Close
Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 114
  1. #41
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se edhe pse zgjidhja mė e mirė ėshtė ribashkimi i menjėhershėm Dardani-Albani, edhe kalimi nėpėrmjet pavarėsimit tė Dardanisė ėshtė njė zgjidhje qė mund tė realizohet nė problemin dardan.
    Pėr shkuarjen nė bisedime, ėshtė e mirė qė shqiptaro-dardansat kanė kėrkuar pėrgjegjėsitė edhe nė sektorėt e jetės dardane pėr tė cilat nuk i kanė pasur deri tani sepse kėshtu sigurohet barabarsia e palėve nė diskutime qė siguron pastaj edhe zbatimin e marrėveshjeve potenciale, dhe sipas tė dhėnave tė deritanishme Holkeri ka pranuar krijimin e dy ministrive: atė tė energjetikės dhe bashkėpunimit ndėrkombėtar dhe ka deklaruar nė takimin me Hollbruk e Kushner se duhet tė bėhet mė shpejt kalimi i pėrgjegjėsive te dardansat, pra mendoj se kjo do tė bėhet para se tė fillojnė bisedimet, pra krijimi i ministrit tė drejtėsisė, punėve tė brendshme, energjetikės dhe bashkėpunimit ndėrkombėtar.
    Krijimi i kėtyre ministrive ēon drejt finalizimit tė shtetit tė ri Dardan, e qė pastaj patjetėr do tė sjell ribashkimin Dardani-Albani, kjo vetėm se vonon pėr ca kohė kėtė proēes tė ribashkimit Dardani-Albani gjė qė mendoj se nuk ėshtė nė interes tė askujt, mirėpo prapė ėshtė njė zgjidhje e mundshme dhe e realizueshme edhe pse e panevojshme duke pasur parasysh faktin se Dardania prapė do ti ribashkohet Albanisė, por ėshtė e rėndėsishme qė kjo i ecėn gjėrat para nė zgjidhjen e problemit dardan, e qė zgjidhja pėrfundimtare ėshtė ribashkimi Dardani-Albani e qė ėshtė ēėshtje ditėsh tani realizimi i saj.


    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #42
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Perseri nje artikull nga gazeta austriake Die Presse mbi ceshtjen e hapjes se bisedimeve te drejtperdrejta shqiptaro-serbe.



    Pėrpjekje pėr pozicionet nė Vjenė

    Nga korrespondentja jonė Gertraud Illmeier (DiePresse) 11.10.2003


    Partitė mė tė rėndėsishme tė shqiptarėve tė Kosovės nuk mundėn tė binin dakord deri tani pėr njė strategji tė pėrbashkėt mbi bisedimet e para tė drejtpėrdrejta.



    Beograd/Prishtinė. Vetėm pak ditė nga e marta e ardhshme, ku nė Vjenė do tė nisin bisedimet e para tė drejtpėrdrejta mes serbėve dhe shqiptarėve, nė kryeqytetin kosovar ėshtė akoma krejtėsisht e paqartė, nėse do tė ketė apo jo njė delegacion shqiptar; dhe nėse po, se cila do tė jetė pėrbėrja e tij. Bisedimet nė Vjenė janė planifikuar tė shėrbejnė si njė fillim dialogu pėr ēėshtje praktike. Statusi i krahinės serbe, qė drejtohet nga misioni i OKB-sė, nuk do tė jetė nė diskutim.

    Tre partitė e mėdha shqiptare megjithė presionin e madh tė derimėsotshėm tė bashkėsisė ndėrkombėtare, nuk kannė arritur akoma nė njė pozicion tė pėrbashkėt. Pėrpjekja e bėrė sė fundmi nga Partia Demokratike e Kosovės (PDK), qė ta sillte ēėshtjen nė rendin e ditės nė parlament, u mbėshtet nga vetėm 26 prej 96 deputetėve tė pranishėm. Nga ana tjetėr kryeministri Bajram Rexhepi, i cili ėshtė anėtar i PDK, do tė marrė pjesė nė dialog vetėm nė prani tė mbėshtetjes nga parlamenti.

    PDK e Thashim Thaēit ėshtė nė pozitė tė vėshtirė, sepse konkurrenti i saj kryesor, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), e Ramush Haradinaj, bojkoton fillimin e dialogut tė drejtpėrdrejtė nė kėtė pikė kohore. AAK argumenton, se me palėn serbe mund tė diskutohet vetėm nėse Unmik do t’i kete kaluar qeverisė mė shumė kompetenca.

    Procesi i kalimit tė kompetencave ėshtė nė zhvillim e sipėr, por sipas palės shqiptare nuk po zhvillohet as shpejt dhe aq gjeräsisht sa ē’duhet. NJė takim i thirrur kėtė javė nga shefi i Unmik-ut, Harri Holkeri, nė tė cilin ishin ftuar shefat e pesė zyrave kryesore nė Kosovė - tė SHBA-sė, Britanisė sė Madhe, Gjermanisė, Francės dhe Italisė - pas pesė orėsh pėrfundoi pa rezultat. Shqiptarėt nuk u ndikuan prej tij.

    Shqiptarėt e Kosovės duan tė sigurojnė ministrinė e Drejtėsisė, Policisė, tė marrėdhėnieve me jashtė dhe atė tė Energjitikės. Me kėtė kėrkesė ata prekin kompetenca tä cilat sipas kornizės kushtetuese i rezervohen shefit tė Unmik-ut, Harri Holkeri. Finlandezi ndėrkohė u tregua i gatshėm, t’i zgjeronte kompetencat e qeverisė me fillimin e vitit 2004 nė sektorėt e Energjitikės dhe Bashkėpunimit Ndėrkombėtar.

    Sipas pikėpamjes sė politologut Shkėlzen Maliqi pėrpjekjet pėr pozicionet nė Vjenė pėrbėjnė fillimin e betejės elektorale pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit 2004. Haradinaj pėrpiqet qė pėrmes qėndrimit tė vet bojkotues tė tėrheqė votat e zgjedhėsve radikalė dhe tė numrit nė rritje tė kritikuesve tė Unmik-ut. Presidenti Ibrahim Rugova, i cili drejton Lidhjen Demokratike tė Kosovės (LDK), synon drejtimin politik i vetėm dhe ėshtė i pazoti tė komunikojė me parti tė tjera.



    Perktheu: Dita

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Postime
    67
    Per mendimin tim, me i nevojshem eshte dialogu brendashqiptar sesa ai me Beogradin. Kisha propozuar qe te gjithe lideret e Kosoves te futen ne nje karantine dhe me te gjitha metodat psikologjike te ju futet ne koke qe pa qendrim te perbashket nuk do te kete as mvehtesi e as zgjedhje te problemeve. Do te kishte qene mire qe nje nga ligjeruesit te jete treneri i kombetares shqiptare, Hans Brigel, ku ne detale do t’ju shpjegonte se si strategjia eshte celes per nje rezultat pozitiv. Ndeshja e humbur ne Gjeorgji do te sherbente si nje shembull i nje takimi pa strategji, kurse ajo e fituar me Rusine si shembull ku strategjia luan rol kryesor.

    Nje gje e tille, duke supozuar se lideret ia dojne te miren popullit te tyre, do te ndryshonte situaten plotesisht. Rugova, Rexhepi, dhe Daci do te dilnin me nje deklarate te perbashket (edhe parlamenti do te bente pune) rreth shkuarjes apo mosshkuarjes ne Vjene. Pervec kesaj edhe ne Vjene do te flisnin nje-zeri.

    Per fat te keq situata eshte ndryshe. Ekziston nje percarje jo vetem ne mes te tri partive kryesore, mirepo edhe ne vete partine me numrin me te madh te deputeteve ne parlament.
    LDK-ja refuzoj te deklarohej ne parlament se a eshte pro apo kunder pjesemarrjes ne bisedime per te fshehur nga opinioni se ata nuk kane qendrim te perbashket. Kjo vertetohet edhe nga vete fakti se presidenti dhe kryetari i parlamentit (te dy nga LDK-ja) vertetuan udhetimin e tyre ne Vjene ndarasi. Para nje jave, per Rugoven bisedimet nuk ishin prioritet. Ironike, por sot duken mese prioritare, duke mos pritur per mendimin e pjesemarresve te mundshem ne bisedime.

    Edhepse duket se shumica e kosovareve do te shkojne ne bisedime, kjo gje ende nuk eshte e kryer. A do te nisen kosovaret ne Vjene varet nga sasia e guraleceve qe Rugova do ti marre me vete. Kjo peshe mund te jete e paperballueshme edhe per nje aeroplan te qeverise austriake.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kresha : 11-10-2003 mė 20:00
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    MBLEDHJA E RAMBUJESE DHE CESHTJA E KOSOVES - Abas Ermenji

    MBLEDHJA E RAMBUJESE DHE CESHTJA E KOSOVES - Abas Ermenji


    Shenim: Ky ėshtė shkrimi i fundit i Abas Ermenjit mbi ēėshtjen e Kosovės dhe mban datėn nentor 2001





    Kur terrori serb nė Kosovė arriti kulmin dhe kur u deshėn tė merreshin disa masa ndėrkombėtare tė forta pėr tė ndaluar shpėrthimin e njė lufte ballkanike, fuqitė ndėrkombėtare tė grupit tė kontaktit me Jugosllavinė vendosėn tė bėnin njė mbledhje nė Rambuje tė Francės, duke ftuar pėrfaqėsitė serbe dhe kosovare me shpresė qė tė arrihej nė njė marrėveshje midis tyre.

    Kjo mbledhje, ku merrte pjesė edhe Rusia, mundi tė bėhej mė 6 shkurt 1999, pas shumė vėshtirėsish nga ana serbe. Sepse Serbia problemin e Kosovės e quante si njė ēėshtje tė brendshme serbe dhe nuk donte qė tė bisedohej jashtė kufijve tė saj. Kurse shqiptarėt kanė kėrkuar gjithmonė qė ēėshtja e Kosovės tė shikohet si njė problem ndėrkombėtar pėr t'u zgjidhur, prandaj kjo mund tė bisedohej nėpėr qendra politike tė jashtme.

    Nga ana tjetėr, qarqet ndėrkombėtare, pėr tė zbutur qėndresėn e Serbisė dhe sidomos tė Rusisė qė mban gjithmonė anėn e kėsaj, kishin parashikuar si zgjidhje tė problemit tė Kosovės njė autonomi tė gjerė ndėnė Serbinė. Kjo nuk i kėnaqte Shqiptarėt, sepse e kishin provuar se ē'mund tė ishte "autonomia" qė jepnin serbėt, domethėnė njė fjalė e kotė ku thundrat shtypėse tė Serbisė vazhdonin mė keq se pėrpara. Prandaj shqiptarėt kėrkonin pavarėsinė e plotė tė cilėn vetė populli kosovar e kishte vendosur unanimisht nė votime tė fshehta disa vjet mė parė. Tani punėt ishin acaruar mė keq akoma, sepse po krijohej Ushtria Clirimtare e Kosovės, e cila e kėrkonte pavarėsinė me armė nė dorė.

    Nacionalizmi i vėrtetė shqiptar i kuptonte shkaqet e kėsaj gjendjeje, por edhe e shihte se kjo ishte e para herė qė bota ndėrkombėtare po interesohej disi pėr Kosovėn. Prandaj nuk do tė ishte mirė qė shqiptarėt t'a humbisnin njė rast tė kėtillė. Pėr kėto arėsye, rryma nacionaliste, sidomos Abas Ermenji, e shpalli hapur, me anėn e fjalės dhe tė shtypit, se Kosovarėt duhej tė merrnin pjesė nė mbledhjen e Rambujesė pėr tė paraqitur kėrkesat e tyre, dhe prishja nuk duhet tė vinte nga kėta. Pėrfaqėsuesit e Kosovės e kuptonin mirė edhe ata vetė gjendjen, dhe vendosėn tė merrnin pjesė nė mbledhjen e Rambujesė. Mė nė fund, e siguruar si duket prej Rusisė, Serbia e Millosheviēit pranoi edhe ajo tė merrte pjesė nė konferencė.

    Por tani filloi kundėrshtimi ndėrmjet dy palėve nė lidhje me propozimet qė bėnte konferenca. Grupi ndėrkombėtar i kontaktit fjalėn "pavarėsi" s'e kishte pėrdorur kurrė pėr Kosovėn, por edhe njė autonomi e gjerė me shkarkimin e pėrkohshėm tė fuqive tė NATO-s pėr tė siguruar organizimin e vendit, nuk pranohej nė asnjė mėnyrė nga Serbia. Kėtij propozimi shqiptarėt mundoheshin t'i shtonin njė plebishit pas tre-katėr vjetėsh pėr popullin e Kosovės, qė tė vetėvendoste pėr statutin e vendit, nėn kontrollin ndėrkombėtar. Vetėvendosja e popujve ėshtė nė themel tė Kartės sė Atlantikut dhe tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara (OKB-sė). Prandaj nuk do tė kishte asnjė arėsye qė kjo e drejtė t'i mohohej vetėm kombit shqiptar. Sa pėr serbėt, ata s'kanė marrė kurrė me seriozitet asnjė bisedim mbi Kosovėn, tė cilėn e shikojnė si vendbanimin e hershėm tė tyre, ose si "djepin e qytetėrimit" mesjetar tė Serbisė qysh prej kohėve kur kanė zbritur nė Ballkan. Sepse serbėt besojnė nė njė histori folklori dhe legjendash tė krijuara rreth figurave tė Stefan Dushanit, i cili u shpall pėr pak kohė car i Ballkanėve, dhe tė mbretit Lazar, i ashtuquajturi hero i luftės sė Kosovės tė vitit 1389 kundėr turqve, qė serbėt e kanė idealizuar dhe pėrvetėsuar si tė tyren. Kurse ajo ka qenė njė kryqėzatė e popujve ballkanikė, ku shqiptarėt merrnin pjesė mė shumė nga tė tjerėt. Tė nisur prej legjendash, ėshtė e vėshtirė tė gjejsh ndonjė serb me tė cilin mund tė bisedosh normalisht mbi Kosovėn. Dhe aq mė pak me njė fanatik tė "Serbisė sė madhe", si Millosheviēin, i cili nuk mund tė pranonte kurrė as njohjen e njė autonomie tė gjerė, as zbritjen e trupave ndėrkombėtare nė Kosovė.

    Pėr shkak se tė dy palėt, pėr arsyet e veēanta tė secilės anė, ishin kundėr propozimeve tė grupit ndėrkombėtar tė kontaktit, mbledhja e Rambujesė u ndėrpre pėr pak kohė. Por pastaj rifilloi me njė insistim mė tė fortė.

    Nacionalizmi i vėrtetė shqiptar, sidomos Abas Ermenji, e parashihte se serbėt nuk do t'i pranonin propozimet e grupit ndėrkombėtar tė kontaktit, prandaj nuk donte qė ajo pėrgjegjėsi t'iu mbetej tė dy palėve, domethėnė edhe shqiptarėve. Pėrgjegjėsia e dėshtimit pėrpara opinionit botėror duhej t'iu mbetej shkaktarėve tė vėrtetė tė tij, domethėnė serbėve. Prandaj Abas Ermenji iu bėri thirrje Kosovarėve dhe tėrė opinionit shqiptar qė propozimet e konferencės tė pranoheshin dhe pėrgjegjėsia e dėshtimit tė saj t'iu lihej vetėm serbėve. Cėshtja e Kosovės do tė vazhdonte sigurisht mė tutje, kur qėndresa e shqiptarėve tė ishte mė e organizuar dhe mė e fortė pėr tė ndjekur qėllimet e saja. Pėrfaqėsia kosovare e kuptonte vetė se kjo ishte rruga mė e drejtė pėr atė, dhe i nėnshkroi propozimet e konferencės, me njė pjekuri tė rrallė politike, mė 15 mars 1999. Nėnshkruesit e pėrfaqėsisė kosovare kanė qenė: Ibrahim Rugova, Hashim Thaēi dhe Rexhep Qosja.

    Serbėt, duke i quajtur gjithmonė tė papranueshme ato propozime, qėndruan kundėr gjer nė fund, megjithė kėrcėnimet e NATO-s qė po bėheshin sa mė tė dukshme. Rusia u mundua me fjalė tė mbronte pikėpamjen serbe, por nuk ishte nė gjendje tė vepronte kundėr fuqive tė NATO-s, veēse i quante pėrpjekjet e kėsaj si njė ndėrhyrje agresive kundėr njė shteti sovran. Millosheviēi qėndroi i patundur edhe kur e pa se fuqitė e NATO-s po grumbulloheshin sa mė shumė rreth Serbisė. Rusia i paraqiste ultimatumet e NATO-s si njė agresion ndėrkombėtar, por nuk ishte nė gjendje t'i jepte frikė Perėndimit, e sidomos Amerikės, sepse ishte nė mėshirėn e ndihmės perėndimore.

    Ultimatumet e NATO-s kundrejt Serbisė nuk mund tė pėrfundonin nė asgjė, sepse atėhere NATO-ja do tė mbaronte krejt dhe s'do tė mbetej mė asnjė autoritet ndėrkombėtar nė botė. Kėshtu NATO-ja vendosi sulmin ajror kundėr Serbisė mė 23 mars dhe e filloi mė 24 tė marsit. Mjetet mė tė rėnda dhe mė tė sofistikuara qė u vunė nė veprim ishin tė Amerikės, por edhe fuqitė e mėdha europiane si Anglia, Gjermania dhe Franca u treguan tė patundur nė kėtė luftė. Kjo eksperiencė lufte ajrore bėhej pėr tė parėn herė nė Europė, dhe kishte pėr objekt shkatėrrimin e tėrė sistemit mbrojtės serb nga ana e ajrit, deri sa Serbia t'i tėrhiqte fuqitė e saja prej Kosove dhe t'ua lėshonte atė vend trupave tė NATO-s. Cdo luftė ka tė papriturat e saja, por e vėrteta ėshtė se NATO-ja, gjatė kėsaj periudhe, u tregua e bashkuar, e paepur, dhe i kapėrceu me njė vendosmėri tė pashembullt tė gjitha vėshtirėsitė lokale ose ndėrkombėtare.

    C'ngjau nė Kosovė gjatė kėsaj periudhe? Pėrpara se tė fillonin veprimet e NATO-s, Serbia u vu tė zbatonte menjėherė planin e saj politik mbi Kosovėn, domethėnė zhdukjen rrėnjėsisht tė popullsisė shqiptare me zjarr e me hekur. Rrallėherė kishte parė bota njė gjenocid tė atillė, me njė egėrsi vrasjesh, djegiesh, pėrdhunimesh e shkretimesh tė gjithanshme, si ajo qė ngjau nė Kosovė gjatė atyre dy muajve: rreth njė milionė frymė prej popullsisė shqiptare u pėrzunė prej vatrave tė tyre dhe u ndoqėn kėmba-kėmbės gjer nė Shqipėri, Maqedoni, Mal-tė-zi e gjetkė. Kurse nė Kosovė, fshatra e qytete digjeshin me radhė njėri pas tjetrit, me mijėra vajza e gra tė reja shnderoheshin pėrdhuni, pastaj vriteshin me gjithė fėmijė dhe hidheshin nėpėr gropa tė thella, tė cilat nuk janė zbuluar akoma tė tėra. Djemtė e rinj vriteshin pa pėrjashtim, ose pėrdoreshin si mburojė njerėzore kundrejt bombardimeve tė NATO-s. Me mijėra tė arrestuar mbaheshin burgjeve tė Serbisė dhe janė duke vdekur urie sepse nuk po lirohen akoma. Tė gjitha kėto krime i ngarkohen ushtrisė serbe nė pėrgjithėsi, por sidomos trupave tė veēanta paraushtarakėsh tė stėrvitura dhe tė dėrguara posaēėrisht pėr tė kryer kėto krime nė njė popull tė dėnuar me zhdukje.

    Nė kėtė periudhė tragjike, mė shumė se njė gjysėm milioni Kosovarėsh hynė nė Shqipėri, ku gjetėn njė pritje me tė vėrtetė vėllazėrore prej popullit shqiptar, i cili i mori nėpėr shtėpi me aq sa mundi dhe ndau kafshatėn e bukės me aq sa kishte.

    Ky ishte nacionalizmi i vėrtetė, instinktif, qė s'e kanė zhdukur dot akoma politikanėt e mafjeve ose tė ideologjive tė tregut qė shfrytėzojnė sot gjer nė palcė popullin shqiptar.

    Nuk duhet tė harrojmė se, nė kėtė rast, bota e jashtme u interesua shumė pėr refugjatėt shqiptarė dhe i ndihmoi aq sa mundi, si nė Shqipėri ashtu edhe nė Maqedoni.

    Pas njė bombardimi tė gjithanshėm prej fuqive tė NATO-s, Serbia u shkreh dhe kėrkoi armėpushimin me tė gjitha kushtet, i cili u nėnshkrua mė 10 qershor 1999. Mė 12 tė qershorit, trupat e NATO-s, tė grumbulluara nė Maqedoni dhe nė Shqipėri, hynė nė Kosovė prapa trupave serbe qė po lėshonin vendin.

    Pas hyrjes sė fuqive tė NATO-s ku vepronte edhe Ushtria Clirimtare e Kosovės, shumica e madhe e emigrantėve kosovarė tė Shqipėrisė, tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi u kthyen menjėherė nėpėr vendet e tyre tė djegura dhe tė shkretuara duke treguar njė atdhedashuri tė thellė dhe tė paepur. Edhe u vunė menjėherė tė rindėrtojnė vatrat e dashura tė tyre.

    Kosova e komanduar prej fuqive tė NATO-s, ėshtė nėn protektoratin e Kombeve tė Bashkuara. Vėshtirėsitė e rindėrtimit dhe tė normalizimit tė brendshėm janė jashtėzakonisht tė vėshtira, sepse shkatėrrimet dhe shpėrdorimet nga ana e serbėve kanė qenė jashtėzakonisht tė mėdha.

    Tė ngarkuarit me punė nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara janė plotėsisht tė vetėdijshėm tė kėtyre shkaqeve e prandaj po e marrin me durim zhvillimin e ngjarjeve. Dhe shpresojmė qė kėtė durim t'a kenė gjer nė fund, sepse dy kombėsi armike qė kanė qenė vrarė e prerė vazhdimisht gjatė shekujve, nuk mund tė pajtohen brenda njė dite me njė "ferman" prej s'di se kujt. Kosova nuk ėshtė pjesė e natyrshme e Serbisė, por njė vend i huaj qė ka qenė pushtuar me forcė.

    Pėrpara ēdo veprimi, duhet pasur njė kuptim real i gjendjes dhe i faktorėve. Se pa njė kuptim real tė punės qė duhet bėrė, asgjė s'mund tė bėhet mbi baza tė vėrteta, e prandaj asgjė s'mund tė qėndrojė nė kėmbė.

    Porsa shpėrtheu ēėshtja e Kosovės, pėrjashta ėshtė folur vetėm pėr njė "autonomi" tė kėsaj krahine, nėn kontrollin e shtetit serb. Por ē'lidhje ka shteti serb me Kosovėn? Sikur tė kishte njė lidhje reale, tė natyrshme, do t'i kishte shikuar Kosovarėt tė barabartė me serbėt. Kurse Serbia i ka shikuar gjithmonė si armiq tė brendshėm, tė rrezikshėm, qė duhen zhdukur nė rastin mė tė volitshėm, megjithėse Kosovarėt pėrbėjnė 95 pėrqind tė popullsisė sė vendit.

    A nuk e pa bota, gjatė luftės me NATO-n, qėndrimin e serbėve kundrejt shqiptarėve qė ishte ai i spastrimit etnik radikal tė Kosovės, domethėnė ai i zhdukjes sė krejt popullsisė sė saj? Dhe qė popullsia e saj pėrbėn 95 pėrqind tė banorėve tė vendit? Atėhere ē'do tė thotė "autonomi" e Kosovės nėn Serbinė? Qė t'i lihet rast Serbisė pėr t'a zhdukur herėt a vonė nga faqja e dheut kėtė popullsi prej dy milionė frymesh? Pėrse ky popull tė lihet si njė holokaust nė dispozicion tė serbėve, pėr t'u zhdukur porsa qė serbėt tė gjejnė rastin e volitshėm? Dhe pėrse kėto veprime tė lejohen nė njė kohė kur flitet aq shumė pėr tė drejtat e njeriut? Kėto lloje veprimesh mund tė bėhen vetėm pėr hatėr tė serbėve dhe nuk kanė asnjė bazė morale, juridike apo politike pėrveē ligjit tė mė tė fortit.

    Prandaj ideja e autonomisė sė Kosovės, qė paraqitej si njė zgjidhje e problemit nė kohėn e Konferencės sė Rambujesė, nuk ka asnjė kuptim tani qė e tėrė bota e pa se ē'deshėn tė bėnin serbėt mbi popullin e Kosovės gjatė luftės me NATO-n. E pėrse shqiptarėt tė hyjnė pėrsėri nėn serbėt si njė popull i dėnuar me zhdukje? C'lidhje kanė shqiptarėt qė ndodhen nė Ballkan ē'prej dy mijė vjetėsh pėrpara Krishtit, me serbėt qė kanė zbritur nė kėto vende nė shekullin e VII-tė pas Krishtit?

    Pra pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja zgjidhje e problemit tė Kosovės.

    Kur tė huajtė flasin pėr bashkėsinė e tė gjitha etnive nė Kosovė, cilat janė kėto etni? Shqiptarėt pėrbėjnė 95 pėrqind tė popullsisė sė Kosovės, kurse tė gjitha etnitė e tjera s'pėrbėjnė dot as 5 pėrqind. A mund tė mendohet se 10.000 serbėt e Mitrovicės peshojnė mė shumė se dy milionė shqiptarėt? Nė Republikėn e Serbisė, pėrveē Kosovės, ka me qindra mijė shqiptarė tė tjerė, tė cilėt s'i zė nė gojė njeri dhe s'i pėrfill askush. Nėqoftėse vlefta e serbėve ēmohet aq shumė, kurse shqiptarėt s'pėrfilleshin fare deri dje, kjo vjen ngase Serbia dhe Rusia kanė shumė mė tepėr peshė nė ballancėn ndėrkombėtare dhe pretendimet e tyre mbahen pėr tė vėrteta, ndėrsa thirrjet e shqiptarėve s'i dėgjon askush. Tė gjitha arsyetimet sofistike qė bėhen pastaj rreth pavarėsisė sė Kosovės janė tendenca e natyrshme pėr tė anuar andej nga ėshtė forca. Dihet se kjo tendencė ėshtė nė kundėrshtim flagrant me tė drejtat e njeriut.

    Nė tetor 1999, Abas Ermenji vajti nė Prishtinė pėr tė biseduar me udhėheqėsit e sotshėm tė Kosovės mbi tė gjithė kėto probleme dhe pėr tė pėrcaktuar metodat mė tė sakta qė mund tė ēojnė tek ēlirimi i plotė i shqiptarėve. Kryetari i Ballit Kombėtar u prit shumė mirė prej tė gjithėve, dhe mbeti fort i kėnaqur kur shikoi se tek tė gjithė Kosovarėt nuk kishte tjetėr ide ēlirimi pėr Kosovėn pėrveē pavarėsisė. Nuk pranonte askush tė hynte pėrsėri nėn kontrollin e shtetit serb, nėn ēfarėdo forme autonomie. Sepse Kosovarėt e kanė provuar se ē'do tė thotė "autonomi" e dhėnė prej Serbisė. Mbas kaq sakrificash tė hatashme dhe provash genocidi tė dhėna prej serbėve, ideja e autonomisė kishte mbaruar pėrgjithmonė.

    Abas Ermenji bisedoi me tė gjitha partitė, foli sidomos gjerė e gjatė me zotėrinjtė Ibrahim Rugova, Hashim Thaēi dhe Rexhep Qosja, dhe u kėnaq shumė kur u sigurua se mendimi i tė gjithėve ishte Pavarėsia.

    Por Abas Ermenjit iu desh t'a sqaronte pak fjalėn pavarėsi. Se disa Kosovarė kishin menduar qė Kosova tė dilte shtet mė vete. Kurse Ermenji mendon se pėr rrethana tė ndryshme, ėshtė shumė e vėshtirė tė krijohen nė Ballkan dy shtete shqiptare njėri pėrbri tjetrit. Kombi shqiptar s'mund tė qėndrojė veēse nė njė shtet tė vetėm, tė forcuar nga kombėsia e pėrbashkėt, domethėnė nga gjuha, kultura, historia dhe tradita mijėvjeēare. Fjala pavarėsi duhet kuptuar pėr Kosovėn bashkimi me Shqipėrinė, qoftė menjėherė, qoftė pas pak kohėsh. Pėrndryshe Serbia do tė mundohet t'a shfrytėzojė ēdo pėrēarje tė shqiptarėve duke e quajtur Kosovėn si njė tokė tė sajėn. Vendi i natyrshėm pėr Kosovėn ėshtė nė trup tė kombit shqiptar, sepse ajo ėshtė pjesė e kombit shqiptar. Nė kėtė mėnyrė do tė bashkohet njė komb i ndarė prej forcės dhe prej diktatit tė fuqive tė mėdha.

    Nėn ēfarėdo forme raportesh me Serbinė, nuk do tė ketė asnjė tė ardhme tė sigurt pėr Kosovėn, sepse Serbia do tė kėrkojė tė zhdukė ēdo mėvehtėsi tė sajėn, porsa gjendja ndėrkombėtare tė kthehet nė favor tė Serbisė.

    Nė kėtė rast, ata qė flasin pėr "Shqipėri tė madhe" i bjenė karadyzenit kot duke i bėrė jehonė propagandės serbe. Sepse shqiptarėt, populli mė i vogėl dhe mė i vjetėr i Ballkanit, nuk e kanė pasur kurrė atė prirje qė tė shtrihen mbi kombėsi tė tjera mė tė mėdha. Kėtė prirje e kanė pasur serbėt vetė, nė tė gjitha kohėt, dhe sot po e tregojnė mė fort se kurrė.

    Kurse shqiptarėt kėrkojnė vetėm tė jetojnė nė paqe, brenda caqeve tė tyre, dhe nė marrėveshje tė mira me fqinjėt. Por nuk mund tė lejojnė qė kėta tė pushtojnė trojet e shqiptarėve me pretekste gėnjeshtrash. Kosova ėshtė gjysma e Shqipėrisė, tė cilėn duhet t'a mbrojmė me tė gjitha mjetet, deri nė vdekje. Pėrndryshe do tė mbetemi tė turpėruar pėrpara botės dhe fajtorė tė vetėvrasjes kombėtare.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Hallall plako, abaz ermenji eshte nje nga figurat madhore te kombit shqiptar qe per fat te keq, u ndoqen, persekutuan dhe u munduant te njollosen me sa mundesi kishin nga konspiracia ruso-serbe dhe kolopuci i tyre ne ballkan, dulles. Kjo eshte nje nga analizat me te thella dhe me te plota persa i perket raportit serbi-kosove-shqiperi dhe per mendimin tim, ketu duhet te mbeshteten kosovaret ne kerkesat e tyre nese ne te ashtequajturat bisedime teknike, mbas nai darke me vere te dali ne pah ceshtjet politike.
    Por, si do ja bejme me rugoven qe na i ka nxjerre kosovaret dardane e jo shqiptare......
    Kroksi

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mire e ka Profesor Abas Ermenji qe duhet Kosove e Shqiperi bashke.

    Por cfare ishte Shqiperia me 1999 ?

    Ishte nje vend ku kriminelet (shoket e Zan Caush Jaho Salihit) kishin marre pushtetin dhe ushtria dhe Shteti kishin force vetem te ruanin ndoj Seli PS-je dhe Zyre Qeverie e per te ndikuar forcerisht ne Fush-Betejat e Kosoves asqe behej fjale.
    Pra nje shqiperi e dale nga nje Revolucion Stalinist dhe ku Qosja e Thaqi me Shoke kishin qene pergatites e ndihmes direkt te atij revolucioni.
    Pra Abazi Nacionalist idealist takonte ne Kosove dhe takonte krahas Rugoves dhe ata qe i vune Kazmes Shqiperise ..ata qe rrezuan Berishen i cili ja mundesoi Ardhjen ne Shqiperi Abazit dhe prune ne Pushtet ata qe Abazit ja mohuan atdheun 50 vjet.

    Mos qendrimi konseguent Pro-Berishe i Abazit dhe luhatja ne qendrim ..bile perkrahja ndaj Rebeleve te Jugut ja ulen piket personalitetit te profesor Abazit.


    Po Kosova ku ishte ato dite te Rambujese?

    Kosova ishte nje Toke ku tanku Serb ishte zot i betejes dhe Populli i Kosoves kishte hypur ne Traktor e kish dale ne Kukes e Stankovac e ku ministri institucionalist i mbrotjes Kosovare vritej ne Tirane nga Drejtori politik i UCK-se i cili gjithashtu fshihej ne Tirane si mik i Partise dhe rezident i shikut.

    Pra Rambuje ishte "nje Sorre ne munges te Pules".

    Delegacioni Kosovar kishte dy alternativa.

    1-Te pranonte aq sa i duhej Natos per te Sulmuar Ushtrine Serbe e me kte te sigurohej Ri-Ardhja ne trojet etnike te Popullit te perzene mizorisht.

    ose..

    2- Te kerkonte Pamvaresi ose Bashkim dhe si rrjedhoje te merrte ne ftyre nje "Jo" EuroAtlantike e cila do te thoshte dhe braktisje e lenia e zgjidhjes ne dore te Tankeve te Sllobos.

    Nuk jane lehte gjerat o profesor Abazi..

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Postuar mė parė nga Brari
    Mire e ka Profesor Abas Ermenji qe duhet Kosove e Shqiperi bashke.

    Por cfare ishte Shqiperia me 1999 ?

    Ishte nje vend ku kriminelet (shoket e Zan Caush Jaho Salihit) kishin marre pushtetin dhe ushtria dhe Shteti kishin force vetem te ruanin ndoj Seli PS-je dhe Zyre Qeverie e per te ndikuar forcerisht ne Fush-Betejat e Kosoves asqe behej fjale.
    Pra nje shqiperi e dale nga nje Revolucion Stalinist dhe ku Qosja e Thaqi me Shoke kishin qene pergatites e ndihmes direkt te atij revolucioni.
    Pra Abazi Nacionalist idealist takonte ne Kosove dhe takonte krahas Rugoves dhe ata qe i vune Kazmes Shqiperise ..ata qe rrezuan Berishen i cili ja mundesoi Ardhjen ne Shqiperi Abazit dhe prune ne Pushtet ata qe Abazit ja mohuan atdheun 50 vjet.

    Mos qendrimi konseguent Pro-Berishe i Abazit dhe luhatja ne qendrim ..bile perkrahja ndaj Rebeleve te Jugut ja ulen piket personalitetit te profesor Abazit.


    Po Kosova ku ishte ato dite te Rambujese?

    Kosova ishte nje Toke ku tanku Serb ishte zot i betejes dhe Populli i Kosoves kishte hypur ne Traktor e kish dale ne Kukes e Stankovac e ku ministri institucionalist i mbrotjes Kosovare vritej ne Tirane nga Drejtori politik i UCK-se i cili gjithashtu fshihej ne Tirane si mik i Partise dhe rezident i shikut.

    Pra Rambuje ishte "nje Sorre ne munges te Pules".

    Delegacioni Kosovar kishte dy alternativa.

    1-Te pranonte aq sa i duhej Natos per te Sulmuar Ushtrine Serbe e me kte te sigurohej Ri-Ardhja ne trojet etnike te Popullit te perzene mizorisht.

    ose..

    2- Te kerkonte Pamvaresi ose Bashkim dhe si rrjedhoje te merrte ne ftyre nje "Jo" EuroAtlantike e cila do te thoshte dhe braktisje e lenia e zgjidhjes ne dore te Tankeve te Sllobos.

    Nuk jane lehte gjerat o profesor Abazi..
    Braro, lexoji njehere shkrimet pastaj pergjigju.
    Ne shkrimin e mesiperm thuhet se Prof. Abas Ermenji keshillonte nenshkrimin e Rambujese ne ate kohe. Ja c'thote artikulli:

    ...

    Prandaj Abas Ermenji iu bėri thirrje Kosovarėve dhe tėrė opinionit shqiptar qė propozimet e konferencės tė pranoheshin dhe pėrgjegjėsia e dėshtimit tė saj t'iu lihej vetėm serbėve. Cėshtja e Kosovės do tė vazhdonte sigurisht mė tutje, kur qėndresa e shqiptarėve tė ishte mė e organizuar dhe mė e fortė pėr tė ndjekur qėllimet e saja.

    ....

    Sa pėr komunistėt, Prof. Abas Ermenji ndryshe nga shume antikomunistė tė vonuar i ka luftuar edhe me armė, prandaj janė tė kota shpifjet qė ke vėnė mė sipėr se nuk qėndrojnė fare. Fajin pėr 1997-ėn kėrkoje diku tjetėr se kėtu lodhesh kot dhe humbet kohėn kot, se nuk e gjen.

    Por mos tė largohemi nga tema: si e shikon zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės nė kushtet aktuale?
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ok karaburuni..

    Ne lidhje me" luften me arme ne dore kunder Komunistave"..dhe eshte fjala per vitet 1942-44..mendoj se kjo nuk ka qene zgjidhje e deshiruar nga atdhetaret sepse komunist ishte dhe Qemal Stafa e Mustafa Kacaci dhe Nacionalist ishte dhe Mithat Frasheri e
    Hasan Dosti psh..
    Mes ketyre lloj Komunistesh e Nacionalistesh ndryshimet ne pikpamje nuk ishin aq sa te shkohej ne lufte te Armatosur vellavrasese.

    Gjithashtu ne "Komuniste" dhe "nacionaliste" hynin ne ate kohe dhe nje devolli nga Bilishti qe kish ryre ne ceten e Agush Gjergjevices e Pilo qerosit si Komunist pa ditur nga bie komunizmi ashtu sikurse ne cetat e Hysni Lepenices kishin hyre fshatare nga Terbaci e Smokthina thjesht se respektonin fisin ose emrin e Lepenices..
    Pra kane qene shume afer perberjet e potencialit njerzor ne te dy Krahet..Balliste ose Zogiste e Komuniste..

    E verteta eshte se ne krahun Ballist e Zogiste kishte Inate te vjetra te cilet ne ate kohe peshonin me shume se "inati i ri" Nacionalisto-Komunist i lindur ato vite.

    Inati Zogisto-Ballist ishte qe me 1924 -ten.
    Inati Komunisto-Nacionalist ishte akoma i paqarte ne popull.

    Mithat Frasheri kur shkonte te pij kafe me Bahri Omarin etj shikonte dhe ate gjatovinon Enverin qe rrufiste kafe ne kursal po kush ja vinte veshin kunatkes se Bahriut.

    Pra Komunistet ishin ne Tirane si jan sot Poollloistet qe scojne asnje kandar per mire se sja u fut kush ne qese...Pra as u shkonte ne mendje se cunaket qe benin cu cu neper shpijat perdhese do benin nje dite hatane.

    Mirpo nga ferra vogel del ujku madh nganjehere dhe Baballaret e Kombit si Mithat Frasheri me shoke nuk u kujdesen qe te mos u jepej Terren Komunistave te cilet me instruksionet e Dushan Mugoshes shkallmuan dhe ne LABERI nacionalizmin tradicional Vlonjat gati 120 vjecar.

    Bandat e Zan Caushve te asaj kohe nen dirigjimin e Dushanit i cili perdorte si mashe Hysni Kapo Kadrite..i beri zap Nacionalistet Vlonjatas-e Kurveleshas.
    Njesoj sikurse Zan Caushi me me Albert Shytnė ben zap Vloren dhe demokratet e Vlores sy fjetur..

    Pra Komunistet nga rini idealiste revolucionare e viteve1930-40 u bene ne 1942-44 banda terroriste qe pergatiten sundimin stalinist ne Shqiperi.

    Pra Abazi e Mithati me shoke u kujtuan vone te tregojne dhembet..
    Shkurt fjala.. Profesoret u munden nga nxenesit Rrugace ..

    Shiko sot ne Kosove..

    Profesor Rugova e Mark Krasniqi jane te mundur para rrugacve Melaim Thaqi e Hashim Zeka e daut Harallopi me shoke..

    Mendo sikur te mos kish pasur veshgues ne Kosove per votime..veshgues direkt permamanent ne Kuti te votimit ..jo si ne Shqiperi..veshgues shetitsa.. a kish marre ndoj Vot RUGOVA..?
    asnji..
    Pse .. sepse me dhune Marksisto-Enveristo-Nanoistat i kishin fut ne xhep te tyre gjith votat e Kosovareve..

    Dola nga Tema por.. ca gjera jane perseritje ne Histori..dhe Abazi, nacionalisti Veteran qe i di mire punet.. skish pse takonte Qose Thaqet sepse ata nuk marrin aspak mundimin te pyesin Abazin sepse per ata Perendi eshte SHIKU i TIRANEs se KLOSIT.

    Eshte sikur Mithat Frasheri te keshillonte Beqir Ballukun me 1950-ten..
    Pun Boshe..











    .

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Brar miku!

    Thaqi apo Thaci?!!

    Diku nė njė shkrim pėr drejtėshkrimin e "q" dhe "c" e ve nė dukje problemin fonetik tė kosovarėve me shqiptimin dhe drejtėshkrimin (dallimin) e kėtyre bashkėtingėlloreve. Kishe shumė tė drejtė.

    Sa e vėrejta mė lartė, e shoh se edhe Ti nuk pėrjashtohėsh nga ai grup kosovarėsh (shih: postin #3).

    * Mė falni se dola nga tema.

    Tung, miku im!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 12-10-2003 mė 09:30

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Braro,
    Natyrisht qė askush mund tė mos marrė mundimin tė pyesė Prof. Abas Ermenjin pėr kėto punė, pėr mė tepėr kur ai nuk jeton mė prej disa muajsh.
    Por ajo qė ka rėndėsi kėtu ėshtė se Abas Ermenji ishte njė atdhetar i cili tė gjithė jetėn e tij u mor me ēėshtjen shqiptare dhe kosovare, pati njė eksperiencė tepėr tė gjatė nė kėto punė dhe mendoj se e kishte njė ide tė qartė se si mund tė zgjidhej kjo punė.
    Ajo qė ka rėndėsi kėtu janė idetė qė shpreh ky shkrim, tė cilat janė konstante tė ekzistencės sė kombit shqiptar, dhe jo aktualiteti politik mbarėshqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga karaburuni : 12-10-2003 mė 09:54
    E drejta vonon, por nuk harron!

Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarėt e Beogradit mes Serbisė dhe Kosovės
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  2. Numri i shqiptarėve nė Beograd
    Nga Faik nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Javėn e ardhshme nis dialogu Prishtinė-Beograd
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-03-2003, 11:36
  5. Rryma e trete, "nostalgjiket e titos"
    Nga ganoid nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2002, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •