Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 162
  1. #91
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet nė Bllog
    22
    Brari, Dritero Agolli nuk klasifikohet si shqiptar, nuk ka gjak te tille. Sa per ate qe shkruani ju ornament, se Zogu vdiq e po flasim per te birin, i Biri eshte Gjak i Ahmet Zogut, eshte Gjak Blu dhe ky gjak e vecon ate nga te gjithe shqiptaret e tjere. Leka Zogu mban emrin e Aleksandrit te Madh qe eshte rritur pikerisht ne krahinen e Matit deri ne moshen 9 vjec.

    Nuk behet fjale vetem per mbretin, monarkia kushtetuese eshte forma me e mire e qeverisjes per kombin shqiptar. E them kete, pasi monarkia:

    1. I bashkon shqiptaret ne nje komb e nje mbreteri.

    2. Figura mbreterore eshte figure uniteti dhe e perjetshme jo si presidentat qe vine e shkojne.

    3. Mbreti nuk ka interes as pushteti, as pasurie, pasi eshte mbret dhe i ka ato te trasheguara. Ai do te beje gjithcka, per te fituar dashurine dhe respektin e shqiptareve.

    4. Eshte e lehte per politikanet e partite politike te mashtrojne e shkelin interesat kombetare, por jo kur ne pushtet ka nje mbret sovran qe gezon respektin e gjithe popullit te vet.

    5. Ndikimi i huaj mbi interesat shqiptare dhe politiken shqiptare do te neutralizohet nga pushteti i mbretit, te cilit nuk i mbaron mandati qeverises, dhe nuk ka gisht as ne qeverisjen e vendit qe te krijoje pakenaqesi shoqerore. Pra mbreti luan rolin e interlokutorit ne politiken shqiptare, ate rol qe deri me sot e kane luajtur te huajt.

    6. Monarkia kushtetuese eshte forma e qeverisjes per popujt e lashte e homogjene, dhe jo per popuj te ngritur nga shkrirja e racave dhe pakicave kombetare.

    Monarkia Kushtetuese eshte forme po aq demokratike sa eshte edhe forma presidenciale apo parlamentare. Secili nga ne ka te drejten e votes, dhe une nese do te me jepej mundesia te votaj per formen e qeverisjes, do te votoja per monarkine.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Breshkės miqėsisht

    BRESHKA!
    ndoshta tė ėshtė mbushur mėndja se e kam harruar pėrrallėn e garės midis lepurit dhe breshkės qė e fitoj breshka sipas mėsimeve tė PPSH-sė dhe shokut Enver, dhe jo lepuri qė kishte qenė ballist!.....lol.
    Tani po shkruaj njė bejte miqėsore pėr ty edhe pėr tė gjithė ata qė nuk e njohin aspak stilin tim! Unė sa tė jem gjallė do mbroj tė VĖRTETĖN! Por duke dhėnė MENDIMET nuk besoj se kryem VOTIMET!
    Nė kėtė temė mbi KTHIMIN E FAMILJES MBRETĖRORE, mesa kujtoj unė fola kush ka qenė periudha e lavdishme e Kohės sė Mbretnisė Shqyptare, por a do tė jemi kėshtu e do tė mbetemi kėshtu siē jemi katandisur GJysėmRepublikė e Tredhur Greke, apo do dalim DUKĖ NĖ VEDI (E VETĖQEVERISUN), kėtė dikur do ta vendosė populli! Ahmet Zogu e bėri realitet dhe pikė!!!
    Pra sipas meje dhe disave mė tė mėnēur sesa mua thuhet se: MĖ MIRĖ NJĖ TRADITĖ E MIRĖ, SESA NJĖ SHTET I DHJERĖ DHE I KORRUPTUAR!
    Pra BRESHKĖ meqėnse na qėnke dhe "gegė", inshalah nuk gaboj, por gegė si ti mė duket se ka sa tė duash nė Kurvelesh! LOL.

    Hajt mik se qesh e ngjesh!
    Po ta baj njė bejtje nė lesh!

    Kur je BRESHKĖ, ke dhe korracė
    Nuk je zog, qė tė bėsh glacė!
    Por je futur nė Forum
    Si ai tersi nė katun!...

    Ti kujton se Monarkija
    Ish' njėlloj si Pularija
    Qė kėndonte gjeli e pula
    Qė nuk ecte Ligji e Vula?....

    Ah bre mik nė kohė tė Zogollit
    S'ishin klysht e Anadollit!
    Qė i kanė dhanė vendit "lezet"
    Tuj na i ba priftnit synet

    S'kishte zgjebe, as Sigurim
    Kishe punė, buk e Arsim!
    Bile kishte Opozitė
    Kishte hajna, kishte pritė!

    Por kur t'kapte Qeverija
    Vuaje ti, po s'vuante fmija!
    (Nė kohė tė Qoftėlargut
    dhe kojshija,
    hante burg pse nuk tregonte!
    qė Gjergj Fishta"spiunonte"(!!)
    ndėr shqyptarė Trojet Etnike

    Por Partija Heroike
    E kish kapė leprin me qerre
    (Banim triko me lesh vjehrre!)
    A tė kujtohet shoqja BRESHKĖ
    Kur ke hangėr bukė e eshkė!?

    A tė kujtohet more burrė
    "Kishim buk", "kishim" kulturė
    Dhe gjimnazin me shumė klasa
    Njė fabrikė qė ēante drrasa!.....

    Kish kopsht, e shkollė fillore
    Nė Bregdet tre Nevojtore
    Dy pėr BURRA e Njė pėr GRA
    Dhe Gazerma tė mėdha!

    S'kishim Triska dhe Tallon
    Merrnin Vajin me Bidon!
    Merrnim Kafe nga Brazili
    Pinte Kurva dhe Kopili(!)....

    Dilnje natėn pa pikė frike
    Pėr inatė t'nji Amerike!
    ēdo shqiptar, ish kokėrr trimi!
    Veē kur t'kapte Sigurimi
    Dridhej BRESHKA dhe ky i imi!

    BRESHKĖ pėr besė ne e kuptuam
    se shqiptarėt ngado qė janė
    Diktaturėn e harruan
    Ndaj e shajn mbretin me nanė

    Shajnė Enverin me Ramizė
    ( 50 VJET NĖ RADHĖ PĖR GJIZĖ)
    Shajnė Saliun, tropojanin
    Shajn Fatosin, shajn Mejdanin
    Shajn dhe shejtin dhe shejtanin!
    Popull *** dhe e keqja e vet!
    Trim! Hajdut! Dinsėz milet!

    Hajt pra BRESHKĖ
    gjithkush n'punė t'vet!

    Por nuk bahem dot memec!
    Dhe nuk mundem me mbyllė gojėn
    E baj k...rin kastravec
    E me tė, ua nxjerr bojėn!

    A ta mbyll pėr sot unė vargun
    Nesėr shkruaj pėrsėri!
    Ti mendo me kalu pragun
    Nesėr prap kam "me ta dhi....."

    Miqėsisht e pėr shaka
    B...tha, b..thės nuk i ngja
    Njė e ha, e njė s'e ha!
    Nė mė ke, tė kam vėlla!

    Agim Doēi

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Re: Breshkės miqėsisht

    Postuar mė parė nga Agim Doēi
    BRESHKA!
    ndoshta tė ėshtė mbushur mėndja se e kam harruar pėrrallėn e garės midis lepurit dhe breshkės qė e fitoj breshka sipas mėsimeve tė PPSH-sė dhe shokut Enver, dhe jo lepuri qė kishte qenė ballist!.....lol.
    Tani po shkruaj njė bejte miqėsore pėr ty edhe pėr tė gjithė ata qė nuk e njohin aspak stilin tim! Unė sa tė jem gjallė do mbroj tė VĖRTETĖN! Por duke dhėnė MENDIMET nuk besoj se kryem VOTIMET!
    Nė kėtė temė mbi KTHIMIN E FAMILJES MBRETĖRORE, mesa kujtoj unė fola kush ka qenė periudha e lavdishme e Kohės sė Mbretnisė Shqyptare, por a do tė jemi kėshtu e do tė mbetemi kėshtu siē jemi katandisur GJysėmRepublikė e Tredhur Greke, apo do dalim DUKĖ NĖ VEDI (E VETĖQEVERISUN), kėtė dikur do ta vendosė populli! Ahmet Zogu e bėri realitet dhe pikė!!!
    Pra sipas meje dhe disave mė tė mėnēur sesa mua thuhet se: MĖ MIRĖ NJĖ TRADITĖ E MIRĖ, SESA NJĖ SHTET I DHJERĖ DHE I KORRUPTUAR!
    Pra BRESHKĖ meqėnse na qėnke dhe "gegė", inshalah nuk gaboj, por gegė si ti mė duket se ka sa tė duash nė Kurvelesh! LOL.

    Hajt mik se qesh e ngjesh!
    Po ta baj njė bejtje nė lesh!

    Kur je BRESHKĖ, ke dhe korracė
    Nuk je zog, qė tė bėsh glacė!
    Por je futur nė Forum
    Si ai tersi nė katun!...

    Ti kujton se Monarkija
    Ish' njėlloj si Pularija
    Qė kėndonte gjeli e pula
    Qė nuk ecte Ligji e Vula?....

    Ah bre mik nė kohė tė Zogollit
    S'ishin klysht e Anadollit!
    Qė i kanė dhanė vendit "lezet"
    Tuj na i ba priftnit synet

    S'kishte zgjebe, as Sigurim
    Kishe punė, buk e Arsim!
    Bile kishte Opozitė
    Kishte hajna, kishte pritė!

    Por kur t'kapte Qeverija
    Vuaje ti, po s'vuante fmija!
    (Nė kohė tė Qoftėlargut
    dhe kojshija,
    hante burg pse nuk tregonte!
    qė Gjergj Fishta"spiunonte"(!!)
    ndėr shqyptarė Trojet Etnike

    Por Partija Heroike
    E kish kapė leprin me qerre
    (Banim triko me lesh vjehrre!)
    A tė kujtohet shoqja BRESHKĖ
    Kur ke hangėr bukė e eshkė!?

    A tė kujtohet more burrė
    "Kishim buk", "kishim" kulturė
    Dhe gjimnazin me shumė klasa
    Njė fabrikė qė ēante drrasa!.....

    Kish kopsht, e shkollė fillore
    Nė Bregdet tre Nevojtore
    Dy pėr BURRA e Njė pėr GRA
    Dhe Gazerma tė mėdha!

    S'kishim Triska dhe Tallon
    Merrnin Vajin me Bidon!
    Merrnim Kafe nga Brazili
    Pinte Kurva dhe Kopili(!)....

    Dilnje natėn pa pikė frike
    Pėr inatė t'nji Amerike!
    ēdo shqiptar, ish kokėrr trimi!
    Veē kur t'kapte Sigurimi
    Dridhej BRESHKA dhe ky i imi!

    BRESHKĖ pėr besė ne e kuptuam
    se shqiptarėt ngado qė janė
    Diktaturėn e harruan
    Ndaj e shajn mbretin me nanė

    Shajnė Enverin me Ramizė
    ( 50 VJET NĖ RADHĖ PĖR GJIZĖ)
    Shajnė Saliun, tropojanin
    Shajn Fatosin, shajn Mejdanin
    Shajn dhe shejtin dhe shejtanin!
    Popull *** dhe e keqja e vet!
    Trim! Hajdut! Dinsėz milet!

    Hajt pra BRESHKĖ
    gjithkush n'punė t'vet!

    Por nuk bahem dot memec!
    Dhe nuk mundem me mbyllė gojėn
    E baj k...rin kastravec
    E me tė, ua nxjerr bojėn!

    A ta mbyll pėr sot unė vargun
    Nesėr shkruaj pėrsėri!
    Ti mendo me kalu pragun
    Nesėr prap kam "me ta dhi....."

    Miqėsisht e pėr shaka
    B...tha, b..thės nuk i ngja
    Njė e ha, e njė s'e ha!
    Nė mė ke, tė kam vėlla!

    Agim Doēi
    U KĖRKOJ FALJE PĖR "BANALITETIN" POR TĖ KUQTĖ VETĖM KĖSHTU E KUPTOJNĖ REALITETIN OBJEKTIV!
    AUTORI

  4. #94
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Mrdt!

    He shqiptare e shqiptare!

    O albo, a do te me permbaje ty nese une deshiroja te behem mbret?, edhe une e kam gjakun "BLU" (shyqir qe skam henger dreken sot, se tash do te me kish dale jashte). Metevertet, nese mu me shpon diku, edhe ate mbretin diku e po i krahason gjakerat tone, do te verejsh se nga pamja jane te njejte.

    Pra, edhe gjaku im eshte i njejti si i atij mbretit, vallahi po, nuk te genjej.

    Si do te me bindish ty mua, Nuh Musen, ndoshta perqendruesin me te ashper te "MTV"-Generation ne kete forum, se monarkia ka ARDHMERI, e ate TE SHQIPTARET (ironi me te madhe deri sot NUK KAM NDEGJUAR)?, a e din cka, me se pari do te fluturoja vetem duke luhatur me krahet ne HENE, se sa te ndjeki nje perzon te ashtuquajtur mbret, e bile kur me thua se ka edhe gjakun "BLU", atehere mund vetem nje gje te them, KESHTU, shqiptare te mjere, NUK I HIHET EUROPES NE BYTH, jooo, turqia po mundohet tash me dekada me radhe, por nuk arriti bile as ti afrohet te vryma. E ju albo dhe kompani, si e keni parapa ti nguleni europes te afteri?, ne cfare menyre?, duhet edhe per kete te mendohet, pasiqe deri tash nuk keni gjetur receptin.

    1. I bashkon shqiptaret ne nje komb e nje mbreter.
    Pyetje: sa shqiptare ishin nen kufijt e shqiperise ne kohen e mbreterise?


    2. Figura mbreterore eshte figure uniteti dhe e perjetshme jo si presidentat qe vine e shkojne

    Pyetje: Nese na del nje LEKA idiot (sipas diagnozes medicinale) e nuk ka as femer per te trasheguar, cfare do te ndodh?, apo edhe me keq, Lekovajca nauk na pajllen, cka do beje mbreti?, do te martohet me nje tjeter?, pyetje, nese mbreti LEKA 33, te themi, dashurohet me nje zezake buzellapushk, dhe LEKA 34 na del si cokollate, cka do te bejm?, ose, tradite e mbreterve eshte te martohen me mbreteresha te shtepive boterore, e keshtu i jet meraku ndonje leke te nje aziate? Edhe mbreterit do ti kap liberalizmi, pa dyshim Albo, anglezet po na tregojn, norvegjezi po natregoj, bile do te rrite tash nje KUPIL!!!, o ALBO, KUPIL ka princi i norvegjise. Pyetje, e pyetje pa fund.

    3. Mbreti nuk ka interes as pushteti, as pasurie, pasi eshte mbret dhe i ka ato te trasheguara. Ai do te beje gjithcka, per te fituar dashurine dhe respektin e shqiptareve.

    MUSA: Te trashiguara?, mbreti shqiptare NUK mund te kete pasuri te nevojshme, dhe me aq veelim te madh, apsiqe familja mbreterore nuk ka tradite te gjat. Krahaso pasurite e mbreterve europjan me ate te ahmetit, e do te shohes, sa pasuri duhet, per mos ta nij per pasurine e popullit.


    4. Eshte e lehte per politikanet e partite politike te mashtrojne e shkelin interesat kombetare, por jo kur ne pushtet ka nje mbret sovran qe gezon respektin e gjithe popullit te vet

    PYETJE: cfare roli do te luaj mbreti, dhe cfare kompetenca politike do te permbaj, dhe a perputhen ato me kompetencat e mbreterve europjan?

    .
    .
    .
    .
    .

    mendoj se keto mjaftojn tash


    Flm
    albanish by nature

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Thx Agim!

    Dikur kam lexuar nji liber te shkruar ne kohen e PPSH-se.
    ky liber i kushtohej nji revolucionari i cili ne Kohen e Zogut hynte e dilte e merrej me aktivitet anti-zogist per llogari te bindjeve te tije te majta. Nejse..
    Autori librit kish rremuar neper arkivat e kohes e kish vene ne liber shkresa te administrates se asaj kohe qe benin fjale per HEROIN e librit.
    Ne disa shkresa thuhej pak a shum keshtu..
    "shkres nr aq e kaq e ministrise brendeshme Tirane derguar prefektures se qytetit x.
    I lutemi kesaj prefekture qe te bisedoje me revolucionarin X Y qe ose te ndrerprese veprimtarine armiqesore kunder shtetit ose ne te kundert te iki jasht shtetit. Ne se pranon na lajmeroni ti bejme pashaporten gati..etj etj. Ministri Musa JUKA.dv."
    Kur i lexoja keto gjera i beja pyetje vetes..Cfar diktature e cfar regjimi satrap paska qene Zogu e koha e tije kur krahason me shtetin e diktatures se proletariatit ose sic filluan ta quajne me vone"demokraci socialiste".
    E ku mund te mendohej se ministria brendeshme e Fecorr-Zylyftareve te Enver - Ramizit te conte shkrese komitetit ekzekutiv te Vlores psh qe ..I thoni HASANHYSENIT o rri urte e mos shaj qeverine se ndryshe te cojme jasht shtetit...

    Pra ndryshimet ne keto dy regjime kan qene si nata me diten.

    Sigurisht qe nuk eshte thjesht Ahmet Zogu bartes i virtuteve te shtetit te asaj kohe por eshte nji plejad gjeneratash te tera idealistesh qe qe nga rilindja kishin aspiruar per nji shtet shqiptar dhe natyrisht keta idealiste te rreshtua nen komanden e ZOGUt ben shtet jo per te modeluar nji ideollogji por thjesht per te krijuar nji SHTEPI TE MADHE TE PERBASHKET qe e quajten ATDHE dhe kte ATDHE ata nuk ja mohuan askujt.

    Eshte e pafalshme qe shume shqiptare vdiqen ne mergim sepse gjate regjimit Envero-Ramizjan nuk munden te kthehen ne ATDHE sepse nuk e dim se nga kush ZOT e moren kte te drejte banditet e PPSH-se qe tja mohojne Atdheun mijra qyqareve qe u ndan per se gjalli me te afermit e tyre duke filluar nga biri i Abdyl frasherit e deri tek Ahmet Zogu e deri tek mijra fshatar e qytetar te thjeshte..
    Sa mire Zogu nuk ja mohoj atdheun Enver Hoxhes.
    Do ne France..shko i tha.. Do ne bruksel..shko i tha..do ne Korce shko i tha..do ne Tirane te pish kafe ne Kursal posi shko i tha..
    Pse Enveri ja mbylli deren e Atdhuet te tjereve?
    Me cte drejte?
    Pse poeti AGOLLI nuk i shikonte kto gjera thelbesore te humanizmit..
    Mir athere nuk i pa po tani cfar e pengon te kuptoje te drejtat universale se cdo kush ka te drejten te kete atdhe.

    Nejse..

    Per mua skan rendesi sa km rrug hapi Zogu apo sa oxhaqe ngriti gjer ne re Enveri .
    Ka ca pika me te rendesishme qe dallojne nji regjim nga nji tjeter.

    Ja cfar shembulli ilustrues per keto debatet tona qe jep GSH.

    Fati i nje Familjeje te njohur ne tre etapa te historise MODERNE..

    1900-1920
    1920-1940
    1940-1960

    Lexoni per kuriozitet..

    gazeta shqiptare..
    --------------------
    DOSSIER

    Historia tragjike e familjes Kokoshi tė Vlorės. Pasi u pushkatuan e u burgosėn nga italianėt e gjermanėt, u persekutuan edhe nga komunistėt, me tre tė pushkatuar e 104 vjet burg e 100 internim

    Kokoshi, si u masakrua familja e njeriut qė firmosi Pavarėsinė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloci
    Fari Shaska

    Kur Qazim Kokoshi u kthye nė Shqipėri nga internimi, shumė miq tė tij midis tė cilėve dhe Dr. Omer Nishani qė nė atė kohė mbante funksionin e Kryetarit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, u pėrpoqėn dhe i bėnė thiirrje qė tė bashkėpunonte me komunistėt qė kishin ardhur nė pushtet. Qazimi, jo vetėm qė nuk pranoi duke refuzuar nė mėnyrė kategorike, por i quajti ata pėrgjegjės pėr masakrėn qė kishte ndodhur nė Shqipėri nga lufta vėllavrasėse tė cilėn e kishin nisur vetė komunistėt.

    Si pėrgjigjie ndaj kėsaj akuze tė Qazimit, komunistėt e arrestuan atė nė prillin e vitit 1946 kur ishte nė moshėn 64-vjeēare dhe e izoluan nė hetuesinė e Vlorės ku dhe ai vdiq nga torturat nė tetorin e vitit 1947". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 73-vjeēari Burim Kokoshi, njė nga pinjollėt e familjes tepėr tė njohur nga Vlora, i cili rrėfen mbi tragjedinė qė pėsoi fisi i tij nga regjimi komunist tė Enver Hoxhės. Po cila ėshtė historia e familjes sė njohur Kokoshi e parisė sė Vlorės? Kush ishte Qazim Kokoshi dhe cili ka qenė aktiviteti i tij politik, nga 1912-ta ku ai firmosi aktin e Pavarsisė me Ismail Qemalin, e deri nė vitin 1945 kur u kthye nė Shqipėri nga kampet e internimit tė nazifashistėve? Kush kanė qenė burrat e tjerė tė familjes Kokoshi, ēfarė veprimtarie kanė pasur ata dhe si u persekutuan nga regjimi komunist pėr afro gjysėm shekulli me rradhė?

    Kush ishte Qazim Kokoshi
    Qazim Kokoshi u lind nė qytetin e Vlorės nė vitin 1882, nė njė familje tepėr tė njohur e cila ishte vendosur aty qė nga fundi i shekullit tė XVII-tė. Origjina e hershme e familjes Kokoshi, ėshtė nga fshati Frashėr i Pėrmetit dhe tė parėt e saj janė shpėrngulur qė andej aty nga fundi i shekullit tė XVI-tė pėr probleme hasmėrie e janė vendosur mė pas nė fshatin Hysoverdhė tė Vlorės. Me paratė qė ata fituan nga shitja e pronave dhe pasurisė sė tyre nė fshatin Frashėr, arritėn tė blinin toka dhe shtėpi e tė shtonin akoma e mė shumė pasurinė e tyre edhe nė Vlorė. Pjesa mė e madhe e pasurisė sė familjes Kokoshi, ka qenė pėrdorur prej tyre pėr shkollimin djemve tė saj nė universitetet e Turqisė dhe Europės, si dhe pėr problemet qė kishin lidhje me ēėshtjen Kombėtare. Pėrveē burrave tė shkolluar qė pati nxjerrė ajo familje, prej saj kanė dalė edhe burra tė pushkės, si Zenel Kokoshi, i cili ka qenė tepėr i njohur pėr trimėritė e tij deri nė Stamboll, pėr shkak tė luftrave antiosmane qė zhvilloi aty nga mesi i shekullit tė XVIII-tė. Por njė nga pinjollėt mė tė njohur tė familjes Kokoshi, i cili ka bėrė emėr tė madh nė historinė e Shqipėrisė, ka qenė Qazim Kokoshi. Mėsimet e para ai i mori nė shkollėn turke tė qytetit tė Vlorės aty nga fillimi i dhjetėvjeēarit tė fundit tė shekullit tė XVIII-tė dhe pas saj shkoi nė Janinė ku mbaroi gjimnazin "Zosimea". Pas mbarimit tė asaj shkolle aty rreth fillimit tė viteve 1900, Qazimi u kthye nė vėndlindjen e tij dhe u angazhua nė Klubin "Labėria" ku punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė fshatrat e Vlorės. Lidhur me veprimtarinė e mėvonshme tė Qazim Kokoshit nė dobi tė ēėshtjes shqiptare, 73-vjeēari Burim Kokoshi dėshmon: "Nė shtatorin e vitit 1908, Qazimi u muar me organizimin e pritjes sė Ismail Qemalit nė Vlorė dhe personalisht e shoqėroi atė nė vizitat qė bėri nė Dukat, Mesaplik dhe Treblovė. Kur autoritetet e administratės osmane qė ishin nė Shqipėri, ranė nė gjurmėt e veprimtarive sė Klubit "Labėria" dhe nisėn arrestimet e antarėve tė saj, Qazim Kokoshi u largua nė ishullin e Korfuzit dhe mė pas nė Itali. Nga Italia ai u kthye nė Shqipėri nė vitin 1911-tė, pasi paria e Vlorės e kishte caktuar si pėrfaqėsues tė saj nė Kuvendin e Gėrēes, ku ai bashkėpunoi ngushtė me Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin", dėshmon Burim Kokoshi lidhur me aktivitetin patriotik tė Qazimit nė dhjetvjeēarin e parė tė shekullit tė kaluar.

    1912, firmėtar i aktit tė Pavarsisė
    Veprimtarinė e tij patriotike nė dobi tė ēėshtjes shqiptare, Qazim Kokoshi e vazhdoi edhe pas Kuvendit tė Gėrēes dhe nė vitin 1912-tė, ai ishte njė nga njerzit kryesorė qė mbėshteti ardhjen e Ismail Qemalit pėr ngritjen e flamurit nė Vlorė. Lidhur me kėtė. Burim Kokosho dėshmon: "Aty nga vjeshta e vitit 1912-tė, kur paria e Vlorės filloi pėrgatitjet pėr pritjen e Ismail Qemalit, Qazimi u caktua nė komisjonin qė do tė merrej me Shpalljen e Pavarsisė. Nė dokumentet arkivore tė Shpalljes Pavarsisė, gjendet edhe telegrami i Ismail Qemalit qė mė 21 nėntor ia dėrgoi nga Durrėsi, Qazim Kokoshit, Et'hem Beut dhe Bektash Cakranit, ku midis tė tjerash shkruhet: "Bėni tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme". Kur Ismail Qemali mbėrriti nė Vlorė, Qazim Kokoshi ishte njė nga firmėtarėt e aktit tė Pavarsisė qė u nėnshkrua prej tė gjithė delegatėve qė u pėrfaqėsuan nė atė mbledhje. Pas kėsaj, nė gushtin e 1913-ės, Qeveria e pėrkohshme e Vlorės e caktoi Qazimin me detyrėn e nėnprefektit tė Lushnjes, ku ai shkoi sė bashku me Ahmet Lepenicėn. Pasi punoi afro gjashtė-shtatė muaj nė atė detyrė, nė shkurtin e vitit 1914-tė, ai u emėrua me detyrėn e kryesekretarit tė Prefekturės sė Vlorės, e cila nė atė kohė ishte kthyer nė qėndrėn kryesore ku luhej politika e Shqipėrisė. Pas rėnies sė Qeverisė sė Vlorės, Qazimi u caktua si antar i delegacionit qė do tė shkonte nė Durrės pėr tė zhvilluar takimin me Princ Vidin", dėshmon Burim Kokoshi lidhur me kushėririn e tij Qazimin, i cili ishte njė nga njerzit kryesorė ku u mbėshtet Ismail Qemali nė Vlorė kur shpalli Pavarsinė e Shqipėrisė

    Nė Kongresin e Lushnjes dhe Luftėn e Vlorės
    Duke njohur tė kaluarėn e papėrlyer dhe patriotike tė Qazim Kokoshit, nė janarin e vitit 1920-tė, paria e Vlorės e zgjodhi atė delegat nė Kongresin e Lushnjes ku ai u zgjodh Senator. Nė verėn e vitit 1920-tė ai gjithashtu u caktua nė pėrbėrjen e komisjonit perj 12-vetash qė u morėn me drejtimin e Luftės sė Vlorės. Pas fitoreve tė para qė u arritėn nga forcat ushtarake dhe vullnetarėe shqiptare kundėr italianėve nė Luftėn e Vlorės, Qazimi u emėrua me detyrėn e nėnprefektit nė qėndrėn administrative tė Drashovicės. Gjatė asaj periudhe qė zhvilloheshin luftimet, duke e konsideruar si njė nga eksponentėt kryesorė tė parisė sė Vlorės, forcat italiane e dėnuan Qazimin me vdekje dhe ia dogjėn shtėpitė. Pas pėrfundimit tė Luftės sė Vlorės, pėr kontributin qė ai dha, paria e Vlorės e propozoi atė si kandidat nė zgjedhjet qė do zhvilloheshin pėr funksionin e Kryetarit tė Bashkisė sė Vlorės, ku ai fitoi. Pasi shėrbeu pėr disa kohė nė atė detyrė, Qazimi konkuroi nė zgjedhjet parlamentare qė u zhvilluan nė vitin 1921 ku dhe u zgjodh deputet i Parlamentit tė parė shqiptar. Pas tre vjetėsh, nė Lėvizjen e Qershorit tė vitit 1924, Qazim Kokoshi u bashkua me grupin opozitar qė udhėhiqej nga Fan Noli e Luigj Gurakuqi, tė cilėt organizuan rrėzimin me dhunė tė Qeverisė sė Shefqet Vėrlacit. Pas dėshtimit tė kėsaj lėvizje, Qazimi emigroi nga Shqipėria dhe u vendos nė Itali e mė pas nė Austri. Duke pėrfituar nga amnistia qė Mbreti Zog dha pėr tė gjitha ata qė morėn pjesė nė Kryengritjen e Qershorit tė 1924-ės, Qazim Kokoshi u kthye nė Shqipėri nė vitin 1928-tė dhe u vendos nė qytetin e Vlorės, nė lagjen Skelė ku i kishin shtėpitė familja Kokoshi. Edhe pse Qazimi pėrfitoi nga amnistia e Mbretit Zog, ai nuk e pushoi aktivitetin e tij antizogist edhe pas kthimit nė Shqipėri, duke qenė njė nga pjestarėt kryesorė tė Lėvizjes sė fshehtė tė Vlorės nė vitin 1932, tė cilėt donin tė rrėzonin Mbretin Zog. Pas zbulimit tė kėsaj lėvizje, ai u arrestua si njė nga eksponentėt kryesorė tė saj dhe u dėnua me vdekje nga Gjykata Speciale nė Tiranė. Por mė pas vetė Mbreti Zog ia hoqi dėnimin kapital dhe ai vuajti nė burg deri sa u lirua nė vitin 1936.

    Persekucioni nga italianėt e gjermanėt
    Pas lirimit nga burgu Qazim Kokoshi u pajtua me Mbretin Zog dhe me politikėn qė ndiqte ai. Lidhur me kėtė, Burim Kokoshi dėshmon: "Nė prillin e vitit 1939 kur Konti italian Salvone shpėrndau disa zarfe me para pėr tė paralizuar rezistencėn antiitaliane tė parisė sė Vlorės, njė nga kėtė zarfe iu dorzua dhe Qazimit. Ai jo vetėm qė refuzoi nė mėnyrė kategorike pėr t'i marrė ato para, por tė nesėrmen e asaj dite shkoi vetė nė Tiranė ku u takua me Mbretin Zog, duke i dorzuar atij zarfin me para dhe duke i treguar tė gjitha ato qė po pėrgatiteshin nga italianėt. Pas agresionit fashist, Qazimi u largua familjarisht nga Shqipėria dhe u vendos nė Jugosllavi si emigrant politik. Duke e parė qėndrimin antiitalian tė familjes Kokoshi nė Vlorė, menjėherė pas fillimit tė luftės italo-greke, autoritetet fashiste nisėn arrestimet dhe internimet ndaj pinjollve tė saj. Nė fillimin e vitit 1940-tė, u arrestuan juristi Kudret Kokoshi dhe kushėriri i tij Muharrem Kokoshi, tė cilėt u internuan nė Itali. Pas kėsaj mė 17 janar tė 1943-it, me urdhėr tė Gjeneral Xaninit, u muar nga burgu (bashkė me Mitaq Sallatėn) dhe u pushkatua Astrit Kokoshi. Nė kėtė kohė nga Jugosllavia erdhi nė Shqipėri, bashkėshorti i vajzės sė Qazmit, Reshit Ēollaku (Hero i Popullit) i cili u vra nga italianėt. Kur trupat gjermane hynė nė Jugosllavi, Gestapoja e arrestoi Qazim Kokoshin dhe ua dorzoi italianėve tė cilėt e internuan nė Bergamo tė Italisė sė Veriut. Po nė vitin 1944 Gestapo gjermane arrestoi dhe Kudret Kokoshin qė punonte si prokuror nė Prizren dhe e internoi atė nė kampet e shfarosjes qė kishte hapur nė disa shtete tė Europės", kujton Burim Kokoshi lidhur me persekucionin e fisit Kokoshi nga italianėt dhe gjermanėt

    Persekucioni nga komunistėt
    Sikur tė mos kishin mjaftuar internimet, burgosjet dhe pushkatimet qė familja Kokoshi kishte pėsuar prej italianėve dhe gjermanėve, menjėherė pas mbarimit tė luftės ajo u gjet nėn persekucionin e egėr tė komunistėve qė erdhėn nė pushtet. Lidhur me kėtė Burim Kokoshoi dėshmon: "Qė nė majin e vitit 1945 u arrestua Meto Hasan Kokoshi dhe pas dėnimit me vdekje nga Gjykata e Vlorės, me akuzėn "Ka marrė pjesė nė luftė me Ballin Kombėtar", ai u pushkatua nė nėntorin e 1945-ės. Dy muaj mė vonė nė korrikun e 1945-ės, u arrestua dhe Dinush Hasim Kokoshi qė kishte mbaruar Ekonomikun jashtė dhe u dėnua me tre vjet burg. Pas pushkatimit tė Metos, u dėnua me vdekje edhe i vėllai tij, juristi Kudret Kokoshi, i cili kishte qenė i internuar nė kampet naziste tė shfarosjes. Por Gjykata e Lartė ia zbriti nė 25 vjet burg , nga tė cilat ai vuajti 20-vjet nė Burrel. Nė prillin e vitit 1946, i akuzuar si pjestar i Ballit dhe i Grupit tė Deputetėve, u arrestua dhe juristi Avdul Hasim Kokoshi qė ishte diplomuar nė Romė. Nė fillim ai u dėnua vetėm dy vjet, mė pas e rikthyen nė hetuesi dhe dėnuan me vdekje duke u pushkatuar nė tetorin e 1947-ės. Po nė prillin e 1946-ės u arrestua dhe Qazim Kokoshi, i cili ishte kthyer nė Shqipėri nga internimi nazist, nė vitin 1945. Nė atė kohė shumė miq tė tij midis tė cilėve dhe Dr. Omer Nishani, u pėrpoqėn dhe i bėnė thiirrje qė tė bashkėpunonte me komunistėt qė kishin ardhur nė pushtet. Por Qazimi, jo vetėm qė nuk pranoi, por ai i akuzoi hapur ata duke i quajtur pėrgjegjės pėr masakrėn qė kishte ndodhur nė Shqipėri nga lufta vėllavrasėse tė cilėn e kishin nisur vetė komunistėt. Si pėrgjigjie ndaj kėsaj akuze tė Qazimit, komunistėt e izoluan nė hetuesinė e Vlorės ku dhe ai vdiq nga torturat nė tetorin e vitit 1947. Nė gushtin e 1946-ės, u arrestua dhe Engjėll Kokoshi i cili nė fillim u dėnua me vdekje, e mė pas me 25-vjet burg. Engjėlli vuajti plot 17-vjet burg, kryesisht nė Burrel. Rradha e arrestimeve pėr pjestarėt e fisit Kokoshi, vazhdoi nė qershorin e vitit 1946-tė, me arrestimin e Fatosit, djalit tė Qazimit, i cili kishte mbaruar studimet e larta pėr inxhinieri nė Francė. Pasi kishte kryer dhjetė vjet burg, ai vdiq nga qė nuk i rezistonte dot punės sė krahut", e pėrfundon dėshminė tragjike mbi persekucionin e familjes sė tij, 73-vjeēari Burim Kokoshi, i cili dhe vetė u arrestua qė nė gushtin e vitit 1946 dhe vuajti pėr 13-vjet nė burgjet e regjimit komunist, pėr tė vetmin fakt se rridhte nga familja e njohur Kokoshi, tė cilėn komunistėt e kishin shpallur "Familje reaksionare".
    -------------------

  6. #96
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Hahahahahah......

    I njejti gjithmone, humor dhe prap humor. lol. Rrofsh per bejten, deri me sot nuk me kish bere njeri, Kurveleshin lene aty ku eshte, nuk me bohet vone per grate, por ajo pjesa e burrave nuk para me pelqen. lol. Knej detit, megjithese larg, nuk i harrojme kollaj ato qe hoqem, dhe ato emra qe ti permend te duken me perbinsha se vete perbinshi sidomos kur mendon se te kane marre rinine, te kane marre moshen.Nga ana tjeter ata na kan bo me i fry dhe kosit. Nuk besohet kollaj askush. Po e di cfar, duket se aty prodhohen shume kollaj qelbesira. Dikur, nje mik, i plasur ne burg se kish thene se ne pazar nuk ka domate, me thoshte se shqiperia eshte si nje p..... i madh qe pjell vetem qelbesira.
    Duke patur parasyshe kete them mbase Leka mund te jete me mire se eshte gjysem shqiptar, ku i dihet. Mbase kjo eshte dhe arsyja qe ti e perkrah kaq shume. Na dalt per hajer.
    Pragun e portes nuk ma mban me e kalu, nuk ta dal dot, e kam provu per real, nuk dua ta provoj dhe ne menyre virtuale, pra pa te hudh dorezen pranoj me mire ate pjesen e "vllait". Paqja eshte e me mire se lufta, e sidomos lufta me "kastravecin" tend, bananja ime eshte me e bute. LOL.

    Pershendetje

  7. #97
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrmbrm!

    O brari, cfare mendimi te kem per vrasjen e nje poltikani?

    Dy ushtri per NJE kosove nuk kane mundur te ekzistojn, NJERA ishte e tepert. Dhe mos mendo, se UCK ka patur mundesi te vendos e te drejtoj vet. Sa perzierje te te huajve (sigurime perendimore) ka patur ne luften e kosoves mund ndoshta ta lexojm ne memoiret e bac Hashimit, pas nja 30 viteve.

    UCK-ja mbeti, dhe qe keshtu te mbetet deshi dikush, kush esht vrasesi, nuk eshte intersant, dhe ne nuk do ta dijm, dhe mendoj se nuk ka nevoje edhe ta dijm.

    Ajo vrasje ska te bej me gjendjen aktuale ne politiken mbareshqiptare se thjesht ka kaluar (rehabilitime ndaj familjes ka si zakonisht kur harohen gjerat, poashtu pas disa dekadave) ne duhet ta dijm cakun. Shko ne kosova.com dhe lexo si eshte anuluar memorandumi mes kosovareve dhe shipetareve per bashkpunim ekonomik nga UNMIK-u, me arsyen se nuk ka patur baze juridike.

    Pse po behen kesish gabimesh AMATERE?, keto jane problemet tona, o brari.

    Flm
    albanish by nature

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Per Agim Docin

    I nderuar Zoti Doci,

    Desha te shtoja dicka. Ketu nuk te kuptojne shume vete sepse nuk kane jetuar ndonjehere ne Shqiperi, dhe nuk e kane perjetuar komunizmin dhe terrorin e kuq.
    Shumica jane nga Kosova ose Maqedonia qe e duan turkun e arabin me shume se Shqipnine. Ata nuk kane lexuar ndonjehere historine e Shqipnise, frymezohen nga idete e partive liberale revolucionare ne Evropen perendimore (si p.sh. partia e gjelber gjermane etj.), ku cdo gje konservetive urrehet dhe sigurisht terheqin djelmoshat e gocat shqiptare qe jetojne ketu, qe si te huaj e kane te veshtire ti pershtaten jetes ketu, keshtu qe nuk mund te identifikohen me kulturen dhe traditat perendimore.

    Mbreti Zog e afroi Shqipnine me Evropen dhe ata nuk ia falin kurre. Nuk kane identitet kulturor, eshte nje perzjerje kulturash sllave orientale dhe perendimore, se shumica jetojne ne perendim.
    Leka ka tani mundesine, me ane te dokumenteve qe ka sjelle te vertetoje te kunderten e asaj qe thuhet mbi Zogun.

    Kush do ta njohe le ta beje kete, ka shume burime asnjanese, nga autore te huaj qe e kane njohur Mbretin Zog nga afer.
    Ne duhet te zgjedhim ate qe eshte me e mira per Shqiperine, mbase eshte mbreti, le ti shohim gjerat me sy objektiv dhe jo te nxitemi nga deshirat tona egoiste dhe nga "tifozlleku" per "idhujt" e politikes shqiptare.

    Nje gje eshte e qarte, Nano dhe Berisha po bashkepunojne. Persé? Mbase kane frike se po u ikin votat.

    Le te behet vullneti i Zotit per Shqipnine, Kemi vuajtur shume, mbase e kemi merituar se jemi larguar nga Zoti. Le ti lutemi Zotit te na hape syte e zemres dhe ta kerkojme bekimin e Tij.
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  9. #99
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Agim, ēfare do te thote SATA, a te kujton gje. Gjithashtu mos fol per te tjeret pa i njoh. Persa i perket mbretit, nisu nga vetja ty pse te sherben, kete pyetje t'ja shtroi ēdo njeri vetes, pa demagogji.
    Personalisht as me ngroh e as me ftoh, per faktin se s'jetoj ne shqiperi. Me sa kam ven re shqiptaret e duan per interes, shumica e tyre (nga pjesa qe e duan) mendojne se eshte pasanik dhe me e pakta qe mund te beje s'do vjedhe arken e shtetit.
    Ne bote ka Norvegji, por ka dhe Marok, atehere kush siguron se do te na beje Norvegji dhe jo Marok. Po e perseris dhe nje here Enverin s'e deshem se u soll si mbret, na e beri rup-sup. Ne shqiptaret (e shqiperise) jemi popull "i eger" dhe qe te na besh zap (i cili eshte dhe qellimi mbretit) duhet qe vete mbreti te sillet egersisht, dmth te vrase e te prese, gje te cilen me sa di e ka deklaruar dhe vete. Atehere pse vrasjet e tija do te jene me te drejta se ato qe beri Enveri. Gjithashtu mos t'ju rreje mendja se pas ardhjes ne fuqi, nje mbret shqiptar, do ta lejoje shtypin ta perflase si t'ja kete enda, siē ndodhi me Salen, apo siē ndodh sot. Per me teper mos kujtoni se nje mbret rrezohet kollaj si rrezuan Salen per dy dite. Jo miq, duhet te shkoje gjaku gjer ne gjunje, se pilotet kesaj rradhe do te jene te huaj dhe ndoshta edhe shefi shtabit ushtrise, prandaj s'ikin te kerkojne azil ne "shtepi te tyre" por do qellojne mbi turmen duke i bere leberit&malsoret margarine.
    Nderhyrja nga bota qe mund te shpresoje dikush, s'do te behet, sepse kush e di ate "ujku, ujku" dhe kur erdhi ujku me vertet, s'luajti me fshati ta ndihmonte bariun, se ja piu lengun kur bariu tallte ******. Po ashtu dhe bota ēfare s'pa me ne, s'eshte ēudi qe ardhjen e mbretit te jete ajo qe e financon, me kusht qe te sillet eger, mnjf t'ja mbledhe rrypin shqiptareve.
    Albo, ato pikat e tua jane shume demagogji, kushtet kane ndryshuar ne Kosove & Maqedoni, p'se deshi "mbret" Enverin, s'eshte e thene qe kosova ta doje mbret Leken, per te dyten here. Kur qe nen serb, kosoves i duhej nje shqiperi e "forte" ne syt e botes, tashme JO, sepse Kosova eshte me e forte se shqiperia si politikisht (pushtet te perbashket me NATON), ekonomikisht (zone euro), po ashtu ushtarakisht (forca ushtarake te pergatitura dhe qe ja kane ndi eren luftes). Keshtu qe mbreti s'eshte me faktor bashkues ndermjet shqiptareve, por krejt ne te kunderten faktor minues.

    Dhe ne fund diēka, diskutimet ne forum i bej pa qellim politik, ato i konsideroj thjesht si loje, (kush kujton se me shkrimet ketu kryen detyre patriotike, eshte me te vertet jashte pllake) nderhyra vetem kur pashe qe "ruajalistet" (ne fakt emigrantet forumiste) s'kishin argumente bindese dhe si pas zakonit filluan me "spiun", "tradhetar", "patriot", copy-paste pa fund, bejte patriotike, e me the - te thashe.
    Tani Agim, nje keshille, mos shkruaj me per politike, ri larg nga ajo, ndryshe te keshilloj nje psiqiater, keshillohu me Antonin ndodh qe ben diēka per ty.

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Edhe dicka...

    Ky eshte nje liber shume interesant i shkruar nga nje amerikan, i cili flet per gjenialitetin si dhe per gabimet e mbretit Zog. Qeverite e ndryshme u munduan ta ndalonin kete liber, ne 96-en u hoq nga shitja si dhe pas 97-es nga ish komunistet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kuvendi miraton Statusin e Familjes Mbretėrore
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2013, 11:35
  2. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  3. Mbidoza e modernizmit tė familjes
    Nga Cimo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  4. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  5. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •