GJETJE RASTI E MONEDHAVE TË DYRRAHUT DHE TË APOLONISË NË AFËRSI TË FSHATIT LESHKË TË TETOVËS
Në sfondin e një varg të njohurash e të panjohurash, vëmendjen tonë do ta përqëndrojmë në zbulimin e vonshëm të disa monedhave të vjetra të epokës ilire që në esencë kujtojmë se mund ta pasurojë dukshëm koleksionin relativisht jo edhe aq të njohur të botës tonë ilire.




Dihet mirëfilli se vlera me e madhe civilizuese ndër popujt është thesari i lashtë kulturor, që në fakt rrit vlerat e pakontestueshme të kulturës së gjithëmbarëshme.



S’ka dyshim se në këtë kontest Iliria dhe Ilirët e lashtë përbëjnë dhe paraqesin thesarin gati se më të çmuar antik të botës mesdhetare dhe të epokës para romake. Mbase, në hapsirën tonë etnike të stërgjyshve tanë ka ende çka të punohet e të lëvrohet sepse aty këtu mbetet shumëçka të studiohet e të gjurmohet.



Në sfondin e një varg të njohurash e të panjohurash vëmendjen tonë do ta përqëndrojmë në zbulimin e vonshëm të disa monedhave të vjetra të epokës ilire që në esencë kujtojmë se mund ta pasurojë dukshëm koleksionin relativisht jo edhe aq të njohur të botës tonë ilire.



Më vitin 1994 në sinorin e fshatit Leshkë, saktësisht në afërsi të vendit të quajtur “Kuçibaba”, janë gjetur monedha të Dyrrahut e Apolonisë. Nga kjo gjetje autori bleu 10 copë edhe pse nga informatorë të ndryshëm numri i monedhave të gjetura ka qenë më i madh. Nga këto 10 copë prej tyre 8 janë të Dyrrahut dhe 2 copë të Apolonisë. Mendojmë se këta monedha janë të mjaftueshme për ta caktuar vendgjetjen dhe tipologjinë e monedhave.



Në çfarë mënyre janë gjetur monedhat , neve nuk na është e njohur. Por, sipas burimeve të shkruara nga studiues të ndryshëm mësojmë se në Leshkë dhe në rrethinë janë të evidentuara më shumë lokalitete arkeologjike edhe ate: “Leska” - vendbanimi, (vikus) prej kohës së vonshme romake, ”Dva Bresta” - vendbanim i përcaktuar nga koha romake, Kalaja - vendbanim i përcaktuar nga koha e vonshme antike dhe mesjetare, ”Bazilika” - nga kisha e vjetër krishtere, “Mllaka” - nekropol mesjetar, ”Pepello” - vendbanim nga koha romake,”Cërkvishte” - kompleks i kishës mesjetare dhe ”Cërnici”- nekropol i kohës romake.



Nga këto lokalitete do t’i citojmë më të rëndësishmet:



Në vendin e quajtur Cërniçe, 1 kilometër në jug të fshatit Leshkë, në vitin 1970, gjatë lëvrimit janë gjetur pjesë mjaft të pasura të një konstruksioni mbivarror, nga koha e hershme romake: Blloqe të gdhendura, mbajtës, pllakë e bukur mermeri me epitaf në gjuhën greke dhe kokë femre prej mermeri i personit të vdekur që qëndronte në përmendore , epitafi ka vlerë të rëndësishme letrare. Është i shkruar me vargun epik - heksametrik. Emri i të vdekurës, Genciana tregon prejardhjen vendase ilire dhe rrjedh me siguri nga ndonjë familje e lartë aristokrate e cila kishte pasurinë e saj në fshatin Leshkë. (Citati është i shënuar nga vepra“Tetovo i tetovsko niz istorijata” Grup autorësh. Tetovë,1996, II,f.49.



-Kalaja, vendbanim i përcaktuar nga koha e vonshme antike dhe mesjetare, ndodhet në veri të fshatit, rrëzë kodrës me shkrepa përpjetë, ngritur rrëzë malit. Nën të rrjedh lumi “Bistrica”, në luginën e te cilit kalon rruga për në Sharr, vazhdon kah Kosova dhe Adriatiku. Maja e kalasë është rrafshore në formë të trapezit. Dimensionet e kalasë janë 170 x75 (m) me sipërfaqe afro 1 hektarë.



Në këndin veri-perëndimor gjendet kulla kryesore kurse në lindje ka patur 2 kulla në formë të rrumbullakët sipas planit të R.Grujiqit. Në mesjetë themelet ishin rindërtuar disa here. Përpos materialit të madh ndërtimor që edhe sot shihet, në afërsi janë gjetur edhe varreza të kohës së vonshme antike. Moneta të shekullit të IV dhe VI.(Citati u shënua nga “Arheoloshka karta na Republika Makedonija”II, 1996 Shkup, faqa 421.)



Dihet se drahmet e Dyrrahut dhe të Apolonisë kanë qarkulluar në gjithë Ballkanin. Për shkak të afërsisë në atë qarkullim ka qenë përfshirë edhe territori i Maqedonisë së sotme, posaçërisht pjesa perëndimore e saj. Për kronologjinë e farkimit të Dyrrahut dhe Apolonisë kanë shkruar shumë autorë, por nuk mjafton kronologjia absolute e emitimeve ndarëse. Studiuesi Hasan Ceka, farkimin e monedhave të këtyre dy qyteteve e ndan në disa perioda dhe e ven në korniza kronologjike nga 324 deri 37 -in p.e.s., kurse autori N.Conovici, farkimin e drahmeve të Dyrrahut e ndan në 5 grupe ose perioda prej 270/260-85, kurse të Apolonisë në 2 grupe, me nëngrupe prej vitit 232/85/83 para erës sonë.



Në monedhat tona të Dyrrahut në tetë ekzemplarët paraqitet vetëm emri i një magjistratit MENISKOS dhe emrat e pesë eponimeve magjistratësh. Dy monedhat e Apolonisë janë me emra të ndryshëm magjistratësh. Nëse e kemi parasysh se këto dhjetë monedha paraqesin vetëm një pjesë nga gjetja.Përmbajtja tërësore e numrit të gjetur nuk dihet.Vështirë mund të përcaktohet saktë korniza kronologjike. Sipas asaj që mund të konkludohet nga përshkruarja e monedhave dhe literatura e shfletuar supozohet se gropimi i monedhave ka ndodhur në dekadat e para të shekullit të I-rë para erës.( viti 85 p.e.s.)







Drahme të Dyrrahut. Shekulli I-II ,para erës sonë







Faqe: Lopa djathtas duke e pirë viçin, mbi lopë emri i nënpunësit në rasën emërore, poshtë në segment shenja të ndryshme simbolike e gjitha rrethuar me një rreth pikash.



Shpinë: Katrorë i ndarë në dy katërkëndësha të mbushur simetrikisht me zbukurime në formë kokrrizash mbi njerën brirë të katrore legjenda e qytetit dyrr mbi tre të tjerat emri i nënpunësit.



Te të tetë monedhat, emri i nënpunësit Meniskos në rasën emërore, poshtë në segment këto shenja simbolike:







Drahme të Apolonisë . Shekulli III-I, para erës sonë.







Faqe: lopë , majtas duke e pirë viçin , mbi lopë emrat e nënpunësit në rasën gjinore(APISTçHV], FALAKROS)



Shpinëatror i ndarë në dy katërkëndëshe të mbushura simetrikisht me zbukurime në formë kokrrizash. Përreth, mbi mbrinjët e katrorit APOL dhe emra e nënpunësit në rasën gjinore.

Hafezat OSMANI