Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 114 prej 114
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KUSH DHE ĒKA PO BISEDON ME SERBINĖ?

    Shkruan : Xhevat Bislimi

    Dialogu hynė nė radhėn e “shpikjeve” tė mėdha tė njerėzimit. Madje mund tė themi se edhe gjuha ėshtė rezultat i nevojės sė njeriut pėr tė dialoguar dhe komunikuar. Kėtė tė vėrtetė e ka “kuptuar” dhe e ka futur si standard (kusht) tė njė rėndėsie tė veēantė pėr “lirinė” e Kosovės edhe “bashkėsia ndėrkombėtare”-Bashkimi Evropian. Pėr tė biseduar dhe komunikuar kanė nevojė edhe palėt historikisht tė armiqėsuara, siē janė shqiptarėt dhe serbėt. Puna ėshtė se bisedimet (negociatat, dialogu) duhet bėrė me rend e me vend. Duhet ditur saktė: kush janė palėt, qė do tė bisedojnė?, pėr ēka do tė bisedojnė kėto palė?, ku do tė bisedojnė?, kur do tė bisedojnė?, kush do tė ndėrmjetėsojė?, dhe mė e rėndėsishmja: a janė krijuar kushtet pėr tė biseduar? Po i marrim me radhė.

    Kush janė palėt qė do tė bisedojnė?

    Bisedimet do tė duhej tė zhvilloheshin ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės (pa e “harruar” Tiranėn). Pala serbe ėshtė pėrfaqėsuese e shtetit dhe e popullit serb. Pėr tė hyrė nė bisedime me Kosovėn kjo palė ka marrė “vizėn” nga Kuvendi i Serbisė, nga Qeveria serbe, nga tė gjitha partitė serbe dhe nė fund edhe bekimin e Kishės serbe. Po kush janė “pėrfaqėsuesit” e Kosovės? Holkeri, Rugova dhe Daci. I pari, Hari Holkeri, kishte dhe ka mandatin nga OKB-ja dhe Kėshilli saj i Sigurimit, kurse Rugova dhe Daci nuk e kėrkuan as pėlqimin e partisė sė tyre pėr tė shkuar nė takimin e Vjenės, ku do tė hapejė rruga pėr bisedime. Institucionin qė i kishte zgjedhė nė ato funksione, Kuvendin e Kosovės, nuk e pyetėn fare. Tiranėn dhe interesat e saj jetike nė kėtė ēėshtje as nuk e zunė nė gojė. Kėshtu nxirret pėrfundimi se ata nuk pėrfaqėsonin as familjet e tyre atje. Ata ishin dy individė, dy njerėz, dy qytetarė, dy emra, qė i duheshin dikujt pėr tė bėrė nga njė fotografi, qė i duhej dikujt pėr t’i filluar bisedimet me Serbinė pėr realizimin e njė politike tashmė tė njohur, qė disa shtete po ndjekin ndaj Kosovės dhe ēėshtjes shqiptare. Nė tė vėrtetė Kosova hynė nė bisedime si krahinė e Serbisė. Dialogun ose bisedimet nė fakt i udhėheq UNMIK-u. Grupet e krijuara pėr bisedime “praktike” kryesohen nga UNMIK-u dhe pėr ēfarė do tė bisedohet vendoset nga UNMIK-u. Shqiptarėt do tė jenė stolisja ose kripa e kėsaj gjelle bajate, nga e cila do tė vjellin tėrė jetėn e tyre (urojmė tė mos ndodhė kėshtu!).

    Pėr ēka do tė bisedohet?

    Sipas asaj qė thotė UNMIK-u, i cili edhe i ka imponuar kėto bisedime me Serbinė, do tė bisedohet pėr energjinė elektrike, pėr tė zhdukurit, pėr telekomin dhe pėr ēėshtje tė kėsaj natyre, me demek jopolitike. Jemi dėshmitarė se Kosova prej se ėshtė vendosur sundimi i UNMIK-ut ėshtė mė shumė pa energji se me tė mė shumė nė errėsirė se nė dritė. Faji jetim! Por, nėse u besojmė tė dhėnave tė UNMIK-ut dhe deklaratave tė zyrtarėve tė tij, pėr kėtė ēėshtje (pėr dritatė) janė ndarė mbi pesqindė milionė euro! Miliona euro janė dhėnė edhe nga buxheti i Kosovės! Por, te ne vazhdon tė sundojė terri! Shtrohet pyetja: ku pėrfunduan gjithė ato para? Pse askush nuk u mor nė pėrgjegjėsi pėr shpėrdorimin ose vjedhjen e tyre? Dėmet e shkaktuara nga mungesa e energjisė elektrike nė ekonomi, tregėti, shėrbime, nė shėndetin publik dhe nė jetėn e gjithmbarėshme janė astronomike. Secili qytetar i Kosovės ka tė drejtė tė mendojė se e gjithė kjo katrahur, i gjithė ky dėm qenka bėrė me qėllimin e vetėm: tė ulemi nė bisedime me Serbinė dhe ta marrė vesh Kosova se nuk mund tė jetojė pa vrasėsen e saj, Serbinė!

    “Muhabet” nė kėto bisedime do tė bėhet edhe ēėshtja e tė zhdukurėve, e atyre qė Serbia i vrau, i masakroi dhe po mundohet t’ua humbė edhe eshtrat. Ky “muhabet” nuk i nderon UNMIK-un dhe Bashkėsinė Ndėrkombėtare. Gati pesė vjet pas mbarimit tė Luftės Serbia nuk pranon tė japė shpjegime dhe tė dhėna pėr fatin e mijėra tė zhdukurėve, nuk pranon t’i kthej kufomat e tyre! Sjellja e Bashkėsisė Ndėrkombėtare (Fuqive tė Mėdha) ndaj kėsaj Serbie (e njėjtė me atė tė Milosheviēit), pavarėsisht konjukturave, ėshtė vėrtetė e pakuptimtė. Serbia do tė duhej tė shtrėngohejė, qė tė paktėn t’i gjente tė gjithė tė zhdukurit, t’ua kthente familjeve. Kjo nuk ėshtė ēėshtje pazarllėku e bisedimesh. Mirėkuptimi qė ka gjeturė Serbia te disa Fuqi tė Mėdha ka bėrė qė ajo tė sillet me cinizėm dhe arrogancė ndaj kėsaj ēėshtjeje tė dhimbshme. Njė pjesė tė fajit e ka edhe politika “jonė” e butė dhe e ėmbėl si hallva.

    I njėjti “muhabet” edhe pėr telekomin. Rrjeti i telefonisė tokėsore bashkė me prefiksin ėshtė i telekomit serb. Edhe telefonia satelitore serbe ėshtė shtrirė pa pengesė nė Kosovė. Prandaj, pėr ēka do tė bisedohet?

    Ku do tė bisedojnė?

    Shumė pluhur ėshtė ēuar rreth vendit ku do tė mbaheshin bisedimet “teknike-praktike”. UNMIK-u propozonte dhe kėmbėngulte qė kėto bisedime tė mbaheshin nė Beograd (nė kryeqendėr). Me kėtė propozim ishin dakord edhe qeveritarėt tanė, por doli problemi i dokumenteve tė UNMIK-ut qė nuk i njeh Serbia! Mė nė fund, siē e dimė tė gjithė, u vendosė qė kėto bisedime tė mbahen nė Prishtinė. Institucionet tona, mė falni tė UNMIK-ut, pranuan qė bisedimet tė mbahen nė Prishtinė, aty ku nuk do tė duhej tė mbaheshin.

    Kur do tė duhej tė bisedonin?

    Ai qė vendosi se kur do tė bisedohet ishte pėrsėri UNMIK-u, i cili kishte caktuar edhe disa data tė tjera pėr kėto bisedime, por nuk u realizuan, falė ndėrhyrjes sė tėrthortė amerikane. Zgjedhja e 4 marsit si datė pėr fillimin e bisedimeve ėshtė tejet provokative pėr shqiptarėt dhe pėr Kosovėn. Tė fillojnė bisedimet nė vigjilje tė 5 marsit, kur do tė hapet manifestimi “Epopeja e UĒK-sė”, ėshtė fyerje dhe mospėrfillje e ndjenjave liridashėse tė kėsaj pjese tė Shqipėrisė. Prandaj, nuk duhej pranuar.

    Kush do tė ndėrmjetėsojė?

    Kjo ēėshtje me sa duket ėshtė hequr pėrfundimisht nga rendi i ditės. UNMIK-u ėshtė ai qė do t’i kryesojė komisionet dhe nė tė njėjtėn kohė do tė jetė ndėrmjetės midis palėve qė ishin nė “konflikt”, midis palėve tė tė njėjtit shtet! Vajtjet e rregullta tė Holkerit nė Beograd janė dėshmia mė e mirė se UNMIK-u dhe Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė vazhdojnė t’ia njohin Serbisė “patronatin” mbi Kosovėn. Kjo nuk do shpjegim!

    A janė krijuar rrethanat, a janė plotėsuar kushtet themelore pėr bisedime?

    Jo. Kushti i parė, nėnshkrimi i paqesė midis Kosovės dhe Serbisė nuk ėshtė plotėsuar. Ne, de jure, ende jemi nė luftė me Serbinė. Kushti i dytė, njohja ndėrkombėtare e pavarėsisė, ose mė saktė e tė drejtės pėr vetėvendosje dhe referendum, nuk ėshtė plotėsuar. Vetėm pas njohjesė sė kėsaj tė drejte (ky ishte edhe shkaku i luftės me Serbinė) mund tė bisedohet pėr ēėshtje kufijsh, pėr dogana, pėr tela tė rrymės e tė telefonit, pėr tė zhdukurit, pėr pagimin e dėmeve tė luftės dhe pėr ēėshtje tė tjera, qė janė tė rregulluara me norma dhe ligje ndėrkombėtare. Mirėpo, Serbia dhe Bashkėsia Ndėrkombėtare (Fuqitė e Mėdha), lere qė nuk e kanė pėrmbush asnjėrin nga kėto kushte, por ato po pėrpiqen ta kthejnė Kosovėn nė Serbi, po pėrpiqen ta mbajnė Kosovėn tė ndarė dhe tė rrėnuar ekonomikisht. Kėrkesa pėr kantonizimin ose ndarjen e Kosovės u bė edhe zyrtarisht nga kryeministri i ri i Serbisė, shovinisti Koshtunica, mu nė institucionin mė tė lartė tė Serbisė, nė Kuvendin e saj. Edhe kjo nuk do shpjegim! Shpjegim dhe studim do paraqitja, logjika, sjellja dhe veprimtaria e klasės politike tė Kosovės, e cila mėrmėrit ca fraza dhe deklarata boshe, qė shpeshherė as vetė nuk i kupton. Ēfraė do tė ndėrmerr kjo klasė politike pas kėrkesės zyrtare tė Koshtunicės pėr ndarjen e Kosovės? A thua do tė vazhdojnė tė pėrkunden nė djepin e bisedimeve “teknike-praktike”? A thua do ta kuptojnė se Serbia nuk ėshtė e interesuar pėr bisedime tė tilla tė kota, por, tė paktėn, pėr ndarjen e Kosovės, meqė tė tėrėn nuk e kapėrdinė dotė, sepse do ta pėlciste. A thua e kuptojnė se Serbia kėtė synim strategjik mund ta realizojė me ndihmėn e Fuqive tė Mėdha? A thua kujtohen kėta politikanė se ka edhe njė ēėshtje tjetėr me Serbinė, ēėshtja e Luginės sė Preshevės? A thua…
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sot nė Prishtinė u protestua kundėr bisedimeve Prishtinė-Beograd

    Lėvizja Popullore e Kosovės, nė Prishtinė organizoi njė protestė kundėr fillimit tė bisedimeve midis Prishtinės dhe Beogradit, ku morėn pjesė qytetarė nga tė gjitha qendrat e Kosovės. Lėvizja Popullore e Kosovės vlerėson se bisedimet me Beogradin janė tė imponuara dhe se ato e dėmtojnė procesin e realizimit tė vullnetit tė popullit tė Kosovės pėr pavarėsi.


    Ajo vlerėson gjithashtu se kėto bisedime nuk janė teknike, por kanė parapavijė politike, dhe zhvillohen nė kundėrshtim me vullnetin e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi. Me kėtė rast, kryetari Emrush Xhemajli kėrkoi nga udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės qė tė ndėrpresin bisedimet me Beogradin, nė tė kundėrtėn ai tha se ata duhet tė japin dorėheqje. Lėvizja Popullore e Kosovės kėrkon nga bashkėsia ndėrkombėtare qė tė ndalet agresioni i Serbisė ndaj Kosovės, qė Serbia tė kėrkojė falje pėr tragjedinė qė i ka shkaktuar Kosovės dhe qė tė njihet vullneti i popullit tonė pėr pavarėsi e vetėvendosje. Drejtuesit e LPK-sė thonė se vetem atėherė mund tė bisedohet Beogradin.


    RTK 04/03/2004 14:47:05


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 04-03-2004 mė 13:44
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Fjala e kryetarit tė LPK-sė, z.Emrush Xhemajli, mbajtur nė protestėn e 4 marsit nė Prishtinė

    Tė nderuar pjesėmarrės tė protestės,

    Nipa e mbesa tė Skėnderbeut,-

    Vėllezėr e motra, bijė e bija tė Adem Jasharit legjendar,

    E pėrshėndes pėrzemėrsisht pjesėmarrjen tuaj nė kėtė protestė. Kjo edhe njė herė tregon se populli ynė ėshtė zgjuar, se jemi nė kėmbė dhe tė gatshėm tė mbrojmė punėn dhe gjakun tonė, vlerat e krijuara ndėr dekada e shekuj, tė drejtat tona legjitime.

    Ne po punojmė dhe do tė punojmė deri nė realizimin e tė drejtės pėr vetėvendosjes, tė drejtės pėr pavarėsi dhe unjėisim tė vendit tonė tė ndarė mė 1912.

    Ndėrkaq, Serbia por edhe UNMIK-u po punojnė qė tė bėjnė pazar me tė drejtat tona legjitime. Ata sot po punojnė qė kėtė ta kėmbejnė me favoret nė shitblerjen e energjisė elektrike.

    Nė fakt me kėto grupe tė bisedimeve teknike Serbia jo vetėm qė nuk dėshiron tė lajė borgjet ndaj Kosovės, tė jap llogari para Kosovės qė e vrau, djegi dhe shkatėrroi, por dėshiron qė ta qes borgj Kosovėn.

    Tek e fundit, pėr Serbinė dhe UNMIK-un nuk ėshtė fare me rėndėsi se a kanė rezultat kėto grupe nė punė. Pėr ta rezultat i plotė ėshtė vetėm takimi i tyre, sepse nė kėtė mėnyrė po promovohet funksionimi i qendrės dhe provincės nė kuadėr tė tė njėjtit shtet.

    UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovės ka propaganduar se grupi i punės pėr energjetikė sot nga Serbia sikur do tė bjerė dritėn qė shpesh i mungon Kosovės.

    Nė fakt grupi i punės sė Qeverisė serbe, qė i kanė siguruar statusin e qendrės sė shtetit, sot do tė kėrkojė tė vėjė rregull nė territorin qė po e konsiderojnė si tė ishte Kosova provincė e Serbisė. Ajo sot kėrkon hiq mė pak se sa tė diktojė se kush duhet tė merret nė punė nė KEK dhe kush jo. Dhe fillimisht ajo kėrkon tė kthehen nė punė serbėt qė kanė punuar aty. Kuptohet mė vonė do tė kėrkojė, si dikur, qė aty tė pranohen qytetarėt e Kosovės lojalė tė Beogradit. A ka shqiptar qė do tė pranojė kėtė ēka po ndodh sot ? Atė mund ta bėjnė vetėm ata qė janė shndėrruar nė shqipfolės.

    Lirinė dhe sovranitetit e qytetarėve tė gjallė tė Kosvės sot po punojnė qė ta grabisin me premtimin se do tė na sjellin eshtrat e qytetarėve tė Kosovės qė i kanė vrarė dhe qė i kanė marrė me vete gjatė tėrheqjes nė Serbi. Ata edhe sot dėshirojnė tė pėrfitojnė nga eshtrat e mė tė dashurve tanė, sikurse Millosheviqi dje. Dallimi qėndron kėtu se Millosheviqi donte tė fshehte krimin, ndėrsa kėta duan t’i kėmbejnė me lirinė tonė. Ky i fundit ėshtė njė krim qė kurrė nuk ėshtė dėgjuar nė historinė e njėrėzimit.

    Pėr mė tepėr grupi i Serbisė pėr ēėshtjen e tė zhdukurve do tė shkojė edhe mė larg. Fillimisht ai do tė kėrkojė nga grupi i provincės sė shtetit, Kosovės, ku e kanė vėnė nivelin e dialogut tė pabarabartė vendin tonė, hiq mė pak se t’i gjejė oficerėt e zbulimit dhe kundėrzbulimit serbė qė u vranė nė luftėn e humbur me UĒK-nė, oficerė qė i kanė lajmėruar nė Kryqin e Kuq si civilė tė vrarė nga «terroristėt shqiptarė».

    Tė drejtat dhe liritė univerzale tė njeriut Serbia dhe UNMIK-u po punon qė ne t’i kėmbejmė me targat e automjeteve KS, me vinjetėn Serbi e Mali i Zi. Kjo ėshtė ironi.

    Zotėrinjė tė UNMIK-ut,

    Tė gjithė jemi dėshmitarė se sa mė tepėr po rritet propaganda pėr standardet nė fakt standardi jetėsor dhe standardi i vlerave ekzistenciale dhe themelore nė shoqėri nė Kosovė po bien.

    Zotėrinjė qė po vėni kushte kundėr Kosovės mos u tallni me popullin e varfėr tė kėtij vendi sepse ky ėshtė krim. Ato standarde qė thoni janė dėnime pėr Kosovėn.

    Ėshtė e qartė se ju jeni duke kėrkuar 8 standarde pėr ne qė tė na integroni nė Serbi.

    Nėse e kemi gabim dhe nėse nuk ėshtė kėshtu na njihni ju neve njė standard, pranojeni realitetin e ri, njihne vullnetin e popullit tonė, pavarėsinė e vendit tonė dhe ne do tė bindeshim se jeni tė sinqertė, se kushtet pėr 8 standarde kanė pėr qėllim zhvillimin e gjithanshėm tė Kosovės dhe jo riokupimin paqėsor tė vendit. Nė tė kundėrtėn plani i juaj pėr standardet ėshtė plan i imponuar i juaji. Dhe u qoftė puna e mbarė. Por pa ne. Madje kundėr vullnetit tonė.

    Standardin pėr pavarėsi e kemi plotėsuar me luftėn tonė ēlirimtare si shumė popuj tė botės. Nėse dikujt nuk i duket se nuk e kemi plotėsuar kėtė standard do tė ketė rast tė bindet se nuk ėshtė ashtu.

    Pėr bisedimet e Vjenės, tė 14 tetorit, kryeministri Rexhepi pat mbajtur qėndrim kurajoz, pėr ēka, siē e dini, nga ky shesh ne e patėm pėrshėndetur.

    Fatkeqėsisht Bajrma Rexhepi dhe liderėt e partive nė pushtet u thyen. Ironia mė e madhe ėshtė qė pėr t’u bėrė tė gjitha pazaret dhanė pėlqim pa kushte qė nė fakt ėshtė kapitullim pa kushte.

    Kėtė nuk ka pasur mandat ta bėjė askush. Siē e dini, duke premtuar pavarėsinė, koalicioni bashkėqeverisės u pat marrė votat qytetarėve tė Kosovės. Por, pėr vetė faktin se edhe pas dy viteve nuk bėnė gjė pėr pavarėsinė ėshtė e qartė se PDK, LDK dhe AAK i vodhėn votėn popullit.

    Sot nė Kosovė koaliconi bashkėqeverisės (PDK, LDK, AAK) flet pa ndonjė efekt pėr avancimin e statusit politik tė Kosovės, ndėrkaq qė, zyrtarisht, aty ku duhet, nė Kuvend heshtin. I vetmi efekt i fjalėve tė tyre ėshtė vetmashtrimi dhe mashtrimi i popullit.

    Ndėrkaq, sot nė Kosovė po bėhet ajo qė po e kėrkon Serbia. Serbia duke e pėrdorur edhe koalicionin «Kthimi» po i dikton ngjarjet nė Kosovė. Ajo kėrkon, ndėrsa UNMIK-u sillet vėrdall dhe mandej i zbaton ato qė i kėrkon Serbia.

    Serbia po shet e po blenė pjesė tė Kosovės dhe UNMIK-u po i aprovon.

    Serbia dhe agjentėt e saj kėrkojnė tė ndiqen, tė burgosen dhe tė dėnohen ēlirimtarėt dhe ashtu po ndodh.

    Serbia kėrkon tė ndalet privatizimi dhe ashtu po ndodh.

    Serbia kėrkon tė mos vlejnė dokumentet e udhėtimit dhe dokumentet tjera tė lėshuara nga UNMIK-u, nėpėr shtetet qė e pėrbėjnė UNMIK-un, dhe asthu po ndodh.

    Serbia kėrkon qė tė kufizohet udhėtimi i udhėheqėsve politik e ushtarak tė Kosovės dhe UNMIK-u ashtu vepron. Gjoja pėr lehtėsi po pėrgatitet t’i detyrojė qė pėr ēdo udhėtim tė lajmėrohen nė UNMIK, qė nė fakt ėshtė e njėjta gjė, futja e tyre nėn kontroll tė plotė.

    Ne qė jemi kėtu dhe ata qė i mbėshtesin kėrkesat e kėsaj proteste, nuk kemi fuqi qė nėn patronatin tonė tė nderojmė Komandantin Legjendar dhe dėshmorėt e UĒK-sė, siē dėshirojmė, por atė nderim qė i bėjmė do t’ia bėjmė nesėr me ndėrgjegje tė pastėr duke qėndruar nė krye tė detyrės dhe kėrkesave pėr tė cilat ranė dėshmorėt.

    Koalicioni bashkėqeverisės kohėve tė fundit ėshtė shndėrruar nė njė grumbull demagogėsh tė pashpirt. Atyre do t’ua kishin lakmi

    ēdo qeverisje kukull qė dje e sot kanė qenė e janė nė botė. Andaj ata nuk e kanė tė vėshtirė qė tė japin pėlqimin qė sot tė takohen delegaionet e koalicionit bashkėqeverisė tė Qeverisė sė Kosovės gjithnjė nė cilėsinė e delegacionit tė provincės me delegacionin e Qeverisė sė Serbisė nė cilėsinė e qendrės sė tė njėjtit shtet. Ndėrsa, nėn patronatin e tyre nuk do tė ndalen pėr ditė tė tėra qallgiat gjoja pėr tė nderuar UĒK-nė, nesėr tė njėjtit do t’i shihni duke vendosur lule mbi varrin e legjendės shqiptare, Adem Jasharit dhe 57 Jasharėve tė vrarė nga dora e padėnuar serbe.

    Zotėrinjė ministra dhe kryeministėr, komandantė dhe kolegė drejtues tė partive nė koalicionin qeverisės, para se t’i tregoni legjendės shqiptare, Adem Jasharit, se jeni duke e quar amanetin e tij nė vend mos harroni dhe tregoni se ende nuk e keni bėrė njė deklaratė nė Kuvend pėr pavarėsinė e vendit. Tregoni se nė vend tė kėsaj ju keni dhėnė pėlqimin qė sot tė vijnė nė tokėn e shenjtė tė Kosovės grupe tė Qeverisė sė Serbisė agresore, ende pa u njohur vendi ynė prej askujt. Na falni ish-bashkudhėtarė nė politikė dhe bashkėluftėtarė nė luftė qė jeni nė koalicionin bashkėqeverisės, pavarėsisht se do tė ruajmė respektin pėr veprat e mira qė keni bėrė nė tė kaluarėn pėr ēka meritoni dekorata, nuk mund tė heshtim mė pėr shkak tė kėtyre meritave. Populli i Kosovės nuk mundet ndėr shekuj t’iu arsyetojė dhe mirėkuptojė pėr shkeljen e vullnetit tė tij ata qė bėhen kukulla qeverisėse, sepse kjo nuk ėshtė treguar e dobishme dhe ka pasur pasoja tragjike. E dėmshme qe treguar tė pritet qė t’i shihet fundi sundimit tė Fadilit, tė Bakallit, tė Vllasit, Rrahman Morinės dhe e dėmshme ėshtė t`u pritet fundi politik edhe juve. Pėr hirė tė tyre dje, dhe pėr hirė tuajin sot, nuk mund tė sakrifikohet Kosova. Ose ndėrpreni bisedimet dhe qėndroni ndaj presioneve ose jepni dorėheqje dhe shkoni nė punėt qė mund t’i bėni.

    Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe luftėn e saj heroike askush nuk do tė mund ta pėrdorė kundėr Kosovės, as pėr politikėn e ditės dhe as pėr realizimin e dialogut me kundėrshtarin e UĒK-sė. Ende Serbia pa dhėnė kurrfarė llogarie pėr tragjeditė dhe masakrat qė i shkaktoi popullit tonė, ende madje pa e ndalur agresionin. Pėrkundrazi ajo ka shtuar aktivitetet kundėr Kosovės.

    Ne kėrkojmė nga bota qė njėherė tė ndalet agresioni e Serbisė, tė kėrkohet falje pėr tragjeditė qė i janė shkaktuar Kosovės, tė njihet vullneti politik i popullit tonė pavarėsia e vetėvendosja, tė njihen dy shtetet tona fqinje reciprokisht, siė ėshtė vepruar edhe nė rastin e Sllovenisė, Kroacisė dhe Bosnjės dhe pastaj tė fillojė dialogu pėr ēėshtje teknike qė nuk kanė mundur tė zgjidhen me deklarata.

    Pra, njėherė njohja ndėrkombėtare dhe njohja e dy shteteve nė mes veti dhe pastaj dialog.

    Luftetarė tė lirisė janė ata qė shkojnė ēdo ditė nė luftė pėr te.

    Lavdia u takon atyre qė dhanė jetėn pėr Kosovėn.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #114
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Politika Nderkombetare mbi Kosoven= Politike e Gabuar

    perSHENDETje
    Lufta qe SHBA dhe aleatet e saj ndermoren ndaj Beogradit ne vitin 1999 ishte nje lufte e padeshiruar nga Uashingtoni. SHBA nuk kishte asnje interes te menjehershem nga kjo lufte. Shkaku kryesor qe SHBA hyri ne kete lufte ishte presioni qe i'u ushtronte nga aleatet e saj europian- te cilet shihnin pasiguri ne kufinjte e tyre- dhe nga mendimi nderkombetar qe u shprente midis mediave. Problemet e ketij operacioni u duken qe ne momentet e para. Fillimisht SHBA u detyrua per here te pare pas renjes te sistemit dypolar te ndermari nje sulm ne "emer te paqes dhe stabilitetit" pa pasur lejen e Keshillit te Sigurimit te OKB- i cili sipas Kartes se OKB ka te drejten te vendosi se kur nje operacion nderkombetar eshte i domosdoshem per ruajtjen e paqes (kapitulli 7 i Kartes)-, per shkak te vetos se Kines dhe Rusise. Problemi i dyte, me i vogel, ishte se menjehere pas fillimit te operacionit kishte medyshje midis qarqeve amerikane dhe aleate nese duhej te dergoheshin forca tokesore ne zone apo nese operacioni duhej bere vetem nga ajri. Si perfundim operacionet u kryen, nga ajri, me sukses dhe mbas nderhyrjes se Rusise Beogradi vendosi te perputhet me kerkesat e aleateve. Tani sapo kishin filluar problemet e verteta.
    Problemi i vertet ishte e ardhmja ish-Jugosllavise. Duhet te sqarojme ketu se lufta ndaj Beogradit nuk u be per te cliruar Kosoven por per te hedhur poshte sistemin diktatorial te Sllobodan Milloshevic, i cili akuzohej per gjenocide. Nderkohe qe vet fuqite europiane me ne krye Gjermanine ishin hedhur pro krijimit te Kroacise dhe Sllovenise- ish repuplika jugosllave, ne vitin 1991-, ne nje kohe kur SHBA nuk kishte nje imazh te paster per Ballkanin, te njejta keto qeveri, pas rregullimit te lidhjeve te tyre me federaten ruse, treguan se nuk ishin pro pavaresimit te kombesive te tjera te Jugosllavise (menjanojme ketu Maqedonine e cila u nda ne mirkuptim me Beogradin). Keto fuqi europiane- France, Gjermani, Angli- qe kishin mare pjese ne operacionin kundra Milloshevic, tani filluan te shfaqin politika te ndryshme midis veti. Ne kete loje tani filloje te ndroje edhe roli i Turqise, e cila gjate gjithe krizes se Jugosllavise kishte shfaqur fytyre admiruese duke dhene cdo lloje ndihme kundra Milloshevicit dhe pro kombesive muslimane te federates (psh. pro Boshnjakeve). Por per kete gje nuk mund te themi se keto shtete jane kundra Kosoves dhe Shqiptareve se problemi tani mbetet edhe ligjor, nderkohe qe Bosnja, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia etj. njiheshin si repuplika te Federates Jugosllave, Kosova nuk e gezonte nje status te tille. Kosova u njihte si pjese e republikes serbe me status te vecant, per shkak te kombesise shqiptare. Pra me rastin e shkrirjes se Federates, Kosoves nuk i njihej nga drejtesia nderkombetare e drejta e largimit nga ajo- e jo mė bashkimi me Shqiperine- ne kundershtim me republikat. Si perfundim rrugedalja qe u mor ishte dergimi i nje force shumekombetare ne zone nen umbrellen e OKB perderisa te gjehet nje zgjidhje. Dy ishin zgjidhjet qe u propozuan: 1) te behej mbas 5 vjetesh -qe nga momenti i shfaqes se paqeruajtesve- votim nga banoret e Kosoves ku do vendosej pavaresi ose bashkim me Serbine dhe 2) bashkim me Serbine duke pasur Kosova autonomi etnike. Si perfundim nuk u mor asnjera, sepse me zgjidhjen e pare nuk binte ndakort Beogradi me Mosken kurse me te dyten kishte rrezik te shperthente nje lufte e re. Keshtu qe nga viti 1999 deri me sot Kosova ndodhet nen nje sistem protektorati ku asnjegje nuk eshte e sigurte, pavarsisht nga shpresat e Kosovarve per pavaresi dhe nga perparimet demokratike.
    Qendrimi nderkombetar sot: Pas renjes se Milloshevic dhe hypjes ne fuqi te metriopathit Xhixhic, lidhjet e fuqive europiane me Beogradin ndryshuan. Tani Europianet kishin vene si synim rimekembjen e Serbise- ne menyre qe te perkufizohen problemet ne zone. Mbas dorezimit te Milloshevic dhe disa te akuzuarve te tjere per krime lufte nga Beogradi, lidhjet e BE me Beogradin u ben me te mira se kurre, derisa Beogradi vuri per qellim jo vetem rimekembjen ekonomike-politike por edhe hyrjen e mevonshme ne BE. Kjo ndodhi ne nje kohe qe interesi i SHBA ishte kthyer ne Lindjen e Mesme, pra SHBA ne nje moment qe kerkonte perkrahjen e aleateve per synimet e saj ne LM nuk i interesonte te vinte ne kundershtim me aleatet europian per nje teme qe keta te fundit i intereson me shume. Keshtu, sot Bashkimi Europian - qe bashke me Rusine duken se kane fituar rolin kryesor ne Ballkan- nuk na shfaq ndonje program te kompletuar per te ardhmen e zones. Mesa duket Beogradi per BE po behet me bindes se Tirana me Prishtinen- nuk duhet te harrojme edhe rolin e Athines ne BE. Mendimi im eshte se nga gabimet e Beogradit- te cilat jam i sigurt se do duken- do varet e ardhmja e Kosoves.
    Sot politika e BE, e cila ndihmohet nga SHBA, eshte qe te ndihmohen vendet ballkanike te kalojne problemet e tyre ekonomike dhe politike dhe te pergatiten per te hyre ne BE. Duke hyre ne kete organizate do vije edhe paqa ne zone. Keshtu BE- mbase edhe SHBA- besojne se duke perdorur si arme ekonomine do munden te mbajne gjalle shtete si Bosnie- Ercegovina dhe Maqedonia te cilat permbajne nje galeri kombesishe dhe minoritetesh fetare ose kombetar-kulturore. Besojne gjithashtu se me ekonomine do sjellin paqen ne nje zone, ku ekzistojne protektorate si Kosova dhe si Bosnia - e cila eshte ndare ne tre zona ushtarake, perkatesisht me tre kombesite qe perbehet, dhe eshte e sigurte se paqen e mbajne te gjalle armet e paqeruajtesve- dhe shtete si Maqedonia, emri i te ciles ne italisht do te thote "sallate" (macedonia di frute), per shkak te larmise ne brendesi te saj. Keta zoterinjte europian kan harruar dy gjera elementare: 1) ekonomia eshte arme e mire por ka nje mangesi, eshte relative- dmth. krizat ne ekonomi mund te sjellin luftra te reja. 2) Hyrja ne BE nuk do te thote stabilitet se vet BE nuk njeh asnje organ ushtarak ose politik per ruajtjen e stabilitetit, BE eshte organizate kryesisht ekonomike.
    Me pak llafe politika europiane dhe amerikane ne zone eshte nje politike qorre. Qe te zgjidhen problemet e zones, njehere e pergjithmone, duhet te mos ekzistojne shtete shumekombeshe ose shtete shume te vogela te cilat nga momenti ne moment mund te pushtohen nga fqinjet. Kjo gje eshte teper e veshtire te realizohet, por te pakten nuk duhet te kthehemi mbrapsht te gabimet e se kaluares ( Fuqite e Medha rregulluan kufinjte e Ballkanit, prandaj vuajme akoma dhe do vuajme). Kosova ka hyre ne rrugen e pavarsise, do ishte gabim fatal te ndaloje ky proces, me vone do jet me e veshtire te behet. Duhet gjthashtu te zabotohen ligjet nga shtetet e zones, te njihen minoritetet. Gjithashtu zgjidhje e mire do ishte shtete si Maqedonia dhe Bosnia te behen federata pak rendesi ka siperfaqa e ketyre vendeve , si Zvicra Belgjika etj. ku ligjet nuk lejojne mosmareveshje midis kombesive.
    falemiNDERit

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarėt e Beogradit mes Serbisė dhe Kosovės
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  2. Numri i shqiptarėve nė Beograd
    Nga Faik nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Javėn e ardhshme nis dialogu Prishtinė-Beograd
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-03-2003, 11:36
  5. Rryma e trete, "nostalgjiket e titos"
    Nga ganoid nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2002, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •