Duke e pėrjashtuar dallimin nė mes tė gjuhės dhe dialektit mund t’i kthehemi njė ēėshjeje mė fundamentale: sa jane tė qarta caqet mes ndryshueshmėrive? Modeli kierarkik i trungut tė zhvillimit familjar nėnkupton se caqet nė mes tė ndryshueshmėrive janė tė qarta nė tė gjitha nivelet e trungut. A ėshtė kjo kėshtu? Nė veēanti, ėshtė e mundur tė fillojmė njė trung tė tillė kah poshtė, duke zbuluar ndryshueshmėritė e vogla e mė tė vogla, deri sa edhe tė vijmė te niveli i folėsit individual ('idiolekta'). Pėrgjigja duhet tė jetė jo.




Nėse ne e konsiderojmė ndryshimin mė tė drejtpėrdrejtė tė dallimeve sa i pėrket gjeografisė, mund tė jetė e mundur, nėse modeli i trungut familjar ėshtė i saktė, tė identifikohet ajo qė quhet dialektet regjionale brenda njė varianti mė tė zgjeruar siē ėshtė Anglishtja. Fatmirėsisht, kemi njė sasi tė zgjeruar tė evidencės qė ka tė bėjė me kėtė nga dega e saj e cila quhet Gjeografia Dialektike. Qysh nė shekullin XIX, dialektologėt nė Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės



( dhe nė njė shkallė mė tė ulėt edhe nė Britani ), e kanė studiuar distribuimin e disa shembujve gjuhėsorė, siē janė grupe fjalėsh sinonimike (psh. pail vs. bucket), apo shqiptimet e ndryshme pėr tė njejtėn fjalė, siē psh. Fjala farm (fermė), me ose pa bashkėtingėlloren e zėshme /r/. Rezultatet e tyre janė dhėnė nė hartė, duke treguar se cilėt shembuj janė dhėnė nė cilėt katunde (meqenėse gjeografia dialektike ka pėr t’u koncentruar nė vendet rurale pėr t’i shmangur kompleksitetet e vendeve). Gjeografi dialektikė mund pastaj ta tėrheqė njė vijė mes vendit ku pėrdoret ai shembull dhe mes vendeve tjera ku i njejti shembull pėrdoret, duke treguar kufirin pėr secilin vend qė quhet ISOGLOSS - Izoglosė, (nga Greqishtja iso - ‘njejtė’ dhe gloss - ‘gjuhė’).Veēoritė qė dalin nė tė folmen e njė katundi, do tė hasen sėrish nė katundin fqi, por ėshtė e pamundshme tė parashihet se deri nė ē’distancė shtrihen ato. Kėshtu nė Duvenė, kėshtjellė e rrethit tė Savojės, emri i Gjenevės thuhet denva; megjithatė nuk ėshtė fjala pėr dy dialekte qartėsisht tė ndara, sepse pėr njė fenomen tjetėr kufijtė do tė jenė tė ndryshėm; kėshtu nė Duvenė thuhet daue pėr dy, por ky shqiptim kap njė zonė shumė mė tė ngushtė se shqiptimi denva; nė rrėzė tė Salevės, disa kilometra mė tutje thuhet due.



Modeli i kėtij trungu ofron njė pohim shumė tė rėndėsishėm sa u pėrket izoglosave, domethėnė se ato nuk duhet tė kryqėzohen. Ky pohim del nga njė hierarki nė mes tė shumėsisė sė modelit, i cili lejon vetėm dy marrėdhėnie mes ēfarėdo dy shumėsie: secili ėshtė pasardhės i tjetrit, ose tė dyjat janė 'motra’. Tani ta zėmė se njė tė ditur hipotetike tė ēėshtjeve, ku njė shumėsi mė e gjerė L ngėrthen dy pika, dy artikuj tė caktuar x dhe y, ku krejtėsisht kėto tė dyja pėrdoren nga tėrė njerėzit qė flasin po atė shumėsi tė gjėrė L. Ne mund tė bėjmė dallimin brenda shumėsave L me apo pa x (+ x dhe - x), dhe ato me ose pa y (+ y dhe - y), por krejt kėto kombinime tė mundshme tė kėtyre shumėsave ekzistojnė realisht: ka njerėz qė kanė edhe (+ x, + y ), edhe tė tjerėt qė nuk kanė as (- x, - y), dhe tė tjerėt qė kanė vetėm njė apo njė tjetėr (+ x, - y, ose - x, + y). Ēfarė pastaj janė marėdhėniet nė mes tė shumėsave tė pėrcaktuar nga x (+ x, - x) dhe ato tė pėrcaktuar nga y (+ y, - y)? Qartė, asnjėri nuk ėshtė pasardhėsi i tjetrit, pasi qė tėrėsisht e pėrmban tjetrin, por asnjėra nuk ėshtė motra e tjetrės, pasi qė secila pjesėrisht pėrmban tjetrėn. Ky lloj i rradhitjes kėshtu ėshtė jo i pėrputhshėm me modelin e trungut tė kėtij lloji. Ka shumė paralele mbi kėtė situatė hipotetike.Ta marrim vetėm njė shembull, kemi dy izoglosa nė Anglinė jugore qė kryqėzohen, siē janė shfaqur edhe nė hartėn 1.1 (bazuar sipas Trudgill 1974b: 159 dhe ėakelin 1978: 9). Njė izoglosė ndan vendin (kah veriu), ku fjala come ėshtė shqipėruar me tė njejtėn zanore si tė asaj stood, nga vendi ku e ka zanoren e hapur ē ? ], si te shqiptimi i marrė (RP-Received Pronunciation), akcenti prestigj i Anglisė. Tjetra izoglosė e ndan vendin (nė veri - lindje) ku r - ja e fjalės farm nuk ėshtė e theksuar, nga vendi ku gjendet. E vetmja mėnyrė pėr t’u pajtuar me kėtė shembull me trungun familjar tė drurit gjenetik do tė ishte nėse i japim pėrparėsi njė izoglose pas njė tjetre, por njė zgjidhje e kėtillė do tė ishte arbitrare dhe pastaj nė ēfarėdo rasti do t’i kishte lėnė izoglosat tjera tė nėnrenditura, jo tė lidhura, ku secila e paraqet njė nėn ndarje tė njė shumėsi tė ndryshuar, ku nė fakt secila qartė paraqet njė fenomen tė thjeshtė. Nga kėto zbulime, shumė dialektologė kanė ardhur nė pėrfundim se ēdo artikull ka shpėrndarjen e vet pėrmes popullatės sė asaj gjuhe, dhe se nuk ka asnjė arsye pėr tė pritur artikuj tjerė tė ndryshėm qė kanė me pas shpėrndarje identike. Ky duket tė jetė i vetmi pėrfundim i arsyeshėm pėr ta ndarė nga agjenda, kėshtu qė ne duhet tė shprehim rezerva rreth shtrirjes sė artikujve tė ndryshėm; psh, lloji i artikullit qė u referua mė lartė, me izoglosat qė gėrshetohen nė mėnyrė kaotike, ėshtė mė shumė e pėrbashkėt nė Gjermani se sa nė Francė. Por kjo shpie te pėrfundimet e mėtutjeshme se izoglosat duhet qė tė pėrcaktojnė kufijtė e shumėsave, pėrveē se nė vėshtrimin e papėrfillshėm, ku secila shumėsi pėrbėn vetėm njė artikull; sikur qė ne tė mos mundim tė bazohemi nė izoglosat pėr tė pėrcaktuar kufirin e shumėsave, ēfarė mundemi tė pėrdorim? Duket se s’ka alternativė, dhe ne bijmė nė pozitė tė ngjajshme me atė tė mėparshmen nė diskutimin tonė qė kishim mbi gjuhėt: s’ka mėnyrė pėr tė pėrcaktuar kufirin e shumėsave, prandaj qė kėtej ne duhet tė konkludojmė se shumėsat nuk ekzistojnė. Krejt ēka ekzistojnė janė njerėzit dhe artikujt , dhe se njerėzit mund tė jenė pak a shumė tė njejtė me njėri tjetrin nė artikujt qė i kanė apo qė i pėrdorin nė gjuhėn e tyre. Prandaj jo shqetėsuese ėshtė se ky pėrfundim ėshtė sė paku i vėrtetė, ngritė ēėshtje incidentale, siē janė ato se ēka e pėrcakton sasinė dhe llojin e njejtėsisė mes njerėzve. Njė zgjidhje e modelit tė trungut familjar u zhvillua herėt nė shekullin e XIX pėr tė shpjeguar pėr llojin e fenomenit qė ne posa ishim duke e marrė parasysh. Quhet TEORIA E VALĖS, dhe bazohet nė supozimin se ndryshimet nė gjuhė shpėrndahen jashtė prej qendrave tė ndikuara deri te vendet qė rrethojnė vendin e influencuar nė tė njejtėn mėnyrė sikurse edhe shpėrndarja e valės prej njė vendi ku hudhet guri nė pus. Ky paramendim i ndryshimit tė gjuhės ėshtė i drejtė dhe i saktė, dhe i pranuar nga nė mos tė gjithė shkollarėt, nga shumica po se po, si dhe nga linguistėt historik, dhe nė sociolinguistikė prej sociolinguistėve, ku edhe nė veēanti qe edhe zhvilluar kryesisht prej Charles James Bailey (1973), Derek Bickerton (1971, 1973, 1975 ) si dhe David DeCamp (1971). Tė gjithė kėto persona janė sociolinguistė.



TEORIA E VALĖS ėshtė ajo qė sqaron atė se pse izoglosat gėrshetohen duke pretenduar nė projektorė tė ndryshėm gjeografik pėr shpėrndarjen e artikujve tė ndryshėm. Izoglosat nė mes tė dy artikujve si farm me apo pa /r/ tregon se ku ndėrpritet influenca e njėrit artikull dhe ku pastaj tjetri e vazhdon; me supozimin se njėri nga artikujt paraqet njė zbulim, kjo d.m.th se izoglosa shėnon pikat mė tė ardhme ku ndikimi i artikullit tė ri ka arritur nė kohė kur dialektologėt mblodhėn tė dhėnat e tyre. Nuk ka arsye se pse zbulimet qė shpien nė ēfarėdo dy izoglosa tė ndryshme duheshte tė kishin vazhduar nė tė njejtin vend - apo pėr ēėshtjen nė tė njejtėn periudhė - prandaj nuk ka arsye tė posaēme pse izoglosat e tyre nuk duhen tė gėrshetohen. Pėr tiu kthyer analogjisė, nėse dy apo mė shumė gurėz janė hudhur nė bazen, s’ka arsye se pse ato tė bien nė tė njejtėn pikė tė bazenit, pra mund tė kemi shumė qendra tė ndryshme tė ndikimit prej valėve tė ujit qė shpėrndahen dhe gėrshetohen. Pėr mė tėpėr, kėto qendra mund me kohė tė ndryshojnė, siē mbushen dhe zbehen ndikime tė ndryshme. Secila qendėr paraqet njė artikull tė ndryshėm inovativ nga ku ’valėt’ shpėrndahen nė drejtime tė ndryshme. Shtrirja dhe kohezioni i njė gjuhe i detyrohen intercouresit. Ai vepron nė dy mėnyra: herėherė negativisht: ndihmon copėzimin dialektor duke mbytur ndonjė risim nė momentin kur tė dalė nė njė pikė tė caktuar; herėherė pozitivisht: favorizon njėsinė duke e pranuar dhe pėrhapur risimin. Kuptimi i dytė i intercourseit justifikon fjalėn valė pėr t’i shėnuar kufijtė gjeografikė tė faktit dialektor; linja izoglosematike ėshtė si vija e skajshme e valės qė derdhet dhe qė mund tė tėrhiqet Nganjėherė me habi konstatojmė se dy tė folme tė njė gjuhe, nė dy regjione tė largėta, kanė ndonjė veēori gjuhė sore tė pėrbashkėt; kjo do tė thotė se ndryshimi qė doli sė pari nė njė pikė tė territorit nuk hasi nė pengesa gjatė pėrhapjes dhe u shtri pak nga pak shumė larg nga pika e nisjes. Nė njė masė gjuhėsore ku ka vetėm kapėrcyej tė pandjeshėm asgjė nuk i kundėrvihet veprimit tė intercourseit.1



1.Kjo shprehje ėshtė huazuar nga anglishtja qė d.m.th (shqipto interkors ”relacion shoqėror, komunikime, shkėmbim, komerc, marrėdhėnie lidhje midis vendeve” ); etj. Analogjia bie pėr ate se valėt e ndikimit gjuhėsor ‘ngrihen’ dhe ndalen sė zgjeruari, sepse ndikimi sipas pikės sė rrjedhės dhė origjinės sė tyre mė nuk ėshtė e fortė sa duhet pėr t’i mbajtur gjallė, them kėtė figurativisht. Me fjalė tė tjera, pra nė mėnyra tė prera tė teorisė sė akteve tė identitetit, ndikimi i njė artikulli ndalet kur individėt zgjedhin pėr disa arsye jo pėr t’u identifikuar vetė me grupin qė e pėrdorin atė. Kjo dmth se lokacioni i njė izoglose mund tė jetė i njejti siē ka qenė edhe para njė shekulli - ndryshe nga ato valė nė bazen - pasi qė fuqia e ndikimit tė grupit me tė cilėn ėshtė edhe asocuar, prap nuk ėshtė e fortė sa duhet pėr ta lėvizur mė tutje. Pėrshkak tė vetpėrmbajtjeve duket se mė mirė do tė ishte tė heqim dorė nga analogjia e gurėve tė hedhur nė bazen. Njė analogji tjetėr mė e mirė do tė kishte qenė ajo psh. Nė njė arė kemi fije tė ndryshme tė mbjellura tė bimėve, secila pastaj duke u pėrhapur me farat e tyre nėpėr njė hapsirė tė posaēme. Nė kėtė ngjajshmėri, secili artikull do tė kishte qenė i paraqitur nga lloje tė ndryshme, me shkallėn e saj tė vetme tė shpėrndarjes sė farave, dhe izoglosa do tė kishte qenė e paraqitur nga njė kufi i shpėrndarjes sė llojit tė paraqitur. Lloje tė ndryshme do tė kishin qenė tė afta pėr tė bashkėjetuar nė tė njejtėn pikė, vend (njė relaksim i ligjeve normale tė botanikės), por ndoshta do tė kishte qenė e nevojshme qė tė vėmė nė dukje lloje tė veēanta nė garim njėri me tjetrin, nė pėrputhje me artikujt qė mundėsojnė mėnyra alternative pėr tė thėnė tė njejtėn gjė (ngjajshėm me shqiptimet e fjalės farm). Pėrparėsitė e kėsaj analogjie janė se nuk ka nevojė pėr shpėrndarjen e llojeve nė njė arė apo vend pėr tė qenė nė ndryshim konstant nė marrėdhėnie me ēdo artikull, dhe se ēdo fjalė mund tė paraqitet nė analogji, dhe se jo vetėm ato qė janė novatore. Nė pėrputhje me kėtė analogji tė re, novacioni linguistik ėshtė njė lloj i ri qė ėshtė ngritur (ose nga ndryshimi - mutacioni, ose nga tė ardhurit brenda nga jashtė), ku mundet ose nuk mundet tė prosperojė. E nėse po, mund qė tė pėrhapė dhe ndėrrojė disa ose krejt garuesit e vet, por nėse jo mundet qė ose tė zhduket ose mbetet i kufizuar nė njė hapėsirė shumė tė ngushtė tė arenės, qė dmth brenda pėr brenda njė shoqėrie tė ngushtė folėse. Deshti ose jo qė lloji tė lulėzojė, varet nė atė se sa fortė pėrfaqėsuesit e tij rriten (dmth nė fuqinė dhe ndikimin e bashkėsisė sė vet folėse): aq sa mė tė mėdhaja tė jenė bimėt, aq mė shumė fara bėjnė, dhe pastaj edhe shanset janė mė tė mira tė llojit pėr tė mbisunduar nė territor tė ri. Dialektet nuk janė shpėrndarė vetėm nė mėnyrė gjeografike, siē u pėrmend nė diskutimin e meparshėm. Ka dy burime tė ekstra kompleksitetit. Sė pari, ekziston njė lėvizshmėri gjeografike - ku njerėzit lėvizin prej njė vendi nė njė tjetėr, duke i bartur me vete edhe dialektet e tyre edhe pse i modifikojnė ato me kalimin e kohės pėr t’u pėrshtatur hapsirės sė re tė tyre. Kėshtu nėse thjeshtė nisemi nga ajo qė njerėzit paraqesin nė hartė sot, mund qė tė ketė pak a shumė njė shembull tė ndyrė, sipas asaj se sa mobil janė sot njerėzit (problem ky qė tėrėsisht ėshtė shmangur nė dialektologji duke i zgjedhur si njoftues njerėzit qė kanė lindur dhe janė rritur nė vendin ku ata tani jetojnė). Burimi i dytė i kompleksitetit ėshtė fakti qė gjeografia ėshtė vetėm njė nga faktorėt relevant, tė tjerėt duke qenė klasa shoqėrore, seksi dhe moshe. Dialektologėt, pra, flasin pėr Dialektet Sociale, apo Sociolektat, pėr t’u referuar ndryshimeve jo - regjionale. Pėr shkak tė kėtyre faktorėve tjerė, folėsi mund tė tregojė mė shumė ngjajshmėri nė gjuhėn e tij me njerėzit nga njė grup i njejtė shoqėror nė njė vend tjetėr, se sa njerėzit nga njė grup tjetėr shoqėror nė tė njejtin vend. Nė tė vėrtetė, njė nga karakteristikat e strukturės shoqėrore hierarkike tė vendit siē ėshtė Britania ėshtė ajo se grupi shoqėror merr pėrparėsi mbi gjeografinė, si determinantė e gjuhės, prandaj ka njė ndryshueshmėri tė madhe mes asaj gjeografike dhe mes njerėzve nė klasat e ulta shoqėrore, se sa qė ka nė mes tė atyre klasave qė janė nė maje tė zhvillimit tė nivelit gjuhėsorė. Kjo ėshtė karakteristikė sidomos nė Britani ose nė Gjermani, ku 'njerėzit nė krye' tregojnė regjionin e prejardhjes pėrmes shqiptimit, pra kėshtu pėrmes disa karakteristikave tė gjuhės sė tyre. Ėshtė pra normale tė bėhet dallimi nė mes tė theksit dhe dialektit, me theks nuk referohet nė asgjė mirėpo me shqiptim dhe dialekt referohet nė ēdo aspekt tė gjuhės duke e pėrfshirė edhe shqiptimin. Kjo neve na mundėson tė bėjmė dallimin nė mes tė dialekteve standarde (qė ndryshe duhet edhe tė quhet ‘gjuhė standarde’), dhe dialektet jo standarde, si dhe tė bėjmė shpallje tė ndara sa i pėrket shqiptimit nė pėrputhje me ate tė akcenteve. Kėshtu qė nė Britani ne mund tė themi se shumica e njerėzve e pėrdorin akcentin regjional por dialektin standard. Krejt qė dua tė sqaroj kėtu ėshtė njoftimi me termat ‘dialekti shoqėrorė’ dhe ‘theksi’, duke sqaruar se ka dallime gjuhėsore mes folėsve qė janė nė pėrputhje jo vetėm me gjeografinė por gjithashtu edhe me faktorėt tjerė social. Dikush mund qė tė parashtrojė njė pyetje tė ngjajshme rreth aspekteve tė gjuhės se sa rreth shqiptimit. A ka ndonjė dėshmi pėr kėtė? Pėr shembull, sintaksa ėshtė mė e qėndrueshme ndaj ndryshimeve se sa morfologjia, apo tėrėsia e fjalėve (ndryshe edhe vokabulari). Ėshtė me siguri rasti se shembujt e ndryshimeve apo dallimeve sintaksore brenda ndryshimit ‘gjuhė e zgjeruar ’ janė shumė mė pak tė paraqitura nė letėrsi se sa ndryshimet nė shqiptim apo nė morfologji, ku nė ēfarėdo rasti ėshtė edhe vėshtirė tė ndahen, psh: A ėshtė dallim mes - ing dhe - in’ nė fjalėt si psh: coming, dallim nė shqiptim apo nė morfologji? Pėr mė tepėr, dallimet nė tėrėsinė e fjalėve janė gjithashtu shumė shpesh tė diskutuara nė letėrsi tė dialektologjisė se sa janė dallimet nė sintaksė. Prandaj, duket se ka dallim mes sintaksės dhe pjesės tjetėr tė gjuhės qė duhet tė sqarohet. Sidoqoftė ėshtė me rėndėsi qė tė jemi tė matur rreth kėtyre dallimeve tė dukshme, pėr njė gjė se mungesa e referencave nė letėrsi ndaj dallimeve sintaksore mund tė jetė nė pėrshtatje me ate tė studimit tė atyre llojeve tė dallimeve, pasi qė ato shfaqen rrallė nė tė folurit e rėndomtė dhe janė vėshtirė pėr t’u gjetur drejtpėrdrejt nėse ne i krahasojmė nė veēanti me artikujt qė i kemi nga tėrėsia e fjalėve. E dyta, stabiliteti i dukshėm i sintaksės mund tė jetė njė iluzion, sepse kemi relativisht pak artikuj sintaksorė (dmth.konstruktime) krahasuar me artikujt e tėrėsisė sė fjalėve, prandaj pasi qė edhe pse proporcioni i njejtė i artikujve sintaksorė ndryshon, rezultati prapseprap do tė kishte qenė njė numėr mė i vogėl. E treta, edhepse ka dallim mes sintaksės dhe pjesės tjetėr tė gjuhės, kjo prap do tė kishte qenė njė artifakt i procesit tė standardizimit. Sido qė tė jetė, pavarėsisht nga tėrė kėto kualifikime, duket se do tė ketė prirje mė tė madhe tė njėtrajtshmėrisė nė sintaksė se sa nė fushat tjera tė gjuhės, ku ėshtė shumė vėshtirė tė sqarohet. A mundet tė ketė njėllojshmėri pėr njerėzit qė nė mėnyrė aktive tė mposhten alternativat nė sintaksė, pėrderisa pozitivisht i kėrkojmė ato nė tėrėsinė tonė tė fjalėve. Evidenca pėr pamjen e kėtillė vie prej dy burimeve. Artikujt sintaksorė janė mė se tė pėrbashkėt tė shpėrndarė pėrgjatė ’gjuhės’ kufijve nė vendet e pėrbrinjėta. Psh, tri gjuhėt e Ballkanit (Bullgarishtja, Rumunishtja, dhe Gjuha Shqipe) tė gjitha kanė njė pronė jo tė zakonshme tė nyjeve tė shquara si sufiksa; kėshtu nė gjuhėn shqipe mik ėshtė ‘shok’ dhe mik-u ėshtė ‘shoku’. Kjo karakteristikė e ngjajshme mundet tė sqarohet vetėm nga pėrhapja nė tė kaluarėn relativisht tė largėt (sė paku qysh prej Latinėve, ku pastaj Gjuha Romake ka rrjedhur). Karakteristikat siē duket pėrhapen pėrgjat kufijve tė gjuhės si rezultat i bilingualizmit, dhe pėrhapja e madhe e karakteristikave sintaksore mes karakteristikave tė vendit qė mund tė jenė nė pėrputhje me prirjen nė mes tė individėve bilingual pėr tė mposhtur konstruktimin pėr trajtimin e disa marrėdhėnieve sintaksore nė njė prej gjuhėve tė tyre, kėshtu duke shpier deri te pėrhapja e karakteristikės sė pėrdorur nė gjuhėn tjetėr.



Arburim ISENI



(Autori ėshtė asistent nė Universitetin e Tetovės)