Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Dueli

    Germat dhe numrat
    bene duel,
    se numrat dhe germat,
    s'dilnin ne... nivel.
    Germat:
    - Naten e nxine.
    Numrat:
    - E ndrine...
    ....................
    ... Natyrisht,
    numrat fituan.
    Germat,
    u vune perpara pergjegjesise.
    ... Natyrisht,
    per te miren e...
    Shoqerise.

    1983
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #22
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Mbrojtja e Diplomes

    Peshku, rreze malit, kur po ecte,
    me nje dhi te eger u takua,
    dhe nisi miken ta pyeste:
    - Nga t'i ngjitem malit, a s'me thua?
    - Ti ngjitesh malit? - Dhia pyeti,
    duke pare peshkun me cudi,
    - Po pse o mik, c'hall te gjeti,
    ne keto shkrepa te ngjitesh ti?
    Ne do ushqim, mua degjome,
    ne keto male asgje nuk ka,
    as bar te thate, as bare te njome,
    dhe une me shoqet vec shkurre ha.
    Pale per uje, degjon o mik,
    do tretesh e do thahesh krejt.
    Nuk gjen kurrkund, as dhe nje pike;
    mungojne liqenet, mungojne perrenjt.
    Degjoi peshku i trallisur,
    pastaj nga xhepi nxorri dicka,
    nje shkrese, me firme te qendisur,
    dhe dhise neper dhembe i tha:
    - Ehhhee, ne maje te malit, moj kumbare,
    s'kerkoj te thaten e as te njomen...
    Mbarova shkollen per "Marine tregtare."
    Ne mal... me caktuan te mbroj
    DIPLOMEN.

    1986
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #23
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Mbrojtja e Diplomes

    Peshku, rreze malit, kur po ecte,
    me nje dhi te eger u takua,
    dhe nisi miken ta pyeste:
    - Nga t'i ngjitem malit, a s'me thua?
    - Ti ngjitesh malit? - Dhia pyeti,
    duke pare peshkun me cudi,
    - Po pse o mik, c'hall te gjeti,
    ne keto shkrepa te ngjitesh ti?
    Ne do ushqim, mua degjome,
    ne keto male asgje nuk ka,
    as bar te thate, as bare te njome,
    dhe une me shoqet vec shkurre ha.
    Pale per uje, degjon o mik,
    do tretesh e do thahesh krejt.
    Nuk gjen kurrkund, as dhe nje pike;
    mungojne liqenet, mungojne perrenjt.
    Degjoi peshku i trallisur,
    pastaj nga xhepi nxorri dicka,
    nje shkrese, me firme te qendisur,
    dhe dhise neper dhembe i tha:
    - Ehhhee, ne maje te malit, moj kumbare,
    s'kerkoj te thaten e as te njomen...
    Mbarova shkollen per "Marine tregtare."
    Ne mal... me caktuan te mbroj
    DIPLOMEN.

    1986
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #24
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Lekura e Gomarit

    Perralla e vjeter,
    Sot po merr ngjyre tjeter.
    Dikur, nje gomar,
    U vesh si luan,
    E kafsheve
    U futi tmerrin ane e mbane.
    Sot, nje luan,
    Lekuren e gomarit
    Ka hedhur ne kurriz,
    E kerkon te jetoje
    Ne emer te miqesise...
    Por... Sa cudi...
    Kafshet perseri
    Sapo ai afrohet,
    largohen prej tij me lemeri.
    - O kafshe, nuk jam si me pare,
    Nuk jam luan, jam gomare...
    - Dakort, dakort, nuk jemi kundra,
    Por... Ku ke pasur thonjte, tani
    ke thundra...

    1987
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #25
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Mozaik pa Fytyre

    Syu,
    i tha veshit: - A shikove?
    Veshi,
    Pyeti gojen: - A degjove?
    Goja,
    Hundes: - Fole me vlere.
    Hunda,
    Ju kthye Syut: - Merr, merr ere.
    Fytyre mbush proces-verbale,

    Mendja merr fusha e male.
    Jete vitale...
    Uzina, hidrocentrale
    Hale...

    1987
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #26
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Ne Podjume

    Gare mujore,
    Ushqimore:
    1 = 10kg. Mish.
    2 = 5kg. Gjalpe.
    3 = 4kg. Djathe.
    Ne podjum me rradhe.
    Barku u skandalizua.
    - C'behet more, c'behet...
    Po kush me pyet mua...
    Une jam zgerlaq
    Vetem me spinaq...
    Keta...
    Tralalalalala...
    s'e kuptoj... qysh...?
    Tha podiumi:
    - Pirthe, pirthe te shfrysh...

    1983
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #27
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Kungulli dhe Lisi

    Kacavjerrur fort,
    Ne nje lis,
    U ngjit nje kungull,
    Ne maje te lavdise.

    Dhe hop shperblimet,
    Varda levdatat,
    Falenderimet,
    Dhe dekoratat.

    Dhe kur per lisin,
    Nje fjale u tha,
    Kerceu kungulli:
    - C'eshte kjo hata.

    Ky lis, ketu,
    Ka qene perhere,
    Por linda une,
    Dhe i dhashe vlere.

    U ngjita une,
    Ja pate lartesine.
    Qendrova une,
    Ja ndjete fortesine.

    Pa mua, lisi,
    Nuk vlen nje gram.
    Dhe: - Llap-llap-llap.
    Dhe: - ham-ham-ham.

    E degjoi lisi,
    Ju sos durimi.
    U tund, u shkund,
    Tym, nga terbimi.

    Atehere kungullit,
    I dolen vlerat.
    Ra poshte cop-cop,
    E hengren derrat.

    1993
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #28
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Dhelpra dhe Gomari

    Dhelpra dhe gomari,
    Vendosen nje mengjes,
    T'bashkojne kapitalet,
    E te merren me biznes.
    E vrane mendjen shume,
    E n'funde e mbushen top,
    T'merren me blegtori,
    Dhe vrap e blene nje lope.
    - Tani, lopen, dhelpra tha,
    Qe mire ta mbajme,
    Dhe te nxjerrim fitime.
    Duhet ta ndajme...
    Ta ndajme ne dy pjese,
    Ja keshtu - Ne mes.
    Ti o gomar qe mjeshter je,
    Per te gjetur sa me shume bare,
    Merr pjesen me te mire,
    Pjesen e pare:
    Kofshe. Kembe. Gjoks.
    Goje. Sy e brire...
    Ndersa une,
    Per hir te tregetise,
    Po marr pjesen e dyte,
    Nga pas:
    Me ndere teje,
    Bishte, by... me fal,
    Vithe edhe sise.
    U lidh kontrata,
    Me vule e me noter,
    Dhe mbas tre muajsh,
    Falimentori gomari i mjere...
    Ai budalla qe mori
    pjesen perpara,
    E kullot lopen
    Ne mezhda dhe ara,
    Ndersa, nga pas,
    Ne pjesen tjeter,
    Qumeshtin mjel dhe pi,
    (Dhe shet)
    Dinakja e vjeter.
    Kjo perralle ka dale nga jeta.
    Mos harroni o tungjatjeta.

    1993
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #29
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Ekonomia e Tregut

    Nje lejlek
    rrinte me nje kembe,
    maje bregut,
    dhe mbante leksione
    per ekonomine e tregut.
    - Eshte nje mrekulli,
    eshte nje begati...
    Ja... Ne qe kemi qene
    lakuriq,
    ne uje e ne kenete,
    tani,
    jetojme si mbret...
    Une,
    qe zbathur ecja
    neper balte e lluce,
    tani:
    Urdheroni.
    Kam nje pale cizme,
    dhe nje pale kepuce...
    E foli e foli sa u dend...
    Shumekembeshi i varfer
    fliste neper dhembe
    e vriste mendte:
    - More, po ky,
    ecen me dy,
    qendron dhe me nje,
    ne lluce...
    Po une,
    i varferi,
    me 100 kembe...
    As 50 lidhese
    s'blej dot per kepuce...

    1994
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Deri tek 1994-tra ka vajtur Astrit Cerma me fabula te bukura plot thumba.

    Po nga 97-ta e ketej e ka shkruar me ndonji fabul zoti Astrit?

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Astrit kosturi, shkrimtari polemizues.
    Nga armando cuni nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 03:43
  2. Astrit Kosturi: Fabula per femije.
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 10:13
  3. Ezopi (Aesop)
    Nga Zana e malit nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 12:59
  4. Astrit Greva
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2008, 18:38
  5. Intervistė me ministrin e pėrfolur tė Kosovės, Astrit Haraqia
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •