Ballet me sedef
me serma qendisur
e shkreta sevda
ku paska kandisur
ne nje djale te ri
mustaqe pa dirsur
Dil ne penxhere
rri sa te te rrihet
numeroji yjet
gjer sa te gedhihet
Korçe
Ballet me sedef
me serma qendisur
e shkreta sevda
ku paska kandisur
ne nje djale te ri
mustaqe pa dirsur
Dil ne penxhere
rri sa te te rrihet
numeroji yjet
gjer sa te gedhihet
Korçe
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
eshte shume e bukur sidomos kur e degjon te kendohetPostuar më parë nga shigjeta
hapi syte e zeze dhe moj...te moj...te na sjellsh behare...![]()
te duash dhe te digjesh per dike, jane dy ndjenja krejt te ndryshme...
Moj hana e Korabit
Ka do dit’ qe dal’ ke dera
ma ka prish’ mendjen ezmerja
hajde, cuc’, se erdhi vera
dil ne bjeshk’ me dhen e me shqerra
Prej merakut tand
dielli drit’ s’po m’ban
e moj lulja e livadhit
hanza e Korabit
per ty po knojn’ zogjt’ e malit
Ka do dit’ qe m’rrakllon* zemra
ma ka dhan’ besen ezmerja
hajde, cuc’, ma trego ballin
fjala jote ma ndez mallin
ai sy me at’ vetull
mendjen ma ban’ mjegull
o moj molla e bajrakut
hanza e Korabit
per ty po knojn’ zogjt e malit
*rrakllon – rreh me force, eshte tronditur
Diber
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
shigjeta, shume teme e bukur!
na knaqet vertete ju qe keni postuar tekstet e kengeve
...vazhdoni
C’ja thoshte bilbili
Te porte e kalase
Mjeri moj une I mjeri
Si t’ja bej sevdase (2X)
C’ja thoshte bilbili
hapa moj penxherene
Ikne mente e mia
Me zotrote mbene (2X)
C’ja thoshte bilbili
Ne dege te hurmase
Mjeri moj une I mjeri
Si t’ja bej sevdase (2X)
C’ja thoshte bilbili
O krua me krua
Gjumi moj se c’me zuri
Mi cicat e tua
C’ja thoshte bilbili
O krua me krua
O malli moj me ka mare
Per nazet e tua
Tarinaninaninani o te keqene
E iku cupa sonte moj na la veteme
E tarinaninaninanina
E une e jotja isha mor, e jotja jam.
Sikur s'e kisha pare kete me cica ketu
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
Të më bëjë Zoti mua
Të më bëjë zoti mua,
bilbil edhe tjetër s'dua,
Të këçndonja ku të dua,
N'ato baçe me limua.
Leshëverdhë, ç'far'më thua?
Je e bukur, pra të dua!
Je e vogël, sbën për mua.
N'ato baçe trëndafil,
Janë mbushur plotë bandillë.
O Katina Nina-Nina
Vajz'e bukuro,
Pa dil të të shoh,
Moj Katina, Nina Nina,
Vajz'e dashuro.
Pa dil në penxher,
Të të shoh një herë,
Moj Katina, Nina Nina,
Zëmërën ma merr.
Fol një herë me gojë,
Thuaj të shpresoj,
Moj Katina, Nina Nina,
Pa ty s'mund të rroj!
Siri it më tret,
Zëri it më vret,
Moj Katina, Nina Nina,
Bukuri je vet.
Pranvera afron,
Bilbili Këndon,
Moj Katina, Nina Nina,
Hajde pse mejton.
Hajt se nata shkon,
Hëna perëndon,
Moj Katina, Nina Nina,
Djalëria shkon.
Moj Unaza gurjeshile
Udhësë malit kur vije, unazo,
Udhësë malit kur vije,
Moj unaza gurjeshile,
Unano, unazo gurjeshile.
Hidhje di, tre këmb e rrije, unazo,
Hidhje di, tre këmb e rrije.
I thoshe çoban ç'u dive? Unazo,
I thoshe çoban ç'u dive?
Zaif, o moj zëmra ime, unazo,
Zaif, o moj zëmra ime.
Mos ma pe cjapin me zile? Unazo,
Mos ma pe cjapin me zile?
Edhe dashin me këmborë? Unazo,
Edhe dashin me këmborë?
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
" Erdhi prilli shkriu bora " Nje version si me te ri e kendon Rovena Dilo . Nuk e di kush e ka kenduar ne fillim , Po di qe pervec plakut tim kur kishte kthyer ndonje dopjo vodke e kendonte dhe dikush tjeter .
Erdhi Prilli, shkriu bora majave
Maleve bie këmbora, maleve
Është një vajzë, vajzë mali
Është e bukur si një yll
Është brenga e një djali
Borë e bardhë, trëndafil
Erdhi Prilli, shkriu bora majave
Maleve bie këmbora, maleve
Ç'e pashë një bilbil mënjanë
Rrinte i strukur, qan me vaj
Pse s'këndon po rri veçan
Bilbil i mirë qan me lot
Zogjtë dy nga dy jetojnë
Edhe këndojnë në fole
Çajnë qiellin e kaltër
Edhe largohen si rrufe
Erdhi Prilli, shkriu bora majave
Maleve bie këmbora, majave
Gjithë natyra u ndriçua
Edhe ndriçon në pafundësi
Qielli i Prillit me një puthje
Tokën e zgjon nga gjumi i largët
Dashurinë se kam harruar, se harroj
Thellë në shpirt e kam të shkruar sa të rroj
Është një vajzë, vajzë mali
Është e bukur si një yll
Është brenga e një djali
Borë e bardhë, trëndafil
Folklori Shqiptar > Këngët e Dashurisë
- Bukurinë e ballit
Bukurinë e ballit,
Moj, do të ta marr
Dhe gushën e bardhë,
si margaritar.
Se ç’ta pashë faqen,
Në dritë të kandilit,
Më të vinin lotët
Sumbulla pas gjirit.
Bukurinë e ballit,
Moj, do të ta marr
Dhe gushën e bardhë,
Si margaritar.
Popullore
Moj Erline, moj Erline,
merr gjergjefin,
eja te rime,
Moj Erline, moj Erline,
merr gjergjefin,
eja te rime
Ref:
Une po vij,
po s'me le nana,
çile shtegun,
e dil te thana,
Une po vij,
po s'me le nana,
çile shtegun,
e dil te thana
Moj Erline, moj Erline,
merr gjergjefin,
eja te rime,
Moj Erline, moj Erline,
merr gjergjefin,
eja te rime
Ref:
Une po vij,
po s'me le halla,
çile shtegun,
e dil te dardha,
Une po vij,
po s'me le halla,
çile shtegun,
e dil te dardha.
Ne te pafte moj goce nana,
thuj se mblodha nje grusht me thana,
E ne te pafte moj goce halla,
thuj se mblodha nje shport me dardha!
![]()
“Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica
O bylbyl me pika, pika
O bylbyl me pika, pika
A t'kam thanë mos ri me çika
A t'kam thanë mos ri me çika
A t'kam thanë mos ri me çika
A t'kam thanë mos ri me çika
Se ato janë kopilica
se ato janë kopilica
O bylbyl me pika t'kuqe
O bylbyl me pika t'kuqe
A t'kam thanë mos ri me nuse
A t'kam thanë mos ri me nuse
A t'kam thanë mos ri me nuse
A t'kam thanë mos ri me nuse
Se ato i kanë buz't e kuqe
se ato i kanë buz't e kuqe
O bylbyl me pika t'bardha
O bylbyl me pika t'bardha
A t'kam thanë mos ri me plaka,
A t'kam thanë mos ri me plaka
A t'kam thanë mos ri me plaka,
A t'kam thanë mos ri me plaka
Se ato i kanë fjal't e gjata
se ato i kanë fjal't e gjata!
- Kosovë
ZeM![]()
“Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica
Krijoni Kontakt