Drini M
Perse eshte UNMIK-u ne kosove?
Per te edukuar popullin ne vlerat demokratike, per asgje tjeter. Kosova ka parlamentin, kosova ka udhehqesit e zgjedhur politik nga populli.
Holkeri ka ardhur si administrator i kosoves, per kosoven, me kosoven. DHe puna e holkerit eshte te punoj ne interes te kosoves, ne mos te saj, te sigurise te rajonit. Cdo akt kunder ndjenjave te shqiptareve, eshte akt kunder sigurise se rajonit. Per shqiptaret ndoshta nuk ka shume gjera te qarta, por pamvaresia eshte shume e qarte, netevertet nepermjet te pamvaresise manifestohet e te qenurit shqiptare, kete rradhe, shqiptare nga kosova.
Eshte absurde te mendohet se nje fluske retorike (emri jugoslavi) do ta shpetonte ne tablon e gjelbert pamvaresine e kosoves, kinse rezolluta e definon si pjese te jugosllavise, por jo si pjese te serbise. Cdo shtet e ka ne aspektin juridik pasardhesine, ne cfaredo forme, trashigues i emrit jugoslavi eshte sot serbia dhe mali i zi, me kete gjith marreveshjet jugosllave vlejn edhe per serbine e malin e zi.
Zanafilla juridike duhet te jete vet ke rrethanat e rezollutes, ku nuk ekziston asnje firme e ndonje perfaqesuesi te popullit kosovare, por e NATO-s dhe krimineleve serb qe gjinden para gjyqit internacional, ergo, per kosovaret ajo rezolute nuk vlen. Natyrisht se ne ndonje menyre fillozofike mund te shpjegohet se rezoluta eshte bere per shqiptaret, por ne fakt, nese shkohet ne aspektin juridik, ajo nuk i perket aspak shqiptaret si popull, sepse nuk eshte shprehur vullneti i shqiptareve aty, sepse thjesht nje i huaj nuk e njeh vullnetin tone.
Mund te me shpjegosh perse holkeri mendon, se bisedimet do te fillojn, edhe ate me nje siguri absolute, kur disa dit para fillimit shqiptaret as nuk dijne cilin ta dergojn, e ku me te flasim per nje pergatitje profesionale. Te me falish, une kurre nuk do te kisha toleruar qe perfaqesuesit e mi me kaq papergatitje te fillojn nje debat me serbine, qoft edhe per shkaqe teknike.
DHe shoku drini nje gje, mua aspak nuk ma ndin se e cliroj NATO kosoven, a klarku a klintoni a allbright. Ne jemi duke jetuar ne nje kohe, ku globalizimi e ka kapluar njerezine ne cdo aspekt, edhe ne ate politik. Eshte abzurde te mendohet se ne europe nuk qenka me rendesi a zhduket nje popull, a jo. Me siguri se europa neve nuk na dashuron si dashnori-dashnoren, por ajo eshte e mvaret nga cdo shtet, natyrisht edhe prej serbise. Dhe per kete, ajo per interesa te veta e sulmoj serbine, jo per te shpetuar shqiptaret, edhe per interes te qellimit afatgjate, i cili eshte mbrojtja e te drejtave te njeriut, perseri per interesin e vet.
Prandaj, une nuk e shoh nje detyre te madhe e as ja dij per falemnderim, se mu ne ate europe u lejua te ngrej kryet nje diktator, e te bej marezira qe europjanet kujtonin se i kane kaluar me.
Shqiptaret nuk i kan borxh askujt per luften e kosoves, sepse ata paten 15 000 viktima, e alianca pati 4 viktima, edhe ate ne nje akcident e jo ne luftim.
Dhe nuk eshte e vertet se aq e kishim takatin, lufta e kosoves u zhvillua mes nje organizate guerrile e nje ushtrie oficiale. Ketu nuk matet ne kete rruge, por ka njesi tjera qe tregojn aftesite e paleve, dhe caku final i UCK u arrijt, keshtuqe UCK njihet sot nga analist te huaj si e vetmja organizate guerille qe ka patur suksese ne synimet e saja. Mendon se armatimi eshte shkaktari per sukses ose disfate?, lufta behet ne shume lemij o drini, jo vetem ne ate material.
DRINI: "Nuh ,po tė pyesi pa hile , a din ndonjė veprim tė qeverisė sė Kosovės me pėrmasa dhe vlera tė mėdha ,deri sot"
MUSA: JO, por koha eshte e pjekur qe kjo qeveri te filloj te dale nga umbrella sadiste e UNMIKUT, mos te harojm, detyra e UNMIKUT eshte tu mesoj shqiptareve vlerat demokratike, e jo te luaj me fatin e popullit kosovare duke shkelur interesat tona, per te leshuar pe ndaj kercenimeve dhe terrorit psihik qe ushtron serbia. Serbia eshte nje qen pa dhemb, kete me se miri e dijn shqiptaret. Dhe nese eskalon situata, prap shqiptaret jane ata qe do te jene ne te drejte, se lufta nuk shkon ne beograd, por ne prishtine. DHe ne e kemi detyre natyrore, te mbrojm vendin tone, me kete do te kemi perseri perkrahesit e te drejtes, dhe don nuk don, europa e perkrah drejtesine, sepse eshte ne interes te saj.
flm
Krijoni Kontakt