Analizė
Bisedimet, testi i
partive tė Kosovės
Pasiguria, frika dhe droja shtohet edhe mė shumė kur dihet se partitė
politike kosovare janė sot po aq tė pėrēara sa edhe 4 vjet mė parė, kur
Thaēi, Rugova, Qosja, etj. mezi i flisnin njėri-tjetrit nė Rambuje tė Francės
VIRON GJYMSHANA
Megjithėse nuk thuhet me zė tė lartė, prapė se prapė ndjehet se udhėheqėsve tė
Kosovės po u shtohet gjithmonė e mė shumė paniku, sa mė shumė afron 14 tetori,
data kur duket se do tė fillojė edhe dialogu aq i pėrfolur serbo-kosovar. Pasiguria, frika
dhe droja shtohet edhe mė shumė kur dihet se partitė politike kosovare janė sot po aq
tė pėrēara sa edhe 4 vjet mė parė, kur Thaēi, Rugova, Qosja, etj. mezi i flisnin njėri-tjetrit
nė Rambuje tė Francės. Nė kėto kushte, ėshtė fare e qartė se nuk ka as platformė dhe
as qėndrim tė pėrbashkėt tė delegacionit tė Prishtinės ndaj atij tė Beogradit, si dhe nuk
dihet ende se ēfarė kėrkesash do shtrojnė dhe ēfarė strategjie do tė pėrdorin kosovarėt
nė Vjenė. Dhe duke e ndjerė erėn e rrezikut qė vjen nga ballafaqimi me njė palė
kundėrshtare mė tė fortė dhe mė tė pėrgatitur, qė ka investuar shumė deri me tani pėr
organizimin dhe konkluzionet e kėtij takimi, udhėheqėsit e Kosovės pėrpiqėn kush e
kush t'i bėjė bisht pjesėmarrjes nė bisedime. Kryesia e parlamentit kosovar e sunduar
nga LDK-ja nuk pranon tė shtrojė as nė rendin e ditės ēėshtjen e bisedimeve me
Serbinė dhe as nuk dėshiron tė mandatoje qeverinė pėr tė udhėhequr kėto negociata.
Rugova pėrpiqet t'i shmanget pėrgjegjėsisė
Nga ana tjetėr, ndjehet se Rugova pėrpiqet t'i shmanget pėrgjegjėsisė sė hyrjes nė njė
dialog me serbėt, pėrfundimet e tė cilit janė ende tė panjohura. Para njė situate tė tillė
presioni i BE-sė ndaj Prishtinės ėshtė shtuar nė maksimum. Bashkimi Evropian ėshtė i
ndėrgjegjshėm se i takon atij tani roli kryesor si nė bisedimet teknike dhe praktike ndėrmjet
pėrfaqėsuesve tė Kosovės dhe Serbisė, por po ashtu edhe nė ato tė mėvonshmet
qė do tė rrokin edhe ēėshtjet politike. Aq mė shumė qė Shtetet e Bashkuara tė
Amerikės janė fokusuar pothuajse tėrėsisht nė konfliktin izraelito-palestinez, nė Irak,
Iran, Afganistan etj. Funksionarė dhe analistė tė njohur amerikanė kanė pohuar disa
herė deri me sot se ata ia kanė lėnė zgjidhjen e problemeve nė Ballkan njė herė e mirė
BE-sė, qė do tė thotė afėrsisht Francės dhe Gjermanisė, si lokomotivat e Evropės sė
Bashkuar. A nuk ishin kėto dy vende nė udhėheqje tė koalicionit qė kundėrshtoi me tė
gjitha mėnyrat ndėrhyrjen amerikane nė Irak?! A nuk janė po ashtu kėto 2 vende qė
duan tė krijojnė njė ushtri paneevropiane tė shkėputur dhe tė pavarur nga NATO?
Atėherė le t'i provojnė aftėsitė e tyre nė Ballkan, pikėrisht nė atė rajon ku 10 vjet mė
parė u desh ndėrhyrja amerikane pėr tė rivendosur njė lloj paqeje tė brishtė, duket se
thonė strategėt e Shtėpisė sė Bardhė. Por, pavarėsisht prej kėtyre sfidave nė Bruksel
mbizotėron optimizmi. Pasi Bashkimi Evropian ėshtė i bindur se mė nė fund e ka gjetur
'elesin magjik tė zgjidhjes se statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Ky ēelės janė bisedimet
serbo-kosovar. Nuk do tė kalojė shumė kohė qė vendin e problemeve me karakter
praktik, do ta zėnė ato me karakter thjesht politik, ku kryesori do tė jetė ai i statusit pėrfundimtar
tė Kosovės. Kur flasim pėr jo shumė kohė, kuptojmė kohėn qė i duhet zakonisht
diplomacisė se vendeve tė zhvilluara pėr tė realizuar synimet qė i ka vėnė vetes, qė
nė rastin konkret mund tė thotė edhe 2 apo 3 vjet.
BE s'ka pse ngutet
Bashkimi Evropian nuk ka pėrse tė ngutet as kėsaj radhe. Pėr tė me rendėsi ėshtė thyerja
e akullit, kthimi nė krah tė kundėrt i atij procesi qė filloi mė 1999. Tani pėr tani ai
dėshiron vetėm qė tė ndėrpresė atė vazhdimėsi katėrvjeēare, ku Prishtina provoi tė
injoronte Beogradin. Duke i ulur nė njė tavolinė serbėt dhe kosovarėt, BE-ja vė edhe
shenjėn e barazimit ndėrmjet Serbisė, qė u sulmua mė 1999 nga NATO dhe viktimės
sė saj, Kosovės. Pak nga pak Serbia me ndihmėn e miqve dhe aleatėve tė saj ia arriti
qė tė ndryshonte imazhin e vet. Me disa bomba nė Kosovė dhe vrasje tė pasqaruara tė
fėmijėve dhe pleqve serbė, opinioni publik ndėrkombėtar krijoi bindjen se edhe shqiptarėt
nuk janė mė tė mirė se serbėt. Dhe pasi tė ulėn edhe njė herė nė tavolinėn e
bisedimeve udhėheqėsit e Prishtinės nuk do tė ngrihen dot mė, pa u zgjidhur tė gjitha
ēėshtjet. Aq mė shumė qė Kėshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian e ka bėrė tė njohur
qė tani se si do qė tė vijė puna, ai do tė lozė vetėm rolin e lehtėsuesit tė kėtyre bisedimeve
dhe jo edhe atė tė ndėrmjetėsit. Gjithmonė sipas burimeve zyrtare tė BE-sė,
Solana, Patten dhe Robertson ėshtė e mundshme tė marrin pjesė vetėm nė ceremoninė
e hapjes se bisedimeve, duke ia lėnė kontrollin e tyre tė mėvonshėm kryeadministratorit
tė UNMIK-ut, Harri Holkerit, zyrtarėve dhe specialistėve tė tjerė organizatave
ndėrkombėtare. Kjo do tė thotė qė kosovarėt tė jenė tė detyruar tė bien nė ujdi, pra tė
arrijnė nė njė kompromis me serbėt pėr gjetjen e statusit final. Vėshtirėsia qendron se
tė gjitha partitė politike nė Kosovė pranojnė vetėm njė zgjidhje dhe atė mė tė volitshmėn
pėr ta, pavarėsinė e Kosovės. Ndėrsa, serbėt luajnė nė tavolinė me shumė
karta. Pėrveē njohjes se Kosovės tė statusit tė autonomisė sė 1974, apo atij tė njė
republike nė njė federatė tripalėshe, Serbi-Mali i Zi - Kosovė, serbėt mbajnė rezervė
edhe variantin e ndarjes sė Kosovės. Para kėtyre kushteve udhėheqėsve tė Kosovės u
mbetet vetėm tė zgjedhin. Dhe nė rast se ata do tė vazhdojnė tė ngulin kėmbė nė
pavarėsinė e tyre, presioni i shoqėruar edhe me premtime dhe lajka, do tė jetė aq i
madh dhe i ashpėr sa do tė jetė shumė e vėshtirė pėr t'i bėrė ballė.
Krijoni Kontakt