FABULA
Miu nga Fshati & Miu nga Qyteti
U takuan, nje dite,
Rreze nje monopati,
Miu nga qyteti
Dhe miu nga fshati.
Shkembyen cigaret e
Filluan t'qajne hallet:
- C'kemi byrazer?
C'thote bujqesia?...
- Lere, c'me pyet,
Na griu uria.
Nuk eshte me fshati,
Ashtu si perpara,
Edhe ne magazina,
Edhe neper ara.
Ka shume prodhime, por,
S'ka shperdorime.
Eshte marre c'do mase,
Dhe nje kokerr gruri,
Dem, te mos vej,
As ne lemej,
As neper thase.
Ja, shikoje vete,
Barku - Naaa, derrase.
U pergjegj i ngrati,
Miu nga fshati.
E pas pak pyeti,
- Po ju nga qyteti?
- Aq mire se s'ka...
Na mbyti shendeti.
Jemi bere te tere,
Posi gjela deti.
Leri magazinat,
Dyqanet, vitrinat,
E te tjera cikerrima,
Qe jane te tere vrima,
Por, dhe...
Gjera qe ju kurre,
S'gjeni as ne toke,
Ne i hajme me oke.
E jo grure e theker,
Por buke te pjekur.
Do te pyesesh ti,
Pse e hedh mileti?
E po ja ketu,
Eshte tere marifeti.
Buka, ne qytet,
Behet shkel e shko,
Piqet posi balte,
Ndaj rraca jone,
Ha, perdite, mjalte.
1983
Lepuri dhe Kermilli
Ne vaprimin 100 meter,
Ne te treten korsi,
Zuri vend,
Sa cudi...
Dhe nje kermill,
Me gjithe shtepi.
Kafshet sapo e pane,
Gazit ia dhane.
Kermilli s'e prishi terezine,
Zvarrisu e zvarrisu,
E, terhiq, mbi shpine shtepine.
Por, lepuri kembeshpejte,
- Terhiq em nga gara,
Tha qete, qete...
- Uaaaa... Kjo eshte cmenduri.
I thane koleget e tij,
- C'ben keshtu, o mik?
Nga nje kermill ke frike?
Buzeqesh lepuri, vesh me vesh:
- NUk jam une i cmendur,
Jeni ju te marre.
Kermilli, patjeter,
Do te zere vend te pare.
A nuk e shihni o qyqare,
Se babain e ka...
Kre-gjyqtar...
1982
Krijoni Kontakt