Qetesi Nate
nga: Ismail Kadare
Dhe malet i zu gjumi
Ne fusha-qetesi:
Tek udha afer lumit
Veshtroj dhe rri tani.
Cdo gje eshte qetuar
Cdo gje po fle mbi dhe
Dhe neshte njeri zgjuar
Per ty mendon, Atdhe.
Nena
nga: Ismail Kadare
-Balade-
Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.
Mesnates se shurdher, se erret, se shkret
do ngjise ai traktet kudo ne qytet.
-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir, biri nenes, fli, bir! tha ajo.
Ai si i vdekur ne gjume! ra pastaj
dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.
Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
<<Fli, biri i nenes, se ora seshte nje.>>
Akrepi leviz, me ngadale leviz
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.
Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.
Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit me dore tregon.
Akoma akrepi ska shkuar ne nje,
ndaj nena se zgjon, ndaj akoma po fle.
Por befas ne fushe u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!
Dhe nena u zhduk si ne mjegull atje,
sahati i thyer sec ra permbi dhe.
I mbytur ne djerse u zgjua ai
<<O nene>>, dhe doren e vuri ne gji.
Atje trakte ska. <<O nene ku je!>>
Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.
<<O nene!>>, por nena nuk eshte me perqark
diku mitralozi troket: trak a trak!
Dicka neper mendte atij shpejt I erdh
u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.
Ne dor revolverin, ne rrugen e shkret
vrapoi nerresire, kudo ne qytet.
<<O nene, o nene, o nene, ku je!!!!>>
Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.
Vrapon, po nuk duket gjekundi ajo,
<<Ndal!>> ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!
Nagim afer pyllit, ne an te nje perroi
pas drureve ai u mbeshtet e vajtoi.
Qe biri te flinte i qete gjer nagim,
mesnata per nenen sdo kete mbarim.
---------------------------------------------------------
Bilbilenjte
nga: Dalan Luzaj
Permbi shkembin thepa thepa
ku rron rrapi kraherende,
Bilbilenjte ngritur gjeta
ca ne valle, ca ne kenge.
Digjej guri neper gjak,
pritej pylli jenicer,
Bilbilenjte trembedhjete
harte e lisave si merr.
Re e zeze fshehu qiejt,
vetetimat varur rrine,
vetetijne Bilbilenjte
vi shandane per Laberine.
Viteve vrapoi kenga,
Bilbilenjte trembedhjete;
gjaku dallgezoi ne zemra,
zemrat japin marrin jete!
Permbi shkembin thepa thepa
Rrap i kenges krahet tund,
Bilbilenjte ngritur gjeta
Laberise gjer ne fund.
---------------------------------------------------------
nga: Kujtim Murati
Ky duket si varrim.
Mbi ju po hedh plisa dheu dhe mbi plisat nje pllake
betoni te rende.
Ky eshte tamam varrim, por nje varrim me
shpresen e jetes per te nesermen.
Po shpetuat ju do te shpetoj edhe une, po jetuat ju
do te jetoj edhe une, qofte i ngujuar ne qelite e errta
te burgjeve, i prehur perjetesisht nen toke.
Sepse ju vargjet e mia jeni uni im i vertete, uni im i
dukshem e i padukshem.
Sot po iu mbuloj qe neser te ngrini krye si fijezat
rebele te barit dhe te shpertheni betonin e rende,
frymemarres. E me pas te lulezoni te lira ne
kopshtin magjik te poezise, njerezore e kryenece, te
sinqerta e jokonformiste.
Edhe po sqeshe une do te jeni ju, poezite e mia, uni
im, qe vdekja dhe harresa nuk e mberrijne dot
Shqiperia
nga: Kujtim Murati
Burrel 1970
Nje zog bie mbi pullaz
shpirtin plot me vrer
nuk mund ai te fluturoje
nje krah e ka te prere
Ne ata sy te pikelluar
qe me shohin me pergjeri
une veshtroj si ne pasqyre
dramen qe mban ne gji.
Largohuni vegime te buta
ne shpirt po ndiej trishtim
se te ai zogu une po shoh
dhembjen e vendit tim.
Te Dua
nga: Kujtim Murati
Ballsh 1976
Te dua
jo pse je e bukur
as per natyren tende te qete
te dua pafundesisht
ja kjo eshte arsyeja
e vetme dhe
e vertete
Te dua
jo pse ke virtyt
as per qendresen tende
permes shqotes,
te dua marrezisht
madje dhe tej
caqeve te botes
Krijoni Kontakt