Close
Faqja 3 prej 22 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 211
  1. #21
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    O Rryme, une e kuptoj realitetin, dhe kerkoj falje nese nuk jam shprehur qarte, por un po flisja c'do te ishte e drejte per mendimin tim.
    Po te paguajne dhe ti (mjeku) dhe une (punetori) te njejten % prpa ti do paguash me shume takse se une apo jo?
    Kjo do ishte drejtesi, per mendimin tim.
    Po nuk ta kisha aspak me pasion miku im, un di isha ai i pari qe do paguante taksa, se te gjithe kemi detyrime ndaj shtetit.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  2. #22
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Po pra aty ma lidh mushken:
    Une te paraqita nje shembull se si ndahen taksat ne ANGLI. Ku nje i papune ka te drejten e nje shtepie. Ne mos shtepise te nje dhome ne hotel. Ku diskutohet qe ka sistemin social me te mire ne tere europen. Ku ze vendin e dyte ne Europe per nga infrastruktura( vend te pare eshte suedia me sa di une), e keto nuk kane ardhur vetem nga shrytezimi, por edhe nga pagesa e detyrimeve, dhe nga nenshtrimi kundrejt ligjit i popullit.
    E kam shpjeguar ne nje vend tjeter nje rast banal. Me kapi kamera duke ecur vetem me 2 milje mbi limitin e shpejtesise. Me erdhi nje leter tek shtepia me fotot e makines dhe tarkes, dhe me thonte : Kemi fakte fotografike dhe filmike qe ke ecur mbi limitin e shpejtesise. Po te ofrojme nje mundesi. Paguaj £60 paund dhe 3 pike ne patente. Ne rast te kundert do te shkosh ne gjygj dhe do te paguash deri ne £1000, plus dhe shpenzimet e gjygjit plus dhe qe do te futet ne rekord.
    Do me thone o "mete mos luaj se nuk ta quaj". Ti do te thuash ka njerez qe e kundershtojne, e vertete . Por ata qe kam pyetur une me thane paguaj me mire. Ky eshte shteti shtet ku polici nuk ka as arme me vete.
    Tani une nuk po kerkoj qe shqiperia te behet si anglia, por ama te pakten si greqia dhe italia( per kete te fundit kam disa dyshime).
    Sa per nivelin e taksave te mora shembullin e anglise. Te them edhe nje fakt tjeter, qe deri dje nuk e besoja.
    Nese gjyshi im ka £225.000 dhe vdes dhe keto mi le mua me testament. Atehere shteti me merr mua 60% te kesaj pasurie. Pra une marr vetem 40%. Ti do te thuash e pamundur, dhe e padrejte po e vertete. Ose nese une dua te te jap ty si motra/vellai im mbi £6000 atehere ti motra/vellai im duhet te paguash takse per to. Gjithnje sipas ligjit anglez flas.

    Nese do te kerkojme nje shtet te forte, rendesi ka qe te zbatohen ligjet e atij shteti nga qytetaret e tij, perfshire ketu dhe ligjvenesit.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte gabim te enderrosh se ndryshimi per mire i Shqiperise ka per te ardhur nga berja e nje "Kryeministri te suksesshem". Njeriu me i suksesshem ne bote ka per te deshtuar ne Shqiperi dhe kjo nuk do te thote qe Shqiperia eshte vend i mbaruar, perkundrazi.

    Shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje per kohe per tu edukuar, emancipuar, mesuar nepermjet gabimesh, mesuar nga bota perreth ne menyre qe te jene ne gjendje qe te arrijne ate shkalle ndergjegjesimi dhe emancipimi qe i lejon te shohin rrugen e te ardhmes qarte.

    Ndryshimi per mire asnjehere nuk vjen nga lart poshte, por nga poshte lart. Te qenit kryeminister eshte posti i fundit qe do te me vinte nder mend per te ndihmuar popullin tim.

    Nje universitet i ri ne Shqiperi ndihmon me shume se nje mandat 4 vjecar pasi nga nje universitet ne 4 vjet do te dalin 4000 studente te diplomuar qe do te bejne punen e 4000 kryeministrave.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #24
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Azhubuam Haani !

    Akoma nuk e kuptoj pse duke u kapur me postimin tim ke dhene nje pergjigje duke u bazuar ne Shqiperi- USA...!!?
    Mendova qe ndoshta oret e vona te nates kur e postova ate kendveshtrimin tim mund te kishin ndikuar ndopak ne paqartesine e mendimeve te mia..por tani sapo i hodha nje sy tjeter dhe u binda me teper qe une Shqiperine me Ameriken e krahasova vetem ne ushtrimin e nje demokracie-diktatoriale ( dhe asgje me teper ) nejse . Je gabuar vella sepse te gjitha ato qe kam thene me poshte nuk kane te bejne fare me Ameriken...
    Do kishte qene me e dobishme sikur te kishe postuar dicka .... dhe jo direkt duke me cituar mua ...Flm !


    Albo !

    E lexova ate cfare ke shkruajtur me vemendje tani dhe nuk e di pse nuk bie dakort me ty ne pikpamjen qe ke ..

    Eshte gabim te enderrosh se ndryshimi per mire i Shqiperise ka per te ardhur nga berja e nje "Kryeministri te suksesshem". Njeriu me i suksesshem ne bote ka per te deshtuar ne Shqiperi dhe kjo nuk do te thote qe Shqiperia eshte vend i mbaruar, perkundrazi.

    Shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje per kohe per tu edukuar, emancipuar, mesuar nepermjet gabimesh, mesuar nga bota perreth ne menyre qe te jene ne gjendje qe te arrijne ate shkalle ndergjegjesimi dhe emancipimi qe i lejon te shohin rrugen e te ardhmes qarte.


    Nese thua qe edhe njeriu me i sukseshem ka per te deshtuar ne Shqiperi, une nuk kam ku te gjej asnje nuance optimizmi ketu. Eshte e vertete qe ajo qe ke thene ne paragrafin e pare eshte mese realiste ( duke u bazuar ne historine tone...te pakten pas Skenderbeut ). Shqiperia nuk eshte vend i mbaruar por vend i padisiplinuar akoma. Ne kemi kaluar periudha tranzicioni te ndryshme dhe cdo periudhe e tille do kohe per te sjelle stabilizim. Kjo gje e ben popullin tone qe te ndjehet i coroditur dhe secili te mendoje vetem per ( te ndenjurat e tij ) . Fakti qe kemi qene gjithnje te percare na con ne nje pike te tille vella.
    Jam dakort me ate qe thua per edukimin , emancipimin etj. Por nese ti do qe nje klase e perbere nga x nxenes te marre edukimin e duhur dhe te arrije te emancipohet ( pa abuzuar me te ) , duhet qe te kesh nje shkolle te disiplinuar, nje mesues te mencur por edhe te rrepte . Perndryshe vetem me llafe kurre nuk do i fusesh dot keto nxenes ne klase sepse jane mesuar ne menyre te tille ....dhe normalisht qe do vije nje dite kur do kujtohen qe cfare gabimi bene qe ju shmangen shkolles por atehere do jete shume vone.... ( e kam kapur pak ne menyre figurative vlla )


    Ndryshimi per mire asnjehere nuk vjen nga lart poshte, por nga poshte lart. Te qenit kryeminister eshte posti i fundit qe do te me vinte nder mend per te ndihmuar popullin tim.

    Nje universitet i ri ne Shqiperi ndihmon me shume se nje mandat 4 vjecar pasi nga nje universitet ne 4 vjet do te dalin 4000 studente te diplomuar qe do te bejne punen e 4000 kryeministrave.


    Ke te drejte qe ndryshimi i mire vjen nga poshte lart por,, A nuk je bindur akoma qe ky koncept eshte shume idealist dhe qe koha ka treguar qe per shqiptaret eshte shprehje e padegjuar..?!
    Vetem nje burre arriti ti mblidhte shqiptaret ne historine tone ( dhe jo te gjithe ama ). Ai burre qe Skenderbeu... Ne jemi aq te percare dhe te pakolektivizuar sa eshte shume shume e veshtire qe te arrijme te ndryshojme pa na diktuar dikush. Jemi dhe me duket qe do mbetemi si ajo kopeja e deleve qe po nuk pati qenin rreth e rrotull qe ti drejtoje...direkt e ne goje te ujkut do perfundojne.
    Nuk jam kurre per diktature vella por ama edhe lirine e kemi perdhunuar shume ....normalisht nga injoranca.

    Persa i perket universitetit qe ke permendur dhe numrin e studenteve ( te diplomuar qe do shkollohen ). Akoma nuk e kupton qe ne Shqiperi mbarojne shkollen langaraqet dhe kriminelet ose ato qe jane femije pasanikesh ( qe te gjithe keto monstra hedhin parate dhe marrin nje diplome te pamerituar dhe talenti ngelet gjithnje pas dore ) ???
    A ke bese ne keto studente ti plako qe kur te mbarojne shkollen do ...jene timoni i Shqiperise ??? une jo jo jo.

    Mendoj qe nje kryeminister i merituar dhe me nje klan te tijin te bindur ne zemer per patriotizem dhe kompetente ne postet e tyre...vlen me shume per Shqiperine se cfaredo lloj gjeje tjeter.
    Edhe mos kujto se nuk gjinden njerezit e paster...sepse ka sa te duash por ato te shkretit se ngrejne koken sepse tani e kane kuptuar qe ....Ne nje akuarim te mbushur me peshq te piset, nese ti futesh brenda, normalisht qe s'ke si te ngelesh i paster !

    Respekte plako !

  5. #25
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Per te dhene dhe une nje mendim timin, se mjaft vura ne pah pikat e te tjereve(lol)

    1) Kthim i prones pronareve te ligjshem.
    2) Kthim i prones pronareve te ligjshem.
    3) Amnisti financiare
    4) Sistemi i pageses (te pakten per sektorin publik) vetem me ceqe dhe depozita direkte, duke stimuluar sistemin bankar.
    5) Zbatim te rrepte te ligjit dhe Kodit Penal,duke u dhene direktive gjykatesve te perdorin maksimumin e denimit.
    6) Me vendim ekzekutiv do ndaloja nepotizmin, dhe pranine ne administrate te pjesetareve te nje familje.
    7) Do i kerkoja Parlamentit te kalonte nje ligj kushtetues ku ti ndalohej qeverise e drejta e pronesise mbi cdo biznes.
    8) Do ftoja opoziten te krijonte nje komision auditor me eksperte financash dhe te bejne audit cdo 1-2 vjet te buxhetit.
    9) Do beja privatizim masiv te KESH, telefonit, etj etj ku cdo familjeje do ti jepej e drejta e pare per te blere nje sasi te caktuar aksionesh. Nese ngelej gje pa u blere, nga qytetaret e thjeshte, do vihej ne ankand (nje gjsymeburse) duke krijuar bazat e tregetimit te aksioneve.
    10) Si Singapori, do vendosja taksa marramendese mbi pronesine e automjeteve, sidomos ato qe ndotin ambjentin me teper, dhe do investoja ato te ardhura ne nje sistem transporti publik, qe eshte me se i mjaftueshem epr kushtet e Shqiperise.
    keto si fillim
    11) Do vija flat tax, ku te gjithe te paguanin te njejten perqindje, dhe do kerkoja zbatimin sa me rigoroz te kesaj politike, 10$ 10 $ do apguash, asnje leshim.
    12) Doganat dhe kufiri do ruhej si ne kohe te qoftelargut, se kufiri eshte i shenjte, dhe ushtria kot qe kot rri gjithe diten duke lyer bordura e peme, le te ruajne kufirin nga thyesit dhe nga provokacionet e fqinjeve.
    13) Ne politiken e jashtme, do i drejtoja syte pertej Atlantikut, duke u mbyllur deren ne fytyre Grekeve. Italianet do ishin nga me te favorizuarit ne Evrope per marrdhenie si politike ashtu dhe ekonomike.
    14) Ne rast mosheqjeje te ligjit te luftes nga Greket, do rishpallja gjendjen e luftes me Greket, dhe me kete rast, shtetezim dhe shitje ne ankand te te gjitha pasurive te firmave greke ne Shqiperi si placke lufte. (kjo do behej pasi te ishim lidhur mire me pertej Atlantikun dhe Italine e Turqit)
    15) Ruajtja e kufijve dhe veshtiresimi i marrjes se nenshtetesise Shqiptare do sillte uljen e trafikut dhe kotrabandes, duke krijuar kushte per te kerkuar guest worker programs me vendet e industrializuara.

    Kto si fillim, me vone, kush e di (lol)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fringo : 03-10-2003 më 18:02
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  6. #26
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Artani Pr jam me ty se shumë shqiptarë duan të drejtojnë, por jo të gjithë janë në gjëndje që t'i anashkalojnë dëshirat e tyre private, dhe t'i përkushtohen shoqërisë së tyre. Shumë shqiptarë e kanë thjeshtë etje për pushtet.

    Ujk, më pëlqeu shumë mynyra sesí do të zgjidhje problemet, dhe sesí mendon. Edhe unë e kam metaforizuar më parë politikën me ndeshjen e futbollit, dhe arbitri... ah ky arbitër, ku dreqin e kemi?!... Se vetëm dordoleca nëpër postet e drejtësisë kemi, që marrin rroga për të firmosur "mungesë faktesh" ndaj të korruptuarve që marrin nën shqyrtim...

    Albo, më duket se është diçka e ndërthurrur midis "udhëheqësit" dhe "emancipimit të shoqërisë" faktori që e çon një vënd përpara. Psh, po të mos ish për Skënderbeun si udhëheqës sot s'do të quheshim shqiptarë, gjithashtu mbase sot mund t'mos ta kishim këtë komb të quajtur Shqipëri. Shqiptarve i duhet një udhëheqës që t'i pajtoj, një që të shuhaj gjakrat, një që të jetë garant i lirisë së tyre, pasi shqiptarët janë "koka më vete," dhe në të shumtën e rasteve kanë nevoj për një që të jetë "prijësi" i tyre. Shqipërisë i duhet një regulatur i sinqertë, fisnik, i ndershëm, me kulturë/përvojë dhe atdhetar.

    Pajtohem krejtësisht me ty se Shqipëria do të bëhet kur shoqëria e saj të emanicipohet edhe më shumë, kur ta njoh edhe më shumë edukatën, dhe t'i respektoj më shumë institucionet e veta.

    Postuar më parë nga nikshi
    Çdo popull ka ne krye politikanet qe ai meriton. Edhe ne, shqiptaret, kemi ne krye politikanet qe meritojme. Nuk mund te kete politikane te persosur nje popull me te meta. Ne s'paguajme korentin qe konsumojme, ne hedhim plehrat ne rruge, ne jemi gati te korruptojme çdo zyrtar kur kerkojme gjera qe s'na takojne, ne pushtojme tokat e te tjereve per te bere ndertime pa leje, etj.... Atehere, si mund te pretendojme qe te kemi politikane te persosur? nga do te dalin keta politikane?....
    Manciste më pëqleu politika e jashtme që do kishe, sidomos me grekun... Shqipëria në fakt ka shumë nevoj të jetë e rreptë ndaj grekut, se ata po përfitojnë nga kjo dorë që i japim për fqinjësí të mirë, ndërkohë ata në marrin krahun në të gjitha fushat.


    Nëse do isha unë kryeministër? T'i përgjigjem pyetjes time :
    • Në rradhë të parë do t'i kërkoja parlamentit rishikimin e kushtetutës tonë. Në të, do kërkoja që zgjedhja e presidentit të behet direkte nga populli, në mynyrë që presidenti të mos jetë pjestar apo kolegë i ndonjë partie politike. Kjo për arsyen sepse PRESIDENTI ËSHTË I VETMI GARANT I DREJTËSISË pasí ai ka në dorë shkarkim dhe vënien në detyrë prokurorët e Prokurorisë, dhe ka nën kontroll Gjykatat e larta, etj etj. Një president i zgjedhur nga populli do të ishte ai president që do garantonte DREJTËSINË sepse populli do e kërkonte këtë lloj kandidati.
    • Duke u bazuar në karakterin e shqiptarit, që është "kokë më vete", do implemetoja edhe më shumë deçentralizimin e pushtetit qëndror, duke i kaluar pak e nga pak kompetencat në pushtetin vendor. Taksa të veçanta do t'i lija në dorë të bashkive dhe të komunave për vet-qeverisje, dhe në këtë mynyrë këto bashkitë do të kishin edhe më shumë kompetenca. Kjo lloj qeverisjeje i përshtatet edhe më shumë trojeve shqiptare, dhe mendoj se është me tëpër rëndësí implementimi i kësaj politike. Rrjedhimisht qeveria qëndrore (kryeministria dhe ministritë) do të pësonin një zvogëlim, dhe si pasoj do të ishte më e thjeshtë qeverisja e mirë, dhe transparenca ndaj popullit. Me këtë ndryshim në strukturën qeverisëse do të hapja edhe një zyrë që të priste popullin dhe ankesat e tyre.
    • Duke lënë qeverisjen lokale në dorë të bashkive dhe të komunave, qeveria do të kishte në dorë detyrat më të mëdha, dhe më të gjithanshme:

    1. Zhvillimi i turizmit. Shqipëria ka shumë potencial me anë të turizmit.

    2. Ndërtimi i infrastukturës ndërlidhëse të qyteteve të mëdha shqiptare. Një prej tyre autoudha Durrës-Kukës-Prishtinë, dhe me rradhë.

    3. Në politikën e jashtme, do isha më i rreptë me shtetin grek, dhe në fakt do të krijoja një ministri të posaçme vetëm për emigrantët shqiptarë në Greqi, Itali, Gjermani, Angli, Amerikë, dhe gjetiu. Në saj të kësaj ministrie, do t'i jepja mundësi punësimi shqiptarve të emigruar që të punonin në shtetin që do të drejtoja. Kjo për arsye që të kthehen intelektualët që kanë hikur prej Shqipërisë, dhe sepse këta shqiptarë përgjithësisht janë më pak të rrahur nga sëmundja e korrupsionit, dhe të të korruptuarit.

    4. Me intelektualët e tjerë që banojnë në Shqipëri, do mundohesha që me anë të ministrisë së Arsimit t'i punësoja duke hapur edhe më shumë shkolla teknike, të të gjitha fushave, që nga këto shkolla të edukohet rinia shqiptare që të jetë gati dhe e kualifikuar për punë. Arsimi do ishte një përparësi në axhendën time.

    5. Zhvillimi i Ekonomisë në Shqipëri do vinte në dy mynyra:
    a)Lufta ndaj korrupsionit dhe eleminimi i saj; b)Implementimi më i madh dhe i rrept i ligjeve. Besoj se këto dy faktorë vetveiu do ta zhvillonin ekonominë, pasi besimi tek shteti do të rriteshe ndjeshëm, dhe biznesi i vogël do fillonte së lulëzuari.

    6. Politika Ekonimike, në këtë aspekt do të rishikoja të gjitha politikat e tanishme, dhe me një tender të hapur do të punësoja përkohësisht një zyrë konsulente, dhe në saj të tyre, të vendosnim tarifat e taksave, si për biznesin e madh, ashtu edhe të vogël. Unë vetë mendoj se biznesi i vogël ka nevoj për më shumë të drejta sesa kompanitë e mëdhaja. Gjithashtu, në të njëjtën kohë, KESH, ALBTelekom, dhe të gjitha korporatat shtetërore do të ishin në ankand, pasi të ish përcaktuar vlera e tyre, etj etj.

    7. Ligji i tokave. Do të bëja çmos që kadastrat të jenë të komputerizuara, dhe të gjitha dokumentat të jenë të arkivuara në shtet. Këtë kompetencë do t'ia lija pushtetit vendor (lokal), por qeveria qëndrore do të ish ndërlidhja e tyre.

    8. Më vonë, do të sjellja në rishikim gjuhën tonë zyrtare, dhe do të bëja një ndërlidhje të institucioneve të Kosovës, me ato të Shqipërisë. Politika paralele, do mundohesha që t'i kishim të njëjta me Kosovën, si psh arsimi, legjislacionet, etj etj.

    9. Do të ndaja, policinë vendore me atë qëndrore. Secila Bashki e madhe do ta kishte në kontrollin e vetë policinë, por policitë e të gjithë shtetit do të ndërlidheshin në saj të pushtetit qëndrorë, dmth ministrisë së brëndshme.

    Mund të ketë edhe më shumë pika që s'më bien tani ndërmënd. Po siç mund ta shikoni, Institucioni i Drejtësisë, dmth Gjykatat dhe Prokuroria janë mëse të pavarura, dhe siç e thash edhe në fillim, garanti i tyre është vetëm Presidenti, ndaj edhe gjëja e parë që do bëja do ish rishikimi i kushtetutës, dhe bërja e pikës ku Presidenti të zgjidhet nga populli. Në këtë mynyrë populli me anë të presidentit do të godiste korrupsionin, por nga ana ime do të bëja çmos që të mos ekzistoj.

    Kaq gjeri tani.

    Më bëhet shumë qjefi që kjo temë iu ka pëlqyer. Mendimet që kemi dhënë janë të rëndësishme, dhe shpresoj që këto mendime të lexohen nga pushtetarët e sotçëm. Në këtë mynyrë edhe ne do të kemi ndikuar sadopak

    Drini.

  7. #27
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Postuar më parë nga Azhubuam_Haani
    esht provuar se vetem dhuna shte gjuha qe gjith shqiptaret kuptojne kolektivisht.
    Në këtë pikë ke të drejtë Azhubuam. Por më duket se ka prap zgjidhje ndaj kësaj çështje në rryma institucionale. Siç e ka thënë edhe më sipër Artani dhe Albo, shqiptarët kanë nevoj për emancipim, dhe një zhvillim të tyren si shoqëri në vetvete, dhe më pas çdo hudhëheqës do ish edhe më i mirë rrjedhimisht.

    Duke patur këtë gjë parasysh, mendova se deçentralizimi i pushtetit nëpër qytete dhe fshatra do të ishte edhe zgjidhja më e mirë.

    Por vetëm një gjë i mungon kombit, shoqërisë dhe shtetit tonë: "drejtësia"

    Sa i besojmë ne drejtësisë në Shqipëri? Si do ishte sot Shqipëria nëse drejtësia do të ekzistonte, dhe nëse populli me anë të presidentit do ta mbronte atë? Besoj se kjo gjë harriet në saj të harmonizimit të karakterit shqiptarë, dhe të drejtimit të nevojave të njërzve në rrugë të institucionalzuara dhe të rregulluara. Harriet, drejtësia harriet në saj të garantimit të votës së lirë, dhe në saj të besimit në institucionet tona.

    Duke patur drejtësi do të filloj dhe të dali më shumë në pah "kolektivizmi" mbi "individualizimin." Më duket se vetëm drejtësia e munguar na e shfaq individualzmin që mbizotron kaq shumë tek ne shqiptarët. Mungesa e saj i bën shqiptarët të vetgjykojnë, të vetregohen më të zgjuar se shqiptari tjetër përbrí, por, megjithatë, është ky faktor që e ka mbajtur gjallë kombin tonë gjeri sot nga pushtuesit. Ne duhet vetëm të harmonizojmë këtë karakter me shoqërinë, duke i balancuar të dyja: individualizimin, dhe të mirën që del nga ky karakter.

    Është diçka e harritshme pasi nevojat njerzore për të jetuar i detyrojnë njërzit që të kuptojnë gabimet nga kokfortësitë që kanë duke qënë "super-individualist." Herët a vonë, një individ që mendon se është më i zgjuar, ose më i rëndësishëm se ai tjetri që ka përballë, do të ballafaqohet me pasojat e veprimeve të tij.

    Ndaj më duket se emancipimi i shoqërisë tonë harrijet me ringritjen e sistemit tonë votues, me garantimin e legjitimitetit të çdo qeverisjeje, dhe me ringritjen e drejtësisë. Kjo drejtësi do të vij kur vota e lirë të jetë e garantuar dhe e shënjtë. Vota do të ndërlidh karakterin "individualist" të shqiptarit me shoqërinë kolektive. Le të shpresojmë për këtë gjë .

    -=-=-=-=-
    Një gjë dua të shpjegoj në lidhje me këtë temë:

    Nënkuptohet, askush s'është kryeministër mes nesh, dhe s'do të thotë se ne po ëndërrojmë, por, duke venë pozitat tona në atë të kryeministrit shqiptarë po nxjerrim mendimet, vrejtjet tona rreth drjetimit të shtetit tonë. Mua më duket si diçka me shumë vlerë, dhe megjithëse shumë prej nesh, duke futur edhe mua mes jush, shumë pika mund t'i kemi të gabuar në çka themi, por:

    "Është më mirë kur provon të bësh diçka dhe gabon, sesa kur s'provon fare. Shumica e mësive në shumë raste dalin gjatë ballafaqimeve të së vërtetës me gabimin që mund të kesh bërë."

    Gëzohem shumë që ky debat po ju pëlqen. Shpresoj edhe një herë, që pikat më me vlerë që kemi sugjeruar të gjithë bashkarisht të hyjnë në punë në të ardhmen.

    Sinqerisht,
    Drini në Los Angeles.

  8. #28
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anëtarësuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    te jesh kryeminster i atij vendi ne rradhe te pare duhet tja shikosh historine,,edhe te jemi koshient grupi,nga ajo histori shpatash edhe nenshtrimi shekullor qe kemi nuk kemi pse te jemi edhe aq krenare,
    edhe pse deshiren e kemi te madhe per ti pare anet pozitive historise tone,persa i perket nje kryeministri,duhet ti shohe anet negative ne menyre qe edhe si mjeku i popullit te gjej edhe ilacin qe duhet,drejt shendetit te plote

    kini parasysh,500 vjet nen pushtimin turk,ndryshuan nje pjese e mire e traditave europiane qe kishim,feja,karakteri i njeriut,,mos harro 50 vjet varferi,u thelluan edhe me shume te metat e njerezve,,tani atje shikohet e liga si moderrne edhe e mira si turp,
    korrupsioni luftohet me fjale edhe vlersohet me xheste,
    analfabetizmi shekullor nen turqine,nje kulture aliene edhe orientale per ne si europiane,varferija shpirterore edhe ekonomike e 50 vjeteve te sundimit komunisto-kinez,e kane shkateruar ate komb,,e kane prishur njeriun,kjo ndodhi nder shekuj e vite,edhe rregullimi do te vije po ashtu me vite
    nje kryeminister i mire duhet te shikoje njeriun ,popullin me te cilin ka te beje,me pas te dali ne actions,
    krimi duhet luftuar me taktika europiane,qe jane shume me frytdhenese se ato qe ne kemi aplikuar deri me sot,,edukimit duhet ti jepet rendesijaa kryesore
    se fundi,,nje investitor i huaj,qe do vije te hedhi paren,te punesoje nejrezit,nje investitor i huaj per te cilin vendi ka kaq shume nevoje,nuk te vjen atje nese krimit nuk i eshte prere ruga,nuk te vjen nese njerezit te cilet ai do te punesoje nuk kane nje edukim bashkohore,,
    kjo eshte per mua baza,,sigurija,edukimi
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Unë po të bëhesha KM (dhe mendoj se së shpejti do bëhet realitet, hahahhahah) punët do rridhnin kështu.
    - Do mblidhja të gjithë shokët e mi që janë të aftë për punët e qeverisjes (pra, ministra). Rrogën dhe hisen e allishverisheve do ua jepja komunistçe, pra barabart për të gjithë.
    Kush hap gojën e nuk është dakort me mua do e çoja ke ai kampi që e ka hap një parafolës këtu, në Libi ke Gadhafi.
    Rëndësi do i jepja të folurit me një zë.
    Opozitën nuk do e linja të pipëtinte. Kur e kam unë topin në dorë, e di unë si e luaj. Kur të vijë rradha e tyre, po i desht populli, unë nuk do t'i ndërhyjë aspak, ashtu siç nuk po i ndërhyj kujt tani. Përndryshe, "welcome to Enver's time"
    Kushtetutën e mësipërme e pranoj dhe do i shtoj klauzola të tjera mbi çështjen e hapur të bashkimit të trojeve etnike shqiptare. Nuk do të mundohesha aspak të bëj pazare politike me Greqinë. Çëshjtjen çame do e zgjidhnja (apo përpiqesha ta zgjidh) në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Do i jepja përparësi nxitjes së nacionalizmit. Ushqimit të brezave me krenari kombtare, deri në arrogancë, ashtu si Amerika. Do lejoja mbajtjen e armëve, madje do i armatosnja falas të gjithë shtetasit, meshkuj e femra mbi moshën 21 vjeç. Vetëm të sëmurët mendorë nuk do i lejoja armëmbajtje. Do nxisja çdo aktivitet ekonomik, përfshi edhe drogën për tregëti me vendet si Hollanda e Danimarka ku lejohet përdorimi i Marijuanës. Një pjesë e madhe e Shqipërisë i përshtatet bukur rritje së duhanit dhe kanabis sativa. Do subvencionoja rriësit e tyre. Do isha diktator për përdoruesit e drogës brenda teritorit të Shqipërisë, përfshi edhe marijuanën.
    Do e deklaroja Shqipërinë edhe një herë Ateiste. Të gjitha kishat dhe xhamitë, jo do i mbyllja e t'i bëja depo patatesh e duhani por do i shkatërroja. Do ndaloja çdo aktivitet fetar vendas a të huaj brenda teritorit shqiptar. Sa për investime të huaja, meqë iua pamë hajrin deri tani, do i ndaloj kategorikisht. Vetëm blerje e fabrikave, (po pata b...), teknologjisë, pajisjeve etj nga jashtë do të kryhej. Në tregtinë me jasht do angazhoja mercelogë për të bërë pazare me të huajt, pa koncensuse politike, përndryshe, Welcome to Enver's time"
    Çdo aktiviteti ekonomik do t'i heq aq përqind taksa sa punëtorë ka punësuar të tijtë a jasht rrethit familjar.
    Do heq të gjitha emërtimet e rrugëve, bizneseve a çdo aktiviteti e organizate që nuk janë shqip.
    Kaq hëpërhë!
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    29
    Do te forconja sistemin tatimor ne Shqiperi, jo nepermjet rritjes se nivelit te tatimeve e taksave egzistuese, por nepermjet pakesimit te shmangies fiskale (evazionit). Pa luftuar me pare evazionin eshte e padrejte qe te rriten taksat egzistuese, sepse po te behet keshtu, i bie qe te rendohen po ata qe deri tani kane paguar dhe te lihen siç jane ata qe deri tani nuk kane paguar. Nga rezultati i rritjes se te ardhurave ne buxhet do te behej e mundur qe te rriteshin disi rrogat dhe te intensifikoheshin shpenzimet ne sektoret e infrastruktures. Do te lehtesonja pjesemarrjen e ndermarrjeve private vendase ne tenderat e infrastruktures, qe sa me pak nga fondet e investimeve te shkojne jashte shtetit ne formen e fitimit nga realizimi i tenderave. Besoj se ne kete menyre do te arrihej edhe nje rritje e punesimit me pasoja te tjera pozitive.
    Do te forconja sistemin arsimor, sidomos ate universitar.

Faqja 3 prej 22 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •