Shkoder
"E mire boll qi del ne lamë
Ne shami t'kuqe dhe n'mejdan
T'lacin ment si t'paskan lanë
Qat far djali kush t'tha me e xanë
Qi tan katundi ta kan randë"
"I marrshin t'ligat, se s'kan ca i bajnë
Se sy ne sy s'munden me i thanë
S'ja thon djalit sy nër sy
Se ja u qindis gjoksin allti!"
Kukes
Dy te mira qafen si ruda
Nat' e dit po rrin me pllumba
Lumja un jaran ke zuna
Lumja un jaran ke kam
Ma vesh setren mbi mitan
Mbi mitan po ma vesh setren
N'permjet holle po ma ngjesh rrethin
Po ma vesh rrethin e zi
Po thot: "tutën hic s'e di!"
Me gryke t'manxerres deren p'e shty
P'e shty deren, hin perbrenda
"Hajde, djale, t'u gzofte zemra!"
Kukes
"Mori e mira te dera e kurit
Floki yt si pendi i kurbit;
Pendi i kurbit, pend i zi!"
"Hiqu, djale, mos m'i perzi
Vet i krehi, vet i lyj;
Do t'i lyj me voj te bardhe
Per dhu tane si je beqar
Je beqar i pamartue
Si hamshori i pamshilue"
Krijoni Kontakt