Published On: Sat, Oct 5th, 2013
Kulturė | By standard
Hyrje nė psikanalizėn e fshatit tonė
Agron Tufa
Speciale/ Fjalė e shkrimtarit, mbajtur nė festivalin e letėrsisė nė Berlin, e zhvendosur dje e sot, edhe nė Tiranė
Agron Tufa
Kur Ben Shporta u kthye nga studimet, e emėruan menjėherė pėrgjegjės sektori tė Kooperativės sė Bashkuar. Djalė simpatik, shtatlartė e kaēurrels, me njė fytyrė bardhoshe e te qeshur, gjithė energji djaloshare, ai i pėrshkonte njėlloj, me njė tė ecur sportive, si rrugicat e fshatit, ashtu dhe parcelat e fushave tė mbjella dhe, gjithkund, ndiqej me admirim e njė zili pa tė keq, si mishėrimi i njeriut tė lumtur e fatbardhė, si njė krijesė qė s’kishte lidhje me mėrzinė e madhe jeshile qė pllakoste njerėzit me jetėn e rėndomte tė fshatit, tė cilėve u kėputej kėrbishtja gjithė ditėn e lume midis malit e fushės, nė shi e nė dėbore, nė zheg e acar.
Si pėr ta bėrė edhe mė tė pėrlarget distancėn midis tij e fshatarėve, nė krye tė vitit Beni ia kėputi njė martese dhe solli nė fshat njė nuse bukuroshe nga kryeqyteti, duke e bėrė edhe me pėrrallore idenė e lumturisė nė atė kaurdisje mėrzimadhe varfėrie, punėsh, mllefi e intrigash. Beni me bukuroshen e tij tė largėt, Albėn, me tė cilėn thoshin se kishte qenė i dashuruar vitin e fundit tė Institutit, nuk kalonin, por vėrtiteshin sė bashku, duke i pėrshkuar rrugicat e fshatit tonė tė madh me njė vals tė ngadalte, qė s’kishte tė sosur, tė ndjekur nga buzėqeshjet e pavullnetshme tė gjindjes gojėhapur. Ēdo gjė dėshmonte tek ēifti i ri njė shije, finese, larmi e gusto tė parėnduar, e cila pėrshtatej me thjeshtėsinė e mjedisit, pa u pėrsėritur dy ditė e njėjta.
Kuptohet se kontrasti i ēiftit lumturak ishte aq i fuqishėm e demonstrativ, sa jo vetėm me fshatin dhe kooperativistet qė s’kishte lidhje, por as me njerėzit e shtėpisė, me tė cilėt banonte. Beni ishte shkollari, i pėrkėdheluri, qė e kishte puthur ylli i fatit nė ballė dhe njerėzia thoshin: “Qenka bėrė pėr tė kjo botė!” Vėllezėrit e tjerė tė Benit ishin njėsoj si gjindja tjetėr – punėtore tė pavėnė re, tė pambajtur, thuajse anonime; ata nuk dalloheshin pėr asgjė te veēante nga pjesa tjetėr e fshatarėve. Njė sforco, njė artificė ndihej nė sjelljen e tė vetėve me ēiftin, sforcim te cilin e diktonte prania thuajse jotokėsore e nuses sė bukur kryeqytetase.
I vetmi qė s’e prishte asnjė grimė terezinė ishte i ati, Sabahudin Shporta. Ai vazhdoi si mė parė tė sillej siē e kishte zakon, tė fliste me njė zė tė ngadaltė e me shprehje tė mjegullta, tė pinte nga kutia tė njėjtin duhan tė grirė “Polic”, tė cilin e dridhte me gjethen e vet, i sigurt nė ritualet e veta – ditėn, duke bėrė ndonjė punė tė vogėl nė ograde, duke thurur ndonjė gardh, duke prerė ndonjė ferrė a tėharrur ndonjė barishte, ndėrsa mbrėmjeve – duke hequr me nge tespihet e zeza. Ky plak, me mustaqet e zverdhura nga nikotina dhe me kėsulėn e bardhė, ishte i vetmi qė nuk u impresionua as nga i biri, as nga nusja e tij bukuroshe. Pėrkundrazi, karshi tyre u bė mė i heshtur e fjalėpakė, pa ndėrhyrė e madje, pa pyetur pėr punėt e tyre.
Ishte njė njeri tjetėr, me tė cilin Beni kalonte pjesėn me tė madhe tė kohės, si para, ashtu dhe pas martesės. Ky ishte kryeagronomi i kooperativės, Lori, njė djalė mjaft i sjellshėm e i pashėm nga Korēa, me tė cilin thoshin se Beni kishte pasur miqėsi tė ngushtė qė nė vitet e para tė Institutit tė Kamzės. Shpeshherė Beni nuk kthehej darkave nė fshat, pasi e kalonte nė qytet, nė shoqėrinė e Lorit dhe bashkėshortes sė tij, Dorinės, njė mjeke e re, me tė cilėn, me sa dukej, njiheshin gjithashtu qė nga koha e studimeve. Shėtisnin se bashku deri nė xhiron mė tė fundit tė darkės, mandej ose uleshin e darkonin nė restorantin “Turizmi”, ose mblidheshin nė shtėpinė e Lorit dhe tė nesėrmen, tė dy miqtė, ktheheshin sė bashku nė punėt e kooperativės. Sigurisht, kishte plot raste kur edhe Lori rrinte nė fshat, edhe vetėm, edhe me nusen e tij, por gjithsesi, Beni e mėsynte mė shumė shtėpinė e mikut jabanxhi, ngaqė si duket, e tėrhiqte qyteti qė edhe pse i vogėl, ishte i paqtė, miqėsor dhe i stolisur mirė. Pasi u martua Beni, vajtje-ardhjet fshat-qytet u dendėsuan edhe mė shumė, falė edhe miqėsisė sė vrullshme midis dy nuseve tė reja, ēka e pėrforcoi miqėsinė e tyre. Miqėsia midis kėtyre katėr intelektualėve tė rinj ishte bėrė mjaft e njohur, si pėr fshatrat e kooperativės sė bashkuar, ashtu dhe pėr qytetin; ajo, sigurisht, binte mjaft ne sy, pasi ishte mjaft e dukshme, e lirė dhe shpėrfillėse pėr ēdo lloj parametri paragjykues. Tek e fundit, ēiftet e reja shijonin nė maksimum thuajse tė gjitha ngjarjet kulturore, pak a shumė tė rėndėsishme, qė kishte ai qytet, pa shpėrfillur asgjė: filmat e rinj apo tė vjetėr nė kinema, shfaqjet e teatrit profesionist, koncertet dhe skeēet e Shtėpisė sė Kulturės, librat e rinj dhe bibliotekėn, madje dhe ndeshjet e futbollit e volejbollit – nė tė gjitha aktivitetet, si gjithmonė, ata shkonin tė katėrt, sė bashku.
Duhet tė ketė qenė njė nga kulmet e miqėsisė sė tyre dhe s’dihet se si, njė ditė, njėri nga tė dy burrat, Lori, hodhi idenė e njė lidhjeje edhe mė tė ngushtė midis tyre: tė pinin gjak e tė bėheshin vėllamė. Ideja qe pranuar me ngazėllim nga tė dy ēiftet dhe, ashtu siē; ishin, tė katėrt, u pėrqafuan e u shtrėnguan vėllazėrisht e motrarisht, gjersa ngazėllimi ra paksa nė fashė, pėr t’ia lėshuar vendin procedurės ritualore, sepse kjo ide frymėzuese pėr ēiftet duhej vulosur me zbatimin e pėrpiktė tė njė repertori tė tėrė solemnitetesh. Pasi qenė informuar pėr rregullat, Benit i mbetej tė pyeste nė e jepte bekimin i ati pėr atė lidhje vėllamėsh me gjak, si qėmoti. U ul njė buzėmbrėmje dhe ia tha thjesht e troē tė atit gjithė nijetin qė kishte. Sabahudin Shporta vazhdoi tė rrėkėllente tespihet mes gishtave dhe nuk foli, a thua se nuk kishte ndier fare ēfarė i tha i biri. Pėrkundrazi, e urdhėroi nusen kryeqytetase, me tė njėjtin ton siē bėnte me nuset e tjera, t’i piqte njė kafe.
- Pse po don me u ba vėllam me Lorin? A je nė gjendje me ma shpjegue pa farė zori, me dy fjalė? – e pyeti i ati, kur Beni e kishte humbur shpresėn se ai do t’ kthehej prapė atij kuvendimi.
- Babė, ne e duam njėri-tjetrin si vėllezėr… kemi mendime e shije tė pėrbashkėta… njihemi qė nga koha e studimeve dhe e di se edhe ai mė do si vėlla.
- Mirė, mor bir… mirė. Ti e do njė pėrgjigje, – tha Sabahudini dhe kapi prapė tespihet duke i tėrhequr para-mbrapsht, ērregullt. – Mblidhuni kur ta vendosni darkėn kėtu dhe atėherė do t’ju vė tė dyve tė kapėrceni njė provė. Nga ajo provė varet ose “Po”-ja, ose “Jo”-ja ime.
Plaku nuk foli mė, por as Beni nuk e nguci mė tej, edhe pse gjithė mbrėmjen rrahu tė depėrtonte nė pėrgjigjet e mjegullta tė plakut. Por, gjithsesi, Beni me mendjen e vet e mori si miratim. Kėshtu, nė krye tė javės, u mblodhėn aty nė fshat tė dy ēiftet. Nė oborrin me avlli tė kullės trekatėshe vej e vinin amvisat duke bėrė darkėn. Dėgjoheshin tė qeshura. E ėma e Benit me rejat e veta e kishin larė e ndėrruar gjithė shtėpinė, sa ajo ndriste pasqyrė.
Ndėrsa bėheshin pėrgatitjet e fundit para shtrimit tė darkės, Beni dhe Lori me nuset e tyre, nė prani tė vėllezėrve tė tjerė tė heshtur, diskutonin pėr kėngėt e reja tė festivalit tė majit. Prej grunoreve nė kallėza frynte njė fllad i butė poleni, i cili pėrzihej me aromėn e ėmbėl tė hallvės nė oborr. Pemėt e larta pėrskej avllisė, tė ndriēuara nga njė hėnė e verdhė, dukeshin si fotografi tė lashta me celuloid tė zbehur. Nė intervalet e heshtjes nėpėrdridhej metrika e kėngės sė bulkthave. Pas pak duhej tė mblidheshin nė
dhomėn e ngrėnies. Vetėm Sabahudini nuk kishte zbritur ende nga oda e tij. Mė sė mbrami, ai dėrgoi njė nga nipėrit e vet tė lajmėronte ēiftet e reja tė ngjiteshin lart, nė odėn e tij.
Ky i priste kėmbėkryq nė njė shilte rrėzė oxhakut. Pasi u pėrshėndoshėn me tė, ata pritėn ēfarė do t’u thoshte plaku. Por ai heshti. Mandej si me bezdi u hodhi ēifteve njė vėshtrim pyetės.
- Ju prisni t’ju them ndonjė gjė tė madhe… Apo jo? Unė jam nga ata qė as nuk i dėgjoj, e as nuk i flas fjalėt e mėdha. Kam dėgjuar shumė gjatė gjithė jetės sime dhe ka kohė qė s’u zė besė. Por ju… jeni brez tjetėr, rini tjetėr… Ju vėllezėr jeni pa pirė gjakun e njėri-tjetrit. Ashtu do tė ishte mė mirė… Megjithatė, unė nuk ju pengoj, por (ai u kthye nga Beni), meqenėse im bir kėmbėnguli, simbas zakonit, tė them fjalėn time… e bekoj a jam kontra, atėherė, siē ia kam thėnė dhe Benit, unė do t’ju shti tė kapėrceni njė provė tė vogėl… mos u trembni… Masandaj jua them mendimin tim tė vėrtetė. Jena dakord?
- Dakord, xha Sabahudin! – thirri Lori, me dy duart e ngritura lart.
- Dakord, babė, – tha dhe Beni, duke u pėrpjekur t’ia qėllonte ēfarė po bluante i ati plak.
- Atėherė gjegjmėni mirė: ti djalė, – iu drejtua ai Lorit, – shko e ulu kambėkryq nė shilten te dritarja, kurse ti, – i tha Benit, – zėr shilten kundruall mikut, te muri, ballas e karshi me tė.
Lori dhe Beni u ulėn kėmbėkryq, kundruall njėri-tjetrit, njėri pranė dritares, tjetri rrėzė murit dhe prisnin pa kuptuar gjė. Sabahudini nxori sahatin e xhepit, e hapi si njė qepė tė ēarė pėrgjatas dhe tha:
- Ti, moj nuse, – duke iu drejtuar Albės, – shko dhe ulu nė prehrin e mikut dhe do tė ngrihesh kur tė tė them unė. Edhe ti, moj nusja e Lorit, shko e ulu nė prehrin e Benit dhe do tė qėndrosh derisa tė tė them unė.
Dy gratė e reja buzėqeshėn tė habitura dhe rrinin nė mėdyshje.
- Po pse, baba? – pyeti e hutuar Alba.
- Psehin e di unė. Shkoni e uluniju thashė! – dha urdhėr Sabahudini. E para shkoi Alba, gjithė pasiguri, duke kėqyrur herė plakun, herė Benin. Por mė nė fund u ul, siē i thanė, drejt e nė prehrin e Lorit. Edhe Dorina u ul nė prehrin e Benit.
Atėherė Sabahudini tha se mund tė flisnin dhe vijoi ta mbante orėn e xhepit para syve. Meqenėse askush nuk po fliste, foli Sabahudini:
- Sipas rregullit dhe kanunit, byrazeri, vėllau i gjakut, asht vlla ma i shtrenjtė se ai qė ta ka ba nana e baba. Ata nuk i ndan as e mira e as e liga. Me ndodhė me vdekė njeni prej vllamėve, babė pėr fėmijėt e tjetrit asht vėllami gjallė, kurse e shoqja e tij asht motėr, qė i bindet, e pret, e pėrcjell dhe e merr mbrapa kahdo. Po qe se nuk e keni kuptue kaq gja, at’herė kot e keni marrė mundin me u ba vllama. E unė tash do ta kqyri, a jeni menjimend nė gjendje me u ba ju vllazėn.
Sabahudini nuk foli mė, por vazhdoi ta mbante nė gjunjė sahatin e xhepit me qostek, duke e kundruar pjerrtaz.
- Kaluen dhetė minuta, – tha dhe e mbylli kapakun e sahatit. – Ngrehuni tash moj bija, – u tha ai dy nuseve.
Sa u ngritėn nuset, Sabahudini i urdhėroi edhe dy djemtė tė ngriheshin nė kėmbė dhe t’i afroheshin. Beni u ngrit dhe po e shihte tė atin nė mėnyrė pyetėse, duke u pėrpjekur tė kuptonte domethėnien e asaj procedure tė ēuditshme.
- Dhashė urdhėr me u ngritė, pse nuk ngrihesh or mik? – iu drejtua plaku Lorit, i cili qe mbledhė disi kruspull dhe ngurronte.
Atėherė Sabahudini rrahu me bastun dyshemenė dhe i briti fort:
- Qohu more pizeveng!
Britma qe aq e beftė dhe e fortė, sa Lori u ngrit pavullnetshėm nė kėmbė.
Mandej po me atė bastun, duke iu drejtuar tė birit, tha:
- Kėqyr!
Beni ktheu kokėn dhe pa andej nga shenjonte i ati me bastun: pėrnėn pantallonat e mikut tė tij, dilke dukshėm pėrpara, si njė tytė arme, ajo gjėja qė ai vetė nuk e kishte shkuar kurrė nė mendje. As pėr vete, as pėr tjetrin. Ndėrsa Lori u kishte kthyer shpinėn, pa u rezistuar dot vėshtrimeve nėnkuptuese tė tė tjerėve, duke rrahur tė nėnshtronte armėn e ndėrkryer nė pantallonat e veta.
- Ja pse nuk mund tė bėheni vllazėn ju! – iu drejtua Benit Sabahudini, duke vazhduar tė shenjojė me shkop tytėn ende tė revoltuar nė pantallona tė mikut tė tij, i cili i kishte propozuar i pari tė bėheshin vėllezėr.
***
Janė tė shumtė ata qė e fajėsojnė plakun Sabahudin (dritė i gjettė shpirti tani!), se me kėtė provė tė rėndė, ai prishi njė ndėr miqėsitė mė tė rralla qė kishte pasur ndonjėherė qyteti dhe krahina. Dhe e ndėrpreu atė miqėsi bash nė momentin kur ajo niste tė shpėrthente me vrullin e njė flakė tė trėndafiltė. Por s’janė tė paktė as ata, kryesisht, tė shkolluar, qė thonė se kushedi, plaku Sabahudin ka gjasė tė ketė lexuar tinėz ndonjė vepėr tė xhaxha Frojdit. Po nga cila gjuhė, xhanėm? – pyesin kureshtarėt, se Sabahudini kishte katėr klase shkollė dhe nuk dinte ndonjė gjuhė tė huaj! Mirėpo kanė dalė tė dhėna tė reja, tė cilat dėshmojnė se Sabahudin Shporta na e paskėsh ditur ujė italishten, qėkurse nė vitin 1941-1942 e kishte marrė qeveria italiane balil nė Bari e San-Benedeto. Thonė se kur u kthye Sabahudini i ri nga Italja, kishte sjellė nė shtėpi dhe njė trastė me libra. Ka gjasė ta ketė tėrhequr kuturu ndonjė libėr tė Frojdit dhe gjatė gjithė jetės ta ketė lexuar nė heshtje, bashkė me librat e tij fetarė, tė cilėt i mbante nė njė baule tė vjetėr nė tavan.
Se, ēfarė nuk bėn vaki, apo jo!
http://www.standard.al/hyrje-ne-psik...-fshatit-tone/
Krijoni Kontakt