-
Larguar.
Isuf Luzaj
Dr. Prof. Isuf Luzaj
Lindur ne Kanine te Vlores, me 21 Shkurt 1913
Edukimi:
*Fitoj Lisence per te dhen mesim ne Literature. (1933)
*Dipllomuar me Masters of Education in Philosophy. (1935)
*Certifikuar me Doktorat ne Filozofi nga Universiteti Parisit ne Sorbon. (1937)
*Certifikuar me Doktorat ne Leteresi nga Universiteti Parisit ne Sorbon. (1938)
Puna dhe Cmimet:
-Profesor i Letersise Frenge ne Buenos Aires, Argjentine.
-Dhuruar me medalje floriri nga Parlamenti Argjentinas ne vitin 1954 si Luchador Por La Paz (ose Luftetar per Paqe)
-Ne 1956 i dorezohet medalja Paqe nga Presidenti Amerikes.
-Profesor i gjuhes Spanjisht dhe Frengjisht te University of New Hampshire
-Profesor i Filozofise dhe Chariman of Modern Languages te Barat College, Illinois
-Profesor i Literatures Franceze te St.Josef College of Indiana.
-Chair of Philosophy te University of Indiana ne Illinois.
-1965- Ngarkuar me detyren Kryetari i Organizates te Ballit Kombetar ne Amerike.
-1984- Dhuruar nga Presidenti Regan me Academical Award for Outstanding Accomplishment.
-1996-Dhuruar nga Presidenti Clinton me Certificate of Appreciation.
Ndermjet veprave te botuara:
Los Rios Bajan Rojos (ne Spanjisht)
Ekzistenca dhe boshesia
Lamtumira e yjevet
Semundjet e Shekullit
Lista e Punimeve (ne proze dhe poezi akoma te pabotuara):
Fizika shoqerore
Shkallet e kalvarit
Simfonia e humorit
Pertej se mires dhe se liges
Rindertimi i fuqive shpirterore
Perpjekja e viganeve- lufta
Ditari Politik e Vlores
Origjina e njeriut
Procesi evolutiv i fuqive shpirterore
Ethet e stineve
Hala peshku ne zemer
Eseca dhe ekzistenca
Njolle historise
Flete dimerore
Flete terfili
Antena jehonash
Laberija
Legjenda labe
Murmuritat e Shushices
Hijet e dhembjes
Rilindja
Vallja e yjevet
Perpjekja
Ditari i nje zonje shqiptare
Ekstazi dhe agonia
Burgu pa roje
(dhe shume te tjera)
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:
-
Larguar.
Kushtrimi
Isuf Luzaj
Qe ne Vardar e ne Kocke
Me nje traste e me nje vocke
Trokell shtepi me shtepi
U, jam Fakri i Qabese
Kam ardhur qe tju therrese
Te lufetojme per liri!
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:
-
Larguar.
Konflikte fatidike
Isuf Luzaj
nga punimi Gjurma renkimesh
Kam nje fjale si nje hale
Qe ne mushkeri e ne mes te gurmazit
As e nxjerr dot me peshtymen e vrerit
Nuk me cliron askush dot nga zgjedha
Qe me peshon ne zverk si nje denim
As e pertyp dot tia dergoj melcise
Ta kete rezerve per meshikezen e helmit
Po ta nxirrja dot me gelbaze te durimit
Te peshtyja ne liqer te liges se Miciganit
Do ngordhte fauna dhe flora
Me i forti helm eshte helmi i te gjallit
Konflikti ne mes te jetes e tidealit
Eshte kryqi yne per ne mal te Kalvarit
Vetem i dobeti gjen prehje ne pendim.
Dhembja eshte bija e deshperimit
Del ne siperfaqe te lumit te jetes
Konflikti i mendimit me realitetin
Konflikti i realitetit me aparencen
Konflikti i aparences me shpresen
Konflikti i shpreses me besen
Konflikti i beses me iluzionin
Konflikti i iluzionit me idealin
Konflikti i idealit me endrren
Konflikti i endrres me deziluzionin
Konflikti i ketij me doreheqjen
Konflikti i kesaj me vdekjen
Konflikti i vdekjes me harrimin
Jane keto konflikte qe skaktojne mjerimet
Linden dhe vdesin qyteterimet
Lumi i shekujve ben punen e tij.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:
-
Larguar.
Keshtu foli Zarathustra! *
Isuf Luzaj
nga libri Semundjet e shekullit tone
Harro, o njeri hallet e jetes,
Harro cdo mjegull te zeze qe qe dje,
Nxirr nga kraharori macin e egert
Qe te cingris cdo skute mushkrije,
Mbushe mendjen: me hena, me yje;
Ec neper gjurma te zonjes, se VERTETES.
Ne mos pace burim diturie:
Me te forte, me fenere qartesie
Merr e lexoi Kujdeset e Bletes.
*Veper e F.Nices
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:
-
Larguar.
Fisnikeria e nje libri
nga Prof. Koli Xoxi
Hyrja e librit Semundjet e shekullit tone nga Isuf Luzaj.
Vepra filozofike Semundjet e shekullit tone me autor Isuf Luzaj ka karakter te theksuar njerezor. Ideja themelore e saj eshte: Pa nje shpirt fisnik, pa nje edukate dhe karakter te fuqishem, shoqeria do te mbetet gjithmone ne stanjacion te plote. Po te kemi kete parasysh, atehere duhet ardhur ne perfundim se botimi i kesaj vepre eshte i domosdoshem per vendin tone, sidomos sot.
Qe ne fillim, autori ne Keshtu foli Zarathustra, veper e njohur e Frederik Nices, veren: Gjithcka qe shkruhet e thuhet e nuk ben thirrje per drejtesi njerezore eshte e kote, sepse pa kete nuk ka shoqeri te vertete, mungon cilteria, e cila vendos per gjithcka.
Karakteret prishen nga regjimet totalitare te gjithellojshme, sepse keta e shtypin, e zhdukin dinjitetin njerezor. Terrorizmi, ne pergjithesi, eshte mema e gjithe te keqijave, sepse e shkel, e eliminon shpirtin njerezor shume shekullor. Vlera e perbashket politike eshte pasuri dhe miresi, dhe, drejtesia eshte nje nga kriteret me te larta te botes shpirterore, pa te cilen vet njeriu eshte amorf dhe rrjedhimisht nuk mund te kete asnje vlere. Shqiperia, sipas autorit (dhe me plote te drejte) ka nevoje per figura te fuqishme morale. Ato e shkundin ate nga amullia ne te cilen vegjeton.
Autori jep mendimin e tij dhe per rendin demokratik te nje vendi, mendim i huazuar nga filozofi i degjuar francez Bergson, sipas te cilit, demokracia duhet te mbeshtetet ne pervojen shekullore te nje kombi. Ajo nuk mund te qendroje ne ere.
Autori eshte i bindur se vetem besnikeria ndaj se vertetes e con boten perpara. Shpirti dhe lenda (materia) jane dy parime te bashkuara ne te njejten qenie, e cila quhet NJERI. Pa shpirt nuk ka qenie njerezore dhe studimi i personalitetit njerezor eshte pune e veshtire. Si duket, autori e njeh mendimin e prere te Hygoit, sipas te cilit roli i mesuesit ne shkolle eshte qe nga nxenesi te farketoje nje njeri. Zoti i vertete eshte shpirti njerezor dhe feja e mire eshte ajo qe ka dale nga vullneti hyjnor per jeten. Njeriu duhet ta pastroje shpirtin ne lufte me djallin, trurin nepermjet gjimnastikes se tij, pavaresisht se nuk e arrin pastertine e plote. Shoqeria njerezore permiresohet shkalle, shkalle dhe vetem nepermjet perpjekjeve te medha, me ndihmen e te gjitheve dhe sidomos nepermjet perparimit te shpirtit dhe te edukates.
Autori ve ne dukje disa te meta te shqiptaret, te cilat duhet te kihen parasysh, sepse ato kane lindur gjat historise fatkeqe te tyre. Shqiptaret, thote ai, duke mos e perjashtuar as veten, kane gdhendur ne shpirtin e tyre vese te egra, te trasheguara nga pushtimet e ndryshme: barbare, bizantine, osmane, fqinjeve te eger. Kjo tradite, e mbushur me vese, duhet te krasitet dhe pastaj te zhduket nje here e mire. Ato vese perbejne nje virus qe duhet pastruar medoemos, ne qofte se deshirojme te shkojme drejt qyteterimit njerezor.
Ne kete liber rendesi vendimtare i jepet rolit te edukates, te arsimit, duke patur bindje se shqiptari fare mire mund te sherohet, perndryshe nuk do te arrihet qellimi fisnik, i cili nuk eshte asgje tjeter, vecse e mira e pergjitheshme.
Nuk i duhet vene rendesi pamjes se jashtme, sepse fare mire ajo mund ti ngjaje nje kenete dhe te demtoje rende shoqerine. Ne kete rast shoqeria eshte e semure dhe i ngjan nje korkodili te madh. Pa virtyte morale asgje te mire nuk ka ne jete dhe kjo, shoqeria, behet ujk per njeriun. Autori perserit rolin negativ te totalitarizmit. Ky eshte anarkizem qe nuk i jep asnje vlere shoqerise. E mira eshte vertetesi dhe bukuri.
Autori ngre lart rolin e poezise se vertete morale ne jete. Poezia e Dantes eshte e mire sepse eshte morale. Ajo perfshin ne te vertete edhe fisnikerine e artit. Poezia ekziston si art kur poema e lexuar na ben te qajme, te qeshim, te pendohemi, te korigjohemi. Parajsa e humbur e Miltonit, i permbledh te gjitha cilesite e poemes: Virtytin, ekstazen, pastertine shpirterore
edukimin dhe mbi te gjitha muziken qiellore. Autori me te drejte ngre lart Hygoin, Homerin, Geten, Shilerin, Miltonin, Mysen, etj., por dhe Konfucin, Buden, Krishtin, Muhametin, sepse edhe ata kane ne veprat e tyre poezine e vertete, sepse prekin fort mendjen dhe shpirtin te njeriu. Per autorin, poezi e paster eshte ajo qe mundohet te shprehe sa me sinqerisht, sa me vertetesisht mendimet, ndiesite.
Sic shihet, bota shpirterore e Prof. Isuf Luzaj-t eshte shume e pasur, e cilter, sepse eshte bota e kultures, e edukates dhe e gjithe cilesive dhe vlerave te shumta humane. E rendesishme eshte se autori keto kerkon ti shikoje te tere shqiptaret.
Per te gjitha keto arsye eshte e domosdoshme qe keto studime filozofike te botohen, me qellim qe lexuesi shqiptar ti njohe dhe te reflektoje fort ne mendjen e tij, te forcoje vullnetin dhe optimizmin per te ardhmen. Vetkuptohet se, pa nje arsimim te gjithanshem, asgje nuk mund te arrihet.
Tirane, me 1 tetor 1999
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:
-
Larguar.
Disa citime nga libri "Ekzistenca dhe boshesia" :
"...do te mundohem te sqaroj konceptin tim per problemin e ekzistences se Zotit dhe te MOSEKZISTENCES se Zotit, qe une e kam quajtur : EKZISTENCA DHE BOSHESIA..."
"Ekzistencializmi eshte nje filozofi qe lindi nga angushia e deshperimit te Kristianizmit; eshte nje menyre mendimi qe ka mbajtur METAPSIKOLOGJINE KRISTIANE, ndersa braktisi METAFIZIKEN KRISTIANE."
"...Duhet permendur perkunder disa mendimtareve te ketij fundshekulli se e ashtuquajtura filozofi ekzistencialiste nuk eshte domosdo ATEISTE. "
"Sipas filozofeve katolike, lumturia bazohet ne BESEN dhe vjen nga BESA.
Mirepo, duke i ndenjur besnik logjikes, as besimi as mosbesimi, nuk mund te shpjegohen me ane te BESES.
Vetem nje besimtar i vendosur mund te pohoje qe besa e tij mund te jape shpjegim e llogari te eksperiences se tij fetare.
Po ashtu, vetem ateisti mund te thote ceshte ATEIZMI dhe ceshte eksperienca e tij logjike qe e shpie ne kenaqesine e zbulimit te se vertetes, te cilen ai e beson."
"Po te studiojme filozofine e Historise, do te shohim qarte se per arsye te relacionit te imte ne mes te shoqerise dhe te besimit, ateizmi eshte shfaqur si kundershtari i besimit, si nje besim i perkufizuar mire, si nje armik i besimit ne fuqi ne ate shoqeri njerzore, ne ate kohe, na ate vend.
Ky mendim na sqaron paradoksin aparent qe disa nga gjenite e mendimit boteror qene akuzuar si ateiste nga shoqeria e kohes se tyre dhe denuar me vdekje si p. sh. Faraon Akhenaten, Sokrati, Krishti, Muhameti, Mahatama Gandi."
"Nje njeri qe jeton per ideale te larta eshte e pamundur te besoje qe te jete i kenaqur me idene se jeta nuk ka tjeter perfundim vecse veten e saj : jete materiale."
"Ne kete botekuptim te ri per mua, arrita ne zberthimin elementar te ekuacionit: ateizmi eshte nje faze neurotike, semundje deshperimi e njeriut qe i tmerruar nga padrejtesite e jetes dhe nga ideja e varrit, ben kryengjritje kunder Zotit. "
"Eshte e nevojshme te nenvizojme se Marksi, i cili e konsideronte veten si nje njeri shkence, nuk ndjeu detyrimin per te vertetuar ose per te justifikuar asgje mbi ctha per besimin. Ateizmi i Marksit nuk eshte shkencor. Ai qendron vetem ne situacione emocionale dhe duhet shpjeguar me mire nga psikologjia shkencore sesa nga ekonmia politike qe eshte false."
"Ndodhe qe edhe besa fetare qe eshte nje nga aktet me autentike te ekzistences se njeriut, disa here kundershton driten e arsyes se njeriut te qyteteruar. E dime qe as arsyeja nuk eshte nje drite absolute, ndaj besa fetare eshte nje akt shume i nderlikuar. Emocionet disa here e drejtojne njeriun dhe arsyen e tij drejt AGNOSTICIZMIT."
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:
-
Larguar.
Hydai Luzit Hero Kombetar
nga: Isuf Luzaj
Gusht 1997
Kusheri vellai! Jam ku me le ti
Ketu ku me prite tridhjete vjet me pare
Nga poli i Jugut ne pol te Veriut
Per ty erdha; djeg i shkreti mall
Te perqafova me lote ereziu
Pra u ngushelluam per cna pati ngjare
Per babe e per nene qe ikne e na lane.
Hem te gezuar, hem duke qare
Ashtu si kur foshnje vellezer te pa ndare
Bashke na digjte vapa, bashke na zinte shiu.
Ti ike me le, me pare radhes tende
Peng ne zemer qe stu gjeta dot mbane
Nuk e gjej dot, me shpirt as me mendje
Perse sme thirre. Ku iken ku vane
Nje mije kujtime bshke te jetes tene.
Qe ne foshnjeri, kur loznim ne leme
qe ne djaleri ne vije te zjarrit
Si dy binjake, nje babe nje nene
Te shoh qarte si ne pasqyre kristali
Shkriheshe ne gaz kur carmatsoje italianin
Te vinte keq kur shihje si qanin
Pepinot e Duces, si foshnja e pangrene.
Me thoshje ngadale me zemer ne zene
Keta nuk kane faj kusheri vellai
Leri te ikin, kane babe e kane nene
kane grua e motra ne vendin e tyre
Se dine pse erdhen, se dine cfaj kane bere
Kete mesim eshte mjaft qe kane nxene
me duken zoq deti per hall qi ka zene
te gjithe nje lloi, nje bicim fytyre.
Hero nente here, betejash fituar
Dy thelpinj ne zemer: trimerine dhe bujarine
te vinte keq per armiqte e dorezuar
te vdekurvet varrimin, robervet lirine
Kolonel Riccit i ndeze cigarin
U cudit armiku sa i madh eshte shqiptari
Ti tallshe me vdekjen. Hero i harruar.
Kur te thirra, kur ndegjove kushtrimin
le nusen si hene, vellezer e motra
le nenen qe qau, prapa xha Qazimit
U cil nje dritare, posa u mbyll porta
Se mendove dy here: i bute dhe i eger: E le cilimine!
Erdhe me mua naventuren time
Burrerija jote: tradicion shume i vjeter
ndergjegjja jote kishte lindur trime
cuditeshin vullnetare duke te perqafuar
nente beteja, nente fitime
ti talleshe me vdekjen: hero i harruar.
Te pa Mali i Gjormit drejt per drejt ne kembe
tmerove italianet, trondite dibranet
kontrolloje ballinen: urdher duke dhene
gjemonte bilbili yt ne cdo ane
me ty u cudit e gjithe Laberia
me ty e kuptuan sa e rende eshte perpjekja
ne ty pane djalin qe dergoi Kanina
Hero i kombit; te kurseu vdekja.
Te pa italiani ne fushe MAQELLARE
me pese leber ne vije te pare te zjarrit
u thye Divizjoni i Duces plot arme
Te perqafuan Lumjane e Dibrane
Pepinot e Duces bene kryq duke qare
E pane te afert gropen e varrit
Beu i Kelcyres te puthi ne balle
Ai qante si grua, ti shkriheshe gazit.
Ne Kodra te Sykuqit, pak pertej Hekalit
Me hoqe per kembesh, me rrezove per dheu
Me tingellojne, fjalet e atij casti
-Unju per sheshi, kusheri vellai
per ty ka nevoje Vlora dhe Atdheu
Jemi plot na, per vijen e zjarrit
Ka zene po leviz ballina e italianit
Mos u ngri ne gjunje ulu per dheu.
Vrapove ne kerr, ku mitrolozat e armikut
korrnin barin si kosor
i preve tatepjete bokerrimes, tek gorrica e care
Pushove dy mitroloza rreziku
Jetes tende kurre si vure vlere
Mbet e habitur Mallakastra e mjere
Fluturon vlonjati si shpent neper ere
Mbeti i habitur edhe vete armiku.
Ne Qafe te Thanes, perballe operacionit
Sapo arritem me fryme te marre
gjithe naten me vrap; ndihmen na i kerkoi
Beu i Kelcyres me pak vullnetare.
Tek shkembi i prere, mbi xhade prane Kollones
Maliheri yt, pushoi mitrolozin
Sulmuan shoket e Gorrishtit dhe te Shkozes
Pas Hydos! o burra se po rrallon zjarrin
Tej e perketej i gjithe bataljoni
Ne kater vende ngrine flamurin e bardhe.
Kur u dorezuan merdhe duke qeshur
Me dy oficere, prure robet me radhe
Kur i pe te vdekurit te pashe pak te vrejtur
Dic deshe te me thoshje, po nuk shqiptove fjale
Ndoshta ndonje vrejtje per pepinot e vrare
Ta paskeshim prere zjarrin pak minuta me pare.
Ne zemren tende, me madhe se mali
mbeshihej Qazimi(1), Sulua(2), dhe Musai(3)
mbeshihej burri, fshatari dhe fetari
Trimi i Laberise i ka shoket te rralle.
Me more per dore, avashe e ngadale
Nemerove robet, u the udh e mbare
Ne kembe per Ballesh Pepinot e Romanit.
Ne lufte te Kucoves, te pashe te merzitur
U cudita se kjo qe radhe e pare
Qe nuk qeshje dhe pak si i habitur
Me more dylbine, te pashe te cuditur
Buza te qeshi, fytyra e ndritur
Armiku e ngriti flamurin e bardhe.
-Cdo bejme tani kusheri vellai
Kush di ti djege puset e vajit?
-Hydo! Vella xhani kujdesu per vete
Sdua te te shoh ne kembe i pari
Kur jepet sulmin ne vije te zjarrit
Ja kam menduar hallit menyren
Puset do ti djege vet Italiani
Koburen ne koke te bejne detyren.
Qeshe me gjith qejf: Kete se mendova
Ca ta dha Zoti, ca ta dha shkolla
Lerma ne dore mua, ti pusho se je lodhur
Ti bej sehir, se cka per te ndodhur
Brenda nje ore mori zjarr Kucova.
Ne lufte te Ruzhdijes ti me ndenje prane
Smu ndave nje cast tetembedhjete ore
Kur vdiq Jashari ne prehrin tim
Me duket qe qave, fshive syte me dore
Me doren tjeter ngrite trimin e gjore
Qe e para here qe te lagu loti
Terdh keq per Jasharin? A kujtove Zotin
Ne fatalizmin qe te mesonte babai.
Nentembedhjete muaj mu ngjite per brinje
Nuk me le kurre vetem, ne pune as ne lufte
Vlore Tirane: aroplani mbi krye
Pa hyre ne Kavaje; me more dylbine
-Qenkan te zes, piloti dhe ndihmesi
Paska njerez te zes si ne Amerike!!
Jam i sigurte qe nuk ka ne Angli!
-Do jene Brazilere, do jene Afrikane
Me Ameriken kane bere krushqi
-Ti qeshe, per tallje e more shakane.
Ti je vigani i Luftes kombetare
Ti ike po prapa te vjen historia
Ne malet tane per ty Legjenda Labe
Do gjemoje ne shekuj te mesoje djaleria
Si lind shpirti i mire ne soje nene dhe labe
Per ty do mbaj zi e gjithe Shqiperia
Kur te ngjallet historija nga varri
Si mrekullia e Krishtit per Llazarin
O Hydo xhani nje mije kujtime
Kjo jete e shkrete, qan burri si grua
Te me shihje sot do qeshje me mua
Me munden hallet, me lodhi pleqeria
Po mbi te gjithe ste harroj dot tyja
Qe po te shkrin toka Amerikane
Falem te lutem, kusheri vella xhani
Stu gjeta dot mbane kur te erdhi vdekja
Do me perqafoje si nareodrom te Klevelandit
Kur me kujtove fjalet e zjarrit
Kusheri vellai ska mbaruar Perpjekja.
E pres i qete oren qe do te tvij mbane
Besoj ne Zotin e pa perkufizuar
Kam shume per te tthene, kam shume per te ttreguar
Per Atdheun tene, per vellezerit tane
Miq e dashamire qe na paten harruar
Per Historine qe varrosen te gjalle
Ata qe kot duall te fituar.
Do cuditeshe shume, kur ti ndegjoje historine
Si e paskej fituar Atdheu lirine
Si e humbi prap pa zjarr e pa arme
Perpjekja jone nuk pati qene shkruar
I mjere cdo shqiptar qe harron Kombesine.
Isuf Luzaj
Shenime te autorit:
(1)I ati, Qazim Luzi, hero i Luftes se Janines, i kendohen tri kenge.
(2)Sulo Miftar Luzi i pushkatuar ne Sazan 1920 se peshtyu ne fytyre nje oficer qe lidhi flamurin qe i gjeten xha Sulos ne bisht te qenit.
(3)Musa Luzi, Kallas = Major i ushterise turke, hyri i pari ne Sofje, Bullgari, medalje e Sulltanit dhe kenge labce.
Nxjerre nga libri im Transgracioni, kapitulli: Heronjte e Harruar
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:
-
Larguar.
Pjese nga Parathenia e librit Pertej se mires dhe se liges:
PERTEJ SE MIRES DHE SE LIGES permbledh vargjet, qe mundohen te reflektojn hijen e dhembjes sime.
Do te duhej nje liber voluminoz per te shpjeguar kuptimin metafizik te ketyre dy termave, gjate udhes qe ka bere filozofia e popujve, si atyre perendimore, edhe atyre orientale. Nuk eshte vendi ketu per ato spekulime filozofike metafizike, fetare. Kete studim e kam shkruar si ndermarrjen me guximtare te studimeve te mia, ne librin: Eksperienca metafizike.
Ketu po kufizohem te jap nje permbledhje te shkurter, ne ngjasim te fluturimit te shpendit, qe keto dy koncepte kane pasur gjate mendimit filozofik metafizik fetar, perendimor, ne keta pese shekujt e fundit te Historise se mendimit. Ne arritsha te shpreh ne vargje kete sfere klime shpirterore ne lartesine psikologjike te Historise se Filozofise, qe permbledhin keto dy koncepte, atehere dua te shpresoj qe lexuesi te ndjeje ne ndergjegje dhe ne mendim dic nga ato ngasherime qe kam provuar une neper udhe te mergimit, udhetar ne te pese kontinentet, duke pasur te vetmin shok e te vetmen mike: vetmine.
Isuf Luzaj
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:
-
Larguar.
KARDIOGRAME
Isuf Luzaj -- Pertej se mires dhe se liges
Plac, moj zemer, moj qafire,
Tradheton dhe me zhgenjen,
Posi singra myzevire
Kundra singres, qe urren.
Ti qe virane, moj trime,
S'njohe kurre hije frike
Posi drite vetetime
Kalove pusite armike.
Ti qe zjarr e furre kamine,
Ndizje gjakun neper deje,
Qeshje, tallshe me hidherime
Me bese, si baba teqeje.
***
Plac, moj zemer lumemadhe,
Qe me qan e me ankohe,
Ma nduk lemzen, si kunadhe,
Uritur ne nete llohe.
Plac, moj zemer, tradhetare,
C'me ze frymen dhe mahnite,
S'ta degjoj me rrahjen fare,
Steron driten, sikur fike.
Plac, moj zemer genjeshtare
Me premtove shume agime,
Me kandise, lozonjare,
Sa i besova vetes sime.
***
Ti qe mbi malet me bore
Zbrisje shpresat posi yje,
Ylyvere thurur kurore,
Zjarre ne lugje e ne pyje
Per heronj e per deshmore
Varrime pa dite zije...
Hem vigane, hem shenjtore
Per nje agim te ri lirie.
***
Tani thua qe u lodhe,
Ma shkel syrin per meshire,
Ngaqe shume ike, brodhe,
Kerkove nje atdhe te lire.
........................................
Qendron vrapin ne mes udhe,
Djerset than dhe rri e clodhe
Rregjuar si rrenje kerpudhe,
Virtytin tend c'e harrove.
Ti me di, se vetj' e dyte
Me ke qene bashke ne rreziqe,
S'kam perpjekur kurre qerpike,
Hakerrimesh te armiqve
Kurre s'i pac mbyllur syte.
Ne sa sulme, neper zjarre
Ne shtigje vdekje pa varre,
Kurre nuk e ndala vrapin...
........................................
Gjeje ti fjalen me vdekjen;
Une e mbarova perpjekjen,
C'do besh ti, eshte puna jote.
Mua me s'me ha kujdesi,
Kush e prishi, kush e ndreqi,
Pertej virtyti dhe vesi
As nga Zoti, as nga Dreqi,
Aq me ben c'thua zotrote.
***
Hajde, hajde! Jete e shkrete,
Hajde, hajde! Goxha mendje,
Endrra t'u duk e vertete
Duke tjerre ne avlemende.
***
Hajde, hajde! Goxha mendje,
Qe s'dijte per veten tende:
Te korrje sa pate mbjelle.
Tani ec me kembet e tua
Si thelleze, jo si qyqe,
Merre udhen per ne krua,
Tutje fushes plot me kryqe...
Atje pergjunju ngadale,
Kumbisu mb'ane ndonje shoku,
Q'e shkoi jeten duke u fale
Neper tempuj babeloku.
Kerkoi ndjese qe i prish qetesine
Me vargje mermeruar;
Priti shoket, qe do vine
Ndonje dite duk' te kerkuar
Te te kendojne lirine,
Qe aq fort pate kenduar.
........................................
Bashke me ty ia prishne zine
Ketij shekulli te shkalluar.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:
-
Larguar.
PADITJA E SHEKULLIT
Isuf Luzaj -- Pertej se mires dhe se liges
Degjoji! Degjoji! o Perendi, si qajne
Foshnjet jetime urise, s'i ze gjumi
Sado vone te kesh rene per te fjetur,
Sado te rendon tulitja letargjike.
Perse i lave duart diten qe mbarove
Universin e jeten me shpejti krijove,
Jeten fatzeze, qe vjen dhe e merr lumi?
Degjoji! Degjoji! Zot, si ulerijne
Foshnjet neper udhe jetime.
Keto cjerrje zemre duhet te arrinje
Ne veshin tend, ne mos ne zemren tende,
Se malet me bore zune te levizin,
U shkarkuan shkembenjsh akullore
Nga gjithe ajo oshetime
E tyre, saqe rete
E ndaluan udhetimin,
Dhe valet mbi dete,
Duke puthur plazhet, mbajne vesh ankimin.
Ne pac, ti meshire, o Zot, sa pate fuqine,
Qe me arkitekture mrekullie ndertove
Rremetin, qe s'i gjejme dot arsye,
As caqe, as moshe te ekzistences se tij
Jepme mua tri ore lirine
Pertej te mires e pertej te liges
Te gjykohem me ty, o krijonjes kapricoz,
Aq i cuditshem, sa dhe misterioz,
Vetem sa per te pyetur: Si e ben llogarine?
Perse me krijove me llozhurat e tua,
C'qellim pate, kur u talle me mua?
Pse ne kete skute rremeti zaret i hodhe?
Valle, a e mendove
Zemerimin e drejte, kur ti, vete me dhe mua
Driten qe te shoh, padrejtesite e tua?
A e dije ti qe kur do me gjykoje
Do te t'i hidhja ne preher gjithcka me dhe hua?
Madheria jote, ndjenja dhe mendja,
Dhe koha vete te vije te deshmoje:
Pse erdhi e zeze, me tufane e stuhi,
Kur te gjykohemi ballafaqas te dy
Me nje kandar, si une, dhe ti,
Une akuzonjes, ti Perendi,
Do cuditesh me surprizat qe do te bie
Te gjitha skenat e kesaj tragjedie,
Qe ti pandehe se jane komedi.
Perse i ngaterrove skenat e drames
Me role te vdekur, nje liber te gjalle,
O aktor kaq i rralle!
Perse e krijove fatin qorr e te marre,
Fatin te belber e te shurdhe,
Te ploget, sakat, te semure
Dhe i dhe fuqine dhe lirine
Te beje si te doje, si kafshet dhe njerezine,
T'i perdore si ashiket cdo kurve?
Do te ta le ne zemren tende, ne pac ti zemer,
Kryevepres tende t'i japesh nje emer.
Pasketaj, ti vete te gjykosh
Te heqesh e te vesh, ne kandar t'i peshosh
C'bere ne shekuj te erret
Nje Eve kurve, nje Adam te verber,
Bij e bija te cmendur...
Perlesh popujt e bene thertore
Planetin tone: me lot, gjak e meri!
Do te t'i hedh ne preher, borcat me padi
Ta njohesh me mire kryevepren tende.
Mbase zgjohesh e permendesh
Te korrigjosh ti gabimet e tua.
Furra e krematore, gjaku ne gju,
Njerezia ne radhe si litar
Ne tym e ne zjarr;
Burra, grate me foshnje ne gji,
Duke thithur kot i ziu cilimi
Sisen e memes se tij,
Duke rene mbi thengjill
Perpelitje, ulerima,
Qe gelltit kamina;
Njeriu kongjill,
Tym, shkrumb e hi!
U plapturisa, si peshku poshte ujit,
Perzhitur ethesh te pamundesise,
Duke luftuar kunder Perendise
Marrezisht, ne te gjithe dimensionet e boshesise,
Kerkon vala e detit te shuaje etjen e kumit;
Ky eshte tmerri me i eger i njeriut mendonjes,
Ku s'ka asgje, i ziu kerkonjes
Beson deshperuar ne endrrat e gjumit.
Kur hapesira thote: boshesi!
Jeta thot: asgjesi!
Bie kryengritesi ne gjunje
E flak krenarine ne fund te detit,
E djeg mendimin perpjekes.
Pertej se mires e se liges jane kufijt e se vertetes.
Po ate fantazme as drita e poetit
Nuk e kaptoi me rreze magneti,
Me shume se une
E tere ndermarrja mbaron ne zhgenjim.
Ne qofsh ti, ku do e sido qofsh;
Do te te lutem te rikonsiderosh
Planet e tua per shekullin e ri,
Per udhe qe do te marre njerezimi...
Ne qofsh ti, sido, kudo qofsh
Madherine tende vete do ta tregosh,
Dashurine tende vete do ta provosh
Duke ndertuar nje shekull te ri:
Me paqe e qetesi!
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt