Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345

    Ēka U Vendos Nė Konferencėn E Bujanit?

    Populli shqiptar iu bashkua koalicionit antifashist nė Luftėn e Dytė Botėrore, duke dhėnė kontributin e vet pėrkrah shteteve tė tjera pjesėmarrėse nė tė. Rirreshtimi nė kėtė anė ishte e vetmja zgjidhje e shqiptarėve nė mbrojtje tė interesave shqiptare. Forcat politike qė u angazhuan nė kėtė drejtim kontribuan tė mos mbyllej rruga e aspiratave pėr njė Shqipėri tė lirė dhe etnike, qė ishte edhe program i rilindasve dhe qė u pėrfshi edhe nė vendimet e Konferencės sė Bujanit. Pėrse PKJ goditi vendimet e Konferencės dhe pėrse PKSH heshti atėherė kur vendosej pėr fatin e Kosovės?




    Ejup RAMADANI



    Kosova ėshtė vetėm njė nga trevat shqiptare, kurse shteti shqiptar, pas vitit 1913, ka pėrfaqėsuar mė pak se gjysmėn e kėtyre trevave. Problemi i trojeve dhe i popullit shqiptar pėrgjatė viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore ishte i madh dhe kompleks, i cili nuk ėshtė trajtuar siē duhej jo vetėm nga zyrat e diplomatėve europianė, por as nga historiografia botėrore, sidomos ajo sllave.



    Populli shqiptar ėshtė i vetmi nė botė i cili pasi ēliroi trojet e veta me forcat e veta, pa pjesėmarrjen e shteteve tė huaja, ndihmoi nė asgjėsimin e ushtrive fashiste nė Mal tė Zi, Sanxhak, BeH, Kroaci dhe Slloveni. Shqiptarėt luftuan edhe kundėr forcave ēetnike mė 1944/45, po ashtu ata u vranė prapa shpine nga eprorėt komunistė sllavė tė Armatės Jugosllave, qė ishin nisur nė luftė kundėr trupave italiane dhe gjermane nė prill tė vitit 1941, pastaj u masakruan nė Tivar, u zhdukėn nė Frontin e Sremit, me urdhėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Jugosllave, u vranė nė Ferizaj, Drenicė, Tetovė etj.



    NGJARJET QĖ I PARAPRIJNĖ KONFERENCĖS SĖ BUJANIT



    Konferenca Nacional Ēlirimtare pėr Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit (Konferenca e Bujanit), u mbajt nė kohėn kur lufta ēlirimtare antifashiste po pėrparonte me hapa tė shpejtė dhe njėkohėsisht ndihej nevoja pėr krijimin e njė organi udhėheqės nė Kosovė.



    Kapitullimi i Italisė fashiste, nė shtator 1943, shtroi nevojėn pėrpara forcave politike nė Kosovė pėr formimin e Kėshillit Antifashist, si organ mė i lartė politik.



    Konferenca e Bujanit u organizua me iniciativėn e Komitetit Krahinor tė PKJ-sė pėr Kosovė dhe Rrafsh tė Dukagjinit. Pėr mbajtjen e saj shqiptarėt e Kosovės morėn pėr bazė edhe vendimet e marra nga organet udhėheqėse tė Luftės nė Jugosllavi, sidomos tė mbledhjes sė KANĒJ (Kėshillit Antifashist Nacional Ēlirimtar), tė mbajtur nė Bihaē, nė nėntor tė 1942. Nė pėrputhje me vendimet e kėtyre mbledhjeve, popujt e Jugosllavisė, ndėr to edhe shqiptarėt, duhej tė formonin kėshillat nacionalė - ēlirimtarė. Shqiptarėt e Kosovės morėn pėr bazė edhe deklaratat e udhėheqėsve politikė jugosllavė qė flisnin pėr barazi mes popujve dhe faktin se shqiptarėt deri nė atė kohė trajtoheshin si komb. Gjithė kėto deklarata koha i dėshmoi se ishin vetėm demagogji e udhėheqėsve jugosllavė.



    Shqiptarėt nuk u ftuan nė Jajce



    Njė moment tė rėndėsishėm pėr qėndrimin e PKJ-sė ndaj shqiptarėve pėrbėjnė vendimet e mbledhjes sė dytė tė KANĒJ, qė u mbajt nė Jajcė mė 29-30 nėntor 1943, ku morėn pjesė 146 delegatė nga tė gjitha viset e Jugosllavisė, ku shqiptarėt nuk morėn pjesė sepse nuk ishin ftuar. Nė kėtė mbledhje u vendos krijimi i Jugosllavisė mbi baza federative, ku sigurohej barazi e plotė e serbėve, kroatėve, sllovenėve, malazezėve dhe maqedonasve dhe gjithashtu njiheshin kėshillat nacional-ēlirimtare tė kėtyre popujve si organe mė tė larta politike. Ēėshtja shqiptare nuk u pėrmend fare nė kėtė mbledhje, kurse statusi i Kosovės nuk u pėrcaktua. Gjithashtu nuk u ftua asnjė pėrfaqėsues i PK tė Shqipėrisė, pėrkundėr asaj se nė mbledhjet e komunistėve shqiptarė merrnin pjesė emisarė jugosllavė, kurse nė disa raste e kishin edhe fjalėn kryesore, siē ishte rasti me Miladin Popovi[in dhe Dushan Mugoshėn, Svetozar Vukmanoviē - Tempon etj. etj.



    Fshehja e vendimeve nga rusėt, Kominterni dhe opinioni i gjėrė



    Disa studiues janė tė mendimit se vendimet e KANĒJ-sė mbi krijimin e federatės jugosllave nuk kanė qenė tė njohur pėr opinionin e gjėrė. Ata bazohen nė pohimin e anėtares sė Byrosė Politike tė KQ tė PK tė Bullgarisė Cola Dragoiēeva: "Vendimi i KANĒJ-sė pėr krijimin e federatės jugosllave na erdhi vonė, nga mesi i pranverės sė vitit 1944.". Gjithashtu edhe deklaratat e udhėheqėsve jugosllavė se mbledhja u pėrgatit nė fshehtėsi dhe se vendimet fshiheshin nga rusėt, Kominterni dhe opinioni i gjėrė.



    Nė literaturėn historike, mospjesėmarrja e shqiptarėve nė kėtė mbledhje sqarohet me faktin se PKJ dhe PKSH shihnin problemin e Kosovės si ēėshtje qė do tė zgjidhej prej tyre pas pėrfundimit tė luftės. Pas gjithė kėtyre konstatimeve tė historianėve,del se shqiptarėt nuk i njihnin vendimet e mbledhjes sė dytė tė KANĒJ-sė, pasiqė ata ishin kundėr interesave tė popullit shqiptar tė Kosovės.



    Karta e Atlantikut si bazė e Konferencės



    Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet se Konferenca e Bujanit u mbajt pas mbledhjes sė dytė tė KANĒJ-sė, pas vendimit tė Parlamentit shqiptar pėr bashkimin e tokave shqiptare nė Jugosllavi me shtetin e ri shqiptar, qė u formua pas kapitullimit tė Jugosllavisė sė dikurshme, pas Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe pas Mbledhjes sė Mukjes. Kėto mbledhje i paraprinė Konferencės sė Bujanit, e cila kishte pėr bazė, veēmas, Kartėn e Atllantikut, tė formuluar mė 14 gusht 1941 nga ana e fuqive tė mėdha, ku nė pikėn e tretė thuhej: "Respektohet e drejta e gjithė popujve tė zgjedhin formėn e qeverisjes dhe sovraniteti e vetėqeverisja t'u kthehet atyre qė u ėshtė marrė me forcė". Mė 19 deri 30 nėntor tė vitit 1943 kemi Konferencėn e Moskės, me pjesėmarrje tė Anglisė, SHBA-ve, Bashkimit Sovjetik dhe Kinės, ku u ndie nevoja e formimit tė njė organizate ndėrkombėtare tė pėrgjithshme tė mbėshtetur mbi barazinė sovrane tė tė gjithė popujve, tė hapur pėr anėtarėsimin e gjithė shteteve, pėr ruajtjen e paqes dhe sigurisė ndėrkombėtare etj. Nė pikėn e gjashtė tė Deklaratės thuhet: "Pas pėrfundimit tė konfliktit Fuqitė e Mėdha nuk do tė pėrdorin forcėn e tyre ushtarake nė territoret e shteteve tė tjera, me pėrjashtim tė rasteve tė parashikuara nga kjo deklaratė dhe pas konsultimeve tė pėrbashkėta".



    Lidhur me vendimet e Konferencės sė Moskės, sekretari amerikan i shteti C. Hull, deklaroi pėrpara Kongresit: "Gjatė kohės qė vendimet e katėr fuqive hynė nė veprim, nuk do tė kemi nevojė pėr sfera interesi, pėr aleanca ose pėr rregullime tė atilla qė nė tė kaluarėn e hidhur i detyruan kombet tė pėrpiqeshin shumė pėr mbrojtje tė sigurisė dhe interesave tė tyre".



    Nė kėtė periudhė u mbajt edhe Mbledhja e Teheranit (dhjetor 1943), me pjesėmarrjen e tre fuqive tė mėdha. Nė Deklaratėn e saj thuhet: "Me kėshilltarėt diplomatikė ne kemi studiuar problemet e sė ardhmes. Ne do tė kėrkojmė bashkėpunim dhe pjesėmarrje aktive tė tė gjithė kombeve, tė mėdhenj e tė vegjel, popuj qė me zemėr e mend i janė pėrkushtuar luftės pėr zhdukjen e tiranisė, tė skllavėrisė, tė shtypjes dhe mungesės sė tolerancės. Ne do t'i mirėpresim kurdoherė ata qė do tė vendosin tė hyjnė nė familjen botėrore tė kombeve demokratike".



    Jo rastėsisht i pėrmendėm kėto ngjarje, sepse ato i paraprinin Konferencės sė Bujanit qė ėshtė ėshtė temė e shqyrtimit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    ĒFARĖ PĖRMBANTE REZOLUTA E KONFERENCĖS SĖ BUJANIT
    Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ēlirimi i Shqipėrisė dhe sovraniteti kombėtar lidheshin ngushtė me zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare, si njė nga problemet mė tė vėshtira tė popullit shqiptar, tė cilėt, si njė popull i ndarė, synonin qė nėpėrmjet luftės sė pėrbashkėt kundėr fashizmit, krahas ēlirimit nga sundimi i huaj, tė realizonin aspiratėn pėr bashkimin kombėtar nė bazė tė parimeve tė shpallura nga shtetet pjesėmarrėse nė koalicionin antifashist. Nga zgjidhja e kėtij problemi varej edhe pjesėmarrja e shqiptarėve nė luftėn antifashiste.


    Ejup RAMADANI



    Vendimi pėr mbajtjen e Konferencės sė Bujanit u morr gjatė mbledhjes sė Komitetit Krahinor tė PKJ-sė pėr Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit, mbajtur nė malet e Sharrit, mė 3 deri 5 nėntor 1943, ku ndėr vendimet kryesore ishin: formimi i Kėshillit Nacional Ēlirimtar pėr Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit dhe thirrja e njė konference ku do tė realizohej ky vendim me pjesėmarrjen e gjithė kombeve, tė ndėrrohej emri nga "Metohi" nė Rrafshi i Dukagjinit, tė themelohej Shtabi Kryesor i Ushtrisė Nacional Ēlirimtare dhe i aradhave partizane pėr Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit etj.



    Konferenca e Bujanit i zhvilloi punimet prej 31 dhjetorit tė vitit 1943 deri mė 2 janar 1944 nė orėn 19, nė shtėpinė e atdhetarit tė njohur dhe bajraktarit tė Krasniqes Sali Manit, nė fshatin Bujan (Bunjaj) tė Krasniqes tė Malėsisė sė Gjakovės, nė Shqipėrinė Perėndimore. Pėrveē delegatėve tė ftuar morri pjesė edhe pėrfaqėsuesi i misionit anglez majori aily. Pjesėmarrėsit kanė dėshmuar se nė dhomėn ku mbahej mbledhja nuk ishte vendosur asnjė flamur apo simbol me qėllim qė tė mos prekej askush. Jo rastėsisht ishte zgjedhur Malėsia e Gjakovės, pasiqė ky vend njihej pėr pėrpjekjet e vazhdueshme pėr liri dhe pavarėsi.



    Ideja pėr formimin e Kėshillit Krahinor Nacional Ēlirimtar u pėrkrah edhe nga Boro Vukmiroviqi, sekretar i atėhershėm i partisė dhe Ramiz Sadiku, por u shty pėr mė vonė shkaku i vrasjes sė kėtyre dy veprimtarėve komunist.



    Sipas burimeve historike, nė kėtė Konferencė morėn pjesė 49 delegatė (43 shqiptarė dhe 6 serb dhe malazezė), kurse 12 tė tjerė nuk mundur tė arrinin shkaku i gjendjes sė luftės qė mbretėronte nė disa krahina.



    Delegatėt pjesėmarrės ishin me ide nacionaliste, komuniste, pėrfaqėsues tė forcaave tė armatosura, rini komuniste etj. Ndonėse mbizotėronte elementi komunist ata nuk pėrfaqėsonin ndonjė rrymė tė caktuar politike. Gjashtė delegatė ishin nėnshtetas tė Shqipėrisė, kurse katėr ishin nga Krahina e Pllavės dhe Gucisė. Kryesia e KNĒ-sė pėrbėhej prej nėntė anėtarėve (shtatė shqiptarė dhe dy serb e malazezė).



    PKSH-ja kontrollohej nga emisarėt jugosllav



    Pjesėmarrja e nėnshtetasve tė Shqipėrisė kishte qėllim tė caktuar: bashkėpunimi i PKJ-sė dhe PKSH-sė ishte i ngushtė, por mund tė themi se komunistėt shqiptarė kryekėput kontrolloheshin nga komunistėt jugosllav si Milladin Popoviēi, Dushan Mugosha, Svetozar Vukmanoviē - Tempo etj.



    Kėta komunistė u pėrdorėn pėr qėllimin e caktuar: pėrgatitje tė terrenit pėr bashkim tė mundshėm tė tė dy vendeve pas luftės ose kthimin e Shqipėrisė, sė bashku me Kosovėn, nė republikė tė shtatė jugosllave.



    Njė nga pjesėmarrėsit e Konferencės Sadik Bekteshi, lidhur me nevojėn e organizimit tė kėsaj Konference, ka thėnė: "Nė mbledhjen e KANĒJ-sė, PKJ-ja doli haptas pėr njė Jugosllavi federative ku tė gjithė kombet e Jugosllavisė sė vjetėr, pas pėrfundimit tė luftės, do tė mbeten nė kuadėr tė kėsaj federate, pra shqiptarėt sėrish mbeteshin nėn sundimin sllav. Pėrpara kėsaj tragjedie shqiptarėt nuk mund tė rrinin indiferent, prandaj dhe pėr kėtė shkak u mbajt Konferenca e Bujanit. Populli i Kosovės duhej qė me vrull tė merrte pjesė nė kėtė luftė, kurse me pėrfundimin e saj tė merrte pjesė nė tryezėn e bisedimeve dhe si fitimtar tė realizonte aspiratat kombėtare, bashkimin e gjitha trojeve tė copėtuara nga Fuqitė e Mėdha".



    REZOLUTA E KONFERENCĖS SĖ BUJANIT



    Nė hyrje tė Rezolutės thuhej:Tė arrihet bashkimi i rrymave tė ndryshme politike, bashkimi dhe vėllazėrimi i tė gjithė popujve tė Kosovės dhe Rrafshit tė Dukagjinit, forcimi dhe organizimi i luftės sė armatosur kundėr pushtuesit dhe bashkėpunėtorėve tė tij, vlerėsohet Ushtria e Kuqe dhe roli i saj, nė frontin politik ajo ndjek vijėn e propagandės sovjetike, dėnon tė kaluarėn e Jugosllavisė sė Versajit, sulmon udhėheqėsin ēetnik Drazha Mihailloviqin dhe Ballin Kombėtar si forca qė kanė ndihmuar ikjen e serbėve dhe malazezėve nga Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit".



    Pikat kryesore tė Rezolutės



    Pikat kryesore ishin:



    1. Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit janė tė banuar kryesisht me shqiptarė.



    2. Shqiptarėt e Kosovės dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit, si gjithmonė, dėshirojnė bashkimin me Shqipėrinė.



    3. Rruga mė e mirė pėr shqiptarėt qė tė bashkohen me Shqipėrinė ėshtė lufta e pėrbashkėt me popujt tjerė tė Jugosllavisė.



    4. Populli shqiptar i Kosovės do tė ketė mundėsi tė caktojė fatin e vetė si rezultat i luftės kundėr pushtuesit.



    5.Pėrcaktimi i fatit tė vetė pėrfshin edhe tė drejtėn e vetėvendosjes deri nė shkėputje.



    6. Kjo e drejtė garantohet nga LNĒ e Jugosllavisė, Shqipėrisė dhe nga aleatėt e mėdhenj antifashist, ashtu siē ėshtė premtuar nga Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskės dhe Teheranit.



    Rezoluta pasqyron vijėn politike tė PKJ-sė dhe PKSH-sė nė qėndrimin politik ndaj pushtuesve tė huaj dhe qėndrimet pėrfshirė nė dokumentet ndėrkombėtare, qė premtonin vetėvendosje. Nė pėrpilimin e kėtyre vendimeve kemi ballafaqim tė dy grupimeve, pra shqiptarėt qė nuk mund tė lejonin njė sundim tė Jugosllavisė dhe komunistėt jugosllavė qė nuk mund tė pranonin copėtimin e Jugosllavisė. Kėtu qėndron edhe pėrgjegjėsia e PKSH-sė.



    Konferenca si pėrgjigje ndaj indiferencės sė PKSH-sė



    Pavarėsisht, nga disa, Konferenca e Bujanit morri qėndrime tė rėndėsishme. Problemet me tė cilėt u preokupua populli shqiptar u trajtuan nė pėrputhje me detyrat qė qėndronin pėrpara tij e nė dobi tė luftės, tė aspiratave tė popujt dhe rajonit dhe tė popujve antifashist.



    Konferenca e Bujanit ishte kulmi i procesit politik dhe organizativ tė LNĒ tė Kosovės dhe Rrafshit tė Dukagjinit. Pikėsynimi kryesor ishte organizimi i Kosovės dhe Rrafshit tė Dukagjinit si njė entitet politik e ushtarak me organet e veta tė pushtetit, kurse me pėrfundimin e luftės tė ishte njėsi e pavarur, kurse si rrjedhin i kėsaj tė fitonte tė drejtėn pėr vetėvendosje. Konferenca vendoste Kosovėn politikisht dhe juridikisht nė tė njėjtin nivel me njėsitė tjera territoriale. Njėkohėsisht ishte edhe njė pėrgjigje ndaj qėndrimit oportunist tė PKSH-sė, qė pranonte vijėn politike tė komunistėve jugosllavė ndaj Kosovės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-11-2014 mė 14:08

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    NJĖ KONFERENCĖ E SULMUAR NGA TĖ GJITHA ANĖT
    Aspirata e shqiptarėve, bazuar nė Rezolutat e Konferencės sė Bujanit ishte nė kundėrshtim me vendimet e mbledhjes sė dytė tė KANĒJ-sė, prandaj edhe u sulmua dhe u hodh poshtė nga PKJ-ja. Ēėshtja e Kosovės, nė Konferencė, u trajtua si problem i lidhur ngushtė me strukturėn e popullit, duke pėrfshirė edhe vetėvendosjen, pra bashkimin me Shqipėrinė, duke legjitimuar politikisht dhe juridikisht vullnetin e popullit tė Kosovės. Pėr mbajtjen e Konferencės sė Bujanit dhe vendimet e saj, KQ i PKJ-sė u njoftua nga sekretari i Komitetit Krahinor Pavle Joviēeviē, nėpėrmjet letrės sė 31 janarit tė 1944. Dhe sulmi i PKJ-sė nuk vonoi.


    Ejup RAMADANI



    PKJ-ja goditi vendimet e Konferencės sė Bujanit



    Pėrmes njė letre tė 28 marsit, nėnshkruar nga Millovan Gjillas, Konferenca u dėnua pėr dy ēėshtje themelore. U dėnua e drejta e popullit shqiptar pėr vetėvendosje deri nė shkėputje dhe barazia e krahinės sė Kosovės me viset tjera tė Jugosllavisė. Gjithashtu kėrkohej nga udhėheqėsit jugosllavė qė tė kuptoheshin vendimet e KANĒJ-sė, qė, sipas tyre, siguronin tė drejta tė barabarta tė tė gjithė popujve dhe bėnin tė mundur realizimin e tė drejtės pėr vetėvendosje. Nė letėr, mes tjerash, thuhet: "Sot nuk duhet tė flitet pėr bashkimin me Shqipėrinė, sepse nė kėto momente nuk ėshtė fjala pėr caktimin e kufijve nė mes tė Jugosllavisė dhe Shqipėrisė, pasiqė tė dy shtetet ishin tė pushtuara nga Gjermania".



    Kjo ėshtė kontradiktore, sepse ishte mbledhja e dytė e KANĒJ-sė qė vuri nė rend dite problemin e kufijve ndėrmjet shteteve. Aty jo vetėm qė u vendos krijimi i Federatės Jugosllave me kufijtė e paraluftės, por u miratua vendimi pėr ndryshimin e kufijve veriorė dhe veriperėndimorė tė Jugosllavisė.



    Hidhet poshtė vendimi pėr barabarėsi



    Gjithashtu ishte kėrkuar mosndryshimi i emrit tė krahinės sė "Kosovės dhe Metohisė", sepse me Rrafshin e Dukagjinit pėrfshiheshin edhe vise tė tjera jashtė Kosovės, si dhe u dėnua krijimi i Kėshillit Krahinor Nacional - Ēlirimtar, pasiqė pėrmbante elementet e njė organi tė pushtetit dhe ishte i barabartė me kėshillat e tjerė tė viseve tė tjera tė Jugosllavisė. Pra, edhe pse Kėshilli u formua me direktivat e mbledhjes sė parė tė KANĒJ-sė, sėrish u sulmua me pretekstin se "Kosova nuk pėrbėnte njė rajon kompakt nga pikėpamja kombėtare". Realiteti ishte ndryshe: PKJ-ja dhe udhėheqėsit e saj kėrkonin tė hidhnin poshtė vendimin pėr njė pozitė tė barabartė tė Kosovės me viset tjera tė Jugosllavisė. Pavarėsisht nga deklaratat, udhėheqėsia e PKJ-sė nuk e kishte publikuar qėndrimin e saj pėr tė ardhmen e viseve shqiptare nė Jugosllavi. Kėtė ua pohonte edhe udhėheqėsi i atėhershėm jugosllav J.B. Tito (prill 1944) misionarėve ushtarakė anglezė, tė cilėt kishin ndėrhyrė me kėrkesėn e Ministrisė sė Jashtme angleze pėr tė sqaruar qėndrimin e KANĒJ-sė pėr kėtė problem. Titoja theksonte se populli i Kosovės kishte kėrkuar autonomi lokale, por KANĒJ-ja nuk kishte marrė vendim pėr kėtė ēėshtje.



    Nė bisedimet e zhvilluara nė verėn e vitit 1944, nė Vis, ndėrmjet Titos, Kardelit dhe Bakariqit, kishin pranuar qė Kosova tė bėhej njė provincė autonome. Shtabi kryesor i UNĒJ mendonte se Kosova nuk do tė bėnte pjesė nė kuadrin e Serbisė Federale, por do tė paraqiste njė tėrėsi tė veēantė, e pacaktuar, ndoshta si Vojvodina.



    Me kėto vendime PKJ-ja shkeli aspiratat e shqiptarėve pėr zgjidhje tė ēėshtjes kombėtare, mohoi pozitėn e barabartė tė Kosovės, tė pėrcaktuar gjatė viteve tė luftės, kurse kjo ishte hyrje nė aneksimin e Kosovės nė kuadėr tė Serbisė.



    Qėndrimet e PKSH-sė ndaj Kosovės



    Sipas PKJ-sė edhe PKSH-ja duhej qė tė pranonte zgjidhjet e pėrcaktuara tė saj. PKJ-ja, marrėdhėniet e krijuara mes dy partive komuniste dhe parrullat pėr vėllazėrim, bashkim dhe internacionalizėm i shfrytėzoi pėr qėllime grabitqare tė tokave shqiptare. PKSH-ja kishte lėshuar pe pėrpara presioneve jugosllave, kėshtu qė, shqiptarėt, nuk mundėn tė shfrytėzonin rrethanat e krijuara pėr Kosovėn e cila do tė duhej tė vetėvendoste dhe tė bashkohej me Shqipėrinė. Para sė gjithash kėtu ndikoi mungesa e njė programi politik tė PKSH-sė pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare dhe orientimi drejt aleancės me Jugosllavinė. Kėsaj duhet shtuar edhe ndikimin dhe orientimin ideologjik tė PKJ-sė qė nxorri nė plan tė parė idenė e Konfederatės Ballkanike, qė synonte nėnshtrimin e Shqipėrisė nga Jugosllavia. Pranimi i kėtyre vendimeve godiste rėndė ēėshtjen kombėtare, pasojat e sė cilės ndjehen edhe sot. Qėndrimet e palės jugosllave u miratuan nė organet mė tė larta tė PKSH-sė, qė e kishin parė tė udhės tė mos informonin popullin pėr kėto vendime. Udhėheqėsia e PKSH-sė iu pėrmbajt udhėzimeve tė PKJ-sė pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės pas luftės, qė ishin imponuar nėpėrmjet emisarėve jugosllavė si D. Mugosha, M. Popoviē, S.V. Tempo, V. Stoiniē etj.



    PKSH-ja braktisi Kosovėn



    Kah fundi i Luftės sė Dytė Botėrore PKSH (Partia Komuniste Shqiptare) fliste pėr rendin dhe tė ardhmen e re qė ndėrtohej mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė, ndėrkohė qė kishte braktisur zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare. Pėrgjithmonė. PKSH-ja kishte heshtur ndaj vendimeve tė mbledhjes sė dytė tė KANĒJ-sė, ndaj mohimit tė tė drejtės sė popullit shqiptar nė Jugosllavi pėr vetėvendosje, pėr copėtimin e trojeve shqiptare, pėr trajtimin e shqiptarėve si pakicė kombėtare, edhe atėherė kur Kosova ra nėn sundimin e egėr serb, nėn njė pushtet administrativ ushtarak, i shoqėruar me gjenocid tė egėr antishqiptar.



    Enver Hoxha: "Ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė kritike...Me jugosllavėt jemi miq tė mirė"



    Nė tetor tė vitit 1945 udhėheqėsi komunist shqiptar Enver Hoxha theksonte se "ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė kritike, por meqė e ngre opozita ka rėndėsi". Nė dhjetor 1946 ai shtonte:"Disa anėtarė partie duan tė filozofojnė se mos thotė populli se ē'bėtė me Kosovėn. Jugosllavia ėshtė mė e avancuar se ne, interesi ynė ėshtė qė ajo tė jetė e fortė. A ėshtė nė interesin tonė tė kėrkojmė Kosovėn, kjo nuk ėshtė progresive. Pra nė kėtė situatė duhet tė bėjmė ē'ėshtė e mundur qė kosovarėt tė vėllazėrohen nė Jugosllavi, kur ne tė kemi arritur nė socializėm atėherė nė njė situatė tė tillė Kosova do tė bashkohet me RS tė Shqipėrisė. Populli i Kosovės ka tė gjitha liritė, ai ka marrė tokėn, kanė shkolla, me jugosllavėt jemi miq tė mirė, prandaj forca e argumenteve ėshtė e madhe".



    Kėto qėndrime tregojnė heshtjen e plotė qė u mbajt nė atė kohė ndaj problemit tė Kosovės dhe viseve tjera shqiptare.



    Sadoqė Konferenca e Bujanit u kufizua pėrsa i pėrket ēėshtjes kombėtare, kjo nuk ia mohon rėndėsinė dhe karakterin kombėtar. Konferenca e Bujanit ka qenė njė reaksion ndaj veprimtarisė politike tė Ballit Kombėtar dhe Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, qė kishin qėndrim pėr bashkimin e trojeve shqiptare brenda njė shteti shqiptar. Udhėheqėsit politikė kosovarė nuk mund tė dilnin para popullit me njė platformė qė nuk premtonte bashkim me Shqipėrinė. Sė kėndejmi: e drejta e vetėvendosjes, e paraparė nė konventa ndėrkombėtare, ėshtė e drejtė historike e ēdo populli, prandaj edhe vetėvendosja e pėrfshirė nė Konferencėn e Bujanit ėshtė e drejtė historike e shqiptarėve.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Lexoni.....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e milena123
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    101
    Konferenca e Bujanit i zhvilloi punimet prej 31 dhjetorit tė vitit 1943 deri mė 2 janar 1944 nė orėn 19, nė shtėpinė e atdhetarit tė njohur dhe bajraktarit tė Krasniqes Sali Manit, nė fshatin Bujan (Bunjaj) tė Krasniqes tė Malėsisė sė Gjakovės,
    Nje saktesim te vogel...emri eshte Sali Man Mulosmani dhe eshte stergjyshi i Jah Mulosmanit i cili eshte denuar per vrasjen e Azem Hajdarit.

    Lexim te mbare
    If you love something, set it free. If it comes back to you, it's yours. If it doesn't, it never was

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379


    degjim te mbare

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    Kerrar
    Anėtarėsuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    Kerkoj versionin orgjinal te shkruar nese ekziston. Duhet me i tregu Serbeve per mashtrimet e tyre.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    what rubbish.....a e dini historin shqiptare ju or popull a jo..........

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Konferenca e Bujanit

    KONFERENCA E BUJANIT

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Konferenca e Bujanit

    KONFERENCA E BUJANIT

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Konferenca e Bujanit

    KONFERENCA E BUJANIT

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Konferenca e Bujanit

    nuk e di cfar ka then xhufi apo rudina por mbledhja e bujanit eshte ngjarje me vlere.

    ne ate mbledhje u shpall nje deklarate ku thuhet pak a shum keshtu "Populli i Kosoves ka te drejte te vetvendose per fatin e tij".

    Kjo eshte ne thelb Mbledhja e Bujanit.

    Ne qe e njohim historin e njohim dhe situaten e athershme ne Kosove e kuptojm drejt Bujanin dhe i vleresojm ata qe e organizuan kte mbledhje.
    Pamvaresisht se sa fuqi kishte kjo deklarate qe eshte e kuptushme per kohen e situaten meritojn respekt organizatoret e formuluesit e kesaj deklarate.

    Pra Respekt per kryeorganizatorin e mbledhjes se Bujanit FADIL HOXHEN e bashkpuntoret e tij prof Mehmert Hoxha e Prof Zekirja Rexha etj etj.


    Endrra e tyre sot eshte realitet por kuptohet u desh fuqia e Raketave te Natos te behej Kosova Shtet i Pamvarur.

    Pra Lavdi Klintonit Bushit etj .

    ..

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Konferenca e Bujanit

    rudina nuk ka pas hall bujani. por hall klosi. dmth me hedh me spond ndoj lavdrim per vrasesin jaho i cili vrau azem hajdarin i cili eshte sternip i ksaj familjes se mulosmanve. por nje pis si jaho nuk ka pse ngatrrohet me pleqt e dikurshem te kesaj shpije historike.

    jaho u rrit me frymen enveriste te deges brendshme tropoj e ajo dihet cfar prodhoj.
    fakt eshte se nje tjeter burr nga kjo shpi ka ber nje krim te shemtuar gjat luftes nac clirimtare.
    ky pisi pa u udhezuar nga askush ka vrare nen prefektin e qarkut te kuks has krumes ne vitet 42-43-44 te ndjerin vellan e prof eqerem cabeut.
    pra ka dhe te tilla fenomene qe nga trendafili dalin dhe ferrat.

    por bujani si mbledhje ka vlera.

    gjeneral parllaku aty i ftuar i kupton mire keto kurse ata tjeret aty jan kastraveca qe i duhen rudin enveristes se edvinit.

    .

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė dalė Shqipėria nga Konferenca Islamike?
    Nga Fenomeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 282
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 14:04
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-03-2009, 19:22
  3. Konferenca e Rambujesė - dėshtim pėr Kosovėn
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 06:34
  4. Projekti i zhdukjes sė shqiptarėve - Ivo Andriq
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •