KUSH DHE ĒKA PO BISEDON ME SERBINĖ?
Shkruan : Xhevat Bislimi
Dialogu hynė nė radhėn e shpikjeve tė mėdha tė njerėzimit. Madje mund tė themi se edhe gjuha ėshtė rezultat i nevojės sė njeriut pėr tė dialoguar dhe komunikuar. Kėtė tė vėrtetė e ka kuptuar dhe e ka futur si standard (kusht) tė njė rėndėsie tė veēantė pėr lirinė e Kosovės edhe bashkėsia ndėrkombėtare-Bashkimi Evropian. Pėr tė biseduar dhe komunikuar kanė nevojė edhe palėt historikisht tė armiqėsuara, siē janė shqiptarėt dhe serbėt. Puna ėshtė se bisedimet (negociatat, dialogu) duhet bėrė me rend e me vend. Duhet ditur saktė: kush janė palėt, qė do tė bisedojnė?, pėr ēka do tė bisedojnė kėto palė?, ku do tė bisedojnė?, kur do tė bisedojnė?, kush do tė ndėrmjetėsojė?, dhe mė e rėndėsishmja: a janė krijuar kushtet pėr tė biseduar? Po i marrim me radhė.
Kush janė palėt qė do tė bisedojnė?
Bisedimet do tė duhej tė zhvilloheshin ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės (pa e harruar Tiranėn). Pala serbe ėshtė pėrfaqėsuese e shtetit dhe e popullit serb. Pėr tė hyrė nė bisedime me Kosovėn kjo palė ka marrė vizėn nga Kuvendi i Serbisė, nga Qeveria serbe, nga tė gjitha partitė serbe dhe nė fund edhe bekimin e Kishės serbe. Po kush janė pėrfaqėsuesit e Kosovės? Holkeri, Rugova dhe Daci. I pari, Hari Holkeri, kishte dhe ka mandatin nga OKB-ja dhe Kėshilli saj i Sigurimit, kurse Rugova dhe Daci nuk e kėrkuan as pėlqimin e partisė sė tyre pėr tė shkuar nė takimin e Vjenės, ku do tė hapejė rruga pėr bisedime. Institucionin qė i kishte zgjedhė nė ato funksione, Kuvendin e Kosovės, nuk e pyetėn fare. Tiranėn dhe interesat e saj jetike nė kėtė ēėshtje as nuk e zunė nė gojė. Kėshtu nxirret pėrfundimi se ata nuk pėrfaqėsonin as familjet e tyre atje. Ata ishin dy individė, dy njerėz, dy qytetarė, dy emra, qė i duheshin dikujt pėr tė bėrė nga njė fotografi, qė i duhej dikujt pėr ti filluar bisedimet me Serbinė pėr realizimin e njė politike tashmė tė njohur, qė disa shtete po ndjekin ndaj Kosovės dhe ēėshtjes shqiptare. Nė tė vėrtetė Kosova hynė nė bisedime si krahinė e Serbisė. Dialogun ose bisedimet nė fakt i udhėheq UNMIK-u. Grupet e krijuara pėr bisedime praktike kryesohen nga UNMIK-u dhe pėr ēfarė do tė bisedohet vendoset nga UNMIK-u. Shqiptarėt do tė jenė stolisja ose kripa e kėsaj gjelle bajate, nga e cila do tė vjellin tėrė jetėn e tyre (urojmė tė mos ndodhė kėshtu!).
Pėr ēka do tė bisedohet?
Sipas asaj qė thotė UNMIK-u, i cili edhe i ka imponuar kėto bisedime me Serbinė, do tė bisedohet pėr energjinė elektrike, pėr tė zhdukurit, pėr telekomin dhe pėr ēėshtje tė kėsaj natyre, me demek jopolitike. Jemi dėshmitarė se Kosova prej se ėshtė vendosur sundimi i UNMIK-ut ėshtė mė shumė pa energji se me tė mė shumė nė errėsirė se nė dritė. Faji jetim! Por, nėse u besojmė tė dhėnave tė UNMIK-ut dhe deklaratave tė zyrtarėve tė tij, pėr kėtė ēėshtje (pėr dritatė) janė ndarė mbi pesqindė milionė euro! Miliona euro janė dhėnė edhe nga buxheti i Kosovės! Por, te ne vazhdon tė sundojė terri! Shtrohet pyetja: ku pėrfunduan gjithė ato para? Pse askush nuk u mor nė pėrgjegjėsi pėr shpėrdorimin ose vjedhjen e tyre? Dėmet e shkaktuara nga mungesa e energjisė elektrike nė ekonomi, tregėti, shėrbime, nė shėndetin publik dhe nė jetėn e gjithmbarėshme janė astronomike. Secili qytetar i Kosovės ka tė drejtė tė mendojė se e gjithė kjo katrahur, i gjithė ky dėm qenka bėrė me qėllimin e vetėm: tė ulemi nė bisedime me Serbinė dhe ta marrė vesh Kosova se nuk mund tė jetojė pa vrasėsen e saj, Serbinė!
Muhabet nė kėto bisedime do tė bėhet edhe ēėshtja e tė zhdukurėve, e atyre qė Serbia i vrau, i masakroi dhe po mundohet tua humbė edhe eshtrat. Ky muhabet nuk i nderon UNMIK-un dhe Bashkėsinė Ndėrkombėtare. Gati pesė vjet pas mbarimit tė Luftės Serbia nuk pranon tė japė shpjegime dhe tė dhėna pėr fatin e mijėra tė zhdukurėve, nuk pranon ti kthej kufomat e tyre! Sjellja e Bashkėsisė Ndėrkombėtare (Fuqive tė Mėdha) ndaj kėsaj Serbie (e njėjtė me atė tė Milosheviēit), pavarėsisht konjukturave, ėshtė vėrtetė e pakuptimtė. Serbia do tė duhej tė shtrėngohejė, qė tė paktėn ti gjente tė gjithė tė zhdukurit, tua kthente familjeve. Kjo nuk ėshtė ēėshtje pazarllėku e bisedimesh. Mirėkuptimi qė ka gjeturė Serbia te disa Fuqi tė Mėdha ka bėrė qė ajo tė sillet me cinizėm dhe arrogancė ndaj kėsaj ēėshtjeje tė dhimbshme. Njė pjesė tė fajit e ka edhe politika jonė e butė dhe e ėmbėl si hallva.
I njėjti muhabet edhe pėr telekomin. Rrjeti i telefonisė tokėsore bashkė me prefiksin ėshtė i telekomit serb. Edhe telefonia satelitore serbe ėshtė shtrirė pa pengesė nė Kosovė. Prandaj, pėr ēka do tė bisedohet?
Ku do tė bisedojnė?
Shumė pluhur ėshtė ēuar rreth vendit ku do tė mbaheshin bisedimet teknike-praktike. UNMIK-u propozonte dhe kėmbėngulte qė kėto bisedime tė mbaheshin nė Beograd (nė kryeqendėr). Me kėtė propozim ishin dakord edhe qeveritarėt tanė, por doli problemi i dokumenteve tė UNMIK-ut qė nuk i njeh Serbia! Mė nė fund, siē e dimė tė gjithė, u vendosė qė kėto bisedime tė mbahen nė Prishtinė. Institucionet tona, mė falni tė UNMIK-ut, pranuan qė bisedimet tė mbahen nė Prishtinė, aty ku nuk do tė duhej tė mbaheshin.
Kur do tė duhej tė bisedonin?
Ai qė vendosi se kur do tė bisedohet ishte pėrsėri UNMIK-u, i cili kishte caktuar edhe disa data tė tjera pėr kėto bisedime, por nuk u realizuan, falė ndėrhyrjes sė tėrthortė amerikane. Zgjedhja e 4 marsit si datė pėr fillimin e bisedimeve ėshtė tejet provokative pėr shqiptarėt dhe pėr Kosovėn. Tė fillojnė bisedimet nė vigjilje tė 5 marsit, kur do tė hapet manifestimi Epopeja e UĒK-sė, ėshtė fyerje dhe mospėrfillje e ndjenjave liridashėse tė kėsaj pjese tė Shqipėrisė. Prandaj, nuk duhej pranuar.
Kush do tė ndėrmjetėsojė?
Kjo ēėshtje me sa duket ėshtė hequr pėrfundimisht nga rendi i ditės. UNMIK-u ėshtė ai qė do ti kryesojė komisionet dhe nė tė njėjtėn kohė do tė jetė ndėrmjetės midis palėve qė ishin nė konflikt, midis palėve tė tė njėjtit shtet! Vajtjet e rregullta tė Holkerit nė Beograd janė dėshmia mė e mirė se UNMIK-u dhe Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė vazhdojnė tia njohin Serbisė patronatin mbi Kosovėn. Kjo nuk do shpjegim!
A janė krijuar rrethanat, a janė plotėsuar kushtet themelore pėr bisedime?
Jo. Kushti i parė, nėnshkrimi i paqesė midis Kosovės dhe Serbisė nuk ėshtė plotėsuar. Ne, de jure, ende jemi nė luftė me Serbinė. Kushti i dytė, njohja ndėrkombėtare e pavarėsisė, ose mė saktė e tė drejtės pėr vetėvendosje dhe referendum, nuk ėshtė plotėsuar. Vetėm pas njohjesė sė kėsaj tė drejte (ky ishte edhe shkaku i luftės me Serbinė) mund tė bisedohet pėr ēėshtje kufijsh, pėr dogana, pėr tela tė rrymės e tė telefonit, pėr tė zhdukurit, pėr pagimin e dėmeve tė luftės dhe pėr ēėshtje tė tjera, qė janė tė rregulluara me norma dhe ligje ndėrkombėtare. Mirėpo, Serbia dhe Bashkėsia Ndėrkombėtare (Fuqitė e Mėdha), lere qė nuk e kanė pėrmbush asnjėrin nga kėto kushte, por ato po pėrpiqen ta kthejnė Kosovėn nė Serbi, po pėrpiqen ta mbajnė Kosovėn tė ndarė dhe tė rrėnuar ekonomikisht. Kėrkesa pėr kantonizimin ose ndarjen e Kosovės u bė edhe zyrtarisht nga kryeministri i ri i Serbisė, shovinisti Koshtunica, mu nė institucionin mė tė lartė tė Serbisė, nė Kuvendin e saj. Edhe kjo nuk do shpjegim! Shpjegim dhe studim do paraqitja, logjika, sjellja dhe veprimtaria e klasės politike tė Kosovės, e cila mėrmėrit ca fraza dhe deklarata boshe, qė shpeshherė as vetė nuk i kupton. Ēfraė do tė ndėrmerr kjo klasė politike pas kėrkesės zyrtare tė Koshtunicės pėr ndarjen e Kosovės? A thua do tė vazhdojnė tė pėrkunden nė djepin e bisedimeve teknike-praktike? A thua do ta kuptojnė se Serbia nuk ėshtė e interesuar pėr bisedime tė tilla tė kota, por, tė paktėn, pėr ndarjen e Kosovės, meqė tė tėrėn nuk e kapėrdinė dotė, sepse do ta pėlciste. A thua e kuptojnė se Serbia kėtė synim strategjik mund ta realizojė me ndihmėn e Fuqive tė Mėdha? A thua kujtohen kėta politikanė se ka edhe njė ēėshtje tjetėr me Serbinė, ēėshtja e Luginės sė Preshevės? A thua
Krijoni Kontakt