Close
Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 162
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Te Shohim...

    ..a do te mprehe bilbilushin Aurel Plasari per kte rastin e sotshem te Korrupsionit qe tregon Shtypi??

    Po Driteroi a do te ngrihet nga shtrati per te bubullitur kunder paudhesive te militanteve te Partise tije apo do u thote..socialista mbani koken lart..?

    me falni per dalje nga tema.

    Balkanweb..thote.
    --------------------
    TIRANE ( 2 Korrik) Dje mbi tryezėn e Ministrit Ēipa ka mbėrritur njė raport i kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, Mustafa Kėrēuku. Bėhet fjalė pėr vjedhje nė vlera stratosferike nė tenderat e Ministrisė sė Rendit Publik vetėm gjatė vitit tė fundit. Nė krye tė listės qėndron Kolonel Shyqėri Dade (vėllai i Ministres sė Jashtėme Shqiptare Arta Dade) i ci li ka 5 vjet qė drejton tenderat e MR, dhe sipas raportit tė Kontrollit tė KLSH duhet tė paguajė rreth 100 milionė lekė tė vjetra. Ēfarė do tė bėhet me kolonelėt qė kanė vjedhur miliona e miliona (duke mos kursyer edhe ushqimin e qenve tė antidrogės)? Kush do t'i paguajė mė shumė se 1 milionė dollarė qė u janė vjedhur 13 mijė policėve? Janė lekėt e ilaēeve, tė rripave, tėuniformave, benzinės, kėpucėve, ushqimeve, pasaportave e tė tjera e tė tjera...Shumica e kėtyre skandaleve qė kanė pėr protagonistė kolonelė tė njohur dhe emra tė lidhur me qarqet mė tė larta tė politikės dhe shtetit, kanė shkuar nė Prokurori nga Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm (ish-SHIR), nga vetė ju dhe nga kryetari i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, Mustafa Kėrēuku.
    "Kolonelė hajdutė"
    Edhe pse njerėz brenda Kontrollit tė Lartė tė Shtetit (tė cilėt i kanė dhėnė "Gazetės Shqiptare" raportin skandaloz) deklarojnė se ministrit sė Rendit Publik dhe Prokurorisė i ėshtė dėrguar vetėm "maja e ajzbergut", shifrat dhe faktet tregojnė pėr hajdutė tė pangopur dhe qė mbajnė grada kolonelėsh. Nė krye tė listės qėndron kolonel Shyqyri Dade, aktualisht drejtor ekonomik nė Ministrinė e Rendit Publik. Gjatė 5 viteve tė fundit vėllai i pėrkėdhelur i Arta Dades ka drejtuar tė gjitha tenderat e Ministrisė sė Rendit Publik, qė kanė kapur njė shumė prej rreth 80 milionė dollarėsh. Eshtė hera e katėrt qė Kontrolli i Lartė i Shtetit e pėrmend kėtė kolonel. Por ai mbijeton. Kėtė herė propozohet pėr largim nga puna dhe akuzohet pėr "humbje" tė njė shume prej rreth 100 e 7 milionė lekėsh tė vjetra, qė duhet t'i paguajė. Por edhe njė kolonel tjetėr i mirėnjohur qė drejton Drejtorinė Juridike nė kėtė ministri, Fatmir Fagu, duhet tė paguajė miliona dhe tė pėrgjigjet pėr firmat qė ka vėnė. Po kėshtu, nė radhėn e kolonelėve qė jo vetėm duhet tė paguajnė shuma tė kosiderueshme (sipas Kontrollit tė Lartė tė Shtetit), por edhe tė pėrgjigjen pėrpara eprorėve dhe Prokurorisė pėr tenderat qė kanė firmosur, janė edhe: Maksim Pinci, Ilir Mustafaraj, Engjėll Hysi.
    Dėmi
    Bėhet fjalė vetėm pėr periudhėn nga 1 janari i vitit 2000 deri nė 31 dhjetor tė vitit 2001. Personni qė, sipas Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, ka vjedhur hapur, ėshtė ish-drejtori i Prokurimeve, Edmond Aliaj, aktualisht i zhdukur dhe i kėrkuar nga Prokuroria. Ai akuzohet si protagonist pėr njė "humbje" ndaj shtetit nė shumėn marramendėse 270 milionė e 338 mijė lekė tė vjetra. I gjithė dėmi qė njė "tufė" kolonelėsh, tė pėrkėdhelur dhe tė mbrojtur sistematikisht nga klasa politike, i ka bėrė Ministrisė sė Rendit Publik dhe firmave tė ndryshme private vetėm gjatė njė viti, arrin nė shifrat e 500 mijė dollarėve amerikanė. Zoti Ēipa, prokuroria, qeveria, gjykata dhe struktura tė tjera tė shtetit, nuk duhet tė harrojnė se "kjo ėshtė vetėm maja e ajzbergut". "Gazeta Shqiptare" disponon dokumente tė shumta pėr skandalet disavjeēare nė tenderat e Ministrisė sė Rendit Publik dhe asaj tė Mbrojtjes.

