Nė gjeografinė fizike dikur na mėsuan se ndėr dukuritė e natyrės tė cilėn ne si njerėz popullojmė, bėn pjesė dhe derdhja e lumenjve nė liqene, dete apo oqeane.
Kėtė fundjavė, ne mėsuam, se ēėshtė nė gjendje tė bėjė vullneti i njeriut; njeriu e mposhti edhe njėherė natyrėn.
Jo vetėm qė nuk janė lumenjtė ato qė derdhen nė njė liqen (tė dashur nxėnės!), por liqeni ėshtė nė gjendje, tė dalė ashtu zemėrak dhe i vrullshėm, si njė egėrsirė me dhėmbė tė mprehur, e tė derdhet nė formė lumi mbi qytetin.
Ēudi e madhe do tė kish qenė, nėse do tė kish qenė liqeni, ai qė kish dalė nga portat me njė qėllim nė vetvete. Njė sensacion shkencor do tė ndodhte; nė Shqipėri do tė zbulohej edhe njė subjekt tjetėr me ndėrgjegje e aftėsi llogjikuese, Liqeni. Ndėrkohė, lumi rrjedh ashtu pa mend e pėrmbyt lagjen e pluhurt tė Tiranės...Por, qė nė fillim u bė e ditur, se gjithė kėtė e mundėsoi vetėm shtypja e njė suste. Pra supozimi im i mėsipėrm, sado revolucionues do tė ishte pėr shkencėn, u rrėzua qė nė kokėn time.
Kėtė gjėnė qė ndodhi (se Ēudi e madhe nuk ėshtė pėrderisa u pėjashtua hipoteza e panxjerrė nga goja ima) nė fundjavėn e fundit tė shtatorit tiranas do ta zgjidhte bėrja e njohur e personit tė cilit i pėrket gishti shtypės.....(Kėtu unė supozoj prapė!) Sigurisht qė fajtor do tė jetė pėrsėri njė i pafajshėm qė mundėsisht nė atė kohė ishte nė gjumė...Apo jo, do tė jenė njė ose dy fshatarė me gomerė me vete qė i kanė lėnė gjurmėt ashtu padashur nė rrethinat e vendngjarjes...Vetėm se kėtė herė nuk do tė jenė monedha floriri apo gjerdane vezulluese ato qė do tė gjenden...
"Kėto ditė sipas shėrbimit meteorologjik, Tirana, kryeqyteti i Shqipėrisė, ėshtė pėrmbytur nga shirat. Sot arsyeja e pėrmbytjes ėshtė njė tjetėr; njė punonjės i frustruar ka shtypur sustėn qė hapte portat..."Kėtė e njoftonte njėri prej rrjeteve televizive lajmėsjellėse mė tė ndjekur nė Evropė, nė orėn 19.30 tė ditės sė dielė...
Pra, fajtori qenka gjetur...edhe njėherė. Supozimi im u rrėzua...edhe njėherė. Njė urra pėr gjetėsit e fajtorit...Ndėrkohė lumi vazhdon tė rrjedhė, ashtu anormal, siē ėshtė jeta e qytetit tim (kryeqytetit tonė).
Krijoni Kontakt