Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    H. ADEMI (A,S)- Ali Korça

    Zoti Ademin nga dheu,
    pa mëmë pa at'e kreu,
    Zoti vet e ka gatuar,
    Atin e nderçim ndër duar.
    I dha frymë dhe e ngjalli,
    shumë të mira i fali,
    i fali të madhe dritë,
    i dha tërë dituritë.
    Engjëjt krejt nga qielli rrodhën
    anës Ademit u mblodhën.
    Kur e panë fort të ditur,
    kanë mbetur të habitur,
    fort i ditshmi u rrëfye,
    me të s'qitej dot në krye,
    merrej vesh dhe prej fytyrës,
    q'ish m'i madh'i kreatyrës.
    Tërë në sexhde i ranë,
    veç dreqi u hoq më nj'anë
    i u shti hallka e mallkimit
    ati shejtani-rraxhimit.
    Dha urdhër engjëjt e zunë,
    Ademin në kopësht e vunë
    edhe të shoqen Havanë
    Ademit ia vunë pranë.
    Shumic'e ehli-sunnetit
    shënojnë pun'e Xhenetit,
    ish një kopësht a një drurishtë
    veshur me pemë lulishtë,
    le të jetë si të jetë,
    kush ish e di Zoti vetë.
    I u dha Zoti urdhëratë:
    "hani pini dit'e natë,
    kur e ku qysh të doni,
    hani me gaz mbretëroni.
    Vetëm nga ky dru mos hani,
    këtë fjalë të ma mbani".
    اcfarë lloj peme ka qënë,
    Kurani s'na e ka thënë.
    Djalli nga nakari dolli,
    me një butësi i u foli;
    "më vjen keq se nuk e dini,
    kështu nga herë nuk jini,
    do të vdisni do të shkoni,
    këtë gjë do ta kërkoni.
    Në doni gjithnjë të rroni,
    me gëzim të mbretëroni,
    nga ky dru po hëngrët kokrra
    s'ju ka për të blojtur mokra,
    domethënë s'vdisni kurrë,
    do të rroni grua, burrë".
    I gënjeu me be me fjalë,
    se qe thënë për të dalë,
    prej kopshtit i kanë qitur,
    shumë larg i kanë zbritur.
    Parajs Ademi i gjorë,
    s'pati vehten në dorë,
    nga ashku i Perëndisë,
    ra në det të bukurisë,
    er'e ashkut e kish dehur,
    zemrën e tij e kish nxehur,
    aq sa vehten nuk dinte,
    kush ishte e ku po rrinte.
    Kurse Havvaja e shkretë
    i a dha me dorën e vetë
    atë pemën e ndaluar,
    kur ishte i turbëlluar.
    Pemën mirë pa e përçapur,
    që të dy i kanë kapur,
    shumë vjet mbetën të ndarë,
    nat'e ditë duk'e qarë.
    Shumë vojtnë, shumë hoqnë,
    në Mekke mezi u poqnë.
    Si i u fali Zoti fajin,
    e prenë kujën e vajin.
    Tha Zoti ngrehne Kabenë
    që të falen sa të jenë.
    Atit Adem dhjetë fletë,
    i zbriti Zot'i vërtetë.
    Shumë sende i tregonin,
    nga të ligat e mërgonin,
    qenë shkruar dituritë,
    për t'i dhënë njeriut dritë.
    Atyre bij edhe bija,
    i u dha shumë Perëndija.


    Marre nga libri i Hafiz Ali Korçës, Historia e Shenjtë
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #22
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Martesat e para

    Këtë gjygj vu Perëndija
    për t'u shtuar njerëzija.
    Një çun i barkut të parë,
    motrën e tij mos e marrë,
    ishte harram t'ia rrëmbejë,
    po me tjetrin ta këmbejë.
    Motra që kishte Kabili,
    lipsej ta merrte Habili.
    Por Kabili zemër-ndyri,
    n'gjyq të Zotit nuk hyri:
    "si e dhënkam motrën time?
    q'e kam të bukur e trime!
    S'është punë o im atë,
    t'i bënj vet'hes këtë datë!
    Mir e ka dhe le ta mbajë,
    s'është gogol e ta hajë"
    Tha: "O bij! S'ju gënjej unë,
    nga Zoti është kjo punë,
    bëjini Zotit kurbanë,
    t'i shihni punrat si janë"
    Habili shkoj një dhi zgjodhi,
    Kabili ca kallinj mblodhi,
    të dy përdhe i lëshuan,
    edhe fjalët i pushuan.
    Javo se një zjarr i u zbriti,
    njëherësh dhinë e gëlltiti.
    E vërteta në shesh dolli,
    Habili asgjë nuk foli,
    u helmua fort Kabili,
    djallëzirat zu i tilli,
    mendohej vendoste planë,
    si t'a vrasë të vëllanë.
    Djalli si njeri i dolli,
    dhe një zog në dor'e solli,
    me dy gur e shtypi dreqi,
    kësi lloj punën e ndreqi.
    Nxu Kabili kryelarti,
    erdhi u ndez si lugati.
    Djallëzitë më s'e lanë,
    por shkoj shtypi të vëllanë,
    si e vrau në thes e shtiri
    dhe vërtitej si i piri.
    Thuhej disa dit e mbajti,
    më s'la vise që nuk vajti.
    Me me mendt e tij fare s'mundi,
    që ta m'blonte gjëkundi.
    Zoti vrasësit të ndyrë,
    i ka shfaqur një pasqyrë,
    i çoj përpara dy gala,
    për të mbyllur kjo andrralla.
    Bot e bot duk'e përpjekur,
    ra njëra përdhe e vdekur,
    tjetra me thonj dhe ç'kërmiti,
    mbuloj shoqen q'e dremiti.
    Kabili i zi nga kjo punë,
    u tmerrua rrahu gjunë,
    "bobo tha më plastë hunda,
    sa kjo sorra qysh nuk munda,
    ta mbuloja të mos njihej,
    se ku është të mos dihej"
    Gjë s'fitoj kot u mundua,
    më tepër u pendua.
    Vrasja nga Kabili erdhi,
    gjak më parë ky dreq derdhi.
    La zakon të lig në jetë,
    gjithmon mallkim të ketë!
    Lum kush punon me mëshirë,
    edhe la zakon të mirë.
    Nuk i vdes as emri kurrë,
    e lëvdon grua e burrë,
    e kujtojnë dhe Mervanë,
    po jo si Nushirevanë.
    Po kujtohet Jezid qeni
    po jo si imam Hyseni.
    Thonë: gjer më dyzet-mijë
    arriu Ademi fëmijë.
    Me qindra vjet ka jetuar,
    më së fundi ka shpëtuar.
    Historia s'e ka ndarë,
    ku e ka Ademi varrë.
    Vallë në Mekke e vunë,
    apo serendip e shpunë,
    nuk e ndan dot historia,
    si është e di Perëndija.
    Havvaja shum më s'hoqi,
    pas pak dit shkoj nde i shoqi.
    Në Xhidde është mbuluar,
    fjala s'është e turbulluar.
    Paçin nga Zoti i vërtetë,
    që të dy ndjesë përjetë.

    Marre nga libri i Hafiz Ali Korçës, Historia e Shenjtë.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #23
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    H. IBRAHIMI (A.S)- Pjesa e I - Ali Korça

    Njëmijë e ca u bënë,
    pas rrebeshit kanë thënë,
    mbret'i Babilit Nemrudi,
    Perëndi thosh jam makuti.
    Pa një ëndërr të mërzitur,
    mblodhi tërë njerëzit e ditur.
    E ke pisk o mbret i tharë,
    se ëndrrat të mbrothçme s'janë,
    prej dorës do të dalë ,
    mbretërija nga një djalë.
    Në bark sivjet do bjerë,
    po mblidh mënd o i mjerë.
    I dha rredhit urdhëratë,
    të ndahen burrat nga gratë,
    atë mot sa djem u lintnë,
    në pallat të mbret u qitnë.
    Blegërini of si shqerrat,
    kur theren foshnjat të mjerat.
    Atë mot Zot'i vërtetë,
    Ibrahimin çoj në jetë.
    I u vajti kot mundimi,
    s'ndjen q'u lind Ibrahimi,
    e pat kujdes Perëndija,
    u rrit ardh në mend't e tija.
    Kur u qit jashtë i ati,
    ishte bërë burrë gati.
    ha kur pa një yll të ndritur
    ky Zot mos na ka javitu,
    kur e pa që fshehu synë,
    s'të njoh dot tha për Zot tynë!
    Kur pa hënën ndrit më mirë,
    vetëtin ndër hapësirë,
    më duket ky do të jetë,
    Zoti që më kreu në jetë.
    Kur u fsheh nga sytë e tija,
    as ti s'je tha Perëndija.
    Pa diellin më të gdhirë,
    nga të tërë ndrit më mirë,
    ky po llapc më tepër thotë,
    do të jetë Zot në botë.
    Por kur pa q'u perëndua,
    nga këto tha, asnjë s'dua!
    Syt'e mi tani më mbenë,
    mbi Zotin që kreu ç'nuk qenë.
    Tmerroju ashik e mjerë,
    shih Ibrahim pejgamberë,
    vërë vesh qysh janë fjalë,
    njëherësh nuk kapen shkallët
    Tërë kështu kanë vojtur,
    Perëndinë për të njohjtur.
    Shkallë, shkallë gjer të ngjitesh
    je foshnje prit gjer të rritesh.
    S'është aq kollaj siç thonë,
    me këta sy të shoç Zonë,
    po të thonë e kemi parë,
    ta dish janë gënjeshtarë.
    Mbaje mend të të them unë,
    do shërbim të madh kjo punë.
    Si prej gjëmbit trëndafijli
    ashtu doli dhe Halili,
    i ati i tij Azeri
    kalitte pute i mjeri.
    Përher i biri i thotë,
    ç'i u falesh statuve kotë.
    Ay dhe kombi i thonë:
    "i gjetëm nga prindërit tonë".
    Bashkë me prindërit jini,
    ndër errësirët e s'dini.
    Të drejtën ti na e sole?
    Apo për të tallur dolle?
    Tha: "Zot kemi Perëndinë,
    na krijoj në gjithësinë.
    Ai ju krijoi dhe juve,
    të ju them përpara syve,
    për Zotin po ju betohem,
    ju them sheshit ç'po mentohem.
    Pa kthyer krahët mirë,
    statytë i kam për të grirë"
    në bajramishtë kur vanë,
    falishten vetëm e lanë.
    Halili si ish i nxehtë,
    rroku sëpatën e mprehtë.
    Veç të madhit të gjith i their,
    edhe i plasi përdheri.
    Sëpatën i a vuri plakut,
    edhe dolli jashtë pragut.
    Kur i panë perënditë,
    therur e grirë si dhitë,
    qanë, thirrën, lebetitën,
    çorrën faqet e bërtitën.
    Kush në i griu perënditë,
    nuk paska në shpirtit dritë.
    Bubu mos qoftë e thënë,
    sa zemër-zi paska qënë.
    Thanë; Ibrahimi i theri,
    dhe i përplasi pas dheri.
    Ja moj kuje, ç'na gjeti?
    Vajti fjala gjer ne mbreti.
    E përlanë q'atë ditë,
    ti i grive perënditë?
    Tha: "pyetni më të madhë,
    t'ia u thotë me rradhë".
    Nga fytyra for u vrejtnë,
    njëri-tjatrin e vërejtnë.
    Njëri-tjatrit duk'e thënë,
    kjo pyetje duhesh lënë.
    E drejta në turpëruat,
    karshi këtij na marruat.
    Unjën kryet dhe i thanë,
    o çun, putet gojë s'kanë.
    I u tha: "s'kini turp kur flisni,
    puteve qysh i u taptisni?
    Këtyre që janë gurë,
    s'bëjnë as keq, as mirë kurrë.
    Uh sa qënkeni kokë-thatë,
    putet kaptë, Zon e latë!".
    Me fjalë s'kryen dotë punë,
    Halilit në llë¹ ia vunë.
    Në zjarrt thanë, e përvëloni,
    në dhet të gjallë e mbuloni.
    Mos rrini njerëz të mpitë,
    gëzojini perënditë.
    Fjala kështu kapi fundin,
    nemrudanët sa të mundin,
    tëp resin dru disa javë,
    t'i bien t'i bëjnë stavë.
    Dyzet ditë si ndezën zjarrë,
    e kan Ibrahimin marrë,
    mbi manxhinekun prej druri
    shpirt keq Nemrud e vuri.
    Ia dhanë volit dhe e drodhën,
    që për së largu e hodhën.
    Prej manxhinekut të shkretë,
    kur fluturonte përpjetë,
    Xhibrili nga qielli zbriti,
    pa rënë përdhe e priti.
    ا'dëshëron Halil thuajmë
    a do këtu të të mbajmë?
    Në thënç prej teje gjë s'dua,
    se prej Zotit s'më di mua.
    Zoti Halil¹ i ka thënë,
    se kaq besnik ka qënë
    Këmb'e tij në zjarr pa shkelur,
    ju bë një parajs i çelur
    As gjëkundi s'u cënua,
    as gjëkundi s'u lëndua.
    Ka burra edhe sot futen
    brenda në zjarr dhe nuk tuten.
    Edhe sot ai dru shihet,
    ndë Urfë dhe vëndi njihet.
    Nga mushicat gjet belanë,
    prej syresh një frymë s'lanë.
    Tridhjet-vjetë është marrë,
    në Babil me mbren e marrë.
    Si u shuan Nemrudanët,
    Ibrahimi, Muslimanët,
    nga Shami në Falestinë,
    u vendosën që të rrinë.




    Marrë nga libri i Ali Korçës, Historia e Shenjtë.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #24
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    H. IBRAHIMI (A.S)- Pjesa e II - Ali Korēa

    (Udhėtimi i Ibrahimit pėr nė Egjypt. )

    Mori Sarėn edhe Lutnė,
    ardhnė nė Misir u futnė.
    Sarėn jevgėt kur e panė,
    Firaunit vanė i thanė:
    "ka ardhur njė zonj'e bukur,
    qė gjėkundi s'ėshtė dukur"
    ē'bėtė tha qė mė rrėfyet,
    ah mė piktė mė mbėrthyet.
    Tė m'i sillni shpejt taninė,
    t'i pyes, ē'janė, nga vijnė.
    Halilin e gjetnė e shpunė,
    e poqnė me Firaunė.
    "nga jinni ē'bėni, ē'kėrkoni,
    zonjėn ē'e bėtė mė thoni?"
    "nga Kanani jemi ngritur,
    fort tė varfėr tė kapitur,
    tė madh zi ka nė vėnd tonė,
    qė s'ka ngjarė kėshtu thonė.
    Motra nipi edhe unė,
    ardhmė pėr drithnė kėtunė".
    Tė ma sellē tha se e dua,
    tė tė motėr ta marr grua.
    Vėrtet motėr nuk e kishte,
    vetėm se nė njė fe ishte.
    Deshi ta fshihte nga frika,
    qė tė shpėtonte nga thika.
    ا'tė bėnte vajti e solli,
    edhe vet u ngrit e dolli.
    Zonjės duart me tė nderė,
    i u thanė sa kaq herė.
    U tremb, i u lut: "o moj Sare!
    po mė shrove s'tė ngas fare"
    "Shroje Zot tha Firaunė,
    n'u largoftė nga kjo punė!"
    Si u shrua nga gėzimi,
    e dėrgoj nde Ibrahimi.
    Pėr shėrbim i dha Haxhirė,
    ta ketė si Xhavahirė.
    Tha: "qė nesėr tė ngarkoni,
    tė mos qielli po tė shkoni".
    U ngritnė tė katėr vanė,
    nė pak ditė zun Qen-anė.
    Sareja si s'pat fėmijė,
    as shpresė sojėsh tė vijė,
    i tha tė shoqit: "ta dhashė,
    ta keshė grua kėtė vashė".
    Lindi Ismaili i mirė,
    si hėna nė hapsirė.
    E bėri synet i ati,
    trembėdhjet vjeē kur pati.
    Sareja si s'lindi vetė,
    mė tė zu nakar tė ketė.
    I tha tė shoqit qė t'i shpjerė,
    prej Qenanit larg t'i lerė.
    Haxhirė me gjith birė,
    i shpu ndė njė shkretėtirė:
    "pse mė le o burrė shkretė,
    qysh ta shkoj tė zezėn jetė?"
    "mbrojtės tha ke Perėndinė,
    ai s'tė lė tė heqsh tinė".
    Sareja fare s'e linte,
    tė rrinte atje tė flinte,
    sa i shihte se qysh janė,
    dhe prapė zinte Qenanė.

    Marrė nga libri i Ali Korēės Historia e Shenjtė
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #25
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Hafiz Ali Korca

    Mos mė thoni....


    Mos mė thoni se vdiq,
    Mos mė thoni se nuk ėshtė mė,
    I miri e i bukuri i nėnės,
    Ėshtė nė zemėr tashmė.
    Mos mė thoni, ku e qėlluan plumbat
    Nėna e di, nė kraharor
    Ēelėn bozhuret e gjakut,
    si lulėkuqet nė dėborė.
    Mos mė thoni se s'vjen mė,
    Do e pres te pragu i derės,
    E ai do t“vij si gjithnjė,
    Sikur flladi i pranverės.

    Do t“vij si agimi ditės,
    Zemra e nėnės do t“vij,
    I ndritshėm si rrezja e diellit,
    Magjeps si hyjni.
    Mos mė thoni se jam e vetme,
    Se kam mbetur fillikat,
    Ai do tė vij me shokė netėve,
    Pushkėn do e var mbi shtrat
    Mos mė thoni se vdiq im bir,
    Ai ka rėn, por nuk ka vdekur
    Nė udhėn e lirisė pėr ku ishte nisur,
    Duhej derdh gjak pėr tė arritur
    Secili prej tyre kishte mall pėr atėdhe,
    Por mbi tė gjitha njė dėshirė
    Ta zhdukin errėsirėn e rėndė,
    Qė Kosova t“jetojė e pamvarur dhe e lirė
    Mos mė thoni, asgjė mos mė thoni,
    Ai do tė vij rishtas si agu i ditės,
    Fshijeni lotin dhe shikoni, lartė
    Ai ėshtė mbi bjeshkėt e Drenicės.

    Marre nga revista "Zani i Naltė"
    organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar,
    Tiranė nr. 11. Gusht 1924
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #26
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Nė zemėr tė Tiranės (pėr disa kohė)
    Postime
    256

    Libri "Shtatė ėndrrat e Shqipėrisė" nga Hafiz Ali Korēa

    Shqipėria nė shtatė ėndrrat e Ali Korēės


    Alma Mile
    05-01-2007



    Pas 62 vjetėsh ribotohen "Shtatė ėndrat e Shqipėrisė" e patriotit Hafiz Ali Korēa. Aty Korēa paralajmėron politikanėt e viteve '20-'30 pėr pasojat qė do t'i vinin vendit nga vendimet e tyre

    Si njeri i kėnduar, ish-anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Sherihatit dhe drejtues i institucioneve arsimore, nuk e kishte problem tė qėndiste njė deklaratė ku tė shtronte gjerė e gjatė problemet qė e shqetėsonin atė dhe gjithė shqiptarėt. Zgjodhi njė tjetėr rrugė, atė tė shėmbėlltyrave. Janė 7 ėndrra dhe 7 shpjegime qė Hafiz Ali Korēa iu drejton politikanėve shqiptarė gjatė viteve '20, qė nuk po ndėrgjegjėsoheshin pėr rrezikun qė i kanosej Shqipėrisė nga pushtuesit dhe copėtimi. "Si njė atdhetar idealist pėr t'ua sjellė ndėrmend asamblistėve se rruga qė kanė kapur nuk po i shpie nė Kabe (Qabe) por nė shkretėtirė, shkruajta kėto Shtatė Ėndrrat dhe pasi i shtypa vetėm njėqind copė ua dhashė nga njė duke iu thėnė: Sot fati i Shqipėrisė ėshtė nė duart tuaja. Nė qoftė se shtetit do t'i hidhni njė themel tė mirė duke zgjedhur burra tė mirė e tė drejtė, nėse do tė ēelni njė Bankė Kombėtare me tė hollat e kapitalistėve shqiptarė dhe nėse fėmijėt do t'i rritni me ndjenja kombėtare e fetare, atėherė do tė jeni tė lumtur e tė lavdėruar, pėrndryshe pas 15 ose 20 vitesh, kur tė realizohen kėto shtatė ėndrrat e tmerrshme do tė bėheni pishman por nuk do t'ju bėjė dobi". Kėto ėndrra nė formė poezish Korēa i shkroi nė vitin 1923 nė prag tė Kongresit tė Lushnjes dhe i ribotoi sėrish nė qershor tė vitit 1944, nė prag tė ēlirimit nga nazifashizmi dhe nė vigjilje tė njė tjetėr periudhe tė errėt. Nė fund tė vitit 2006 kėto poezi apokaliptike vijnė pėr lexuesin shqiptar nė ribotimin e tyre tė tretė nga orientalisti Ermal Bega nėn titullin "Shtatė ėndrrat e Shqipėrisė". Libri prej pak mė shumė se 100 faqesh sjell edhe njėherė poezitė dhe disa kujtime tė Hafiz Ali Korēės. Ato mė interesantet duket tė jenė ėndrrat me tė cilat pėrēon edhe mesazhe. Njė kuēedėr i shfaqet nė ėndrrėn e parė. Njė krijesė e tmerrshme qė kėrkon tė djegė ēdo gjė me zjarr e flakė. Nė ėndrrėn e dytė, nga njė kasafortė e madhe del njė nepėrkė e tmerrshme qė duket se do pėrpijė gjithė vendin. Njė ari me njė gojė tė stėrmadhe i shfaqet nė ėndrrėn e tretė. Ndėrsa nė tė katėrtėn disa krijesa tė tjera tė frikshme qė shkaktojnė rrėmujė e panik. Nė ėndrrėn e pestė i shfaqet njė perri, e veshur me rroba tė rėnda, por qė e copėtojnė me thika, duke i marrė shpirtin. Ėndrra e gjashtė e hedh nė njė pallat madhėshtor, ku njerėz tė pushtetshėm kanė vendosur tė lėnė mėnjanė grindjet e tė thėrresin njerėz nga jashtė pėr tė drejtuar vendin. Nė tė shtatėn ndodhet nė njė tjetėr pallat ku tė pushtetshmit hanė kryet me njėri-tjetrin pėr metodėn qė do pėrdorin nė drejtimin e vendit. Disa thonė tė ndiqet metoda angleze, njė tjetėr italiane, ruse, greke… Pasi ofron kėto shėmbėlltyra, pėr t'i shpjeguar ato, Hafiz Aliu krijon njė tjetėr personazh, Hamzadenė, njė grua plakė tė menēur qė lexon ėndrrat e burrit. Kuēedra nė ėndrrėn e parė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse kreu i vendit qė rrezikon tė kthehet nė njė diktator. "Kryeplaku si kuēedra njė nga njė i ha tė ditēmit/ I vret i ther, i mbyt tė tėrė nuk do t'i shohė tė ndritēmit". Nepėrka pėrfaqėson bankat e huaja qė po pėrpijnė kapitalin shqiptar. "Sa pėr ari gojėmadhin ėshtė mbreti qė do sillni/ nė paēi shumė tė holla flakini nė zallt i mbillni". Kėshtu e shpjegon ėndrrėn e tretė Hamzadeja. Nė tė katėrtėn krijesat janė drejtuesit e vendit qė nuk mendojnė gjė tjetėr veēse tė pasurohen. "Dhe bukuroshe perija ėshtė vetė Shqipėrija/ Pjesė pjesė bijtė e ndanė, mos e ndaftė perėndia". Nė tė gjashtėn edhe pse duket se shqiptarėt po lėnė mėnjanė grindjet, po i sjellin njė tjetėr tragjedi vendit, atė tė drejtimit nga njė i huaj, siē ndodhi nė rastin e Princ Vidit. Edhe nė tė shtatėn janė krerėt shqiptarė qė nuk gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt pėr qeverisjen e vendit. Pasi ka pėrfunduar shpjegimin e ėndrrave, pėrmes njė tjetėr poezie, Korēa bėn thirrje pėr bashkim "Bij mos grindi, mos pėrēahi shėndoshni mėmėn e smurė/ se njė gjak, njė racė, jini ngatėrrim mos qitni kurrė". Pas kėtyre shtatė ėndrrave e shpjegimeve autori ofron ngjarjet e kohės pėrmes kujtimeve tė tij. E nis me vitin 1893, kur nė moshėn 20-vjeēare e internojnė nė Sinop, ngaqė kur udhėtonte me trenin Sofie-Stamboll iu kapėn libra shqip, atėherė tė ndaluar. Mė 1900, u internua nė Anadoll, pėr aktivitetin nė mėsonjėtoren e Korēės. Pas Kongresit tė Dibrės ia shkatėrruan shtėpinė, sepse guxoi tė ngrinte ēėshtjen e gjuhės shqipe, gjė qė ēuditi shumė njerėz, duke qenė se ai ishte anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Sheriatit. Mė pas, Kabineti i Telat Pashės e dėnoi me vdekje si "propagandist e anėtar i shkronjave latine", por me ndėrhyrje u fal. Mė 1924 u pėrjashtua nga Kėshilli i Lartė i Sheriatit. Hafiz Ali Korēa qe ndėr mėsuesit e parė tė mėsonjėtores sė parė shqipe nė Korēė dhe bashkėpunoi ngushtė me Pandeli Sotirin, drejtorin e mėsonjėtoresshqipe tė Korēės. Pas shpalljes sė Pavarėsisė iu ngarkuan detyra tė rėndėsishme. Qe kėshilltar i Ministrisė sė Arsimit, Drejtor i Pėrgjithshėm i po i kėsaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranė Kėshillit tė Lartė tė Sheriatit nė Shqipėri, pedagog nė Medresenė e Lartė tė Tiranės etj. Gjatė jetės sė tij Hafiz Ali Korēa bashkėpunoi me njė varg figurash qė luajtėn rol tė rėndėsishėm nė historinė e kohės sė re tė Shqipėrisė, siē janė: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kėrēova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.
    Shqipja qė donte Ali Korēa

    Nė njė kohė kur tė flisje pėr gjuhėn shqipe ishte e ndaluar, Hafiz Ali Korēa kėrkon nė Kongresin e Dibrės, nė vitin 1909 mėsimin e gjuhės shqipe zyrtarisht nė shkollė. Si njė pėrfaqėsues i Kėshillit tė Lartė tė Sherihatit kjo ngjalli shumė diskutime. Njė vit mė vonė do tė nxirrte librin "Abetare shqip" e mė pas "Gramatika, Syntaksa shqip-arabisht edhe fjalime". Numėron njė sėrė pėrkthimesh ndėr tė cilat mė tė rėndėsishmet "Gjylistani" i Saadiut dhe "Rubairat" e Omer Khajjamit, tė cilat i bėri tė flisnin shqip.

    Reformė pėr medresetė

    Si njė shėrbėtor i Zotit, njė nga detyrat e tij ishte shėndoshja e besimit, por kjo nuk mund tė bėhej pa njė sistem tė fortė arsimor. Hafiz Ali Korēa ishte pėr reformimin e medreseve, reduktimin e viteve tė gjuhės arabe dhe mėsimin e saj me njė metodikė tė efektshme dhe krijimin e njė medreseje tė ciklit tė mesėm. "Sikur tė ishte ndjekur ky program sot nė Shqipėri do tė kishim shumė tė ditur si Hoxha Tahsini e shokėt e tij. Nė Shqipėri, 30 vjet mė parė patėm mėtepėr se 200 hoxhallarė tė ditur, por sot s'kanė mbetur as 20", - shkruan Korēa

    Orientalisti

    Nė kėrkim tė thesareve tė fshehura

    Prej 5-6 vjetėsh nxjerr njoftime nė gazetėn "Ēelėsi" ku kėrkon tė blejė libra tė vjetėr nė gjuhėt orientale apo shqip. E ka pasion mbledhjen e dokumenteve tė vjetra dhe si njohės i mirė i gjuhėve orientale pėrkthen edhe boton. Pas botimit tė "Rubairave" tė Omar Khajamit tė shqipėruara nga Hafiz Ali Korēa, Ermal Bega pėrgatiti pėr botim njė tjetėr libėr tė Korēės, por kėtė herė bėhet fjalė pėr njė libėr origjinal tė autorit. Bega thotė se gjatė 10 vjetėve qė i ėshtė dhėnė grumbullimit tė dokumenteve, ka arritur tė krijojė njė bibliotekė prej 100 librash e dokumentesh nė gjuhėt turke, arabe e perse 80, apo 90- vjeēarė. Mes tė cilave edhe Fjalorin e Shkencave tė Sami Frashėrit. Me kėto libra, Bega shpreson tė hapė edhe njė ekspozitė ku tė mund tė promovojė librat e tij, por tė tėrheqė edhe vėmendjen e opinionit publik pėr investimin dhe hapjen nė vendin tonė tė njė katedre tė orientalistikės. Ermal Bega ka studiuar nė Universitetin e Prishtinės pėr Orientalistikė.

  7. #27

    Hafiz Ali Korēa

    Mirembrema te gjitheve,

    Jam duke i kerkuar shkrimet e Hafiz Ali Korēes, sidomos vepren "Shtate ėndėrrat e Shqipėriės", dhe a e di dikush ne cilin librari ne Shqipėri (ne rrethin e Tiranės ose tė Durrėsit) o ne Kosovė mund ta blej kėtė vepėr?

    Ju falemenderit pėr ndihmen e juaj.

    Avni.

  8. #28
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Nė zemėr tė Tiranės (pėr disa kohė)
    Postime
    256

    "Shtatė ėndėrrat e Shqipėrisė"

    Pershendetje,
    Kete liber mund ta gjeni ne Tirane, te libraria perballe xhamise se Tabakeve, te Rruga e Elbasanit.
    Gjithe te mirat.


    Citim Postuar mė parė nga kallajxhi Lexo Postimin
    Mirembrema te gjitheve,

    Jam duke i kerkuar shkrimet e Hafiz Ali Korēes, sidomos vepren "Shtate ėndėrrat e Shqipėriės", dhe a e di dikush ne cilin librari ne Shqipėri (ne rrethin e Tiranės ose tė Durrėsit) o ne Kosovė mund ta blej kėtė vepėr?

    Ju falemenderit pėr ndihmen e juaj.

    Avni.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •