Jam kureshtar te di nese ka shqiptare ne Kine dhe ne pergjithesi ne Lindjen e larget!?Me gjithe kete fluks te ikurish a kemi perfunduar edhe atje apo jo!?
Jam kureshtar te di nese ka shqiptare ne Kine dhe ne pergjithesi ne Lindjen e larget!?Me gjithe kete fluks te ikurish a kemi perfunduar edhe atje apo jo!?
Po ka .
Ne cdo cep te botes do gjesh fare e shqipeve.
Ne Kine jeton nje shoku im ,punon ne nje kompani,dhe ka ndryshuar edhe emrin e ka vene Yoa cang lee.
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Ka si jo . Ka mberur vend pa patur shqiptare. Nuk besoj
Dashuria dhe miqesia jane uruar nga perendia.
shqiptaret me duket se do pushtojne boten....shpejt shume shpejt
numuri i shqiptarve ne diaspore vazhdon te ngrihet, kur numuri i shqiptarve ne atdhe mbetet i njejte.
i'm going to love you more than anyone...g
Sot nuk perben ndonje kuriozitet te gjesh Shqiptare ne cdo vend te Botes.
Gjen plot Shqiptare ne Australi e Zeland, ne Argjentine e Venezuele, ne Islande e Norvegji , ne Finland e Rusi, ne Kaliforni e Malajzi etj.
Ne Kohen e Mao ce Dun - Enverit kuptohet se shkuan ne Kine plot Shqiptar. Gjithashtu diplomatet tone ne Kine shkonin dhe ne Kore te Veriut.
Se kur ka mbrritur Shqiptari pare ne Kine eshte vertet interesante.
Europa njeh Marko Polon si eksplotarin e pare europian te Kines por ndoshta me pare mund te kene shkuar atje Shqiptare qe ne kohe te Aleksandit te Madh.
Megjithate une besoj se Sheqerxhinjte e zones se Dibres mund te kene mbrritur e te jene instaluar ne Shangaj qe ne fund te shekullit 19 ose ne fillim te shekullit 20.
Pse them keshtu..?
Thone se nje xhentelmen shqiptar ( sa ta kujtoj emrin e tij do e shkruaj) i cili ka udhetuar shume ne vitet 1930-35 neper bote ka thene se kur shkova ne Kine takova shqiptare qe punonin ne nje embeltore ne Shangaj.
E duke u nisur se Embeltoret jane zanat i Dibranve une besoj se dibranet e Rekes e Kercoves mund te jene te paret qe kane folur Shqip ne Kine.
xhit thu or taj..lol.
Kam dëgjuar një rrëfim për një shqiptar që punonte si udhëpërshkrues në shërbim të osmanëve. Atë e kishin dërguar drejt Lindjes me tre kuaj, për ta gjetur fundin e botës që banuar. Këtij tre kuajtë i ngordhin duke kaluar shkretëtirën e Gobit; i treti mu para ledheve të larta të Murit Kinez. Rojet e perandorisë së diellit e shpiejnë që të pushojë te një furrtar shqepan (çalaman) "syrrumbullakët", për të cilin e dinin se vinte nga perandoria e gjysmëhënës.
Kur këndellet, udhëpërshkruesi shqiptar e ndjen aromën e bukës së pjekur dhe fshan shqip. E furrtari ia kthen: "Shqiptar qenke?"
Thonë që udhëpërshkruesi u kthye te Porta e Lartë me mision të papërfunduar. Shpëtoi gjallë megjithatë, meqë arsyetimi ishte logjik. "Nëse një shqepan shqiptar paska arritur gjer atje, pale ku kanë arritur shqiptarët me dy këmbë - s'ka fund kjo dynja, padishah..." ;-)
Patjeter qe ka.
Nje miku im i ngushte studion ne Shangai.
Krijoni Kontakt