Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 40
  1. #11
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Miu nga Fshati & Miu nga Qyteti

    U takuan, nje dite,
    Rreze nje monopati,
    Miu nga qyteti
    Dhe miu nga fshati.
    Shkembyen cigaret e
    Filluan t'qajne hallet:
    - C'kemi byrazer?
    C'thote bujqesia?...
    - Lere, c'me pyet,
    Na griu uria.
    Nuk eshte me fshati,
    Ashtu si perpara,
    Edhe ne magazina,
    Edhe neper ara.
    Ka shume prodhime, por,
    S'ka shperdorime.
    Eshte marre c'do mase,
    Dhe nje kokerr gruri,
    Dem, te mos vej,
    As ne lemej,
    As neper thase.
    Ja, shikoje vete,
    Barku - Naaa, derrase.
    U pergjegj i ngrati,
    Miu nga fshati.
    E pas pak pyeti,
    - Po ju nga qyteti?
    - Aq mire se s'ka...
    Na mbyti shendeti.
    Jemi bere te tere,
    Posi gjela deti.
    Leri magazinat,
    Dyqanet, vitrinat,
    E te tjera cikerrima,
    Qe jane te tere vrima,
    Por, dhe...
    Gjera qe ju kurre,
    S'gjeni as ne toke,
    Ne i hajme me oke.
    E jo grure e theker,
    Por buke te pjekur.
    Do te pyesesh ti,
    Pse e hedh mileti?
    E po ja ketu,
    Eshte tere marifeti.
    Buka, ne qytet,
    Behet shkel e shko,
    Piqet posi balte,
    Ndaj rraca jone,
    Ha, perdite, mjalte.

    1983


    Lepuri dhe Kermilli

    Ne vaprimin 100 meter,
    Ne te treten korsi,
    Zuri vend,
    Sa cudi...
    Dhe nje kermill,
    Me gjithe shtepi.
    Kafshet sapo e pane,
    Gazit ia dhane.
    Kermilli s'e prishi terezine,
    Zvarrisu e zvarrisu,
    E, terhiq, mbi shpine shtepine.
    Por, lepuri kembeshpejte,
    - Terhiq em nga gara,
    Tha qete, qete...
    - Uaaaa... Kjo eshte cmenduri.
    I thane koleget e tij,
    - C'ben keshtu, o mik?
    Nga nje kermill ke frike?
    Buzeqesh lepuri, vesh me vesh:
    - NUk jam une i cmendur,
    Jeni ju te marre.
    Kermilli, patjeter,
    Do te zere vend te pare.
    A nuk e shihni o qyqare,
    Se babain e ka...
    Kre-gjyqtar...

    1982
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #12
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Vetite e Thanes

    U mblodhen shkencetaret,
    Nga ana e anes,
    Per te studjuar
    Vetite industriale te
    ... thanes.
    C'te them...
    U caktuan fonde,
    Materiale,
    U ngriten godina,
    Bile u hapen edhe gropa,
    Edhe kanale...
    Pune e madhe...
    ... Dhe mbas nje viti,
    Studimi kerciti:
    Thanes,
    I doli qumeshti i nanes.
    Analiza ne driten e diellit,
    Analiza ne driten e henes.
    Deshtime...
    Arritje...
    Mbledhje...
    Zbritje...
    Thana ashtu.
    Thana keshtu.
    Djerset: - Vuuuu.
    ... dhe mbas dy vjetesh,
    Shkencetaret konkluduan
    Keshtu:
    - Vertet harxhuam,
    Nje... dy... tre, ja kater...
    Milion,
    Por ama provuam,
    Dhe c'eshte me e rendesishmja,
    Do-ku-men-tu-am
    Se... Thana...
    Nuk eshte e dobishme
    Per industrine tone.
    Thana qeshi me lote,
    Me keta idiote.

    1984
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #13
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Banaku, Vera dhe Uji

    Banaku,
    nje dite,
    ish bere rremuje,
    se Veren nuk e donte
    per grua... Uji.
    - Nuk e dua, eshte e kuqe,
    ka huqe...
    - Eshte e re,
    pa fre;
    por do te martohet,
    do shtrohet.
    - Me degjo mua,
    Hidhej perpjete Banaku,
    - Eshte goxha grua...
    Ka shtepi,
    ka mall.
    Budall,
    merre. Do te besh pall.
    Fis e kushuri,
    te gjithe me pergjegjesi,
    ne komitet e ne ministri...
    He... C'thua?...
    - Nuk e dua, nuk e dua, nuk e dua...
    - Po pse, o gjec belane?
    O katran;
    merre, aman...
    Edhe per vehte rregullohesh,
    edhe mua me ben derman.
    He xhan...
    He, tu befsha kurban...
    E di si shkoni ju te dy?
    Ja. Si keta sy.
    Si thua? ... E do?...
    - Jo. Jo. Jo. - ia preu Uji,
    dhe muhabetit i vuri kapakun.
    Gjynah...
    Me kepuce te kuqe e nxorri
    Banakun...

    1984
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #14
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Specializimi

    Nuk e di,
    ka ngjare apo nuk ka ngjare,
    por...
    (Thone...)
    Se nje here -- nje gomar, per samar,
    e derguan jashte shtetit,
    gjashte muaj te specializohet per...
    (Thone...)
    SHALE.
    (Do te pyesni ju,
    - Si ka mundesi?
    Nuk e di.
    Thone... me miqesi)
    Nejse...
    Gjashte muaj gomari,
    verdalle...
    Hajde qef o qef...
    Hajde pall o pall...
    Tani...
    (Thone...)
    Edhe coc studjoi,
    edhe coc mesoi.
    Per shembull
    (Thone...)
    Kur u kthye nga specializimi,
    nuk pertypte me bar,
    por vetem cimcakiz.
    Vetem nje gje,
    (Thone...)
    ... nuk ndryshoi i varferi gomar,
    Samarin... qe kish ne kurriz...

    1984
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #15
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Katra dhe Pesa

    Nje here,
    ne nje deftese,
    nje kater dhe nje pese,
    me njera-tjetren u zune.
    - C'je ti?
    - C'jam une?
    Kerceu pesa perpjete:
    - Ti, te me shash mua, moj e shkrete.
    Ti, moj e mjere,
    moj... Vrere...
    sa burra, gra e femije
    jane marre ne qafe nga ti?
    Ne vend qe te ecin ne jete,
    kane mbet?
    Sa profesore, doktorre, inxhinjere
    ke lene pa zanat ne jete,
    ti, moj e shkrete?
    Pa me thuaj pak,
    ka emer me te shemtuar se ti
    ka-tra-lak?...
    Yyyy... Gje pa vlere,
    pa nder...
    Dhe kurrizin katres,
    pesa ia ktheu menjehere.
    - Ngadale, ngadale, kumbare,
    U pergjegj katra e qete fare.
    - Per mua te gjithe
    mund ti thone keto,
    por ti,
    jo...
    Sepse ti je
    ... Nga ato pesa
    qe plage te ka deftesa.
    Te gjithe mire e dine
    se ne c'menyre
    ketu tek ne
    ti ke hyre.
    Sa fernet e kafe?
    Sa birra e sa meze?
    Sa pula e sa gjela?
    Jane bere thela,
    e jane shtruar ne tryeze
    per ty, moj pese?
    Le pastaj miqesia,
    shoqeria, krushqia, e tjera e tjera,
    dhe ti... me flet per vlera?...
    Vertet, une kam lene
    edhe njerez pa zanat,
    por jo si ti, ama,
    qe i ke nxjerre sakate.
    Me mire nje kater me nder,
    se sa nje pese, si ti -- pa vlere.

    1984
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #16
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Xhezvja dhe Filxhanet

    Komisioni i kontrollit,
    kryesuar prej Xhezves,
    vuri perpara pergjegjesise
    filxhanet e kafese.
    - Vidhni qerratej.
    Cakej...
    Me thonj e me duar,
    Gramaturen e lejuar,
    te standartizuar.
    - Krijoni pakenaqesi,
    edhe te ai qe kafen e pi, e se pi.
    Flisni, delenxhi...
    Filxhanet, u zune ngushte,
    u bene nje grushte.
    Vetem nje, pa bisht,
    ngriti nje gisht
    e tha i hutuar:
    - Ne, ne... ndajme kafen
    qe, zotrote ke... gatuar...

    1984
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #17
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Molla

    Thone:
    - Nje here,
    u keput nga dega
    nje kokerr molle
    dhe i ra ne koke
    shkencetarit te gjore.
    Dhe thone:
    - Nga ajo molle
    qe i ra shkencetarit kokes,
    u zbulua ligji
    i forces terheqese te tokes.
    Shkencetari u be me bri
    dhe hyri ne histori.
    Keshtu thone.
    Por une kam pare,
    dhe eshte e vertete,
    ne kete vend
    shkencetare
    qe presin me muaj,
    qe presin me vjet,
    t'ju bjere ne koke
    molla e shkrete.
    Dhe nderkohe,
    Oho-ho-hoho-ho,
    firmosin ne leje krijuese,
    firmosin ne bordero.
    Puna e tyre eshte e shenjte,
    mbajne syte perpjete,
    tek molla e varur ne dege...

    1986
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #18
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Pleshti

    Familjarisht,
    shoku Plesht
    na pa
    nje film
    per parazitet,
    ne kinema.
    Filmi,
    familjarisht,
    nuk i pelqeu,
    ndaj,
    i shqetesuar,
    perpjete kerceu,
    dhe tha,
    me autoritet,
    por plot vrer:
    - Ky film, per shoqerine tone, eshte zeher.
    Nxin realitetin dhe demton pushtetin.
    E degjoi
    aty prane
    nje blete,
    dhe...
    me buze ne gaz,
    i tha e qete:
    - O plesht,
    mos fol,
    por hesht.
    Realitetin,
    shoqerine,
    e pushtetin
    qe na permende,
    ke kohe
    qe e ke ngaterruar,
    lesh e li,
    me familjen tende.

    1986
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #19
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    I Cmenduri

    - E mora nje gur,
    E hodha ne lum.
    Le te vijne rrogetaret,
    E te rrijne pa gjum.

    - Doktorre, filozofe,
    Police, oficere...
    Nga jane e nga s'jane
    Ta kene per nder.

    - Per gurin qe hodha,
    per lumin ku ra
    Te nxjerrim ligje,
    Nga posht e nga la...

    - Te thote: - Se c'thuhet.
    Te bejne: - Se c'mundin.
    Ta mbyllin fillimin,
    Ta hapin fundin.

    - Po, per mua, gurin e lumin,
    Gje, askush, te mos thote.
    Po nuk u turbullua,
    Nuk kullohet kjo bote...
    ... se hodha kot...

    1984
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #20
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    FABULA

    Verra

    Salla e mbushur sa s'kish vend,
    debat i madh ne parlament:
    - Ta bejme vezen kaq e aq,
    sa nga zilia bota te bej, "Pllaq."

    - Vezem do ta bejme sa nje top llastiku,
    Bertiti fort gjal ki-ki-ri-ku.
    - C'top o derezi? Sa nje balone,
    Kerceu perpjete nje milingone.

    - Mendimi yne te jete sa voza...
    Thane me nje zeri derri e dosa.
    - Vezen o shoke ta bejme mullar,
    E vuri veton dhe nje gomar.

    Dhe... Rritu e rritu veza e ngrate,
    Debati-varda deri ne mesnate,
    E hopa-hopa e dalengadale
    Mori permasa universale...

    Ne Te-Ve i shihte pula
    Dhe thosh me vete: - Ju humbte vula!
    - Idete tuaja jane me "vlera"... te tera...
    Po mua, ate veze a ma ben verra?...

    1987
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Astrit kosturi, shkrimtari polemizues.
    Nga armando cuni nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 03:43
  2. Astrit Kosturi: Fabula per femije.
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 10:13
  3. Ezopi (Aesop)
    Nga Zana e malit nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 12:59
  4. Astrit Greva
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2008, 18:38
  5. Intervistė me ministrin e pėrfolur tė Kosovės, Astrit Haraqia
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •