Me 28 Qershor do te kthehet ne Atdhe e gjithe familja Mbreterore Shqipetare.
Mbetet tju urojme jete te gjate.
Me 28 Qershor do te kthehet ne Atdhe e gjithe familja Mbreterore Shqipetare.
Mbetet tju urojme jete te gjate.
Mire se te vijne, shume te zene do jene, por them se duhet ta nisin me gjuhen shqipe. Si per cdo emigrant, dhe per ta, hapi pare kur shkon ne nje vend eshte te mesosh gjuhen e atij vendi.
Me pas mund te behesh dhe mbret, ku i dihet, shqiperi eshte aty dhe njerzit mund te kercejne nga komunizmi tek monarkia.
Suksese pra ne mesimin e gjuhes meme.
A po vjen Monarkia, eh ne keto kohera teper e veshtire per ta thene, per mendimin tim jo.
Breshka, mbreti Leka e flet gjuhen shqipe shume mire edhe pse ka ikur foshnje nga Shqiperia. Per Princin, te birin e vet nuk e di.
Ardhja e familjes mbreterore ne Shqiperi se shpejti do te krijooje nje moment te ri ne historine post-komunite te atij vendi, ku do te lindi serrisht pyetja e formes se qeverisjes. Kushtetuta e miratuar para 3 vjetesh nga socialistet eshte e sulmuar tashme nga vete ata qe e krijuan. Kushtetuta ne vend qe te konsolidonte pushtetet ne Shqiperi, krijoi precedente te rrezikshme sic ishin zgjedhjet e 24 qershorit apo shkarkimi i Rakipit dhe nderhyrja e gjykates kushtetuese. Ashtu si ne 1997, familja mbreterore do te krijoje ringritjen ne fron ne nje referendum te ri. Manipulimi i referendumit te kaluar, nuk eshte me sekret pasi eshte pranuar ne publik nga Fatos Klosi qe aktualisht gjendet ne krye te sherbimit sekret shqiptar.
Monarkia kushtetuese eshte investimi me i madh qe shqiptaret mund ti benin ceshtjes kombetare. I pret udhen ndikimit te jashtem, i sjell vendit stabilitet politik pasi kufizon pushtetin e partive politike dhe rrit influencen e elektoratit shqiptar qe do te unifikohet rreth figures kombetare te Mbretit si individ dhe si institucion.
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Nuk e di sa i zoti eshte Naltmadhnia e Tij ne politike dhe besoj se as ndonjeri nga ju ketu nuk duhet ta dij, por kjo pak rendesi ka se ne ate vend, sic po duket, mund te drejtosh duke mos ja pasur haberin fare. Ate qe dua te them dhe qe e kam digjuar me veshet e mi, eshte se shqipja qe Ai flet eshte jo ajo qe duhet te flasi Sovrani i nje vendi. Sa per familjen e tij nuk besoj se ndonjeri ja ka haberin. Te kerkosh te behesh mbret i nje vendi, minimalja, pas te qenurit nenshtetas i atij vendi, eshte gjuha, histori, dhe kultura qe duhen ditur ne maje te gishtave. Me duket se Naltmadhnia e Tij dhe familiaret nuk ka investuar shume kohe per keto "vogelsira". Megjithate asnjehere nuk eshte vone, me nje program intensiv Ata mund tja dalin mbane. Sa per ardhjen e Tij ne pushtet une nuk kam gje kundra. Sic ka ardhur koha vetem te kuqet te thyen qafen, pa se kush vjen nuk para me behet shume vone.
Shendet
tung breshka,
breshka un te garantoj se mbreti leka1 nena mbreteresh geraldina mbreteresha susan princi leka2
edin shum mir historin e shqiperis princi leka2 e ka mesuesin privat per historin, gjuhen, kulturen, traditat shqiptare. por edhe babai i tij mbreti leka1 i jep mesime per historin dhe per trimerit e shqipetarve.Nena bretresh Geraldina e zotron gjuhen shqipe edhe perse qendroj pak kohe ne shqiperi ajo esht shqipetare e vertet veq gjakun se nuk e ka te shqipetarit.
Mbretresha Susan nuk e zoteron gjuhen shqipe mir por historin e shqiperis e din shum mir diten kur u martua me mbretin ajo nuk e veshi vellen si qdo mbreteresh tjeter po i veshi teshat kombetare shqipetare ti nuk mundesh me then se ata nuk e din historin shqipetare ata jan shqipetar te vertet.
TE PERSHENDES
RRNOFT MBRETI
E respektoj pasionin tend per Mbreterine, Skenderbeg, dhe uroj te jete ashtu sic thua. Mendoj se do ti duhet nje kohe amortizimi me jeten e re, mbase 5-10 vjet. Gjate kesaj kohe ata te gjithe duhet te perfeksionojne njohurite e tyre. I biri i Lekes I duhet bashke me te emen te marri dhe nenshtetesine shqiptare, shpersoj mos ti nxjerrin ndonje pengese per dokumentat. Mendoj se te qenit aty e Mretit do te jete benefit per shqiperine. Me thene te drejte te vetmi qe njohin me emer, kur vjen puna per shqiperine para komuniste, ketu ne USA, eshte Zogu. Ne nje program kam mesuar (nuk e di sa e vertete eshte), se eshte i vetmi mbret qe kur i eshte bere atentat ka marre armen dhe ja ka kthyer atentatorve. Keta, si "kaubojsa" qe jane vdesin per sensacione te tilla. Behet fjale per nje atentat kundra Zogut ne Vjene, kur Ai ishte atje per tu njohur me Mbretereshen e ardhshme. I uroj suksese familjes ne sfiden e re.
Pershendetje
Eshte me te vertete nje fat i madh qe Familja Mbreterore po i rikthet vendit te tij, ku i cili ka teper nevoje. Eshte i vetmi shpetim per Shqiperine nqs vendoset monarkia ne Shqiperi.
Pershendetje. qefi na behet jo per leken por per cdo shqipetare qe kethehet ne vendin e tij. por te thuash nen mbreteresha me duket pak e ekzagjirura. duke filluar qe ajo nuk eshte shqipetare fare, nuk ka nje fije shqipetarelleku ne gjak apo sua, e kur erdhi sa vjet nejti e kur iku??, pra ajo nuk di se cfare eshte shqiperia e nuk di se cfare jan shqipetaret. leka vete i ku i vogel ca ditesh nga shqiperia, rritur large rritur me nje nenen jo shqipetare. edhe vete zogu kur na u be ku mbret i shqiperises??? apo na e zgjodhi veriu, bile me mire e me e sakt te thuash mati.... qe te jesh bret duhet te kesh tradita, te jesh familje mbretore sic ka anglia, spanija etc etc. vet zogu ne fillim ishte kryeminister i ati vendi e pastaj na i ketheu titullin ne mbret??? me duket nga ai mesoi enveri bile bile as enveri nuk e vuri emrin mbret i shqiperis. ai kishte shume kundershtar mbreti duke filluar qe me qeverin e Fanolit, pra jo i gjithe populli ishte dakort me titullin qe ai i dha vetes, i tere jugu nuk ishte dakort me te, ai kishte shume atedhetare qe luftonin per ate vatan kunder tij te cilet ishin me te vertet koka e me vlere e me tru. po pse na iku mbreti e na la vatane, apo keshtu bejn bretat kur fillon lufta ata ia mbathin na syte kembet. ne qoftese i jep vetes ate emer ti je i pari i ati vendi e i ati populli, e ti je i pari organizator e qe i nxjerr gjokesin per mbrotje, je me shume se nje president. po te jet ashtu ateher cfare duhet te bejne udheheqesin e qeveris si presidenti me shoke kur fillon lufta te len postin e te ikin???? pak is qesharake. ajo eshte detyre e posti i tyre ti dalin per zot ata japin udherat per te shpallur luft apo jo, jan komandat e luftes e te ati vendi e populli. bile bile nje kapiten vapori e nuk e le vaporin por qendorn deri ne fund e ka raste mbytet bashk me te. nese nuk ia vlen me marr me nje dicka te till. zogu ka pasur shume kundershtare, si popullin e shume e shume politikan e atedhetare te shquar ne ate kohe e sot. te respektohesh te duhesh nga tere popullesia e mos te kesh atedhetar si Fanoli, Naimi, ect ect kundershtare, e MOS TA ZGJEDHESH VETEN VET MBRET, por te jet dicka normale te te doje populli ai ta kerkoje ai ta jap voten. te jesh me prejardhje mbreterore dem pa pa dem te kesh gjak meterori, mbretiria nuk ishte e a saj kohe, bota na i kishte mbreterit me shekuj e me shekuj, gjak pas gjaku me rrjedhje e prejardheje mbreterore....
me shume respekt
eda
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eda H : 20-06-2002 mė 23:40
Tung Breshka,
Te falenderoj se me kupton.
Te tregoj diqka per atentatet kunder mbretit Zogu1.
Mbretin deshten dy her ta vrasin prapa shpine nje her ne parlamen te shqiperis kur ishte kryeminister me doket, nje shqipetar qe dihet me emer e plagosi mbretin zogu ne parlamen dhe zogu per fat mundi tja merr revolen dhe hyri ne parlament dhe e mbajti nje fjalim pas kesaj ngjarje u tehoq nga posti i kryeministrit.
Atentati i dyt ndodhi ne wien kur mbreti shkoj per tu sheru se ishte semut sa me doket kishte probleme me duhan une lexhova ne nje liber gjarmanisht se mbreti ne dit i ka pi 240 cingare e pa besueshme a?. Nje dit aj shkoj ne oper me rojet e veta dhe kur dul e morri vesh se qka po ndodh dhe i nderron teshat etij me rojen etij dhe zogu del nga dera e permasme dhe roja del nga dera ke e priste atentatori kur dul roja aji me revole e qelloj dhe roja vdiq ne vend kurse mbreti pshtoj per her te dyt.
PS: Ndoshta te kam ndihmuar me keto informata?
tung kalofshi mir
Krijoni Kontakt