Kushtrimi i Kodrit neper fushe e male: Leni ēė do punė e rrani me temelue gjytetin mbretnuer te Iliris. E me gjak te kulshedres vizati kufijt e Shkodres.
Kumboi njitas nder malet ilirike
E nder fushore t'b'gatuna n'grunaje,
Zani i kasnec'e e j' brohori jetike,
Qi jehona perdridhte maje n' maje.
E thirrte Kodri: "O djelmeni kreshnike,
Me dhen gur e permend, leni n'bungaje
Spatat e ngulme, leni tok't fisnike,
E leni berret qi kullosin n'zaje;
E hiqni thekshem, kah i t'parve a shkambi,
ku n'vetima perher' Frombja defrehej;
Se nji t'rejes seli po i shtohet lami".
E permbi suken mrekullore u njiti,
E t' gjytetit mbretnuer rrethin, ku t'ngrehej,
Me gjak t'kulshedres, tue vizat', shetiti.
Te gjith Ilirt, Labeatt, Parthint, Autarjatt, iu veshen Shkodres me hiti, e gjimote dheu prej kangve te puntoris qi vėlote te suka si bleta nė zgjue, tuj ngrehe ledhat qi nji hyjni mizore rrzote naten.
Prei krahinet ku i mujshem Labeati
Banon me shqype, e ku, perte, e Parthinit,
Kullot grigja e mrizon Autarijati,
Berret e lame neper ujra t' Drinit:
Porsi cuna t' nji shpis qe i fton i jati,
Avulluesa sinjoreve t' Shkodrinit
Ju veshen Ilirsit me hiti, ku fati
I atmes ma t'lergum ja perkrahte fqinit.
E kndoshin ēetat tui u zbrit, e ushtoshin
Fush' e lugje t' gjelbrueme e shena e prroje,
N'brohorije t'ushtris kur n'pun u lshoshin.
E 'j popull i pa far' rreth suket v'lote,
Porsi shemet e bletve neper zgjoje
Tui ngreh shka naten hyj mizuer do t' rrxote.
----------------------------
Labeatt - banoret e rretheve te Liqenit te Shkodres
Parthint - popull kah Shqiprija e Mesme
Autarjatt - popull kah gurrat e Drinit te Bardhe
hiti - kujdes e shpejt
Krijoni Kontakt