Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 114
  1. #81
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Dialogu i Vjenės dhe rezoluta 1244


    MEHDI HYSENI

    S’ka dilemė se bashkėsia ndėrkombėtare gjatė katėrvjetėshit tė shkuar bėri pėrpjekje pėr tė ndėrtuar shtetin e Kosovės (qeveria, parlamenti, kryetari, si dhe sturkturat e tjera institucionale juridiko-politike e kushtetuese tė Kosovės), mirėpo, megjithatė, nuk u arrit njė objektiv i tillė, sepse pengesė kryesore dhe e pakapėrcyeshme ishte “klauzola juridike” e Rezolutės 1244 e KS tė Kombeve tė Bashkuara, ku nėnkuptohet se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė dhe e Malit tė Zi. Prandaj, pėrderisa tė mos ndryshohet Rezoluta 1244, e cila ėshtė nė kolizion me institutin e pavarėsisė sė Kosovės, do tė favorizohet sovraniteti absolut kolonial i Unionit tė Serbisė dhe Malit tė Zi mbi Kosovėn. Nė tė vėrtetė, shikuar nė aspektin juridik ndėrkombėtar, ky edhe ėshtė argumenti i vetėm justifikues i SMZ-sė (Serbi Mali i Zi) me tė cilin ėshtė duke manipuluar dhe spekuluar nė disfavor tė sė drejtės sė vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė sė Kosovės.
    Pėr t’iu shmangur kėtij defekti juridik ndėrkombėtar, pala shqiptare (pėrmes organeve tė saj institucionale pėrkatėse), duhet tė insistojė nė revidimin e Rezolutės 1244, qė nė vend tė saj tė miratohet njė rezolutė e re pėr Kosovėn, e cila do tė legjitimonte de facto dhe de jure institucionin e sė drejtės dhe tė parimit tė vetėvendosjes sė Kosovės.
    Pėrndryshe, ėshtė e mundur qė tė zhvillohen lloj-lloj dialogesh “teknike” me shtetin e SMZ-sė nė Vjenė, nė Podogoricė, nė Prishtinė apo nė Dejton, por kjo do tė ishte “teknikė” e gabuar e politikės dhe e diplomacisė shqiptare, sepse nė kėtė mėnyrė, botėrisht, do ta votonin praktikisht dhe juridikisht institutin e sovranitetit kolonial serb mbi Kosovėn dhe shqiptarėt. Pėr mė tepėr, njė akt i kėtillė do tė quhej kapitullim pėr Kosovėn dhe shqiptarėt, si nė kuptimin e historisė, tė politikės dhe tė diplomacisė sė tyre, nė pėrgjithėsi.
    Prandaj, pavarėsisht se ēka “rekomandojnė” dhe predikojnė analizat miope, dezulative dhe diletante tė disa autorėve “autodidaktė politikė” (qė janė nė diskurs me mbrojtjen e interesit nacional dhe shtetėror shqiptar), se palės shqiptare “nuk i hiqet ndonjė copė”, po qe se do tė shkonte nė dialogun e imponuar tė Vjenės, pala shqiptare patjetėr duhet tė “abstenojė” nga dialogu serbo-shqiptar i Vjenės, i cili nė tė vėrtetė, edhe ėshtė i aranzhuar nė mėnyrė tė ngutshme, tė njėanshme, qė sheshit favorizon tė drejtėn e sovranitetit shtetėror serb mbi Kosovėn. Pėr t’iu shmangur njė rreziku tė kėtillė potencial, pėrkatėsisht njė gracke tė kėtillė tė tratativave tė fshehta tė diplomacisė evropiane ndėrkombėtare, Parlamenti i Kosovės e ka pėr detyrė qė sa mė parė tė deklarohet para opinionit politik kombėtar dhe ndėrkombėtar pėrmes aktit tė tij tė vlefshėm juridiko-politik e kushtetues lidhur me dialogun serbo-shqiptar tė Vjenės, tė parashikuar mė 14 tetor 2003. Ndryshe, ēdo “formulė” a “metodologji” tjetėr politike pėrkitazi me dialogun e Vjenės, qė anashkalon dhe pėrjashton vendimin e ligjshėm konsensual tė Parlamentit tė Kosovės, do tė jetė nė kundėrshtim flagrant me tė drejtėn historike dhe me tė drejtėn e vetėvendosjes sė Kosovės.
    Nė kėtė vėshtrim, Parlamenti i Kosovės, si organ mė i lartė ligjvėnės, duhet tė eliminojė dhe pėrjashtojė ēdo tendencė a tentativė arbitrare jashtinstitucionale tė formimit tė ndonjė “grupi negociues”, qė do tė dialogonte me palėn serbe nė Vjenė. Njė potez i kėtillė eventual apolitik dhe antiligjor i Parlamentit tė Kosovės, praktikisht do tė provonte tezėn e paqėndrueshme tė politikės pushtuese serbomadhe, si dhe tė diplomacisė sė “kancelarive tė moēme” evropiane, se “shqiptarėt nuk meriotjnė tė kenė shtetin e tyre mbase nuk janė nė gjendje pėr tė vetėqeverisur”, si dhe do tė shėnonte fundin e tij si organ ligjor. Pėr t’i davaritur kėto teza tė falsifikuara shekullore, si dhe spekulimet e rrezikshme tė politikės propagandistike ditore tė SMZ-sė, qė mohojnė tė drejtėn natyrore dhe historike tė formimit tė shtetit kombėtar shqiptar nė Ballkan brenda kufijve tė tij gjeopolitikė dhe etnikė, politika zyrtare shqiptare e Kosovės, nė vend se tė pėrqėndrohet nė “temėn teknike” tė dialogut tė dėshtuar tė Vjenės, nevojitet qė tė kėmbėngulė nė parashtrimin e kėrkesės urgjente OKB-sė, qė tė revizionojė Rezolutėn 1244, zhvlerėsimi i sė cilės, do tė ndikonte pozitivisht nė pėrshpejtimin e zgjidhjes sė drejtė tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Ndryshe, manovrat dhe sondimet e tjera politike tė spektrit politik shqiptar, qė kanė pėr qėllim “promovimin” e politikės sė kultit tė ndonjė individi tė “shenjtė” apo tė ndonjė “grupi tė interesit”, tė parapaguar nė mbrojtjen e statu quo-sė sė Kosovės sipas Rezolutės 1244, sheshazi dėshmojnė disfunksionalizmin e procesit tė transfomimit, tė demokratizimit dhe tė pavarėsimit tė Kosovės.




    13/10/2003
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Paraqitje fascinante e Presidentit dhe Kryetarit te Parlamentit

    Ne Vjene ndryshe nga shume Konferenca ku vendosej PA Shqipetaret per Shqipetaret dhe Tokat e tyre ishin prezente Perfaqesuesit legjitim qe mbrojten dhe shtruan edhe nje here kerkesen per njohjen formale te Pavarsise se Kosoves.Ndryshe nga pritjet e skeptikeve Presidenti Rugova dhe Kryeparlamentari Daci ne prani te autoriteteve dhe institusioneve me vendosese me nje fjalim brilant u bene me dije te njejtit se Pavaresia e Kosoves eshte e pashmangeshme dhe e panegociushme.Duke pare sjelljet e serbeve dhe deklarimet e tyre shihej qarte nervozizem dhe irritim ndoshta nga shkaku qe Shqipetaret ndryshe nga pritjet e tyre shkuan ne Vjene.serbet si duket kane dashur ta perserisin Rambujen por nga ajo qe doli ata jane te zhgenjyar.Fjamimin e Presidentit mund ta gjeni tek KOSOVA.COM

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Rreth Bisedimeve ne Vjene per Ceshtje Praktike Prishtine - Beograd

    Nė Vjenė filluan bisedimet pėr ēėshtje praktike Prishtinė -Beograd

    Vjenė, 14 tetor - Pikėrisht nė orėn 9.17, sot nė pallatin Hofburg nė Vjenė filluan bisedimet pėr ēėshtje praktike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.

    Nė hapje, Kancelari i Austrisė Volfgang Shysel, si mikpritės i kėtij takimi, shprehu bindjen se pjesėmarrėsit e kėtij do tė shkojnė nė rrugėn e mirėfilltė tė dialogut, me gjithė pengesat e shumta, si tha ai, pėr tė shkuar nė Vjenė.

    "Ne jemi dėshmitar se dialogu ėshtė i mundur qoftė edhe nė mes tė ish-armiqve", tha kamcelari Shysel duke iu drejtuar tė pranishmėve. "Me kėtė dialog ju mund tė gjeni vendin tuaj nė rajon. Por ne nė Vjenė dėshirojmė qė ju tė vazhdoni me dialogun, e ne do t'ju sigurojmė kushte", tha Shysel duke shprehur keqardhje qė anėtarėt e tjerė tė delegacioneve nuk kanė vendosur tė vijnė nė kėtė takim.

    "Ne jo vetėm qė do ta mbajmė nė mend kėtė sallė, meqė po shėnohet nė historinė evropiane, por ky do tė jetė vendi ku ata do tė kenė mundėsi tė bėjnė pėrparim drejt tė ardhmes sė tyre evropiane".

    Ndryshe nė njė sallė ovale nė kėto bisedime delegacioni i Kosovės pėrfaqėsohet nga Presidenti Ibrahim Rugova, shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci. Ndėrkaq, delegacioni nga Beogradi pėrfaqėsoshet nga kryeministri serb Zoran Zhivkoviq, zėvendėsi i tij Nebojsha Ēoviq dhe anėtari i bashkėsisė shtetėrore Serbi-Mali i Zi, Rasim Lajiq.

    Nga bashkėsia ndėrkombėtare nė sallė ishin tė pranishėm shefi i diplomacisė sė BE-sė Havier Solana, komesioneri evropian Kris Paten, sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s lordi Xhorxh Robertson, ndėrkaq nga SHBA-tė ndihmėsi i sekretarit amerikan tė Shtetit pėr ēėshtje evropiane, Lari Rosin, ambasadori amerikan nė Beograd, Uiliam Montgomeri dhe shefja e Zyrės amerikane nė Prishtinė, Marsi Ris. Poashtu janė tė pranishėm edhe pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit.

    Pas hapjes solemne, takimi i vazhdoi punimet me dyer tė mbyllura.



    Fjala e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova ne takimin e Vjenės

    Vjenė, 14 tetor - Nė takimin e sotėm nė Vjenė mes delegacionit tė Kosovės dhe atij tė Serbisė tė zhvilluar nė pallatin Hofburg, nė emėr tė Kosovės foli Presidenti Ibrahim Rugova. Mė poshtė po japim teksitn e plotė tė diskutimit tė Presidentit Rugova.

    "Pėrshėndes hapjen e kėtij takimi nė Vjenė, tė rėndėsishėm pėr vendin tim dhe pėr rajonin e Evropės Juglindore si dhe pėr BE, NATO-n dhe SHBA.

    Nė fillim dėshiroj tė flas shkurt pėr progresin qė ka arritur Kosova gjatė katėr vjetėve pas luftės, nė liri. Kosova ka bėrė njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės.

    Gjendja e sigurisė publike ėshtė mė e mirė. Policia e Kosovės ėshtė forcuar dhe kemi filluar specializimin e saj. Kėshtu policia e Kosovės bashkė me policinė e UNMIK-ut dhe me KFOR-in / NATO-n bėn sigurinė e vendit. Nė tė njejtėn kohė ėshtė nė vendosje e sipėr rendi dhe ligji. Gjykatat nė tė gjitha nivelet po veprojnė deri te Gjykata Supreme e Kosovės.

    Do theksuar se Kosova ka pasur progres tė mirė edhe nė ndėrtimin e demokracisė. Gjatė vitit tė kaluar u mbajtėn zgjedhjet e dyta lokale me mandat katėrvjeēar. Qė njė vit e gjysmė funksionojnė institucionet qendrore: Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti i Kosovės, nė bazė tė zgjedhjeve nacionale tė vitit 2001. Parlamenti i Kosovės ka miratuar me dhjetėra ligje nė tė gjitha fushat e jetės pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.

    Njė progres tė shquar kemi pasur edhe nė integrimin e grupeve etnike, apo tė minoriteteve. Sot tė gjitha minoritetet marrin pjesė aktive nė tė gjitha institucionet e Kosovės, nė nivel qendror dhe lokal. Nė Parlament dhe nė Qeveri kemi vende tė rezervuara pėr minoritetet. Kėshtu nė Parlament, nga 120 vende, 20 janė tė rezervuara pėr minoritetet, plus vendet e fituara me votė. Nė Qeveri e cila ka 10 ministri, dy ministra janė nga minoritetet. Ky ėshtė njė progres nė planin e integrimit administrativ. Duhet thėnė se pėr ditė e mė shumė shoqėria e Kosovės po bėhet mė e integruar.

    Do tė punojmė mė shumė nė planin e komunikimit midis shumicės shqiptare dhe minoritetet siē janė serbėt, boshnjakėt, turqit, goranėt, romėt, ashkalinjtė dhe egjiptianėt. Pra, duhet tė punojmė mė intensivisht nė fushėn e pajtimit dhe tė mirėkuptimit tė tė gjithė kosovarėve, proces tė cilin e kemi filluar.

    Po ashtu nė planin e kthimit tė refugjatėve kemi shėnuar progres. Janė kthyer mbi 7.000 njerėz tė grupeve minoritare, kryesisht serbė. Tė gjitha institucionet e Kosovės janė pėrcaktuar pėr njė kthim individual tė tė gjithė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė. Nga shumica shqiptare, qindra mijėra njerėz, vazhdojnė tė qėndrojnė nė Europė dhe SHBA, sepse nuk mund tė kthehen pėr shkak tė gjendjes sociale e ekonomike tė Kosovės. Unė e them se pas luftės, tash nė Kosovė, tė gjithė jemi mė pak.
    Me kėtė rast do thėnė se edhe nė fushėn e ekonomisė kemi pasur progres. Sektori privat ėshtė mjaft i fuqishėm e dinamik. Kosovarėt janė popull ndėrmarrės. Vetėm njė fakt 95% tė buxhetit Kosova e ka bėrė nga tė hyrat e veta.

    Objektivat e institucioneve shtetėrore tė Kosovės janė: zhvillimi ekonomik, tėrheqja e investimeve dhe krijimi i vendeve tė punės pėr tė rinjtė. Kėto ditė kemi filluar privatizimin sė bashku me UNMIK-un si proces pozitiv ekonomik. Mund tė themi se Kosova po hyn nė fazėn e njė jete normale tė njė vendi.

    Ėshtė politikė nacionale e Kosovės tė ndėrtojė marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjtė e saj. Mund tė themi se edhe nė kėtė fushė kemi pasur progres. Kėshtu me Shqipėrinė kemi marrėdhėnie tė mira, me Republikėn e Maqedonisė kemi filluar njė progres si dhe me Malin e Zi. Sot jemi tubuar nė Vjenė qė tė fillojmė njė proces tė marrėdhėnieve pozitive fqinjėsore me Serbinė nė disa fusha praktike me interes pėr tė dy vendet dhe pėr rajonin e Evropės Juglindore. Pėr fillim kemi pranuar tė bisedojmė pėr bashkėpunim nė fushėn e energjisė, qė ėshtė problem pėr gjithė rajonin e Evropės Juglindore, pastaj ēėshtjen e tė zhdukurve nga lufta qė krijon shqetėsime tė vazhdueshme, pėr ēėshtjen e kthimit tė refugjatėve nė baza individuale tė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė, si dhe pėr ēėshtje tė transportit dhe tė telekomunikacionit, qė ėshtė me rėndėsi pėr tė dy vendet dhe pėr rajonin. Me kėtė rast do tė themelohen grupe punuese, tė cilat do tė prodhojnė marrėveshje nė nivel tė dy vendeve.

    Sot kėtu, nė Vjenė jemi takuar pėr tė biseduar pėr disa ēėshtje praktike midis dy vendeve, Serbisė dhe Kosovės. Dėshiroj tė theksoj se ėshtė pozitive se tė gjitha vendet e rajonit tė Evropės Juglindore aspirojnė pėr integrim nė BE dhe nė NATO. Kėtė e aspiron dhe po pėrgatitet edhe vendi im Kosova. Pra, njė Kosovė demokratike, paqėsore e pavarur dhe e integruar nė BE e NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA. Ky aspirim ėshtė nė tė mirė tė qytetarėve tė Kosovės dhe do ta qetėsonte rajonin e Evropės Juglindore. Kosova ėshtė e gatshme t’i pranojė obligimet ndėrkombėtare.

    Do tė pėrdor autoritetin tim sė bashku me PSSP-nė, zotin Holkeri, qė nė bisedat rreth ēėshtjeve praktike tė involvohen strukturat qeveritare tė Kosovės.

    Ndėrsa gjendemi nė kėtė takim, dėshiroj tė theksoj se e kaluara nuk bėn tė harrohet, sepse mund tė pėrsėritet nė forma mė tė kėqia, por duhet tė shikojmė kah e ardhmja. Shpresoj se njė ditė Serbia do tė kėrkoj falje pėr masakrat e luftės nė Kosovė, qė do t’i lehtėsonte marrėdhėniet midis dy vendeve dhe dy popujve.
    Nga ky takim i Vjenės, e pėrshėndesim Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirac, Kancelarin Shreder dhe Kryeministrin Berluskoni.

    Pėrshėndetje tė veēantė i bėjmė Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II, qė gjithmonė lutet pėr Kosovėn dhe paqen e popujve.
    Me kėtė rast e falėnderoj zotin Holkeri qė ka punuar shumė pėr realizimin e kėtij takimi.

    Po ashtu e falėnderoj Presidentin Klestil, Kancelarin Shysel dhe Qeverinė austriake pėr mikpritjen, ashtu siē di Vjena ta bėjė kėtė".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arb : 14-10-2003 mė 12:38
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #84
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Postuar mė parė nga karaburuni
    A mendoni me tė vertetė se Kosovarėt do tė mund ta pranonin tė kishin tė bėnin ende me serbėt, qoftė edhe nė kuadrin e njė federate?
    Unė mendoj se jo. Serbia nuk pyet per "republika" e kufij nga momenti qė ato ndodhen brenda njė federate serbe. Shikoni rastin e Kroacisė apo tė Bosnjes para pak vitesh: megjithėse kishin ushtri tė vetėn kėto republika ish-jugosllave u sulmuan dhe u shkretuan pa mėshirė nga Serbia.
    Prandaj nuk besoj se kosovarėt mund tė gėnjehen nga propozime tė tilla tė cilat nuk i sigurojnė fare pėr tė ardhmen e tyre, vetėm sa shtyjnė datėn kur Serbia tė provojė t'i zhdukė pėrsėri siē e provoi mė 1999.
    Une i parashtrova tri mundesi qe ekzistojne. Dihet se asnje nga shqiptaret e Kosoves nuk e pranon piken 1 dhe 2, por kjo nuk do te thote se ato nuk ekzistojne fare. Shqiptaret e Kosoves jane te vendosur ta fitojne pavaresine, qofte kjo me ane te nje lufte te re me barbaret shkavo-sllave. Liria dhe pavaresia, jane jeta apo vdekja per shqiptaret e Kosoves, dhe kete askush s'mund ta ndali me.

    Ne keto 4 vite aq shume gjera kane ndryshuar, aq shume jane pjekur kushtet politiko-shoqerore ne Kosove, saqe te gjithe e dine se vetem pavaresia dhe asgje tjeter, do te sjelli stabilitetin ne rajon. Si do ndodhi kjo, mbetet te shihet, por pavaresia, ka per te ardhur. Ndoshta vonon, por nuk harron.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Presidenti Rugova ka vlerėsuar nė Vjenė se vetėm njė Kosovė e pavarur do ta qetėsonte rajonin

    Vjenė, 14 tetor - Pas fjalės pėrshėndetėse tė kancelarit austriak Shysel, takimi i Vjenės ka vazhduar me dyer tė mbyllura, ku kanė folur pėrfaqėsuesit e lartė tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe tė Grupit tė Kontaktit, si dhe pėrfaqėsuesit e delegacioneve nga Prishtina dhe Beogradi.

    Siē njoftohet nga Vjena, pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian pėr politikė tė jashtme dhe siguri Havier Solana nė fjalėn e tij ka shprehur kėnaqėsinė pėr fillimin e dialogut Prishtinė-Beograd ngase, sipas tij, ky ėshtė hapi i parė, qė ėshtė hapi mė i vėshtirė pėr bisedime. Ai u shpreh i kėnaqur qė sheh nė sallė pėrfaqėsuesit e Prishtinės dhe tė Beogradit, sepse dialogu shėnon njė pėrparim tė madh nė rrugėn drejt stabilitetit mė tė madh nė Ballkan. Solana gjithashtu ka vlerėsuar se zhvillimi i ngjarjeve nė Kosovė mund tė ketė ndikim tė rėndėsishėm nė shtetet fqinje. Kosova ėshtė zemėr e rajonit tė Ballkanit, jo vetėm gjeografikisht, por edhe politikisht dhe nė aspektin e sigurisė, ka thėnė Solana.

    Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova nė fjalėn e tij ka vlerėsuar se nė takimin e Vjenės ka ardhur pėr tė filluar njė proces tė marrėdhėnieve pozitive me fqinjėt nė disa fusha praktike me interes tė pėrbashkėt pėr tė dyja vendet dhe rajonin e Evropės Juglindore nė tėrėsi.

    Presidenti Rugova ka theksuar se njohja e njė Kosove tė pavarur, demokratike e paqėsore, e integruar nė BE, dhe nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė, do tė qetėsonte rajonin. Ai gjithashtu ka theksuar progresin qė ėshtė bėrė nė Kosovė nė fushėn e sigurisė, tė ekonomisė dhe nė konsolidimimin e demokracisė.

    Ai ka thėnė se tashmė nė Kosovė janė kthyer mbi 7000 tė zhvendosur, ndėrkaq udhėheqja e Kosovės dhe institucionet e saj po bėjnė ē'ėshtė e mundur pėr integrimin e tė gjitha minoriteteve dhe grupeve etnike nė shoqėrinė e Kosovės, ashtu siē e meriton njė shoqėri e vėrtetė demokratike.

    Ai pėrshėndeti bashkėsinė ndėrkombėtare qė ėshtė nismėtare e kėtij dialogu.

    Ndėrkaq, nga pala serbe ka folur zv.kryeministri serb Nebojsha Ēoviq, i cili ka pėrsėritur akuzat kundėr Kosovės pėr spastrime etnike dhe se gjoja nėn presionin e udhėheqjes sė saj nuk kanė mundur tė marrin pjesė nė bisedime pėrfaqėsuesit e pakicave Milan Todorviq dhe Resmije Mumxhi. Ēoviqi ka akuzuar zyrtarėt e Prishtinės qė nė vend qė ta shfrytėzojnė Vjenėn si takim pėr dialog pėr problemet kryesore po vazhdojnė ta pajisin Kosovėn me atribute shtetėrore. Sipas tij, me njė varg vendimesh tė papjekura tė autoriteteve tė Prishtinės, dialogu ka humbur rėndėsinė qė ėshtė pritur.

    Takimi i Vjenės tashmė ka pėrfunduar dhe priten tė bėhen tė ditura konkluzionet e tij nga shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Sot nė Prishtinė u mbajt njė protestė kundėr fillimit tė bisedimeve nė Vjenė

    Prishtinė, 14 tetor - Nė organizim tė LPK-sė sot nė Prishtinė u mbajt njė protestė kundėr fillimit tė bisedimeve me Beogradin nė Vjenė.

    Protestuesit kėrkuan qė Kuvendi i Kosovės tė votojė njė rezolutė pėr Kosovėn shtet tė pavarur dhe tė kundėrshtojė bisedimet me Serbinė para se ajo tė njohė pavarėsinė e Kosovės.

    Para protestuesve foli kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli, i cili tha se kjo protestė po mbahet pėr tė kundėrshtuar bisedimet e imponuara me Serbinė. Kėtė protestė e kanė pėrkrahur shoqatat e dala nga lufta dhe organizata e studentėve UPSUP.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Presidenti Rugova tha se nuk vėren ndryshime nė politikėn e tashme tė Beogradit ndaj Kosovės

    Vjenė, 14 tetor - Pas mbylljes sė punimeve nė seancė plenare delegacioni i Kosovės ka mbajtur njė konferencė tė veēantė me gazetarė nė tė cilėn u tha se ky delegacion shpreh vullnetin e Kosovės pėr marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt dhe ėshtė pėr bisedime.

    Presidenti Rugova takimin e Vjenės e konsideron si njė sukses nė planin administrativ dhe shtoi se mbetet tė punohet nė planin e komunikimit tė shumicės me pakicat dhe nė planin e pajtimit. Kėto janė procese tė cilat tashmė kanė filluar, tha ai.

    Presidenti Rugova tha se vendosja e marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė me tė gjithė fqinjėt ėshtė njė politikė kombėtare e Kosovės. Ndėrkaq, njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės do ta stabilizonte rajonin dhe Evropnė Juglinodre, tha ai.

    "Unė edhe njėherė theksoj se njohja mė e shpejtė formale e pavarėsisė sė Kosovės, nga SHBA-tė, nga BE dhe formalizimi nga OKB-ja, do ta qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės, do t'i ndėrprente kalkulimet rreth Kosovės, tė cilat pėrsėri kanė filluar tė pėrsėriten", nėnvizoi Presidenti Rugova. "Pas intervenimit tė NATO-s, bashkėsisė ndėrkombėtare ėshtė njė epokė e re pėr Kosovėn, qė duhet ta pranojnė tė gjithė fqinjėt tanė dhe qė duhet tė njihet", theksoi Rugova.

    Presidenti Rugova tha se nuk vėren ndryshime nė politikėn e Beogradit ndaj Kosovės. "Nuk shoh ndryshime ndaj Kosovės, pra tė regjimit tė mėparshėm dhe qeverisė sė tashme tė Serbisė. Unė dėshiroj qė ata ta kuptojnė se kanė ndodhur ndryshime dhe sa mė herė ta kuptojnė aq mė mė mirė ėshtė pėr tė dy vendet, pėr vendet fqinje nė rajon, pėr kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės", nėnvizoi Presidenti Rugova, i cili nė vazhdim foli pėr objektivat e institucioneve tė Kosovės dhe tė zhvillimit ekonomik.

    Kryeparlamentari Daci theksoi se pavarėsia e Kosovės ėshtė njė proces i pakthyeshėm. "Pavarėsia e Kosovės ėshtė proces i padiskutueshėm, proces i pakthyeshėm. Them me pėrgjegjėsi tė madhe se Kosova dhe kosovarėt janė tė pėrgatitur tė paguajnė ēdo ēmim dhe ne e vlerėsojmė demokratik pėr kėtė rrugė", tha Daci.

    Daci theksoi se Kosova ėshtė njė storje e veēantė e suksesit tė tėrė bashkėsisė ndėrkombėtare. Poashtu Daci tha se pavarėsia e Kosovės nuk ka alternativė dhe sa mė parė ta kuptojė Serbia dhe bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė mė mirė, pra qė Serbia tė mos e mbajė peng Kosovėn tė mos integrohet nė Evropė. "Por edhe Kosova i ka tė zhvilluara tė gjitha kapacitetet e nevojshme fizike, politike, psikologjike dhe financiare dhe tė njėjtėn gjė t'ia bėjė Serbisė dhe tė jemi peng dhe ta dėmtojmė popullin tonė nė Kosovės dhe popullin nė fqinjėsi. Dmth. tė dy vendet tona tė paguajnė njė ēmim tė njė politike krejtsisht iracionale", tha Daci
    Rugova dhe Daci konfirmuan pėrcaktimin e Kosovės pėr dialog dhe pėr njė zgjidhje tė interesit tė pėrbashkėt.

    Ndryshe nė Holkeri tha se nė tė ardhmen temat pėr dialog mbeten po ato qė ishin caktuar nė takimin e Selanikut: tė zhdukurit, kthimi, energjetika dhe telekomunikacioni.
    Holkeri tha se nė nėntor tė kėtij viti tė vazhdohet me punėn e katėr grupeve tė pėrbashkta tė punės pėr ēėhstjet e mėsipėrme dhe poashtu do tė krijohet njė mekanizėm i informimit pėr rezultatet e e punės sė grupeve.

    Holkeri takimin e ka vlerėsuar shumė tė rėndėsishėm deh se bashkėsia ndėrkomėtare do ta mbėshtesė plotėsisht punėn e grupeve tė punės.

    Vlerėsimeė pozitive pėr takimin kanė dhėnė edhe Solana, Paten dhe Shefer.

    Delegacioni i Kosovės kthehet sot nė Prishtinė.

    >> QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #88
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Wall Street Journal shkruan si me poshte:



    Serbian, Ethnic Albanian Leaders Clash In Kosovo Talks

    DOW JONES NEWSWIRES

    VIENNA (AP)
    --Rival Serbian and ethnic Albanian leaders clashed Tuesday in their first face-to-face talks on Kosovo since the 1999 war that led to North Atlantic Treaty Organization intervention in the ethnically troubled province.
    The largely symbolic launch of the U.N.-sponsored talks were intended to avoid the contentious issue of Kosovo's future: independence, as demanded by the ethnic Albanians, or status as part of Serbia, as called for by the Belgrade leadership.
    But Kosovo's ethnic Albanian president, Ibrahim Rugova, insisted on Kosovo's independence. Underscoring the strong desire for nationhood, several hundred ethnic Albanians rallied to demand full independence Tuesday in the provincial capital, Pristina.
    "My country Kosovo " wants to become a part of the European Union and NATO, Rugova told the gathering. "This means a democratic, peaceful and independent Kosovo ."

    In a strongly worded speech, Serbian Deputy Prime Minister Nebojsa Covic made it clear that the republic didn't recognize Kosovo as anything more than "one of its parts."
    "There can be no dialogue if it is not clear to everyone that we are not talking as representatives of two states," he said. "Sadly, my initial optimism is greatly reduced. My ambitions have deflated, and my hope in the success of our project has declined."
    Serbia's prime minister, Zoran Zivkovic, said after the three-hour meeting that there was no direct dialogue and that "the only positive result was that we sat at the same table."
    International mediators had stressed that the final status of Kosovo has yet to be determined by the U.N. Security Council.
    The talks were intended merely to pave the way for future negotiations on everyday issues burdening impoverished and war-ravaged Kosovo , such as energy supplies, transportation, missing persons and the return of refugees.
    "Kosovo is the heart of the Balkan region, not just geographically but also in political and security terms," E.U. security chief Javier Solana said.
    "Developments there can have important implications for neighboring states...today's event marks important progress on the road towards greater stability in the Balkan region," he said.
    Although U.N. officials emphasized the talks wouldn't include negotiations on the province's future status, the discussions were important, bringing together formerly implacable enemies.
    NATO Secretary-General Lord Robertson, Solana and other senior foreign officials attended to act as "guarantors" and "a safety chain" for future negotiations between Pristina and Belgrade, officials said.
    "After a bloody war that took place in Kosovo - after four years of freedom - an attempt should be made to establish a relationship as normal as possible with the neighbors," said Nexhat Daci, the president of Kosovo's parliament.
    But the talks proved too volatile for some key leaders despite the low-key agenda.
    Kosovo was represented by a scaled-down delegation after Kosovo Prime Minister Bajram Rexhepi, a key ethnic Albanian leader, refused to participate. Serbia's delegation also balked before agreeing to attend.
    Although Kosovo has a president, government and parliament with limited powers, the U.N. administration holds the ultimate authority over decision-making. Rugova's responsibilities are largely ceremonial.
    The talks marked the first time the former foes met since the war ended in June 1999, when a 78-day NATO bombing campaign halted former President Slobodan Milosevic's crackdown on independence-seeking ethnic Albanians.
    Since then, Kosovo - formally still a province of Serbia and Montenegro, the union that replaced Yugoslavia - has been administered by the U.N.

    Updated October 14, 2003 7:42 a.m.

  9. #89
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Bravo president! Ai fjalim qe ke mbajtur ne vjene i adresonte te tre pikat qe une do te doja te lexoja. Ky takim i Vjenes eshte vetem fillimi i rishkruajtjes se historise per ne shqiptaret.

    Keto jane momente historike per kombin shqiptar.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pas udhėtimit tė Rugovės dhe Dacit nė takimin e Vjenės
    NIPAT SHKUAN NĖ VJENĖ
    TĖ TAKOHEN ME FĖMIJĖT E DAJALLARĖVE
    Nuk duhet ta ēudisė askėnd pėrgjunjėzimi i Rugovės, sepse ai kurrė nuk
    ka qėndruar mbi kėllqet e tij, por gjithnjė mbi patericat qė i kanė ardhur
    nga Beogradi, dhe "patericat" e reja qė po ia sjellin nė Vjenė do t'i ndajė nė dysh me Dacin.



    BEDRI ISLAMI
    Nė takimin e shumėpėrfolur,
    tė paraparė pėr tė
    martėn nė Vjenė, nėse do tė
    mbahet, nga njėra anė do
    tė jenė pasuesit e politikės sė Milosheviqit,
    "fėmijėt" politikė tė tij, krejt tė njėllojtė deri nė
    imtėsi, dhe pėrballė tyre ata qė edhe para
    luftės dhe gjatė luftės u takuan me tė. Nuk
    ėshtė asgjė e ēuditshme dhe e papritur. Nėse
    dikush ka pritur diēka ndryshe tė ndodhė nė
    Kosovė, ai jo vetėm qė ka qenė i gabuar, por
    edhe mė tej se kaq. Sado qė tė mundohen
    ta zbusin analistėt politikė, disa prej tė cilėve
    takoheshin tinėzisht gjatė luftės me drejtues
    tė lartė tė sigurimit tė fshehtė serb, sado qė
    kampi rugovist ėshtė i pėrfshirė nga ethet e
    takimit me djemtė e dajallarėve dhe e quan
    kėtė si shenjė emancipimi, sidomos tė
    emancipimit politik, kjo shkuarje, ashtu siē
    ndodhi, ashtu si u pėrgatit dhe ashtu si u
    urdhėruan shqiptarėt tė shkonin,
    nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse ana
    tjetėr e medaljes sė Takimit nė
    Rambuje. Pėr fat tė keq, jo ana e
    mirė e saj, ēka edhe u premtua,
    por krejt ndryshe.
    Qė Rugova do tė shkonte tek
    pinjollėt e Milosheviqit, kjo nuk
    duhet ta ēudisė askėnd. Rrugėn
    e dajallarėve ai e di mė mirė se
    rrugėn e Drenicės. Askush nuk
    duhet tė harrojė se katėr vite mė
    parė, pikėrisht pas masakrės
    serbe nė Drenicė dhe legjendizimit
    tė Jasharėve, pikėrisht ky
    Rugovė pat thėnė se "tash pozitat
    e mija janė mė tė forta". Nuk
    duhet ta ēudisė askėnd pėrgjunjėzimi
    i Rugovės, sepse ai kurrė
    nuk ka qėndruar mbi kėllqet e tij,
    por gjithnjė mbi patericat qė i
    kanė ardhur nga Beogradi dhe
    "patericat" e reja qė po ia sjellin
    nė Vjenė (ato do t'i ndajė nė dysh me Dacin)
    nuk janė asgjė tjetėr, veēse vazhdimi i patericave
    tė dikurshme. Kjo nuk ėshtė asgjė
    tjetėr, veēse vazhdim i politikės sė vjetėr,
    kėsaj radhe me shumicėn e aktorėve tė rinj
    dhe me njė tė vjetėr: Rugovėn. Natyrisht,
    edhe kėtė ai do e quajė triumf tė politikės sė
    tij, do tė sigurojė se kjo i bėn mirė Kosovės,
    se kanė fituar pikė tek faktori ndėrkombėtar,
    dhe kėshtu ora e tij do tė kthehet para vitit
    1998, sepse po tė njėjtat gjėra i thoshte edhe
    atėherė. Rugova nuk mundet kurrė tė kurdisė
    vetė orėt e historisė. Kur UĒK-ja e bėri
    madhėrisht kėtė, ai u struk, kur UDB dhe
    titistėt u forcuan nė Kosovė dhe mashtruan
    tri herė radhazi, ai u kėndell, dhe me kėtė
    kėndellje u nis drejt Vjenės. Ndoshta ka fat
    dhe gjen atje njė shall tė ri pėr ta mbėshtjellur
    rreth qafės.
    Siē dihet, tre nga liderėt kryesorė shqiptarė
    tė Kosovės, kryeministri Rexhepi, lideri i
    AAK-sė, Haradinaj dhe lideri i PDK-sė,
    Thaēi, nuk shkuan nė Vjenė pa arritur platformė
    tė pėrbashkėt pėrballė Serbisė. Edhe
    kjo ka qenė e pritur. Duke dalė nga radhėt e
    strukturave drejtuese tė UĒK-sė, ata e kanė
    tė pamundur tė rifuten nėn zgjedhė, nė mos
    pėr gjė tjetėr, por edhe nga fakti se nė luftėn
    pėr liri u janė vrarė miqtė e shokėt, tė afėrmit,
    dhe janė gjakuar vetė, por edhe pėr faktin
    tjetėr se ajo qė ndodhi, jo vetėm nė dy
    vitet e fundit, por gjatė tėrė barbarisė sė
    pushtetit serb nė Kosovė, nuk mund tė
    zhbėhet, vetėm se kėshtu i do qejfi zotit
    Holkeri apo dikujt tjetėr.

    Ka menduar Lulzim Zeneli se kryeministri
    i Kosovės do tė shkonte nė
    Vjenė pėr mezhdat e arės sė tij

    Tek i dinjitetshmi do tė gjesh gjithnjė dinjitetin,
    tek e kundėrta-do tė gjesh pėruljen
    dhe gjunjėzimin.
    Njė zėdhėnės i LDK-sė, Lulzim Zeneli, qėndrimin
    e zotit Bajram Rexhepi e quajti njė
    veprim personal tė tij. I shkreti! Mos vallė ai
    ka menduar se Kryeministri i Kosovės do tė
    shkojė nė Vjenė tė flasė pėr punėt e tij, dhe
    jo pėr Kosovėn. Nėse ai ka tė dhėna se dy
    liderėt lėdėkėistė kanė shkuar privatisht dhe
    pėr gjėrat e tyre, atėherė kjo ėshtė tjetėr gjė,
    por shkuarja apo mosshkuarja e njė institucioni
    themelor, siē ėshtė qeveria, nuk ėshtė
    gjė vetjake, nuk janė mezhdat e arave tė
    zėdhėnėsit apo qypat e Dacit.
    Kush e ka autorizuar Dacin tė marrė rrugėn
    pėr nė Vjenė dhe nė emėr tė kujt do tė flasė
    atje? Kush e autorizoi Rugovėn dhe nė emėr
    tė kujt do tė flasė ai atje? Ku e di Rugova se
    sa shqiptarė kanė humbur nėpėr getot
    udbashe serbe, kur jo shumė vite mė parė
    luftėtarėt ai i quante terroristė? Ku e di ai se
    sa vetė janė zhdukur, masakruar, kur jo
    shumė kohė mė parė kėrkonte vetėm listėn
    e anėtarėve tė LDK-sė qė kanė qenė ushtarė
    tė UĒK-sė? Ku e di ai se sa gjak ėshtė derdhur
    pėr lirinė e Kosovės kur nuk ka bėrė
    asgjė tjetėr veēse ėshtė buzėqeshur
    hipokrizisht, tepėr mjerueshėm, dy herė
    gjunjas tek Millosheviqi dhe dhjetėra herė
    tek nipėrit e tij?
    Nė Vjenė nuk shtrohen ēėshtje teknike.
    Miopėt mund tė mendojnė kėshtu. Nė
    mbledhi tė kėtilla shtrohet pyetja: Mos ėshtė
    ky fillimi i fundit i asaj qė kemi ėndėrruar pėr
    lirinė e Kosovės?
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarėt e Beogradit mes Serbisė dhe Kosovės
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  2. Numri i shqiptarėve nė Beograd
    Nga Faik nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Javėn e ardhshme nis dialogu Prishtinė-Beograd
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-03-2003, 11:36
  5. Rryma e trete, "nostalgjiket e titos"
    Nga ganoid nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2002, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •