Thonë se është shumë e thjeshtë që të kritikosh dikë. Tjetër gjë është të thuash, të hamendësosh, apo të gjykosh një person, dhe diçka krejt e ndryshme është ta kryesh punën e atij që gjykohet.
Nëse në këtë çast do kesh në dorë çelsat e kryeministrisë, me aprovimin e kuvëndit të Republikës së Shqipërisë, të firmosur edhe nga Presidenti Moisiu që ti të drejtosh vëndin duke kryesuar këshillin e ministrave, at'herë çfarë ndryshimi do të sillnit në Shqipëri?
Nuk ka rëndësi se cilën forcë politike përfaqëson, gjithashtu s'ka rëndësi nëse ajo është në R.SH., R.K., apo Maqedoni. Thjeshtë shpreh mendimin ose vizjonin tënd duke e nënkuptuar forcën politike që do të kishe dëshirë të përfaqësoje.
E rëndësishme është:
- si do të drejtosh
- çfarë ndryshimesh do bësh
- çfarë hapash do të ndërmarrësh
...në postin e kryeministrit ose të kryeministres së R.SH.së. duke patur edhe parasysh gabimet ose pakënaqësitë që ke ndaj mynyrës së sotme të të drejtuarit.
Që të dini gjeri në thelb detyrat dhe fuqitë si kryeministër/re i/e Shqipërisë mund t'i hedhësh një sy Pjesës së Pestë të kushtetutës së R.SH.së:
këtu ---> PJESA V - KËSHILLI I MINISTRAVE
Drini.
Krijoni Kontakt