Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 114
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Adem demaēi bėn thirrje pėr refuzim tė bisedimeve nė Vjenė
    Demaēi: Shqiptarėt s'duhet
    tė marrin pjesė nė bisedime
    "Nėse shqiptarėt kanė krenarinė e tyre, ata nuk duhet tė shkojnė nė bisedime.

    Megjithatė, aty ėshtė zotėriu Ibrahim Rugova, qė gjithmonė ėshtė i
    gatshėm tė plotėsojė dėshirat e tė gjithėve, edhe tė Milosheviqit, edhe tė
    kėtyre tash", deklaroi Demaēi



    Prishtinė, 9 tetor -
    Veprimtari pėr tė drejtat e njeriut
    Adem Demaēi deklaroi se
    bisedimet e ardhshme mes
    Prishtinės dhe Beogradit do ta
    pėrkeqėsojnė situatėn nė
    Kosovė dhe porositi shqiptarėt
    tė mos shkojnė nė kėto bisedime.
    "Ky takim iu ėshtė imponuar
    njerėzve nė Kosovė, sepse faktorėve
    ndėrkombėtarė iu
    ngutet qė sa mė parė t'i japin
    fund kėsaj", deklaroi Demaēi
    nė njė intervistė dhėnė gazetės sė Novi Sadit
    "Gradjanski list".
    Me vlerėsimin se qėndrimi i Serbisė para
    bisedimeve ėshtė "refuzues", Demaēi shprehu
    bindjen se shqiptarėt, megjithatė, do tė
    marrin pjesė nė kėto bisedime.
    "Nėse shqiptarėt kanė krenarinė e tyre, ata
    nuk duhet tė shkojnė nė bisedime.
    Megjithatė, aty ėshtė zotėriu Ibrahim
    Rugova, qė gjithmonė ėshtė i gatshėm tė
    plotėsojė dėshirat e tė gjithėve,
    edhe tė Milosheviqit, edhe tė
    kėtyre tash", deklaroi Demaēi.
    Sipas tij, presioni ėshtė i madh
    dhe nuk zgjedhen mjete qė
    njerėzit nė Kosovė "tė thyhen, tė
    gjunjėzohen dhe t'i nėnshtrohen
    vullnetit qė e detyron Kosovėn qė
    pėrsėri tė jetė koloni e Serbisė".
    Demaēi vlerėsoi se pas bisedimeve
    nė Vjenė, SMZ-ja do ta
    ketė sovranitetin mbi Kosovėn.
    "OKB-ja do t'ia dorėzojė tė gjitha
    kompetencat - sigurinė, mbrojtjen,
    punėt e jashtme, ekonominė, financat
    dhe gjyqėsinė - Qeverisė sė Serbisė dhe
    shtetit serb. Shqiptarėt pastaj do ta shohin se
    e tėrė kjo ka qenė gėnjeshtėr dhe lojė",
    deklaroi Demaēi.
    Sipas tij, institucionet nė Kosovė "qė edhe
    ashtu kanė qenė tė paralizuara dhe kurrfare",
    tash do tė jenė edhe mė tė kėqia dhe situata
    nė Kosovė definitivisht do tė bėhet mė serioze.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se prognozat pesimiste tė Demaēit nuk qėndrojnė, dhe shqiptarėt duhet tė marrin pjesė nė bisedime. Pjesėmarrja nė bisedime pėr shqiptarėt nuk do tė thotė qė ata tė thyhen, gjunjėzohen, nėnshtrohen aspak, sepse atje askush nuk mund ti detyroi tė nėnshkruajnė asgjė. Kurse zgjidhja sa mė e shpejt e problemit ėshtė nė interes tė tė gjitha palėve e veēanėrisht nē interes tonin dhe tė serbėve, sepse kėshtu i japim fund njė kapitulli tė egėr shumė shekullor nė marrėdhėniet shqiptaro-serbe qė do tė jetė bazė pėr njė tė ardhme mė tė mirė fqinjėsore mes kėtyre dy popujve fqinj.




    Serbia dhe negociatat


    FRANKO EGRO

    Ajo qė deri pak kohė mė parė konsiderohej thjesht si utopi, tashmė ėshtė shndėrruar nė realitet, duke e rikonfimuar edhe njė herė thėnien se nė politikė: “ Kurrė duhet thėnė kurrė “. Mė konkretisht i shumėpėrfoluri dialog mes Prishtinės dhe Beogradit starton nė mes tė Tetorit. Pra do tė xhirohen tė parat shtrėngime duarsh mes pėrfaqsuesve tė dy vendeve qė i ndau lufta e pėrgjakshme, e cila e shtyy nė ekstremet e veta atė qė njihet si “ urrejtja patologjike “ shqiptaro – serbe. Ėshtė pikėrisht ky realitet ai qė e bėn mė tė qartė vlerėn dhe rėndėsinė e bisedimeve. Ndonėse ato nuk do tė pėrqėndrohen nė zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit, ato pėrbėjnė epokė nė marrdhėniet ballkanike dhe europiane. Liderėt e tė dy vendeve nuk kanė patur asnjė kontakt me njeri - tjetrin qysh prej pėrfundimit tė konfliktit tė vitit 1999. Drejtuesi i ri i Unmikut, politikani me eksperiencė Harri Holkeri e shpalli si prioritet absolut tė mandatit tė tij pėrgatitjen e terrenit dhe tė klimės sė pėrshtatshme pėr fillimin e negociatave bilaterale. Ai insiston se ato janė tė rėndėsishme duke qenė se duhen trajtuar si prelud i zgjidhjes sė statusit final. Por, pėrfaqsuesi i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė nuk ka vonuar tė pėrsėrisė fjalinė - refren, sipas sė cilės fjalėn e fundit pėr kėtė vendim madhor, qė do tė ketė njė rrezonancė tė konsiderueshme si nė rajon, ashtu edhe mė gjerė e ka vetėm Kėshilli i Sigurimit dhe askush tjetėr. Pikėrisht nė kėtė kuadėr, nė takimin e fundit tė pėrfaqsuesve tė Grupit tė Kontaktit tė zhvilluar nė SHBA, i cili vendosi disa pika mbi “ I “, u theksua qartė se dialogu duhet tė fillojė nė muajin tetor. Nė deklaratėn e pėrbashkėt u theksua se: “ Dipllomatėt nga SHBA, Russia, Franca, Gjermania dhe Italia nė emėr tė komunitetit ndėrkombėtar nuk do tė lejojnė asnjė tentativė nga seicila palė qė do tė jetė nė kah tė kundėrt me kėtė platforme. Unilateralizmi nuk ėshtė i pranueshėm pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar. " Rėndėsia dhe vlera e fillimit tė kėtyre bisedimeve u diskutua shumė herėt gjatė kėtij viti, por ato u shtynė vazhdimisht. Problemi qėndronte tek frika qė vetė dy kryeqytetet kishin pėrsa i pėrket drejtimit qė do tė merrnin ato. Nga deklaratat e njėpasnjėshme tė liderėve shqiptarė e serbė deri mė tani nuk ka qenė e vėshtirė tė kuptohet se asnjė prej tyre nuk i dėshironte. Si nė Prishtinė, ashtu edhe nė Beograd fryma “ patriotike “ materializohej nė deklarata tė pafundme parlamentare apo edhe qeveritare. Por “ tė kapur prej fyti “ ata u detyruan ta pranojnė dhe tė nxitojnė pėrgatitjet pėr tė qenė tė gatshėm pėr t’u ulur nė tryezėn e bisedimeve. Megjithatė politikanėt serbė, tė ndodhur pėrpara njė realiteti kokfortė e ndėrruan menjėherė kursin. Ata krijuan ekipin negociator nėn drejtimin e numrit dy tė qeverisė dhe “ ekspertit tė Kosovės “ Nebojsha Covic. Ai menjėherė nuk vonoi tė pėrdorte fjalitė qė “ janė serenata pėr veshėt e perėndimorėve: " Nė rast se popujt nuk flasin me njeri - tjetrin, nėse ata nuk dialogojnė, problemet nuk mund tė zgjidhen. Historia e ka provuar se ēfarė ndodh kur popujt nuk dialogojnė." Dhe fillimi i negociatave duket se nė kėtė situatė ka vlera tė shumta pėr Serbinė. Dhe kjo pėr shumė arėsye. Sė pari kasta e re nė pushtet dėshiron ti rikonfirmojė kredencialet demokratike. Ekzekutimi i liderit reformator Zoran Xhinxhiē e vuri nė pikpyetje normalitetin serb. Sė dyti Kosova u shkėput me dhunė nga administrimi serb ndaj nėse do t’i ribashkohej asaj nė njė formė tjetėr, kėtė rradhė paqėsore do tė vlerėsohej si mishėrimi i vlerave tė jashtėzakonshme tė bashkėjetesės moderne europiane. Sė treti ėndrra e saj pėr t’u anėtarėsuar nė BE nuk mund tė fillojė tė konkretizohet pėrpara se tė marrė zgjidhje ēėshtja e Kosovės. Pikėrisht pėr kėtė arėsye ėshtė esenciale pėr Beogradin tė lėvizė gjithnjė nė kahun e pėrcatuar nga Brukseli. Por, realiteti serb ėshtė shumė kompleks, ndaj ofron kėndvėshtrime dhe perspektiva tė shumta edhe pėrsa i pėrket asaj qė konsiderohet si ēėshtja mė e mprehtė nė vend. Mė konkretisht njė numėr vėzhguesish janė shprehur se Kosova ėshtė e pėrfundimisht e humbur, ndaj do tė ishte nė interesin afatgjatė tė kombit serb qė ajo tė shkėmbehej me Republikėn Sėrpska. Po ashtu nuk janė tė paktė ata qė mendojnė se nga Kosova duhet tė shkėputen njė pjesė e enklavave serbe, “ pėr t’u ndarė me nder nga e kaluara dhe historia “. Sidoqėtė jetė korri i zėrave qė shprehen se Serbia dhe Kosova po ecin nė drejtime tė ndryshme nuk ėshtė i pakėt. Dhe nuk ėshtė aspak e vėshtirė tė rendishėm arėsyet. Dhuna dhe terrori i ushtruar gjatė gjithė dekadave tė bashkėjetesės, krijoi armiqėsi tė pafund; pasojat e luftės e cila u shoqėrua me krime nga mė monstruozet ėshtė mjaft e afėrt pėr t’u harruar. Kėto zhvillime kanė bėrė edhe niveli i militantizmit tė jetė shumė i pranishėm nė jetėn e vendit. Po ashtu ka edhe zėra qė insistojnė se disa politikanė serbe po e shfrytėzojnė ēėshtjen e Kosovės pėr tė fituar votat e nacionalistėve nė zgjedhjet e rradhės si dhe pėr ta tėrhequr vėmendjen e opinionit tė gjerė nga problemet e pafundme tė brendshmė siē janė ekonomia e shkatėrruar, strukturat e fuqishme tė krimit dhe korrupsioni galopant.



    09/10/2003


    Analizė pėr tu vlerėsuar kjo.
    Sot Zhivkoviqi u deklarua se partia G17 plus e Labusit nė Serbi punon pėr pavarėsinė e Dardanisė dhe se programin e saj do ta kishte zili edhe Thaēi.
    Mendoj se pajtohem deri diku rreth kėtij vlerėsimi, Labus dhe partia e tij nė Serbi ėshtė duke e parė problemin me interesat serbe nė qendėr tė vėmendjes, dhe interesat serbe janė heqja dorė pėrfundimisht nga Dardania, ashtu siē kjo parti e ky politikan proklamon, dhe Labus e partia e tij duhet pėrkrahur nga pėrėndimi sepse kjo i kontribuon zgjidhjes mė tė mirė tė problemit dhe mbylljes sė kapitullit tė egėr shumė shekullor nė kėtė ish-vatėr krize.
    Vetėm njerėz si Millosheviqi, Zhivkoviq, Ēoviq e disa tė tjerė qė unė do ti quaja nė rradhė tė parė tė pagdhendur nuk kanė qenė nė gjendje ti shohin deri tani gabimet e tyre dhe humbjet qė Serbia ka pasur nė lidhje me angazhimet e tyre shoviniste e kriminale nė Dardani. Sikur Millosheviqi tė ishte nė gjendje ta kuptonte problemin dardan dhe interesat serbe nė rajon sikur Labus dhe partia e tij G-17 plus tani qysh mė 1989 ai do tė kishte hequr dorė nga Dardania, dhe tani tė paktėn Serbia qė me mbarimin e luftės sė Bosnies do tė kishte hedhur shumė hapa para dhe nuk do tė kishte zhytur shoqėrinė serbe nė varfėri, me njė kriminalitet e korrupsion shumė tė lartė, shumė larg me reformat integruese dhe integrimin nė strukturat euroatllantike, dhe poashtu nė armiqėsi me gjithė botėn. Sa mė shumė qė serbėt bėjnė angazhime kriminale e shovinste nė Dardani aq mė shumė do ta vonojnė procesin e daljes nga kėto kriza tė lartpėrmendura tė shoqėrisė sė tyre sė bashku me efektet negative nė Dardani, e nė gjithė rajonin.
    Prandaj ėshtė shumė e rėndėsishme pėr interesat e tė gjithėve qė tė pėrkrahet Labusi dhe partia e tij nė Serbi sepse kjo ėshtė nė tė mirė tė tė gjithėve, dhe problemi dardan tė zgjidhet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur dhe me zgjidhjen mė tė mirė pėr tė gjitha palėt e veēanėrisht shumicės sė dardanasve, qė ėshtė ribashkimi Dardani-Albani nė shtetin e ardhshėm Iliri.


    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #33
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    fale dembelllekut dhe idiotise shqiptaret se paku luften mediale e kemi humbur.

    DUke patur xhokerat si "milloshevicin", "mafine serbe", "kriminalitetin me drogen e prostitucionin", "katastrofat verbale te covicit", "nacionalizmin e verbuar aktual ne shoqerine serbe", "kufomat shqiptare ne mes te beogradit" e mundesi tjera,

    ne, shqiptaret, kemi lane qe me akuza qesharake (vrasje makabre pa te akuzuar) te demtojne imazhin tone dhe te demonizojn shoqerine shqiptare, te kriminalizojn luftetaret, e kurse karaxhica e mlladica ende te jetojn si gogla ne vjėm!!!


    Turp o dembela te nemun te mediave shqiptare! TURP!!!, se nuk pati luft beogradi por prishtina, nuk u vrane serbet por 15000 shqiptare, nuk ka serb te zhdukur, por mbi 3600 shqiptare, nuk ka kisha te shkateruara, por xhamia, ......

    mos shkoni ne vjene, merrni njehere nje qendrim o bithlepiresa, njehere tregoni se keni aftesi diplomatike, njehere, jo me shume, JO HOLKERI, por perfaqesuesit e popullit kosovare jane kompetent per nevojat e popullit te tyre.

    UNIMU eshte ne kosove per tu mesuar shqiptareve vlerat demokratike, jo per te "manifestuar" sadizmin europjan. Kurre europa nuk ka patur aftesi te zgjedh probleme, dhe kurre nuk do ta ket. Amerika ju dash te intervenoj ne bosnje (pasi humben jeten 7000-8000 njerez ne masakren e srebrenices), dhe amerika ju dash te intervenoj ne kosove, pasi u zhduk familja e jasharajve. Cdo tentim per diskutime, pa influencen e amerikaneve eshte i pavlere per shqiptaret dhe pik. Dhe cdo tentim per ti futur shqiptaret (ose detyrim) ne diskutime me serbet per statutin final, nuk duhet as ne shprehjen e pare te pranohet. Refuzim kategorik, ne nuk kemi me serbet cka te diskutojm. Le te mirren vesh se pari me kroatet, me sllovenet, me boshnjaket, e nese e lejojn rrethanat,. edhe me shqiptaret.

    Kosovaret nuk jane ne poziten per te gelltit!!!!

    flm
    albanish by nature

  4. #34
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se media shqiptare duhet tė punoj mė shumė dhe jo vetėm pėr publikun shqiptar por edhe pėr atė ndėrkombėtar.
    Ėshtė fakt qė luftė ka pasur nė Prishtinė e jo nė Beograd, por edhe Beogradi e ka shijuar luftėn pėr disa muaj tė bombardimeve.
    Ėshtė fakt qė ka pasur shqiptar tė vrarė e shumė pak serb n krahasim me shqiptarėt e vrarė, pėr shkak se ata vrisnin civil, kurse sa pėr kishat e shkatėrruara ka pasur disa pas luftės por nuk ėshtė dashur tė bėhej kurrė, nga kush ėshtė bėrė, qė mund tė jenė serb vetėm pėr ti dhėnė karakter fetar luftės ashtu siē mundoheni ta bėni ju kėtu me marrinė tuaj, kėto kisha ėshtė dashur vetėm tė kthehen nė kisha shqiptare sepse edhe ashtu kemi nevojė pėr kisha shqiptare kurse ato xhamia tė shkatėrruara nuk ėshtė gjė sepse edhe ashtu ka goxha shumė nė Dardani e nuk na duhen fare.

    Edhe prania amerikane do tė jetė prezente nė bisedime, kėshtu qė nuk duhet tė shqetėsoheni pėr kėtė. Mendoj se ėshtė njė fakt shumė i rėndėsishėm kjo e punės sė sllovenėve, kroatėve, boshnjakėve qė edhe pse pothuaj janė i njėjti popull nuk duan tė jetojnė me serbėt, e pse tė kėrkohet njė gjė e tillė nga shqiptaro-dardansat kur dallojnė nga serbėt si nata me ditė.
    Sidoqoftė, ribashkimi Dardani-Albani ėshtė njė ēėshtje ditėsh tani.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosovė: Presidenti Rugova konfirmon pjesėmarrjen nė bisedimet nė Vjenė


    Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht ftesės sė PSSP-sė Harri Holkeri pėr tė marrė pjesė nė takimin e Vjenės, tė datės 14 tetor 2003, i cili duhet tė shėnojė fillimin e dialogut Prishtinė-Beograd pėr ēėshtje praktike.
    Presidenti Ibrahim Rugova e ka marrė kėtė vendim mbi bazė tė mandatit tė tij qė ka me Kornizė Kushtetuese, sipas tė cilit, nė bashkėrendim me PSSP-nė, Presidenti e pėrfaqėson Kosovėn dhe i ushtron tė drejtat dhe detyrat e veta nė pajtim me dispozitat kushtetuese, thuhet nė njė komunikatė tė lėshuar nga Presidenca.

    10 tetor 2003, ora: 18:00 CET
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosovė: Daci: Nė Vjenė ose do tė shkohet bashkėrisht ose nuk do tė shkohet fare


    Nė bisedimet e Vjenės do tė shkohet bashkėrisht ose nuk do tė shkohet, kėshtu deklaroi kryeparlamentari Nexhat Daci pak ditė para fillimit tė dialogut Prishtinė –Beograd.
    Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, pas takimit me Komandantin e KFOR-it, tha se ėshtė rast unik qė Kosova t’i merr pėrgjegjėsitė.Ai shpreson qė intitucioneve tė Kosovės t’i jepen ministri shtesė. Edhe komandanti i KFOR-it, Kamerhof takimin e Vjenės e ka vlerėsuar tė rėndėsishėm.

    10 tetor 2003, ora: 15:56 CET
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Haradinaj: AAK-ja nuk mbėshtet projektin e 14 tetorit nė Vjenė


    Prishtinė, 10 tetor (Kosovapress) Time: 17:35

    Kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj, pas takimeve qė ka zhvilluar tė premten nė Prishtinė me shefat e zyreve britanike dhe amerikan nė Prishtinė, Mark Dikinson dhe Marsi Ris, ka njoftuar se pėrpjekjet pėr tė qenė pjesė dhe pėr tė mbėshtetur 14 tetorin nė Vjenė nuk kanė dhėnė fryte.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e I Arratisuri!
    Anėtarėsuar
    26-04-2003
    Vendndodhja
    Antarktide!
    Postime
    16

    Takimi shqiptaro-serb nje farse!

    Cfare mendoni se do sjelle takimi mes shqiptareve dhe serbeve kur plaget e kombit tone jane ende te fresketa e krimi serb ishte i perbindshem si ata vete!?Si munden ta kerkojne nje gje te tille kur dihet se cfare bisedimesh ka mes xhelatit dhe viktimes?Si mendoni cfare prisni nga ky takim?!

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Presidenti Rugova gati pėr nė Vjenė

    10 tetor 2003, 17:27 UTC


    Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, u tha PO bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, pėr zgjidhjen e cėshtjeve teknike tė interesit tė pėrbashkėt. Nė njė njoftim tė lėshuar nė orėt e mbrėmjes nga zyra e tij pėr informim, thuhet se “Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht ftesės sė shefit tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara, Harri Holkeri, pėr tė marrė pjesė nė takimn e Vjenės, tė datės 14 tetor 2003, i cili duhet tė shėnojė fillimin e dialogut Prishtinė-Beograd pėr ēėshtje praktike.

    Presidenti Ibrahim Rugova e ka marrė kėtė vendim mbi bazė tė mandatit tė tij qė ka me Kornizėn Kushtetuese, sipas sė cilės, nė bashkėrendim me shefin e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara, e pėrfaqėson Kosovėn dhe i ushtron tė drejtat dhe detyrat e veta nė pajtim me dispozitat kushtetuese. Ndėr themeloret ėshtė dispozita sipas sė cilės, nė bashkėrendim me shefin e UNMIK-ut, presidenti i Kosovės merr veprime nė fushėn e marrėdhėnieve tė jashtme”, thuhet nė fund tė njoftimit tė zyrės sė presidentit Rugova.


    Vendimi i tij ėshtė pėrshėndetur menjėherė nga kryeadministratori i Kosovės, Harri Holkeri. Shėrbimi i tij pėr informim citon zotin Holkeri tė ketė thėnė se ai sė bashku me tėrė bashkėsinė ndėrkombėtare “e duartroket vendimin e presidentit Rugova qė ėshtė akt i njė udhėheqėsi tė pėrgjegjshėm”.

    Presidenti i Kosovės Ibrahim ėshtė udhėheqėsi i parė shqiptarė qė ka pranuar tė marė pjesė nė bisedimet e caktuara pėr tė martė nė Vjenė tė Austrisė. Ndėrkaq, udhėheqėsit tjerė ende nuk kanė dhėnė ndonjė pėrgjigje, megjithė takimet intensive qė kanė vazhduar edhe gjatė tėrė ditės sė sotme. Shefja e zyrės amerikane, Marcie Ries dhe kolegu i saj nga zyra britanike, Marc Dickinson, zhvilluan takime me dyer tė mbyllura me drejtues tė lartė tė institucioneve dhe partive politike, pėr tė siguruar pajtimin e tyre pėr pjesmarrje nė bisedime. Kryetari i Parlamentit tė Kosovės, Nexhat Daci, tha se nė Vjenė ose do tė shkojnė tė gjithė ose jo. Ai bėri thirrje pėr shtimin e pėrgjegjėisve tė reja pėr qeverinė nė fushėn e drejtėsisė dhe policisė pėr tė siguruar bisedime tė mirėfillta. Ndėrkaq, kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi edhe mė tej ngulė kėmbė se bisedimet kėrkojnė koncenzus tė plotė politik. Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės Ramush Haradinaj tha pas takimeve me diplomatėt e lartė se pjesmarrja nė bisedimet e Vjenės do tė mundėsohej nėpėrmjet krijimit tė ministrive tė reja tė qeverisė sė Kosovės.

    Sidoqoftė, orėt e mbrėmjes janė pėrmendur si njė afat pėr njė vendim tė tė gjithė pėrfaqėsuesve shqiptarė pėr pjesmarrje apo jo nė bisedime.

    //rd//
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Shqiptaret e Kosoves duhet patjeter te prezantojne palen shqiptare ne Vjene, pa hezitimin me te vogel, pasi cdo hezitim ne kete pike, demton pozitat shqiptare perpara komunitetit nderkombetar. Me poshte do tu argumentoj pse.

    Perse duhet te shkojme ne Vjene?

    Cfare do te fitojme nese nuk shkojme? Do te fitojme ate qe do te vihemi ne shenje te sulmeve propagandistike serbe e greke qe shqiptaret nuk jane ata qe hiqen, ata asnjehere nuk mund te jene faktore stabiliteti ne Ballkan dhe asnjehere nuk mund te konsiderohen partnere te sinqerte europiane dhe me gjere. Nje mos presmarrje ne Vjene do te thote mungese respekti per Grupin e Kontaktit qe perfaqesohet ne nivelin me te larte.

    Arsyet perse duhe te marrim pjese ne Vjene jane si me poshte:
    1. Perfaqesimi i Grupit te Kontaktit eshte ne nivel te larte.
    2. Axhenda e bisedimeve eshte ne nivelin e ulet teknik dhe eshte nje parakusht ky qe shqiptaret duhet te permbushin per tu hedhur tek diskutimi i statusit final.
    3. Grupi i kontaktit, perfaqesia serbe, duhet ta degjojne fort dhe qarte qendrimin unanim dhe te palukundur te gjithe krereve institucionale dhe politike ne Kosove, pro pavaresise nga Serbia. Nese ne nuk mbrojme qendrimin tone ne Viene, kush do ta mbroje ate per ne?!
    4. Kesaj here, ndryshe nga Rambujea, perfaqesimi i shqiptareve do te jete ne nivelin institucional dhe jo ne nivelin politik apo individual.
    5. Takimi mbahet ne Viene dhe austriaket jane mbeshtetesit historike te ceshtjes sone kombetare.

    Perse mbahet takimi i Vienes?

    Jane te shumta spekullimet mbi motivet e mbajtjes se takimit. Organizuesit insistojne mbi "ceshtje teknike" dhe jo substanciale sic eshte puna e kufirit ndares, njerezve te zhvendosur ne Serbi e me rradhe. Por kjo arsye nuk justifikon faktin qe perfaqesimi nga ana e Grupit te Kontaktit eshte ne nje nivel te larte. Pra eshte me shume se sa ceshtje teknike, por eshte me pak se diskutim i statusit final. Atehere perse organizohet?

    Takimi i Vienes mbahet per disa arsye:
    - 1. Testimi i ujrave nga nderkombetaret - pas 4 vjetesh serbet dhe shqiptaret do te ulen ne nje tavoline me nderkombetaret dhe nderkombetaret duan te njohin qendrimet e paleve, a kane ndryshuar ato sadopak nga 4 vjet me pare?!
    -2. Permbushja e nje premtimi nga ana e nderkombetareve - ne Rambuje u ra dakord qe pas nje periudhe kohe 3-5 vjecare te diskutohej serrisht mbi te ardhmen e maredhenieve serbo-shqiptare dhe ky takim u jep mundesi faktorit nderkombetar qe tu mbyllin gojen perkohesisht kritikeve nderkombetare qe e kane quajtur problemin ballkanik nje problem qe eshte fikur ne radaret nderkombetare.
    - 3. Instruktimi i paleve nga faktori nderkombetar mbi nevojen e mirekuptimit Prishtine-Beograd si parakush per bisedimet mbi statusin e Kosoves. E thene me fjale te tjera, nderkombetaret duan te sigurohen qe cfaredo qofte statusi perfundimtar, palet te ndergjegjeson se ai verdikt duhet pranuar per hir te stabilitetit dhe paqes ne rajon.
    - 4. Rivleresimi i situates nga nderkombetaret dhe dalja me nje axhende diskutimesh te ardhshme per statusin e Kosoves. Me pak fjale, ky do te jete nje test per palet, nese nderkombetaret do te jene te kenaqur nga ajo qe do te degjojne, (qendrime te moderuara ndaj njeri-tjetrit), ne fund te takimit kam bindjen qe Grupi i Kontaktit do te hapi deren e nje takimi te ardhshem per diskutimin e statusit final te Kosoves. Ne te kundert, status quo-ja aktuale do te vazhdoje me gjate.

    Cfare qendrimi duhet te mbaje pala shqiptare?

    Eshte teper e rendesishme qe pala shqiptare te perfaqesohet ne Viene jo ne nivel partiak, por ne nivel institucional ku te jene te pranishem, presidenti Rugova, kryeministri Rrexhepi dhe kryeparlamentari Daci. Ky perfaqesim institucional do te thote qe shqiptaret do te jene ne pozita te barabarta me palen serbe perpara komunitetit nderkombetar.

    Mesazhi qe duhet te percjellim ne Viene eshte ai qe kemi percjelle deri me sot: Populli i Kosoves eshte nje popull liridashes qe eshte i pregatitur te pranoje si zgjidhje vetem pavaresine nga Serbia. Shteti i Kosoves eshte dhe do te vazhdoje te jete nje shtet demokratik i zgjedhur me voten e lire te shtetasve te tij. Qeveria e Kosoves duhet te angazhohet per mbrojtjen e gjithe minoriteteve ne Kosove, vecanerisht ate te minoritetit serb. Qeveria e Kosoves eshte e hapur per krijimin e klime te re mirekuptimi ne maredheniet Prishtine - Beograd nese Beogradi heq dore nga provikimet kushtetuese dhe mosnjohja e sovranitetit te shtetit te Kosoves mbi territorin e Kosoves. Te gjitha keto pika jane ato qe nderkombetaret duan te degjojne dhe u presin udhen te gjitha akuzave te pritshme te pales serbe.

    Do te dalim te humbur apo te fituar nga takimi?

    Ajo qe duhet te kuptoni eshte se shqiptaret nuk kane asgje se cfare te humbin, absolutisht asgje. Ne jemi ne pozita te tilla ne Kosoves, qe edhe nese komuniteti nderkombetar mundohet te na imponoje nje "autonomi substanciale", ne jemi ne gjendje ta konfrontojme kete qendrim fare lehte duke shpallur pavaresine e njeanshme ne Kosove dhe duke sfiduar hapur autoritetin e UNMIK mbi bazat e shkeljes se aspiratave te popullit te Kosoves. Nese problemi arin deri ne ate pike, atehere komuniteti nderkombetar do te jete diskretituar ndjeshem perpara opinionit nderkombetar qe i ka ende te fresketa pamjet e konfliktit ne 1999. Shqiptaret nuk shkojne ne keto takime per te kerkuar ndihme per pavaresine, shkojne ne keto takime per te vulosur ate pavaresi qe kane 4 vjet qe jetojne.

    Kjo eshte koha e urtesise per ne shqiptaret dhe jo e luftes.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarėt e Beogradit mes Serbisė dhe Kosovės
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  2. Numri i shqiptarėve nė Beograd
    Nga Faik nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Javėn e ardhshme nis dialogu Prishtinė-Beograd
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-03-2003, 11:36
  5. Rryma e trete, "nostalgjiket e titos"
    Nga ganoid nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2002, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •