Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 94
  1. #41
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar më parë nga shigjeta
    Juge

    “Mike me shami menjane
    Kadale se dogje fshane!”
    “U c’i bera fshatit shkrete
    Sepse shkoj posht’e perpjete?”
    ”Djemeria nga do jane
    Nde tyj e kane sevdane”
    “C’kane a gjecin belane
    Qe s’me lene fukarane”

    Versioni qe di une:


    MIKJA ME SHAMI MENJANE

    Mikja me shami menjane,
    - mos, mike, se dogje fshane!
    - U' c'i bera fshatit shkrete,
    sepse shkoj posht' e perpjete?
    - Xhinde mushka e xhinde vete!
    Rrathe-rrathe ballukete,
    si ne prill manushaqete,
    si ne maj trenafilete.

    Labove e Madhe, Gjirokaster, 1947

    P.S.: Kur lexojme u', eshte shkurt per une.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 05-09-2004 më 22:31
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #42
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    E fundit per sot:

    DO MARR CIFTEN

    Do marr ciften, do dal per gjah,
    jaman, shok-o, jaman, jaman! (*)
    Se c'pashe tri te bukura!
    E cila te pelqen, or djale?
    - E ajo buzekuqeja,
    e ajo meskeputura.

    Varibop, Fier, 1956.
    ___________________________
    (*) Refreni perseritet pas c'do vargu.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #43
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    O po shkon goca moj me kornare,
    o vjen nje djale o mor puna e mare,
    o vjen nje djale o mor puna e mare.
    O ti bre djalo a je martu e,
    as jam martu as jam feju e,
    as jam martu as jam feju.

    O ç'ke moj goce moj qe m'pyt mue,
    o kam nji moter ta jap per grue,
    o kam nji moter ta jap per grue.
    O ç'ta baj motren o tuj t'pas ty e,
    o te puthsha vetllen o me gjith sy e,
    o te puthsha vetllen o me gjith sy.

    Drites sate xhevahir, eeeeej,
    s'kam njeri o t'i boj kimet, eeej,
    s'kam njeri o t'i boj kimet eeej.

    Ti je honaaa pesmbedhjete, eeejjj,
    ç'i jep lules moj bojen e vet eeeeej,
    ç'i jep lules moj bojen e vet eeeeej,

    OOOOO Me ke dal ne penxhere,
    si del hona permbi mal,
    Me ke dal ne penxhere,
    si del hona permbi mal,
    hedhur floket porsi ar.
    ma bon shenj e s'flet nji fjal,
    hedhur floket porsi ar.
    ma bon shenj e s'flet nji fjal,
    jarinani nani nani nani nani nani hopa,
    ma bon shenj e s'flet nji fjal.

    OOOO goce e re mos se ç'po vjen,
    shtati i saj porsi selvi,
    ooo goce e re mos se ç'po vjen,
    shtati i saj porsi selvi,
    ne mes faqesh ka dy pika,
    seç m'i more mendt e mi.
    ne mes faqesh ka dy pika,
    seç m'i more mendt e mi.
    jarinani nani nani nani nani nani hopa,
    ne mes faqesh ka dy pika,
    seç mi more mendt e mi.
    ne mes faqesh ka dy pika,
    seç mi more mendt e mi.


    Tirane.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #44
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    LULE ZAMAK

    Kur kalon rruges me naze si lule zambak
    nalu pak e hidhma synin se kam zane marak
    kur kalon ti rruges time, me pershendet,
    m'i fal jetes kaq gezime, je dashnia vete.

    Ky marak, maraku i shkrete
    nuk ma len zemren e qete
    dashunine qe kam per ty
    nuk e ndrroj per keta dy sy

    Une e di cfare ke ne zemer ma thone ata sy.
    Lule je, lule ke emrin, lumi une per ty
    kur kalon ti rruges sime, me pershendet,
    mi fal jetes kaq gezime, je dashnia vete

    Ky marak, maraku i shkrete
    nuk ma len zemren e qete
    dashunine qe kam per ty
    nuk e ndrroj per keta dy sy

    Kjo eshte kenge Shkodrane. Po te jete kenge dashurie, e kenduar nga Parashqevi, e di!
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #45
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    Kur me shkoje moj n'ato varre
    Te vdekurit sec i ngjalle
    Te gjallet c'i vdiqe fare...

    PS. Rrofshi per keto kenget. Jam kenaqur!

    Nga Vlora kjo, 1959, me "Bajame" si refren pas c'do vargu.

    HANKO MOS SHKO NEPER VARRE

    Krevati me boje arre,
    Bajame,
    prane penxheres e maje;
    perkundrejt keshe ca male,
    maje vesh cules diare,
    un' i bjerje, tine qaje.
    Hanko, mos shko neper varre,
    moj mushk' e kuqe xanxare,
    se te dekurit i ngjalle,
    te gjallet i diqe fare!

    __________________________________________


    Kjo nga Bardhosh Gace, prej Vlores, viti 1980. Kendohet nga fshatrat e Lumit te Vlores, si Gjorm, Brataj, Kallarat, etj..

    C'KA QE QAN BEJKE BELAJA

    C'ka qe qan bejke belaja?
    Se i humbi fukaraja.
    Fukaraja s'kerkoj gje,
    vec te fler' nje nat me te.
    - Vallahi, se i bej gje!
    T'i ckopsit kopsat e gjirit,
    t'i nxjerr gurt e xhevahirit!



    __________________________________________

    Kjo kenga me poshte me ka mbetur ne goje gjate gjithe veres, aq sa ia ngjita te tjereve e filluan ta kendonin me mua. Parashqevi, si gjithnje. S'e imagjinoj nje tjeter ta kendoje kete.

    Po m'rreh zemraaa, si vale deti
    qysh duron zeeemer, qysh duron
    dhe me iken shpejt.

    Me ngriu drapri n'dore mu t'shkretit
    qysh duron, zemer,
    qysh duron dhe me goje s'me flet

    Marak tu bona moj goce, du me t'pa me sy
    po vij qark si zog skifteri
    me u taku me ty
    po vij qark si zog skifteri
    me u taku me ty

    Te skuq faqja porsi pjeshka, syrin si ulli
    nuk duroj sa te vije vjeshta
    e me t'mor ne shpi
    nuk duroj sa te vije vjeshta
    e me t'mor ne shpi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 27-09-2004 më 12:28
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #46
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Nga Labove e Madhe, Gjirokaster, 1947

    C'M'U QEPE SEVDA C'M'U QEPE!

    C'm'u qepe, sevda, c'm'u qepe,
    dalkadal' e me lezete.
    Kondo palla me surete!*
    Palla me gajtane shume,
    Vito, c'me hodhe ne lume!
    Ja dis ti, ja te des une,
    te dy bashke s'rrojme kurre,
    se kemi kusure shume!
    Keto kusurete tona
    s'kane te sosur akoma,
    leshojne lule te njoma.**
    Kusure, a mos u soci,
    u befshi sa mos u njoci!


    (*) E krahason vajzen me nje palle te bukur, qe te kishte fytyre ("surrete"), palle qe do ta vrase.
    (**) Perterihem.

    . . .

    C'KAM DY NET E SONDE TRI

    C'kam dy net e sonde tri,
    kam rene ne silloi
    vetem-o per nje njeri,
    per thellezen ne kuvli,
    qe kendon turli-turli,
    kendon e njeri s'e di.
    Pa mba vesh, venetike,
    pa mba vesh edhe degje,*
    vish e cvish xhoken e re,
    vasiliko nder barce.**

    (*) Degjo -- per rime.
    (**) Bahce -- borzilok ne kopsht.

    . . .

    BEJKE C'TE KAM SILLOINE

    - Bekje, c'te kam silloine,
    qysh do me shkosh me jetime?*
    - Si guri ne rrukullime,
    si gume ne manastire!
    - Rrobat ne karcelle rrine,
    vishi, bejk', e prishe zine,
    se tyj femija t'u rrine;
    te tundesh kur merr avlline,
    ment e kokes me ikne!


    (*) Gruaja, se ciles i drejtohet ai qe e do, ka mbetur e ve, pra do ta kete te veshtire t'i rrite vetem jetimet e saj; te martohen te dy.

    Te recituara nga Urania Malo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 08-10-2004 më 22:26
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #47
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    JELEKVERDHA

    - Tatepjete bregut vinje,
    jelekverdha veshuro,*
    me vjen duke qeshuro.
    Me than' se vinje tek une,
    ti vinje tek kishe pune.
    _ More djal', mo' t'mbetet qejfi,
    ngthejem ne te ardhuro.


    Varibop, Fier, 1956

    (*) Refren pas c'do vargu.

    . . .

    Varianti me i plote:

    Tatepjete bregut vinje,
    jelekverdha veshuro,
    me llere perveshuro.
    Thashe se vinje tek une,
    dole duke qeshuro;
    ti vinje nga keshe pune,
    ika zemeruaro.
    - Djale, ne te mbeti qejfi,
    kthehem ne te shkuaro.
    Un' e ti as vrar' as prere,
    dy fjale nderruaro.


    Vargjet 2 & 3 te ketij varianti perbejne refrenin, i cili perseritet pas c'do vargu.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #48
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    ME KA MARRE MALLI SHUME

    Me ka marre malli shume,
    o coban i maleve,*
    per te fjeture me tene,**
    t'i veme dhente ne shtrunge,
    t'i mjelc ti e t'i ngas une,
    t'i mushim vedrat me shkume,
    te ham' te di me nje luge,
    te flem' te di me nje gune.


    Kuc, Kurvelesh (Vlore), 1985

    (*) Refren pas c'do vargu.
    (**) Tende.

    Recitoi Hava Idrizi.

    S'mund t'i shpik dot keto kenge vete...
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #49
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    SEVDAJA JOTE C'M'U SHTUA

    - Sevdaja jote c'm'u shtuam
    qaj, moj lule, qaj per mua!*
    Po s'me lene te te dua
    nja di ortaket** e tua,
    qe vete me to ne krua:
    te thone fjale per mua.
    T'i kallogrinje c'u thua?
    Te bec si bushtr e terbuar,
    sa te vec mua ne duar?
    - Rri, djale, se je qoti,
    s'hipen dot n'ate avlli,***
    se s'ke bere kseneti,****
    po ke qen' coban me dhi.
    S'te dua coban me dhi,
    po te dua dyqanxhi,
    se jam bij' e te mirit.
    - Po c't'i bej kismet fakirit,
    qe me ka ber' baraj me junje!
    - Ti, ne dac, hajde te une. ******


    Shen Vasil, Sarande, 1961

    (*) Refren pas c'do vargu.
    (**) Ketu: shoqet e ngushta.
    (***) Nuk hyn dot ne kete shtepi prej soji.
    (****) S'ke bere kurbet, s'je pasuruar.
    (*****) C't'i bej fatit te shkrete, qe me ka mallkuar e me ul, sepse u varferova.
    (******) Pasurohu, qe te ngrihesh sic jam une soj ne shoqeri.

    Kenga eshte tipike e pabarazise shoqerore qe sundonte ne martesat. Vajza ruan mentalitetin e sojit te saj dikur te kamur dhe qe kerkon, edhe tani, burre te kamur.

    Recitoi Eftihia Plaka.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #50
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    MOJ E BARDHA SI SEJMENI

    Moj e bardha, si semini,*
    moj e ba' q'aman-aman,**
    ruhu se te sheh sejmeni
    dhe te thote, - Hajde vemi!
    - Si do vemi, ku do vemi?
    Barr' e paje nuke kemi.
    - Une barr' e paje s'dua!
    Sit' e vetullat e tua,
    qe hodhen ne dishek mua
    dhe lengova di-tre muaj,
    di-tre muaj te beharit,
    te gushtit e t'allonarit.


    Kuc, Kurvelesh (Vlore), 1985

    (*) Jasemini.
    (**) Refren pas c'do vargu.

    Recitoi Hava Idrizi.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •