese e cila paraqet thelbin autentik tė historisė sė Ballkanit nė pėrgjithėsi, e asaj shqiptare nė veēanti.

    Qėndrimi i Milan Shuflajt nė Shqipėri dhe marrėveshja pėr vazhdimin e studimeve nė fushėn e albanologjisė me mbretin dhe qeverinė shqiptare
    Qeveria shqiptare, duke treguar respekt dhe nderim tė veēantė, pėr shkencėtarin dhe albanologun e njohur kroat me famė botėrore, e fton nė fund tė vitit 1930, qė tė vizitojė Shqipėrinė. Kjo ftesė bėhet menjėherė pasiqė "Kaiserliche Akademie der Wissenschaften in Wien" i kishte propozuar dr. Shuflajt tė vazhdojė botimin e vėllimit tė tretė, tė "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia". I pritur me nderime mė tė larta shtetėrore, qė nga mbreti Zog, kryeministri, ministri i kulturės dhe mė nė fund nga anėtarėt e Parlamentit shqiptar, dr. Millan Shuflajt i njihet, dhe nė njė farė mėnyre, i shpėrblehet gjithė mundi qė kishte bėrė nė hulumtimet dhe kėrkimet shkencore nė fushėn e albanologjisė dhe veēanėrisht nė studimin dhe botimin e dokumentave mesjetare tė cilat deri nė atė kohė pothuajse ishin tė panjohura fare. I shoqėruar nga intelektualė dhe politikanė shqiptarė, studiuesi i madh kroat, viziton arkiva tė ndryshme kishtare, biblioteka, pika arkeologjike dhe njihet pėr sė afėrmi me kulturėn dhe traditėn shqiptare, pėr tė cilėn kishte shkruar aq shumė. I impresionuar nga mbishkrimet dhe dokumentat e shumta mesjetare, ai kėrkon qė pjesa mė e madhe e tyre tė fotografohen ose tė pėrshkruhen qė mė vonė, kur tė kthehej nė Zagreb, ti studionte me themel dhe tė nxirrte konkludime tė rėndėsishme shkencore. Pėr fat tė keq, njė gjė tė tillė nuk arriti ta bėnte kurrė ngase u vra nga dora kriminale e policisė serbe. Nė mbrėmjen e 18 shkurtit tė viti 1931, aty rreth orės 20h, nė rrugėn "Dalmatinska" nr. 6, (nė Zagreb) nga pusia, goditet pėr vdekje, dr. Milan Shuflaj. Plagėt ishin tė rėnda dhe ai vdes tė nesėrmen, mė 19 shkurt. Vrasėsit ishin Branko Zwerger, Lubomir Bellosheviqi dhe Stevo Veēerina, tė cilėt kishin marrė urdhėr nga Beogradi, qė tė likuidionin dr. Shuflajn.

    Shteti shqiptar, heq tė gjitha shpenzimet qė do tė bėheshin pėr botimet e Acta Albaniae... dhe tė njė historije tė Shqipėrisė disa vėllimshe
    Gjatė qėndrimit nė Shqipėri, dr. Shuflaj mė 16 janar 1931 mban njė fjalim nė Parlamentin shqiptar, ku nė mėnyrė tė hollėsishme elaboron punėn rreth botimit tė vėllimeve nė vazhdim tė "Acta Albaniae", si dhe tė "Historisė sė Shqipėrisė". Pėr kėtė gjė, Parlamenti shqiptar nga buxheti i shtetit, e urdhėron ministrin e arsimit qė nė emėr tė shpenzimeve tė paguaj nė "Banque Commerciale de Bāle į Zurich", nė llogari tė dr. Millan Shuflajt, shumėn prej 75.000, frangash ari, qė sot ėshtė e barabartė me rreth 4 milionė dollarė.

    Metoda e shqyrtimit shkencor, paanshmėria, korrektėsia, pedantėria, analizat dhe studimet e nduarduarshme, qofshin ato paleografike, diplomatike, onomastike, toponomastike apo tė tjera, edhe sot e kėsaj dite janė tė patejkaluara. Njė gjė tė tillė, ia mundėsonte kultura e gjerė, njohja e gjuhėve tė shumta, vullneti dhe kėmbėngultėsia qė e vėrteta ēdo herė tė ngadhnjejė, edhe nė ato raste kur dikujt nuk i pėlqente kjo gjė. Edhepse ėshtė shkruar se dr. Millan Shuflaj nuk ka shkruar shumė, e vėrteta ėshtė krejt ndryshe. Punimet dhe studimet e tij janė tė shpėrndara nėpėr gazeta dhe revista tė kohės, por edhe ato tė botuara si libra tė veēantė, iu janė tė njohur vetėm njė numri tė vogėl specialistėsh dhe studiuesish, ndėrsa masa e gjerė e lexuesve nuk kanė njohuri se ato ekzistojnė fare.

    Biblioteka Kombėtare Hungareze e Budapestit, "Szechenyi,"ruan njė korrespodencė tė Milan Shuflajt me Ludevit Thalloczyn dhe Jozef Bajzėn
    Nė Biblioteken Kombėtare Hungareze tė Budapestit, "Szechenyi," ėshtė zbuluar njė letėrkėmbim i Milan Shuflajt me dr. Ludevit Thalloczyn dhe Jozef Bajzen, me njė volum prej: 219 letrash [ose 462 faqe] tė pabotuar dhe tė panjohra deri tashi, qė trajtojnė problematikėn mesjetare shqiptare; botimet e ndryshme si dhe vazhdimin e studimit dhe hulumtimit nėpėr arkvia tė ndryshme tė Evropės.

    Letėrkėmbimi ėshtė nė gjuhėn hungareze, i shkruar nga vetė Shuflaj, kryesisht me dorė, ndėrsa njė umėr i vogėl i faqeve janė tė daktilografuara. Ky letėrkėmbim, pėrfshin periudhėn e viteve 1908-1915. E veēanta e kėtij letėrkėmbimi ėshtė se aty, nė mėnyrė shumė tė hapur, pasqyrohen qėlimet dhe planet afatgjata tė Milan Shuflajt pėr studime tė themelta nė fushėn e albanologjisė, duek pėrfshirė edhe pregaditjen e njė historije 8 [tetė] volumshme tė Shqipėrisė, nga antika deri te shpallja e pavarsisė, nė vitin 1912.

    Pos kėtyre zbulimeve, tė cilat mundėsojnė njė njohje mė tė gjithanshme tė albanologut dr. Milan Shuflaj, i njė rėndėsie tepėr tė madhe ėshtė edhe vendimi i revistės EKSKLUZIVE dhe Drejtorisė sė Pėrgjithėshme tė Arkivave tė Shtetit Shqiptar, pėr ribotimin fototipik, tė dy volumeve, tė kryeveprės sė Milan Shuflajt, "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia," e cila rrezikon tė zhduket pėrgjithmonė, nga njė dorė misterioze, e cila fillimisht e dėmton, pastaj edhe e zhdukė fare. Paraljamėrime, pėr njė zhdukje tė tillė, kemi nga Institucione zyrtare, shqiptare, kroate... etj, por edhe intelektual e studiues tė shumtė.

    Diēiturat pėr ilustrime janė:

    1. Leter origjinale e Milan Shuflajt qė ruhet nė Arkivin Shtetėror tė Dubrovnikut; ku bėn fjalė pėr botimin e vėllimit tė tretė tė "Acta Albaniae...;" f. 1.
    2. Njė flet nga "Regestat" e pėrmbajtjes sė vėllimit tė tretė tė "Acta Albaniae..." qė rueht nė Arkivin Qendror Shtetėror tė Tiranės. Fondi: Ministria e Arsimit, f. 295, dosja 85, f. 43, viti 1931.


    Interesimin e Shuflajt pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė e ndeshim qė nė fillim tė karrierės sė tij shkencore, kur, duke hulumtuar e mbledhur dokumenta nėpėr arkivat e Dalmacisė, pėr
    "Codex diplomaticus", tė Tadija Smiēiklasit, zbulon materiale burimore, shumė interesante, tė pabotuara, qė i takonin mesjetės shqiptare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliri. : 09-11-2009 mė 17:17

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    simpoziumin shkencor Kontributi i Milan Shuflajt nė studimet albanologjike,eh i SHKRETI ende nuke po munden te PERKTHEHEN veprat e M.Shuflaj,ato te PERKTHIME,me plote,GABIME,edhe ai i ka bamur do gabime,ne perkthime te veta nga LATINISHTJA,pore te Shofim,a do te del diqka e re,apo,jane takue,vetem,per SY e FAQE.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    najpoznatiji Ilirolog Hrvatske je znameniti profesor Aleksandar Stipcevic, osim njega i pokojni Shuflay , oni su stigli vrlo blizu pronalazhenja materialnih dokaza o zasebnosti Ilirskoga jezika, dok 1999 godine u sjeveroistocnoj Italiji su pronadjeni grobovi prognanih podanika posljednje Ilirske Kraljice Tetute, koji su tu deportirani nakon vojnog poraza Ilira i egzila kraljica Teute.U tim grobnicama su prionadjeni epitafi i tekstovi na l;atinskom pismu medjutim jezikom koji vishe nalikuje danashnjem Albanskom (mikrodialekti iz okolice grada Tuzi u Crnoj Gori)
    Sipas tė ndjerit M.Shuflaj , nė varezat e Ilirėve qė jan gjetur ne Itali , pas humbjes luftarake tė Ilirėve , jan gjetur tekste ne gjuhėn latine qė ishte i njėjte me gjuhen Shqipe , ose me shumė i njėjtė me Shqipen e TUZIT ( Mali i Zi )..

    Pėr fat te keq qė pėrmendet shum pak ky person i ndjer ke ne Shqiptarėt , edhe mu pėr ate pse ishte Albanalog botėror e vran Sėrbet ne mėnyre brutale ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliri. : 09-11-2009 mė 23:46

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    ARKEOLOGJIJA KOSOVARE,LAJMERIM ;PER TE GJITHE ATA QE DESHIROJNE TE ANTARESOHEN,NE SHOQATEN E ARKEOLOGEVE,ALBANOLOGEVE,dhe HISTORI KOSOSOVARE,LE TE LAJMROHEN Te XH. GASHI,ne RENDE ,te PARE ata qe JANE GJUHETARE,DHE ARKEOLOGE ME DIPLOMA,DHE QE ZOTOJNE SE PAKU NJI GJUHE TE HUEJ,ANTARESIMI,ASHTE i LIRE,vetem per Studenta ,dhe NXENES te tjeret,paguejne ,nji qmime,simbolik,KJo,SHOQATE,KA SYNIM,te PUNESOJE,ARKEOLOGET,DHE ALBANOLOGET,ne Shtete e JASHTEME,mirepo,te RITE EDHE NIVELIN,E ARKEOLOGJISE ,KOSOVARE,Ku do te Hapen,Simpoziueme,per HISTORI,GJUHE,Dhe ARKEOLOGJI,ME METODA,MA TE AVANCUEME,DHE DERI ME SOTE ,te PANJOFTURA,NE RENDE TE PARE GJUHA PELLAZGE,GJUHA ILIRE,DHE GJUHA SHQIPE.FLM.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •