ESENCA? EKZISTENCA?
Isuf Luzaj -- Pertej se mires dhe se liges
Ekzistojne pa qene Ekzistenca,
Jane shkendi jete pa qene esenca
Disa te verteta qe s'ngjajne te verteta...
Ne ato s'ben pjese as koha, as hapesira,
Ne ato s'lakohet e liga, as e mira...
Ekziston pakuptim frika e erresires,
Ekziston shpirti amorf i doreheqjes,
Ekziston frika absurde para vdekjes.
Ekziston druajtja, kujdesi i se nesermes,
Ekziston mosbesimi i njeirut te njeriu...
Ekziston mbytja e mendjes e njeriut kafshe,
Qe verbohet dhe ia pret koken plot mend
Krijeses qe me shume do dhe e ka dashte.
Njeriu eshte bisha apo bisha eshte njeriu?
Ekziston deshira terheqese e se panjohures,
Ekziston absurditeti i jetes genjeshtare,
Ekziston inercia e plogeshtise qe eshte kashte,
Ekzistojne shpresat qe jane lozonjare.
Ekziston endja e kembimit qe eshte e lashte
Si ecja e kote e ftomes tek e nxehta,
Si ecja e nxehtesise te ftoma.
Ekzistojne kokat me mendje te lehta
Qe mbjellin driza ne ndergjegje te njoma.
Ekziston deshira te flasim pa menduar,
Si hiri qe mbetet pas kashtes se shuar.
Ekziston pelqimi i ndergjegjes kusare,
Ekziston dhe fjala qe s'ka kuptime fare.
Ekziston elektriciteti i forte i vetetimes,
Qe marrezisht ia than zemren jetimit.
Ekziston egersia e pameshirte e klimes,
Qe djeg ose than faren e bimes
Duke e bere pluhur djersen e punimit.
Ekziston ethja ngjitese e perpjekjes
ma ankthin shumdimensional te fitimit...
.........................................
Te gjitha jane zinxhire te terheqjes,
Te gjitha crregullime te ligjeve te natyres,
Te gjitha ankthe te egert para vdekjes
Si hije qe shkojne perpara pasqyres
Pa asnje logjike
.........................................
Porse vendosin jeten e njerezimit.
PIKEPYETJA TRIKENDESHE
Isuf Luzaj -- Pertej se mires dhe se liges
1
Askush, kurre dhe ne asnje vend
Nuk gjeti ligjin, te krijoje meshterine,
Ta parashikoje qe larg historine.
Sa me shume u perpoq, aq me shume u cmend.
Ky qe, ky mbeti, problemi me i rende
Q'e lodhi shenjtorin, profetin dhe gjenine.
2
Askush, kurre dhe ne asnje vend
Nuk ma zhvati nga shpirti lirine,
Nuk mundi te ma shuaje etin* e shenjte,
Qe me dha Natyra; me te gjithe ironine,
Qe lozi fati, qe lindi se prapthi;
Hem qorr, hem shurdh, hem i kote.
Sado i vendosur te mundohet i shkathti
Udhet e verbra t'i lage me lote
Shume here bie duke e paguar shtrenjt
Aventuren fisnike, per te ndritur njerezine.
3
Gjeta dhe perqafova besen ne poezine
Vatesh vigane, qe ndriten ne shekuj
Yjet e bukur hidhnin valle ne qerthuj,
Me aq sa munden, pane syte e mi drite.
Sa pata deshiren, bera therorine;
Sa pata guximin, ushtrova vullnetin,
E zoterova urine dhe etin
Per te zbuluar kufij te rinj ne hapesire
Ku ndrit e Verteta ne zemer te Universit.
4
Kur pershkoj egersisht ne galerite e erreta,
Q'i germuan kot ballet e rende
S'e shoh, por e ndjej q'eshte fshehur e verteta
Ankthit te eger qe vjen te me cmende;
Ethuroj nje lloj frike, i gjori,
Sikur fluturoj petej hapesise,
Atje ku mbaroi udhen shenjtori.
Mos gaboj, i varfri, qe me mendje frymori
Kerkoj te fuse doren ne pune te Perendise?
***
Kengetori i ri i bie fyellit ngadale,
Druan fakiri mos shqeteson shoqerine.
S'eshte i sigurt qe ato pak fjale
Ta zgjojne nga gjumi hashashit njerezine;
Prandaj vetmohet kur mermeron,
Pak sikur qan, pak sikur kendon,
Pa ligje harmonie,
Pa ditur ku mbaron...
Mesazhi i te gjorit neper terr driteron,
Pa qene i sigurt se kush e kupton.
Si foshnja s'dallon
Kengen e gezimit nga kuja ne dite zie.
Se shijet e shumta te kesaj shoqerie
Kush i kuptoj dhe kush i kupton?
Kerkon zavalli, kerkon
Te gjeje c'qe shkaku i neshtrashes qe erdhi dje,
Te asaj qe do jete neser, pa pasur qene sot,
Te sotmes qe iken e qe nuk e ze dot.
Ta njohe, te shohe, t'i vere emer kuptimi.
Ajo ngjan si fantazme ethurimi,
Si lumi i furishem qe i duket cdo vale,
Nje marrezi qe udheton kot,
Nje siperfaqe qe ecen ngadale;
Nje dicka e fshehur qe leviz, por nuk flet,
Sic nuk dallohet burbuqja e burimit
Kur kridhet ne lume, kur zbret ne det,
Kur ish pika e shiut e forte e dimrit
Qe ra permbi male dhe e gjerbi burimi
Kur bie ne lule, ne drithe e ne flete
Si paqja shpirterore qe kerkon cdo poet,
Kur kerkon ta zere, neper duar i rreshqet,
Si mirazhi i OAZIT neper vape shkretie,
Si fantazma e te vdekurit, qe na afrohet si hije,
Kur e deshirojme me ankth angushie,
Si shoqe vetmie
Ne cast deshperimi,
Si agim lirie
Ne net enderrimi,
Ne beteja luftimi.
Rrethanat e vogla me emra ndodhie
Rriten, zbukurohen legjenda magjie.
I ziu njeri,
Niset pa dashur, pa ditur ku vete,
Si s'diti nga erdhi,
Perse? Pa e pyetur
Kete bote per te gjetur?
kur hyri ne valle,
Rreth e qark shtojzovalle, virtyti a vesi
E shtyjne si stuhi
Po s'pati kujdesin...
Qe ne castin qe u nis,
Ze mendja shastis,
Si me lengun prej rrushi;
Dikushi, askushi
E mbushi dhe e derdhi
Koven me uje te fresket nga pusi,
Qe po ai uji i burimit
Kur nisi fillimin.
S'e vuri ne buze, sado qe e dogji eti,
S'e trembi vullkani, s'e trembi termeti.
E trembi pikepyetja, qe dot nuk i gjeti
Jetes kuptim.
DASHURI?
Isuf Luzaj -- Pertej se mires dhe se liges
Vite te shkuar
Ne nje vend te harruar,
Si nga Zoti, dhe qyteterimi
Cudi! Pata njohur nje lloj xhikomale*
Te kuqe e te verdhe si nje portokalle,
Qe gjendet vetem dhe vetem ne ato male,
Me sqep te holle e te forte qe ha trungun e lisit,
Qe do ish shpirti i ndonje femre te madhe
Dashuronjese e ndonje poeti me fame.
Po te besosh ne Rimisherimin
Shpendi do ish nje lloj provimi,
Sigurisht, dikur pati qene nje zonje
E eger, e bute dhe e bukur
Si cdo krijese qe lindi e lumtur.
Kur kendonte, ngjante duke lutur
Atin e Qiellit per fatin e saj.
Une pac njohur nje lloj xhikomale,
Qe posi bilbili
Ne malet tona, nga marsi e nga prilli
Kendon pa u lodhur deri ne gushtovjeshte.
Dimrit zbret ne korie e fusha,
Clodhet fshehur, se i enjtet gusha
Si nje mungur, si fakir i thjeshte.
Kur vijne dallendyshet, zhduket pasketaj.
Rastesisht pata njohur nje lloj xhikomale
Me ze prej bilbili.
Ne cdo drite agimi
Vinte se largu qe nga perendimi,
Fluturonte e ndalej ne peme te asaj lagjeje
Ku banonte fakiri.
Veshtronte kujdesur rreth e perqark
Si nje e dashuruar qe i fshihet njerezise.
Vizatonte ne qiell aq bukur nje hark,
Unjej nje cickerr ne dege te selvise,
Pastaj, e pastaj, avash e ngadale
Zonja xhikomale
Afrohej e ulej ne ballkon te dhomes sime.
Kendonte sikur qante, si lutje, si dhembje
Me nje kadence, me nje harmoni
Duke 'mu afruar, duke me soditur
Si e deshperuar, si e merzitur,
Sikur njihte dhe qante hallet e mia.
Kur une celja ngadale nje kanate
Te dritares, qe perpiqej ne flete pishe,
Xhikomalja me afrohej ngadale.
Hynte ne dhome, ulej mbi tryeze
Posi nje nuse ne diten e trete
Kur e ve vjehrra te holloje bakllavane.
Veshtronte e druajtur, me afrohej menjane
Me nje veshtrim e dashuri foshnjerie.
Priste t'i beja ne pjate farfurie
Pershesh me therrime buke dhe sheqer
Me qumesht e ajke ne grk botileje.
I mberdhinin kembet, kur shkelte ne mermer;
Per t'u ulur i shtroja nje mandile.
Ajo me veshtronte si me nje lloj habie,
Hante kokunjur si nje murgeshe e re,
Merrte fluturim, humbiste neper re...
Keshtu vazhdoi pese vjet miqesie,
Pese vjet qe banova atje.
***
Kur ika pas fatit, lashe pune e shtepine,
Banonjesi i ri me tregoi historine
Qe eshte shume e zorshme ta besoje njeri.
"I dashur mik, shok dhe koleg,
Xhikomalja vjen e qendron ne ate dege,
Sodit nje kohe te gjate ne dritare,
Veshtron rreth e qark, ngjan se dic mendon,
Merr fluturimin, humbet ne hapesi.
Ky eshte trishtimi i saj. Cudi, o njeri
Qe xhikomalja zuri dashuri
Vetem me ty".
Keshtu me shkroi miku dhe kolegu
Nga malet e larte, nga rreza e atij bregu.
KERKIMI
Isuf Luzaj -- Pertej se mires dhe se liges
-fragment-
........................................
Prandaj e verteta dhe e paverteta
Ikin sic erdhen, ngadale e te shpejta.
Jane te gjorat koncepte te denuar
Shkelqejne kur, vijne, erren me te shkuar,
Pesojne ndryshime paralel me kohen
Gjate kacafytjes se logjikes dhe dyshimit.
***
Veshtrojme prapa me ankth deshperimi,
Sa kot e beme gjith'ate fare udhetimi,
Sa kot ndertuam tempuj per besim.
Boshesi gjetem dhe e lame trashegim.
Boshesia eshte tmerr per njerine qe eshte njeri.
........................................
A me degjon, Zot, o Perendi?
........................................
Heshtje qe, heshtje mbeti.
Vazhdon udhen e tij Universi.
Historia e mendimit: shkendija ne erresi.
***
Njeriu per instinkt kerkon lumturine
Per t'i shpetuar tragjedise se jetes.
Fatkeqesisht, ai gjen roberine,
Udha e zgjehdur e shpie ne gremine...
***
Kur pyes ndergjegjen kryengritese, qetesisht,
Pa urrejtje, as cingerisje, pa hije dyshimi,
Perse urreu ate qe dashuroi,
Perse dashuroi po ate qe urreu?
C'qe dhembja padrejtesie qe e verboi, e genjeu,
C'qe arsyeja e vendimeve qe mori,
Qe e shpuri ne ndarje nga udha qe zgjodhi,
Nga ylli drejtonjes, nga zjarri qe e dogji,
Nga Vatet qe i ndezen kongjijt e kerkimit,
Kur ish aq e re, sa nuk njihte mashtrimin?
Ajo me pergjigjet si nje foshnje e sinqerte,
E paster vertet, e sigurt, e vendosur.
Dy drita tejpamese, pistile te blerte,
Duke me treguar sa rende qe plagosur
Nga miqte me besnike, qe up at dhene besim.
"Ndenja ime ish gjithnje po ajo ndjenje
Dy faqe te ndryshme te po nje monedhe,
Dy reaksione ne dy fenomene.
Pergjigjja eshte nje, kur shpirti eshte trim,
Dashuria, urrejtja, pelqimi, meria
Duken te ndryshme, jane nje qe te dyja,
Sipas prizmit dhe kendit qe syri t'i veshtron
Te po nje burimi: koncepte binjake
Te nje fenomeni, qe merre ngjyre pak nga pak,
Kur zhduken te dyja: jeta jote pushon.
***
Vetem jeta e pertej varrit, mbetet terr e pa vizione,
S'e shoh dot perjetesine as ne mesimet e Krishtit.
Ne gabofsha? Te me fale ai Zot qe une besoj,
Edhe Vatet, qe jane diej, s'pat asnje qe nuk gaboi.
Te ligen dhe te miren, beji cift te dyja,
Si qete ne zgjedhe, ugaret tI bejne vija,
Ndaloje kohen, lidhe me litar
Prapa parmendes, lendinen bej ugar,
Per te mbjelle faren qe kerkon Historia.
Te tbindet ty koha ne te gjithe trazimet,
TI drejtosh rrethanat dhe agimet,
Ta shtypesh me kembe si gjarprin cdo djall:
Demagogun qe te duket burre I mire,
Ethet e hakmarrjes lidhi me zinxhire,
Mendjen akull, po zemren zjarr,
Te gjesh drejtimin e udhes se lire.
* * *
Po te pati shpirti krahe shqiponje,
fluturo pesedhjete vite, prapa nerresire,
carkun qe te mbertheu paditur, kerkoje,
gjeje, zbertheje, vervite ne ngjire,
me kandilin qe te japin shpirtrat vigane,
laje trurin shqiptar nga epok e nxire,
nis udhetimin qe deshmoret ta lane
gjysme pa mbaruar: kishen dhe xhamine,
simbole besimi, per udhe te mire,
ndjenjen bujare, virgjine, te delire.
Leri te gjitha pasionet menjane,
Kerko te verteten e kristalizuar,
Te gjesh shkaqet pse u rrukullise,
Te gjesh burimin e ujit te terbuar,
Ferrat e drizat e pyllit ku u nise.
Peshoji gabimet qe te shpune ne tronditje,
Nate ndermarrje aq te koklavitur,
Shpirtra te deshperuar, shpirtra te merzitur,
Syri qe lind qorr nuk di cesht e ndritur,
Zhambazi nuk njeh vec blerje dhe shitje,
Matrapazet mblidhen qe te gjithe tok,
Mediokriteti ben mure te forte,
Te lodhi, te mundi, te plasi per toke,
Nxirri bizhdollonet qe te hyne ne koke,
Nje mije e ca vite prapa ne Evrope.
Po e pate vertet shpirtin vigan,
Nga praptas, kufome ku ke rene,
Do ngrihesh prape, qikllop ne kembe,
Zinxhiret e utopise tI zberthesh me dhembe,
Fillo me besim, o shqiptar, njuhdetim te ri,
Te ndiesh ne qiellez shije per liri.
Po qe thjesht prej gjaku iliro-trak,
Xhin I pandotur me racat barbare,
Serb, grek, latin a trukoshak,
Vullkan e termet ne mish e ne gjak,
Hero mendimi me vervitje shqiptare,
Kridhju pyllit plot me egersira,
Luftoji dhe mundi veset e shekullit,
Zhytju detit plot me diturira,
Zbatoje algjebren gjeometrike te qerthullit,
Diferencialet, integralet, kuantet me viza
Trigonometrike, te liga e te mira,
Zberthyer dhe situr me site te nxehtesise,
Te drites, te magnetit, te transformimit
Te elementeve zanafilles te krijimit,
Te hinges sEinsteinit, strukturen e Universit,
Pastroje ndergjegjen nga ferrat dhe drizat,
Qe te shpojne trurin, si lemenjte qe shpon miza,
Zotero dyshimin e dobet te Dreqit.
Perqafo te drejten, te verteten, virtytin,
Filloje dialogun me vatet e njerezimit,
Engimes virane zbertheja ekuacionin,
Gjej veten, sic ishe me tradite dhe zakonin
Qe kishe, kur popujt e Europes tadhuronin,
Me ligje te gatuar me gjak e me besim,
Gjeje formulen kimike europiane,
Ku gjith ata popuj e gjeten shpetimin
Me drite shpirterore nide perparimtare.
Te gjithe popujt kane nje fytyre,
E nesermja nga e sotmja te jete me e mire,
Ne laborator shih kohen ne pasqyre,
Mesoje mesimin e shekullit qe do vije,
Perpara se te zere sorpreza (11) barbare,
Veru ne radhe me popujt e qyteteruar,
Ec paralel me te perparuar,
Mos iu tremb kurre ndermarrjes se madhe.
Trete ne gjak gjithe cpruri njerezimi,
Ngjishe per brezi trajektoren e qyteterimit,
Kurre se ka penguar imagjinaten trime
Frika as tortura me burgje me krime,
Koha as hapesira, as dreqi, as fati,
Vullneti, vella, vetem vullneti
Shoshit malet, ndan ujerat e detit,
Trimin e ndihmon hem koha, hem rasti,
Arriti njeriu pertej diellit dhe Martit,
Pershkoi ne qiej kufijt e Universit.
Me vullnet po arrite te zoterosh mendjen tende,
Me dore shtrengoji thirrjet e gjakut,
E ke ne kraharor te gjalle Iliro-Trakun.
Nisju bokerrimes se perpjete te malit,
Ngjitju pa frike udhes sidealit,
Degjoje thirrjen e Zotit dhe te Zanes,
Tarrish ne sferen e harmonise se Nirvanes.
Veshtroje jeten qe se larti nga qielli,
Mblidhi yjet me rrjete rreth diellit
Te ballit fisnik qe ka emer nderi,
Ku zhvillohen ekuacionet e medhenj te jetes,
Hapi dritaret e kulles se misterit,
Thithe nektarin frymezues te eterit.
Behu moter-vella se Drejtes, se Vertetes,
Me vatet udheheqes, kerkimi per Hy
Do jete prane teje ose aty-aty.
Mesoje popullin per udhetim te ri,
Lakoji dimensionet me et per lumturine,
Atehere do zoterosh sigurisht Historine,
Do gjesh Misterin bashke me Perendine.
I cliruar nga roberia e kujteses,
Korba, sorra, hardhicka dhe qyqe
Dhembecojne shtigje stinashte jetes,
Per te torturuar Fakirin ne gjyqe,
U avulluan, duk me shkarkuar
Si bari prej veses se renduar,
Kur e ngroh dielli i agimit te ri,
Behem mik i beses,
Ikin si dallandyshe: endrrat me shpresen,
Ne eter te Nirvanes gjej prehje e qetesi,
Vullnet, vendim, vendim me fuqi.
II.
Cliruar angushise qe bie vdekja,
Endet ne hapesire Perkatesi i Kohes
Sardhshme, pa gjetur identitetin e tij,
I vdekuri nuk ka vdekur,
Se vdekja e Zotit te mistikeve
Eshte vetem mungese e perkohshme.
Vetem ketu gjeti kuptim Perpjekja.
III.
Ne naten e pakohe, universale,
Kundershtohen feneret e se shkuares,
Dritat e vogla perpiqen te ndricojne
Udhet qe erdhen, udhet nga do shkojne,
Drejtime te rinj si nje parandjenje e frikshme
Per nje agim te panjohur te tmerrshem.
Besa i thote shpirtit: pse je i kujdesshem?
Ti je i pavdekshem.
IV.
Erresira qeshte gjithnje kureshtare,
Nga frika se po i afrohet agimi,
Fshihet ne intuitat e hidhura
Te Shopenhaurit, Sartrit, Heidegerit,
Qafrohen e largohen ne kerkesa qorre,
Ulerijne: bota eshte nje aktivitet
Absurd i mendjes pa kuptim,
Enderr e etit te deshires se paperkufizuar,
Nje boshesi pa themel,
Hyn atje tek nuk del,
Pingul nje tunel,
Pa qellim, pa ligje, pa dimensione,
Si qenia dhe te qenet nekzistence te qorruar,
Nuk e kupton, kush nuk e ka provuar
Absurditetin e saj te denuar.
V.
Idete qe jane te pavdekshme,
Rrjedhin burimesh mendonjesish te panjohur,
Si ajri qe nga dielli nuk merr te ngrohur,
Po nuk ia ktheu nxehtesine planeti.
Idete, po nuk gjeten balle te pranueshem,
Rrjedhin kot, burimet qe lumi i shpie detit,
Pa nderlidhje ne mes te tyre,
Si nxehtesia irreversibile,
Si uji, magneti,
Elektriku dhe deti
Vazhdojne udhetimin jashte hapesires dhe kohes,
Pertej drites, pertej erresires,
Duke shpresuar nje dite te shkelqejne,
Atje ku spritet as pandehet,
Pertej se liges, pertej se mires.
Fatalisht nje dite,
Papandehur, paprite,
Shkeputet egersisht zinxhiri i tyre,
Kjo boshesi behet mungese
E nje kuptimi te sigurte,
Qe te shnderrohet magneti ne drite.
Kjo eshte tortura e te gjithe dramit,
E interpretoi Karvanxhiu i shkretise
Ne udhen qe i la Martiri i Kalvarit.
VI.
Jane te pakte e te rralle Enderronjesit,
Sa humbasin gjate udhetimit,
Prandaj kurre si kuptoi njerezimi,
I mungon BUSULLA per te gjetur drejtimet,
Ata qe smesojne, si gezojne dot kujtimet,
Qe jane lule te thjeshta
Te jetes mes gazit dhe lotit,
Te syrit te zjarrte qe sheh pertej kohes,
Ku fshihet misteriozisht e drejta,
Kuriozin e etuar e sulmojne dyshimet.
Eshte aq e tmerrshme sa e hidhur E VERTETA.
VII.
Ndoshta nje dite shume te larget
Bota do ta kuptoje veten,
Nga nisja ne perfundimet,
Nga eksperienca e ashper,
Nga agimet ne perendimet,
Do munde ta shpetoje veten,
Magneti misterioz do te zmadhohet,
Ne drite te kuptueshme
Do ti zbertheje ekuacionet e qiellit,
Do ti hape panxhat e dyerve te Misterit.
Duke gerrmuar, duke zbuluar, duke gjetur
Driten e fillimit, shkakun e mbarimit,
Njerezimi do gjeje udhen e vertete.
Ndoshta ai do te jete Rigjallerimi
Qe thane shenjtore e profete
Timagjinates mistike.
Do te pagezohen, do te kuptohen,
Do te perqafohen
Shtegtaret e yjeve.
Tė gjorėt vargjet e mi,
I dogji dor e kusarit,
Turpi i gjorė nė histori,
Kohė polici, dhe xhandari
* * *
Kohė e nėmur, kohė urie
Kohė turpi, kohė zie,
Qė nė kokė e gjer nė thua;
Vdekur zana, vdekur ora,
Vdekur kombi, kur vdes Vlora,
Shurdhėr, memecė dhe qorrė;
Burrat pėr trastė hauri
Kėrrusur shpina, thyer gjuri,
Helm nė kokė e nė thua,
Shkarrėzyer nėpėr llomi,
Popull, more lum e pėrrua-
Turpi i parė nė Histori!
* * *
Tė gjorėt vargjet e mi
Zgjua ėndrrash Ideali,
Besoja si ēilimi
Nė Shtetin e bajraktarit,
Rreth e qark kone e gjarpėrinj
Fati i kombit lodėr zari,
Tiranė, Zvicėr, Itali
Fluturojnė valixhe ari.
Populli vdiq nė uri
Mbushur goja tėrfil bari,
Tej e tej nė Labėri
Vdisnin si mizat beharit,
Kur i zė furtunė e shi.
* * *
Tė gjorėt vargjet e mi
nė stiva i dogji zjarri.
Nė Lice ndodhi arrestimi
Nė klasė tek jepja mėsimin.
Decourville (1) bėn cudi
Cdo tė ketė bėrė ky djalė i ri,
Shumė e rreptė qėnka shtėrngica-
Pėrse ndodhi arrestimi?
Pėr ca vargje fjalė trimi
Qė i qau lalagjoni,
Pėrgjuan spiunėt e rinj:
Libri flet me ironi
Figura alegori
Shumė tė gjalla, aluzioni
Flet pėr Madhėrinė e tij,
Nė Gjarpėrin e nė Neronin (2)
Bincė e ngushtė nė ministri
Nėntėdhjetė ditė nė errėsi,
Me dy tortura barbari
Qė ka turp ti thotė shqiptari.
* * *
Moj e mjerė Shqipėri
Kur do vėsh mėnd e lloi,
Tė mėsosh nė histori
Si nderohet faqebardhi?
Kredhur shpirti nė llomi,
Perėndi ėshtė bajraktari.
Nė Korcė u hap gjyqi i zi
Prapė goxha ceremoni,
Su lejua gazetari,
Protestoi Gjergj Bubani:
Kjo nuk ėshtė drejtėsi
Gjykohet njė djalė i ri,
Pėrse shkruajti poezi
Tė pa faj, pa ligėsi
Posi njė ėndėrr behari!
U ndodh gjykatės Shkodrani (3)
Fisnik gjaku, fisnik xhani,
Trim posi Selam Musai
Arbėror gjak Arbėrori,
Rrefuzoi ctha dėshmitari,
E lozi fatin e tij,
Shqipėroi PAFAJSI.
Libri qė me lot u shkrua
Me halle, vobegėsi,
U shkėrrmoq dhe u dėrrmua.
Shpirt labi, si tu durua!
Rrėfimet u bėnė hi.
Mjera ti, moj Shqipėri,
Kur do vijė njė brez i ri:
Tė bėhet koha me mua?!
________________________
(1) Decourville Drejtor frėng i Liceut tė Korcės.
(2) Gjarpri dhe Neroni, dy poezi ne Rrėfimet.
(3) Ndoc Coba kryesoi gjyqin. Vasil Xhacka, Sotir Kozma, njė profesor matematike nga Gjirokastra, njė prokuror vlonjat, pėrbėnin gjyqin.
Filozofi i shquar shqiptar qe u diplomua ne Sorbone dhe u dekorua nga presidenti Regan
marre nga libri : Shqiptaret e Amerikes te Vehbi Bajramit
[Intervist me Profesorin Isuf Luzaj]
. . .
- Vitet 1936-1938 qene vite te zeza, - thote ai. Kane vdekur fshataret ne Vlore me bar ne goje, ua shoi jeten uria. Atehere ra dhe termeti qe rrenoi cdo gje. Studentet ishin shume te pakenaqur me gjendjen e krijuar. Me 28 nentor te vitit 1938, nje mije e teteqind studente te Liceut te Korces bene nje demonstrate te madhe. Duam buke, populli po vdes, therritnin ata. Erdhi urdheri per arrestime. I futen studentet ne oborin e liceut dhe ua mbyllen dyert. Tri dite studentet qendruan te mbyllur, pa buke e pa uje. Pas disa ditesh erdhi Harilla Teodosi, inspektor I pergjithshem I pallatit mbreteror, per te inspektuar gjendjen. Ai ishte shqiptar nga Bullgaria qe e fliste dobet shqipen. Dha udher te liroheshin studentet. Liceu I Korces ishte lice francez. Ishim vetem tre profesore shqiptare: une, Enver Hoxha, qe e emeroi kunati I tij edhe pse nuk kishte diplome dhe Sotir Kozmo. Te tjeret ishin nga Franca. Drejtori I liceut De Kurvil, mblodhi te gjithe profesoret dhe filloi te pyeste:
- Pse jane ngritur studentet ne demonstrate? A e perkrahin studentet komunizmin?
Fola dhe une.
- Studentet e liceut, - thashe une, - duan nje qeveri demokratike, nje qeveri qe ta votoje parlamenti.
- Studentet jane komuniste! bertiti dhe u ngrit ne kembe me kamxhik ne dore Harila Teodosi.
- Ai ishte njeriu me I afert I Zogut. Rrihte gjeneralet dhe ministrat. Askush nuk guxonte tia kthente fjalen.
- Ne qofte se ata jane komuniste, - tha Harila, - ju dhe Enver Hoxha I keni mesuar te behen te tille.
- Une ju siguroj se studentet nuk jane komuniste, por liberale, - I thashe. Dhe, isha I bindur per kete. Me vone e kuptova se nuk kisha thene te verteten. Enver Hoxha kishte bere punen e vet ne menyre te fshehte te embeltorja e Koci Bakos, duke I tubuar studentet neteve te vona dhe duke u shpjeguar doktrinen marksiste. Keta studente me vone e bene ate komisar politik dhe me vone u zgjodh sekretar I Partise Komuniste.
- A foli gje Enveri ne takim me Harilla Teodosin? e pyes profesorin.
- Jo, - pergjigjet ai. Ishte me I zgjuar se ne. Qe dinak I madh. Ne kishim qene shoke ne Paris, shoke ne atdhe dhe nuk e kisha ditur se ai po organizonte e frymezonte studentet per te perkrahur komunizmin. Per te dua tju flas me vone gjeresisht.
. . .
Me 7 prill te vitit 1939, Italia zbarkoi ne Shqiperi. Si e kujton ate kohe prof. Isuf Luzaj?
- Diten e Pashkeve, Musolini tha ne radio: Per keto pashke, vezet do tI kuqim me gjak. Une isha profesor ne Shkollen Tregtare te Vlores.
- Ne duhet te veme ne lufte, - I thashe drejtorit.
- Me ke te luftojme? ma ktheu. Nuk e di se ata vine me topa e vapore?
- Se bashku me nja 120 studente, vendosem te luftojme kunder italianeve. Morem ca pushke te vjetra. Ato ishin te ndryshkura se I kishin futur ne nje xhami qe pikonte. Ne dhjete pushke, vetem njera zbrazte fisheke. Ne ate konflikt me italianet ne Vlore, me shume luftoi krahina e Kucit, e udhehequr nga Rrapo Celoja. Me te ishin nja 600 katundare te armatosur me pushke. Ata qendruan nja tri ore te porti. Disa prej tyre u vrane e disa u plagosen. Nga studentet tane u plagos Fadil Katoshi nga Durresi. Ushtria italiane kishte nja 4-5 vapore. Vloren nuk e bombarduan. Fshataret I kthyen tri here varkat e vaporet, - kujton profesori.
- Cndodhi pas zbarkimit italian ne Shqiperi?
- U mbyllen shkollat, filluan te mbahen demonstrata kunder pushtuesve italiane. Ne Vlore u be demonstrata e pare e studenteve me flamurin tone, pa shenja te Italise. Rreth nje mije studente dhe nje mije qytetare, brodhem rrugeve te Vlores, duke kenduar himnin e flamurit. Nje student I shkolles tregtare vrau nje polic italian. Lindi dyshimi se e kisha bere une nje veper te tille dhe me arrestuan. Se pari me cuan ne burgun e Vlores e pastaj ne ate te Durresit, prej nga, pas disa muajsh, me transferuan se bashku me 12 studente ne Brindisi te Italise. Ky ishte burgu me I keq qe kam pare ne jete. Prej burgut te Brindisit na transferuan ne Gaeta e prej atje ne Ventotene. Aty takova Abas Ermenjin e Llazar Fundon, filozofin me te madh qe ka pasur raca shqiptare. Ketu na mbajten deri me 1942. Se kush u kishte treguar pergjegjesve te burgut se une kisha shkruar poezi per luften e Vlores! Ky u be shkak qe te me conin ne nje keshtjelle ne Cortono DAreco. Atje njoha Ali Kelcyren, I cili me tregoi se, para se ta internonin, kishte formuar Ballin Kombetar me Mithat Frasherin, Fuat Bej Dibren e Lef Nosin, po nuk kishin statut te organizates. Ne varrezat e keshtjelles, te dielave, populli shkonte per te vendosur lule. Edhe ne, nje dite, bleme ca lule per te nderuar te vdekurit, vetem qe karabinieret italiane te mos na hetonin se po bashkepunonim. Ne ate vend, disa te diela rresht, shkuram Dekalogun e Ballit Kombetar. Ali Kelcyra fliste, une shkruaja. Une propozova qe ne Dekalog te hynte pika e shtate: Organizata e Ballit Kombetar do te zbuloje vlerat e verteta, do tI edukoje njerezit, pa marre parasysh besimin, krahinen ose partine politike.
- Si u liruat nga burgu? e pyes profesorin.
- Ali Kelcyren e falen. Kur shkoi ne Shqiperi, foli me Ernest Koliqin, minister I arsimit. I tregoi se kishte dy vjet qe po qendroja ne burg dhe isha I semure. Une ne te vertete nuk isha I semure, por kete e tha qe te me lironin me shpejt. Keshtu me liruan nga burgu. Ali Kelcyra, pas lirimit, u be mik I gjeneralit Dalmaco qe ishte komandant I ushtrise italiane ne Shqiperi. Donte te mesonte nga ai planet e pushtuesve ne Shqiperi dhe, meqenese kishte ca pyje, ua shiti atyre per te prodhuar leter. Keto ishin kontakte tregtare personale. Keshtu e dinim ne ne ate kohe. Po ai, sic thashe, me shume I beri qe te ishte ne kontakt me Dalmacon. Historia do te gjykoje se a beri keq ai qe u fut ne nje lloj marreveshje me te: Mos me vrit, nuk te vras. Gjithcka eshte shkruar per historine e Ballit, po historia kurre nuk eshte qind per qind e drejte. Nje filozof francez thote: Historia 50 per qind eshte falso. Pse? Sepse ai qe shkruan, thote ate qe di. Po ai mund te dije pjesen e vogel te gjerave qe kane ndodhur. Historine e vertete nuk e shkruan as komunistet, nuk e shkruaj as une, por do te kalojne shume e shume vjet, kur te shuhen inatet dhe merite, te qetesohet deti dhe te dalin nje apo me shume historiane qe te shkruajne historine.
- Kur dola nga burgu, - thote prof. Luzaj, - Ali Kelcyra me caktoi te shkoja anekend Shqiperise per te organizuar rinine kunder Italise. Ishte maji I vitit 1942. Partia Komuniste kishte formuar cetat, por nuk ishte futur ne aksion. Priste urdherat nga Belgradi. Me vone u formuan cetat e Ballit Kombetar. Komandant u emerua Hysni Lepenica e keshilltar politik I tij, Hysni Muco.
* * *
Cilat kane qene lufterat me te rendesishme te Ballit kunder okupatorit italian?
- Lufta me e rendesishme ka qene ajo e Selenices, qe e kam komanduar une, si dhe lufta e Sykuqit dhe e Ballshit nen udheheqje te Hysni Lepenices. Hysniu ishte atdhetar e trim. Vetem Skenderbeu mund te kete qene me trim se ai. Po ai ishte I pashkolluar. Nuk e dinte se ceshte partia e ceshte statuti. Ne pese luftera e kam pare me syte e mi tek ecte ne kembe me pushke ne dore, balle per balle me armikun. Ne te djathte e ne te majte, vriteshin njerezit, mitralozi korrte dhe barrin e ate nuk e kapte plumbi. Ngrihej ne kembe, therriste luftetaret qe te shkonin pas tij duke u thene se plumbi I italianit nuk te kapte. Prej ketyre lufterave, megjithate me e renda ishte ajo e Ballshit. Kjo lufte zgjati tri dite e kater net. Ne fund italianet u dorezuan. Ne nje liber kam lexuar me vone se meritat per kete Enver Hoxha ua faturon komunisteve. Po ate lufte nuk e beri as Balli as Partia Komuniste. 37 luftetare shqiptare vdiqen, po nuk I njihte askush se kush ishin. U plagosen edhe nja njeqind te tjere. E di si fillon lufta? Njeriu, me te degjuar se ka krisur pushka, le qete ne are, merr pushken dhe shkon ne lufte. Dhe nuk dihet kush se ceshte. U plagos edhe nje djale qe ishte roja ime personale.
Sa veta u vrane ne anen e kundershtareve?
- Ata u vrane me shume, por nuk dihej numri. Ne u detyruam te iknim. Sikur te qendronim me shume, do te behej kasaphane, sepse erdhen edhe kater batalione italianesh dhe nuk kishim mundesi te perballeshim me ta.
Si u organizuan luftetaret shqiptare per kete beteje?
- Iniciativa per te kundershtuar italianet ne Ballsh ishte e Ballit Kombetar, pasi rame dakord ne Shkoze ne shtepine e Gani Alikos, me Mehmet Shehun, Hysni Kapon dhe nje inxhinier komunist. Ne cdo fshat kishim nga nje celule prej tre vetash. Nga tre veta kishte edhe PK-ja. Prej anetareve te celulave askush nuk u vra. Komunistet nuk kishin asnje oficer teknik te luftes. Ne, te pakten, kishim njerin qe kishte qene toger ushtrie dhjete a pesembedhjete vjet.
- A ishit te armatosur dhe ku I gjenit armet?
- Armatimi yne ishte I vjeter. Kishim vetem dyfeke e mitraloze.
Prof. Isuf Luzaj mori pjese aktive ne Konferencen e Mukjes.
- Cka mbetur ne kujtesen tuaj? Si e pate atehere kete ngjarje dhe si e shihni sot?
- Konferenca e Mukjes, me 1943, eshte ngjarja pa te cilen eshte veshtire te flitet per historine e asaj kohe. Ata qe moren pjese ne te, me te vertete ishin perfaqesues te popullit. Ne te merrnin pjese edhe kosovaret e camet dhe komandantet e forcave te armatosura. 12 perfaqesues kishte Balli e po aq kishte edhe PK-ja. Idene per mbajtjen e Konferences e dha Mithat Frasheri me Ali Kelcyren. Mithati me pat thene se idene e kishte diskutuar edhe me Lef Nosin e Fuat Bej Dibren. Ky I dyti dikur kishte 5 restorante ne Paris. I kishte dhene Ismail Qemalit 30 mije napoleone florinj qe te shetiste boten dhe I paguante gazetat qe te botonte artikuj ne dobi te ceshtjes sone kombetare. Erdhi koha qe kur u kthye ne Shqiperi, nuk kishte ku te flinte. Mori me qira nje shtepi ne Tiranen e vjeter. Ne Konferencen e Mukjes, pervec ketyre te dyve, mbaj mend keta persona nga ana e Ballit: Mithat Frasherin, kryetar, Ali Kelcyren, nenkryetar, Hasan Dostin, sekretar, Hysni Lepenicen dhe Hysni Mucen. Nga ana e PK-se ishin: Dr. Ymer Dishnica, Abas Kupi, I cili me vone braktisi PK-ne per shkak te ceshtjes se Kosoves, Mustafa Gjinushin dhe Mustafa Kacaci. Te tjeret nuk I njihja se kush ishin. Merrnin pjese mijera vete qe rrinin nen ullinj, se aty nuk kishte shtepi. Kishte vetem nje mulli atje afer ku flinte Mithat Beu I semure nga kolla. Ne shesh ishin vendosur 24 veta, ndersa te tjeret rrinin anash. U bisedua tere diten ceshtja e Kosoves dhe me ne fund komunistet derguan kasnecin qe merrte urdhera nga Enver Hoxha: u pranua marreveshja. Kur u mor vendimi I perbashket, nga perfaqesuesit e Ballit dhe PK-se, qe Kosova te jete pjese e Shqiperise etnike, jehuan kodrat e fushat nga duartrokitjet e turmes, te ciles nuk I shihej fundi. Gezim me te madh ne jete nuk kam pasur.Me vone, sic e dini, nga presioni I komunisteve jugosllave, komunistet shqiptare na e kthyen shpinen.
* * *
- Kur u be pajtimi mes ballisteve dhe komunisteve ne Konferencen e Mukjes, - tha ai, - hartuam traktet, I hodhem ne Tirane e gjetke dhe se bashku me Mithat Frasherin, Fiqri Dinen, Fuat Beun e Lef Nosin vajtem ne Diber. Me emeruan perfaqesues te cetave te Ballit Kombetar. Une duhej tu jepja urdher cetave se si duhej te vepronin dhe tI raportoja Komitetit. Hysni Lepenica u emerua komandant I cetave te Ballit ne jug te vendit, ndersa Hysni Muco, nderlidhes I cetave te Ballit me Komitetin Qendror. Ne ate kohe italianet dogjen pallatin e Fiqri Dines. Ai pallat I bukur, me kater kate, beri dy jave derisa u dogj. Filluam luften kunder italianeve. Me ne ishte edhe Cen Elezi, I biri I Isuf Elezit. U mblodhem 180 bajraktare dhe formuam Besen dibrane. Mbajti nje fjalim Mithat Beu. Fola edhe une. Deshperimin me te madh ne jete e kam pasur atje, kur e kuptova se ata qe udhehiqnin Ballin ishin bejlere. Fatkeqesia me e madhe ishte se disa prej tyre kishin bashkepunuar me qeverine italiane, sic ishin Gjon Marka Gjoni, Pjeter Llaci, Mustafa Kruja Dhe ata ishin keshilltaret e Ballit Kombetar. Ne Diber gjetem edhe nje prefekt nga Kurveleshi qe, po ashtu, kishte bashkepunuar me italianet. Keshtu, Besa dibrane u shua, ndersa italianet vrane Qazim Koculin ne Vlore. Vdekja e tij ishte edhe vdekje e Ballit, sepse ai ishte si Perendia I Laberise. Kur I thosha popullit qe te veme ne lufte, me pyesnin: Cthote Qazimi? Po te mos vritej ai, mendoj se nuk do te fitonte as PK-ja.
* * *
- Cilat jane shkaqet e deshtimit te Ballit?
- Faji kryesor I mosorganizmit tone ishte te bejleret, te cilet ishin anetare te Komitetit Qendror. Balli, per te mos fituar komunistet, do te duhej te bente keto gjera: te mbante tri grupet e ushtrise nen komanden e vet; nje grup ne Shkoder, ndersa dy te tjeret ne Tirane e Elbasan, qe perbenin rreth 120 mije ushtare te armatosur. Po tI udhehiqte Balli keta ushtare, komunistet nuk do te fitonin. Komandantet e grupeve erdhen ilegalisht me ne, ndersa ushtaret shkuan ne shtepite e tyre. Ushtaret e oficeret, I lane kazermat dhe vetem gjeneralet erdhen me ne! Balli po ashtu nuk ishte ne gjendje te formonte ceta ne tere Shqiperine. Ceta pati vetem ne Vlore, Berat, e ne Korce. Ne Korce ceta u shkaterrua, sepse komandanti beri vetevrasje. Ne prefekturen e Beratit ishte Abas Ermenji qe nuk zbrazi asnje pushke kunder italianeve se, skishte rast, meqe italianet ishin ne Vlore e Berat.
- A ishit ju atehere te vetedijshem per keto qe thoni sot?
- Ne ate kohe nuk I dija keto gjera. Vetem ne Diber e kuptova se kishim humbur luften, per shkak te bejlereve nga te cilet Shqiperia kurre ska pasur e as qe do te kete ndonje perfitim. Bejne perjashtim bejleret sic ishte Ismail Qemali, Mithat Frasheri e ndonje tjeter. Pervec kesaj, ne Komitetin Qendror nuk patem asnje njeri te ri. Isha vetem une qe nuk kisha shume eksperience.
Si e cmoni personalitetin e Mithat Frasherit?
- Mithati ishte nje njeri shume I ndershem. Atdhetar qind per qind e I sinqerte. Demokrat ne teori, asristokrat ne praktike. Ne teori e donte demokracine, po ne praktike ishte me bejleret e Toptanit, sepse I kishte farefis dhe me ata te Elbasanit, te Korces e te Shkodres. Ata bejlere, sic thashe, ishin armiku I popullit, sepse ata e mbajten ne hu e litar 500 vjet popullin shqiptar nen sundimin turk. Nje shqiptari qe I sherbente sulltanit, I jepej titulli bej.
- Komunistet ishin me te organizuar se Balli Kombetar?
- Ata ishin shume me te organizuar. Kishin pervoje, sepse u vinin urdherat dhe mesimet nga Belgradi. Balli Kombetar nuk kishte as statut, as kod apo ligj. Nuk patem asnje leter te shkruar se cduhej te benim
- Clirimi I Shqiperise eshte produkt I rrethanave historike, apo ?
- Clirimi I Shqiperise eshte vdekja e boshtit Rome-Berlin. Luften e humbi Hitleri dhe Musolini. Shqiperia mbeti zone e asnjerit. Atehere, PK-ja, qe ishte me e organizuar se Balli Kombetar, mori fuqine ne dore. Duhet te dime nje gje: komunistet nuk kane zhvilluar asnje betej kunder gjermaneve. Eshte turp te thone se kane luftuar. Ata hyne ne Vlore pese dite pasi iken gjermanet. Gjermanet ishin ne Shkoder, kur ata erdhen ne Tirane.
* * *
- Ne fillim te kesaj bisede thate se nuk ka njeri qe e ka njohur me mire Enver Hoxhen. Cili ishte Enver Hoxha?
- Ai qendroi 11 vjet ne France dhe nuk fitoi diplomen. I jepte para kunati I tij qe ishte milioner nga Gjirokastra. Ky I hiqte atij shpenzimet, sepse do te fejohej e martohej me motren e tij. Kur ai vajti dhe pyeti ne Universitet dhe mori vesh se ska dhene asnje provim, ia nderpreu ndihmat. Enveri me vone mbeti pa burim te financimit dhe u fut ne Partine Komuniste, sepse ajo u jepte te huajve dreka e darka, ushqim e strehim. Mbante nje cante te madhe, per tu paraqitur para te tjereve se kishte libra ne te. Nderroi disa fakultete, por nuk u diplomua kurre. Te tregoj edhe nje barcolete per te. Nje dite ai me telefonoi vone. Cke bere ashtu me pyeti I nervozuar. Ke nxjerre nga canta ime librat e ke futur ca tulla ne te. Iu betova se nuk e kisha bere une nje gje te tille. Kur I tregova per kete Dhori Panos, ma ktheu duke qeshur: Une kam gjashte muaj qe ia kam futur ne cante ato tulla e ai tani I paska pare! Enver Hoxha na pat treguar nje dite se e kishte veshtire ta gjente Universitetin ku ishte regjistruar, sepse shkonte atje njehere ne gjashte muaj.
- Pata rast te takoja nje doktor japonez ne Amerike, I cili kishte qene mjek personal I Enver Hoxhes, - tregon prof. Luzaj. Diten qe mu dha medalja e nderit nga presidenti Ronald Regan ne Universitetin e Indianes, erdhen edhe disa shqiptare. Stavro Skendi, profesor ne Universitetin Columbia dhe kryetar I Shoqates se Gazetareve te Amerikes me njohu me doktorin japonez. Ai kishte qene 5-6 vjet mjek I Enver Hoxhes. Me tha se diktatori shqiptar, ngrihej shpesh naten nga gjumi dhe bertiste: Erdhen, erdhen, erdhen te me vrasin! Vinte roja me vrap e pyeste: Cndodhi? I hidhnin pak uje te ftohte, me thirrnin pastaj mua per tI dhene injeksion.
O ju poete te shekullit qe po troket ne dere!
I sheruar nga plaget e t'et i semure,
qe i mblodhi bocat per t'u hedhur ne ure
Ju qe do jini te lire e me ndere,
kendoni me mua Epopene e varrosur ne zemer plagosur.
Ne nete dimerore, mbi male me bore nje cyle dyjare varur mbi dafine fryn
era,
pra qan cyla e gjore
dic po thote per heronj e deshmore
te persekutuarit
qe lodhen urine.
mbajeni vesh, degjojeni mire
ajo do qaje te djeshmen e xhindosur:
U jipni deshmoreve kurora deshperimi,
u jipni heronjve kurora ethurimi ,
te persekutuarve kurora durimi.
shekulli i semure qe s'paska te sosur...
Foli nje ze i njohur po s'tha emer:
"fitorja eshte nje dhurate qe bie falli
s'e gjeti njeri as me mend e as me zemer
ashtu sic lind mendja dhe malli
A'skush se pandehu, s'e pati gjykuar
arsyet as shkaqet qe binin stuhine
qe perzuri njerezit, si fletet, mbi uje"
-As une tha PANI, se pandeha, as une,
neper gjith ate Babiloni si furtune,
ku do ta perplaste fati a djalli
fitoren qe erdhi si ulkonje e plagosur.
Me kurorezon ballin nje ylber gjaku qe rrjedh nga plage,
heronj e deshmore lotet e djalit, plakes e plakut
ne biruca burgjesh po i lepin tirani
me ata do te ushqehet sa te bien meteore,
ta shtrydhen gjaksorin, ne fund te oqeanit,
Kjo legjende eshte histori e pasosur..
Udhet qe merr ne shekuj Historia
nuk kane qene kurre vendimet e mija - tha PANI plak me veshtrim neverie.
Aresyeja e saj eshte ne fundin e qiellit
atje ku ze fill Koha dhe Historia
atje ku lind jeta dhe Universi
ku nuk egziston E liga as E mira
as fitimtare as te burgosur
Ne shtrashat, stuhirat qe vejne e vijne
qe ju, frymaret u kerkoni aresye me kandar tuaj peshoni drejtesine
meritat, nderimet, bukurite e dashurite jane lodra foshnjore,
keshtjella ne ere,
azgje rruzullimi nuk ka asnje vlere,
mjerimet tuaja jane ndeshkim i krimit qe u shtypen shekujt me gjak e tmerr,
denim per njerezimin qe harron Perendine,
histori e marre qe duket enigme,
do perseritet miliona mije e nje here.
" Asnje gje madheshtore nuk eshte krijuar ne bote vecse prej nje besnikerie heroike per nje ideal qe kryhet si mision, vetem ajo Qenie qe ka ate personalitet krijon ose reformon qyteterimin.
Personaliteti perkufizohet si e vetmja qenie e personalizmit, nje term modern qe i aplikohet cdo lloj filozofie qe e konsideron vleren supreme si celes te kuptimit te realitetit. Personalizmi tipik origjinal dhe fetar, i perdorur per here te pare ne Amerike ne vitin 1863 nga Bronson Alkot, per te perkufizuar doktrinen e realitetit qe, principi i kesaj bote eshte nje Person i shenjte i cili e mban universin ne aktivitet per nje vullnet si nje proces evolutiv krijonjes. Ne Epistemologji, personalizmi eshte ekzistenca qe vleresohet nga nje burim i njellojte me mendimin qe mendohet vetem nga Personaliteti. Personaliteti eshte teresia mendonjese, krijonjese, udheheqese, reformonjese e popujve per miresi, perparim, dituri, barazim, dashuri te njerezve ose te njerezimit. Raca jone u ka dhene te huajve me shume sesa ka mbajtur per vete. Persona ne pozita te larta lufte, si te Romes, Turqise, por keta persona nuk kane patur Personalitet. Ne qofte se ndonje lexonjes kurioz deshiron te dije ndryshimin ose distancen ne mes te dy termave, le te studioje Spinozen dhe Martin Heidegerin ose Leibnizin dhe Sartrin. Ne qofte se deshiron te kenaqet me me pak miell te mullirit tim, le te lexoje vepren time, Persona dhe Personaliteti.
Personaliteti nuk eshte komplet, sepse sundon nje popull, cliron nje popull ose grabit e sundon popuj te tjere, jo. Personaliteti i ben te lumtur si popullin e tij, fqinjet e tij ose edhe me tutje popujt e tjere. Nuk ka vend ketu me tutje as analiza ose psikoanaliza, as sociollogjia matematike, as filozofia e politikes, as analiza e politikes, as arsyet dhe shkaqet e ndodhive qe krijojne njerezit e ashtuquajtur Burra Shteti ose Njerez te medhenj "
Krijoni Kontakt