    Ja njerėzit e tenderave tė Policisė

    Shyqyri Dade (kolonel)
    Fatmir Fagu (kolonel)
    Ilir Mustafaraj (kolonel)
    Maksim Pici (kolonel)
    Maksim Meta (anėtar komisioni i tenderave)
    Dhurata Xhelili (anėtar...)
    Afėrdita Boshnjaku (anėtar...)
    Dashamir Cali (anėtar...)
    Manjola Shtatraze (anėtar...)
    Shqipe Demi (anėtar...) dxh/mr (GazetaShqiptare/Balkanweb)

    -------------------------

    Kolonelet e Policis tone ja me se merren...

  2. #82
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Baci Agim, ju me drejtoheni

    "Tani dy fjalė Nuh Musės!
    Jemi kombi mė i lashtė nė Glob me Tradita Princėrore dhe me Mbretėrore! Por ti kaq din e kaq shkruan!"

    MUSA: Jo, nuk eshte ketu njohuria ime mbi te kaluaren ne pyetje (gje qe natyrisht nuk mund te krahasohet me ate tuajen, pasiqe na ndajn edhe biologjikisht disa dekada), por thjesht tradita shqiptare qe ju tash po e perzieni e beni lemc, dalngadale, nuk ka nevoje te fillojm tek zbulimi i rrotes.

    Agim:

    "Ata qė u mblodhėn kur ti ishte minus 647 vjeē nė Lissus (Lezhė) ishin princėr shqyptarė!"

    MUSA: DHE?, ishin princer pasiqe sundonte ma i forti!, mesjeten asnje popull ne europe nuk e adhuron (padrejtesia qe solli feudalizmi). Kaq posht kemi ra or bac?, te adhurojm periudhen me te eret (nga kultura dhe sjellja ndernjerezore) te historise, BAci agim, ne jemi shqiptare, nuk jemi SERB, se i vetmi popull qe enderon kete periudhe eshte ai serb, ose te themi me nje fjale, ortodokset, qe paten lulezimin e kultures se tyre. Ne jemi SHQIPTARE edhe njehere perfundimisht.

    Nje shembull, ne kete periudhe paten lulezuar ata popuj te europes, qe ishin barbar, dmth. qe dirigonin me grusht.


    Agim:

    "37 Kryeministra, nga 3 Sulltanė, 3 Papė, 5 Perandorė Bizanti, 37 Kryeministra nė Istambul, 14 Guvernatorė prej Beirutit e deri nė Yemen e Egypt ia ka dhėnė Botės pikėrisht Tradita Shqiptare Mbretėrore dhe me Sundue Vedin dhe tė tjerėt or NUH MUSA!"

    MUSA: a mbureni tash me meritat e shipeve ne kuader te perandorise osmane, ose ma thate, vetem per te me treguar se shipet jane te afte, te afte edhe kur nuk duhet !?

    Sidoqofte, ju mendoj se me kuptoni dhe une e kam thene, e do te perseritem, se nuk ka NEVOJE per mbret, dhe nuk mund te legjitimohet posti i mbretit, pasiqe nuk do ta perpkrah populli, pasiqe populli nuk ka tradite te tille (Baci agim, mire e bukur ata princat e lashte, por tash gjerat kane ndryshuar, ne duhet ti perballohemi realitetit, atij politik). Me popull e kam ndermend TERE popullin shqiptare, e jo shqiperine me 28000 km2.

    Flm.
    albanish by nature

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ja dhe ZP-ja.

    ---ZP--
    ----------
    Ndalimi i njė monarkie te rreme nga vetė shqiptarėt nuk ėshtė gabim historik
    Nga Chri-Chri, i riu



    Ashtu si mė 1 dhjetor 1928 agallarė, efendilerė, bejlerė dhe lerė tė tjerė tė rremė, pra fisnikė tė pa qėnė tė Republikės Shqiptare, brohoritėn nė asamblenė e tyre tė dytė kushtetuese pėr kėmbimin pa skrupuj tė fronit presidencial nė atė mbretėror, tė nxitur nga vetė presidenti i saj dhe i vunė dėrmėn republikės sė re nė favor tė mbretėrisė, ashtu edhe nė mesditėn e nxehtė tė mė 27 qershorit, kontė, baronė, dukė tė rremė erėdjersė, dolėn pėr tė pritur tė rremen familje mbretėrore tė tyre.

    Sipas rradhės sė rėndėsisė, kishin dalė:

    Princi i remė i Mirditės, i pa rremė si minister i republikės pranė qeverisė sė zotit Majko

    Duka i rremė i Legalitetit, me procese penale nė vazhdim nė gjykatėn e Tiranės.

    Baroni i rremė i Qorrit, deputet republikan nė Parlamentin e Shqipėrisė

    Konti i rremė i hipur nė njė kalė gėrdallė me flamur nė dorė.

    Konti i rremė i Laprakės me flamur tė verdhė mbretėror nė dorė.

    Kujtesė:

    Ahmet Zogolli u zgjodh president i Republikės sė Shqipėrisė mė 31 janar 1925. Mė 7 mars tė po atij viti u hartua kushtetuta e vendit e cila bėnte Shqipėrinė shtet republikan me kompetenca shumė tė pėrqėndruara nė duart e presidentit tė republikės.

    Nga statuti bazė i Republikės sė Shqipėrisė (7mars 1925):

    Neni 1:

    Shqipėria ėshtė Republikė parlamentare, e drejtuar nga njė President. Sovraniteti buron nga populli.

    Neni 72:

    Presidenti i republikės, pėrpara se merr detyrėn, betohet para Dhomės sė Deputetėve dhe Senatit sipas kėsaj formule: "Betohem pėr emėr tė Zotit dhe pėr nderin tim se do tė jem besnik i pavarėsisė dhe integritetit tė territorit tė Shqipėrisė, besnik i Republikės, i shtetit dhe ligjeve tė tij."

    Kujtesė:

    Mė vitin 1927, nė postin e presidentit tė republikės, Ahmet Zogolli tradhėton betimin e cituar mė sipėr para Dhomės sė deputetėve dhe Senatit dhe organizon lėvizjen pėr kurorėzimin e tij mbret tė Shqipėrisė. Nga statuti bazė i Mbretėrisė Shqiptare (1 dhjetor 1928):

    Neni 1.

    Shqipėria ėshtė Mbretėri demokratike, parlamentare dhe e trashėgueshme.

    Neni 50

    Mbret i shqiptarėve ėshtė Madhėria e tij Zogu I nga familja e famshme shqiptare Zog.

    Nė statutin e Mbretėrisė Shqiptare, raca zogolliane ėshtė cilėsuar e famshme dhe jo fisnike, sepse ndryshe ky statut binte erė ndėr shqiptarėt dhe fisnikėt e vėrtetė. Cilėsimi e famshme e familjes zogolliane nė statutin e cituar mė lart, ėshtė bėrė nga autorėt, pėr tė vetmen arsye se fisnikėria i mungonte zogolljanėve. Fama e familjes Zogolli nė Perandorinė Otomane ishte ajo e kusarėve tė rrugėve shumė herė tė dėnuar dhe pak herė tė marrė me tė mirė nga Porta.

    Kėtu ėshtė rasti tė ndalemi qė tė rikujtojmė njerzit trashgimtarė tė kėsaj familje tė vetėshpallur mbretėrore, se gjakun blu tė cilin pretendojnė se kanė, tė venė e ta kėrkojnė nė linjė tė mėmės se nga ai i babait nuk u del gjė

    Vėmė re me kėnaqėsi se sot ėshtė ndryshe nė Shqipėri, njerzit tė kėrkojnė ADN-nė si dėshmi pėr tė mos u mashtruar, madje pėrpiqen edhe tė shėrojnė ata tė sėmurė tė cilėt besojnė gėnjeshtrėn e stisur nga ata vetė se ndalimi i njė monarkie tė rreme nga shqiptarėt ėshtė gabim historik. Pėrralla tė bukura tregohen nė ditė dimri, pėralla tė bukura tregon edhe Mbretėresha e Mbretėrisė sė Bashkuar, psh si ajo e 50 vjetorit tė mbretėrimit, por pėrralla tė shpifura si kėto qė po dėgjojmė nga fisnikė tė rremė nė kėtė fund qershori tė nxehtė, na bėjnė tė kujdesshėm pėr tė mbrojtur veshėt dhe republikėn nė tė cilėn populli ėshtė sovran.

    Edhe dy gjėra tė tjera.

    Mbreti i rremė kėsaj rradhe nuk erdhi nė Shqipėri me opinga dhe as i i futur nė kostum ushtarak, pa ēka se ca armė edhe i kishte me vehte. Ai nuk deklaroi se zbatoi amanetin e tė atit pėr tė sjellė paratė e Bankės sė Shtetit Shqiptar, tė cilat tha dikur se i mori me vehte pėr t'i ruajtur kur iku. Ndoshta kėtė ēėshtje mbreti i rremė do ta ndriēojė sė shpejti, ndoshta sot nė konferencėn e shtypit. Po nuk e tha, na bie tė kėrkojmė nė arkivat e bankės dhe tė shtetit pėr tė rikujtuar se sa ishin ato para tė Shtetit Shqiptar. Tani qė mbretin e rremė e kemi kėtu nė Tiranė dhe jo nė Afrikė, kemi mundėsi ta marrim vesh mė mirė kėtė aferė.

    ------------------

    Ik o KRI KRI i riu o papagall se Kri kri Plaku ne kohe te mbretit u shkollua e u emerua profesor e kishte drejta per te bere politik, letersi e humor 120 here me shume se kur u deturua te jete sahanlepires i "Mbretit Stalinist" te vet zgjedhur me titull sekretar i pare dhe kri kri plaku nuk guxoj te thote 40 vjet ate cka mendonte por veten te shkruaje genjeshtra e te beje sehir se si miqt e tije burgoseshin e pushkatoheshin nga Partia e ZP-se.

    Ik more kikirik kolkozi , bastard i ZP.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    NUH MUSA MIQĖSISHT

    Or NUH!
    Po ishin shqiptarė princat ,ore djalė qė u pėrballėn me zaptuesit fqinj! Pėrse mėrzitesh ti, nėse Aranatit Komnen Topia, apo Gjergj Stres Balsha, apo Kont Urani, apo Pal Kuka, apo Gjergj Muzaka, Lek Dukagjini, Gjun Bue Shpata e princėr tė tjerė tė Danjės e tė DIBRĖS ishin princėr ndėrsa Jakupt Krasniqi, apo Namik Dokle jo?
    Pra sipas teje NUH, ne duhet tė turpėrohemi qė kishim aq shumė princėr, guvernatorė, mbretėr (ėshtė dhe Faruk i Egjyptit), vezirė, etj.etj. sepse ti mendon qė feudalizmi na ka sjellė dėmė tė mėdha(!) Ruajna zot! Po NUH a ke kryer ndonji Kurs Partie si ato qė kishim nė Tiranė? More NUH, njė komb qė pjell kaq shumė personalitete nuk asht Zulu, apo Hutu! Apo jo!? Ti na i paske inat princėrat, vezirėt, Papėt, Perandorėt, e qindra e qindra tė tjerė personalitete botėrore dhe Europiane qė kanė origjinė shqiptare! Bukur! Mbaje inatin tand me tė gjithė! Po kush tė tha or NUH se Agim Doēi e emėroi Lekėn Mbret, Shqypninė e ktheu nė Monarki, dhe ty si NUH tė bani k/gjykatės tė epokave?? Hė pra fol!
    More a do tė mėsosh me lexue apo si e ke hallin?!
    Ore NUH, kur ti e quan Kohėn e Gjergj Kastriotit dhe tė Princėrve Shqiptarė - kohėn mė tė errėt njerzore, dhe kur mė kritikon qė pse ia nisa mė tė sqarue "prej kohės sė shpikjes sė rrotės...." dhe nuk lexon se ēfarė kam shkruar unė, ose e luan rrolin e rrotės (dhe gjynah qė je shpikur me kaq vonesė!), ose NUK DIN ME LEXUE SHQYP!
    Jepi NUH SE UNĖ PASKAM SHUMĖ QEFĖ ME U BASHKĖLEXUE ME TY ore NUH MUSA!
    Agim Doēi

    Rrnofsh NUH MUSA se pasha besėn mė ke dhanė njė kėnaqėsi tė madhe, se si puna e yte i kam dhe do kushrinj tė parė, qė janė lindun dhe rritun nėpėr burgje dhe internime nė kohėn e Enverit, dhe janė kaq rrota, sa edhe kur u tregoj ndonji barxaletė me qeshė mė thonė: - Nuk asht e vėrtetė!!!......
    Okej NUH MUSA, pėr besė tė due fort! Mos kujto se mėrzitem prej teje! Ngadalė e ngadalė edhe ti ke me ndrrue mendim!
    Agimi

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Agim !

    Agim mos u lodh me Musan se ndoshta eshte republikan nga ata qe republiken e duan me mbret te zgjedhur nga Biroja marx-leniniste. Nejse..
    o Nuh e lexove nji lajm ku dikush akuzon Melaim Zeken si vrases ose kallauz ne naten e vrasjes se Ahmet Krasniqit?
    C'mendim ke per kete?
    Ne se eshte e vertete me c'fare kushtetute e ligji e ka kte mandat Melaimi te vrase njerez?

    Kto dite prite kur te kurdisin dhe Qosen ne fushaten anti-Zog.
    Ai po pret dhe do e kete shkruar artikullin vetem se pret sinjalin nga Tirana.
    I mbani mend ca ore-tavoline kineze me nji pule qe cukit tik tak kur ora kurdiset ?
    Ashtu me duket Qosja i ketyre viteve.

    Nejse..

    Agim!

    Kta miqte e Leka Zogut.. Fluturaket e Vladimirat e Germenjve me sa di jane lindur e rritur ne Shqiperi dhe me duket se i dine gjerat e Shqiperise mire..
    Ata kane punuar ne institucione ku djallezia e barbaria staliniste e PPSH-se ka len nam. Pra nuk kane punuar si barinj ne malet e Mokres a Progonatit por oficere ne Ushtri e Sigurim.

    Nuk e prisnin ata se Leka Ne Shqiperi do ndeshej ne cdo hap e cdo minut me djallezira?

    C'ben ata per ti shmangur keto filma te tipit Vishinski e Hasnedari
    qe xhelozet pa popullaritet te zyrave Shqiptare do kurdisinin per Leken fisnik e babaxhan?

    Heren e pare Leken e gjeti ne "kundershtim me ligjet" Bashkim Kopliku, ministri gomar i Sali Berishes, protektori i mafies blu.
    Ai e perzuri Leken me preteks "pashaport jasht ligji".

    Heren e dyte Leken e gjeten me gabimin se doli ne miting "te paligjshem" para KQZ-se.

    Heren e trete e gjejne me 13 arka municion dhe perseri Leka si dele detyrohet te merret me ballsharaket e lapardharasit e Policise Shqiptare.

    Nji gje eshte ketu..Diku fle lepuri..

    Ose LEKA ska haber nga Shqiperia...
    Ose Fluturaket, besniket e tije jane te trashe nga trute..
    Ose Fluturaket dhe ca te tjere ne LEGALITET jane te futur aty me mision nen hunden e Lekes nga Luan Pobratet.

    Nje nga keto duhet te jete e vertete.Pejk.

  6. #86
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Baci, koha per te nderuar mendimin tim ka kaluar!

    Edhe njehere, mua nuk me interesojn mbreterit, e princat, e princeshat etj. Une nuk kame nevoje qe dhimbjet shpirterore ti sheroj me kujtesa nostalgjie. Se kjo tregon nje gje, po ik e fshehem diku ne te kaluaren per t'u mos perballuar me realitetin. Edhe kjo eshte nje mundesi per te gjetur lirine mes TRUPIT dhe SHPIRTIT, por pyetja eshte, sa do te perfitojn rrethanat e tuaja nga kjo gjendje?, asgje, vecse te largohen e te lene rehat, ne boten tende te krijuar.

    Shih postin qe ja drejtova antonit tek topiku per pushtimin turk, permban do pergjigje per juve.

    Jane perballue me zaptuesit fqinj?, bukur, kane qene metevertet princer e mbreta, se nuk kane lene qe pasuria e tyre dhe pozita politike tu dobesohet e bile tui shkaterohet, a e beni kete shqiperia mes lufterave?, jo, pasiqe nuk pati fuqi, dhe kur nuk ka fuqi te mbrohet, si pati atehere fuqi te behet mbret?, e beri dikush, pasiqe mbreteria ishte e vetmja rrugedalje per te bashkuar shqiptaret, dhe kete konstantim e bene analistet e huaj, jo vet shqiptaret.

    Me ardhjen e osmanlijve ndryshon botekuptimi krejtesisht, dhe me kete edhe skena politike. Ketu shkeputen litaret e aristokrateve PERFUNDIMISHT. Terminusi qe historia e perdor per kete periudhe eshte "KOHA E RE". Baci, KOHA E RE, vlen per tere europen BASHK me trojet tona. Shqiptaret nuk paten fuqi ti mbrojn ato principatat, se mbreteri nuk ka patur fare, po, ka patur, mrbretin serb, qe ne titullin e vet mbante edhe emrimin "mbret i shqiptareve".

    Sipas meje nuk duhet te turperohemi, por duhet te dijm te dallojm e te jemi ne gjendje te klassifikojm, gje qe mundohem qe nga dita e pare ketu tua sqaroj bashkebiseduesve, ketu THJESHT me keni keqkuptuar.

    Une pa dyshim jame ne gjendje te pranoj edhe kritika, por deri tash nuk me ka kritikuar mu askush ne baza te forta, por vec ne menyre fyerese, gje qe tregon dobesine tone me te madhe, SJELLJEN e dobet, qe deri diku mund te rrezulltoj nga zakonet e pervertuara (sidomos pas ndalimit te arsimit fetare) dhe nga izolimi politik e shoqerore i shqiperise.

    Feudalizmi na ka sjell dem?, jo bre bac, nga u erdh kjo tash, une them se feudalizmi ka qene nje sistem politik dhe nje dukuri kohore, nese populli nuk eshte torturuar atehere edhe nuk ka patur cfare demi te kete pesuar, e nese ka patur padrejtesi, atehere ka patur pa dyshim edhe kryengritje, por kjo ceshtje nuk qendrin ketu aspak ne diskutim, eshte relativ te thuash dem, deri diku ka patur dem, deri diku ka oatur njerez te kenaqur.

    Por qarte eshte se feudalizmi ka qene regjim i aristokrateve, gje qe sipas botekuptimit bashkkohore eshte e kaluar dhe nuk ka gjasa qe edhe ne te ardhmen te afrohet dyqish ne boten moderne. Ju thash, ne bote ka plot njerez te pasur, por askujt nuk i shkon mendja te sundoj POPULLIN, ndoshta i shkon mendja, por NUK KA mundesi te realizohet nje gje e tille. Normal qe ketu behet fjale per boten perendimore, ne te cilen une e shoh edhe shqiperine.

    Baci, ketu ska asgje te bej me inat, por eshte thjesht nje parashikim ne baze te te dhenave aktuale qe na rrethekojne.



    Flm
    albanish by nature

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    NUH MUSA MIQĖSISHT

    I dashtun NUH!
    Tė pėrqafoj fort vėllau em shqyptar!
    Do pėrgatitem e do tė shkruaj gjatė e gjatė! Duke tė shkruar ty e kuptoj se baj njė punė atdhetarije!
    Tė respektoj! Agim Doēi

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Brarit kryemikut tim!

    BRARI!
    O Tempora o Mores!
    Tashti po mendoja njė strofė qė e kam shkruar nė vitin 1996:

    Morrėm pushkėn e luftuam
    pėr liri e pėr atdhč
    Me vonesė ne e kuptuam
    se armiku kish qenė me nč!!...........

    Tani po vjerrshėroi prap:

    Ngrihu Shqipėri, se u ngrit Lugati!
    U ngrit Enver Hoxha dhe Luan Pobrati (gjysėmvėllai)

    Ngrihu Janullatos, dil andej nga Kisha
    (Ah ē'na bėre nanėn, o Sali Berisha)
    Qė na lidhe duart, "jemi bashkėfajtorė!"
    Hė tani, ku jemi, nėn kėta mizorė!

    Iku Shqipėria tek b..thė e Tritanit
    Preshin qė e hėngri, ia futėm vatanit!
    Na tani duroni, varfėrin e plotė!
    Shtet i korruptuar - Vend i Parė nė Botė!

    Nano merr dy gra, pastaj ēel bordelle.
    Shqipėri moj zuskė, prapa botės ngele
    Tė dinim xhenet, na dole xhehnem
    Shqipėri moj zuskė, na bėre verem!

    Ikėn policia, natėn nėpėr terr
    Gjen vetėm viktimėn, nuk ka kriminel(!)
    Njėri kėrkon Mbretin, dy Malin e Zi
    Ah ē'na bėre Nėnėn o Zotri Sali!

    Rrugės nėpėr Male, niset Pandeliu
    Tė bėj autostradėn, por ka qime thiu!...
    Do tė bėjė i shkreti, ēfarė s'bėri Mehmeti
    Zonja Kryemadhi, bėhet Dado Mbreti!

    Po ti Ndrč Legisi, kushuri i parė
    Pėr ēfarė kocke dole, o sahanpalarė!
    Shkruan sensacione, Aurel Plasari
    Mbeti shteti ynė, si pallosh gomari.

    U ngatrruan punėt u bėn lesh harapi
    Njėri vjedh thesarin, tjetri vu ta kapi!

    Shqipėri moj zuskė, tė kisha mundsi!
    Tė tė prishja fare, pastaj me magji
    Tė tė bėja prap, endrėn siē e kisha
    Si tė desh Samiu, si tė desh Gjergj Fishta!

    BRARI! u lodha diuke bėrė "bejte"!
    tĖ PĖRQAFOJ aGIM DOēI

  9. #89
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Gjithmone i hidhur... LOL

    Eshte vertete kenaqesi te diskutosh me ty, i dashur Poeti Agim. Me kujton kohet e shkuara ne ndonje tavoline kafeneje, kishe te njejtin zjarr, bukur vertete bukur, (kjo ishte nje nostalgji), le te kthehemi tek Mbreti. Te sqaroj dicka, nuk kam gje me geget per vec respektit, vete jam gege gjithashtu, den baba den. Dhe me e rendesishmja, qe eshte tema per te cilen po flasim, kam respekt te madh per Ahmet Zogun dhe vepren e tij patriotike. 14 vitet e tij vertete kane qene te lavdishme dhe me te pasura se cdo 14 vjecar i cdo pushtetari shqiptar. Por kjo nuk eshte qendra e diskutimit ne kete teme. Ketu pak a shume mendimet jane , nese LEKA duhet te behet mbret dhe sistemi yne monarki??!! Ti dhe te tjere si ti mos u dhjasni (sic thote TOSKU), dhe mos fluturoni.
    Kohet e sotme, informacioni, krahasimet dhe eksperjenca deri diku, me ben qe te mos ngutem dhe te hidhem per pjete per LEKEN pa mesuar fillimisht disa gjera qe do me paraqisnin karakterin e tij. Nuk eshte e lehte te vesh nje njeri perjete mbi krye e ti bindesh,pa ditur egzakt se ne dore te kujt je. Une do te desheroja psh. qe ai te kishte mbaruar Hawardin apo Kembrixhin (mbase LEKA i ka keto) per shkenca politike apo histori, qofte dhe letersi apo juridik. Me pas , mbas nja 2-3 vjetesh, master dhe dicka me vone Doktoraten. Gjithashtu do me bente shume entuziast nese do kishte botuar studime , libra, apo artikujt.
    Duke ditur se drejtonte ndonje shoqate bamirse, vertete do me binte se ishte dhe shume njerzor. Po pyes, ka pretendenti ndonje nga keto?? Mbase ka dhe sdime gje por llafet e "qofte largut" thone se ai ka shume qejfe armet, bile bile thone se ka bere dhe tregeti me to, ndoshta jane te genjeshtra, por te lind pyetja : me cfare eshte marre xhanem gjithe kete kohe.....?
    Po jaqe une kam frike dhe alergji nga armet dhe mendoj se eshte me mire qe te drejtoje nje njeri qe dashuron librat se sa nje qe adhuron dhe nuk ben dot nje hap pa arme.
    Nuk besoj se eshte e udhes te zgjedhim nje mbret se ka patur "biografine" e mire. Sot eshte koha e veprave dhe aq me shume per miletin e cfilitur dhe te varfer shqiptar. Let te tregoj se eshte lider dhe do mari ate qe do, pse eshte djali i Ahmet Zogut vetem, per mua nuk eshte e mjaftueshme qe ti jap voten time.

    Pershendetje

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Fali zot se s'dinė se ē'bejnė....

    Agim, Brari dhe tė tjerėt qė pėrpiqen tė shpjegojnė kush ėshtė mbreti dhe familja mbreterore. Mė vjenė keq por lodheni kot sepse ata qė urrejnė mbretin dhe familjen mbretėrore, nuk e bėjnė se janė pro mbretit apo kundėr por thjesht se nuk dinė. Tė gjithė sa kundėrshtopjnė familjen mbretėrore e bėjnė tė nisur nga tė njėjtat teza qė e sulmonte dhe Enveri. Pra ku qėndron ndryshimi. Enveri e sulmonte se kishte interesa politike dhe e dinte se nė Shqipėri nuk kishte vend pėr tė dy. Ndėrsa ata qė sulmojnė sot janė kryesisht ata tė cilėt kanė studiuar historinė e pėrgatitur nga Enveri dhe nuk e vrasin mendjen qė Enveri e pėrpunoi historinė sipas interesit tė tij. Askujt nuk i bie nė mendje ta rishikoj atė qė ka mėsuar nė kohėn e Hoxhės dhe Alisė. Prandaj une po pėrsėris njė thėnie biblike...fali zot se s'dinė se ē'thonė...
    Pra mė e mira do tė ishte tu sugjeronit rishikimin e historisė, por pa fillin e kuq.....
    Rycki
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rycki2001 : 02-07-2002 mė 11:46

Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kuvendi miraton Statusin e Familjes Mbretėrore
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2013, 11:35
  2. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  3. Mbidoza e modernizmit tė familjes
    Nga Cimo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  4. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  5. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •