Europarlamentarja Doris Pack komenton mbi krizėn nė PS
Armand Mero
28 tetor 2003, 18:19 UTC
E njohur nė Shqipėri pėr deklaratat e saj pothuajse sa herė vendi ka qenė nė momente krize apo situata problematike, edhe kėtė herė, zonja Doris Pack, e gjendur nė Tiranė pėr takimin ndėrparlamentar mes BE dhe Shqipėrisė, nuk anashkaloi vlerėsimet pėr gjendjen e krijuar pėr shkak tė konfliktit brenda partisė socialiste: Ne kėrkojmė dhe vecanėrisht kolegėt europian kanė kėrkuar nga qeveria dhe partia e shumicės ti jap fund luftės sė brendshme qė ka pasoja mbi situatėn jashtė PS sepse ėshtė ajo qė drejton dhe ka pushtetin dhe duhet ti jap fund luftės sė brendshme. Kjo ėshtė nė dėm dhe tė negociatave - u shpreh zonja Pack - se tė gjithė shikojnė vec atė problem dhe kjo pengon zgjidhjen e problemeve tė tjera.
Duke iu referuar shkėmbimit tė akuzave mes kryeministrit Fatos Nano dhe rivalit tė tij Ilir Meta zonja Pack tha se ata duhet ti drejtohen gjykatės dhe tė mos e teprojnė me fjalė boshe apo tė mos shfrytėzojnė publikun pėr kėtė. Kjo situatė sipas saj ka pasoja negative sepse nė kėtė mėnyrė qytetarėt humbasin besimin ndaj politikės, ndėrsa qeverinė nuk e ndihmon pėr tė fituar miq nė Europė.
Edhe pėr problemin aq tė diskutueshm tė vendeve tė mbetura bosh nė qeveri ajo u shpreh se i bėhet thirrje autoriteteve shqiptare ti japi fund kėsaj situate tė cilėn ajo e cilėsoi tė pakėnaqshme dhe tė papranueshme duke plotėsuar dy vendet e mbetura bosh.
Votimet e 12 tetorit ishin njė tjeter problem nė tė cilėn janė ndalur deputetėt europian. Duke iu pėrmbajtur vlerėsimeve paraprake tė ODIHRit zonja Pack u shpreh e shqetėsuar pėr cėshtjen e listės sė votuesve. Sipas saj duhet ndėrhyrė qė tani qė ky problem tė zgjidhet sa mė shpejt pėrpara zgjedhjeve tė ardhshme nė vend. Ajo e quajti tė papranueshme situaten e krijuar me rezultatat e zgjedhjeve nė Tiranė: Per mua por dhe per te gjithe ne ėshtė e pabesueshme qė rezultatet e Tiranės nuk shpallen dhe ende ka probleme tė mėdha. KQZ duhet tė bėjė punėn e vet dhe tė gjejė njė zgjidhje. Duhet tė bėjnė punėn e tyre. Pa zgjidhur cėshtjen e Tiranės nuk do tė ketė zgjidhje, deklaroi zonja Pack.
Edhe pėr cėshtjen e pronave, ajo bėri thirrje qė tė gjendet njė zgjidhje konsensusi, mes variantit tė hartuar nga OSBE dhe variantit tė opozitės.
Takimi i 10 ndėrparlamentar mes BE dhe Shqipėrisė trajtoi njė game tė gjerė problemesh me njė fokus tė njejtė, negociatat pėr marrėveshjen e Asocim Stabilizimit. Ashtu si dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė lartė europian, edhe zonja Pack vuri theksin nė rėndėsinė e zbatimit tė detyrimeve qė Shqipėria merr pėrsipėr.
Krijoni Kontakt