Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 162
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet nė Bllog
    22
    Ata qe nuk e njohin historine, ate histori qe e rrefejne ata qe e jetuan, mund te flasin me ate gjuhe tinzare sic flasin disa ne forum per familjen mbreterore.

    Nuk do komentoja asnje rresht me ju, vetem do tu ftoja te lexonit me shume histori dhe te mos ta mbyllni jeten tuaj me historine e PPSH-se e shokut Enver. Hapini horizontet tuaja, pasi po i mbajtet te mbyllyr, te mbyllur do tia lini edhe pasardhesve tuaj.

    Eshte kenaqesi te shohesh qe koha qe jetojme po korrigjon shume gabime te historise.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Kerkush, deri me sot, edhe Skenderbeu ne kohe te vet, nuk ka pas emrin "Mbret i Shqiptareve" - Ahmet Zogolli e kishte; Ai doli ne krye te vendit ne nji kohe qe Shqipnia ishte si mos ma keq, thuejse inekzistent si shtet.

    Mos ishte E. Hoxha, S. Berisha, F. Nano, apo mos keni shprese se A. Moisiu bahet udheheqes i Shqiptareve?

    Kerkush deri me sot, nuk ka luejte nji politike (drite-hije) aq kombetare sa ka ba Zogu I.

    Sot, kur asht koha me pase nji politike sa ma inkluduese, kur PD-PD bajne paktin "historik" ne prag te ardhjes e trashigimtarit te Mbretit, vemendja e medias dhe e policise na perqendrohet ne armet e gjahut e ato trofe te Lekes?!

    Turpet nuk kane te mbarume ...
    alumni,

    gjithmone nxenes

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Une sngelem me ato te Enverit se kam pasur zakon qe ti shikoj gjerat vetem nga njera ane sic beni ju qellimi im ishte vec tju ngacmoja pak e me sa duket ja arrita dhe ketu hynte edhe fjala qe me qe ra fjala une nuk i urrej dhe as i perbuz sic beni ju kur flisni per e ne pergjithesi nuk kam asgje me mbretin por nuk do ta mbivleresoja ajo qe une dua tju them eshte qe per Shqiperine Zogu nuk sjell asgje qe te meritoj respektin tim si shqiptar sepse nuk gjeta ne mburrjet qe ju i bete atij asje qe ti pernjgjante te vertetes kush nga ju i ka lexuar ditaret e kontit ciano e si shprehet ai per familjen mbreterore per e oborrit mos harroni qe ka ikur nga Shqiperia ne momentin me kritik pra vend per kritika ka sa te duash .A per aftesine e kuadrove ne kohe te Zogut kujtoni episodin Gazepi.Une jam shqiptar e skam rreshtur se qeni i tille ne te gjitha vendet qe kam qene kam punuar e me kane respektuar sic i kam respektuar vetem se menyra se si i shikoni ju gjerat me duket me demprurese se fitimprurese per Shqiperine dhe shqiptaret dhe gjithashtu me duket se pakti Nano-Berisha eshte me teper shprehje e renies konstante te popullaritetit te te dyve dhe e shtrengimeve europiane sesa nje vullnet i mire per te bashkepunuar.Keto jane normale ne politike po para se te shani apo te mburrni dike duhet te mendoheni per konskuencat.

    Me respekt

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Rikthimi i Familjes Mbreterore

    Klevis, aka Antar i Ri,

    per ta plotsuar pergjigjen ndaj komentit tand, po ti shkruaj nja dy rreshta per hir te "ngacmimit":

    Nuk ka ndonji gja nqs ngacmon per hir te debatit, ndaj nuk ka pse te merret per ters, apo te paragjykohen ato dhe mendime te tjera tuat.

    Ne lidhje me Leka Zogun, une shoh nji pritje te zakonte ndaj nji personi, pretendent i fronit, i cili ka pase ekzistuar deri ne 1938, apo jo. Gjithashtu nuk shoh ndonji te keqe per trashigimtarin e fronit te vije ne vendin e vet, pas nje verdallisje te detyruar e jo te kandshme gjate L.II. Bot, gjate regjimit komunist, e fatkeqesisht edhe atij post-komunist.

    Une jam thuesje i te njejtit mendim me ty kur shprehesh se " ... pakti Nano-Berisha eshte me teper shprehje e renies konstante te popullaritetit te te dyve dhe e shtrengimeve europiane sesa nje vullnet i mire per te bashkepunuar."

    Ne disa pika te tjera nuk jam aspak i te njejtit mendim, sepse ndoshta ke nji perfytyrim jo real te epokes zogolliane. Me ler te kujtoj se ishte ne kohen e Zogut kur u formuan njerezit te cilet u perplasen pa meshire me njeri-tjetrin gjate L.II. Bot, ku Enveri fitoi me djallezite e tij, dhe i sherbeu, sipas interesit te tij jugosllaveve, sovietikeve, e kinezeve, dhe marksiste-leninisteve si Zh. Amazonas e kushedi cfare cmendurie tjeter mund te ndermerrte ai me ate mendje te semure, e ata fare shokesh te birose. Me ata njerez qe u pergatiten ne kohen e Zogut, Enveri ringriti shtetin, e pastaj, me pergatitjen e kuadrove ne shkollat jugosllave, ruse, varshaviste e maoiste, vuri ne sater cfare i desh zemra e tij e zeze, deri edhe bashkepunetoret e tij te ngushte, duke e afruar Shqiperine ne buze te ferrit - lexo Danten.

    Kur shprehesh se "... kush nga ju i ka lexuar ditaret e kontit ciano e si shprehet ai per familjen mbreterore per e oborrit ...", desha te te kujtoj se nuk mund te prisje dicka tjeter prej Cianos, si ne planin personal te tij, "evropianizmit" te tij, ashtu si dhe nuk mund te thuhet se familja mbretnore ishte avangarde ne Europe si Enveri shkemb graniti ne Adriatik; vecse nje gja mund te thuhet me siguri: Ahmet Zogu shifte drejt Perendimit, e kjo vertetohet me reformat qe ai nisi qysh kur mori ne drejtim nje pseudo-shtet plot dallkauke e ende me trute e "babes".

    "... mos harroni qe ka ikur nga Shqiperia ne momentin me kritik pra vend per kritika ka sa te duash..." - eshte e vertete, por ai nuk ishte i vetmi mbret ne Europe qe mori arratine prej nazi-fashizmit, te cilet u bene pre e lojes te te medhejve ne perfundim te L.II. Bot, per hir te te vertetes historike.

    Sa per "... aftesine e kuadrove ne kohe te Zogut kujtoni episodin Gazepi ..." eshte nje gjetje e goditur, e plikueshme edhe per Shqiperine e diteve te sotme, pas 7 dekadash, ne fillim te shek. XXI.

    Me po ate respekt,
    alumni,

    gjithmone nxenes

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Euronews-i dje, kur dha lajmin e kthimit tė Familjes Mbretėrore Shqiptare nė Atdhe, nxorri vetėm ca gra me pankarta dhe disa fėmijė qė valvitnin flamunj shqiptarė.

    Sot kur mora shtėpinė nė telefon mė thanė qė dje kishin dalė shumė shqiptarė nė Rinas pėr tė pritur Familjen Mbretėrore. Ato nuk vinin vetėm nga Tirana, por nga tė gjitha trojet shqiptare. Nga Elbasani kishin shkuar me autobuzė gra, burra dhe tė rinj.

    Kjo do tė thotė qė janė tė shumtė ata qė e duan dhe e pėrkrahin Monarkinė dhe qė shpresojnė qė me kthimin e Familjes Mbretėrore dhe sidomos tė Lekės nė Shqipėri do tė ndryshojė diēka.

    S'na mbetet gjė tjetėr veēse tė presim se ē'do tė thotė Mbreti Leka I nė konferencėn e shtypit qė do tė mbajė sė shpejti.

    Rroftė Mbreti Leka I!
    "Atdheu mbi gjithēka."
    Zogu I

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Udhetimi..

    GAZ.SHQIP.
    --------------------
    Itinerari i udhėtimit

    Orė pas ore nga Johanesburgu nė Vilėn numėr 4


    --------------------------------------------------------------------------------

    e.ng

    Udhėtimi i familjes mbretėrore, Johanesburg - Tiranė, zgjati 13 orė. Nė orėn 23:00 (me orėn lokale tė Shqipėrisė) tė ditės sė enjte, familja mbretėrore shqiptare nisi udhėtimin e saj ajror nga Johnesburgu pėr tė mbėrritur pas 13 orėsh nė Rinas, nė orėn 11:55. Pėr arsye teknike dhe shėndetėsore tė mbretėreshės Geraldina avioni ēarter "Boing-727" me familjen mbretėrore nė bord, bėri dy ndalesa nė kontinentin afrikan, pėr t'u ulur nė tokėn e ndaluar pėr 63 vjet. Mbėrritja nė Shqipėri ėshtė festuar nga pėrkrahėsit e monarkisė, tė cilėt nė aeroportin e Rinasit mbushėn lokalet dhe konsumuan aq birrė, sa kėto lokale konsumojnė pėr njė muaj nė ditė tė zakonshme.

    E Enjte, 23:00 (me orėn e Shqipėrisė)
    Familja mbretėrore shqiptare qė kishte zėnė vendet nė poltronat e "Boing-727" tė kompanisė jugafrikane, me shkėputjen e kontaktit tė rrotave tė avionit, u shkėput edhe ajo vetė nga territori i Afrikės sė Jugut pėr tė mbėrritur nė territorin pėr tė cilin pretendon se ėshtė sovran. Avioni mori drejtimin nga veriu i kontinentit tė zi. 23:00 e ditės sė enjte ishte fillimi i mbarimit tė rrugėtimit pėr kthimin nė atdhe,i mbretėreshės sė Shipėrisė. Ky rrugėtim shėnon njė kohė 3 herė mė tė madhe nga rrugėtimi i mbretit tė Itakės, Odisesė.

    E premte, 03:00
    Avioni i familjes mbretėrore detyrohet tė ndalojė pas katėr orė udhėtimi nė qytetin Lusaga tė Zambias. Nė aeroportin e kėtij qyteti avioni u furnizua me karburant, por ndalesa ka pasur tė bėjė edhe me gjendjen shėndetėsore tė Geraldinės. Lartėsia mbi nivelin e detit e pėrzier me emocionet e kthimit nė atdhe ndikuan nė rrahjet e zemrės sė saj. Pak pushim bėn gjithmonė mirė. 30 minuta mė vonė avioni la Zambian pėr t'u drejtuar nga verilindja.

    E premte, 09:00
    Gjashtė orė pasi avioni kishte lėnė Zambian, ai ulet nga lartėsia e 9 mijė metrave mbi nivelin e detit, pėr tė prekur territorin e aeroportit tė Luksorit nė Egjipt. Kjo lartėsi e madhe, me ndryshimin e trysnisė ndikon mbi njeriun, dhe kėtė e ndien edhe njė i ri i shėndetshėm. Pėr kėtė arsye shėndeti i nėnės mbretėreshė ekzaminohet sėrishmi dhe ndėrhyet pėr tė stabilizuar gjendjen. Familja mbretėrore pushon pėrsėri. Avioni rimbushet me karburant. 40 minuta mė vonė "Boing-727" shkėputet nga toka pėr tė marrė drejtimin pėr nė Rinas.

    E premte, 11:00
    Avioni me familjen mbretėrore ndodhet nė hapėsirėn ajrore shqiptare mbi ujėrat e Adriatikut. Geraldina gjallėrohet dhe, me njė shqipe tė kulluar, nis tė tregojė vilėn nė Durrės. Mė pas numėron me radhė malet e Shqipėrisė, tė cilėt dallohen qartė nga lartėsia ku ndodhet. "Erdha nė shtėpinė time", ka thėnė Geraldina, emocionet e sė cilės rriteshin nė progresion gjeometrik.

    E premte, 11:15
    Avioni ndaloi nė Rinas. Aty kanė dalė ta presin ardhurues tė monarkisė, si edhe pėrfaqėsues tė politikės. Personi i parė qė takon Geraldinėn, ėshtė gruaja e ish-kryeministrit Meta, Monika Kryemadhi. "Mė duket si nė ėndėrr". Kėto janė fjalėt e para me tė cilat Geraldina iu drejtua Kryemadhit.

  7. #57
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Nderime familjes..........

    Nderime familjes mbreterore, jo vetem ne nderin e Zogut, por dhe per padrejtesite shume vjecare qe ju bene.
    Nuk me duket levizje e matur e legalisteve, kerkesa per referendum. Ne se do te duhet nje i tille, duhet te dali ne drite mbas nje fare kohe dhe sidomos mbasi mileti kolerik shqiptar te qetesohet dhe te shikoje se kush eshte Leka, sa i zoti eshte politikisht, sa i matur e i urte eshte per te patur frenat e pushtetit ne dore. Nuk eshte e lehte te ndrorsh sistemin, dhe nga ana tjeter duhet pune konkrete per te provuar se propaganda 50 vjecare ishte e genjeshter dhe pa baza. Personalisht mendoj se mbeshtetja politike qe ka Leka sot, pra Legaliteti, le shume per te desheruar si nga bagazhi intelektual ashtu dhe elektoral. Le te mos fluturojme me presh ne *****, dhe ti shohim gjerat sic jane. Nuk kemi me kohe per eksperimente dhe as per gabime. Pra le te ftohemi dhe ti ulim kembet ne toke, nuk ka asgje per tu friksuar nga Leka por gjithashu nuk ka asgje tani per tani per tu entuziasmuar. Le tia leme kohes dhe te vazhdojme rrugen me ndryshimet e nisura. Familja mbreterore e Zogut nderkohe, le te shlodhet dhe me kohe te na thote qellimet e saj, shqiperia aty eshte sic ka qene dhe per 63 vjet me rradhe.

    Pershendetje.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Skenderbegu
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    20
    tung,

    ndegjova se mbreti kish pruar edhe matriale filmike,fotografi,prtrete e shum sende te tjera nga koha e zogut dhe nepermjet ketyre ne tash mund te shohim se si kan jetuar perpara ne shqiperi shpresoj se se shpejti do ti tregojn ato filma

    ju pershendes

  9. #59
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. atedheu mbi te gjitha eshte kollaj ta thuash por eshte veshtire ta besh ate fjale e ta mbash ate... kur e thua atedheu mbi te gjitha kur kercet e iken, kur nuk jeton ne te e ritesh neper bote...
    me shume respekt
    eda
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eda H : 30-06-2002 mė 12:00

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lojnat e Policve

    Policia jone e mbushur me enveriste- ramiziste- zylyftariste- e koplikoiste te PD-se e - fadil camaiste e bilbil memoista e Rebela te Ps-se eshte ne krie te detires..
    Mbasi i kapen gjithe vjedhesit ..mbasi zhduken prostitucionin..mbasi shpartalluan mafian..mbasi i kthyen vetem Beratit mbi 3000 vajza 15-20 vjecare nga bordellot e milanos e Selanikut..mbasi i futen ne burg vampiret e Divjakes e maskat e Kukesit..nuku i ngeli gje tjater vec te shpetojne Atdheun nga 12 arkat e LEKA ZOGUT.

    FUSHATA e djallezuar Anti-ZOG ka filluar qe ne RINAS.
    Gazetat e Mafies bucasin per Armet e Lekes.

    Shekulli i bie burise..
    -----------
    Ekspertėt e policisė dhe prokurorisė kanė hapur dje arkat e armėve nė prani tė tė dėrguarve tė Lekės


    Armėt e Zogut, vendos prokuroria


    "Nuk janė bllokuar pėr vakum ligjor, por sepse nuk lejohet futja e armėve luftarake"


    TIRAN Ė- Pretendenti pėr fron, Leka Zogu nuk do ta ketė tė lehtė tė dėrgojė nė rezidencėn e tij koleksionin e preferuar tė armėve. Tashmė, atij i duhet tė merret me drejtėsinė shqiptare, pėr tė zhbllokuar 84 armėt e llojeve tė ndryshme, tė cilat janė grumbulluar me kujdes nga njėri shtet nė tjetrin, ku ka jetuar familja mbretėrore prej shumė vitesh. Zyrtarėt e Ministrisė sė Rendit Publik kanė "hequr dorė" nga kompetenca pėr tė zhbllokuar arkat brenda tė cilave ndodhen lloje tė ndryshme armėsh, duke filluar qė nga ēiftet e deri tek kallashnikovėt apo armėt granatė-hedhėse. "Armėt nuk janė bllokuar se nė vendin tonė ekziston njė vakum ligjor, por sepse nuk lejohet futja e armėve luftarake",-ėshtė shprehur njė zyrtar i dikasterit blu. Ndėrkohė, nė koleksionin e Zogut pėrveē kallashnikovėve janė gjetur pistoleta, mortaja, granatė-hedhėse si dhe njė sasi e konsiderueshme municioni. Nga tė njėjtat burime policore mėsohet se pėr koleksionin e bllokuar nė aeroportin e Rinasit, tashmė do tė vendosė prokuroria dhe gjykata e rrethit Tiranė.

    Ekspertėt
    Paraditen e djeshme kanė "zbarkuar" nė aeroportin e Rinasit njė numėr i madh ekspertėsh tė Ministrisė sė Rendit Publik, Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės si dhe Prokurorisė sė Rrethit Tiranė. Ekspertė tė ēarmatimit, tė policisė kriminale si dhe tė organit tė akuzės kanė hapur njė pėr njė, tė gjitha arkat, brenda sė cilave ndodheshin armėt e pretendentit pėr fronin mbretėror Leka Zogu. Burimet policore bėjnė tė ditur se janė numėruar 84 armė tė lloje tė ndryshme, ndėr tė cilat ēifte, pushkė, kallashnikovė, mortaja, granatė-hedhėse, pistoleta etj. Tė gjitha armėt e evidentuara dhe kontrolluara janė shėnuar nėpėr procesverbalet e uniformave blu tė policisė. Ndėrsa verifikimi "njė pėr njė" i armėve tė koleksionit ėshtė bėrė nė praninė e dy pėrfaqėsuesve tė "oborrit mbretėror". Burimet policore bėjnė tė ditur se ka qenė vetė Leka Zogu ai qė ka kėrkuar verifikimin e koleksionit tė preferuar tė armėve, nė praninė e pėrfaqėsuesve tė tij.

    Hetimet
    Evidentimi, numėrimi si dhe verifikimi i armėve ka vazhduar deri nė orėt e mbasdites sė djeshme. Mė pas, ekspertėt e policisė kanė dokumentuar nė procesvebal tė gjithė raportin pėr koleksionin e armėve tė Leka Zogut. Ndėrsa po ditėn e djeshme, ky raport i policisė i ka kaluar Prokurorisė sė Rrethit tė Tiranės, e cila do tė vendosė pėr fatin e mėtejshėm tė 84 armėve tė kalibrave tė ndryshėm, tė bllokuara nė aeroportin e Rinasit. Sipas zyrtarėve tė Ministrisė sė Rendit Publik, i takon organit tė akuzės tė vendosė nėse armėt do t'i kthehen Leka Zogut ose do tė mbeten tė bllokuara. Gjatė ditės sė djeshme, ekspertėt e prokurorisė janė njohur me procesvebalet e policisė mbi armatimet. Ndėrsa pritet qė prokuroria tė pėrfundojė shumė shpejt hetimet, lidhur me 84 armėt e Zogut, me pretendimet e tij pėr vakum ligjor nė Shqipėri lidhur me koleksionet e armėve si dhe me fatin e mėtejshėm tė tyre.

    Bllokimi
    Koleksioni i armėve ėshtė bllokuar pak minuta pasi familja mbretėrore ka zbritur nga avioni "Carter 727". Kėto armė nuk kanė qenė tė deklaruara mė parė nga Leka Zogu. Policia ka hapur fillimisht disa prej arkave, brenda sė cilave janė gjetur pėrveē armėve tė gjahut edhe kallashnikov apo granatė-hedhės. Mė pas ka mbyllur arkat, duke i rihapur ato gjatė ditės sė djeshme. Kėshilltari i Zogut ka pretenduar se armėt janė bllokuar nga vakumi i ligjit shqiptar pėr koleksionet. Ndėrsa zyrtarėt e policisė janė shprehur se armėt nuk janė shoqėruar nga dokumentacioni pėrkatės. Madje, ata kanė shtuar se njė shkak tjetėr pėr bllokimin e koleksionit tė pretendentit pėr fron, ėshtė ligji shqiptar i cili nuk lejon futjen e armatimeve luftarake. Ndėrkohė, pėr fatin e mėtejshėm tė 84 armėve tė koleksionit do tė vendosė drejtėsia shqiptare.

    ------------------------

    Mikpritesit dallkauke..

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kuvendi miraton Statusin e Familjes Mbretėrore
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2013, 11:35
  2. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  3. Mbidoza e modernizmit tė familjes
    Nga Cimo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  4. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  5. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •