H. ADEMI (A,S)- Ali Korça
Zoti Ademin nga dheu,
pa mëmë pa at'e kreu,
Zoti vet e ka gatuar,
Atin e nderçim ndër duar.
I dha frymë dhe e ngjalli,
shumë të mira i fali,
i fali të madhe dritë,
i dha tërë dituritë.
Engjëjt krejt nga qielli rrodhën
anës Ademit u mblodhën.
Kur e panë fort të ditur,
kanë mbetur të habitur,
fort i ditshmi u rrëfye,
me të s'qitej dot në krye,
merrej vesh dhe prej fytyrës,
q'ish m'i madh'i kreatyrës.
Tërë në sexhde i ranë,
veç dreqi u hoq më nj'anë
i u shti hallka e mallkimit
ati shejtani-rraxhimit.
Dha urdhër engjëjt e zunë,
Ademin në kopësht e vunë
edhe të shoqen Havanë
Ademit ia vunë pranë.
Shumic'e ehli-sunnetit
shënojnë pun'e Xhenetit,
ish një kopësht a një drurishtë
veshur me pemë lulishtë,
le të jetë si të jetë,
kush ish e di Zoti vetë.
I u dha Zoti urdhëratë:
"hani pini dit'e natë,
kur e ku qysh të doni,
hani me gaz mbretëroni.
Vetëm nga ky dru mos hani,
këtë fjalë të ma mbani".
اcfarë lloj peme ka qënë,
Kurani s'na e ka thënë.
Djalli nga nakari dolli,
me një butësi i u foli;
"më vjen keq se nuk e dini,
kështu nga herë nuk jini,
do të vdisni do të shkoni,
këtë gjë do ta kërkoni.
Në doni gjithnjë të rroni,
me gëzim të mbretëroni,
nga ky dru po hëngrët kokrra
s'ju ka për të blojtur mokra,
domethënë s'vdisni kurrë,
do të rroni grua, burrë".
I gënjeu me be me fjalë,
se qe thënë për të dalë,
prej kopshtit i kanë qitur,
shumë larg i kanë zbritur.
Parajs Ademi i gjorë,
s'pati vehten në dorë,
nga ashku i Perëndisë,
ra në det të bukurisë,
er'e ashkut e kish dehur,
zemrën e tij e kish nxehur,
aq sa vehten nuk dinte,
kush ishte e ku po rrinte.
Kurse Havvaja e shkretë
i a dha me dorën e vetë
atë pemën e ndaluar,
kur ishte i turbëlluar.
Pemën mirë pa e përçapur,
që të dy i kanë kapur,
shumë vjet mbetën të ndarë,
nat'e ditë duk'e qarë.
Shumë vojtnë, shumë hoqnë,
në Mekke mezi u poqnë.
Si i u fali Zoti fajin,
e prenë kujën e vajin.
Tha Zoti ngrehne Kabenë
që të falen sa të jenë.
Atit Adem dhjetë fletë,
i zbriti Zot'i vërtetë.
Shumë sende i tregonin,
nga të ligat e mërgonin,
qenë shkruar dituritë,
për t'i dhënë njeriut dritë.
Atyre bij edhe bija,
i u dha shumë Perëndija.
Marre nga libri i Hafiz Ali Korçës, Historia e Shenjtë
Krijoni Kontakt