Intervista tė tre rivalėve pėr Bashkinė e Durrėsit
"Zėri i Amerikės": Dyshime pėr lidhjet e Kokės me krimin
Avni Hoxha dhe Lefter Koka shpjegojnė motivet e ndryshme pėrse kandidojnė. "Zėri i Amerikės", i shqetėsuar pėr efektin qė ka tek krimi i organizuar dhe trafiqet zgjedhja e Lefter Kokės.
Turizmi, biznesi i vogėl dhe i mesėm janė ēelėsi i zhvillimit tė qytetit tė Durrėsit dhe i zbutjes sė papunėsisė. Njė prej problemeve serioze nė kėtė qytet me portin mė tė madh tė Shqipėrisė, mbetet korrupsioni dhe tregtia e paligjshme. Por si mendojnė kandidatėt pėr Bashkinė e Durrėsit t'i zgjidhin kėto pobleme?
Nė kuadėr tė debateve elektorale mbi zgjedhjet vendore nė Shqipėri, "Zėri i Amerikės" ftoi pėr njė bisedė tre kandidatė tė qytetit tė Durrėsit: zotin Lefter Koka tė Partisė Socialiste, zotin Avni Hoxha tė Partisė Demokratike dhe zotin Ferdinant Xhaferri tė Partisė Demokratike tė Re.
Fillimisht kandidatėt paraqitėn pikat kryesore tė programit tė tyre elektoral.
Ferdinant Xhaferri (PDR): Gjithēka ėshtė shprehur nė slloganin tim elektoral, i cili thotė: "Pėr njė Durrės tė ligjit dhe zhvillimit". Kjo do tė thotė se nė qendėr tė programit tim elektoral qendron zbatimi i ligjit nga i cili, jo vetėm Durrėsi, por e gjithė Shqipėria vuan shumė, si dhe zhvillimi ekonomik. Pa njė qytet tė zhvilluar ekonomikisht, ėshtė e kotė tė flitet pėr projekte pėr rregullimin e rrugėve, kanalizimin, ujin e pijshėm, pastrimin, gjelbėrimin etj.. Zhvillimin ekonomik unė e bazoj nė tre pista kryesore, duke patur parasysh pozicionin gjeografik tė Durrėsit: nė zhvillimin e turizmit, sepse Durrėsi ėshtė qytet turistik, nė zhvillimin e mėtejshėm tė transporteve dhe nė zhvillimin e tregtisė dhe biznesit. Unė jam plotėsisht i bindur qė nė qoftė se ne turizmin, tregtinė, biznesin dhe transportet i zhvillojmė nė mėnyrė tė atillė qė ato mos tė pengojnė njėra tjetrėn, por tė ndihmojnė njėra tjetrėn, do t'i japin qytetit njė dimension ekonomik nga i cili do tė pėrftojnė tė gjithė.
Avni Hoxha (PD): Prioritetet kryesore tė programit tim pėrfshijnė tri fusha kryesore. Sė pari mendoj se Durrėsi ka nevojė urgjente pėr njė infrastrukturė dhe urbanizim nė funksion tė tregut, tė turizmit nė kėtė qytet, ku pėrfshihen edhe uji dhe dritat. Durrėsi ėshtė plazhi i kryeqytetit dhe tregu mė i madh i turizmit nė vend, por qė kėtė vit arriti shifrat mė tė ulėta tė tė ardhurave, pėr shkak tė infrastrukturės dhe mungesės sė pėrgjegjėsisė, ku bashkia natyrisht ka pjesėn e vet. Difekti kryesor i turizmit, ėshtė defekti qė i ka shkaktuar atij mbingarkesa e ndėrtimeve pa kriter nė qytet dhe dalja jashtė funksionit e plazhit. Ne do ta pėrmirėsojmė atė duke e ēliruar plazhin nga mbingarkesa e ndėrtimeve dhe duke rritur aftėsitė nė fushėn e shėrbimit. Problemi i dytė ėshtė rregullimi i marrėdhėnive tė bashkisė, qytetarėve dhe tė biznesit. Bashkia duhet tė zhdukė klientelizmin dhe tė ofrojė shanse tė barabarta pėr biznesin dhe qytetarėt. Deri mė sot jemi ndeshur me njė bashki qė ka funksionuar si zyrė projektesh pėr biznese tė veēanta, tė sponsorizuara politikisht. Prioriteti tjetėr qė lidhet me dy tė parat ėshtė zhdukja e varfėrisė. Durrėsi ėshtė qytet qė i ka dyfishuar rrethinat nga njė komunitet i paorganizaur dhe i paintegruar nė tregun e qytetit. Ky komunitet ėshtė fuqia kryesore e punės nė qytet dhe njėkohėsisht vatra mė e madhe e varfėrisė dhe papunėsisė. Politikat tona tė zhvillimit, qė bazohen nė liberalizimin e ekonomisė, rritjen e shanseve pėr biznesin e vogėl dhe tė mesėm, shtimin e vendeve tė punės nga politikat liberale me taksat dhe zhdukja e monopoleve, ėshtė mekanizmi kryesor qė do tė ēlirojė kėto zona nga vafėria dhe do t'i integrojė ato si pjesė normale tė qytetit.
