Ok pra, edhe një nga Kosova mos na i mbetet hatri ndonjërit!
Kur më del në derë
Kur më del në derë,
Shtatin si qemer, hej aman , aman.
Kur më del në derë,
Shtatin si qemer, hej aman, aman.
Ani mora, mora briskun-o,
Ani për me premun, moj mollën-o,
Ani me shpëtoi, preva dorën-o,
Dorën edhe gishtin-o,
Oh, ç'ma këpute, moj, shpirtin-o.
N'daç, më duaj, moj, n'daç mos më duj,
Jam jabanxhi në mëhallën tuj,
Oh, nji sahat më duket nji muj.
Kur më del në shkallë,
Dukatin në ballë, hej aman , aman.
Kur më del në shkallë,
Dukatin në ballë, hej aman, aman.
Kur më del n'oborr,
Pse ma bën me dorë, hej aman, aman.
Kur më del n'oborr,
Pse ma bën me dorë, hej aman, aman.
Tung..![]()
Krijoni Kontakt