Close
Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 114
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    O lene brarin rehat e mos e nguxni se ai as mendimet e idet e nacionalistit e atdhetarit te madhe Abas Ermenji nuk i duken me vend sepse ai eka permend luften e UĒK-se
    Per brarin vlejn ato mendime apo shkrime ku lavdrohet rugova lidhja kumuniste e titos tash e shendrrueme ne ldk-ne e sodit e kso mendimesh te ngjashme
    Hajt brari mos ta nien ty qfar thon keta nacionalistat ti je nji "demokrat "i vertet
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    o brari kot me tpyt, pse seshte sala pjese e atyre qe ja mohuan abzit atdheun per 50 vjet, qe at shtypen koken ty dhe dostave per 50 vjet me fuften e klasave. Kot me tpyt, a e di ti se sa kumtesa ka majt p-rof berisha per thellimin e luftes se klasave dhe mos renien e vigjilences, nese se di pyt ata qe ka pas humi ne organizrten e partise se spitalit, ok.
    Abaz ermenjin mos e ze ne goje se si paska ardh mas qerres sal budallait se nese ka nai sherbim me te madh qe ju be ruso-serbeve nga sala eshte pikerisht 97 hej lum miku.
    Hajt tung
    kroksi

  3. #53
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nga Wall Street Journal





    UPDATE: Serbian Government To Face No-Confidence Vote


    DOW JONES NEWSWIRES

    (Adds comments from Kosovo official in 8th-9th paragraphs)


    BELGRADE, Serbia-Montenegro (AP)-The Serbian government will face a crucial no-confidence motion on Tuesday despite concerns it might jeopardize delicate talks with Kosovo Albanian leaders that are to start the same day, a top official said Sunday.

    Some government ministers had called for the parliamentary session to be postponed to avoid complicating the long-awaited launch of talks between Serbian and Kosovo Albanian officials in Vienna.

    But now it looks like both will start on Tuesday.

    "The session will begin as scheduled on October 14," Natasa Micic, Serbia's parliament speaker, told the Beta news agency.

    The Vienna talks would be the first direct meetings between the two sides after the 1998-1999 Serb-led crackdown on separatist Kosovo Albanians that led to NATO air intervention, a Serb military pullout and subsequent U.N control of Kosovo .

    The authority of Serb officials attending the talks would be put into question if the opposition succeeded in the no-confidence vote, which could force the government to resign and face new elections.

    In another development that could affect the success of the talks, a key Kosovo Albanian leader said Sunday he would stay away from the dialogue, in comments indirectly suggesting that the province's U.N. administration had overstepped its bounds.

    "I will not go to the Vienna meeting organized by the U.N. mission in Kosovo ," Prime Minister Bajram Rexhepi said in pre-recorded statement broadcast on local televisions. "This is not the right time. This is not the right way.

    "It will be our decision when, how and why we will talk ... this cannot be someone else's decision," Rexhepi said in the broadcast.

    Rexhepi's refusal to attend was linked to parliament failing to authorize the government to participate. Kosovo President Ibrahim Rugova, however, has said he would go to Vienna, and western diplomats in Pristina, Kosovo's capital, told the AP the talks would go ahead, with or without Rexhepi.

    Serbian Prime Minister Zoran Zivkovic said without elaboration that the talks in Vienna would be a "major victory" for Belgrade and urged full participation by Kosovo Albanian leaders.

    "We have been offering talks for nearly three years now... Kosovo Albanians should act in a responsible manner," Zivkovic told reporters in the city of Nis, 200 kilometers south of capital, Belgrade.


    Kosovo remains legally a province of Serbia and Montenegro, the loose union that replaced Yugoslavia, but Belgrade has had no say in its affairs since mid-1999, when the U.N assumed control.

    Serbia wants to regain authority in Kosovo , while the ethnic Albanian majority seeks independence. But the status of the province isn't up for discussion at the Vienna talks, which is focusing on how to ensure energy supplies to Kosovo and other questions aimed at keeping it functioning and easing ethnic tensions.

    Micic said that the no-confidence vote had emerged at "the worst possible moment" since it could have "negative consequences at the start of talks with Pristina."

    Many of the opposition are nationalist supporters of former President Slobodan Milosevic who is being tried for alleged war crimes at The Hague, Netherlands-based U.N. court for his purported role in the atrocities of those wars. Staunchly anti-Western, they consider the current government a traitor to Serbian national interests.

    Updated October 12, 2003 4:27 p.m.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    "Fokusi Javor": Flet Akademik Rexhep Qosja

    Rexhep Qosja: I frikėsohem mendėsisė qė Kosova tė mbetet nė duar tė Nexhat Dacit e Ibrahim Rugovės

    Ka qenė gabim historik hyrja nė koalicion me LDK-nė



    "Mendoj se koncensusi, nuk ėshtė i nevojshėm madje mendoj se nė raste tė kėtilla kur bisedohet pėr ēėshtjet, pėr
    tė cilat do tė bisedohen nė "dialogun" mes Prishtinės dhe Beogradit, i ashtuquajturi koncensus, nuk mė duket
    dobisjellės. Mungesa e koncensusit do tė thotė, jo rrallė, njė derė mė shumė pėr tė dalė shėndosh nga bunkeri, njė
    rrugė mė shumė pėr tė mos mbetur pa asnjė rrugė", thotė akademik Rexhep Qosja, nė intervistėn ekskluzive pėr
    "Fokusin...": : - Mė tmerron mendimi pėr delegacionin, nė tė cilin do tė ishin qė tė dy - Nexhat Daci dhe Ibrahim
    Rugova. - Ndėrkombėtarėt nuk pėrtojnė tė na dėgjojnė ē'flasim e tė na shikojnė si qeshemi, por kur ėshtė fjala pėr
    delegacionet tona vendosin vetė! - Rezoluta 1244 nuk duhet tė jetė as Bibėl e as Kur'an pėr Kosovėn. - I frikėsohem
    mundėsisė qė Kosova tė mbetet nė duart e njerėzve ēfarė ėshtė Nexhat Daci. - Disa politikanė duhet tė mbulohen
    me batanije. - Dėnimi i ēlirimtarėve do tė thotė dėnim i sė drejtės pėr tė cilėn ke luftuar - i sė drejtės sė vetėvendosjes!
    - Kemi bėrė gabime historike, siē ėshtė krijimi i koalicionit tė PDK-sė e AAK-sė me LDK-nė

    NGA LEONORA MAKOLLI
    Akademik Rexhep Qosja, ėshtė cilėsuar truri i mendimit shqiptar,
    mbrojtės i denjė i vlerave sublime qė ka Kosova, zėri i tė
    cilit ėshtė dėgjuar nė njė kohė shumė tė vėshtirė pėr Kosovėn,
    si para ashtu edhe gjatė luftės ēlirimtare, duke u bėrė prehėr
    dhe krah i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, duke e mbrojtur
    luftėn deri nė masa dhe nivele botėrore. Sa herė qė dėgjohet
    zėri i tij, kjo nėnkupton momentin e rėndėsishėm apo rrezikun
    eventual, i cili i kanoset Kosovės. Ndryshe, Qosja sa i pėrket
    bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, kėtė detyrė do
    t’ua besonte vetėm atyre qė e kanė bėrė luftėn nė Kosovė, pra
    djemve tė UĒK-sė. Qosja, njėherit druan se Kosova mund tė
    mbetet nė duart e tipit tė Nexhat Dacit dhe Ibrahim Rugovės.

    Mė tmerron mendimi pėr delegacionin, nė tė cilin do
    tė ishin qė tė dy - Nexhat Daci dhe Ibrahim Rugova


    “Fokusi…”: Sa mendoni se ėshtė i pėrgatitur faktori politik
    kosovar pėr fillimin e bisedimeve pėr, siē thuhet, ēėshtjet “praktike”
    dhe “teknike” me Beogradin?

    Akademik Qosja: Nuk e di si mund tė quhen “ēėshtje
    teknike” ēėshtjet thelbėsore pėr Kosovėn sot, siē janė ēėshtja e
    energjetikės, ēėshtja e transportit, ēėshtja e tė zhdukurve nė
    luftė dhe ēėshtja e kthimit tė tė shpėrngulurve prej Kosovės, me
    ē’rast mendohet pėr serbėt! Kjo nė tė vėrtetė ėshtė njė gjuhė e
    fshehtė, qė me terminologji tė ndryshuar do tė donte tė fshehė
    qėllimin. Po tė mos harrojmė se nė gjuhėt e shteteve me tradita
    tė gjata politike e diplomatike, pėr njė kuptim mund tė ketė
    pambarimisht shumė sinonime, qė do tė pėrdoren sipas rastit
    e nevojės. Shqiptarėt mund tė quhen tė pėrgatitur pėr
    bisedime me palėn serbe. Kur them kėshtu mendoj jo vetėm
    pėr ata qė marrin pjesė nė institucione politike, por edhe pėr
    tė gjithė tė tjerėt – edhe pėr ata qė janė jashtė politikės.
    Megjithatė, ndėr ata qė tani janė nė Kuvendin e Kosovės dhe
    nė ministritė, unė shoh vetėm tre-katėr vetė, tė cilėve do t’ua
    besoja bisedimet me palėn serbe. E, pėr tė ashtuquajturin dialog,
    domethėnė pėr muhabet, qė s’obligon kė dhe nuk sjell
    kurrfarė rezultati pėr Kosovėn sot dhe sidomos pėr ardhmėrinė
    e saj, ka mė shumė kandidatė. Mė tmerron mendimi pėr
    delegacionin,
    nė tė cilin do tė ishin qė tė dy - Nexhat Daci dhe
    Ibrahim Rugova. Dhe, mė tmerron ku mendim pse ata, siē po
    shohim, pothuaj pėrditė nė televizione, me qėndrimin e tyre,
    me fjalėn e tyre, me gjestin e tyre, me fanellat e me dhuratat e
    tyre, vėrtet, ia ulin dinjitetin delegacionit tė Kosovės. Dikė
    mund ta hidhėrojė kjo qė them, por le t’i vėrė interesat e
    Kosovės mbi interesat partiake, le t’i shikojė me kujdes dy
    kryetarėt, le t’i dėgjojė si flasin e ēka thonė dhe do tė bindet se
    sa ka katandisur pėrfaqėsimi ynė politik!

    “Fokusi..”: Nė ēfarė procesi e shpiejnė Kosovėn kėto bisedime?

    Akademik Qosja: Bashkėsia ndėrkombėtare nuk i quan
    bisedime, po dialog. Ndėrkombėtarėt e kanė fjalėn bisedime,
    por, e keni vėrejtur, besoj, nuk e pėrdorin kur flasin pėr takimin
    e ardhshėm mes pėrfaqėsuesve politikė shqiptarė e serbė nė
    Vjenė, a ku do tė mbahet takimi tani pėr tani i caktuar nė
    Vjenė.
    Kryeministri i Serbisė, Zhivkoviqi, thotė se fillimi i kėtij dialogu
    ėshtė fitore politike e Serbisė.
    Nuk ka dyshim se politika serbe ndaj Kosovės, ėshtė gjithnjė
    mė ofensive dhe gjithnjė e mė e vrazhdė dhe gjithnjė e mė
    dėgjuar nė botė. Fjalėn kryesore, kuptohet, do ta ketė
    bashkėsia ndėrkombėtare. E bashkėsia ndėrkombėtare do qė
    tė afrohen serbėt e shqiptarėt, qė Kosova dhe Serbia tė integrohen
    ekonomikisht. Pėr kėtė arsye mund tė thuhet se dialogu
    i ardhshėm e shpie Kosovėn nė kėtė proces integrues. E
    ēka do tė thotė kjo pėr ardhmėrinė e Kosovės, besoj se duhet
    ta dinė ata qė do tė hyjnė nė dialog. E, duhet ta dinė se ai integrim e largon Kosovėn prej qėllimit historik.

    Ndėrkombėtarėt nuk pėrtojnė tė na dėgjojnė ē’flasim
    e tė na shikojnė si qeshemi, por kur ėshtė fjala pėr
    delegacionet tona vendosin vetė!

    “Fokusi…”: A mendoni se ekziston koncensus brenda faktorit
    politik kosovar? Aktualisht ku ndodhet ai?

    Akademik Qosja: Deri sot, kur po e bėjmė kėtė bisedė, ai
    koncensus nuk ėshtė krijuar. Njėherė, para sa ditėsh a sa
    javėsh, tė gjithė flisnin pėr dialogun me Beogradin dhe tė gjithė
    ishin tė njė mendje: se dialogu duhet tė vendoset. Mandej, pėr
    njėherė e ndėrruar pllakėn – disa prej zyrtarėve tanė e ndėrruan
    plotėsisht, disa e ndėrruan pjesėrisht e disa tė tjerė po e
    sjellin herė ashtu e herė kėshtu – varėsisht kujt i drejtohen.
    Mendoj se koncensusi nuk ėshtė i nevojshėm. Madje, mendoj
    se nė rastet e kėtilla, kur bisedohet pėr ēėshtje siē janė ēėshtjet,
    pėr tė cilat do tė bisedohet nė “dialogun” mes Prishtinės e
    Beogradit, i ashtuquajturi konsensus, nuk mė duket dobisjellės.
    Nė politikė ka konsensuse dobisjellėse dhe ka konsensuse
    dėmsjellėse. Mungesa e konsensusit do tė thotė, jo rrallė, njė
    derė mė shumė pėr tė dalė shėndosh prej bunkerit, njė rrugė
    mė shumė pėr tė mos mbetur pa asnjė rrugė.

    “Fokusi…”: Ndėrkohė, Qeveria serbe ka caktuar edhe kryesuesin
    e saj pėr bisedime, kurse nė radhėt e faktorit politik
    kosovar ende ka zvarritje dhe mospajtime, a mendoni se kjo
    shprehė frikėn e tyre pėr fillimin e kėtyre bisedimeve?

    Akademik Qosja: Ata qė e kanė bėrė luftėn vetėmbrojtėse,
    ata qė e kanė bėrė luftėn ēlirimtare, ata qė kanė pasur guximin
    politik dhe njerėzor t’i kundėrvihen aq vendosmėrisht armatės
    serbe, ėshtė e kuptueshme se ata nuk kanė pse t’u frikėsohen
    bisedimeve me palėn serbe.
    Por, bredhjet e tanishme retorike rreth tė ashtuquajturit dialog
    Prishtinė – Beograd, kanė motive tė tjera dhe nxiten prej pikėpamjesh
    tė ndryshme tė disa partive e njerėzve politikė ndaj
    vetė dialogut, ndaj pėrbėrjes sė mundshme tė delegacionit
    dhe, mė nė fund, ndaj qėllimit ende tė mbėshtjellė me mėndafsh
    tė disa faktorėve ndėrkombėtarė.
    Delegacionin tonė mė parė se ne do ta caktojnė ndėrkombėtarėt!
    Ata nuk pėrtojnė tė na dėgjojnė ē’flasim e tė na shikojnė
    si qeshemi, por kur ėshtė fjala pėr delegacionet tona vendosin
    vetė!

    “Fokusi…”: Realisht, ēfarė pritni prej kėtyre bisedimeve, a
    vėreni tendenca tė ndonjė mashtrimi tė mundshėm nga
    bashkėsia ndėrkombėtare?

    Akademik Qosja: Prej dialogut tė ardhshėm, qė pashmangshėm
    do tė mbahet – nė mos jo ditėn qė ėshtė caktuar, sigurisht
    ndonjė ditė a javė mė vonė, nuk pres asgjė mė shumė se
    fillim dialogu, ndoshta edhe fillim bisedimesh, pa rezultat praktik!
    Kur Amerika dhe Evropa duan tė bėjnė diēka doemos do
    ta bėjnė. Ato duan qė tė fillojė dialogu i fqinjve shqiptarė e
    serbė dhe ky dialog do tė fillojė na pėlqeu s’na pėlqeu neve.
    Pavarėsisht pse plagėt tona as pėrafėrsisht nuk janė shėruar
    dhe s’do tė shėrohen shpejt, fillimi i dialogut ėshtė i paevitueshėm.
    Kush s’sheh se Kosova nė mėnyrė tė heshtur po
    vėrshohet nga prodhimet e Serbisė. Madje, edhe prodhime
    bujqėsore, qė nė Kosovė bėhen me bollėk, siē janė specat e
    domatet, sillen prej Serbisė! E mos tė flasin pėr materialin ndėrtimor!
    E mos tė flasim pėr ilaēet! E mos tė flasim pėr prodhimet
    e ndryshme teknike. Zyrtarėt tanė nuk do tė mund ta mbajnė
    gjatė tė mbuluar me heshtje rikolonizimin ekonomik tė
    Kosovės nga Serbia! Do tė detyrohen ta legalizojnė me marrėveshje,
    ose ta ndalojnė.
    Sa i pėrket pjesės sė dytė tė pyetjes pėr “tendenca tė ndonjė
    mashtrimi tė mundshėm nga bashkėsia ndėrkomėtare” mund
    tė them se pėrfaqėsuesit tanė politikė nuk janė fėmijė qė tė
    mund t’i mashtrojė kush, pos kur duan vetė tė “mashtrohen”;
    por as bashkėsia ndėrkombėtare, nuk ka nevojė tė pėrdorė
    mashtrimin derisa mund ta realizojė vullnetin e vet deri nė fund
    nė Kosovė rrugės institucionale.

    Rezoluta 1244 nuk duhet tė jetė as Bibėl e as Kur’a pėr Kosovėn

    “Fokusi…”: BE-ja insiston qė kėto bisedime tė mbėshteten
    nė Rezolutėn 1244. Ēfarė do tė thotė kjo?

    Akademik Qosja: Para pak ditėsh e lexova artikullin e njė
    zyrtari tonė, i cili kėndonte kėngė pėr atė Rezolutė. Nė tė
    vėrtetė Rezoluta 1244 sot pėr sot ėshtė gur nė qafėn tonė. Pėr
    kėtė arsye tė gjitha kėrkesat e tyre politike e jo politike serbėt
    nė Kosovė e nė Beograd, po i bėjnė duke u thirrur nė atė
    Rezolutė. Ne nuk kemi nevojė ta gėnjejmė veten. Ne nuk kemi
    nevojė, as tė drejtė politike e morale, ta mashtrojmė popullin.
    Ne nuk kemi nevojė ta bėjmė atė Rezolutė Kushtetutė tė
    Kosovės sė pavarur, siē e bėnte zyrtari i vogėl nė fjalė dhe siē
    po e bėjnė disa mashtrues politikė. Po pėrsėris: ajo Rezolutė
    ėshtė kufizuese pėr ne. Por, nė lidhje me tė ne duhet tė gjykojmė
    ndryshe: as ajo Rezolutė, si as njė dokument ndėrkombėtar
    i OKB-sė, nuk ėshtė Bibėl, nuk ėshtė Kur’an, nuk ėshtė
    pėrcaktuese e fatit tonė pėr gjithė jetėn, pėr gjithmonė! Jo.
    edhe ajo Rezolutė, mund tė ndryshohet: mund tė miratohet
    Rezolutė tjetėr pėr Kosovėn. Kjo do tė ngjajė. Dhe, unė besoj
    se vetė realiteti kosovar do t’i sjellė punėt deri aty sa Kėshilli
    Sigurimit, do ta quajė tė nevojshme tė miratojė Rezolutė tė re
    pėr Kosovėn. Dhe, kjo do tė jetė Rezoluta pėr tė drejtėn e popullit
    tė Kosovės qė tė deklarohet lirshėm pėr ardhmėrinė
    Kosovės ose, si po thuhet me terminologjinė aktuale politike,
    pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.

    “Fokusi…”: Viti 2003 ka qenė vit i cili nėnkupton bartjen e
    kompetencave nga ndėrkombėtarėt tek vendorėt. Sa aktualisht
    kanė kompetenca vendorėt?

    Akademik Qosja: Kosova ėshtė protektorat i OKB-sė dhe i
    NATO-sė, sado ndėrkombėtarėt protektoratet (nė Kosovė e nė
    Bosnjė), tani i quajnė administratė e Kombeve tė
    Bashkuara. Nė protektorat vendorėt kanė kompetenca qė
    kryesisht janė dekorative, domethėnė stolisėse.
    Ndėrkombėtarėt e dinė se kompetencat stolisėse u pėlqejnė
    shumė atyre qė nuk i meritojnė, prandaj kanė bėrė ēmos qė
    zgjedhjet t’i fitojnė pikėrisht ata – nė shumicė natyrisht! Dhe,
    ata i kanė fituar zgjedhjet e pėrgjithshme – ata qė ishin kundėr
    luftės!

    I frikėsohem mundėsisė qė Kosova tė mbetet nė
    duart e njerėzve ēfarė ėshtė Nexhat Daci

    “Fokusi…”: A pajtoheni me deklarimet e disa liderėve kosovarė
    se UNMIK-u duhet ta pėrmbyllė misionin e tij nė Kosovė?

    Akademik Qosja: Tani pėr tani unė personalisht i frikėsohem
    njė mundėsie tė tillė, i frikėsohem mundėsisė qė UNMIKu,
    OSBE-ja dhe ndėrkombėtaret e tjerė t’i japin fund misionit
    tė tyre nė Kosovė.
    Fqinjėt s’mund t’i zgjedhim, na i ka caktuar fati! E Serbinė ,do
    ta kemi fqinj gjithmonė. Tani pėr tani pjesėtarėt e TMK-sė, janė
    tė armatosur vetėm me nga njė revole! Por, njėkohėsisht, i
    frikėsohem mundėsisė qė Kosova tė mbetet nė duart e
    njerėzve ēfarė ėshtė Nexhat Daci, tė cilėt prapė mund t’i fitojnė
    zgjedhjet!

    Disa politikanė duhet tė mbulohen me batanije

    “Fokusi…”: Po nėse UNMIK-u do tė shkonte, sa mendoni se
    janė tė gatshėm udhėheqėsit kosovarė tė qeverisin vetė?

    Akademik Qosja: Kosova ka njė pėrvojė politike dhe
    administrative; dhe ka njerėz tė aftė pėr qeverisjen e Kosovės.
    Por, shikojeni Kuvendin! Shikojini shumicėn e ministrave!
    Mes njerėzve tė aftė e tė dinjitetshėm tė politikės, qė iu ka fjala
    hije, disa duhet tė mbulohen me batanije!

    Dėnimi i ēlirimtarėve do tė thotė dėnim i sė
    drejtės pėr tė cilėn ke luftuar - i sė drejtės sė
    vetėvendosjes!

    “Fokusi…”: Nė pėrpjekjet e dobėsimit tė Kosovės nga ana e
    bashkėsisė ndėrkombėtare hyn edhe arrestimi i ish-pjesėtarėve
    tė UĒK-sė! Si e shpjegoni kėtė?

    Akademik Qosja: Unė nuk mund tė them se bashkėsia
    ndėrkombėtare punon pėr dobėsimin politik tė Kosovės nė
    tėrėsi. Jo. Por, qarqe tė caktuara ndėrkombėtare, nė
    bashkėpunim me qarqe kosovare, kanė bėrė ēmos qė t’i
    margjinalizojnė politikisht pėrfaqėsuesit politikė tė UĒK-sė sot
    dhe ta margjinalizojė vetė faktorin UĒK-nė pėrgjithėsi.
    Mjerisht, kanė pasur shumė sukses. Burgosja e pjesėtarėve tė
    UĒK-sė, mes tė cilėve edhe e Fatmir Limajt, ėshtė pjesė e kėsaj strategjie!

    “Fokusi…”: Pėrveē nė Tribunalin e Hagės, pjesėtarėt e UĒKsė
    dėnohen edhe nė Kosovė! Ēfarė do tė thotė kjo pėr
    Kosovėn?

    Akademik Qosja: Dėnimi i ēlirimtarėve do tė thotė dėnim
    idealit ēlirimtar! Dėnimi i ēlirimtarėve do tė thotė dėnim i sė
    drejtės pėr tė cilėn ke luftuar - i sė drejtės sė vetėvendosjes!
    Dėnimi i ēlirimtarėve tė Kosovės do tė thotė dėnim i vetė
    Kosovės. Kam drojė se kėto dėnime do tė kenė ēmim tė
    shtrenjtė pėr ne tė gjithėve!

    “Fokusi…”: Po ashtu nė Maqedoni vazhdon tė mos respektohet
    Marrėveshja e Ohrit, gjithashtu dhe nė Kosovėn Lindore
    situata politike po thuaj ka shpėrthyer, si e pėrmblidhni gjithė
    kėtė qė po ndodh nė trojet e banuara me shqiptarė?

    Akademik Qosja: Fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit
    XXI, janė kohė me shqetėsime, lėvizje, ndryshime tė mėdha
    nė jetėn e popullit shqiptar. Bota jonė, ndjenjat tona,
    mendimet tona, tė drejtat tona – tė gjitha kėto janė lėkundur
    rrėnjėsisht. Bota jonė, rėndė e cenuar, bota jonė rėndė e
    privuar tė drejtash dhe pėr kėto arsye, e ērregulluar, ėshtė nė
    pėrpjekje e sipėr pėr tė krijuar rendin. Gjysmat e mbetura gjatė
    historisė do tė donin tė bėhen tėrėsi dhe kjo s’ėshtė e lehtė!
    Deri tani objekt pėr tė tjerėt jemi nė pėrpjekje e sipėr pėr t’u
    bėrė subjekt historik. Dhe kjo do tė bėhet me mundime, por jo
    pėr tri ditė, tre muaj a tri vjet!
    “Fokusi…”: Nė Kosovė ende nuk ka stabilitet dhe siguri, jemi
    dėshmitarė tė vrasjeve dhe sulmeve tė ndryshme, pėr cilat
    shumė herė nga ndėrkombėtarėt fajėsohen vendorėt. Kush
    mendoni se fshihet pas gjithė kėtyre sulmeve?

    Akademik Qosja: Pėrgjigja nė kėtė pyetje ėshtė punė e policisė
    dhe e gjyqeve tė hetuesisė. Nuk jam as gjyqtar, as inspektor
    policie. Por, kush do qė bėn sulme e vrasje nė Kosovė i sjell
    dėm Kosovės.
    “Fokusi..”: A mendoni se Kosovės i duhet vetėm njė njohje
    formale e pavarėsisė?

    Akademik Qosja: Slogani, qė e shpall aq shpesh RTK-ja, Ne
    jemi tė pavarur dhe fjalia qė e pėrsėrit aq shpesh Rugova, Ka
    mbetur vetėm qė tė shpallet formalisht pavarėsia e Kosovės,
    janė parulla mashtruese pėr ata qė duan tė mashtrohen!
    Parulla mashtruese alla bolshevike! Pėr pavarėsinė e Kosovės
    duhen ende shumė pėrpjekje - shumė mend, shumė politikė e
    diplomaci, shumė djersė.

    Duhet tė ruhemi tė mos bėjmė shaka, siē bėri LDK-ja

    “Fokusi…”: Ndėrkohė qė nė Kuvendin e Kosovės ėshtė
    shtruar kėrkesa pėr shpalljen e pavarėsisė – sa do tė mund tė
    jetėsohej ajo?

    Akademik Qosja: Duhet tė ruhemi prej shpalljeve,
    vendimeve, kushtetutave, tė cilave nuk ua var veshin kush nė
    Kosovė as jasht Kosovės sot, prej shpalljeve, vendimeve,
    kushtetutave, qė nuk mund tė zbatohen. Me tė tilla akte, tė
    pazbatueshme, tė parealizueshme bėhet shaka me Kosovėn
    siē bėri udhėheqja e LDK-sė deri nė vitin 1999.
    E shpalli Republikėn e Kosovės, e zgjodhi presidentin, e shpalli
    njė ishull tė paqenė diku nė Oqeanin e Qetė qė e njofti kėtė
    Republikė, organizoi vajtjeardhje me shpura tė policėve serbė,
    tatimet dhe tė gjitha obligimet e tjera ia pagoi Serbisė si nė vitet
    e 60-ta, por kur erdh puna nė Rambuje, ai president e nėnshkroi
    autonominė substanciale, pa e brejtur fare ndėrgjegja!
    “Republika” e tij e paqenė u zhduk si fluskė sapuni! E pėr
    Kosovėn e lirė, pėr Republikėn e vėrtetė tė Kosovės, u desht tė
    derdhin gjakun tė tjerėt – ata qė s’pranonin ta gėnjenin kėtė
    popull, qė Republikėn donin ta bėnin pėr jetėn e popullit, e jo
    pėr ta mjelur popullin. Kur tė shpallet pavarėsia duhet tė jetė
    pavarėsi qė bėhet e jo pavarėsi nė letėr, pėr propagandė, pėr
    mashtrimin e atyre qė kanė qejf tė mashtrohen.

    “Fokusi...”: Lėvizja Popullore e Kosovės tanimė ka dalė mė
    opcionin pėr formimin e Unionit Kosovė-Shqipėri?

    Akademik Qosja: Ideja e bashkimit kombėtar, ėshtė ide qė
    e ka lėvizur historinė shqiptare. Disa njerėzve tė politikės, qė i
    ndėrrojnė ngjyrat sipas konjunkturės politike, u ėshtė tekur qė
    ithtarėt e kėsaj ideje - tė idesė sė bashkimit kombėtar, t’i quajnė
    ekstremistė! Ē’t’i bėsh! Lakenjtė gjithmonė atdhetarizmin e
    kanė quajtur ekstremizėm. Lėvizja Popullore e Kosovės bėn
    mirė qė nuk lejon tė vdesė kjo ide e madhe nė Kosovėn e
    sotme tė pėrfshirė nga njė proces i rrėnimit tė vlerave!

    Kemi bėrė gabime historike, siē ėshtė krijimi i koalicionit
    tė PDK-sė e AAK-sė me LDK-nė

    “Fokusi…”: Jemi ku jemi – ku kemi gabuar?

    Akademik Qosja: Kemi gabuar rėndė, kemi bėrė gabim qė
    s’harrohet, gabim nga ato gabime qė quhen historike, nė
    zgjedhjet e pėrgjithshme pas luftės! Mė shumė se gjysma e
    votuesve ua ka dhėnė votėn jo atyre qė kanė bėrė luftėn, jo
    atyre qė ua kanė sjellė lirinė qė ka sot Kosova, por atyre qė
    ishin kundėr kėsaj lufte. Kjo ėshtė ēudia e ēudirave, qė s’e
    shpejgon mendja e shėndoshė. Dhe, kjo pashmangshėm do tė
    ketė njė ēmim qė do tė rėndojė jetėn tonė dhe e rėndon
    shpirtin tonė.
    Gabimi i dytė: krijimi i koalicionit LDK – PDK-AAK, qė e ka
    lėnė Kosovėn pa opozitė, pa demokraci dhe pa alternativė!
    Pėr gabime tė tjera mund tė flitet nė raste tė tjera.
    Po, historia s’ka marrė fund. Historia ėshtė e pafund.
    Ka kohė pėr pendime dhe ka kohė pėr korrigjime!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 13-10-2003 mė 00:44
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Nderi me i madh qe shqiptaret e Kosoves mund ti bejne serbeve, eshte pikerisht mospjesemarrja e tyre ne keto takime. Nuk jam aspak dakord me ndarjen partiake te qendrimeve brenda politikes shqiptare ne Kosove, ku dy liderat institucionale Rugova dhe Daci zgjedhin te shkojne ne Viene, kurse kryeministri Rrexhepi gjen arsye per te justifikuar mospraninen e tij.

    Me sa duket, ashtu si ne Rambuje qendrimet e faktorit shqiptar do te jene te ndara, pasi prape ne skene dolen "buka e vjeter" e politikes shqiptare ne Kosove. LDK-ja merr persiper pergjegjesite e veta historike duke marre pjese ne takim, kurse PDK dhe PAK zgjedhin bojkotin te justifikuar me "mospasjen e deshires se diskutimit me Beogradin". Por a nuk ishte Hashim Thaci ai qe deri pak muaj me pare fliste per hapje debati me Beogradin?! A nuk ishte PDK qe deshironte te merrte inisiativen per ti dhene nje zgjidhje sa me te shpejte problemit te statusit final te Kosoves?!

    Ja qe shansi u erdhi ne dore dhe tani qe nderkombetaret do te mblidhen ne Viene per te luajtur rolin e gjyqtarit, shqiptaret dhe serbet do te jene avokatet qe do te mbrojne qendrimet e tyre perpara komunitetit nderkombetar. Sic mund ta keni kuptuar tashme nga shkrimet ne shtypin perendimor, takimi ne Vjene nuk eshte i veshtire vetem per shqiptaret por edhe per vete palen serbe. Serbet shkojne ne Viene jo per te "fituar" Kosoven, por per ta qare ate perfundimisht, per tu ngushulluar dhe parapergatituar per ate qe do te ndodhi pas Vjenes. Kjo eshte arsyeja qe kuvendi serb ushtron presion mbi qeverine e Beogradit.

    Une dua qe te degjoj e lexoj fjalimet historike qe shqiptaret do te mbajne ne kete takim duke mbrojtur pavaresine e Kosoves si zgjidhja e vetme e problemit te statusit final qe nuk eshte me thjeshte nje aspirate, eshte nje realitet.

    Kam besim se era e nje historie te re po fryn ne trojet shqiptare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Albo I din Feta punt e veta mos u merzit ti fort se nuk merr kryeministri i Kosoves vendim te gabuar jo,le te shkoi rugova me todoroviqin e povratakut e nji nuse turke atje e le te bajn pak muhabet se eshte merzit me dal pak neper fotografi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #57
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Holkeri i ka hequr nga pėrbėrja e delegacionit Todoroviqin dhe Mumxhiun

    Prishtinė, 13 tetor
    - Koordinatori pėr personat e zhvendosur nė Qeverinė e Kosovės, Milan Todoroviq dhe ministrja e Shėndetesisė Resmije Mumxhi, nga radhėt e minoriteteve, nuk shkojnė nė Vjenė nė pėrbėrėje tė delegacionit tė Kosovės nė fillimin e bisedimeve Prishtinė-Beograd. Vendimi qė Todoroviq dhe Mumxhi tė mos shkojnė nė Vjenė ėshtė njoftuar mbrėmė, pasi qė kryeministri i Kosovės ka refuzuar tė shkojė nė Vjenė.
    Todoroviq thotė se atė e ka hequr nga pėrbėrja e delegacionit tė Kosovės vetė kryeadministratori Holkeri, i cili i ka thėnė se nuk ka kuptim qė cilidoqoftė nga Qeveria e Kosovės tė marrė nė bisedime nėse ka heqė dorė kryeministri Rexhepi. Todoroviq ka vlerėsuar pėr mediat serbe se delegacioni i Prishtinės nuk ėshtė multietnik, siē ishte koncipuar mė herėt, por nėse mbahet takimi i Vjenės, atėherė ato do tė jenė bisedime serbo-shqiptare, e jo dialog i Beogradit dhe Prishtinės.


    nga kosova.com

  8. #58
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Zotni Llapi,
    s'e di a dėgjove por, as Todoroviqi i "Kthimit" (povratakut) e as znj. Mumxhiu (nusja turke) nuk do tė shkojnė nė Vjenė...

    Meqenėse ti duket tė jesh mė afėr ngjarjeve, a mund tė na spjegosh pak punėn e mospjesmarrjes sė z. Rexhepi nė bisedimet e Vjenės...se po e kam vėshtirė ta kuptoj kėtė punė, parmbrėmė z. Thaēi nė emėr tė PDK-sė tha nė TV se pėrkrahin shkuarjen nė Vjenė dhe kėrkoi nga institucionet qė tė jenė tė pėrgjegjshme... kurse tash z. Rexhepi thotė JO bisedimeve... ēka mund tė jetė kjo kėshtu, a mos ka ndonjė ēarje brenda PDK-sė, a mos foli z. Thaēi vetėm nė emėr tė vet personal e nuk e ka mbėshtetjen e udhėheqėsve tjerė tė partisė apo?!

    Unė pėr vete jam hutuar e s'po mund kuptoj gjė, tėrė kohėn tė gjithė thonin, qė nga propozimi i Steinerit pėr bisedime pėr ēėshtje teknike nė mes Prishtinės e Beogradit, e sidomos gjatė verės trumpetohej pėr bisedimet madje-madje e sulmonin Beogradin qė nuk ishte i gatshėm dhe i vullnetshėm pėr bisedime...tani, kohėve tė fundit pėrnjėherė kėto bisedime "u shndėrruan" nga tė mira e tė dobishme nė tė kėqija e tė dėmshme... si shumė u shtuan zėrat qė kundėrshtojnė bisedimet (vlenė tė pėrmenden kėtu z. Demaēi e z. Qosja, tė cilėt dorėn nė zemėr, duket se mė shumė kundėrshtojnė pėrbėrjen e delegacionit sesa vetė bisedimet) e kėshtu qė nuk di a po mund kush t'u bie nė fije kėtyre pėshtjellimeve kosovare ?!!!...

    Tung.
    tė gjitha me masė!

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Rexhepi: "Kosovarėt duhet tė vendosin se kur ėshtė koha pėr bisedime me Beogradin"


    Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, ka vendosur pėrfundimisht tė mos marrė pjesė nė fillimin e bisedimeve midis Prishtinės dhe Beogradit tė martėn nė Vjenė.

    Nė njė deklaratė pėr media, kryeministri Rexhepi ka thėnė se vendimi nuk ka qenė i lehtė pėr tė por se ka qenė i domosdoshėm pėr tė siguruar njė tė ardhme
    mė tė mirė tė Kosovės
    Zoti Rexhepi tha se nuk i frikėsohet sfidave dhe konfrontimit me ēėshtje vitale, dhe shprehu gatishmėrinė pėr tė biseduar me fqinjėt, pėrfshirė edhe Serbinė, por jo nė momentin e tanishėm.

    "Do tė jetė vendim i yni, kur, si dhe pse tė bisedojmė. Ky nuk mund tė jetė vendim i tjetėrkujt. Kosovarėt duhet tė vendosin se kur ėshtė koha e duhur dhe, kur tė vijė kjo kohė, ne do tė mirėpresim gjithė ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr njė dialog tė suksesshėm," tha ai.

    Zoti Rexhepi ka siguruar se tash pėr tash do tė merret me konsolidimin dhe forcimin e qeverisė sė Kosovės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosovė: Thaēi takohet me pėrfaqėsuesit e shteteve tė Kuintit


    Kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, nė selinė e Zyrės Amerikane nė Prishtinė ėshtė duke biseduar me perfaqėsuesit e shteteve tė Kuintit (Pesėshes), lidhur me mundėsinė e shkuarjes nė Vjenė.

    13 tetor 2003, ora: 12:31 CET




    Kosovė: Thaēi refuzoi ftesėn pėr pjesėmarrje nė takimin e Vjenės


    Pas takimit nė Zyrėn Amerikane me pėrfaqėsuesit e shteteve tė Kuintit, kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, refuzoi ftesėn pėr pjesėmarrje nė takimin e Vjenės me 14 tetor.

    13 tetor 2003, ora: 14:01 CET

    RTK
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarėt e Beogradit mes Serbisė dhe Kosovės
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  2. Numri i shqiptarėve nė Beograd
    Nga Faik nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Javėn e ardhshme nis dialogu Prishtinė-Beograd
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-03-2003, 11:36
  5. Rryma e trete, "nostalgjiket e titos"
    Nga ganoid nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2002, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •