INTERVISTA TE "ZERI I AMERIKES"
Gazeta Shqiptare :
--------------
Nano e Berisha zihen nė telefon
----------------------------------------------
Kjo ėshtė intervista e plotė e kryetarit tė Partisė Socialiste, Fatos Nano dhe kryetarit tė Partisė Demokratike, Sali Berisha dhėnė nė Zėrin e Amerikės. Dy krerėt e partive mė tė mėdha nė vend kanė replikuar ashpėr me njėri - tjetrin duke debatuar me akuza nga mė tė ndryshmet.
Elez Biberaj: Zotin Berisha ende nuk e kemi nė linjė por shpresojmė tė lidhemi me tė shumė shpejt. Fillojmė me ju zoti Nano. Partia Socialiste, si parti nė pushtet, ka pėrgjegjėsinė kryesore pėr tė garantuar qė kėto zgjedhje tė jenė tė lira e tė drejta dhe tė pėrputhen me standardet ndėrkombėtare.A mund ti siguroni bashkė qytetarėt tuaj dhe komunitetin ndėrkombėtar se partia juaj do ta kryejė kėtė detyrė me dinjitet dhe se zgjedhjet do tė jenė tė rregullta?
Fatos Nano: .. Maxhoranca ka mbėshtetur amendimet e kodit zgjedhor tė rekomanduara nga ODIHR-i pas zgjedhjeve tė fundit nė frymė konsensuale me bllokun e opozitės, por ka vepruar totalisht nė mbėshtetje tė kodit tė ri dhe qeveria qė unė drejtoj ka marrė tė gjitha masat pėr tė garantuar zgjedhje tė lira, tė ndershme, transparencėn e duhur dhe mbėshtetje maksimale pėr institucionet zgjedhore qė administrojnė procesin.
Elez Biberaj: Zoti Nano, rivali juaj duket se e ka pranuar qė pėrgatitjet pėr kėto zgjedhje janė mė tė mira se sa nė zgjedhjet e kaluara por megjithatė ka pohuar se ende ka disa probleme qė e pengojnė procesin.A ka diēka tė vėrtetė nė kėto pohime tė doktor Berishės?
Fatos Nano: Substancialisht nuk ka asnjė problem. Edhe nė raportin e fundit qė i paraprin ditės zgjedhore tė vėzhguesve ndėrkombėtarė, ndonjė kontest i mbetur vihet vetėm nė gojėn e opozitės sė Berishės ndėrsa tė gjithė faktorėt e tjerė janė tė angazhuar nė procesin zgjedhur pa konteste parimore dhe reale. Pra, unė do tė dėshiroja qė zoti Berisha tė pranonte realisht qė ėshtė njė klimė tjetėr, ėshtė njė kuadėr tjetėr ligjor, ėshtė njė realitet praktik qė garanton qė ēdo votė tė lexohet drejt, mbi bazėn e parimit njė njeri njė votė, por nuk kam dėgjuar ende qė zoti Berisha tė deklarojė se do ta njohė rezultatin e kėtyre zgjedhjeve.
Elez Biberaj: Zoti Nano, jemi nė pritje qė tė lidhemi me zotin Berisha prandaj po vazhdojmė me njė pyetje tjetėr pėr ju. Zoti Nano, partia juaj ka avantazhin e madh se e kontrollon pushtetin si nė nivelin qendror ashtu edhe nė atė vendor. Natyrisht, politikanėt pėrdorin ato argumente, shifra dhe fakte qė u interesojnė pėr tė reklamuar suksesin e politikave tė tyre, por e vėrteta ėshtė se vendi juaj ndodhet nė njė gjendje mjaft tė vėshtirė dhe pėr kėtė ju nuk mund t'ia hidhni pėrgjegjėsinė Partisė Demokratike: ka varfėri tė skajshme, papunėsi, mungesa tė ndryshme. Nė kėto kushte, ēfarė pėrfundimesh duhet tė nxjerrin votuesit shqiptarė pėr efektivitetin dhe cilėsinė e qeverisjes sė deritanishme socialiste.
Fatos Nano: Ju dėgjova edhe nė komentin e hyrjes, zoti Biberaj, dhe po mė ēudisni sepse ju s'keni shumė kohė qė keni qenė nė Shqipėri dhe nuk besoj se pėr pak javė keni ndryshuar gjykimin tuaj pėr njė realitet qė ėshtė shumė i ndryshėm nga pohimet tuaja pėr gjendje kritike. Natyrisht, ka zona nė varfėri, ka njė varfėri relative qė po kurohet me njė strategji kombėtare tė rritjes sė qendrueshme ekonomike e cila mbėshtetet nė mė shumė se 1 milion dollarė investime nė vit si dhe nė gati 1 milion dollarė investime tė huaja direkte tashmė tė angazhuara pėr tre-katėr vitet e ardhėshme, tė cilat ndryshe nga perceptimi qė Shqipėria po humbet interesin dhe vemendjen nė skakierėn ndėrkombėtare apo rajonale, po e shpejtojnė procesin e integrimit tonė rajonal dhe global .
Elez Biberaj: Zoti Nano, tani duket se kemi nė linjė edhe zotin Berisha. Zoti Berisha, ecuria e rregullt e zgjedhjeve nuk varet vetėm nga partia nė pushtet por edhe nga respektimi i rregullave tė lojės nga ana e opozitės. A e pranoni deklaratėn e Partisė Socialiste dhe tė kryetarit tė Partisė Socialiste, zotit Nano se tashmė janė krijuar tė gjitha kushtet pėr zgjedhje normale? Sa tė angazhuar jeni ju dhe partia juaj pėr tė kontribuar qė zgjedhjet tė jenė vėrtet tė rregullta?
Sali Berisha: Zoti Nano ėshtė njė demagog i pakorrigjueshėm. Ai dhunoi gjatė muajit tė fundit standardet europerėndimore tė zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme dhe ky ėshtė njė konstatim i mbarė shqiptarėve dhe komunitetit ndėrkombėtar me vendime absurde, i pashpresė pėr fitore. Ai dhunoi tė tre kolonat kryesore tė procesit zgjedhor, bllokoi financimet dhe i liroi ato vetėm javėn e fundit, ndryshoi KQZ-nė dhe e pėrvetėsoi plotėsisht pėr veten e tij, ka shpalosur bandat kriminale qė ka tė fshehura nė polici pėr tė dhunuar zgjedhjet. Pra ai ėshtė njė demagog i paskrupullt dhe i pakorrigjueshėm, por kėsaj here ai ka zhveshur veten lakuriq si armik i egėr i botės sė lirė nė Shqipėri.
Elez Biberaj: Zoti Berisha, kritikėt thonė se ju po i mbani ndezur disa ēėshtje, si ato qė pėrmendėt tani, si argumente me tė cilat mund tė justifikoheni nėse partia juaj nuk arrin rezultatin qė dėshiron nė kėto zgjedhje?
Sali Berisha: Nė fakt, zoti Biberaj, nuk besoj qė komuniteti ndėrkombėtar, prania e OSBE-sė, vėzhguesit dhe monitorėt e tjerė, pėrfaqėsues tė Parlamentit Evropian dhe vetė Presidenti i tij tė kenė hallin se cila parti do tė fitojė kaq shumė, por shqetėsimet qė kemi shprehur dhe denoncimet qė kemi bėrė ne kanė qenė absolutisht nė sintoni tė plotė me tė gjitha kėto institucione .
Elez Biberaj: Zoti Nano, a dėshironi t'u pėrgjigjeni akuzave tė doktor Berishės?
Fatos Nano: Jo nuk ia vlen...
Sali Berisha: Jo, nuk ka absolutisht si tė pėrgjigjet ai...
Elez Biberaj: Mė falni, fjalėn e ka zoti Nano...
Fatos Nano: Para 10 muajsh ju kam takuar nė selinė e partisė suaj dhe mė vjen keq qė nuk keni ndryshuar fare dhe s'keni kuptuar fare qė Shqipėria nuk ka tė ardhme me njė opozitė si e juaja dhe ju nuk keni tė ardhme nė krye tė njė opozite qė duhet tė modernizohet. Por sidoqoftė kėto nuk janė detyrat e mia dhe unė po ritheksoj se nėqoftėse zoti Berisha vazhdon tė lėshojė broēkulla tė tilla si, nė Shqipėri vidhen dy tė tretat e taksave, ose 1 miliardė dollarė nė vit, baraz me buxhetin vjetor, pra kėtu vetėm vidhet dhe nuk bėhet asgjė, asnjė investim, as mbrojtje sociale, sa paga e tė tjera, atėherė zoti Berisha e ka tė kollajshme me kėto sindroma tė pakurueshme pėrfundimisht qė tė thotė nesėr se u vodhėn dy tė tretat e votave dhe unė po e pyes ballas: unė kam deklaruar se do t'i njoh zgjedhjet, a mund ta thoni kėtė gjė edhe ju zoti Berisha?
Elez Biberaj: Zoti Berisha, pėrgjigjia juaj?
Sali Berisha: Tani thjesht dua t'i them se ai ėshtė njė marksist-leninist i verbėr, nuk ka konceptin e rregullave mė elementare tė demokracisė, ai ka njė urrejtje pėr opozitėn dhe demokracinė sa ē'ka patur 13 vjet mė parė kur ishte ndihmėsi i Nexhmije Hoxhės dhe pėrsa i pėrket dy tė tretave tė taksave, ėshtė ai njė nga arkitektėt mė kryesorė, nė mos mė kryesori i kėtij sistemi. Nuk e them unė, por e thonė 77 pėr qind tė shqiptarėve qė ai dhe kabineti i tij janė hajdutė dhe tė korruptuar, nuk e them unė por e thotė Transparency International, qė ka dalė edhe dhjetė shkallė mė i korruptuar se ē'ishte mė parė. Nuk e them unė, por e thonė Fondi Monetar Ndėrkombėtar, se Shqipėria me tė njėjtin nivel taksash nė raport me Maqedoninė, Kroacinė dhe Slloveninė, ka njė vjelje vetėm njė tė tretėn e tyre, kurse ka nė raport me GDP-nė vetėm njė vjelje njė tė tretėn e taksave qė duhe tė vjelė, pra unė mendoj se zoti Nano ka tė njėjtin qėndrim ndaj institucioneve ndėrkombėtare qė ka patur 13 vjet mė parė dhe qė nė fakt e shfaq shumė gjerėsisht. Edhe gjatė kėtij muaji e ka bėrė shumė evidente qėndrimin ndaj kėrkesave ndėrkombėtare pėr standarde pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Pra nėqoftėse zoti Nano pėrpiqet tė shesė standardet e tij si standarde evropiane, i them le tė puthet me Haxhi Qamilin, sepse askush nė Shqipėri nuk ia pranon ato.
Elez Biberaj: Doktor Berisha, kur njė parti ėshtė nė opozitė, siē ėshtė partia juaj ajo e ka shumė tė lehtė tė kritikojė qeverinė dhe partinė nė pushtet si dhe tė bėjė premtime. Ju personalisht dhe kandidatėt e partisė suaj keni bėrė premtime qė shumė analistė i cilėsojnė si jorealiste. Cfarė garancish mund tė jepni se kėto premtime elektorale, ose shumica e tyre do tė plotėsohen?
Sali Berisha: Absolutisht ne kemi premtuar vetėm gjėrat qė parashikon ligji i qeverisjes lokale . sepse qeveritarėt socialistė shesin troje pėr pallate, nė tė cilat gjobisin ndėrtuesin me 30 dollarė pėr metėr katrorė ndėrtimin . Sistemi i korrupsionit zoti Biberaj, ėshtė vendosur nga padrino, nga Fatos Nano si arkitekt i tij dhe kjo ėshtė njė deklaratė e Bashkimit Evropian nė raportin pėr Shqipėrinė. .
Elez Biberaj: Zoti kryeministėr, tė huajve shpesh u bėn shumė pėrshtypje se sa energji dhe kohė shpenzojnė politikanėt shqiptarė pėr ēėshtje qė nė vende tė tjera zgjidhen relativisht lehtė dhe nė kohė. Pse ėshtė politika shqiptare kaq konfliktuale?
F. Nano Pyetja ėshtė me vend zoti Biberaj. Unė besoj se nėqoftėse shumėkush e cilėson nė avantazhin tim tė madh tė kesh njė kundėrshtar politik si zoti Berisha, qė nuk jeton nė kėtė realitet i cili u pėlqen tė gjithėve dhe u jep tė gjithėve shanse pėr tė punuar dhe jo pėr tė dalė nė pension, pėr mua personalisht ėshtė njė fatkeqėsi e madhe qė opozita drejtohet nga njė njeri si Berisha qė nuk pranon tė kuptojė se shqiptarėt kėrkojnė siguri, kėrkojnė prosperitet, kėrkojnė hapėsira pėr t'u integruar nė Bashkimin Evropian
Elez Biberaj: Sidoqoftė, ne do tė presim rezultatet tė dielėn ose tė hėnėn. Vazhdojmė me njė pyetje pėr zotin Berisha. Zoti Berisha, nė ēfarė mase tensionet dhe ballafaqimet midis socialistėve dhe demokratėve udhėhiqen nga synime, interesa dhe alternativa tė sinqerta? Apo krijohen ato artificialisht nga krerėt e dy kampeve? Nė disa raste, marrėveshjet midis jush dhe udhėheqėsve socialistė kanė ēuar nė ulje thuajse tė menjėhershme tė tensioneve, siē ishte takimi i juaj nė vitin 1998 me kryeministrin Majko dhe marrėveshja e vitit tė kaluar me zotin Nano.
S. Berisha Unė dėshiroj tė theksoj kėtu se njeriu qė po bllokon intgrimin e Shqipėrisė ėshtė pikėrisht kryetari i qeverisė sė gjysmėrrėzuar, ėshtė ai qė dhunon standardet evropiane perėndimore nė Shqipėri, ėshtė ai qė mendon ta integrojė Shqipėrinė mbi shinat e demagogjisė sė vjetėr, hipokrizisė politike, mashtrimit tė plotė. Mirėpo problemi ėshtė se prozhektorėt e Perėndimit janė tė fuqishėm dhe ai ėshtė fare i vogėl qė tė mund tė errėsojė gjė. Mendoj se tensionet nuk kanė absolutisht asnjė bazė tjetėr, pėrveē dhunimit dhe mosrespektimit tė standardeve dhe ligjeve pėr tė cilat kjo shoqėri ėshtė e interesuar. Ligjet nė Shqipėri pėr shokun Nano dhe qeveritarėt nuk ekzistojnė, doganat pėr ta nuk ekzistojnė, ekziston vetėm pasurimi i ēmendur duke pėrdorur pushtetin nė mėnyrė tė paligjshme dhe fakti qė gjatė qeverisjes sė tij Shqipėria nga 3 milion e 600 mijė u katandis nė 3 milion e 40 mijė banorė - kjo ėshtė vepra e tij kryesore.
Elez Biberaj: Zoti Nano, vendi juaj sot pėrballet me njė fenomen qė, sipas analistėve, mund tė ketė pasoja pėr demokracinė dhe qėndrueshmėrinė e vendit: dalja nė skenėn politike e njerėzve qė pėrfaqėsojnė interesat e klaneve tė caktuara, qė kanė lidhje me krimin e organizuar, dhe qė nuk mbrojnė interesat mbarėqytetare. A shikoni ndonjė rrezik qė politika shqiptare tė mbizotėrohet nga njerėz qė janė pasuruar nė mėnyrė tė paligjshme?
F. Nano Nuk mė rezulton kėshtu Po instistoj, zoti Berisha, nėpėrmjet zotit Biberaj, mė thoni, do ta njihni rezultatin e zgjedhjeve tė ndershme dhe tė lira qė po vijnė?
Elez Biberaj: Zoti Berisha?
S. Berisha Sė pari, nuk kam kundėrshtuar dhe nuk kundėrshtoj kurrė rezultat zgjedhjesh tė lira e tė ndershme. Kjo ėshtė nė thelbin e kulturės demokratike tė forcės politike qė unė pėrfaqėsoj dhe timen. Sė dyti, pėrsa u pėrket atyre biznesmenėve, nė krye tė kontrabandės dua tė them, ai nuk ka asnjė kompleks sepse vetė qendron nė krye tė kontrabandės sė shqiptarėve. Ėshtė ai qė e mbrojti Papadhimėn, ėshtė ai qė ka importuar helikopterė dhe mjete tė tjera pa doganė, ėshtė ai qė ka dėrguar Lefter Kokėn tek Ilir Meta kur ai bllokoi gjemitė e tij me kontrabandė pėr t'ia zhbllokuar dhe me gjėra tė tjera. Nė fakt, ai nuk ka pse tė ketė komplekse pasi vetė ėshtė qilimi i kuq pėr demin e krimit dhe tė kontrabandės nė Shqipėri.
Elez Biberaj: Zoti Berisha, a mund t'i garantoni shqiptarėt se kandidatėt e patisė suaj nuk kanė lidhje me grupe tė tilla tė krimit tė organizuar?
S. Berisha Unė mund t'i garantoj shqiptarėt tė pėrdorin metodat, ligjet, praktikat mė transparente pėr tė nxjerrė nė dritėn e diellit tė gjithė veprimtarinė e zyrtarėve dhe tė partisė demokratike... Pėr kėtė kam garanci tė plotė . kryeministri aktual pėr tua dhėnė brigjet e Shqipėrisė firmave qė nuk ua thotė emrat, qė natyrisht janė tė tijat, nuk janė tė tjetėrkujt.
Elez Biberaj: Dhe tani nė mbyllje tė debatit, propozoj qė secili prej jush nga 30 sekonda tė japė mesazhin pėr votuesit shqiptarė. Fillojmė me ju zoti Nano...
----------------------
Koment i ne miletit te thjeshte..
Pse telefoni Berishes nuk ishte i lidhur njekohesisht me te Nanos?
Ceshtje teknike apo..Shiko-ike..Ismailat-ike-Klosike??
Pse Nano merakoset se mos Berisha nuk njef Zgjedhjet?
Gjithmone i ngrati Berish i ka njohur zgjedhjet dhe eshte bindur e ka hyre ne Parllament e Keshilla Bashkiake..
Zgjedhjet njihere qe jane bojkotuar jane Bojkotuar me urdherin e Gramoz Rucit e kjo dihet...pra nga PS jane bojkotuar dhe PS vec asaj ka bere dhe Revolucione te armatosura kallashore-Prasore-Kanibal-ore.
Pse Nano ka siguri ne Fitore?
Nga se di mire Miljonat qe jane shperdare ne cdo vullnetar debatikas e Shiko-ist nga Mafia e Nano-Met-Rames e Braho-Duk- Durak Angjelo-Kokdhimave?
Qe Nano i ka te blere Gazetaret e BiBISISE sikurse kishte shtrembaluqin Ad Krasta e te Dojce Vellos sikurse Mimozen e LPRK-se se Halitit ktyo dihen por.. thua valle te kete blere dhe drejtorin e Zerit te Amerikes sepse Elezin e ka blere qe me 1997 me Revolucionin Bolshevik kur LINO Mariza dhe Byber Elezi ishin ne krah te Zan Caushve.
Le te shohim Neser..
Tirana dhe Shqiperia jane ne Shtet Rrethim policoro Terbacoro-Sovietik..
Kurajo..qytetareve te urte qe neser kane nje Shprese se dicka ndryshon..
Respekt per Mero Bazen me Shoke qe me trimeri perballuan gjobat e terrorin e atentateve dhe thane te verteten..
Krijoni Kontakt