Close
Faqja 8 prej 22 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 211
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Sa per te ju pergjigj "Temes!.qFAR KISHE NDERMARR ,,
    Per te kjen ,"KM.I Shqiperis?!><Qfar?!he, e ka shkel Rrota bishtin
    Asht me shum ,s'eq thuash apo te duash nje --
    Shqiperi*te "Mbar"Megjithate s'edi sa ka efekt ..
    ma mir s' po e them dot <se asht (filli i ngaterruar)--e kam frig qe s' me hec dot !..(prralla, prralla then qeni arra)nje fjal "Popullore'he!..e ka shkel Rrota bishtin e ka marr i (forti ne dor <pra Fatos Nano>a s' o e dini'a kot per te tjeret )))kotkotttderi sa te del dhe ndonje i fort .henes tashofim .. edhe per sa mos te vajti, atje ku po (dhihet maqorri ne biren e minit )he me falni ,, po te komshija more atje me milloshin ,, e ateher .do i hapen *Dritaret Shqiperis*kaq ju flmn nuk jamne gjendje te bej diqka per nje shqiperi ,, po ta them me goj ,!..asht e leht .. por duhen "fakte"kaq ju "Pershendes Shqiptar **andej detit me shum mall dhe dhembje per *Atedheun**
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  2. #72
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Se pari nuk do ta merrja persiper kete detyre nese nuk do te isha e pasur. Se dyti edhe qeverine do ta preferoja keshtu perndryshe babezia te vesh syte dhe nuk njeh limit. Eshte fatkeqesi qe nuk na ka ecur me qeverite sepse jemi nder popujt me inteligjente. Ky vend ka jetuar vetem me grahma.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #73
    Nga keto shkrimet tuaja me terhoqi vemendjen ky debat dhe vendosa te jap edhe une opinionin tim. Mendoj shoqeria shqiptare eshte shoqeria me racionale ne europe. Dhe ky eshte nje realitet i pamohushem po sherben per te shpjegur te gjith fenomenet shume prej te cilave paradoksale te cilat shoqerojne kalvarin e demokracise shqiptare. Ne se ndalesh ne rolin e shoqerise shqiptare ne zvillimin e vendit, mund te konstatosh se fale ketij roli lulezojne dukuri te tilla si korupsioni, albitraliteti, zvraritjet, deri ne pambarim te qytetareve per ti dhene nje te drejte qe u takon. Mirepo dallimi i ketij mentaliteti qe eshte i pranishem nga zyrtari me ordiner i administrates e deri tek kryeministri apo presidenti do te ishte e pa mundur perballe nje shoqerie te emancipuar qe ka njohuri qofte edhe elementare, persa i perket funksionizimit te mekanizmave te demokracise. Eshte pikerisht shoqeria shqiptare ajo qe jo vetem eshte e familjarizur me dukurite e mesiperme por edhe kujdeset ne menyra te ndryshme per zvillimin dhe persosjen e tyre ne perputhje me rethanat e imponuara nga koha. Ne te vertete flitet per ministra e zyrtare te koruptuar por ama pak veta bejne fjale per palen tjeter te partneritet ne realizimin e nje akti te korruptuar. Shprehja qylin e do edhe mbreti eshte e mjaftueshme per te vertetuar se zyrtatet e koruptur jane edhe produkt i nje shoqerie pjesa dermuese e se ciles edhe nje te drejte elementare qe u takon , eshte mesuar te mos e kerkoje ligjerisht, por duke futur dicka nen dore (paraja). Ne gjith periudhen e pas 90-es per te gjitha te keqijat qe kane plagosur vendin, zakonisht fajesohen dy individe, Sali Berisha dhe Fatos Nano, dhe si ilac per te shpetuar nga te keqijat sygjerohet largimi i tyre. Thua se me te ikur Berisha dhe Nano Shqiperia dhe Shqipetaret do te bien ne qetesi brenda nje kohe te shkurter,dhe do ta shohin veten aty ku deshirojn. Se pari nuk ekziston asnje garanci se te tjeret (disa nga ju qe doni te zini kete post) qe do te zene vendin e Berishesh apo Nanos, do te jene te imunizuar nga simptomat qe demonstrojne dy aktoret kryesore te politikes shqiptare nga viti 91 edhe kendej. Por kryesorja eshte se ata qe mendojne se me menjanimin e tyre do te gjendet shpetimi i vendit dhe shoqerise shqiptare duket se nuk e kane ne konsiderate rolin e kesaj shoqerie ku si njeri edhe ashtu tjetri gjejne mbeshtje me shume se kushdo tjeter, madje qe te dy jane produkt i vete shoqerise shqiptare.
    NJe shoqeri disi ndryshe me parametrat normale te qyteterimit, po te ishte puna qe dy indivite qe po e mbajne peng vendin do ti kishte kapur me kohe per brekesh dhe do i flakte atje ku e kane vendin ne koshin e plerave. Nga ana tjeter nje shoqeri e tille qe prodhon idhuj si puna e tyre nuk mund te jete as objektive. Shembuj per kete gjen kudo, edhe ne fusha qe nuk kane lidhje me politike, por mungesa e objektivitetit, sjell pashmangerisht shkuarje drejt zgjidhjeve jo optimale dhe te gabuara.Vec ketyreve ne nje shoqeri te ketille eshte e pamundur te gjallojne dhe te triumfojne vullnete reformatore. Ndoshta mund te jem gabim, por nuk di qe ndonje popull tjeter te kete nje fjale te urte te ngjashme me : "Hapi rruge budallait". Kjo ka bere krahas edhe faktoreve te tjere qe shqiperia te jete gjithmone vendi i fundit ne kethesa te rendesishme ne epoka te ndryshme, shembulli me i fresket eshte braktisja e sistemtit komunist ku shqiperia ishte vendi i fundit ne evropen lindore qe i hapi rrugen pluralizmit, madje po te mos ishin zvhillimet e jashtme edhe sot e kesaj dite do te kishim P.P.Sh, Komitet Qendor, Sigurim edhe shume te tjera. Ne sy te botes shqiperia duket si vend pa ligje, ose keto jane vetem per forme. Shoqerise Shqiptare i mungon aftesia per te krijuar nje fare solidariteti minimal per te mbrojutur te drejtat e saj. Ky solidaritet i munguar eshte pasoje e nje mentaliteti qe gjeneron ngecjen ne vend ne baze ku secili shikon catine e tij, duke mos e care koken kur fqinjit te tij i behet nje padrejtesi dhe as me pak kur cenohet interesi publik. Tani po te arsyetosh duke analizuar te shkuaren e larget do te konstatosh se diktatori Hoxha e ngriti dhe konsolidoi makinen e tij represive qe shoqerise shqiptare kurre nuk ju dha mundesia te prodhonte revolta masive ashtu si ne Cekosllovak, Hungari, apo Poloni. Dhe ne fund te fundit, qeveria aktuale nuk po e kupton se duke shkelur mbi te drejat e shqipetareve, po gerryen padukshem, por rezikshem gurin kryesor te themelit te saj, te drejten e njeriut per te jetuar i lire, jeten e tij te pakthyeshme, jeten qe nuk ia ka falur shteti, por natyra, zoti. Mesazhi im per ju: Nuk ka me kohe te themi ta shohim, por duhet te veprojme ne praktike, dhe vetem kjo do ta sheroje Shqiperine. Veteranet e zgjenjyer ne praktike nga nje teori ideale dhe barazie shoqerore para ligjit, shpersoj qe ata te gjejne tek "ju" kryeminstart e ardhshem ate teori e praktike qe e perfytyronin ne rinine e tyre.
    o me dy molle moj te godita
    o me vrave o te vrafte pika
    E nuk te rashe per te vrare

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Citim Postuar më parë nga drini_në_TR
    Thonë se është shumë e thjeshtë që të kritikosh dikë. Tjetër gjë është të thuash, të hamendësosh, apo të gjykosh një person, dhe diçka krejt e ndryshme është ta kryesh punën e atij që gjykohet.

    Nëse në këtë çast do kesh në dorë çelsat e kryeministrisë, me aprovimin e kuvëndit të Republikës së Shqipërisë, të firmosur edhe nga Presidenti Moisiu që ti të drejtosh vëndin duke kryesuar këshillin e ministrave, at'herë çfarë ndryshimi do të sillnit në Shqipëri?

    Nuk ka rëndësi se cilën forcë politike përfaqëson, gjithashtu s'ka rëndësi nëse ajo është në R.SH., R.K., apo Maqedoni. Thjeshtë shpreh mendimin ose vizjonin tënd duke e nënkuptuar forcën politike që do të kishe dëshirë të përfaqësoje.

    E rëndësishme është:

    • si do të drejtosh
    • çfarë ndryshimesh do bësh
    • çfarë hapash do të ndërmarrësh

    ...në postin e kryeministrit ose të kryeministres së R.SH.së. duke patur edhe parasysh gabimet ose pakënaqësitë që ke ndaj mynyrës së sotme të të drejtuarit.

    Që të dini gjeri në thelb detyrat dhe fuqitë si kryeministër/re i/e Shqipërisë mund t'i hedhësh një sy Pjesës së Pestë të kushtetutës së R.SH.së:

    këtu ---> PJESA V - KËSHILLI I MINISTRAVE

    Drini.
    po te isha kryeminister do te beja keto gjera

    po vizionit spiritual
    po devocionit
    po dashurise
    po intelektit
    po sherbimin social
    jo supersticion
    jo vesit
    jo dogmatizmit
    po intuites
    po spiritualitetit si baze e jetes
    unitet social ne shoqerine e shqiperise
    nga nacionalizem ne universializem
    shperndarje te drejte te pasurise sociale
    jo sfrutamentit
    jo materjalizmit
    jo politikaneve qe jane ne fuqi sot
    po drejtesise sociale
    po nje kodi penal bashkekohor
    po edukimit neohumanist
    rendesi te vecante artit dhe literatures
    rendesi te vecante shkences
    rendesi te vecante industrise
    rendesi te vecante te drejtave te femres
    jo imoralitetit
    po vlerave te njeriut


    keto do beja une po te isha atje ke kryeministria

  5. #75
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ç'do të bënit nëse do ishit kryemistri i Shqipërisë?
    ------------------
    Nuk do te kisha surrat t'i dilja popullit perpara.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #76
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Te isha Kryeminister do te beja nje dore pare ... do te lija mjeker, do te ndahesha nga gruja, do te gjeja nje 18 vjecare qe te kete punuar ne pufet e greqise, do te kaloja pushimet ne Caraibe, per te mos thene do te jetoja ne XHAMAJKA, dhe do te kaloja pushimet ne SHQIPERI ( ku edhe punoj).
    Cfare tjeter... a po harrova do ta beje SHQIPERINE kosh italian plehrash,,, ose hale publike per bisnesmenet italiane,,, dhe harem per ambasadorin italian...

    HEY po endra ime qenka plotesuar me kohe,,,...sa mire keshtu tani i bie qe une thjeshte te admiroj ate cfare enderrova me lart... packa se nuk ishte frut i punes sime

    Nderimet e mia
    Ndryshuar për herë të fundit nga kundraRRYMES : 17-09-2004 më 08:48

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Koncepte për Funksionin e Kryeministrit


    Për të qenë të suksessheme, kushtetutat duhet të ekuilibrojnë kërkesat që lidhen me
    efikasitetin me kërkesat që lidhen me përgjegjësinë. Sistemi kushtetues duhet të
    përqëndrojë kompetenca të mjaftueshme në një zyrë në mënyrë që titullari i saj të jetë i
    aftë aq sa duhet për të përmbushur përgjegjësitë. Nga ana tjetër, sistemi kushtetues
    duhet të kontrollojë zgjerimin e pushtetit të autorizuar, duke shpërndarë pushtetin dhe
    duke vendosur procedura zyrtare.

