Kur me shkoje moj n'ato varre
Te vdekurit sec i ngjalle
Te gjallet c'i vdiqe fare...
PS. Rrofshi per keto kenget. Jam kenaqur!
Kur me shkoje moj n'ato varre
Te vdekurit sec i ngjalle
Te gjallet c'i vdiqe fare...
PS. Rrofshi per keto kenget. Jam kenaqur!
Summertime, and the livin' is easy...
Shkoder
Ne mjerim ket vjersh po e flas
Tuj kja hallet e dashnise
Si bylbyl i ndrym n’kafaz
M’kaloj koh’e djalerise
Pem’e lule tuj shikjue
I mjeri, kah shkoj e vij
Kang’ mjerimi tuj kendue
Kerkush hallin nuk ma din
O ju lule peme qe jeni
Hija e juj ne ket zor, me len
Ju per mue kujdes nuk keni
As s’e dini deshprimin tem
Lulzoi fusha, lulzoi mali
Dhe persi gjithçkahi gzoj
Syve mij s’ju pushon vaji
S’u gjind kush qe t’mi ngushlloi
Prej marakut dhe deshirit
Mir’e shof se do t’mbraroj
Bahem verdhe si flakt’e qirit
Kto vjersha kur t’i kndoj
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Obot
Nji pëllumb i bardh’e i bardhë
Ndër gemba të njasaj dardhë
Po me e ndjell a kish me ardhë?
Un e ndolla: - vida, vida
A vjen mishi a vjen shpirti?
Mos arsh ti te vin jot amë
Hajde lahena në bậjë
Bậja ndodhi plot me çika
Me çika me kadençika
Ma të mirën e grabita
Mora malin e ika
Ika nën nji mollë
Mbusha nji shtemall me mollë
Hypa ne çardak qirova
Tek po vinte vetullholla
Holl’e gjat porsi menjolla
Me dy riza plot me molla
Ma fal nji t’u lumtë dora!
Shtrije doren, merre vetë
N’daç merr mollën, n’daç merr dardhën
S’mora mollën, s’mora dardhën
Mora vashë faqebardhën!
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
..Interesante...Komplimente Autorve dhe juve qe i keni sjell ketu per ne. Nuk e di ndofta do jene keto kenget tek seksioni i muzikes ne albasoul?
Driloni...
Jam JETUS jo TREGUS!.
Lunxheri
O MORE QELQI ME ANE
Ne porte dola nje cike,
Ne ballkon me vane syte,
Kish dale e zonj' e shtepise,
Mbante qelqin e florinjte.
0 more qelqi me ane,
Kur te mbush e te ve prane,
Kur te pi, me sheron xhane.
Trimi i mirë me shoqe shumë
Lunxheri
KUR ME DILJE NE PENXHERE
Kur me dilje ne penxhere,
Me vetulla sec me there,
Syri yt, vetulla jote,
C'me treti sevdaja jote.
Sevdaja qe me ka rare,
Me ka nxire e me ka thare,
Me ka bere si longare.
O longar o dru i thate,
C'englendis te bukurate,
Ato qafefluturate,
Ato meskeputurate.
Trimi i mirë me shoqe shumë
Lule t'bukura ka Tirana
Lule t'bukura ka Tirana
Na i mbush rrugët plot me erë.
Lule t'bukura ka Tirana,
Na i mbush rrugët plot me erë.
Moj esmere , ku t'ka lala,
Merrja kangës edhe një herë.
Moj esmere , ku t'ka lala,
Merrja kangës edhe një herë.
Mos më rrri i dëshperu,
Jam e jotja prap të du.
Mos më rri i dëshpëru,
Jam e jotja prap të du.
Rreth e rreth bahçes u solla,
Për me t'pa moj bukuri.
Rreth e rreth bahçes u solla,
Për me t'pa moj bukuri.
Një tufë lule , moj, për ty mblodha,
Si kujtim për dashuri.
Një tufë lule, moj ,për ty mblodha,
Si kujtim për dashuri.
Trëndafil , moj , të vjen era,
Ti na mbush me dashuri.
Trëndafil , moj , të vjen era,
Ti na mbush me dashuri.
Unë ty , moj , të pëlqeva,
Ditë e natë mendoj për ty.
Unë ty, moj , të pëlqeva,
Ditë e natë mendoj për ty.
![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
Se mu kujtua edhe një tjetër, por nuk ia di titullin...
* * *
Për midis pazarit t'Durrësit,
Mos ma hudh dorën serbes,
Mre Selim i Sefer Hutës,
Mos m'i zen vetllat me thes.
Dallandyshe, vaj , vaj, vaj,
Sylarushen me lot ma qaj.
Dallandyshe, hej, hej, hej,
Kurr' nuk ndahem prej teje.
N'penxhere m'ke dalë,
Për me ba sehir,
Pse s'më thu një fjal', o mi goce,
Një fjal' për të mir'.
Where does a thought go when it's forgotten?
Po e postoj ne kongën e Zenepit se merak e ka plaku im këtë këngë.
Babush shife , shife , n'forum ta kom nxjerr kongën , mos m'thuj pastaj s'të le mami me e knu![]()
Fustoni me pika
sa hije të paska
Ngrije pak shaminë mi
Nepi sa të shoh se plasa.
Ngrije pak shaminë mi
Nepi sa të shoh se plasa.
Dy sahati notës
t'erdha tek porta
Zanin ta nigjojsha Nepi
Thojshe po m'dhem koka.
Shkoj të marr doktorrin
Turp më vjen nga Bota
Zanin ta nigjojsha Nepi
Thojshe po m'dhem koka.
Kur të pashë tek shkallët
Me çantën nën sqetull.
Sa shumë qënke zbehur Nepi
Sa shumë qënke tretur.
Elna
Kalldërmit po më shkon si shah
Ma ke qit qirkun mi krahë
Aman vashë, pashë pereninë
Falja bacës naj sabah
Po të boj be pashë dinë e imanë
Mos ma bon zemrën me vnerr
Mos ma bon zemrën me vnerr
Ta kesh në mend për tjetër herë
........................
Nuk e di të tërën
Kjo është një këngë shumë e vjetër por e përpunuar nga Afrim Muçiqi dhe Fatmir Makolli para disa vitesh.
Jam adhurues i madh i folklorit erotik klasik shqiptar të trevave veriore shqiptare..
Sa e kisha gjyshin gjallë (Ndjesë pastë), e bëja të më këndoj këngë të tilla për orë të tëra.
Anton Çetta ka botuar disa përmbledhje me këngë të tilla.
Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 21-07-2004 më 19:43
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Krijoni Kontakt