MBRETËROJ DY MBRETËRI!…
(në Mbretërinë e Puthjes dhe në atë të Mallit)
Erdha pa trokitur se më morri malli
S’paskeni djersitur dhe bëra çudi.
Gjej veç psherëtima ju është skuqur balli
Qënkeni me ethe, rënë në… dashuri!
Nuk ka brenda jetës, më çaste magjije
Se sa kur në zemër, futet një njeri !
Krejt si në përralla, në Kohë Dashurije
Vehten e ndjen Mbret, me dy mbretëri...
Njëra është e Pasur me miljona puthje
Tjetra e Pangopur, e etur nga Malli
Mbretëri e Parë, i shtyn netët tutje…
Mbretëri e Dytë, pse nuk e merr djalli?…
Bibliotekë e shpirtit, ka mijëra skedarë
Sejcili prej tyre, mban plot dashuri.
Por kur gjen njeriun, bëhesh si i marrë
E merr mil e mil dhe e fut në gji!…*
Rrin e përkëdhelesh, dhe ndjehesh aq mil.
Botën ke pushtuar, ajo të përket!
Dhe bën dashuri, digjesh si fitil…
Bëhesh dhe i bukur, gjith qënia të flet…
Se kur dashurohesh, prek gjithshka me dorë
Kap majën e qiellit, ku flenë perënditë.
Herë digjesh si prush, herë shkrihesh si borë
Nis dhe mbretëron në dy Mbretëritë!
Sapo lë një puthje, buzën prap kërkon
E shtërngon pas vehtes, dhe e puth me mallë.
I mbyll të dy sytë, dhe gjithshka harron.
Harron që je Mbret, kthehesh në…lypsarë!
Ajo kërkon “borxhin”, që t’a kthen sërish.
Pastaj ia fal reston, bile pa kamatë (!)
Zot të qofsha falë, kjo Kohë Dashurish!
Plot m’a mbushi shpirtin, pas vetmis së gjatë…
*mil mil – mirë mirë (shqiptim fort i bukur i Nënave kur përkëdhëlin të vegjëlit)
Krijoni Kontakt