    Përderisa një sistem nuk është hartuar në mënyrë të tillë që të mund të detyrojë kalimin
    paqësor ndër-partiak të qeverisjes, vendi nuk do t’i mbijetojë krizave të para politike të
    tij si një vend i lirë. Zgjedhjet e para janë pjesa më e lehtë; prova vjen kur një parti në
    pushtet hidhet poshtë ose duket se do të hidhet poshtë në zgjedhje.

    Kabineti

    A. Emërimi. Kur një kryeministër formon një qeveri, ai duhet të ketë autoritet direkt për
    të emëruar ministrat e tij. Ndryshe nga konfirmimi individual i çdo zyrtari, siç ndodh në
    Amerikë, parlamenti duhet të pranojë kabinetin në tërësi, ose ta hedhë poshtë atë
    nëpërmjet një vote mosbesimi. Duke qenë se fati i kryeministrit lidhet me nivelin e një
    pune mesatare nga ana e kabinetit të tij, ai (kryeministri) kërkon ministra të mirë, të cilët
    bëhen më pak provincialë nga pikëpamja administrative dhe politike.

    B. Numri i Kufizuar. Numri i ministrave duhet të jetë i kufizuar. Duke patur shumë prej
    tyre mund të errësohet përgjegjsia dhe vizibiliteti. Përgjithësisht ekziston një raport i
    zhdrejtë midis fuqisë së një vendi dhe numrit të ministrave në kabinet.

    Kufizimi i numrit të ministrave mund të ballançohet pjeserisht duke patur ministra të rangut
    më të ulët të cilët drejtojnë operacione të rëndësishme. Për shembull, në Shtetet e
    Bashkuara të Amerikës, sekretarët e ushtrisë, të marinës dhe forcave ajrore nuk mbajnë
    poste kabineti; vetëm sekretari i mbrojtjes është anëtar i kabinetit.

    C. Jo Dy Poste. Një ministër duhet të mbajë vetëm një post kabineti. Ndërsa mbajtja e
    shumë posteve e shkatërron përgjegjësine, mbajtja e posteve të shumfishta nga një
    person i vetëm nuk mundëson ndarjen e autoritetit në njësi të konrollueshme, duke lejuar
    që një ministër t’i kalojë kufijtë e postit të tij. Një përjashtim duhet bërë, si në rastin që
    kryeministri shërben si ministër i mbrojtjes në kohë krizash.

    D. Përbërja. Këto janë sugjerime për grupimet kryesore të funksioneve që duhet të
    përfaqësohen në Këshillin e Ministrave, me propozimet për ministrat e rangut më të ulët
    ose përgjegjësitë e treguara:


    (1) Marrëdhëniet e Jashtme.
    (2) Mbrojtja.
    (3) Thesari: Taksat, buxheti, bankat, statistikat.
    (4) Drejtësia: Policia, prokuroria, këshilli i stafit.
    (5) Shërbimi Shoqëror: Shendeti, mirëqënia, arsimimi, strehimi, kultura.
    (6) Ekonomia: Tregtia, sigurimet, transporti, bujqësia, shërbimi postar.

    Parlamenti

    A. Kryetari i Grupit Parlamentar. Zyra e kryetarit të grupit parlamentar duhet të
    krijohet në mënyrë që një person i ndryshëm nga kryeministri, të ketë përgjegjësi
    adminstrative, të organizojë veprimtarinë e zakonshme të procesit legjislativ.

    B. Kryetari. Zyrtari që kryeson parlamentin duhet të jetë një person i zgjedhur nga
    anëtarët e parlamentit, kohëqëndrimi i të cilit varet nga kohëqëndrimi i qeverisë në
    pushtet. Ai nuk mund të votojë apo të përjashtohet. Kryetari do të shërbejë si drejtues
    dhe si parlamentar. Institutionalizimi i kryetarit të parlamentit do ta izolonte paksa një
    zyrtar të tillë nga politika e përditshme, duke i haput rrugë kështu lulëzimt të rregullit në
    punën e parlamentit gjë që është thelbësore për shqyrtim të vërtetë.

    Legjislacioni

    A. Përveç qeverisë, anëtarët e thjeshtë të parlamentit duhet të jenë të aftë për të
    propozuar ligje. Një numri të vogël anëtarësh, le të themi pesë, mund t’u kërkohet të
    propozojnë një projektligj. Alternativat e shkruara ndaj propozimeve të qeverisë janë
    debate efektive të paraqitura me shkrim të cilat ndihmojnë frymën e diskutimit dhe
    gjithashtu parandalojnë partitë politike të marrin pozicione të papërgjegjëshme duke i
    detyruar ato t’i bëjnë qëndrimet e tyre të qarta dhe publike.

    B. Presidenti nuk duhet të lejohet të propozojë ligje.

    C. Legjislacioni duhet të jetë produkt i parlamentit; kryeministri bën diçka tjetër të
    ndryshme nga “ligjvënia”. Brenda kufijve të kushtetutës dhe ligjeve, kryemistri
    administron qeverinë e vendit në përputhje me një çështje politike, por zgjedhja e
    politikave duhet të jetë brenda atyre politikave të pranueshme nga ligji. Kryemistri nuk ka
    nevojë për dekrete dhe ndonje “ligjvënie” tjetër të njëanshme. Kryeministri drejton
    mekanizmin administrativ që ekziston në ligj. Ndryshimet në vetë mekanizmin të kërkojnë
    nxjerrjen e ligjeve nga parlamenti.

    Ushtarakët

    A. Emërimi. Kryeministri duhet të ketë autoritetin për të emëruar zyrtarët ushtarakë.
    Parlamenti duhet të ketë autoritetin për t’i konfirmuar ata individualisht. Kjo do t’i jepte
    shtytje profesionalizmit, duke zvogëluar kështu tendençën për të përzier zyrtarët ushtarakë
    me politikën.

    B. Ndarja nga Funksionet Civile. Ushtaraku nuk duhet të ketë funksione çivile dhe
    sigurisht ai duhet të jetë i varur nga autoriteti civil.


    Për të kursyer fonde ushtarakëve mund tu caktohen detyra të tilla si patrullimi i kufirit dhe
    parandalimi i emigraçionit, por funksionet e policisë së rendit duhet të kryhen nga njerëz të
    vecantë, organizata të vecanta, mudësisht lokale.

    Megjithëse kryeministri mund të jetë ministër i mbrojtjes, asnjë civil-duke përfshirë
    kryeministrin-nuk duhet të mbajë ndonjë titull apo post ushtarak.

    Policia

    Funksioni i policisë duhet tu delegohet sa më shumë që të jetë e mundur pushteteve
    lokale. Funksionet e policisë kombëtare duhet tu delegohen organizatave zyrtare
    specifike, që janë të afërta për qytetarët.

    Ndjekja penale

    Vendimi për të ndjekur penalisht në parim duhet t’i delegohet një komisioni zyrtarësh nga
    pushtetet lokale. Duke aplikuar kufizime më të mëdha në influencën e zyrtarëve të rangut
    kombëtar, publiku do të jetë më i prirur për të pranuar që është ligji-jo vetëm pushteti që
    iu diktohet atyre.

    Zyra e kryeministrit

    Kryeministri duhet të shmangë dublimin e departamenteve të kabinetit të tij. Presidenti
    amerikan pa të drejtë u ka kaluar shumicën e të drejtave për të marrë vendime vepruese
    drejt për së drejti stafit të Shtëpisë së Bardhë, kryesisht nëpërmjet zyrës së buxhetit dhe
    këshillit të sigurimit kombëtar. Përveç këshillit të ministrave, tre zyrtarë duhet të
    raportojnë drejt për së drejti tek kryeministri. (Shiko diagramën.) Ata janë:

    A.Kryetari i Grupit Parlamentar. Kryetari i grupi parlamentar është drejtuesi i
    përpjekjeve legjislative të qeverisë, duke vepruar si ekuivalent i ministrave të kabinetit.

    B.Shefi i Stafit.Shefi i stafit raporton tek kryeministri si drejtues i përgjithshëm i stafit
    ndihmës të zyrës së kryeministrit; këto detyra të stafit, si përpilimi i grafikut dhe shtypi,
    janë tërësisht detyra administrative dhe jo detyra që kanë të bëjnë me krijimin e
    politikave.

    C.Sekretari i Kabinetit. Sekretari i kabinetit ka dy detyra brenda zyrës së kryeministrit:
    Ai kordinon kontaktet e kryeministrit dhe të kabinetit, dhe drejton këshilltarët politikë të
    stafit. Asnjë nga këshilltarët politikë dhe as sekretari i kabinetit nuk ka një rol veprues,
    por janë staf këshillimi.

    Përgatitur nga Profesor Lynn N.Hughes
    Gjykatws, Gjykata Rajonale e Shteteve tw Bshkuara,
    Distrikti Jugor i Teksas-it
    USA

  8. #78
    *Shijo*Jeten* Maska e *Dorina*83*
    Anëtarësuar
    04-10-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    48
    Po te isha kryeminister do kisha fut ne burg te parin Fatos Nanon
    dhe jo do e kisha len pa buk po do ta kisha toruruar,

    Do kisha hapur me shume mundesi pune per shqipetaret
    do kisha ven ne pushtet njerez te zotet dhe inteligjenta dhe jo si keta qe jane tani te gjithe te droguar.
    Do isha munduar te ndimoja vten time dhe gjithashtu dhe shqipetaret.
    LA VITA E BELLA SE SAI VIVERLA
    SE NO FA SCHIFO.

  9. #79
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb ~ReLoAd~

    Ç'do të bënit nëse do ishit kryemistri i Shqipërisë?

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    8

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga kundraRRYMES
    Te isha Kryeminister do te beja nje dore pare ... do te lija mjeker, do te ndahesha nga gruja, do te gjeja nje 18 vjecare qe te kete punuar ne pufet e greqise, do te kaloja pushimet ne Caraibe, per te mos thene do te jetoja ne XHAMAJKA, dhe do te kaloja pushimet ne SHQIPERI ( ku edhe punoj).
    Cfare tjeter... a po harrova do ta beje SHQIPERINE kosh italian plehrash,,, ose hale publike per bisnesmenet italiane,,, dhe harem per ambasadorin italian...

    HEY po endra ime qenka plotesuar me kohe,,,...sa mire keshtu tani i bie qe une thjeshte te admiroj ate cfare enderrova me lart... packa se nuk ishte frut i punes sime

    Nderimet e mia
    njish fare plako...po pse sthu ti qe spaske nevoj me prit vdekjen qe te shkosh ne parajse jetoke prej kohesh ne parajse!!!!
    Eshte e kot qe flasim fjale te bukura se te ishim kryeministra qe te gjithe do villnim se gjith ajo fuqi qe ke ne dore ta mer mendjen e ta bon llalle, pastaj amon mer kush eshte ai njeri ne kte bote qe nuk korruptohet?!Problemi sipas mendimit tim nuk eshte te vjellesh apo jo sepse te gjithe dicka ne xhep do ta fusnim po problemi qendron ketu: SA TE FUSESH NE XHEP DHE SA TE MENDOSH PER POPULLIN? Deri tani kush ka qene dhe kush eshte kan menduar shum per vete dhe tejmase pak per popullin.
    Eshte e lehte te gjykosh te tjeret qe jane ne pushtet po duhet pasur kujdes se jemi te gjithe njerez dhe eshte e lehte te gabojme dhe neser mund te jemi ne te njejten pozite te pushtetareve dhe te bejme te njejtat gabime...........SHPRESOJ TE MOS JETE KESHTU SE PER TE MIREN E VENDIT PO MENDOJME!!!

Faqja 8 prej 22 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •