Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Europarlamentarja Doris Pack komenton mbi krizėn nė PS

    Armand Mero
    28 tetor 2003, 18:19 UTC


    E njohur nė Shqipėri pėr deklaratat e saj pothuajse sa herė vendi ka qenė nė momente krize apo situata problematike, edhe kėtė herė, zonja Doris Pack, e gjendur nė Tiranė pėr takimin ndėrparlamentar mes BE dhe Shqipėrisė, nuk anashkaloi vlerėsimet pėr gjendjen e krijuar pėr shkak tė konfliktit brenda partisė socialiste: “Ne kėrkojmė dhe vecanėrisht kolegėt europian kanė kėrkuar nga qeveria dhe partia e shumicės ti jap fund luftės sė brendshme qė ka pasoja mbi situatėn jashtė PS sepse ėshtė ajo qė drejton dhe ka pushtetin dhe duhet ti jap fund luftės sė brendshme. Kjo ėshtė nė dėm dhe tė negociatave - u shpreh zonja Pack - se tė gjithė shikojnė vec atė problem dhe kjo pengon zgjidhjen e problemeve tė tjera”.
    Duke iu referuar shkėmbimit tė akuzave mes kryeministrit Fatos Nano dhe rivalit tė tij Ilir Meta zonja Pack tha se ata duhet t’i drejtohen gjykatės dhe tė mos e teprojnė me fjalė boshe apo tė mos shfrytėzojnė publikun pėr kėtė. Kjo situatė sipas saj ka pasoja negative sepse nė kėtė mėnyrė qytetarėt humbasin besimin ndaj politikės, ndėrsa qeverinė nuk e ndihmon pėr tė fituar miq nė Europė.

    Edhe pėr problemin aq tė diskutueshm tė vendeve tė mbetura bosh nė qeveri ajo u shpreh se i bėhet thirrje autoriteteve shqiptare ti japi fund kėsaj situate tė cilėn ajo e cilėsoi tė pakėnaqshme dhe tė papranueshme duke plotėsuar dy vendet e mbetura bosh.

    Votimet e 12 tetorit ishin njė tjeter problem nė tė cilėn janė ndalur deputetėt europian. Duke iu pėrmbajtur vlerėsimeve paraprake tė ODIHRit zonja Pack u shpreh e shqetėsuar pėr cėshtjen e listės sė votuesve. Sipas saj duhet ndėrhyrė qė tani qė ky problem tė zgjidhet sa mė shpejt pėrpara zgjedhjeve tė ardhshme nė vend. Ajo e quajti tė papranueshme situaten e krijuar me rezultatat e zgjedhjeve nė Tiranė: “Per mua por dhe per te gjithe ne ėshtė e pabesueshme qė rezultatet e Tiranės nuk shpallen dhe ende ka probleme tė mėdha. KQZ duhet tė bėjė punėn e vet dhe tė gjejė njė zgjidhje. Duhet tė bėjnė punėn e tyre. Pa zgjidhur cėshtjen e Tiranės nuk do tė ketė zgjidhje”, deklaroi zonja Pack.

    Edhe pėr cėshtjen e pronave, ajo bėri thirrje qė tė gjendet njė zgjidhje konsensusi, mes variantit tė hartuar nga OSBE dhe variantit tė opozitės.

    Takimi i 10 ndėrparlamentar mes BE dhe Shqipėrisė trajtoi njė game tė gjerė problemesh me njė fokus tė njejtė, negociatat pėr marrėveshjen e Asocim Stabilizimit. Ashtu si dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė lartė europian, edhe zonja Pack vuri theksin nė rėndėsinė e zbatimit tė detyrimeve qė Shqipėria merr pėrsipėr.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Eurodeputetja Doris Pack jep konkluzionet e vizitės. Nano e Meta t’i drejtohen Prokurorisė pėr akuzat

    “S’pranojmė njė qeveri pa dy ministra”
    Pack: Vonesa e rezultatit tė Tiranės, turp pėr KQZ-nė




    Tiranė

    “Ėshtė e papranueshme pėr ne situata nė tė cilėn vazhdon tė punojė Qeveria shqiptare, ku mungojnė dy ministra”, tha eurodeputetja Doris Pack, duke vlerėsuar jopozitive punėn e qeverisė me dy zv.ministra.

    Nė njė konferencė pėr shtyp, Pack theksoi se, akuzat qė Nano dhe Meta i bėjnė njėri-tjetrit janė tė pabesueshme dhe se ato nuk duhen bėrė nė publik, por duhet t’i drejtohen organeve kompetente, edhe pse ajo vetė ka theksuar se sistemi i drejtėsisė ėshtė ende i dobėt. Europarlamentarja theksoi negativ dhe tė ēuditshėm faktin se akuzat ekzistojnė mes dy njerėzve, njėri prej tė cilėve ėshtė pėrfaqėsues i qeverisė dhe tjetri pėrfaqėsues i mazhorancės qeverisėse. “Unė nuk e di sa tė vėrteta janė akuzat, por ose duhet tė vėrtetohen ose duhet t’i jepet fund atyre”. Pėr zgjedhjet e 12 tetorit ajo tha se, ishin mė tė mira se tė mėparshmet, por ėshtė e turpshme dhe shumė shqetėsuese vonesa nė daljen e rezultateve tė Tiranės. I bėj thirrje KQZ-sė, tha ajo, tė bėjė punėn e saj, pasi pėr kėtė paguhet. Ndėrsa pėrsa i takon situatės politike nė Shqipėri, ajo tha, “ėshtė hera e dhjetė qė jam kėtu dhe sa herė qė kam ardhur, kėtu ka patur probleme. Ne nuk mund t’i zgjidhim problemet tuaja”. Kryetarja e Komisionit tė Jashtėm tė Parlamenit Evropian tha se, mazhoranca qeverisėse duhet t’i japė fund luftės sė brendshme, sepse kjo nuk iu shėrben njerėzve.

    Cili do tė jetė ndikimi nė procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE, i situatės paszgjedhore nė Shqipėri?

    “Zgjedhjet u zhvilluan qetėsisht nė tė gjithė vendin dhe pa dyshim ishin mė tė mira se ato tė kaluara, porse ēėshtja e Tiranės ka mbetur ende e pazgjidhur dhe ky ėshtė njė problem i madh. Ka ende probleme me rezultatin e zgjedhjeve nė Tiranė, rezultatet nuk janė publikuar dhe pėr kėtė pėrgjegjėsia i mbetet Komisionit Qendror Zgjedhor. Anėtarėt e kėtij komisioni dhe komisionerėt kanė pėr detyrė ta publikojnė rezultatin dhe duhet ta bėjnė kėtė me synim mbylljen sa mė shpejt tė situatės sė vėshtirė tė krijuar pas zgjedhjeve nė vend”.

    Vizita juaj nė Tiranė gjithnjė ka konēiduar nė situata tė vėshtira pėr politikėn shqiptare…?

    “Vizita ishte planifikuar shumė kohė mė parė, por duke patur parasysh se zgjedhjet ishin nė tetor, edhe kjo u pat nė vėmendje. Unė shoh ndryshime nga vizita ime e parė nė Tiranė nė vitin 1992, patjetėr qė vendi ka ndryshuar, gjėrat kanė ecur, nuk kanė mbetur nė vend, por ka ende shumė pėr tė bėrė”, shprehet europarlamentarja, qė largohet sot nga Shqipėria, pas njė vizite dyditore, tė ngarkuar me takime tė shumta me drejtues tė lartė tė vendit.


    Porositė e eurodeputetes Pack

    Ėshtė situatė e papranueshme qė qeveria tė vazhdojė tė punojė me dy zėvendėsministra tė Rendit dhe tė Jashtėm
    Nano dhe Meta t’i drejtohen drejtėsisė pėr akuzat qė kanė pėr njėri-tjetrin. Ndryshe le tė mos i thonė fare ato
    Kryeministri Nano duhet tė zgjidhė krizėn qeveritare brenda institucionit tė parlamentit
    Lufta e brendshme ėshtė nė dėm tė vendit, por edhe tė negociatave tė integrimit tė Shqipėrisė nė BE
    Ėshtė e pabesueshme qė ende nuk ėshtė shpallur rezultati i zgjedhjeve nė Tiranė. KQZ-ja duhet t’i japė fund kėsaj situate tė turpshme, sepse paguhet pėr kėtė punė
    Ēėshtja e pronave duhet tė zgjidhet nėpėrmjet njė pakti mes palėve
    Sistemi i drejtėsisė vazhdon tė jetė ende i dobėt
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #13
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Perse e mbante te lidhur gishtin e mesit, zonja Doris Pack?

    Mbas probleme te krijuara si pasoje e manipulimit te zgjedhjeve lokale te 12 tetorit, zonja Doris Pack vjen ne Shqiperi dhe mbas takimeve te ndryshme me aktore te politikes shqipetare, ne nje konference per shtyp, me bie ne sy gishti i saj i mesit i lidhur me nje cope pece blu

    Cfare tregonte ne te vertete gishti saj i mesit i mbeshtjellur me nje cope pece blu?

    A nuk ju duket koincidence lidhja e gishtit te saj te mesit, me gishtat e copetuar te kryeministrit Fatos Nano?
    Detaje te tilla jane te veshtira per tu kuptuar nga populli por per politikanet, dicka shprehte ajo.
    Edhe Ollbrajt ne takime te ndryshme ka perdorur shpesh sinjale te tilla por si gjithnje te pakuptueshme.
    Lis

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Ligjvėnėsit e Evropės tregohen mė tė ashpėr se nė raportin e fillimit, pas vizitės sė eurodeputetes Pack

    Parlamenti Evropian vėrejtje pėr zgjedhjet

    “Procesi nuk u zhvillua siē pritej, qeveria duhet tė bėnte mė shumė”

    Nga korrespondenti ynė nė Bruksel, Ernest Bunguri

    “Pjesa e raportit qė flet pėr zgjedhjet lokale nė Shqipėri do ndryshohet, pasi kėto tė fundit nuk u zhvilluan siē pritej”, deklaron gjatė fjalės sė tij holandezi, Joost Lagendejk, raportuesi i Parlamentit Evropian pėr zhvillimin e procesit tė Asociimit dhe tė Stabilizimit nė vendet e Ballkanit.

    Tė mbledhur mbasditen e sė hėnės, nė sallėn e Komisionit tė Jashtėm, tė tė Drejtave tė Njeriut, tė sigurisė sė pėrbashkėt dhe tė politikave tė mbrojtjes sė kėtij institucioni, anėtarėt europarlamentarė kanė debatuar gjatė pėr ndryshimet e fundit mbi raportin final. «Ndryshimi pėr zgjedhjet bėhet, pasi unė kisha hartuar njė paragraf me nota optimiste, para zgjedhjeve», shton raportuesi. «Optimizėm? Kjo fjalė nuk duhet tė ekzistojė, ashtu si dhe pėrgėzimet nė projekt-raportin e parė», plotėson Doris Pack. «Nė Tiranė nuk janė numėruar akoma votat. Njė ministėr i Brendshėm rreh njė gazetar. Qeveria punon pa kėtė tė fundit si dhe pa ministrin e Jashtėm prej kohėsh. Dhe pėr mė shumė, kryeministri me ish-ministrin e Jashtėm akuzojnė njėri-tjetrin publikisht, pa iu drejtuar organeve kompetente», vazhdon mė tej eurodeputetja, duke pasqyruar situatėn nė Shqipėri pas vizitės sė saj. «Eshtė e vėrtetė qė zgjedhjet nė Shqipėri ishin mė tė mira se ndonjėherė tjetėr, por Qeveria shqiptare duhet tė kishte bėrė mė shumė», pėrforcon Reinhard Priebe, drejtor pėr Ballkanin, pranė zyrės pėr marrėdhėniet me jashtė tė Komisionit Evropian. Kėshtu, paragrafi i « pėrgėzimeve», i hartuar para zgjedhjeve, zėvendėsohet nga : «Parlamenti Evropian ju kujton autoriteteve shqiptare se funksionimi i demokracisė nė vend dhe ruajtja e stabilitetit politik, janė kushtet thelbėsore pėr pėrshpejtimin dhe realizimin e reformave nė vend dhe se zgjedhjet lokale ishin deri diku tė rregullta, por mbeten ende probleme pėr t’u zgjidhur nė tė ardhmen». Pėrveē kėsaj, nė raportin pėr Shqipėrinė figurojnė dhe dy paragrafe tė tjerė. I pari rekomandon adoptimin e masave konkrete pėr vėnien nė dispozicion tė mjeteve tė nevojshme nė luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar, trafikut tė armėve, tė drogės dhe tė qenieve njerėzore, si dhe funsionimin e njė sistemi gjyqėsor tė pavarur dhe efikas etj…

    Nga ana tjetėr, me propozimin e grekut, Joanis Suladakis, Shqipėrisė i duhet tė prezantojė, para fundit tė vitit 2003, njė vlerėsim preēiz tė dimensionit tė minoriteteve kombėtare, qė do tė ndihmojė nė aplikimin korrekt nė vend tė legjislacionit pėr minoritetet, duke u mbėshtetur edhe nė Koventėn e Kėshillit tė Evropės. Pėrveē kėsaj, nė raport, Parlamenti Evropian insiston dhe nė pėrforcimin e strukturave administrative, pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e minoriteteve nė vend.

    Marrėveshja me SHBA, Evropa tėrhiqet

    Megjithė kritikat pėr zgjedhjet dhe situatėn nė vend, apo ndėrhyrjet e ndryshme pėr tė drejtat e minoriteteve, raporti i parlamentit sjell dhe njė lajm tė mirė pėr njė ēėshtje tepėr delikate. Bėhet fjalė pėr marrėveshjen me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mbi Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare, e cila nė projekt-raport, cilėsohej si pengesa kryesore pėr thithjen e mėtejshme tė asistencės tė BE-sė nga Shqipėria (Panorama 9/10/2003). «Shqiptarėt nuk ndryshojnė dot njė marrėveshje tė tillė pėr momentin», shpjegon raportuesi Lagendejk, «por ata do tė duhet tė bėjnė njė gjė tė tillė nė momentin e integrimit nė BE, pas 10 apo 15 vjetėsh», shton mė tej ai. «Eshtė mirė tė mos insistohet shumė nė prishjen e kėsaj marrėveshjeje, pasi edhe nėse do tė bindim shqiptarėt, do tė jetė shumė e vėshtirė tė bindim palėn tjetėr, amerikanėt», pėrforcon Reinhard Priebe. Kėshtu, marrėveshja me amerikanėt nuk pėrbėn mė njė kusht pėr Shqipėrinė, tė paktėn jo gjatė negociatave, apo dhe mė pas, gjatė afrimit tė mėtejshėm nė BE. «Ndoshta gjatė kėsaj kohe, funksionimi i Gjykatės Penale Ndėrkombėtare do t’i bindė, si shqiptarėt, ashtu dhe amerikanėt, pėr prishjen e kėtyre marrėveshjeve. Sidoqoftė, nėse kjo gjė nuk ndodh gjatė kėsaj kohe, Shqipėrisė do t’i duhet ta bėjė ditėn qė do tė integrohet nė Evropė, por deri atėherė, le tė shpresojmė qė gjėrat do tė kenė ndryshuar», shpjegon Lagendijk. Raporti i kėtij tė fundit u votua mėngjesin e tė martės nga Komisioni i Jashtėm i Parlamentit. Nė fund tė muajit, raporti do tė votohet nė seancė plenare nė Bruksel, nga tė gjithė parlamentarėt evropianė.


    Meksi mbledh Komitetin Ndėrministror tė Integrimit

    Dje pasdite ėshtė zhvilluar mbledhja e Komitetit Ndėrministror pėr Integrimin Evropian, e kryesuar nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Shtetit pėr Integrimin Evropian, Ermelinda Meksi. Nė kėtė mbledhje u miratua qėndrimi i palės shqiptare nė Raundin e Tretė zyrtar tė negociatave pėr projektmarrėveshjen e Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipėri si dhe nė takimin e pėrbashkėt konsultativ.


    Vėrejtjet e Parlamentit Evropian

    Zgjedhjet nuk u zhvilluan ashtu siē pritej, Qeveria duhet tė kishte bėrė mė shumė pėr shmangien e problemeve
    Nė Tiranė ende nuk ka mbaruar pėrfundimi i votave
    Njė ministėr i Brendshėm rrahu njė gazetar
    Qeveria po punon pa dy ministra, vetėm me zėvendėsministrat e Rendit dhe tė Jashtėm

    Priebe nė Tiranė pėr ecurinė e reformave

    Pėrfaqėsuesi i Bashkimit Evropian pėr negociatat pėr marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit Shqipėri-BE, Reinhard Priebe do tė jetė nesėr nė Tiranė. Priebe do tė vijė pėr raundin e tretė tė negociatave pėr marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-nė, tė cilat do tė mbahen nga data 5–7 nėntor 2003. Ky raund i tretė i negociatave, pėrveēse do tė mbikėqyrė ecurinė e reformave tė Shqipėrisė, pėr shtetin e sė drejtės, luftėn ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit, do tė ketė si objekt vėshtrimin mbi atė qė ėshtė bėrė pėr disa kapituj, tė cilėt janė, “Bujqėsia dhe Peshkimi” dhe analiza mbi impaktin financiar nė buxhet, si rrjedhojė e liberalizimit tė parashikuar, Protokollin e Ēelikut dhe tė Hekurit, Marrėveshjen e Ripranimit si dhe pėrgjigjet e pyetjeve pėr ēėshtjet e drejtėsisė dhe tė punėve tė brendshme. Ndėrkaq nga pala shqiptare pėr kapitullin, “Bujqėsia dhe Peshkimi” ėshtė miratuar varianti, sipas tė cilit arrihet njė ekuilibėr i drejtė ndėrmjet angazhimeve liberalizuese dhe ruajtjes sė prodhimit vendės, variant ky qė do tė pėrbėjė propozimin e palės shqiptare nė negociata tė konsultuara paraprakisht me komunitetin e biznesit. Njė tjetėr material qė do tė diskutohet ėshtė projekt-marrėveshja e Ripranimit, e cila do tė diskutohet nė negociatat qė do tė zhvillohen mė datė 5 nėntor 2003 nė Tiranė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Greqia: Qeveria, pėrgjegjėse jo vetėm pėr Himarėn

    Zėvendėsministri i Jashtėm grek Tasos Janitis nė njė takim me ambasadorin shqiptar tha se qeveria shqiptare ėshtė pėrgjegjėse jo vetėm pėr mėnyrėn se si janė zhvilluar zgjedhjet nė Himarė, por nė gjithė Shqipėrinė. Ai tha se BE i kishte klasifikuar kėto zgjedhje si kusht pėr tė negociuar me qeverinė shqiptare

    Pėrfaqėsuesit e lartė tė shtetit grek kanė filluar qė tė lėvizin pėrsa i pėrket problemit tė Himarės. Ata kanė deklaruar se nuk do tė lejojnė qė tė abuzohet mė votėn e banorėve tė kėsaj zone. Ata sėrish kanė akuzuar qeverinė shqiptare pėr ndėrhyrje nė procesin zgjedhor. Kėsaj radhe ka qenė zv/ministri i jashtėm grek, Tasos Janitis, i cili nė njė takim qė ka patur me ambasadorin shqiptar nė Greqi, Bashkim Zeneli, i ka kėrkuar atij shpjegime lidhur me rolin e qeverisė nė procesin zgjedhor. Sipas mediave greke mėsohet se Janitis ka thėnė se tė gjitha zhvillimet po ndiqen nga afėr dhe se qeveria shqiptare do tė gjykohet pėr qėllimet e saj. Por nga ana tjetėr ambasadori shqiptar nė shtetin fqinj i ka bėrė atij tė ditur se kryeministri ka urdhėruar qė tė hetohen tė gjitha rastet e parregullsive. Ai i ėshtė drejtuar zv/ministrit tė jashtėm grek duke i thėnė se Nano ka reaguar menjėherė pas kėsaj ēeshtjeje, dhe pas deklaratės sė Papandreut. Janitis i tha mė pas Zenelit se qeveria greke nuk pajtohet me qėndrimin e qeverisė shqiptare pėrsa u pėrket akteve tė dhunės tė kėtyre ditėve nė Himarė, tė cilat kanė ardhur pas njė numri tė madh mesazhesh qė i janė dėrguar Nanos nga Bashkimi Evropian dhe nga Greqia. Nė fund ai i ka bėrė tė ditur ambasadorit shqiptar se Bashkimi Evropian, ka theksuar se zgjedhjet e lira lokale janė pjesė e procedurės pėr afrimin e Shqipėrisė pėr nė BE. Gjithashtu ai ka theksuar pėrgjegjėsitė e qeverisė shqiptare, pėrsa i pėrket mėnyrės se si janė mbajtur zgjedhjet nė Shqipėri. Mediat nė shtetin fqinj kanė komentuar gjithashtu dhe deklaratat e sekretarit tė pėrgjithshėm socialist, Gramoz Ruēi. Sipas gazetės Kathimerini, Ruēi i ka quajtur deklaratat e ministrit tė jashtėm grek, Papandreu, si emocionale. Ajo gjithashtu nė rreshtat e saj ėshtė shprehur se Ruēi ka deklaruar se Papandreu po pėrpiqet qė tė ballkanizojė Evropėn, nė vend qė tė europianizojė Ballkanin. Nė kėtė gazetė shkruhet se Tirana ėshtė nė dy mendje pėr tė vendosur pėr rezultatin e zgjedhjeve. Kėtyre deklarateve i bashkangjitet dhe qėndrimi i zėdhėnėsit tė ministrisė sė Jashtme greke, Panos Beglitis, i cili tha qė: "Ne besojmė se vetėm pėrmes Bashkimit Evropian dhe instrumentave tė tij mund t'i bėjmė presion qeverisė shqiptare." Ministri i jashtėm grek, Papandreu u shpreh ditėn e zgjedhjeve se qeveria shqiptare ishte pėrgjegjėse pėr manipulimet nė Himarė. Me deklaratėn e tij u solidarizuan dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė kėshillit tė Ministrave tė jashtėm nė BE
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Shefi i OSBE-sė Osmo Lipponen analizon para Kėshillit tė Pėrhershėm 6 muajt e fundit

    OSBE: Zgjedhjet e parakohshme janė nė prag

    “Tensionet e pazgjidhura brenda shumicės kanė vėnė nė pikėpyetje vazhdimėsinė e qeverisė”

    Nevila Pėrndoj

    TIRANE - Shefi i Prezencės sė OSBE-sė, nė Tiranė, Osmo Lipponen, raportoi nė Kėshillin e Pėrhershėm tė OSBE-sė nė Vjenė se zgjedhjet e parakohshme mund tė jenė tė afėrme nė rast se PS nuk do tė gjejė zgjidhjet e saj pas Kongresit tė 12 dhjetorit. Tensionet e pazgjidhura brenda shumicės socialiste, sipas Lipponen, kanė vėnė nė pikėpyetje vazhdimėsinė e qeverisė pėr shkak tė dėshtimit tė kryeministrit Fatos Nano pėr tė siguruar miratimin parlamentar pėr dy ministrat tė rinj pas dorėheqjes sė Ilir Metės mė 18 korrik si zėvendėskryeministėr dhe ministėr i Punėve tė Jashtme, e shoqėruar edhe me dorėheqjen e Sokol Nakos, ministėr i Shtetit pėr Integrimin Evropian. “Aktualisht, qeveria po funksionon pa dy ministra kyē, njė situatė e pėrshkruar nga kritikėt si antikushtetuese. Disa zyrtarė kryesorė tė Partisė Socialiste kanė ndėrmarrė pėrpjekje pėr ndėrmjetėsim. Megjithatė, duket se ēfarėdolloj zgjidhjeje pėr krizėn e qeverisė do tė gjendet vetėm pas kongresit tė Partisė Socialiste, ku do tė vendoset pėr Kryesinė e partisė. Kongresi zhvillohet njė herė nė katėr vjet dhe kėtė herė do tė mbahet mė 12 dhjetor. Nėse nuk do tė gjendet asnjė zgjidhje, atėherė duket se zgjedhjet parlamentare tė parakohshme mund tė jenė njė mundėsi”, -tha dje nė Vjenė, Lipponen. Shefi i Prezencės sė OSBE-sė veēoi gjithashtu se ky preokupim i qeverisė me ndarjet e saj tė brendshme ngadalėsoi procesin e reformave. “Nė mbyllje tė raundit tė fundit tė bisedimeve midis Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian pėr Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit (6-7 nėntor), BE-ja shprehu shqetėsimin e saj nė rritje pėr ritmin e ngadalshėm tė reformave, qė rrezikon procesin e negociimit duke pėrfshirė kėtu edhe qėndrimin e Komisionit Europian qė kritikoi shpėrqėndrimin e shkaktuar nga ēėshtjet e brendshme politike tė vazhdueshme, duke i kanalizuar energjitė larg ndjekjes sė rekomandimeve tė bėra nė takimet e mėparshme”, -tha ai. Ai vuri nė dukje gjithashtu se klima politike pozitive e mėparshme, e dalluar mė parė pėr konsensus, ėshtė ngarkuar mė shumė pėr njė sėrė arsyesh. “Sė pari, tensionet pėr shkak tė zgjedhjeve, qė u shfaqėn midis qeverisė dhe opozitės, ashtu si edhe brenda qeverisė dhe brenda opozitės, kanė ndikuar qė tė gjitha nė jetėn politike tė Shqipėrisė”, -shtoi ai.
    Zgjedhjet
    “Kudondodhja e udhėheqėsve tė partive nė fushatė la shpesh nė hije vetė kandidatėt, duke dhėnė mė shumė pėrshtypjen e zgjedhjeve parlamentare se sa atyre vendore”, thuhet nė raportin e OSBE.
    Nė tė njėjtėn kohė, Lipponen theksoi edhe disa probleme qė u vunė re para procesit zgjedhor. “Ēėshtja e njė Komisioni Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ) tė paekuilibruar politikisht, financimi i vonuar pėr fushatėn zgjedhore tė partive politike dhe ndryshimet e propozuara pėr rregullat mbi policinė rritėn dyshimet e opozitės se shumica qeverisėse, pėrmes nxjerrjes sė njėanshme tė akteve normative nga Kėshilli i Ministrave, po pėrpiqej tė abuzonte me pozicionin e saj pėr t’i garantuar vetes njė rezultat tė favorshėm”, -tha ai. Edhe periudha paszgjedhore, sipas tij, tregoi edhe njė herė natyrėn e zgjatur dhe konfliktuale tė zgjedhjeve shqiptare. “Paaftėsia, ēorganizimi dhe obstruksionizmi politik duke pėrfshirė pėrdorimin e pakicės bllokuese nė vendimmarrje krijuan njė situatė jo tė kėnaqshme nė Tiranė, ku jeton 30 pėr qind e elektoratit”, -tha ai. Lipponen shtoi gjithashtu se polemikat rreth listave tė zgjedhėsve mbetet problemi mė i diskutueshėm, qė prek nė mėnyrė tė veēantė Tiranėn dhe Durrėsin
    Shteti ligjor
    “Pavarėsisht nga shenjat relativisht pozitive tė zhvillimit nė strukturėn e pėrgjithshme institucionale tė vendit dhe forcimit tė elementėve themelorė tė shtetit, vendi vuan nga dobėsia e vazhdueshme nė fushėn e ēėshtjeve tė drejtėsisė dhe atyre tė brendshme, nė veēanti pėrsa i pėrket mjeteve pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, -tha Lipponen. Ndėrsa qeveria ka filluar tė ndėrmarrė hapa aktivė dhe strategji tė gjithanshme nė kėtė fushė, zbatimi i tyre, vazhdoi ai, ėshtė i ngadaltė dhe vuan nga mungesa e vendosjes sė pėrparėsive. “Ky pėrparim i ngadaltė, pėr shkak gjithashtu tė preokupimit tė vazhdueshėm me konfliktet e brendshme politike, ka rrezikuar ēuarjen mė tej tė procesit tė Stabilizim Asociimit, siē ėshtė theksuar sė fundi nga Bashkimi Evropian. Nisur nga shqetėsimet e ngritura edhe nga shumė palė nė lidhje me ndėrthurjen gjithnjė e mė tė madhe tė interesave tė biznesit me politikėn, kėrkohen pėrpjekje mė tė mėdha pėr transparencė, si deklarimi i pasurive dhe vendosja e kodeve tė sjelljes dhe etikės”, -tha Lipponen.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    OSBE: Lokalet dėshtuan, zgjedhjet e reja nė prag

    Nė raportin mė tė fundit tė paraqitur nė Vienė nga kreu i prezencės sė OSBE-sė, thuhet se vazhdimėsia e qeverisė ėshtė nė dyshim dhe se zgjedhjet e parakohshme janė nė prag. Nė raport thuhet se zgjedhjet ishin problematike sidomos nė Tiranė dhe Durrės pėr shkak tė listave dhe KQZ-sė sė pabalancuar. Lipponen tha se me gjithė ndėrhyrjen e OSBE-sė, nuk u arrit balancimi i KQZ-sė. Po sipas tij listat ishin mė tė kėqija nė krahasim me zgjedhjet e tjera


    Disa nga konstatimet kryesore tė OSBE

    -Tensionet e pazgjidhura brenda shumicės socialiste kanė vėnė nė pikėpyetje vazhdimėsinė e qeverisė.

    -Aktualisht, qeveria po funksionon pa dy ministra kyē, njė situatė e pėrshkruar nga kritikėt si antikushtetuese.

    - Kongresi zhvillohet njė herė nė katėr vjet dhe kėtė herė do tė mbahet mė 12 dhjetor. Nėse nuk do tė gjendet asnjė zgjidhje, atėherė duket se zgjedhjet parlamentare tė parakohshme mund tė jenė njė mundėsi.

    - Pėrfshirja e papritur nė bisedime me socialistėt e Partisė opozitare Demokrate tė Re mund tė kishte si pasojė rikonfigurimin e hartės politike. Ky preokupim i qeverisė me ndarjet e saj tė brendshme ngadalėsoi procesin e reformave.

    - Mėnyra e gjetur e kandidatit kryesor tė opozitės, Spartak Ngjela (PD), i cili pėrshkoi pėrditė nė kėmbė lagjet e Tiranės, i vuri qytetarėt nė kontakt me njė politikan nė njė mėnyrė qė pak njihej mė parė.

    - Pavarėsisht nga ekzistenca e kėtij vullneti dhe suksesit tė procesit tė reformės zgjedhore, disa ēėshtje qė ishin zgjidhur nė mėnyrė tė suksesshme nėpėrmjet konsensusit, u bėnė problematike gjatė fushatės.

    - Pėrpjekjet e Prezencės pėr tė mbėshtetur Presidentin nė vendosjen e njė Kodi Sjelljeje pėr tė gjitha partitė nė zgjedhje dhe nė pėrpjekjet pėr tė zgjidhur ēėshtjen e ekuilibrimit nė KQZ, nuk patėn sukses.

    - Siē ėshtė vėrejtur edhe nė Raportin e Katėrt tė Pėrkohshėm tė OSBE/ODIHR-it, problemet kryesore dhe vonesat nė Tiranė rrezikuan minimin e vlerėsimit fillestar pozitiv tė vėzhguesve, nė tė cilin fillimisht deklarohej se kėto zgjedhje "shėnuan njė progres tė mėtejshėm nė pėrputhje me standardet dhe angazhimet e OSBE-sė, Kėshillit tė Evropės dhe organizmave tė tjerė ndėrkombėtarė pėr zgjedhje demokratike"

    - Rezultatet pėr Tiranėn mė nė fund u shpallėn pas 32 ditėsh, megjithatė, Prokuroria e Tiranės ka nisur dy hetime pėr tė shqyrtuar problemet e listave tė zgjedhėsve dhe pretendimet se materialet e qendrave tė votimit dhe tė KZQV-sė ishin falsifikuar.

    - Megjithėse OSBE/ODIHR-i deklaroi fillimisht nė Konkluzionet Paraprake se nuk zotėronte prova pėr manipulim politik tė listave tė zgjedhėsve ose qė problemi mund tė kishte ndikuar nė rezultatet e zgjedhjeve, prova tė mėtejshme e ēuan atė nė pėrfundimin se listat e zgjedhėsve ishin nė fakt mė keq se nė zgjedhjet e mėparshme.

    - Nisur nga shqetėsimet e ngritura edhe nga shumė palė nė lidhje me ndėrthurjen gjithnjė e mė tė madhe tė interesave tė biznesit me politikėn, kėrkohen pėrpjekje mė tė mėdha pėr transparencė, si deklarimi i pasurive dhe vendosja e kodeve tė sjelljes dhe etikės.

    Qė nga raporti i fundit, klima politike pozitive e mėparshme, e dalluar pėr konsensus, ėshtė ngarkuar mė shumė pėr njė sėrė arsyesh. Sė pari, tensionet pėr shkak tė zgjedhjeve, qė u shfaqėn midis qeverisė dhe opozitės, ashtu si edhe brenda qeverisė dhe brenda opozitės, kanė ndikuar qė tė gjitha nė jetėn politike tė Shqipėrisė. Nga kjo pikėpamje, roli i Prezencės si njė promovuese e konsensusit doli edhe njė herė nė pah, pasi pritja e mirė e projektligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, tė paraqitur nga Grupi i Ekspertėve Teknikė i mbėshtetur nga Prezenca, tregoi se ende ka mundėsi tė arrihen marrėveshje pėr ēėshtje themelore. Megjithatė, tensionet e pazgjidhura brenda shumicės socialiste kanė vėnė nė pikėpyetje vazhdimėsinė e qeverisė. Dėshtimi i kryeministrit Fatos Nano pėr tė siguruar miratimin parlamentar pėr njė ministėr tė ri tė punėve tė jashtme, pas dorėheqjes sė Ilir Metės mė 18 korrik si zėvendėskryeministėr dhe ministėr i Punėve tė Jashtme, e shoqėruar me dorėheqjen e Sokol Nakos, ministėr i Shtetit pėr Integrimin Evropian, do tė thoshte se socialistėt hynė nė zgjedhjet vendore tė 12 tetorit si njė parti e ndarė, megjithėse tė gjithė drejtuesit konkurrues tė PS-sė arritėn tė kishin njė front tė bashkuar tė arsyeshėm gjatė fushatės. Shumė shpejt pas zgjedhjeve, shumica qeverisėse u bllokua sėrish, kur edhe njė votim i dytė mė 23 tetor nuk arriti tė siguronte miratimin pėr njė ministėr tė punėve tė jashtme, si dhe pėr njė ministėr tė ri tė rendit publik, i cili u detyrua tė jepte dorėheqjen. Aktualisht, qeveria po funksionon pa dy ministra kyē, njė situatė e pėrshkruar nga kritikėt si antikushtetuese. Disa zyrtarė kryesorė tė Partisė Socialiste kanė ndėrmarrė pėrpjekje pėr ndėrmjetėsim. Megjithatė, duket se ēfarėdolloj zgjidhjeje pėr krizėn e qeverisė do tė gjendet vetėm pas kongresit tė Partisė Socialiste, ku do tė vendoset pėr kryesinė e partisė. Kongresi zhvillohet njė herė nė katėr vjet dhe kėtė herė do tė mbahet mė 12 dhjetor. Nėse nuk do tė gjendet asnjė zgjidhje, atėherė duket se zgjedhjet parlamentare tė parakohshme mund tė jenė njė mundėsi. Bisedimet e vazhdueshme me partitė e vogla gjatė kėsaj periudhe kanė treguar rėndėsinė e tyre tė qenėsishme. Pėrfshirja e papritur nė bisedime me socialistėt e Partisė opozitare Demokrate tė Re mund tė kishte si pasojė rikonfigurimin e hartės politike. Ky preokupim i qeverisė me ndarjet e saj tė brendshme ngadalėsoi procesin e reformave. Nė mbyllje tė raundit tė fundit tė bisedimeve midis Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian pėr Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit (6-7 nėntor), BE-ja shprehu shqetėsimin e saj nė rritje pėr ritmin e ngadalshėm tė reformave, qė rrezikon procesin e negociimit. Komisioni Evropian kritikoi shpėrqendrimin e shkaktuar nga ēėshtjet e brendshme politike tė vazhdueshme, pasi ky shpėrqendrim i ka kanalizuar energjitė larg ndjekjes sė rekomandimeve tė bėra nė takimet e mėparshme. Megjithatė, kryetari i delegacionit tė Komisionit Evropian pėr negociatat bėri tė qartė se nuk kishte asnjė arsye qė bisedimet tė shtyheshin. Zbatimi jo i kėnaqshėm i reformave, si ato qė kanė tė bėjnė me sistemin gjyqėsor ose kundėr korrupsionit u kritikua, ndėrsa progresi i arritur nė drejtime tė tjera u njoh.


    Rezultatet e zgjedhjeve

    Arritjet nė procesin e reformės zgjedhore dhe vullneti themelor politik i pėrmirėsuar pėr tė zhvilluar zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe demokratike kontribuan nė mėnyrė tė konsiderueshme nė njė lloj fushate zgjedhore shumė tė ndryshme nga tė mėparshmet, njė fushatė nė tė cilėn kandidatėt nė tė gjithė vendin trajtuan ēėshtje qė prekin jetėn e pėrditshme tė njerėzve. Nė mėnyrė tė dukshme, ēėshtjet e cilėsisė sė jetės, si furnizimi me ujė, infrastruktura rrugore, planet urbanistike, jeta qytetare, arsimi dhe shėrbimet shėndetėsore zunė vend qendror nė temat e fushatės sė kandidatėve. Fushata nė Tiranė u bė shembull pėr fushatėn nė pjesėn tjetėr tė vendit. Ndryshimet e dukshme nė Tiranė gjatė tre viteve tė fundit tė bėra nga kryetari aktual i bashkisė Edi Rama (PS), me mbėshtetjen e donatorėve ndėrkombėtarė, i bėnė qytetarėt e bashkive tė tjera tė kėrkonin mė shumė nga kryetarėt e tyre. Mėnyra e gjetur e kandidatit kryesor tė opozitės, Spartak Ngjela (PD), i cili pėrshkoi pėrditė nė kėmbė lagjet e Tiranės, i vuri qytetarėt nė kontakt me njė politikan nė njė mėnyrė qė pak njihej mė parė. Respekti i ndėrsjelltė i treguar nga kandidatėt, si dhe mungesa e veprimtarisė politike negative kontribuan nė njė fushatė tė shėndoshė, por prapėseprapė konkurruese. Rezultatet e zgjedhjeve tregojnė se PS-ja ka ruajtur shumicėn e vendeve pėr kryetar bashkie/komune (afėrsisht 52 pėr qind nga 384 njėsi tė qeverisjes vendore), megjithėse kjo paraqet njė humbje prej mė shumė se 16 pėr qind krahasuar me zgjedhjet vendore tė vitit 2000. Partia Demokratike (PD) e opozitės kishte rritjen mė tė madhe nė numrin e kryetarėve tė bashkive/komunave me mė shumė se 13 pėr qind krahasuar me zgjedhjet vendore tė vitit 2000. Kėto fitore u arritėn kryesisht nė zonat urbane tė Shqipėrisė qendrore dhe nė disa zona nė jug. PS-ja vazhdoi tė synonte fitoren nė veri, njė prirje e parė tashmė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001. Pėrsa i pėrket votės proporcionale, e pėrdorur pėr tė pėrcaktuar pėrfaqėsimin e partive nė kėshillat e bashkive dhe komunave, PD-ja arriti pėrafėrsisht tė njėjtat rezultate me ato tė vitit 2000, duke fituar pak mė shumė se 32 pėr qind, ndėrsa PS-ja humbi afėrsisht 9 pėr qind, kryesisht nė favor tė partive tė vogla sė bashku. Rezultatet proporcionale tregojnė njė elektorat pak a shumė tė ndarė nė mėnyrė tė barabartė nė tre pjesė, me krahun e majtė (PS dhe partitė e tjera tė vogla tė majta nė Kuvend) qė kap 52 pėr qind tė votės sė pėrgjithshme.

    Tė marra sė bashku, rezultatet e zgjedhjeve tregojnė njė vend me njė ndarje tė hartės politike mė pak tė theksuar se mė parė. Edhe pse mėnyra tradicionale e votimit qė tregon fuqinė e PD-sė nė veri dhe PS-sė nė jug ėshtė ende e dukshme, fitoret e arritura nga tė dyja partitė kryesore e bėjnė kėtė dallim mė pak tė dukshėm.


    Procesi i reformės zgjedhore

    Komisioni Dypalėsh (Bipartizan) arriti tė trajtonte pothuajse tė gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it tė bėra pas zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2001, duke pėrfshirė procesin e ankesave dhe apelimeve, rolin e shtetit nė zgjedhje, rolin e policisė, ekuilibrimin e medias, pėrbėrjen e koalicioneve dhe listat e zgjedhėsve. PS-ja dhe PD-ja u zotuan tė vazhdonin procesin e reformės zgjedhore para zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare (tė parashikuara pėr nė qershor 2005) pėr tė trajtuar ēėshtjet e natyrės sė sistemit zgjedhor, financimit tė fushatės dhe kufijve tė zonave zgjedhore.

    Suksesi i procesit tė Komisionit Dypalėsh (Bipartizan) ēoi mė nė fund nė uljen e tensioneve politike nė periudhėn para fushatės zgjedhore. Ndonėse partitė mbetėn konkurruese, ato prapėseprapė shfaqėn vullnet politik pėr tė siguruar zgjedhje tė mira. Vullneti i pamjaftueshėm politik, siē ėshtė vėrejtur edhe nė raportet e kaluara tė OSBE/ODIHR-it, kishte dėmtuar zgjedhjet e mėparshme shqiptare. Pavarėsisht nga ekzistenca e kėtij vullneti dhe suksesit tė procesit tė reformės zgjedhore, disa ēėshtje qė ishin zgjidhur nė mėnyrė tė suksesshme nėpėrmjet konsensusit, u bėnė problematike gjatė fushatės. Ēėshtja e njė Komisioni Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ) tė paekuilibruar politikisht, financimi i vonuar pėr fushatėn zgjedhore tė partive politike dhe ndryshimet e propozuara pėr rregullat mbi policinė rritėn dyshimet e opozitės se shumica qeverisėse, pėrmes nxjerrjes sė njėanshme tė akteve normative nga Kėshilli i Ministrave, po pėrpiqej tė abuzonte me pozicionin e saj pėr t'i garantuar vetes njė rezultat tė favorshėm. Ndėrhyrja e Prezencės e mbėshtetur nga Misioni i Vėzhgimit tė Zgjedhjeve tė ODIHR-it ndihmoi nė sigurimin e lėvrimit nga qeveria tė fondeve tė fushatės zgjedhore dhe nė sigurimin e dislokimit tė forcave tė policisė nė zbatim tė rregullave, tė cilat ishin miratuar me konsensus. Megjithatė, pėrpjekjet e Prezencės pėr tė mbėshtetur Presidentin nė vendosjen e njė Kodi Sjelljeje pėr tė gjitha partitė nė zgjedhje dhe nė pėrpjekjet pėr tė zgjidhur ēėshtjen e ekuilibrimit nė KQZ, nuk patėn sukses.

    Megjithatė, periudha paszgjedhore tregoi edhe njė herė natyrėn e zgjatur dhe konfliktuale tė zgjedhjeve shqiptare. Paaftėsia, ēorganizimi dhe obstruksionizmi politik - duke pėrfshirė pėrdorimin e pakicės bllokuese nė vendimmarrje - krijuan njė situatė jo tė kėnaqshme nė Tiranė, ku jeton 30 pėr qind e elektoratit. Pas njė lloj ngurrimi pėr tė ndėrhyrė nė njė fazė mė tė hershme, KQZ-ja mori pėrsipėr administrimin e rezultateve nga Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore (KZQV) tė Tiranės mė 24 tetor dhe vendosi tė shqyrtojė ēdo kuti votimi dhe ankesat pėrkatėse. Siē ėshtė vėrejtur edhe nė Raportin e Katėrt tė Pėrkohshėm tė OSBE/ODIHR-it, problemet kryesore dhe vonesat nė Tiranė rrezikuan minimin e vlerėsimit fillestar pozitiv tė vėzhguesve, nė tė cilin fillimisht deklarohej se kėto zgjedhje "shėnuan njė progres tė mėtejshėm nė pėrputhje me standardet dhe angazhimet e OSBE-sė, Kėshillit tė Evropės dhe organizmave tė tjerė ndėrkombėtarė pėr zgjedhje demokratike". Rezultatet pėr Tiranėn mė nė fund u shpallėn pas 32 ditėsh, megjithatė, Prokuroria e Tiranės ka nisur dy hetime pėr tė shqyrtuar problemet e listave tė zgjedhėsve dhe pretendimet se materialet e qendrave tė votimit dhe tė KZQV-sė ishin falsifikuar.

    Polemika rreth listave tė zgjedhėsve mbetet problemi mė i diskutueshėm, qė prek nė mėnyrė tė veēantė Tiranėn dhe Durrėsin, qytetin e dytė tė Shqipėrisė. Megjithėse OSBE/ODIHR-i deklaroi fillimisht nė Konkluzionet Paraprake se nuk zotėronte prova pėr manipulim politik tė listave tė zgjedhėsve ose qė problemi mund tė kishte ndikuar nė rezultatet e zgjedhjeve, prova tė mėtejshme e ēuan atė nė pėrfundimin se listat e zgjedhėsve ishin nė fakt mė keq se nė zgjedhjet e mėparshme. Prezenca e ka studiuar problemin nė mėnyrė aktive dhe sė bashku me ODIHR-in, po analizon mėnyrat e trajtimit tė mangėsive nė tė ardhmen e afėrt dhe po planifikon programin e punės, duke pasur parasysh edhe mundėsinė e zgjedhjeve parlamentare tė parakohshme. Pasi tė kryhet njė analizė e nevojshme dhe mė e gjerė pėr tė parė se si funksionoi nė praktikė Kodi i Ri Zgjedhor dhe pasi tė qetėsohet situata e brendshme politike, procesi i reformės zgjedhore mund tė vazhdojė nė pėrputhje me angazhimet e mėparshme politike. Prezenca ėshtė e pėrgatitur tė vazhdojė tė japė mbėshtetjen e saj dhe tė ofrojė lehtėsim si mė parė dhe ka filluar qė tani planifikimin praktik dhe punėn qė lidhet me tė.


    Shteti ligjor. Lufta kundėr krimit tė organizuar dhe trafikimit

    Njė shqetėsim i madh pėr Prezencėn, bazuar nė pėrfundimet e raportit, ėshtė nevoja gjithėpėrfshirėse pėr mė shumė transparencė pėr tė zvogėluar padrejtėsitė dhe arbitraritetin e sistemit gjyqėsor, qė vjen nga efektet korruptuese tė abuzimit tė influencės dhe konflikteve tė interesit. Fushat qė kėrkojnė mė shumė vėmendje pėrfshijnė pjesėmarrjen mė tė gjerė tė publikut nė hartimin e ligjeve, publikimin e vendimeve gjyqėsore dhe pėrcaktimin e mėnyrave mė transparente pėr ndarjen e ēėshtjeve mes prokurorėve dhe gjyqtarėve nė prokurori dhe gjykata. Dobėsia e shėrbimeve noteriale, e pėrshkruar tashmė nė raportin e mikrosistemit tė bordit monitorues anti-korrupsion tė qeverisė, ėshtė njė tjetėr fushė shqetėsuese, duke pasur parasysh ndikimin e saj tė veēantė nė procesin e regjistrimit tė pronave. Megjithatė, siē ėshtė vėrejtur edhe nė raportet e mėparshme tė Prezencės dhe siē ėshtė theksuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit nė Raportin e tij pėr Trafikimin pėr vitin 2003, suksesi i vėrtetė mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet procedimit tė suksesshėm tė atyre qė arrestohen duke u dhėnė dėnimin e duhur. Prandaj, ndjekja e kėtyre rasteve nga Prezenca duhet tė sigurojė mė shumė njohuri tė plota pėr fushat qė mund tė kėrkojnė forcim tė mėtejshėm ose mė shumė mbėshtetje.


    Pėrfundimet

    Pavarėsisht nga shenjat relativisht pozitive tė zhvillimit nė strukturėn e pėrgjithshme institucionale tė vendit dhe forcimit tė elementėve themelorė tė shtetit, vendi vuan nga dobėsia e vazhdueshme nė fushėn e ēėshtjeve tė drejtėsisė dhe atyre tė brendshme, nė veēanti pėrsa u pėrket mjeteve pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndėrsa qeveria ka filluar tė ndėrmarrė hapa aktivė dhe strategji tė gjithanshme nė kėtė fushė, zbatimi i tyre, siē ėshtė vėrejtur nė mėnyrė tė pėrsėritur, ėshtė i ngadaltė dhe vuan nga mungesa e vendosjes sė pėrparėsive. Ky pėrparim i ngadaltė, pėr shkak gjithashtu tė preokupimit tė vazhdueshėm me konfliktet e brendshme politike, ka rrezikuar ēuarjen mė tej tė procesit tė Stabilizim Asociimit, siē ėshtė theksuar sė fundi nga Bashkimi Evropian. Nisur nga shqetėsimet e ngritura edhe nga shumė palė nė lidhje me ndėrthurjen gjithnjė e mė tė madhe tė interesave tė biznesit me politikėn, kėrkohen pėrpjekje mė tė mėdha pėr transparencė, si deklarimi i pasurive dhe vendosja e kodeve tė sjelljes dhe etikės.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Barry: Qeveria, KQZ dhe partitė prishėn zgjedhjet

    Shefi i Misionit Vėzhgues tė ODIHR-it, sė bashku me kreun e prezencės sė OSBE, deklaruan se listat duhet tė rregullohen, por ata thanė se ėshtė e pamundur qė tė pėrmirėsohen pėr zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ata thanė se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte produkt i punės sė KZQV-sė sė Tiranės dhe u shprehėn se nuk janė tė sigurt pėr mėnyrėn se si do i menaxhojė zgjedhjet KZQV-ja e re

    Shefi i Misionit tė Vėzhguesve tė ODIHR, Robert L.Barry tha nė njė konferencė pėr shtyp se listat zgjedhore duhet tė rishikohen, pasi kanė probleme tė shumta, por ai deklaroi se njė gjė e tillė nuk duhet tė bėhet me listat e votimit pėr zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai tha se njė gjė e tillė ėshtė e pamundur, pasi kėrkon shumė kohė dhe para nė dispozicion. Barry, sė bashku me kreun e prezencės sė OSBE-sė nė vendin tonė, Osmo Lipponen thanė se fajtorė pėr prishjen e procesit zgjedhor nė kryeqytet janė qeveria, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe partitė politike.

    Ata deklaruan se ėshtė e patolerueshme qė tė lejohen gabimet e 12 Tetorit. Barry tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor, ishte produkt i punės sė bėrė nga Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore. Shefi i prezencės tha se vendimi pėr shkarkimin e KZQV-sė sė Tiranės ėshtė njė kompetencė e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, ndaj dhe deklaroi se nuk mund tė bėheshin komente pėr tė. Ai gjithashtu u shpreh se nuk janė tė sigurt nėse komisioni i ri do tė jetė nė gjendje qė tė menaxhojė punėn. Barry tha se koha e shkurtėr nė dispozicion dhe nevoja pėr trajnim pėr ta, sjell kėtė pasiguri. "Unė nuk e vė nė dyshim vendimin e zotit Celibashi, por nuk jemi tė sigurt nėse KZQV e re do tė jetė nė gjendje tė kryejė detyrat nė nivelin e duhur profesional," tha Berry. Shefi i vėzhguesve tha se: "Ne do tė kėrkojmė bashkėpunim tė tė gjithė kėtyre elementėve pėr tė mundėsuar ndryshimet e listave, tė paktėn pėr zgjedhjet e pėrgjithshme."

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit do tė vėzhgohen nga 30 ekipe OSBE/ODIHR-it, ku shumica prej tyre kanė qenė mė parė nė Shqipėri. "Ne shpresojmė qė rezultati i kėtyre zgjedhjeve tė mos jetė i njėjtė me atė tė 12 dhjetorit, por nuk mund tė bėjmė dot parashikime", u shpreh Lipponen. Ambasadorėt Berry dhe Lipponen kanė zhvilluar takime edhe me kryetarin e Partisė Demokratike Sali Berisha si dhe me kryeministrin Fatos Nano. Ambasadori Berry ėshtė ftuar nga KQZ tė marrė pjesė nė monitorimin e ribėrjes sė zgjedhjeve nė disa qendra zgjedhore nė Tiranė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Barry shmang vlerėsimin pėr Celibashin dhe KQZ-nė

    Shefi i Misionit tė Vėzhguesve tė OSBE/ODIHR nė Shqipėri, Robert Barry, ėshtė pėrpjekur tė shmangė vlerėsimin e tij mbi kreun e KQZ-sė, Ilirjan Celibashi, pas interesimit tė medias se nė ēfarė niveli profesional e shihte ai kreun e institucionit zgjedhor nė Shqipėri kur vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka kthyer mbrapsht 118 qendra votimi pėr rivotim. Pėr mė tepėr Barry-t i ėshtė kėrkuar tė komentojė edhe akuzėn e fundit nga kryetari i PD-sė Berisha mbi manipulimin e njė vendimi me katėr firma kundrejt pesė tė pėrcaktuara nga ligji qė pati si pasojė dhėnien e mandatit njė kreu tė minibashkisė dhe kėshillit bashkiak tė njėsisė 7 nė Tiranė. Barry nga ana e tij pranoi se ėshtė njohur me problemin gjatė njė takimi me kryetarin e PD-sė, Sali Berisha, por theksoi se pėr kėtė punė kishte edhe njė vendim tė Kolegjit Zgjedhor, i cili nuk ka marrė parasysh kėrkesėn e opozitės.

    Nė tė vėrtetė, Kolegji Zgjedhor duket tė ketė vepruar nė bazė tė njė dokumenti tė falsifikuar qė i ėshtė dhėnė nga Celibashi pasi herėn e parė, fleta e vendimit tė KQZ-sė sė datės 18/11/2003 ka vetėm katėr firma tė shėnuara pasi Tomor Malaj siē ka qenė nė dijeni i gjithė opinioni dhe komisioni, ka shkuar jashtė shtetit nė Itali pėr vizitė mjekėsore dhe ka munguar nė mbledhjen e asaj kohe.

    Kolegjit Zgjedhor i ėshtė dėrguar njė vendim i falsifikuar pėr tė marrė nė gjykim dhe kjo ka dalė nė pah vetėm tani. Kjo pėr shkak se administrata e KQZ-sė nuk u ka dhėnė vendimin e saj menjėherė palėve tė interesuara dhe e ka bėrė kėtė vetėm nė datėn 3 dhjetor kur ishte dhėnė edhe vendimi i Kolegjit. Ka qenė ky falsifikim i cili ėshtė denoncuar dje dhe tek Presidenti nga pėrfaqėsuesit e opozitės. Ky denoncim i ėshtė bėrė edhe OSBE/ODIHR qė ka shmangur komentet mbi faktin e mėsipėrm.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #20
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297
    Edhe Barry na doli socialist.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. [Sukses] Gjendet pas 38 vitesh nė Turqi Arta Tahiri
    Nga korab_2006 nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 28-10-2007, 13:25
  2. Lajmėrime pėr personat e humbur
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 20:45
  3. Ėshtė shansi pėr tė fituar e jo pėr tė humbur
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 14:02
  4. Balli Kombėtar nė kėrkim tė identitetit tė humbur
    Nga DARDAN PEJA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 22:52
  5. Eduard Selami: Nė demokraci nuk ka tė humbur.
    Nga honzik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 12:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •