Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 162
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Skenderbegu
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    20
    tung Brari,

    Me siguri jan armet simbolike te lekes te cillat ja kan dhuruar princat nga arabia nga irani e shum vende te tjera por ka edhe shpata te mbretit ahmet zogut1 te presim se qka po ndodh.
    Sod ne lajmet e RTK-se treguan gjirime nga vila e families mbreterore me ka pelqyer shum esht nje vil e stilit te viteve 30 por me se bukuri esht oborri ka shum lule dhe esht nje funtan e vogel esht shtepi shum e bukur.

    RRNOFT MBRETI
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Lightbulb Herzlich Willkommen König leka I

    Leka ne 97-en ne Tirane
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Lightbulb Konica per Mbretin Zog I

    Artikull i marre nga "GazetaShqiptare"

    Gazeta bėn publike dy artikuj tė
    panjohur tė Konicės, politikanit dhe personalitetit tė njohur tė letrave shqipe, pėr Nolin dhe rrezikun e pėrhapjes
    sė ideve bolshevike nė Shqipėri Faik Konica: "Fan Noli, mėndjecekėt
    dhe bolshevik"
    Konica: "Dy udhė ishin hapur
    pėr ne: vazhdimi i pėrkrahjes sė maskarallėkut gjer
    sa tė bėhej gjak dhe tė prishej Shqipėria,-ose tė
    kthyerit nė politikėn e parė tė Vatrės, e cila
    ka qenė tė vėnėt pėrpara tė Zogut si kryetar
    i duhur i Shqipėrisė. Zumė udhėn e dytė. Le ta
    shkurtojmė tani nė tre fjalė ato qė thamė: 1)
    Fan Noli, unė, me Vatrėn dhe me shokėt, qė mė
    1914 gjer mė 1922, kush mė shumė dhe kush mė pakė
    kemi mprojtur mendimin se Shqipėra, qė tė shtrohet, qė
    tė stabilizohe, e tė hyjė nė udhėn e reformave
    tė qytetėrimit, ka nevojė pėr njė dorė tė
    hekurt dhe si ajo dorė ėsht Ahmed Zogu. 2) Fan Noli, nėn influencėn e Gurakuqit, dhe mė vonė nėn influencėn
    e frymės bolshevike, u bint dhe na bindi se Shqipėria munt tė
    qėndroj nė kėmbė pa Zogun dhe kundėr Zogut. Ngjarjet
    i dhanė pėrgėnjeshtrimin ma tė plotė, dhe Shqipėria
    u shpu njė qime afėr varrit. 3) Unė me shumicėn e shokėve u kthyhem ahere (ndonėse me ēape tė ngadalėshme
    se na vinte keq tė ēkėputeshim fare nga Fan Noli) te
    programi i vjetėr i pėrmbledhur mė sipėr nėnė
    numrin 1, kurse Fan Noli u fut thellė e mė thellė nė
    rebelione kundra Shtetit e n'intriga revolucionare"
    Dashnor Kaloēi
    Konfliktet dhe kontraditat e thella qė kanė mbizotėruar
    nė mes dy krahėve tė politikės sė sotme shqiptare
    tė cilat janė acaruar sė tepėrmi sidomos ditėt
    e fundit, nuk janė as tė panjohura dhe as tė paprecedent
    nė historinė e kėsaj politike. Pėrkundrazi ato janė
    shumė tė vjetra dhe e kanė zanafillėn qė nga
    koha e krijimit tė shtetit shqiptar nė vitin 1912. Herė pas herė nė faqet speciale tė "Gazetės",
    janė botuar polemika nė mes dy eksponetėve mė tė
    spikatur tė politikės shqiptare tė gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar, Fan Nolit dhe Faik Konicės,
    tė cilėt janė konsideruar dhe dy prej personaliteteve
    mė tė shquara tė letrave shqipe. Pa dashur qė tė
    marrim anėn e njėrit apo tjetrit, por tė nisur vetėm
    nga fakti se mbi jetėn e veprėn e Fan Nolit, (si gjatė
    periudhės sė regjimit komunist ashtu dhe pas viteve 1990-tė)
    janė botuar njė seri e tėrė librash dhe deri korpusi
    i plotė i veprave sė tij, ėshtė e arsyeshme qė
    tė bėhen publike dhe kritikat qė janė bėrė
    nė adresė tė tij. Nė kėtė kontekst po pasqyrojmė mė poshtė (tė plota) dy artikujt e Faik
    Konicės, tė cilat ai i ka botuar nė gazetėn "Dielli"
    tė Bostonit mė 6 dhe 15 maj tė vitit 1926.
    Historia e ca ndryshimeve
    "Kur vajta mė 1913 nė Shqipėri pėr tė
    shikuar pėr s'afėrmi punėt, zbulova me hidhėrim
    se shumica e madhe e popullit jo vetėm qė nuk i shihte me
    sy tė mirė idealet t'ona tė njė Shteti tė pėrparuar,
    po s'pėlqente as ndihmėn qė po na jipej nga rastet dhe
    nga bamirėsit e fuqive tė'Evropės. Ėshtė pėr ēudi dhe gjė fare e vėrtetė, se shumica e madhe
    e popullit tė Shqipėrisė e priti dhuratėn e dhėnė
    me moskėnaqėsi, me thartėsira dhe me sy tė zgurdulluara
    nga prapamejtime: qė u duk pak mė vonė nga kryengritjet
    qė u bėnė njera-pas tjatrės. Duke qenė punėt
    ashtu, u kuptua shpejt qė do mbetej Shqipėria si njė
    Shtet mė vete dhe populli tė mbahej me zor i bashkuar qė
    tė hynte nė udhėn e disiplinės, tė punės
    dhe pėrparimit, e vetmja fuqi e duhur ish dora e hekurt po shpėtimtare
    e njė diktaturi. Kujtuam njė kohė se diktatorin e gjetėm nė personin e Esad Pashė Toptanit. Dhe Esadi kishte me tė
    vėrtetė disa zotėsira pėr tė qeverisur, po
    mosha e tij e shkuar nuk i premtonte ta ndryshoja mėndjen e tij
    pas ndryshimeve tė reja qė u bėnė nė Shqipėri,
    dhe ashtu fundi ish qė u larguan tė gjithė dhe e lanė
    tė vetėm. Mė 1913, u poqa pėr herėn e parė
    nė Tiranė me Ahmet Bej Zogun (qė tė pėrdorim
    titujt siē pėrdoreshin dhe zyrtarisht asi kohe) Vura re
    menjėherė fisnikėrinė tė bashkuar me forcė
    karakteri qė ēfaqej nga sjellja e dhe nga fjalėt e
    djalit. U interesova dhe pyeta. Dhe nga sa dėgjova s'mė mbeti
    asnjė dyshim se fati e kish shėnuar pėr tė lojtur
    njė rol me rėndėsi nė Shqipėrin e re. Nė
    pjekjet qė pata mė vonė me Mbretin Karol tė Rumanisė,
    me Kryeministrin rumun Tito Majersko, me Princin Ėilhelm tė Ėied-it, dhe diplomatėt austriakė dhe italianė,
    u pėrmėnda emrin dhe possibilitetet e kėtij tė riu. Mbaj mėnd njė bisedim qė pata me Turhan Pashanė
    nė Durrės pasi plasi kryengritja e Shijakurt dhe u rėzua
    Esadi. I tregoja Turhanit nevojėn qė tė pėrdoret
    Zogu pėr tė zgjidhur krizėn.-"Ahmed Beu ėshtė
    tepėr i ri ", mu pėrgjigj Turhan Pashai".-"Vėrtet"
    thash'unė "Po Ėilliam Pitt-i u bė kryeministėr
    i Inglis kur qe njėzet e tre vjetsh, dhe ka qenė njė
    nga mė tė mbėdhjetė kryeministra t' atij vėndi".-"Si
    fjaloseni kėshtu", mė thotė Turhan Pashai: "Mund
    tė barabitim me Pitt-in njė tė ri tė panjohur?"-
    "Nuk bėj barabitje" u pėrgjigja unė: desha
    vetėm, me kėtė shembėll, ku ju pėmėnd
    se atje ku ndodhet zotėsia, versa s'munt tė jetė dhe
    s'duhet tė jetė pengim". Me kėtė mėnyrė,
    vazhdova sė pėrhapuri mendimin se do t'ish mirė, nė
    dojim tė kishim njė Shqipėri tė bashkuar dhe tė
    lirė, t'a pėrkrahnjim Zogun tė merrte njė ditė
    fuqinė, se ay kish pėrveē zotėsisė dhe katėr
    tė mira qė i mungojin Esadit: kuptimin e ndodhjes sė
    re nė Shqipėri pas ndarjes nga Turqia, ndjenjėn e kombėsisė,
    tė mos bėrėt ndryshime nė mes Toskėsh e Gegėsh,
    dhe mė nė funt dėshirėn pėr ta parė Shqipėrinė
    nė shkallė Shteti t'organizuar. Noli u bashkua plotėrisht
    me mua nė besimin qė Shqipėria s'munt tė qėndrojė
    me kėmbė pa njė diktatori, dhe qė Zogu duket njeriu
    i duhur pėr kėtė rol. Gjurmat e kėtyre mendimeve munt t'i gjeni nė shtyllat e "Diellit" nė kohėn
    e luftės dhe pastaj , ku Zogu lavdohet si njė hero, si njė
    idealist, si njė udhėheqės qė s'munt tė barabitet
    me Anglo-Saksonėt, e tjera. Disa nga kėto lavdata janė
    tė shėnuara nga Fan Noli vetė. Kjo politikė vazhdoj
    gjer mė 1921 dhe pėrtej. Mė 1922, Fan Noli zuri tė
    lidhet me grupin e Gurakuqit, dhe menjėherė mėndja e
    tij e cekėt hyri nė njė udhė tė ndryshme. Fan
    Noli filloj tė na japė lajme jo tė pėlqyera pėr
    Zogun: qė ky ish bashkuar me reaksionarėt, qė ish-armik
    i njė Shqipėrie siē e duam ne, qė ka humbur tėrė
    influencėn, qė s'ka asnjė zotėsi, qė ushtria
    anon me "liberalėt", qė duhet ta ftohim popullin
    ca mė tepėr nga Zogu, e tjera. Unė me shokėt e Vatrės,
    siē e desh logjika, siē e desh disiplina e grupit t'onė,
    pasqyruam te "Dielli" politikėn e re tė pėrfaqėsoonjėsit
    t'onė nė Shqipėri, pėrfaqėsonjės i cili
    kohėt e fundit nuk ish tjatėr gjė, veē se fonografi
    i Gurakuqit, gjer sa mė nė funt dolli sheshit dhe komitaxhi
    duke shkelur tėrė programin t'onė dhe gjithė idealet
    tona. Fundi qe njė ēkatėrrim dhe njė maskarallėk
    pa emėr. Ēmunt tė bėjim? Dy udhė qenė
    tė hapura pėr ne: vazhdimi i pėrkrahjes sė maskarallėkut
    gjer sa tė bėhej gjak dhe tė prishej Shqipėria,-ose
    tė kthyerit nė politikėn e parė tė Vatrės
    , e cila ka qenė tė vėnėt pėrpara tė Zogut
    si kryetar i duhur i Shqipėrisė. Zumė udhėn e dytė.
    Le ta shkurtojmė tani nė tre fjalė ato qė thamė:
    1) Fan Noli, unė, me Vatrėn dhe me shokėt, qė mė
    1914 gjer mė 1922, kush mė shumė dhe kush mė pakė
    kemi mprojtur mendimin se Shqipėra, qė tė shtrohet, qė
    tė stabilizohe, e tė hyjė nė udhėn e reformave
    tė qytetėrimit, ka nevojė pėr njė dorė
    tė hekurt dhe si ajo dorė ėsht Ahmed Zogu. 2) Fan Noli,
    nėn influencėn e Gurakuqit, dhe mė vonė nėn influencėn e frymės bolshevike, u bint dhe na bindi se Shqipėria
    munt tė qėndroj nė kėmbė pa Zogun dhe kundėr
    Zogut. Ngjarjet i dhanė pėrgėnjeshtriminma tė plotė,
    dhe Shqipėria u shpu njė qime afėr varrit. 3) Unė
    me shumicėn e shokėve u kthyhem ahere (ndonėse me ēape
    tė ngadalėshme se na vinte keq tė ēkėputeshim
    fare nga Fan Noli) te programi i vjetėr i pėrmbledhur mė sipėr nėnė numrin 1, kurse Fan Noli u fut thellė
    e mė thellė nė rebelione kundra Shtetit e n'intriga revolucionare.
    Munt ta vazhdojmė bisedimin nė njė numėr t' afėrm.
    Po i kemi hedhur kėtu miaft yshqim pėr mejtim djemurisė
    sė kthiellėt (se sa pėr mejhanexhitė, Maqedhonasit
    dhe tė tjerė vagabondė qė tallen fshehtazi me Shqipėrinė, s'bajmė kabull as t'i dėgjojmė) s'di ose harron, por duhet se kėtej e tutje ta marrė nėr sy se Presidenti Zogu nuk ėshtė heroi i ri i Vatrės, por ka qenė
    hero i vjetėr i kėsaj organizate, i neveritur me 1922-24 nga
    intrigat e Gurakuqit dhe nėn influencėn e bolshevismės.
    Dhe nė qoftė se ėsht e zonja tė mejtojė duke
    thelluar, djemuria e kthiellt le ta gjykojė kush u kthye nga udha-Fan
    Noli apo unė?
    Propaganda Bolshevike nė mes tė Shqiptarėvet
    Nga letra dhe lajme me gojė tė marra nė kohrat e fundit,
    pėrmbledhim kėtė mi propagandėn bolshevike nė
    mes tė Shqipėtarėve: Gjer nė funt tė Shėn-Endreut
    1924, propaganda bolshevike nė Shqipėri ish nė duar tė
    njė Shqipėtari tė ritur nė Rusi, njeri i hollė,
    i zoti dhe siē duket i bindur nė mirėsinė e theorive
    bolshevike. Fan Noli, nė kėtė propagandė si nė
    ēdo gjė tjatėr, ish njė fytyrė e sėrės
    sė dytė. E para provė besnikėrie qė ky grup
    i dha Sovjetit, qe fjala qesharake e Fan Nolit nė Lidhjen e Kombeve,
    fjalė e pėlqyer pėr Rusinė, por shumė e dėmshme
    pėr Shqipėrinė. Me tė kthyer tė legalitetit
    nė Shqipėri dhe me tė ikur tė Fan Nolit, qėndrat
    e propagandės bolshevike u transferua natyrisht jashtė. T'ikurit,
    sa kohė patnė para nga ato qė kishin prurė prej
    Shqipėrie, nuk u munduan tė gjejnė burime tė tjera.
    Po paratė u mbaruan shpejt: dhe menjėherė nisėn
    bisedimet me Sovjetin pėr ndihma, bisedime qė muarnė
    njė funt tė pėlqyer. Pėrveē shumave tė
    veēanta "pėr propagandė" qė dhanė
    dhe u japin ca udhėheqėsve tė lėvizjes, Bolshevikėt
    u kanė lidhur rroga dhe disa t'ikurve tė porositur nga udhėheqėsit:
    cave u japin 400 franga ar, (80 USD) nė muaj, ca tė tjerėve
    nga 500 franga ar (100 USD). Pastaj duke marrė nė sy shvillimet
    revolucionere qė turbullonjėsit kanė shpresė tė
    bėjnė mė tutje nė Shqipėri, guverna Boleshevike
    u kėrkoj armiqve tė Shtetit t'onė nj'a dhjetė djem
    shqiptarė qė t'i vėrė nė shkollėn e veēantė
    tė Moskės ku formohen axhentat e bolshevismės. Kėta
    studentė tė ēuditshėm u dėrguan dhe janė
    tani nė Moskė, ku nxėnė me sistem zanatin e revolucjes
    qė tė venė nesėr t'i vėnė zjarrin vėndit
    tė tyre ose tė bien nė duar tė policisė dhe
    ta humbasin jetėn pėr dhjamė qeni. Nė kėto
    qė thamė mė sipėr, munt tė kuptohet se gatitėsit
    e prishjes sė Shqipėrisė janė tė kėnaqur
    dhe prshėn (presin). Po jo dhe aq se lodra e tyre ėsht e themeluar
    mbi dy gėnjeshtra, dhe s'munt tė zgjatet shumė kohė:
    Nga njėra anė u paraqiten Shqiptarėve si patriotė
    dhe njerės me ideale kombėtare, nga ana tjetėr u tregojnė Russėve pėrralla, sikur nė Shqipėri ēdo gjė
    qenka gati pėr revolucjen komuniste dhe u dashka vetėm njė
    shkrepse qė t'i vėrė zjarrė vėndit. Kėto
    tė dy gėnjeshtra s'munt tė vazhdojnė shumė
    : e para , ajo qė aventurierėt u shesin Shqipėtarėve,
    ka dalė nė shesh prej kohe, dhe ēo njeri me kuptim
    e ka marrė vesh: gėnjeshtra e dytė, ajo qė u gatuajnė Russėve, munt ta mbajė dhe ca kohė, se natyra e Russėve
    ėshtė serioze dhe e padjallėzuar dhe nuk u shkon nėr
    mėnt qė janė viktima tė njė batakēillėku
    Ballkanik. Planet e Russėve pėr nė Ballkan duket tė
    jenė kėto: tė formuarit e njė grupi bolshevik nė
    ēdo Shtet, dhe me anė tė kėtij grupi tė kundėrshtuarit
    e ēdo guverne tė sotėme dhe tė diskretituarit
    e ēdo njeriu qė ka pak a shumė influencė mi popullin
    dhe qė e pėrdor atė influencė pėr tė mbrojtur
    kanunin, regullėn dhe qetėsin: pastaj, tė ndezurit e
    njė kryengritje tė pėrgjithėshme, ku do tė
    lozin rolin e tyre dhe "studentėt" nga Ballkani qė
    ndodhen tani nė Moskė. Sa pėr gjakun qė do tė
    derdhet ēurk dhe mė kot, aq u bėn Russėve. Dhe
    pse ta ēajnė kokėn nė qoftė se popujt e Ballkanit
    janė aq tė marrė sa tė mos kuptojnė rezikun
    dhe tė ruhen me kohė? Propaganda bolshevike ėshtė
    e rrezikėshme: se turmės sė padjallėzuar, e cila
    nuk thellon, bolshevisma i duket si zgjidha e gjithė mundimeve
    ekonomike qė heq. Kujton se bolshevisma ėshtė ilaē
    i panjohur dhe i ēuditshėm qė ka pėr tė shėruar
    ēdo sėmundje. Tė zgjuarit nga ky gjumė budallenjėsh
    do tė jetė shumi i hidhur pėr Shqiptarėt qė
    do tė bėhen skllav pa atdhe dhe pa bukė, tė shkelmuar
    e tė shkelur nga tė huajt. Na pėlqen tė vėmė
    re se shumė nga t'ikurit- si Z. Sotir Peci, Z. Sejfi Vllamasi.
    Z. Koēo Tasi, Z. Rasim Babameto, Z. Ismail Haki Tatzati, etj,
    nuk u bashkuan nė asnjė mėnyrė me aventurierėt bolshevikė, po mbajnė njė qėndrim konservativ sado
    qė nuk janė miqt' e Guvernės sė sotme. Janė pėr t'u lavdėruar pėr urtėsinė dhe kuptimin
    politik tė tyre, dhe na vjen keq qė nuk u gjent njė udhė pajtimi tė plotė me Guvernėn, pajtim i cili do tė zbulonte edhe nė sy tė Rusissė se sa tė pakė
    janė Bolshevikėt t'anė".
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    "mikpritje" Bolshevike

    E prisja qe "mjeshtrat e punve te zeza" do sajonin ndonji incident familjes mbreterore.
    B. Kopliku, ish minister i brendeshem ne kohen e Meksit i shtyre nga "Mjeshtrat" i sajoi LEKES kur erdhi per here te pare incidentin me "pasaporten".
    FINO i sajoi incidentin e krismave ne bulevard ku snajperet e futur nga mjeshtrat vran nji simpatizant te Lekes dhe Leken e thirren per ti analizuar gryken e Pisqolles.
    Ja dhe sot mbas "buzeqeshjeve" te neveritshme te zyrtareve Mjeshtrat vepruan dhe sajuan incidentin e "12 arkave me municion".

    Ja cthote KJ sot.
    ------------------------
    Policia bllokon armet e Zogut
    Artur Qorraj Tirane - Policia bllokon nje arsenal te tere armesh, prone e Leka Zogut. Baulet e medha me amre e municion jane bllokuar dje nga uniformat blu te komisariatit Rinas gjate nje kontrolli te listes se sendeve te deklaruara. Jane 11 arka te cilave sot pritet tu behet kontrolli i verifikimit, ndersa nga shoqeruesit e bagazheve te mbretit eshte paraqitur nje liste me sendet e deklaruara. Arkat kane udhetuar per kilometra te tera dhe burime te policise thane se nje pjese e armatimeve kane qene te deklaruara, por gjate zbulimit te njeres prej tyre jane zbuluar dhe amre automatike te panjohura ne Shqiperi, te cilave do tu behet verifikimi. Ne liste jane lexuar arme te tilla si automatike, fisheke, pushke dhe pistoleta, qe policise i jane deklaruar si relike e koleksione te Leka Zogut, por qe do te verifikohen. "Do te ngrihet nje komision vleresimi dhe verifikimi, ku do te mbahet nje procesverbal konkret per te gjitha armet dhe municionet qe do te gjenden te paregjistruara e te padeklaruara ne listen e sendeve te paraqitura dje ne mesdite ne piken e kalimit kufitar te Rinasit", thane burime zyrtare te policise. Nderkohe kreu i Legalisteve, Ekrem Spahia eshte shprehur pas kesaj ngjarje per gazeten "Koha Jone" se "ky eshte nje kontroll normal qe duhet ushtruar nga policia dhe nuk ka asnje problem". Ai e hodhi poshte pretendimin e armeve pa leje. "Ato jane te deklaruara nga shoqeruesit e mbretit Leka Zogu. Jane vecse relike e koleksione te mbretit, te gjitha me leje", tha Spahia. Perpos bagazheve me veshje, piktura, relike e sende te tjera, shoqeruesit e pretendentit per fronin mbreteror Leka Zogu kane patur me vete edhe 11 arka te medha druri e metalike te mbushura me armatim e municion. Nje pjese e armeve jane te deklaruara dhe nuk mund te percaktohet numri i tyre pasi lista e sendeve eshte e gjate, tha policia, por vete fakti i sjelljes ne Shqiperi te nje sasie te tille te armatimeve ka bere te dyshohet ne vertetesine e listes. Sot komisioni prej disa specialistesh do te filloje punen per verifikimin e sendeve qe gjenden ne arka dhe nese do te gjenden te padeklaruara atehere ndaj tyre do te merret dhe masa e bllokimit. Por kjo sipas ligjeve shqiptare pritet te shoqerohet dhe me masa ndeshkimore, kur Leka Zogu eshte i denuar nje here per armembajtje pa leje nga drejtesia shqiptare me dy vjet burg. "Njekohesisht do te behet kontrolli i armeve per te pare nese jane relike te kohes se Ahmet Zogut, apo jane arme te panjohura dhe pa leje qe kane hyre kontrabande", thane burime te policise pas kesaj ngjarje. Arkat jane izoluar ne nje dhome te vecante nen masa te rrepta sigurie ne komisariatin e Rinasit.

    Bllokimi

    Para ores 12.00 te dites se djeshme, pretendenti per fronin mbreteror, Leka Zogu se bashku me shoqeruesit e tij ka zbritur ne aeroportin e Rinasit nga nje avion Carter. Masat e sigurise kane qene teper te larta dhe vete drejtuesit e policise se kryeqytetit ishin te pranishem. Pasi shpura eshte shkeputur nga aeroporti dhe eshte nisur ne drejtim te Tiranes, uniformat blu kane ushtruar ne piken doganore te aeroportit kontrollin e bagazheve. Ndermjet te tjerave jane vene re 11 arka te medha druri e metalike. Shoqeruesit e bauleve kane paraqitur nje lise te gjate me sendet e prura nga Afrika. Kane vendosur te hapin njeren prej arkave dhe aty kane gjetur automatike te huaj te markave te panjohura me pare dhe municion. Kjo i ka vene ne dyshim dhe ne levizje. "Morem masen e bllokimit paraprak per efekt verifikimi te metejshem, pasi nuk mund te lejonim kalimin e tyre ne nje sasi te tille dhe me rrezik", thane burime te policise. Te gjitha arkat, qe dyshohet te jene te mbushura me armatim e municion te cilin Leka Zogu e mbante dhe ne Johanesburg, gjenden ne qeroportin e Rinasit dhe nuk perjashtohet qe mes tyre te gjenden dhe armatime te paregjistruara e te padeklaruara, ashtu sikurse mund te kete dhe armatime relike te kohes se Ahmet Zogut e koleksion. Gjetja e arkave qe dyshohet te jene me armatim ka vene ne levizje gjithe kreret e policise qe kane urdheruar ngritjen e menjehereshme te nje komisioni verifikues per te gjitha arkat. Sipas burimeve te policise ne liste jane lexuar emrat e armeve te tilla si pistoleta, pushke, automatike dhe fisheke, por qe mund te jene relike te historise se shkuar.

    -----------------

    kjo eshte "mikpritje" bolshevike e zorraxhijve te Tiranes.

  5. #45
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    260 mije dollare, kthimi ne Atdhe

    Rreth 250 mije dollare ka kushtuar kthimi i Familjes Mbreterore ne Atdhe. Ketu perfshihen shpenzimet, qe nga sigurimi i aeroplanit tip "carter", qe do te bente transportimin nga Johanesburgu deri ne Tirane,, si dhe shpenzimet e tjera te cilat lidhen kryesisht me sigurimin e bazes materiale. Nderkohe burime te besueshme brenda PLL, bejne te ditur se jane dy biznesmene, ata te cilet kane dhene rreth 10 mije dollare, per organizimin e te gjithe pritjes qe i eshte bere Familjes Mbreterore, duke filluar qe nga limuzina e marre me qira, rojet, si dhe pagesat per bazen materiale qe u eshte dashur simpatizanteve te monarkise duke filluar qe nga makinat me qira, flamujt, banderolat dhe shume elemente te tjere simbolik. Ne respekt te historise, Familja Mbreterore, mesohet se ka sjellur me vete nje arkiv shume te pasur me materiale filmike dhe te shkruara, te cilat permbajne historine e familjes, duke dhene hollesi te rralla per periudhen e drejtimit te Shqiperise nga Mbreti Zog.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Edes dhe Nuh Muses.

    EDES me qe eshte vajz e re dhe NUhit meqe eshte i Kosoves dhe "vuan" nga trashegemia enveriste!

    Ahmet Zogu eshte zgjedhur kryeminister dhe president me Votat e parlamentit te Kohes athershme.
    Arsyet pse u zgjodh AI erdhen nga nevoja per nji njeri te forte per te ngritur nga HICI nji SHTET.

    Ahmeti i Zogolleve te MATIT kishte treguar aftesi, trimeri e mencuri ne Periudhat me te veshtira qe kalonte vendi yne ne ate kohe. Ai ishte veprimtar i dalluar gjat pamvaresise e me vone deri ne Kongres te Lushnjes dhe per meritat e treguara u zgjodh me deshiren e delegateve minister i brendeshem e me vone kryeminister.
    Si Mbret , Ahmeti nuk u be per qejf por per nevoja politike te Atdheut.
    Ngjarjet e 1924-es e sollen nevojen per nji autoritet mbi partite per te pushuar grindjet politike te cilat shkaktuan probleme.
    Ne fillim u be president i republikes e me von mbret i Shqiptareve
    Titulli "mbret i Shqiptareve" kishte kuptimin qe ai ishte edhe i Kosoves e trojeve te tjera jashte kufijve shteterore..
    Ishin disa miq te tije dhe politikan te kohes qe ja sugjeruan kte akt dhe kete e ligjeroi Asambleja e ligjshme qe u mblodh per kete ceshtje.
    Nuk eshte e vertete se Zogun e donte vetem MATI, krahina e vendlindjes se tije.
    Zogu mbante lidhje me te gjithe kreret e njohur te krahinave dhe i njihte ata personalisht.
    Kur Zogu u martua kudo ne Shqiperi e sidomos ne Vlore eshte bere nji fest e pa pare deri athere nga populli i krahines se Laberise.
    Martesa me nji bij te nji familjeje aristokrate europiane ishte nji tradite e familjeve mbreterore dhe pra konsiderohej nji kusht per te qenit Mbret. Ai e pelqeu Geraldinen hungareze jo vetem se ishte nji femer e bukur por dhe si dicka simbolike qe lidhej me historine.
    Skenderbeu kishte qene Aleat me prijesin e dikurshem te hungarezeve, Janosh Huniadin.
    Zogu kishte shume nenpunesa te larte qofte musliman, ortodoks, katolik dhe bente nji politik shume afruese me te gjithe.
    Zogu trashegonte nga familja e tije ne qender te TIRANES (nena e Ahmet Zogut) nji teritor qe fillon nga SELVITE te ura e rruges Elbasanit qe shkon deri te hotel Dajti...pastaj deri tek galeria arteve e pastaj deri tek busti qemal Stafes afer parlamentit.
    Ky teritor qe i perket TOPTANASVE, krijuesve te qytetit te Tiranes me ndertimet qe ishin brenda ketij teritori gjithashtu prone e familjes , sherbeu dhe si Ambjent per pallatin mbreteror dhe seline e zyrave kryesore te Shtetit.
    Pra Zogu nuk harxhoi arken e Shtetit per Oborri mbreteror.
    Ndryshe nga BLLOKU I POLIT BYROSE se PPSH-se qe ishte nji zone e ndaluar per popullin per 50 vjet me radhe.. Pallati mbreteror i Zogut ka qene shum demokratik ne hyrje daljet e njerzve te thjeshte.
    Ska ngelur pa hyre aty asnji atdhetar e fshatar me pak emer i cdo krahine pa hyre dhe u pritur qofte nga Zogu ose Familjaret ose zyrtaret e tije..

    NUH .. ne se je ne NORVEGJI pyete Aliun e Mehmet Shehut se a hynte kush ne Bllokun e Enver Hoxhes apo jo??
    Ai te sqaron.

    Meqe je i Kosoves po te them se edhe Dervish Shaqja qe ska qen kerkushi ne vitet 30 ka hyre sa her ka pas hall tek NANA Mretneshe e eshte ul kembekryq e pritur me respekt.
    Barinj nga Delvina ,nga Vithkuqi, nga Mokrra, nga Luma e Terbaci etj kan hyre e kan dale ne Pallatin mbreteror e kane folur me autoritetet pa bere lutje e letra me kilometra ashtu si benin per nji hall ne kohen e Enver e Ramiz Aliut.
    Ne Bllokun e PPSH-se As NAIM FRASHERI po te ish gjalle nuk do te kishte hyre dot.
    Bile dhe SKENDERBEUN (po te ish gjalle) do ta kontrollonin nga hallatet ca sigurimsa nga Kurveleshi ne se do thirrej per nji kafe nga Enver Hoxha me rastin e 500 vjetorit te Lezhes..
    Nejse .. eshte puna me boshe ne bote te lodhesh qe te bindesh nji enverist Kosovar mbi ca te verteta.
    Me pare mund te mesosh te shkruaj ne Kompjuter nji gorille afrikane se te bindesh nji drenicak enverist mbi Ca gjera qe kane ndodhur dikur.
    Nuh nuk e kam me ty personalisht por me nji kategori kokfortesh kosovare te cilet arriten derisa morren pjese edhe ne Rebelizem te 97-es prej verberise enveriste. Nejse kjo eshte cashtje tjeter..

    Sa per demokracine... Ne kohen e Zogut ka pasur demokraci.
    Komunistet kane shkruar c'kane dashur..Republikanet ckane dashur..filo Nicejanet c'kane dashur etj etj.
    Pluralizem partiak ka pasur..Shtyp te lire ka pasur.
    Shqiptari i Kohes Zogut me pasaporten e Zogut me Monedhen e Zogut ka shkuar ne ITALI kur ka dashur pa vize e ka blere fustan per gruan e radio Phanola ne BARI e Rome me paret shqiptare.

    Kan munguar kolkozet po eshte e vertete dhe per kete zemrohen enveristet Kosovare qe vete nuk i kane dashur Kolkozet sepse po ti kishin dashur kishin shkuar ne Bashkimin sovietik ose Kube por te gjithe shkuan ne Gjermanin e Zvicren pa kolkoze..
    Nejse..

    Tash problemi eshte cmund te beje LEKA ZOGU sot..
    Te kerkoje referendum per monarki ose republike ose te marre pjese ne jeten politike si lider i LEgalisteve ose te presi zgjedhjet e ardhshme per tu futur ne gare per tu bere kryeminister ose president..
    Ky eshte problemi i tije..

    Mendimi im eshte qe.. LEKA per nji periudhe 6 mujore "te heshte" politikisht dhe te merret me studimin e gjendjes ne Shqiperi.
    Gjate kesaj periudhe Ai te studioi problemet qe ekzistojne tek ne..te njihet me intelektualet e shquar te vendit ..te krijoje lidhje miqesore me atdhetaret ne Shqiperi e Kosove, te mesoje nga ata, te zgjedhe nji shtab pune te mire (sepse tash kto vite neper kembet e tije qarkullojne lloj lloj zorraxhish qe ai nuk i njef mire), te udhetoje ne qytete e fshatra e te bisedoje me pleq e te rinj..djem e vajza e te degjoje hallet e tyre.
    Mbas kesaj periudhe Ai mund te filloje te FLASI:

    Cdo nxitim per te "dhen mend" tani mund te jete i gabuar..
    Provokatoret nuk jane te pakte qe do te kerkojne me cdo menyre per te diskretituar autoritetin e madh qe gezon AI nder shqiptaret e thjeshte e te ndershem.

    Ne PS dhe PD dhe ne minipartite e tjera ka shume anti-Leke qe do te kerkojne te sabotojne misionin e tije historik.
    Edhe vete ne rrethet zogiste ka lloj lloj plehrash te cilet punojne nen dirigjimin e "mjeshtrave te Sportit"...

    flasim me vone perseri..

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Hajde lum miku pse sthua ti qe e paskemi pasur zgjidhjen para syve e se paskemi ditur.Erdhi Zogu e u zgjidhen te gjitha!Hallall he burre po se paskam ditur qe paska qene kaq e squt familja mbreterore! Vetem e mban mend kengen e Salep Sulltanit.Kujtohu ndonjecike or burre!PO nejse te rroje naltmadhnia e tij mbreti Leka megjithe arkat me municione qe ka sjelle se vallahi ne Shqiperi per ato kishim ngelur keq.Nejse kishim trimat nga kurveleshi tani do kemi trimat nga Mati moj kasolle ku na mblodhe.Xhaxhi Leka i 1` malok ka qene e malok ka per te ngelur e sdo ndonje mendjehollesi te madhe ta kuptosh mjafton ta shikosh si sillet se po te ishte ndonje soj i mire shume sdo ishte katandisur te shkonte ne afriken e jugut lumeziu.Akoma te ura ju or miq po si i merrni kallep ato qe ju thone njehere nejse skeni faj ashtu ju kane gatuar.Nejse nejse rrofshi se ne 6-vjet ne Itali skisha degjuar ndonjehere kaq qyfyre e gallata sa ne keto 3 muaj ne Shqiperi.Berisha puthet me Nanon Leka kthehet ne Shqiperi e ka fajin vera mesa duket!

    MIrupafshim

  8. #48
    Me ate fjalen "Malok" e ndrite fare. Jo 6 vjet, por 600 te rrish ti ne Itali me malok se maloku do te mbetesh.

    Perse te mos kthehet Leka ne Shqiperi? Cfare i ka vere Shqiperise ai?
    Ne ate vend po rrine krimba e horra plot dhe jo te mos kthehen personalitete qe jo vetem nuk i kane bere gje te keqe, por edhe kane dhene shume per Shqiperine.

    Arkat me municion jane pikerisht per te bere per te qeshur "anti maloket", meqe u zgerdhine per 50 vjet me rrenat dhe mashtimet qe degjuan nga goja e xhaxhit ne lidhje me burrat e vertete te kombit shqiptar.

    Nuk eshte puna se Leka Zogu po vjen per te zgjidhur hallet e popullit shqiptar, pasi ato nuk duam vete ne ti zgjidhim, por te pakten te vije dhe te jetoje ne vendin e tij, vend te cilin nuk e harroi per gjithe jeten e tij ne mergim dhe ruajti gjithcka qe ka te beje me shqipen, qe nga gjuha, traditat e zakonet.

    Dhe jo si nje pjese e mire e jona, antimalokeve qe sapo pame bote me sy, harruam se cilet jemi e nga vime. As shqip nuk dime te flasim me.

    Kini me respekt per te tille njerez, per te tille "Maloke".

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Zoti Brari ju lumtė dora pėr ato qė keni shkruar pėr Zogun!

    Me respekt, elbasan
    "Atdheu mbi gjithēka."
    Zogu I

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Petro
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    32
    Rofte Mbreti!

  11. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17
    Ata qe nuk e njohin historine, ate histori qe e rrefejne ata qe e jetuan, mund te flasin me ate gjuhe tinzare sic flasin disa ne forum per familjen mbreterore.

    Nuk do komentoja asnje rresht me ju, vetem do tu ftoja te lexonit me shume histori dhe te mos ta mbyllni jeten tuaj me historine e PPSH-se e shokut Enver. Hapini horizontet tuaja, pasi po i mbajtet te mbyllyr, te mbyllur do tia lini edhe pasardhesve tuaj.

    Eshte kenaqesi te shohesh qe koha qe jetojme po korrigjon shume gabime te historise.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Kerkush, deri me sot, edhe Skenderbeu ne kohe te vet, nuk ka pas emrin "Mbret i Shqiptareve" - Ahmet Zogolli e kishte; Ai doli ne krye te vendit ne nji kohe qe Shqipnia ishte si mos ma keq, thuejse inekzistent si shtet.

    Mos ishte E. Hoxha, S. Berisha, F. Nano, apo mos keni shprese se A. Moisiu bahet udheheqes i Shqiptareve?

    Kerkush deri me sot, nuk ka luejte nji politike (drite-hije) aq kombetare sa ka ba Zogu I.

    Sot, kur asht koha me pase nji politike sa ma inkluduese, kur PD-PD bajne paktin "historik" ne prag te ardhjes e trashigimtarit te Mbretit, vemendja e medias dhe e policise na perqendrohet ne armet e gjahut e ato trofe te Lekes?!

    Turpet nuk kane te mbarume ...
    alumni,

    gjithmone nxenes

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Une sngelem me ato te Enverit se kam pasur zakon qe ti shikoj gjerat vetem nga njera ane sic beni ju qellimi im ishte vec tju ngacmoja pak e me sa duket ja arrita dhe ketu hynte edhe fjala qe me qe ra fjala une nuk i urrej dhe as i perbuz sic beni ju kur flisni per e ne pergjithesi nuk kam asgje me mbretin por nuk do ta mbivleresoja ajo qe une dua tju them eshte qe per Shqiperine Zogu nuk sjell asgje qe te meritoj respektin tim si shqiptar sepse nuk gjeta ne mburrjet qe ju i bete atij asje qe ti pernjgjante te vertetes kush nga ju i ka lexuar ditaret e kontit ciano e si shprehet ai per familjen mbreterore per e oborrit mos harroni qe ka ikur nga Shqiperia ne momentin me kritik pra vend per kritika ka sa te duash .A per aftesine e kuadrove ne kohe te Zogut kujtoni episodin Gazepi.Une jam shqiptar e skam rreshtur se qeni i tille ne te gjitha vendet qe kam qene kam punuar e me kane respektuar sic i kam respektuar vetem se menyra se si i shikoni ju gjerat me duket me demprurese se fitimprurese per Shqiperine dhe shqiptaret dhe gjithashtu me duket se pakti Nano-Berisha eshte me teper shprehje e renies konstante te popullaritetit te te dyve dhe e shtrengimeve europiane sesa nje vullnet i mire per te bashkepunuar.Keto jane normale ne politike po para se te shani apo te mburrni dike duhet te mendoheni per konskuencat.

    Me respekt

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Rikthimi i Familjes Mbreterore

    Klevis, aka Antar i Ri,

    per ta plotsuar pergjigjen ndaj komentit tand, po ti shkruaj nja dy rreshta per hir te "ngacmimit":

    Nuk ka ndonji gja nqs ngacmon per hir te debatit, ndaj nuk ka pse te merret per ters, apo te paragjykohen ato dhe mendime te tjera tuat.

    Ne lidhje me Leka Zogun, une shoh nji pritje te zakonte ndaj nji personi, pretendent i fronit, i cili ka pase ekzistuar deri ne 1938, apo jo. Gjithashtu nuk shoh ndonji te keqe per trashigimtarin e fronit te vije ne vendin e vet, pas nje verdallisje te detyruar e jo te kandshme gjate L.II. Bot, gjate regjimit komunist, e fatkeqesisht edhe atij post-komunist.

    Une jam thuesje i te njejtit mendim me ty kur shprehesh se " ... pakti Nano-Berisha eshte me teper shprehje e renies konstante te popullaritetit te te dyve dhe e shtrengimeve europiane sesa nje vullnet i mire per te bashkepunuar."

    Ne disa pika te tjera nuk jam aspak i te njejtit mendim, sepse ndoshta ke nji perfytyrim jo real te epokes zogolliane. Me ler te kujtoj se ishte ne kohen e Zogut kur u formuan njerezit te cilet u perplasen pa meshire me njeri-tjetrin gjate L.II. Bot, ku Enveri fitoi me djallezite e tij, dhe i sherbeu, sipas interesit te tij jugosllaveve, sovietikeve, e kinezeve, dhe marksiste-leninisteve si Zh. Amazonas e kushedi cfare cmendurie tjeter mund te ndermerrte ai me ate mendje te semure, e ata fare shokesh te birose. Me ata njerez qe u pergatiten ne kohen e Zogut, Enveri ringriti shtetin, e pastaj, me pergatitjen e kuadrove ne shkollat jugosllave, ruse, varshaviste e maoiste, vuri ne sater cfare i desh zemra e tij e zeze, deri edhe bashkepunetoret e tij te ngushte, duke e afruar Shqiperine ne buze te ferrit - lexo Danten.

    Kur shprehesh se "... kush nga ju i ka lexuar ditaret e kontit ciano e si shprehet ai per familjen mbreterore per e oborrit ...", desha te te kujtoj se nuk mund te prisje dicka tjeter prej Cianos, si ne planin personal te tij, "evropianizmit" te tij, ashtu si dhe nuk mund te thuhet se familja mbretnore ishte avangarde ne Europe si Enveri shkemb graniti ne Adriatik; vecse nje gja mund te thuhet me siguri: Ahmet Zogu shifte drejt Perendimit, e kjo vertetohet me reformat qe ai nisi qysh kur mori ne drejtim nje pseudo-shtet plot dallkauke e ende me trute e "babes".

    "... mos harroni qe ka ikur nga Shqiperia ne momentin me kritik pra vend per kritika ka sa te duash..." - eshte e vertete, por ai nuk ishte i vetmi mbret ne Europe qe mori arratine prej nazi-fashizmit, te cilet u bene pre e lojes te te medhejve ne perfundim te L.II. Bot, per hir te te vertetes historike.

    Sa per "... aftesine e kuadrove ne kohe te Zogut kujtoni episodin Gazepi ..." eshte nje gjetje e goditur, e plikueshme edhe per Shqiperine e diteve te sotme, pas 7 dekadash, ne fillim te shek. XXI.

    Me po ate respekt,
    alumni,

    gjithmone nxenes

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Euronews-i dje, kur dha lajmin e kthimit tė Familjes Mbretėrore Shqiptare nė Atdhe, nxorri vetėm ca gra me pankarta dhe disa fėmijė qė valvitnin flamunj shqiptarė.

    Sot kur mora shtėpinė nė telefon mė thanė qė dje kishin dalė shumė shqiptarė nė Rinas pėr tė pritur Familjen Mbretėrore. Ato nuk vinin vetėm nga Tirana, por nga tė gjitha trojet shqiptare. Nga Elbasani kishin shkuar me autobuzė gra, burra dhe tė rinj.

    Kjo do tė thotė qė janė tė shumtė ata qė e duan dhe e pėrkrahin Monarkinė dhe qė shpresojnė qė me kthimin e Familjes Mbretėrore dhe sidomos tė Lekės nė Shqipėri do tė ndryshojė diēka.

    S'na mbetet gjė tjetėr veēse tė presim se ē'do tė thotė Mbreti Leka I nė konferencėn e shtypit qė do tė mbajė sė shpejti.

    Rroftė Mbreti Leka I!
    "Atdheu mbi gjithēka."
    Zogu I

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Udhetimi..

    GAZ.SHQIP.
    --------------------
    Itinerari i udhėtimit

    Orė pas ore nga Johanesburgu nė Vilėn numėr 4


    --------------------------------------------------------------------------------

    e.ng

    Udhėtimi i familjes mbretėrore, Johanesburg - Tiranė, zgjati 13 orė. Nė orėn 23:00 (me orėn lokale tė Shqipėrisė) tė ditės sė enjte, familja mbretėrore shqiptare nisi udhėtimin e saj ajror nga Johnesburgu pėr tė mbėrritur pas 13 orėsh nė Rinas, nė orėn 11:55. Pėr arsye teknike dhe shėndetėsore tė mbretėreshės Geraldina avioni ēarter "Boing-727" me familjen mbretėrore nė bord, bėri dy ndalesa nė kontinentin afrikan, pėr t'u ulur nė tokėn e ndaluar pėr 63 vjet. Mbėrritja nė Shqipėri ėshtė festuar nga pėrkrahėsit e monarkisė, tė cilėt nė aeroportin e Rinasit mbushėn lokalet dhe konsumuan aq birrė, sa kėto lokale konsumojnė pėr njė muaj nė ditė tė zakonshme.

    E Enjte, 23:00 (me orėn e Shqipėrisė)
    Familja mbretėrore shqiptare qė kishte zėnė vendet nė poltronat e "Boing-727" tė kompanisė jugafrikane, me shkėputjen e kontaktit tė rrotave tė avionit, u shkėput edhe ajo vetė nga territori i Afrikės sė Jugut pėr tė mbėrritur nė territorin pėr tė cilin pretendon se ėshtė sovran. Avioni mori drejtimin nga veriu i kontinentit tė zi. 23:00 e ditės sė enjte ishte fillimi i mbarimit tė rrugėtimit pėr kthimin nė atdhe,i mbretėreshės sė Shipėrisė. Ky rrugėtim shėnon njė kohė 3 herė mė tė madhe nga rrugėtimi i mbretit tė Itakės, Odisesė.

    E premte, 03:00
    Avioni i familjes mbretėrore detyrohet tė ndalojė pas katėr orė udhėtimi nė qytetin Lusaga tė Zambias. Nė aeroportin e kėtij qyteti avioni u furnizua me karburant, por ndalesa ka pasur tė bėjė edhe me gjendjen shėndetėsore tė Geraldinės. Lartėsia mbi nivelin e detit e pėrzier me emocionet e kthimit nė atdhe ndikuan nė rrahjet e zemrės sė saj. Pak pushim bėn gjithmonė mirė. 30 minuta mė vonė avioni la Zambian pėr t'u drejtuar nga verilindja.

    E premte, 09:00
    Gjashtė orė pasi avioni kishte lėnė Zambian, ai ulet nga lartėsia e 9 mijė metrave mbi nivelin e detit, pėr tė prekur territorin e aeroportit tė Luksorit nė Egjipt. Kjo lartėsi e madhe, me ndryshimin e trysnisė ndikon mbi njeriun, dhe kėtė e ndien edhe njė i ri i shėndetshėm. Pėr kėtė arsye shėndeti i nėnės mbretėreshė ekzaminohet sėrishmi dhe ndėrhyet pėr tė stabilizuar gjendjen. Familja mbretėrore pushon pėrsėri. Avioni rimbushet me karburant. 40 minuta mė vonė "Boing-727" shkėputet nga toka pėr tė marrė drejtimin pėr nė Rinas.

    E premte, 11:00
    Avioni me familjen mbretėrore ndodhet nė hapėsirėn ajrore shqiptare mbi ujėrat e Adriatikut. Geraldina gjallėrohet dhe, me njė shqipe tė kulluar, nis tė tregojė vilėn nė Durrės. Mė pas numėron me radhė malet e Shqipėrisė, tė cilėt dallohen qartė nga lartėsia ku ndodhet. "Erdha nė shtėpinė time", ka thėnė Geraldina, emocionet e sė cilės rriteshin nė progresion gjeometrik.

    E premte, 11:15
    Avioni ndaloi nė Rinas. Aty kanė dalė ta presin ardhurues tė monarkisė, si edhe pėrfaqėsues tė politikės. Personi i parė qė takon Geraldinėn, ėshtė gruaja e ish-kryeministrit Meta, Monika Kryemadhi. "Mė duket si nė ėndėrr". Kėto janė fjalėt e para me tė cilat Geraldina iu drejtua Kryemadhit.

  17. #57
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Nderime familjes..........

    Nderime familjes mbreterore, jo vetem ne nderin e Zogut, por dhe per padrejtesite shume vjecare qe ju bene.
    Nuk me duket levizje e matur e legalisteve, kerkesa per referendum. Ne se do te duhet nje i tille, duhet te dali ne drite mbas nje fare kohe dhe sidomos mbasi mileti kolerik shqiptar te qetesohet dhe te shikoje se kush eshte Leka, sa i zoti eshte politikisht, sa i matur e i urte eshte per te patur frenat e pushtetit ne dore. Nuk eshte e lehte te ndrorsh sistemin, dhe nga ana tjeter duhet pune konkrete per te provuar se propaganda 50 vjecare ishte e genjeshter dhe pa baza. Personalisht mendoj se mbeshtetja politike qe ka Leka sot, pra Legaliteti, le shume per te desheruar si nga bagazhi intelektual ashtu dhe elektoral. Le te mos fluturojme me presh ne *****, dhe ti shohim gjerat sic jane. Nuk kemi me kohe per eksperimente dhe as per gabime. Pra le te ftohemi dhe ti ulim kembet ne toke, nuk ka asgje per tu friksuar nga Leka por gjithashu nuk ka asgje tani per tani per tu entuziasmuar. Le tia leme kohes dhe te vazhdojme rrugen me ndryshimet e nisura. Familja mbreterore e Zogut nderkohe, le te shlodhet dhe me kohe te na thote qellimet e saj, shqiperia aty eshte sic ka qene dhe per 63 vjet me rradhe.

    Pershendetje.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Skenderbegu
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    20
    tung,

    ndegjova se mbreti kish pruar edhe matriale filmike,fotografi,prtrete e shum sende te tjera nga koha e zogut dhe nepermjet ketyre ne tash mund te shohim se si kan jetuar perpara ne shqiperi shpresoj se se shpejti do ti tregojn ato filma

    ju pershendes

  19. #59
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. atedheu mbi te gjitha eshte kollaj ta thuash por eshte veshtire ta besh ate fjale e ta mbash ate... kur e thua atedheu mbi te gjitha kur kercet e iken, kur nuk jeton ne te e ritesh neper bote...
    me shume respekt
    eda
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eda H : 30-06-2002 mė 12:00

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lojnat e Policve

    Policia jone e mbushur me enveriste- ramiziste- zylyftariste- e koplikoiste te PD-se e - fadil camaiste e bilbil memoista e Rebela te Ps-se eshte ne krie te detires..
    Mbasi i kapen gjithe vjedhesit ..mbasi zhduken prostitucionin..mbasi shpartalluan mafian..mbasi i kthyen vetem Beratit mbi 3000 vajza 15-20 vjecare nga bordellot e milanos e Selanikut..mbasi i futen ne burg vampiret e Divjakes e maskat e Kukesit..nuku i ngeli gje tjater vec te shpetojne Atdheun nga 12 arkat e LEKA ZOGUT.

    FUSHATA e djallezuar Anti-ZOG ka filluar qe ne RINAS.
    Gazetat e Mafies bucasin per Armet e Lekes.

    Shekulli i bie burise..
    -----------
    Ekspertėt e policisė dhe prokurorisė kanė hapur dje arkat e armėve nė prani tė tė dėrguarve tė Lekės


    Armėt e Zogut, vendos prokuroria


    "Nuk janė bllokuar pėr vakum ligjor, por sepse nuk lejohet futja e armėve luftarake"


    TIRAN Ė- Pretendenti pėr fron, Leka Zogu nuk do ta ketė tė lehtė tė dėrgojė nė rezidencėn e tij koleksionin e preferuar tė armėve. Tashmė, atij i duhet tė merret me drejtėsinė shqiptare, pėr tė zhbllokuar 84 armėt e llojeve tė ndryshme, tė cilat janė grumbulluar me kujdes nga njėri shtet nė tjetrin, ku ka jetuar familja mbretėrore prej shumė vitesh. Zyrtarėt e Ministrisė sė Rendit Publik kanė "hequr dorė" nga kompetenca pėr tė zhbllokuar arkat brenda tė cilave ndodhen lloje tė ndryshme armėsh, duke filluar qė nga ēiftet e deri tek kallashnikovėt apo armėt granatė-hedhėse. "Armėt nuk janė bllokuar se nė vendin tonė ekziston njė vakum ligjor, por sepse nuk lejohet futja e armėve luftarake",-ėshtė shprehur njė zyrtar i dikasterit blu. Ndėrkohė, nė koleksionin e Zogut pėrveē kallashnikovėve janė gjetur pistoleta, mortaja, granatė-hedhėse si dhe njė sasi e konsiderueshme municioni. Nga tė njėjtat burime policore mėsohet se pėr koleksionin e bllokuar nė aeroportin e Rinasit, tashmė do tė vendosė prokuroria dhe gjykata e rrethit Tiranė.

    Ekspertėt
    Paraditen e djeshme kanė "zbarkuar" nė aeroportin e Rinasit njė numėr i madh ekspertėsh tė Ministrisė sė Rendit Publik, Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės si dhe Prokurorisė sė Rrethit Tiranė. Ekspertė tė ēarmatimit, tė policisė kriminale si dhe tė organit tė akuzės kanė hapur njė pėr njė, tė gjitha arkat, brenda sė cilave ndodheshin armėt e pretendentit pėr fronin mbretėror Leka Zogu. Burimet policore bėjnė tė ditur se janė numėruar 84 armė tė lloje tė ndryshme, ndėr tė cilat ēifte, pushkė, kallashnikovė, mortaja, granatė-hedhėse, pistoleta etj. Tė gjitha armėt e evidentuara dhe kontrolluara janė shėnuar nėpėr procesverbalet e uniformave blu tė policisė. Ndėrsa verifikimi "njė pėr njė" i armėve tė koleksionit ėshtė bėrė nė praninė e dy pėrfaqėsuesve tė "oborrit mbretėror". Burimet policore bėjnė tė ditur se ka qenė vetė Leka Zogu ai qė ka kėrkuar verifikimin e koleksionit tė preferuar tė armėve, nė praninė e pėrfaqėsuesve tė tij.

    Hetimet
    Evidentimi, numėrimi si dhe verifikimi i armėve ka vazhduar deri nė orėt e mbasdites sė djeshme. Mė pas, ekspertėt e policisė kanė dokumentuar nė procesvebal tė gjithė raportin pėr koleksionin e armėve tė Leka Zogut. Ndėrsa po ditėn e djeshme, ky raport i policisė i ka kaluar Prokurorisė sė Rrethit tė Tiranės, e cila do tė vendosė pėr fatin e mėtejshėm tė 84 armėve tė kalibrave tė ndryshėm, tė bllokuara nė aeroportin e Rinasit. Sipas zyrtarėve tė Ministrisė sė Rendit Publik, i takon organit tė akuzės tė vendosė nėse armėt do t'i kthehen Leka Zogut ose do tė mbeten tė bllokuara. Gjatė ditės sė djeshme, ekspertėt e prokurorisė janė njohur me procesvebalet e policisė mbi armatimet. Ndėrsa pritet qė prokuroria tė pėrfundojė shumė shpejt hetimet, lidhur me 84 armėt e Zogut, me pretendimet e tij pėr vakum ligjor nė Shqipėri lidhur me koleksionet e armėve si dhe me fatin e mėtejshėm tė tyre.

    Bllokimi
    Koleksioni i armėve ėshtė bllokuar pak minuta pasi familja mbretėrore ka zbritur nga avioni "Carter 727". Kėto armė nuk kanė qenė tė deklaruara mė parė nga Leka Zogu. Policia ka hapur fillimisht disa prej arkave, brenda sė cilave janė gjetur pėrveē armėve tė gjahut edhe kallashnikov apo granatė-hedhės. Mė pas ka mbyllur arkat, duke i rihapur ato gjatė ditės sė djeshme. Kėshilltari i Zogut ka pretenduar se armėt janė bllokuar nga vakumi i ligjit shqiptar pėr koleksionet. Ndėrsa zyrtarėt e policisė janė shprehur se armėt nuk janė shoqėruar nga dokumentacioni pėrkatės. Madje, ata kanė shtuar se njė shkak tjetėr pėr bllokimin e koleksionit tė pretendentit pėr fron, ėshtė ligji shqiptar i cili nuk lejon futjen e armatimeve luftarake. Ndėrkohė, pėr fatin e mėtejshėm tė 84 armėve tė koleksionit do tė vendosė drejtėsia shqiptare.

    ------------------------

    Mikpritesit dallkauke..

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kuvendi miraton Statusin e Familjes Mbretėrore
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2013, 11:35
  2. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  3. Mbidoza e modernizmit tė familjes
    Nga Cimo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  4. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  5. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •