Publikohet raporti i vėzhguesve evropianė pėr zgjedhjet lokale tė 12 Tetorit
ODIHR: 12 Tetori, shans i humbur
Zgjedhjet kishin probleme sidomos nė Tiranė me numėrimin. Shumė votues sgjetėn emrin nė lista
Arion Sulo
TIRANE - Zgjedhjet e pushtetit vendor ishin njė shans i humbur pėr progresin e rėndėsishėm nė zbatimin e marrėveshjejeve dhe standardeve tė tjera ndėrkombėtare pėr zgjedhje demokratike . Kjo ėshtė sėrish fjalia e parė e raportit pėrfundimtar tė vėzhguesve tė OSBE/ODIHR pėr 12 Tetorin. Nė njė material prej 36 faqesh monitoruesit ndėrkombėtarė theksojnė se megjithėse u vunė re pėrmirėsime tė rėndėsishme nė fushatė (pasqyrimi nė media, zgjidhja e ankesave dhe kėrkesave si dhe nė administrimin zgjedhor) procesi kishte probleme, veēanėrisht nė Tiranė, sidomos me numėrimin. Megjithėse PS dhe PD treguan njė aftėsi tė mirė komunikimi gjatė reformės tė kuadrit ligjor, nga tė dyja partitė nevojitej njė vullnet mė i madh politik pėr tė siguruar njė proces tė efektshėm,-rekomandon ODIHR.
Sa pėr rolin e KQZ-sė, raporti thotė se ajo i drejtoi zgjedhjet nė njė mėnyrė profesionale megjithėse mungonin shumė rregulla tė qarta tė procedurave. Shumė vendime pėr ēėshtje tė rėndėsishme u morėn tepėr vonė nė disa raste, sidomos nė Tiranė nuk pati njė adresim tė ēėshtjeve tė rėndėsishme. Komisionet e nivelit tė mesėm dhe tė ulėt nė pėrgjithėsi funksionuan nė mėnyrė tė hapur, por kur ato u keqpėrdorėn nga partitė politike pėr ti bllokuar vendimet, komisionet u politizuan. Ashtu si nė 2000 dhe 2001 vėzhguesit shkruajnė se lista e votuesve vazhdoi tė ishte njė problem. Pėrpjekjet pėr tė pėrmirėsuar saktėsinė nuk dhanė rezlultate tė rėndėsishme. Ditėn e zgjedhjeve kishte mė shumė probleme nga ēpritej dhe njė numėr i konsiderueshėm votuesish nuk e gjetėn emrin nė listė. Kjo ndodhi veēanėrisht nė Tiranė, Durrės, Shkodėr. Megjithatė dokumentacioni i OSBE/ODIHR dhėnė nga PD nuk konkludoi se listat nuk u manipuluan politikisht pėr tė pėrjashtuar votuesit,-raporton ODIHR.
Fondet private
Pėr fat tė keq fondi publik pėr fushatėn e partive politike u dha me vonesė. Kjo ishte njė pėrparėsi pėr partitė dhe kandidatėt me fonde private. Kandidatė nga tė dyja partitė PS dhe PD pėrfituan nga postet zyrtare nė shumė zona. Ka patur shumė raste tė votimit bashkė nė grup ose nė familje. Nga ana tjetėr, ka pasur gabime proceduriale nė numėrimin e votave. Nė 40% tė qendrave tė votimit tė vėzhguara, ėshtė vėnė re njė rrėmujė dhe zėnka tė shpeshta pėr vlefshmėrinė e fletėve tė votimit. Akoma mė shqetėsues ėshtė fakti se nė 10% tė rasteve ka patur falsifikim tė rezultateve. Nė 19% tė rasteve, nė kutinė e votimit janė gjetur mė shumė fletė votimi se numri i votuesve. Mbushja e tabelave ėshtė bėrė ashtu siē duhet. Por nė Tiranė probleme serioze tė procedurės, administrimit, etj, vonuan pėrfundimin e procesit. Kjo bėri qė Kolegji Zgjedhor tė merrte vendimin pėr ti rizhvilluar zgjedhjet nė 1/3 e qendrave tė votimit tė qytet. Edhe nė kėtė raund, pati dhunime flagrante nė disa qendra votimi. Kolegji Zgjedhor operoi nė mėnyrėn e duhur, por nė disa raste dėshtoi tė merrte nė shqyrtim tė gjithė ankesat e bėra,-vijon raporti mbi lokalet e 12 Tetorit.
Begraundi politik
Emėrimi i anėtarėve tė KQZ-sė, vonimi i dhėnies sė fondeve partive politike shkaktuan mosmarrėveshje mes partive. Ndėrkohė qė partitė politike janė tė detyruara tė publikojnė burimet e pėrdorimet e fondeve tė fushatės, ligji nuk veproi mbi kėrkesat e disa kandidatėve tė veēantė qė kėrkuan zbardhjen e fondeve. Partitė opozitare thanė se PS pėrfitoi plotėsisht nga tė qėnit nė pushtet pėr tė promovuar fushatat e kandidatėve tė saj. Rreth 100 vendime tė KQZ-sė nė periudhėn paszgjedhore u apeluan nė Kolegjin Zgjedhor pėr vendimet e KQZ-sė nė rinumėrimin e votave dhe dhėnien e mandateve. Pėr shembull nė rastin e listave tė Durrėsit, Kolegji mund tė kishte kėrkuar ose lejuar mė shumė evidenca pėr tė zbuluar shkakun e problemeve qė u hasėn ditėn e zgjedhjeve. Nė njė rast tjetėr, Kolegji i shpalli tė pavlefshme zgjedhjet nė 118 nga 345 qendra votimi nė Tiranė. Megjithėse ky vendim duket i bazuar, Kolegji Zgjedhor mund tė kishte urdhėruar masa tė menjėhershme: psh. kėrkimin e evidencave tė reja pėr tė evidentuar problemet.
KQZ
Ēėshtja e anėtarėsisė sė KQZ-sė gjithashtu u bė njė objekt kontestimi, edhe pėrpara fillimit tė periudhės zgjedhore, pėr njė numėr arsyesh. Sė pari, dispozitat e Kodit tė Ri Zgjedhor pėr sa i pėrket emėrimit tė anėtarėve tė KQZ-sė, i dhanė de facto kontrollin e emėrimeve PD dhe PS. Sė dyti, kėto dispozita mund tė jenė nė kundėrshtim me Kushtetutėn pėr sa i pėrket kufizimeve tė tepėrta qė partitė vendosin mbi tė drejtėn e emėrimit tė anėtarėve tė KQZ-sė nga tre institucionet emėruese ( Kuvendi, Presidenti dhe Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė). Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, meqėnėse nuk kishte njė nen tranzitor pėr tė rregulluar procesin e balancimit tė komisionit, emėroi njė anėtar tė tretė tė ri me propozimin e PS-sė. PD-ja argumentoi se KQZ-ja ishte nė favor tė qeverisė dhe shprehu publikisht njė mungesė tė besimit nė paanshmėrinė e KQZ-sė. Shumė vendime pėr udhėzimet e rėndėsishme procedurale u morėn shumė vonė. Mė tej udhėzimet e KQZ-sė mbi numėrimin e votave u pėrvetėsuan vetėm 3 ditė para zgjedhjeve. KQZ nuk arriti gjithashtu tė adresonte njė numėr tė madh ēėshtjesh tė rėndėsishme nė tė cilat ishin shumė tė nevojshme udhėzimet, megjithatė KQZ e anashkaloi ēėshtjen e procedurave qė duhet tė ndiqeshin pėr transferimin e rezultateve midis qendrave tė votimit dhe KQZV nė Tiranė ku po zhvilloheshin dy votime tė veēanta. Njė gjė e tillė shkaktoi konfunzion dhe vonesė nė periudhėn paszgjedhore,-janė pasazhet nė raport pėr KQZ.
Sipas tij, kandidatė tė ndryshėm shumė prej tė cilėve biznesmenė, i financuan vetė fushatat e tyre ose u mbėshtetėn nė veprimtarinė e tyre private.
Numėrimi
Vėzhguesit ndėrkombėtarė vunė re probleme serioze pas mbylljes sė votimeve. Nė 38% tė qendrave tė votimit, ata raportuan njė vlerėsim negativ tė procesit tė numėrimit tė votave. Nė 43% tė qendrave tė votimit u vunė re gabime me procedurat dhe heqjet e emrave. Ka patur zėnka pėr vlefshmėrinė e fletėve tė votimit nė 45% tė qendrave tė votimit qė do tė thotė se 15% e kutive tė votimit ishin tė pavlefshme. Sipas vėzhguesve, 40% e qendrave tė votimit hasėn probleme serioze nė plotėsimin e procesverbaleve. Mendohet se njė arsye pėr kėtė ka qenė shpallja me vonesė e udhėzimeve nga KQZ.
Konstatimet
1. Procesi kishte probleme, veēanėrisht nė Tiranė, sidomos me numėrimin.
2. Lista e votuesve vazhdoi tė ishte njė problem, pėrpjekjet pėr pėrmirėsim dėshtuan
3. Fondi publik pėr fushatėn e partive politike u dha me vonesė
4. Nė 40% tė QV-ve tė vėzhguara, ėshtė vėnė re njė rrėmujė dhe zėnka pėr vlefshmėrinė e fletėve tė votimit
5. 10% tė rasteve ka patur falsifikim tė rezultateve.
6. Nė 19% tė rasteve, nė kutinė e votimit janė gjetur mė shumė fletė votimi se numri i votuesve
7. Kolegji Zgjedhor nė disa raste dėshtoi tė merrte nė shqyrtim tė gjithė ankesat e bėra
8. Nė rastin e listave tė Durrėsit, Kolegji mund tė kishte kėrkuar ose lejuar mė shumė evidenca pėr tė zbuluar shkakun e problemeve
9. Nenet pėr emėrimin e anėtarėve tė KQZ-sė mund tė jenė nė kundėrshtim me Kushtetutėn
10. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, meqėnėse nuk kishte njė nen tranzitor pėr tė rregulluar procesin e balancimit tė komisionit, emėroi njė anėtar tė tretė tė ri me propozimin e PS-sė
11. KQZ nuk arriti gjithashtu tė adresonte njė numėr tė madh ēėshtjesh tė rėndėsishme
12. Shumė prej tė cilėve biznesmenė, i financuan vetė fushatat e tyre
13. Nė 38% tė QV vėzhguesit raportuan njė vlerėsim negativ tė procesit tė numėrimit tė votave.
14. Nė 43% tė qendrave tė votimit u vunė re gabime me procedurat dhe heqjet e emrave
15. 15% e kutive tė votimit ishin tė pavlefshme.
Rekomandimet
1-Kodi duhet tė ndryshojė:
pėr tė pėrcaktuar saktė problemet thelbėsore tė emėrimit tė anėtarėve tė KQZ-sė, komisioneve tė nivelit tė mesėm dhe tė ulėt. Nė veēanti:
*nene tranzitore duhet tė parashikohen pėr mėnyrėn e emėrimit pėr anėtarėt e KQZ-sė dhe pėr tė sqaruar rotacionin e mandateve.
· kuadri ligjor pėr emėrimin e kandidatėve duhet tė pėrcaktohet qartė dhe nė pėrputhje me Kushtetutėn.
· Pėrfaqėsimi politik pėr tė gjitha komisionet zgjedhore duhet tė jetė mė i gjerė pėr tė siguruar pėrfaqėsimin mė tė gjerė tė partive nė komisionet zgjedhore.
· Sistemi i emėrimit duhet tė jetė i qėndrueshėm dhe tė japė garanci ndaj abuzimeve politike
· Duhet tė sigurojė afate tė sakta kohore pėr marrjen e vendimeve nė lidhje me ankesat dhe kėrkesat e ndryshme
· Duhet tė pėrcaktojė afate kohore pėr dhėnien e fondeve KQZ-sė pėr administrimin e zgjedhjeve dhe fushatave tė partive politike
· Duhet tė pėrcaktojė kriteret e vlefshmėrisė sė kutive tė votimit
Administrimi i zgjedhjeve
Autoritetet shqiptare duhet tė reformojnė dhe tė modernizojnė sistemin e gjendjes civile pėr tė siguruar nė kohėn e duhur informacion pėr ndryshimet nė listat e zgjedhėsve.
Krijoni Kontakt