Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    UNE, SI SCHWARZENEGGER, Terminator i indiferences durrsake

    nga KLAN

    ----------

    UNE, SI SCHWARZENEGGER, Terminator i indiferences durrsake

    Avni Hoxha, kandidati demokrat per “Betejen e Durresit” tregon se si do te kerkoje fitoren. Bazuar tek pakenaqesite e qytetareve, instikti i tij sipermarres dhe zeri i protestes per qytetin e tij te dashur te lindjes. Si dhe tek fati i te qenit “I virgjer” ne politike. Ja sesi moda Shvarceneger po prek Shqiperine dhe historia e nje njeriu pasionant qe premton te zgjoje nga gjumi “Bukuroshen e Durresit”.

    Nga Fabian Morava,Fotot Gent Shkullaku



    Avni Hoxha, kandidati I PD per Durresin

    Ne perendim te diellit, Durresi duket serish romantik dhe i bukur. Te merkuren ne muzg, nje e kuqe flake kishte rrembyer horizontin, e thyer nga qindra dritat e trageteve, qe linin portin me te madh ne vend. Nderkohe kodra e Currilave, perflakej nga nje zjarr i pakontrolluar, qe dikush tha se kishte rene ne ullishtat mes disa banesave. Ikja e trageteve dhe fresku qe kishte zene vendin e te nxehtit te madh, cadrat dhe shezlonget e braktisur, kishin rihedhur trishtimin mbi nje qytet qe jeten e vertete e ka vetem tre muaj. Energjike dhe e levizshme, ne nje nga lokalet buze Plazhit, shfaqet figura babeloke e nje mesoburri, me nje kostum gri te shtrenjte dhe nje kollare te lidhur shkujdesur mbi kemishen e bardhe. Rreth tij dhjetera vete sillen dhe bisedojne. Mes tyre shume te rinj, qe kane marre persiper te organizojne takimin e radhes me elektoratin te kandidatit per kryetar bashkie te Durresit, Avni Hoxha. Inxhinieri i njohur – tashme prej gati 11 vitesh nje biznesmen serioz ne suksesin e tij – i ka hyre nje rruge te veshtire dhe te panjohur per te: te behet kryetar i bashkise se qytetit port. Ose me mire, te fitoje ate qe per shume eshte kthyer ne simbol te ketyre zgjedhjeve lokale: Betejen per Durresin.

    Duket se vete Hoxha nuk eshte ndergjegjesuar ende per peshen e madhe politike qe ka sfida e tij. Megjithese i gjendur gjithmone prane Partise Demokratike – deri ne vitin 1992 aktivist i saj, me pas iu vu rruges se biznesit – inxhiner Avni Hoxha, sheh gjithcka ende nen driten e botes, qe ai po le, ate te biznesit. Kur ulet ne kafe, pyetjes se a po mesohet me regjimin e ri, pergjigjet me deshperim, “Jo”. Jo pa qeshur me ironi, thote se shokimin e pare e kishte marre nga mosrespektimi i orareve. Dikur kryeinxhinier ne nje uzine shteterore, i mesuar me disipline dhe rregull, ai se bashku me shume ish-kolege, futi ne biznesin e tij privat, edhe eksperiencen e tij te dikurshme. Befas ne boten e re ku ai deshiron te beje pjese, u perballua fillimisht me vonesat, me mosrespektimin e orareve, me zvarritjet. “Fillimisht nxehesha kur njerezit vinin me vonese. Tani jam mesuar”.

    Shume shpejt do t’i duhet te mesohet edhe me gjera te tjera. Gara per Durresin kete radhe, pervec theksit te forte politik, ka edhe vecanti qe nuk i ka asnje gare tjeter ne Republike. Perballe Avni Hoxhes, qendron kercenueshem figura e nje tjeter biznesnmeni – i kandiduar nga socialistet – i cili me shume sesa per seriozitetin e biznesit te tij, njihet se i perket tashme nje prej familjeve me me shume lidhje te fuqishme politike ne vend, me interesa te medha ekonomike dhe dhe politike. Shqiperia eshte gjithsesi nje vend i vogel, dhe ku ne cdo te trete, zbulojme nga nje kusheri te larget. Kesaj nuk mund t’i shpetonin as Avni Hoxha dhe Lefter Koka. Nje lidhje krushqie mes tyre, u perfol gjate, pasi u “denoncua” publikisht nga nje tjeter kandidat per fronin e Durresit, Ferdinand Xhaferri. “Biografia e ka ndjekur gjithmone Avniun si nje hije e keqe, thote nje miku i tij. “Dikur e persekutonin sepse i jati kishte qene nje nga tregtaret me te medhenj te Durresit te prekur nga Tatimet e Jashtezakonshme, ndersa nje nga vellezerit iu burgos per tentative arratisjeje. Ishte ironike qe edhe sot, i perdorin biografine, kete radhe per nje kontakt periferik me familjen Koka, te kandidatit socialist per Durresin”.

    Avni Hoxha nuk flet shume per kundershtaret, dhe ndonese askush nuk e pranon, ai duket se respekton nje pakt xhentelmenesh, kur vjen fjala per te mos atakuar kundershtaret e tij. Por ketu nuk fut Xhaferrin. Arsyeja sipas tij eshte e thjeshte: “Ai po ben lojen e tjeterkujt dhe kjo nuk do shume mend te kuptohet”. Hoxha me siguri i referohet keshtu akuzave publike ne shtyp, bere ndaj njeriut te Pollos dhe lidhjeve te tija te dikurshme me familjare te kandidatit socialist per bashkine e Durresit. Kandidat per te cilin vete, Avni Hoxha nuk komenton shume: “Shikoni, durresaket mund te duken pak popull menefregist, por ata i kane syte ne balle. Ata bile dine dhe shohin me shume sesa ne. Ndaj jam i qete se ndergjegja e ketij qyteti, do te votoje per mua”.

    Ne fakt, edhe nese nuk votojne per te, inxhinier Avni Hoxha se paku ka te drejte ne argumentin e tij. Kryetari aktual i bashkise se Durresit doktor Miri Hoti, megjithese ishte zbulimi i zgjedhjeve te fundit lokale te vitit 2000 – shume vezhgues gjithsesi denuan rezultatin qe duket se i ka ngrene shume haken kandidatit te atehershem te PD, Arqile Gorea – nuk arriti te shkeputet, bile thelloi profilin e tij grotesk, gjate tre viteve ne karriken e kryebashkiakut te Durresit. “Miri ka per borxh te eci anash nje mali me plehra dhe te ktheje koken me indiference nga krahu tjeter”, thote gati-gati me terbim Avni Hoxha. Ai pranon se thelbi i karakterit te Miri Hotit, nuk arriti te ngrihet mbi profilin e tij anadollak, cka e shnderroi Durresin ne tre vjet, nga perlen e turizimit te plazhit, ne plehren me te madhe te tij. “Plazhi tashme ka marre nje forme te pariparueshme. Ktheni koken rreth e qark. Shikoni cfare masakre urbane”. Po lejet jane dhene edhe para Miri Hotit. “Nuk eshte e vertete, shumica e lejeve pa kriter te ndertimit jane dhene pikerisht ne kohen e bashkiakut socialist”. (Per te cilin c‘eshte e verteta tashme ne Durres qarkullon nje numer i madh barcaletash, qe fillojne nga fakti se doktor Miri ende drejton mbledhjet e KEMP-it dhe nuk heq dore nga synetlleqet ne fundjave). Natyrisht grotesk dhe qesharak per Avni Hoxhen eshte edhe fakti se Miri Hoti po nderton nje vile mu mbi nje mozaik mijera vjecar. “Thone qe projekti i pare nuk prekte mozaikun, por Miri kerkonte te kishte edhe nje avlli. Keshtu u ngul aty shtylla e betonit dhe nje e katerta e thesarit antik, u zhduk nen germimin e fadromave”, thote nje politikan i larte demokrat, qe ben fushaten e Avni Hoxhes ne Durres.

    Miri Hoti eshte nje target i lehte per te gjihe sulmet politike, bile dhe ato te zbehta te Avni Hoxhes. Te zbehta sepse Hoxha eshte shume larg te marrit me politike. Me origjine te larget nga Dibra – i ardhur me 1928 kur Durresi nuk kishte me shume se tre mije banore, sic i pelqen atij shpesh te thote – tani Avni Hoxha ndihet i shqetesuar per qytetin e tij te dashur. “Une gjithcka e kam te lidhur me Durresin, jeten, familjen, biznesin, miqte. Une vete banoj ketu, as ne Shijak dhe as kam ikur prej ketej me shume se dy jave rresht. Shtepine e kam ketu ne plazh. Mund te kisha zgjedhur per shembull Tiranen, cka ma lejonin mundesite e mija financiare. Por une zgjodha te qendroj ketu”. Dhe pikerisht per kete, ai vendosi te ngrihej ne kembe dhe te shqetesohej per qytetin antik, qe po asfiksohet nen ndertimet pa kriter, nen tenderat e kriminalizuar, ne portin pa porta, ne plazhin pa kanalizime. Avni Hoxha eshte nje durresak i shqetesuar. Avni Hoxha eshte zeri i protestes i nje komuniteti te civilizuar dhe te kulturuar, por qe ka armik te perjetshem indiferencen. Avni Hoxha nuk eshte indiferent. Dhe as aq i varfer sa te mendosh se karriera e tij ne bashki ka qellime te tjera. Firma e tij dhe e kompanise se tij qe e bashkezoteron me nje italian, SIAC, eshte kudo ne Durres. Ne kalatat e portit, ne mbikalimin gjigant te Ura e Dajlanit, tek ndertimet e shumta ne qytet. Fonderia e Avni Hoxhes prodhon marka te regjistruara metalesh, te cilat eksportohen ne Bashkimin Europian. Megjithate, ai duket tipiku i njeriut energjik, qe nuk kenaqet kurre me ato qe arrin. Ndaj eshte pak e besueshme, ajo qe i thote se kandidimin ja kane ofruar ne PD. PD e Durresit, ashtu si PS e Durresit, apo qendrat respektive, i shohin venger kandidaturat si e Avni Hoxhes. I pengojne, ose me e pakta nuk i ndihmojne qe ata te kene nje karriere politike. Qe nuk e kane te bazuar as tek militantizmi, as karriera ne strukturat e partise, por tek instikti i tyre sipermarres dhe shqetesimi per qytetin tre mijevjecar qe po vdes indiferent nen rrogozin e nje qeverisjeje lokale dhe qendrore te dyshimte. Instikt dhe shqetesim qe i shtyn njerez si Avni Hoxha te ofrohen per te marre pergjegjesi te tilla te medha, edhe kur nuk jua kerkon atyre vete.

    Me siguri qe shume durresake jane te prirur te besojne tek endrrat e Avni Hoxhes per qytetin e tyre. Pasi ai ne fakt kerkon te beje pikerisht ate, qe deshrojne shumica e durrsakeve. “Nese zgjidhim problemin e kanalizimeve, atehere themi se Plazhi ka shpetuar. Ndertimet as nuk i ndryshojme, as nuk i prishim dot. Dritat dhe ujerat jane nje problem dytesor. Por kanalizimet shpetojne plazhin dhe detin nga ndotja", thote inxhinier Hoxha. Per te eshte shume e rendesishme lehtesimi i trafikut ne qytetin qe sherben si nyje per gjithe Republiken dhe akset nacionale. “Ndertimi, i ketyre rrugeve dhe shtrirja e qytetit ne drejtim te Bisht Palles dhe Currilave, do te zhvillonte Durresin, do te gjalleronte zona qe sot jane te vdekura dhe do te lehtesonte problemin e papunesise mes qytetareve”. Temperamenti i tij i vrullshem dhe instikti impreditorial – plus pakenaqesine e durrsakeve ndaj socialisteve, emrave te tyre te dikrushem dhe te tanishem – jane formula e sigurt e fitores se tij. Me perjashtim te hijeve, si vjedhja e votave dhe perplasja me pushtetin qendror socialist. Avni Hoxhen nuk e tremb gogoli i perplasjes me qeverine qendrore socialiste, ne rast se ai fiton Durresin. “Njefare decentralizimi tashme egziston. Durresaket jane taksapagues te mire. Ne fund te fundit do te kerkojme ate qe na takon”.

    Vjedhja e votave mbetet problem, “por mendoj se ne rast se policia nuk nderhyn, kjo vjedhje do te minimizohet”. Zgjedhjet e vitit 2000, futen Durresin ne vendet ku me turpshem dhe me hapur votat u vodhen ne favor te kandidatit socialist. Temperamenti i qete dhe indiferent i durresakeve, mund te kete ndikuar ne faktin se zhurma dhe zeri i protestes nuk qene aq te forta. Por kete radhe, sipas Avniut eshte ndryshe. “Njerezit po hane dhjamin e vet, thika po shkon drejt kockes. Biznesi eshte futur ne borxh tek vetvetja dhe fitimi sa vjen e ulet. Nese deri parvjet kurba e rritjes se pagave ne sektorin privat ishte ne rritje, sot po perjeton stanjacion. Mendoni se kjo do te mund te vazhdoje gjate? Une them se jo”.

    Avni Hoxha ofron keshtu formulen magjike te ndryshimit.
    I mbeshtetur politikisht nga opozita, por nderkohe me maredhenie te mira me strukturat lokale dhe qendrore, i detyruar keshtu prej biznesit te tij jo te vogel. Me shaka thote se keshtu ai perjetoi eksperiencat e para te keqija me pushtetin lokal. Nje nga miqte e tij tregon se pasi padrejtesisht humbiste tendera per ndertime rrguesh, per shkak te nderhyrjeve politike ne favor te te tjereve, Avni Hoxha dhe firma e tij bejne nje oferte absurde, duke marre persiper te ndertojne nje rruge, me fonde nen koston e vertete te ndertimit te saj. Miqte tregojne sesi keshtu vete kryetari i bashkise Miri Hoti, i shkonte here pas here dhe i kerkonte qe Avniu t’i bente kerkese per fonde shtese, pasi ai e dinte edhe vete si ishte e verteta. Avniu refuzonte dhe ndertoi rrugen duke futur para nga xhepi i tij, per te mbuluar koston. Por nderkohe po pergatiste “hakmarrjen”. Duke nisur luften per t’i zene Hotit vendin. Dhe thote se pasioni nuk do ta lere qe te mos i mbaje premtimet veta. Si nje Shvarceneger i vertete, pa shume lidhje me politiken, ai merr persiper ta ndryshoje ate. Duke patur pikerisht mosnjohjen, si armen e tij me te mire. “Per hajer”, kur thone durrsaket.


    ----------------

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Mos E Humbni Shansin Xhaferri!

    California, USA

    Eshte nje kenaqesi shume e madhe per mua qe te shkruaj kete leter ne mbeshtetje te Ferdinand Xhaferrit. Jam shume i emocionuar qe qytetaret e Durresit kane mundesine te votojne per njeriun qe une e njoha si "Fredi". Jam nje mjek familjeje ne Monterey te Kalifornise, dhe kam kaluar kohe me z.Xhaferri per nje periudhe prej nje viti e gjysme kur ai bente studimet pasuniverssitare ketu ne shkollen "Naval Postgraduate School".

    Ky njeri ka nje kombinim te ralle cilesish. Ai eshte nje nga njerezit me te pelqyeshem qe une kam takuar, me nje buzeqeshje qe reflekton ngrohtesi dhe miqesi.

    Ai ka nje mendje te mprehte, qe kap shume lloj ceshtjesh, dhe qe kupton si idete abstrakte ashtu edhe detajet te cilat jane te nevojshme per t’i transformuar keto ide ne plane konkrete.

    Ndryshe nga shume njerez inteligjente qe une kam njohur, Zoti Xhaferri eshte nje degjues i shkelqyer me dhuntine e ndjeshmerise dhe te komunikimit. Une e di qe ai e la rastin qe iu dha per te punuar per Kombet e Bashkuara ne nje nivel mjaft te larte, me qellim qe t’ju sherbeje ju, qytetareve te Durresit. Ju lutem mos e lini kete shans. Me ne fund, do te doja t’ju anoncoja, formimin e nje grupi udheheqesish akademike dhe bashkiake, grup i cili u formua ne baze te kontakteve qe z.Xhaferri krijoi gjate qendrimit te tij ketu. Ne kemi rene dakort qe kur z. Xhaferri te zgjidhet Kryetar i Bashkise se Durresit, ne do te koordinojme nje levizje per te bere binjakezimin e qyteteve te Montereit ne Kaliforni dhe Durresit ne Shqiperi. Te dy keto qytete do te perfitojne nga pikepamja e turizmit, shkembimit te kulturave dhe kontakteve te biznesit. Monterey, per shkak te bukurise natyrore dhe pozicionit te tij, eshte shtepia e disa nga njerezve me me influence ne SHBA, duke terhequr udheheqes politike, te biznesit si edhe te kultures jo veten nga gjithe SHBA-ja por edhe nga bota. Ne mezi presim qe te punojme me z.Xhaferri ne kete projekt qe ngjall kaq shume interes.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Djalosh serioz...


    Pajtohem me ty per anet e mira te Fredit.

    Problemi eshte me i thelle.

    Kur erresira bie mbi durres (mos harro se Durresi eshte qytet qe ndricohet me pikatore) e kalon ora 12 e nates dalin nga porti Maune te gjata nga 30 metra te mbuluara me mushama e vargu i tyre nuk mbaron e te gjithe e dine se jane maunet me mall kontrabande te "Terit" (Lefter Koka) qe shkojne e shkarkohen ne magazinat gjigande te ketij mafiozi.

    Cte keqe ka se Teri ose Lefter Nano sic i thote Berisha ka monopolizuar Ujin, Sheqerin, Miellin, Kafen, Orizin etj...mund te thote dikush. Ti djali serioz meqe jeton ne Amerike e kupton se cdo te thote.

    Shqiperia po behet cdo dite nga atdhe i 4 milion Shqiptareve ne nje principate mesjetare ku nje princ (Nano) sundon me nje grusht miqsh bujkroberit sahanlepires.

    Votimi eshte e fundit shprese qe dicka te ndryshoje.

    Supozojme se krejt Durresi ka 100 votues.

    Nga keta 45-50 votues per shume arsye do votojne njeriun qe u propozon Partia e tyre e celnikte qe nuk te fal e qe ata e kane detyre ti binden qe nga 1945-sa.

    Pra Lefterin e votojne tere gjysherit enveriste, bijte staliniste e Nano-Braho iste e nipa mbesat Kokmadho-iste-Freshiste.

    Mbetet te shikohet se ku do votojne ata 50-55.
    Ne se keta te fundit votojne fredin athere fiton Fredi por ti duhet ta dish se opozita ka disa kandidate. Partia e Pollos ka Fredin, Partia e Berishes ka Avni Hoxhen e Partia e Zogut ka Gjergjin.
    Pra i bie qe Lefteri me siguri matematike te marri 45 vota...Fredi 20, Avniu 20 e Gjergji Thanasi 15 vota..
    Pra djalosh sic e shikon Lefteri fiton sepse mori 45 ..pra me shume se sejcili nga opozitaret.. pra Banda Lefter Koka e kunati tije Agron Duka te zoterojne perseri pushtetin lokal, Ministrite, Ushqimin e Popullit e gjithcka.

    Une do desha qe Fredi sa me shpejt te bej nje akt burrerie qe tu deklaroje Durrsakve ( atyre qe nuk votojne Lefterin) qe te gjithe te bashkohen tek nji kandidate e qe nga kjo te mund te mbledhin 40 - 50 ose 55 vota.

    Meqe Fredi e di se Partia e Berishes ka me shume autoritet se partia e Pollos ai vete te marre kte hap historik...pra ti thote Popullit qe mund te votoje per Fredin ..se ka nje rruge per te mundur Mafien e PORTIT DETAR, Mafien e Ushqimit, Mafien e Plazheve, Mafien e Karburanteve e kjo rruge eshte..Te gjithe ata qe nuk votojne per Nanon te votojne per Avni Hoxhen,,inxhinierin e ndershem..

    Ne se Fredi nuk e ben kete ai do quhet Paterice e Kokes..pra e Nanos.
    Ska rrug tjeter per Fredin... Votoni per Avniun..pik.

    Fred thuj... hiq dor nga roli i Shunt-uesit ..

  4. #4
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    E mer Brar, po Fredi nuk ka luajtur mendesh.
    Do dhe ai te kete maunet e veta, ktu qendron problemi.
    Te gjithe duan maune.
    Pa u gdhenur elektorati Braro, ket pune do kemi ne.
    S'ka Kadi, po ja le ne dore njeriut, njeriu eshte prej mishi e gjaku, dhe eshte i dobet.
    Prandaj duhet qe ata qe e zgjedhin ta mbajne pergjegjes per veprimet e veta.
    Shif ne Kaliforni, ku po ja japin shkelmin atij Gray Davis, se i genjeu gjate fushates.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Pse duhet duhet votuar per Fred Xhaferrin ne Durres.

    Ne krahasim me rivalet e tij Hoxha dhe Koka ka mjaft epersi:
    - Eshte nje politikan i formuar, pra i kalon kufijte e nje politikani lokal. Tashme ai eshte nje nder politikanet e spikaturit te politikes shqiptare, ai ka treguar qe eshte i ndershem, kembengules, transparent, bashkepunues etj etj.
    - Z.Xhaferri ka qene drejtues dhe deputet i Partise Demokratike prej disa vitesh, drejtues i deges se PD ne Durres, n/kryetar i grupit parlamentar, drejtues i hekurudhave shqiptare etj. Pra karriera e tije politike ka qene e larmishme dhe e sukseshme.
    Z.Xhaferri te vetmin "mekat" ka, se nuk ka qene dakort me politiken zyrtare te ndjekur nga lidershipi i PD z.Berisha, ka qene nder politikanet e pare te PD qe ka kritikuar ne struktura dhe ne shtyp bojkotin e PD, ka qene i pari qe ka kritikuar menyren e protestave te PD, te cilat goditen institucionet e shtetit, pra ka qene nje politikan qe nuk ka kerkuar te beje rolin e servilit per tu ngjitur ne kariere, por ka bere ate te reformatorit duke rrezikuar.

    Z.Xhaferri mbeshteti levizjen per reformim (PDR) per te sjelle ndryshime ne politiken shqiptare dhe jo per karriere. Ai studio ne SHBA, u kthye ne Shqiperi drejtoi fushaten ne Durres per zgjedhjet parlamentare duke radhitur degen e Durresit me te miren ne vend per (PDR) duke nxjerre dy deputet nga Durresi. Ai nuk pranoi te kandidoje per te vetmen arsye se nuk donte qe te merrte votat dhe te vazhdonte studimet ne SHBA, pra karriera per te nuk eshte primare, morali po.

    - Z.Xhaferri ka qene nje nder drejtuesit e PDR qe ka qene pro bashkepunimit me PD, bile ka shkruar disa shkrime per kete qellim. Forca regresive brenda PD bene te mundur anashkalimin e fenomenit Xhaferri si kandidature e komplet te djathtes ne qytetin e Durresit, ē'fare do te pasohej me nje te djathte te bashkuar ne te gjithe Shqiperine.

    - Per rivalet e tije (krushqit) nuk ka nevoje per asnje koment me teper veēse; Keta kane paguar per te marre leje ndertimi prane Bashkise se Durresit, ē'fare do te bejne keta dy krushq me bizneset e veta, ē'fare pasojash do te kete privilegji i tyre ndaj te tjerve. A'ka konflikt me te hapur interesash, se sa ti varesh ujkut melqine ne qafe! Perse keta miliardier kerkojne pushtet, pse keta abuzues kerkojne imunitet! Persa keta lene menjeane miliardat e tyre duke u marre me milionat e Bashkise!
    Ka mjaft argumente qe gara dhe vota do te anoje nga z.Xhaferri.
    Pershendetje
    -
    Dreret

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Zoti Ndoka, mund te ma shpjegosh pak se si ka mundesi qe kandidati socialist nuk po nderrmer sulme ne shtyp apo ne publik ndaj Xhaferrit por ndaj kandidatit demokrat?

    A nuk eshte afer mendjes, qe kandidati me i pergatitur qe gezon mbeshtetjen me te madhe sulmohet nga kandidatet e tjere?

    Xhaferri nuk ka asnje shans per te fituar ne Durres dhe une i uroj sinqerisht qe kandidati demokrat te fitoje atje, pasi nese demokratet humbin Durresin per faj te ndarjes se votave, Xhaferri i jep fund karrieres se tij politike ne Shqiperi.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Hallall nardi, suksese ferdinanndit, e kame ndjekur me vemendje fushaten e tij dhe perdorimi i fakteve per te diskretituar kandidatin e korruptuar te nanos eshte shume efikase dhe per mendimin tim po jep rezultat. Ne anen tjeter, ky eshte edhe nje sinjal emancipues per fshatresine politike shiptare qe ka ikur koha e lehjeve neper mitingje me simpatizante te paguar, dhe kushe shte i zoti, e ve kundershtarin me shpatulla per muri me fakte me kalem, e jo me premtime futuristike sitaku qe do na jap ujin 24 ore per njemuj.
    Suksese

    Kroksi

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Albo!

    Siq duket nuk keni patur mundesi ta ndjekni fushaten, z.Koka e ka sulmuar egersisht jo vetem z.Xhaferri por edhe stafin e tije.
    Vellai i Kokes ka kercenuar me arme aktivistet e PDR, te cilet ngjisnin posterat e Xhaferrit ne Durres dhe ky akt kercenues eshte denoncuar ne te gjitha institucionet.

    Z.Koka e ka sulmuar edhe me njerez te tjere (Bizhga, nje perfaqesues i nje sindikate anonime, shefi i stafit te Kokes) akuzat kane qene nga me te ndryshmet deri edhe ne personale!

    Eshte i vetmi kandidat ne Durres z.Xhaferri qe ka sulmuar me argumenta dhe fakte, korrupsionin dhe shkeljet e ligjit te kryera nga z.Koka. Dhe keta i ka bere publike ne te gjitha mediat, aq sa ju eshte dhene urdher qe sa te jete e mundur z.Xhaferri ti mbyllen mundesite mediatike!

    Do t'ju pyesja Ju z.Albo, pse nuk e ka sulmuar z.Hoxha asnjehere krushkun e tij ne fushate, madje as vete z.Berisha. Nuk eshte sulm kur lideri i opozites me te madhe i thote: Lefter Nano, perkundrazi z.Nano eshte bashkepunetor i z.Berisha!

    Nese PD e humb Bashkine e Durresit, per kete pergjegjesi ka vetem lidershipi i saj.
    Tashti lufta eshte e hapur z.Xhaferri lufton per te fituar, atij i intereson vetem PDR. Hapesirat per bashkepunim i mbylli vete z.Berisha i diktuar nga klane regresive dhe mafioze qe ai per fatin e keq ka rreth vehtes.
    Z.Hoxha ka paguar, madje shume qe te jete kandidat ne Bashkine e Durresit. Per kete "gjest" ka patur shume sulme asnjehere nuk eshte pergjigjur, ata qe qendrojne mbas tij hane vetem dollare, nuk ju intereson ne fiton apo humbet z.Hoxha!

    Kaq!
    Dreret

  9. #9
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Duke lexuar ate cfare te gjithe anetaret kane shkruajtur ketu, dhe opinionin e qarte per zotin Ferdinand Xhaferi, nuk mund te rri pa pergezuar edhe une kete reformator qe ashtu sic thote Nardi, ka kontribuar shume si nje partine demokratike ashtu sikurse karriera e tij politike ka qene e larmishme.
    Por nuk mund te qendroj pesimist duke lavderuar njeren ane te medaljes sepse ne mos gaboj vete kryetari i PD(r) zoti Pollo, eshte i perfolur shume ne qarqet mediatike dhe kur mendoj se ky njeri(zoti Pollo) perfaqeson interesat e nje partie demokratike te re ose te reformuar, perseri diagrama, eshte e paqarte.
    Xhaferri ishte ne partine demokratike dhe si pasoje e autokracise qe dominonte ne ate parti u largua, tashme ka kaluar te nje parti tjeter dhe fjala e urte se "aty ku ka tym ka dhe zjarr" e ben zotin Xhaferri te deshtuar si perfaqesues te PD(r) ne Durres.
    Te tilla probleme zoti Xhaferri do hase edhe ne kete parti, heret a vone kjo do ndodhe, arsyeja se ne Shqiperi nuk mund te gjesh nje parti te paperlyer, pa moral, pa etike, pa skandale dhe pa dosje.
    Megjithate zoti Xhaferri duhet te qendroje ne kandidim i vetem , pa aleanca, te perfaqesoje vlerat verteta dhe qellimet e verteta te partise qe perfaqeson dhe per rrjedhim duhet te kete parasysh te kaluaren e "pafat" ne vitet e para te pluralizmit shqipetar.
    Nuk arrij te kuptoj mentalitetin e sotshem bizantin shqipetar, ku "pa u perlyer nuk ke aftesi per karriere "
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nardi e di mire se ne elektoratin qe voton vazhdimisht PS-ne Pollua nuk pretendon te marre vota.
    Jo me kot Pollo e gjen te udhes qe te luftoje qe sigla e tije te ngjaje me te PD se Berishes.
    Ne se Pd e Berishes eshte e keqe sic pretendon Nardushi e Pollushi athere normalisht duhej larguar sa me larg ngjashmerise se sigles se PD-se sepse do ish humbje votash.
    Mirpo te gjithe e dime se Pollo krejt luften e ka bere te mbaje siglen qe ngjan me siglen e PD-se.
    Kjo ose se Pollo ka detyre nga "lart" qete luftoje per marrje votash tek "Magazinat" e Berishes ose se Pollo nuk eshte i sinqerte kur thote se iku nga PD se Pd kish autoritarizem, munges lirie etj.
    Nga nje Parti e keqe largohen njerzit dhe sja duan as siglen as votuesin.

    Fred Xhaferi ishte drejtor i PD per durresin derisa sa PD ishte ne Pushtet e po keshtu POllo, Tritani e compani ishin lidera ne shkall republike te PD-se.
    Nuk dime te kene luftuar keta kunder "Veseve" te PD dhe Berishes per sa kohe PD ishte ne Pushtet.
    Valle "veset" e keqija te PD u cfaqen vetem mbas renies nga Pushteti e kta e pan te arsyeshme te ikin?
    Dihet se nje Parti ne Pushtet manifeston me shume te meta se sa kur eshte ne opozite ose ne ujra te qeta.
    Pse...sepse kur je ne Pushtet ekziston mundesia e "tundimit" te shpirtit nga Paraja, nga privilegjet e Femrat e bukura.

    Pra me shume pdr e POLLOS i ngjan nje grupazhi te mencurish qe nuk e hane at kokerr ulliri te jetojne ne nje Parti qe ka humbur pushtet por te gjejne mundesi fitimesh ne sherbim te Padronve ne Pushtet.
    Cfar i duhet Nanos nga Pollo?
    Vullnet i Pollos per Aleance ne qeverisje?
    Jo..ashtu ska nevoj Nano sepse radha e sejmenve qe duan bashkqeverisje me Nanon eshte shume e gjate..
    Mjafton te kujtojme se Nano e ka krijuar "qeverisjen me baz te gjere" me kohe..dhe ska nevoj per Tritan Pollon.
    I mjaftojne Neritan kuislinget e Xhuvel bubuzhelat e tjere.
    Bile as gjinushin nuk e mori Nano pran por i futi nje shkelm mullaqeve dhe e nxorri si qen ne rruge.
    Pra Nano do nje sherbim te vogel nga Grupi Tritan Pollo.
    Nanos i duhet qe tritan Pollua te vazhdoje te figuroje si opozite dhe ne votime ti cpoj thesin Berishes e sa te bjere te bjere miell..qare eshte per Nanon..
    Nano dhe Pollo e din mire se Pollo nuk fiton askund..Perjashto Vaun e Dejes qe ka votuar Nard Ndoken si PD.ist.i cili me von e drodhi..

    Nardi thote se Avniu eshte krushk i Lefterit e ktu ja fut kot.

    Krushqia e Lefterit me Avniun eshte thjesht nje rrene.
    Krushqi mes leng sterlangu eshte gjith Shqiperia dhe tek Avniu dhe Lefteri kjo Krushqi ska asnji rendesi.
    Krushqi e vertete eshte mes Lefterit dhe Agron Dukes sepse jane Kuneter.. gjithashtu jane te dy miq te Nanos..jane te dy PS.iste.. te dy kontrabandiste gjigande.. jan te dy Miliardere e te dy kane ne dore Buken e 3 milion shqiptareve, ujin, Sheqerin, Orizin e gjithcka.
    Pra etiketimi qe Berisha u ka bere POlloistave se jane Paterica te PS-se eshte i vertete.

    Nard..ti dhe Partia juaj ankoheshit se "Dy Superfuqite e Politikes"..pra PS dhe PD nuk ju fusnin neper Komisione parlamentare qe dhe ju te jepni kontri.m.ut ne luften kunder Korrupsionit etj.
    Te erdhi rasti te jesh antar Komisioni tek Ngjela per kontroll ne Bashkine.+bunker te Ed Rames.
    Vajte..pe..mbylle syte..bere xhiro deri ne Tajvan dhe ne fund firmose abstenimin..
    Pra Pateric je..

    Megjithate meriton respekt se je i vetmi deputet qe vjen ne Albasoul e komunikon me miletin..

    Nard !

    Thuaj Fredit..qe ne se ka burreri te bej nje pune ne kto 4 dit qe i kan ngelur..

    Tu bej thirrje demokrateve ...SE SOCIALISTET SJAPIN AS NJE CEREK VOTE TEK FREDI..qe meqense ata e kan dashur dikur Fredin qe te Votojne per Avniun te gjithe se bashku e nga kjo Fredi do kete fitim 100 here me shume se sa ndoj shuk paresh qe do ndaje ne 13 tetor Lefter Nano Ruci.
    Pse?
    Sepse Fredi ashtu do fitoje nderin qe po e humb ne rol Paterice.. e ky nder vlen me shume se Thaset me pare qe ndan Legter Duk Nano.

    Nard!

    Votimi ne 12 Tetor eshte votim ku do nderohet Pader Meshkalla e Fishta ose do nderohet Zan Caushi e Gjinushi..
    Do nderohet Noli e Mithad Frasheri ose Orik Shyti e gardianet e Spacit e Burrelit.
    Do nderohet Azemi ose Jaho Salihi..

    Nard emri mire vlen me shume se kredite qe po ti toleron Nano ne afatin e pageses..

    Tjeter..

    Ne kte Votim..thuj Tritanit votohet dinjiteti i poshteruar i Shtetit qe ja futen Prasin ne mullaqe ose votohet "pras venesi" ne mullaqe te Shtetit..
    Kuptohet se ne kte rast Mullaqet e Tritanit nuk jane thjesht tulet e Tritanit por ftyra e nderi i Shtetit Shqiptar.

    Ne se ka arsye pse e duam apo nuk e duam PS ose Pd eshte revolucioni i 97.tes.
    Ka njerez ne Shqiperi qe kur ndodhi pras+futja mbi Tritanin u ndjene te fyer sepse kete xhest e moren se ju fut prasi mijra njerzve te ndershem qe votuan ne 91+92 PD.ne dhe ju fut prasi mijra te burgosurve politik ne Spac Burrel e Maliq e ju fut prasi aspirates per demokraci e dinjitet..

    E ka njerez qe u knaqen me pras futjen..sepse ajo ish pras futje socialiste..e ne se duhej dikush ne Bote te mbetej konseguent ne te qenit opozit e i papajtueshem me prasfutjen ai duhej te ishte i zoti i mullaqeve..pra vet Tritani dhe Shoket e tij ..POllo me bagetine..

    Mirpo cfar nuk shikon njeriu ne kte Bote..
    Sherbetorlleku i PDR ndaj Prasfutesve te Gramoz Ruc Malo Finove e Taulant dedve e Gjinushve eshte kulmi i peshtirosjes njerzore..



    Nuk besoj se deri ktu te jeni shitur e te jeni mbaruar si njerez..
    Me skam cte them..

    Beni cdoni..

    Nese nuk ndryshoni..jazek vota e demokrateve..qe ju nxorri ne Parlament..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 08-10-2003 mė 08:35

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  3. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. PS zgjedh njė biznesmen pėr garėn pėr bashkinė e Durrėsit
    Nga Orku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 10:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •