Kthimi i mbretėrve nė Ballkan
Pas Mbretit tė Malit tė Zi, atij tė Bullgarisė dhe tė Serbisė dhe dy tentimeve tė kthimit nė atdhe, po kthehet pėr herė tė tretė edhe Leka Zogu me familje. Ky rikthim do tė duhej tė ishte i suksesshėm s'paku sipas proverbit "e treta e vėrteta".
Me kthimin e Laka Zogut nė Shqipėri po merrė fund njė rrenė e gjatė rreth tij dhe familjes sė tij. Shpresoj qė kjo tė jetė edhe rrena e fundit qė pėr vite tė tėra ia mbaruan dhe ia hijeshuan ata qė masakruan kimbin shqiptar; si brėnda Shqipėrisė Londineze, si jasht saj.
Pėr herė tė parė mu ka dhėnė rasti qė Leka Zogut t'ia jap dorėn nė njė qytet tė Zvicrės. Ka qenė njė takim qė kishin organizuar vetė zvicėranėt, por nė atė sallė kishte edhe shumė shqiptarė. Pasi na pėrshėndeti nė gjuhėn shqipe, mbajti njė fjalim nė gjuhėn frėnge, tė cilėn e fliste rrjedhshėm.
Pasi mbaroi fjalimin kush deshti i bėri edhe pyetje. Pėrgjigjej me shume seriozitet dhe pa maska. Nė sallė ka pasur shumė gazetarė tė tė gjitha mediumeve.
Pas pyetjeve shprehu deshirėn tė pėrshėndetej me disa shqiptarė tė pranishėm, e meqenėse isha i ulur nė rendin e prarė mė ndodhi edhe mua t'ia shtėrngoj dorėn. Afėr meje ishte ulur rexhizori Agim Sopi nga Prishtina, i cili pasi u pėrshėndet me tė, ia dhuroi njė kasetė me filmin "Njeriu prej dheu". Ky gjest i Agimit i pėlqeu shumė. Ishte fillimi i viteve tė '90ta.
I pėrmenda kėto gjėra vetėm sa pėr tė ilustruar se po atė natė nė mendjen time Leka Zogu prishi rrenėn e komunistėve enveristo-titistė qė kishin thuruar pėr babain e tij dhe Mbretin e shqiptarėve- Ahmet Zogun, i cili Shqipėrinė feudale e kishte shndėrruar nė njė vend evropian gjatė kohės qė kishte qeverisur.
Rikthimin e familjes mbretėrore nė Shqipėri, pasi njėherė e pėrzuri Sali Berisha e herėn e dytė Fatos Nano, e pėrshėndes duke uruar qė sa mė shpejt ta vizitojė Kosovėn.
Krijoni Kontakt