Lefter Koka (PS): Unė do tė kėrkoja tė veēoja shkurtimisht disa nga pikat e programit tim, nga ku do tė theksoja integrimin midis prioriteteve qė ofron realiteti i qytetit tonė. Pra turizmi natyror i kombinuar me vlerat historike dhe arkeologjike tė tij. Porti i Durrėsit ėshtė pjesė e rėndėsishme e qytetit, pra tashmė siē dihet atje ėshtė njė investim i inicuar nga Banka Botėrore, i cili do tė gjejė mbėshtetje nga bashkia e qytetit. Po ashtu do tė jetė porti i peshkimit edhe ky i inicuar po nga Banka Botėrore, krjimi i tė cilit zė njė vend shumė tė rėndėsishėm nė qytetin tonė. Do tė veēoja marrėdhėniet me biznesin e vogėl dhe tė mesėm, krijimin dhe nxitjen e iniciativave tė biznesit, krijimin e kushteve sa mė tė favorshme investitorėve vendas dhe tė huaj pėr tė ulur sa mė shumė papunėsinė. Tė gjitha kėto kanė nevojė pėr furnizim me ujė dhe energji. Unė do tė thoja se investimet e KESH-it nė rrethin e Durrėsit pėr vitin e ardhshėm janė me tė vėrtetė ambicioze dhe furnizimi me ujė, me njė miradministrim, do tė mendoja se ėshtė totalisht i realizueshėm.
VOA: Zoti Koka, platforma juaj parashikon ndryshime rrėnjėsore nė planet urbanistike, nė infrastrukturėn rrugore dhe tė ujėsjellėsit, nė reformimin e sistemit tė taksave, nė fushėn e turizmit, etj.. Si mendoni t'i ktheni tė gjitha kėto premtime nė vepra?
Lefter Koka (PS): Premtimet nė vepra janė totalisht tė realizueshme, pėr mendimin tim, nė se bėhet miradministrimi i taksave dhe tarifave vendore, pra ēdo gjė do tė fillojė me miradministrimin e kėtyre taksave ku siē dihet qyteti ynė ka burime pėr tė pasur tė ardhura, sepse siē e thashė ėshtė turizmi ai qė bėn njė qytet, ėshtė deti, plazhi pra ai qė tė jep kėto mundėsi. Dhe do tė thoja zhvillimi i zyrės sė urbanistikės, paraqitja e projekteve sa mė dinjitoze dhe me efikasitet, do tė thoja se do tė bėnin edhe thithjen e fondeve nga donatorėt e huaj pėr tė zhvilluar edhe zonat qė tashmė dihen nė zonėn e Durrėsit, mund t'i quajmė zona rurale, janė zona tė tė ardhurve tė rinj. Kėtu njė rėndėsi tė veēantė zėnė edhe vendimet e inicuara nga qeveria shqiptare pėr legalizmin e kėtyre zonave.
VOA: Zoti Hoxha, sipas shumė ekspertėve, turizmi dhe biznesi i vogėl e i mesėm janė ēelėsi i zhvillimit tė Durrėsit dhe tė zbutjes sė papunėsisė. Ēfarė alternativash konkrete propozoni ju pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve?
Avni Hoxha: Sikur e thashė edhe nė programet e mia, problem kryesor mbetet edhe turizmi, meqė Durrėsi ėshtė edhe qyteti turistik mė i madh i vendit. Natyrisht pra aty do tė pėrqendrohet vėmendja. Pėr tė bėrė tė mundur kėtė, natyrisht duhet tė ndėrhyjmė nė infrastrukturėn e plazhit tė Durrėsit, e cila ėshtė mbi kapacitetet. Do tė ndėrhyjmė nė plazhin e Currilave, e cila ėshtė njė zonė ende e virgjėr. Nėpėrmjet zhvillimeve urbanistike dhe njė projektimi tė saktė, ajo mund tė bėhet e gjitha njė zonė rezidenciale. Kjo infrastrukturė mund tė pėrballohet plotėsisht nga sistemi taksativ nga autoritetet lokale, me ndihmėn e taksave qė mbledh dhe ato tė drejta qė ka pėr tė marrė nga buxheti i shtetit nė konformitet me pjesėn qė i takon nga fondet e buxhetit tė shtetit sipas kontributeve qė ne kemi bėrė nė tė. Sė dyti, infrastrukturėn ne e ndajmė nė dy faza. Nė fazėn emergjente dhe tė rikonstruksionit dhe nė fazėn e dytė, e cila ėshtė infrastruktura e re, e cila do t'u shkojė projekteve dhe programeve tė zhvillimit tė qytetit dhe detyrimisht siē janė zonat ku popullsia ėshtė shtuar apo dyfishuar, e cila duhet tė pėrmirėsohen. Tė gjitha kėto pretendime qė nuk janė shumė, por modeste, janė tė pėrballueshme nga buxheti i bashkisė sė Durrėsit dhe nga taksat qė mblidhen.
VOA: Zoti Xhaferri, ju tė tre pėrmendni pak a shumė tė njėjtat probleme pėr Durrėsin. Si ndryshojnė propozimet tuaja pėr zgjidhjen e tyre nga ato tė dy kandidatėve tė tjerė?
Ferdinant Xhaferri: Unė do tė thoja nė radhė tė parė se shtylla apo elementi i parė qė kam futur nė programin tim, ėshtė zbatimi i ligjit. Pra kjo ėshtė nė qendėr tė programit tim dhe njėkohėsisht unė kam prekur tek tre shtyllat kryesore qė janė turizmi, transporti dhe tregtia. Natyrisht qė ndryshimi im me dy kolegėt e tjerė qėndron nė mbledhjen e taksave tė bashkisė. Mendoj se taksat e bashkisė do tė jenė mė tė ulėta, referuar koncepteve tė qendrės sė djathtė, por qė do tė paguhen nga tė gjithė, si njė detyrim jo vetėm pėr tė patur mundėsi pėr t'u futur mė shumė nė projektet e infrastrukturės, por edhe si njė detyrim pėr tė krijuar besueshmėrinė e nevojshme pėr dhuruesit e huaj. Dihet qė shumė projekte nė infrastrukturė financohen nga Banka Botėrore nga USAID dhe institucione tė tjera financiare. Pra, njė bashki qė kėrkon tė ulė nivelin e taksave nė minimum tė nivelit ligjor, por qė detyrimisht tė paguhen nga tė gjithė, tregon qė di t'i bėjė shumė mirė detyrat e saj tė shtėpisė, pėr tė krijuar kredibilitetin e nevojshėm pėr financimet.
VOA: Zoti Koka, Durrėsi ėshtė njė nga qytetet mė problematike tė vendit tuaj. Thuhet se krimi i organizuar dhe veprimtaritė e paligjshme kanė marrė pėrmasa tė mėdha. Ju personalisht keni qenė objekt akuzash pėr lidhje tė mundshme me krimin e organizuar -- akuza kėto qė ju i keni pėrgėnjeshtruar. Megjithatė, a mund t'i garantoni votuesit se nė qoftė se ju fitoni, administrata juaj do tė jetė transparente, nuk do tė krijojė monopole dhe nuk do tė bllokojė konkurrencėn e ndershme?
Lefter Koka: Njė nga pikat e programit tim qė kam paraqitur nė ditėn e parė tė hapjes sė fushatės elektorale, ka qenė hapja e njė zyre antikorrupsion nė bashkinė e qytetit tim. Kjo ėshtė njė gangrenė e akuzuesve, tė cilėt janė tė korruptuar dhe pikėrisht kjo mė motivon dhe mė bėn mė tė bindur pėr tė bėrė qytetin tim.
VOA: Zoti Hoxha, gjatė fushatės elektorale ju shpesh keni pohuar se populli i Durrėsit ka humbur shpresėn dhe besimin. Si do t'u rikthenit ju banorėve shpresėn dhe besimin?
Avni Hoxha: Kėtė e kam thėnė para atyre njerėzve qė kanė kaluar njė periudhė mjaft tė vėshtirė ekonomike dhe kjo natyrisht mė bėri qė tė pranoj propozimin e Partisė Demokratike pėr tė kandiduar. Unė jam biznesmen, por unė mendoj se ndryshimi midis njė biznesmeni nė krah tė opozitės, e cila kėrkon ndryshime dhe njė biznesmeni qė pėrpiqet tė pėrdorė qeverinė pėr tė ruajtur pushtetin, ėshtė i madh. Monopolet e kanė kthyer ekonominė e tregut nė ekonomi socialiste tė centralizuar. Nuk jemi nė kapitalizėm, por nė njė shoqėri tė shfrytėzuar nga kapitalistė tė emėruar pėr politikė. Njė biznesmen i rreshtuar nė krah tė qeverisė, ėshtė njė biznesmen qė synon tė ruhet kjo gjendje e keqe, qė synon tė shpallė si pozitiv faktin se ekonomia jonė e centralizuar pėrdoret si mekanizėm kurimi prej politikės nė pushtet. Ata janė biznesmenė qė duan tė ruajnė monopolet dhe lidhjen me tregun e shtetit.
VOA: Zoti Xhaferri, ju flisni pėr njė qeverisje tė denjė. Ēfarė nėnkuptoni me kėtė koncept?
Ferdinant Xhaferri: Me kėtė koncept unė kuptoj parimin mė tė domosdoshėm tė demokracisė qė padron ėshtė qytetari. Sot ne shikojmė qė qytetarėt nuk e shikojnė bashkinė si shtėpinė e tyre. Qytetarėt paraqiten si gjynahqarė nė dyert e bashkisė nėse kanė njė problem pėr tė zgjidhur dhe nėpunėsi i bashkisė sillet si padron. Pėrderisa ne do tė kemi kėto marrėdhėnie tė bashkisė me qytetarėt dhe e gjithė administrata e bashkisė me nė krye kryetarin, nuk arrin ta konceptojė se ky institucion ėshtė ngritur nga qytetarėt dhe pėr t'u shėrbyer qytetarėve, asnjėherė ne nuk do tė jemi nė gjendje tė kthejmė besimin, tė kthejmė shpresėn se kjo bashki ėshtė nė gjendje tė realizojė detyrimet e saj dhe mund tė plotėsojė ato detyrime qė ka karshi qytetarėve.
VOA: Dhe tani nė fund do tė keni nga 30 sekonda pėr mesazhin tuaj pėr elektoratin.
Lefter Koka: Qytetarė tė Durrėsit, nė prag tė ditės sė zgjedhjeve, besoj se do tė dėshmoni atė kulturė dhe emėr tė madh qė mban qyteti ynė. Aty ku kemi parė nė rrjedhėn e kohės tė mishėrohet dėshira e punės dhe bujaria e shpirtit. Ēdo zgjedhje e juaj besoj se do tė jetė mė e mira, pėr vetė ju, pėr qytetin dhe aspiratėn tonė evropiane.
Avni Hoxha: I ftoj bashkėqytetarėt e mi t'i japin shans njė kandidati qė hyn nė politikė nga biznesi, pėr tė ndryshuar gjendjen, nė emėr tė suksesit dhe jo tė atyre qė duan ta pėrdorin lidhjen me politikėn, pėr tė forcuar monopolet e tyre. Unė i ftoj qė tė votojnė ndryshim tė sigurt, tė sigurt qė vota e tyre nuk do tė preket, por as nuk do tė blihet. Durrėsi ėshtė shtėpia jonė 3 mijė vjeēare dhe atė nuk mund ta blejė askush.
Ferdinant Xhaferri: Unė i ftoj qytetarėt e ndershėm durrsakė tė djathtė dhe tė majtė qė tė punojnė sė bashku pėr ta bėrė qytetin tonė njė vend mė tė mirė pėr tė punuar dhe jetuar. Ne nuk kemi mė kohė pėr tė humbur. Besoj se 13 vjet kanė mjaftuar, me tė gjitha problemet qė kanė ekspozuar, pėr tė mėsuar se duhet tė vendosim tė ardhmen tonė, tė fėmijėve tanė dhe tė qytetit, mbi pasionet partiake. Unė besoj shumė tek menēuria e qytetarėve durrsakė.
Krijoni Kontakt