Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 94
  1. #1

    Smile Kenget e Dashurise

    Nuk mund te flasim per folklorin dhe te leme pa permendur kenget e dashurise .
    Keto kenge dallohen per pasurine e madhe dhe larmin e figurave letrare qe perdorin. Kenget e dashurise jane ne pergjithesi te shkurtra dhe secila prej tyre paraqet nje moment te vecante. Mjaft bukur, ne keto kenge, eshte menyra sesi i drejtohet djali vajzes ose anasjelltas.

    Juge

    “Mike me shami menjane
    Kadale se dogje fshane!”
    “U c’i bera fshatit shkrete
    Sepse shkoj posht’e perpjete?”
    ”Djemeria nga do jane
    Nde tyj e kane sevdane”
    “C’kane a gjecin belane
    Qe s’me lene fukarane”


    Veriu

    Po xame fill me kendue
    Hallet e dashnise se ngrate
    S’me ban zemra me diftue
    A asht kush qi ban hajrade (bamiresi)
    S’asht haxhet (nevoje) me ta diftue
    Se ta merr e shkreta mende
    Kto qerpikt e syve tu
    Jan melhemi i zemres seme
    Si s’ja dika kush marakut
    Kenka hall per dashuni
    Deri gurt e ketij sokakut
    Bahen rreze syve te mi
    Marifet asht per me u dashte
    Askerkush mos me dijte gja
    Kur bahen dy zemra bashke
    Gja ma mire nuk ka n’dynja

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    shume keng te bukura
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  3. #3
    O kjo an’ e lumit

    O kjo an’ e lumit
    Ka bilbila shume
    Dale bandill, dale
    Sa te rritem une
    Fusha na ben balte
    Malit ben furtune
    Dale, kalesh, dale
    Jam e vogel shume
    Trendafil i bardhe
    Leshon gonxhe shume
    Pritme, bandill, pritme
    Sa te rritem une
    Neperk’ e shullerit (vend qe rrihet nga dielli)
    Rriture pa uje
    Dale vogelushe
    Me te marrca une…


    Shkoder

    Aman, o im at
    Le t’i flas une trimit t’ngrat!
    Tash tre vjet e kam provue
    Nji te keq s’ja kam ndigjue

    Aman, mori nane
    Pash Zotin qi na ka dhane!
    Ma nep ti mue Sulejmane
    Se n’ate kam shti sevdane!

    Aman, more diell
    Pash Zotin qi vran e kthiell
    E shetit ne shtate qiell
    A s’ma pe dylberin tem?

    Aman, mori hane
    Pash at Zot qi te ka bame
    Kallezome ti Sulejmane
    Te shkoj e t’i vete prane!


    Nokove – Gjirokaster

    Moj e bukura si ylli
    Shtate drita te ben syri
    Te feksen si xhevairi
    Nje rixha te bej fakiri
    Neperke grykelarike
    Piqe, moj buzene, piqe!
    Nde vdekça qajme me ligje!


    Burrel

    Per mbas ati mali
    Tu celun ni lule
    Cilu, oj lule, cilu
    Cil dalengadale!
    Ndij veren tu dale
    Prej veres nuk frikem
    Prej dillit shafitem (qetesohem, ulem)
    Per mbas ati mali
    Tu celun ni lule
    Cilu, oj lule, cilu
    Cil dalengadale!
    Ndij dimnin tu ardhe
    Prej dimnit nuk frikem
    Prej bores shafitem


    Juge

    Shkoi grykëergjëndeja
    Na prishi nga mëndeja
    Grykërgjëndeja kur shkon
    As na flet, as kuvendon
    Ashtu si e kish zakon
    Si dielli na veshtron
    Leshon shenj e na verbon
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    Faleminderit Ana
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    Myzeqe

    Aty lart te port'e madhe
    Dale, myzeqare, dale
    Hyjne e dalin dy sorkadhe
    Dale, myzeqare, dale
    O njera m'e vogel, moj
    Tjetera me'e madhe
    Dale, myzeqare, dale
    Njeren do ta marr
    Do ta benj manare
    Dale, myzeqare, dale
    Ta gjesdis, stane me stane
    Dale, myzeqare, dale
    Ta ushqenj me bukevale
    Dale, myzeqare, dale
    Qafegjate si sorkadhe
    Dale, myzeqare, dale

    Jug

    I ziu c'kam tre behare
    Qe kam ngrire, qe kam thare
    Per mikene qe s'e kam pare
    Mike, ne qafe me more
    Qe me yll te pare dole
    Gjithe shoqete mbelodhe
    Mua mikne s'me kujtove

    Jug

    Ti je yll e ti je drite
    Ylli qe del ndaj te gdhite
    Zotyne te dhente dite!
    Flasen bukurine tende, o shpirt
    Edhe zoqte kur kendojne
    Shoqi me shoq po ligjerojne
    Me guhe te tyre thone
    Flasen bukurine tende, o shpirt!
    M'ate shami fie-fie
    Sec m'i mban gushese hie
    Porsi delli kur bie
    Flasen bukurine tende, o shpirt!
    M'ate shami laqe-laqe
    Kur ma derth, ma heth mbi faqe
    Posi lule manushaqe
    Flasen bukurine tende, o shpirt
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-07-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    5
    pershendetje.
    faleminderit per tekstet e kengeve.
    shume interesante e te lezetshme

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-07-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    5
    edhe muzika e kengeve eshte shume e bukur siç jane tekstet

  8. #8
    Pershendetje hbruci. Faleminderit per komentin

    Mireserdhe ne forum!


    Shkoder

    Karafili i kuq si gjaku
    Ne Shkoder tone ka ra nje sevda
    Varzat kur i zen maraku
    Hallet s’kane kujt me ia kja
    Ti m’atane e une n’ketane
    Ndermjet kena nji sokak
    Ashtu dole si m’kane thane
    Porsi ylli me bajrak
    Ti m’atane e une n’ketane
    Ndermjet kena nje avlli
    Ashtu kenke si m’kan thane
    Shtati yt porsi selvi
    Rreth e rreth te kane rrethue
    Si bylbili ne pranvere
    As ke krah me fluturue
    Me t’pa moj syte njihere
    Tuj u ngjit prej pazarit
    C’gjeta n’pus tuj mbushun uje
    Ule pak moj degerminë
    Mos ju ban pasqyre gjithkuj


    Shkoder

    Kenke nur i bukurise
    Shpin’ ma kishe ne sejran
    Oh do t’i lutem vajz kojshise
    Le t’na i presin pak nj’at man-aman
    Si me sy ashtu me vetlla
    Shoqishojit i kemi gja
    Oh kur mendoj se mbushet vjeta
    Plasa i mjeri tuj kja aman
    Rreth e rreth ne avlli-e
    Si fellanxa ne kafaz
    Oh asaman moj shtat selvi-e
    Del ne xham se po plas-aman
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-07-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    5
    shkoder.
    moj e mire synin larushe.
    moj e mir' synin larushe,
    besa ty moj s'te ka kerkush-e,
    besa ty s'te ka kush-e,
    veç se un-o moj qi t'kepus-e


    shyqyr dush-o qi t'kam kojshie,
    kur t'merzitem-o vij e rri-e,
    kur t'merziteo vij e rri-e,
    sa ta shof-o moj syn e zi-e.

    moj e mir' synin me gema,
    daj zylyfet moj n'kater rrema,
    daj zylyfet moj fuje-fije,
    ruju djalo mos m'i perzij-e



    Pranvera filloj me ardhe.

    pranvera filloj me ardhe
    dge bilbili nis' me kndu
    njajo drandofillja e bardh'
    del n'dritare me m'shikju.

    O.........shpirte sa te du
    eja park e fol me mu
    se mas teje jeta ime ka maru.

    rreth e rreth SHkodres jam sjell,
    lule m'lule tuj shetit'
    nder ma t'bukrat ty t'kam zgjedh'
    ti je nuri bukurise.

    O.........shpirte etj............

  10. #10
    Rreze – Permet

    Nde gjume kur bie fle
    Vjen nje cupez’e me nge
    “Ngreu, mik, te keqene
    Se kurre s’piqemi më
    Nje sorkadhe dhe nje drë!”


    Dangelli – Permet

    Per nje trumbe manushaqe
    Na hodhen ne istidak (hetim)
    Sos u poqem faqe per faqe
    Sos me dolle ne sokak
    Per nje trumbe trendeline
    Pse ma bere fjalen dy?
    Taxhis (merzite) bere njerezine
    Sos u pame sy ndaj sy
    Ne penxhere prapa xhamit
    Sec te ra nje trendafil
    T’u zberthye xhamadani
    C’t’i besh te shkretit birbil!
    Merre mbae permbi dere
    Merre mbylle ne kuti
    Cdo mengjes, kur t’i mbash ere
    Thua: “Ma dergove ti”


    Juge

    Vasheza mandile-verdhe (shami koke, shami xhepi)
    Shkon me furken duke tjerre
    “Moj mike, ballë-suljote
    Me treti sevdaja jote!
    Mike, moj mikez’e xhanit
    Mos na shko perpara stanit
    Se te ha qen’i cobanit!”
    “O coban, coban i dhenvet
    Nde ke bese, bjeru qenvet”
    “Qente s’jane per te vrare
    Gushebardha per te pare”
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •