Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    vandal Maska e guntheric
    Anëtarësuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    pak majtas henes
    Postime
    92

    Problematike

    Nuk mbaj mend qysh kur e kam pasur kete problematike. Ndoshta eshte i vetmi problem qe gjithe bota i ka dhene te njejten zgjidhje. E kam fjalen per pamjen e monedhave te shteteve te ndryshme. Gjithe bota vendos te pakten nga njera ane portretin e nje patrioti, heroi apo shkencetari e humanisti. Dhe pikerisht ketu fillon dhe problemi, te pakten sipas vandalit. A duhen vene portretet e ketyre njerezve te medhenj ne monedhe? Nuk besoj se Po! Ata nuk luftuan apo punuan per parane por per idene. Besoj se paraqitja e tyre ne monedhe eshte njellosje per to.

    Tani mu kujtua zanafilla e ketij problemi. A keni pare sa kartmonedha shqiptare kane figuren e Skenderbeut? Sa te duash! Ne fillim me ka bere pershtypje qe Skenderbeu ishte telendisur ne shume kartmonedha, e me pas pyeta veten pse duhet te ishte pamja e tij ne to?

  2. #2
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    paraja eshte e shtetit, tani gjeje vete se ca simbolizon skenderbeu dhe se ca koke ka pasur ne monedhat shqiptare gjate mbreterimit te tij. hajde karafil, hajde!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Paraja sherben dhe si simbol dallues i nje shteti nga nje tjeter. Shtetet dallohen nga njeri-tjetri mes te tjerash per zhvillimet e ndryshme historike, per figurat e vecanta qe kane dale ne rrjedhen e historise e mes ketyre figurave ka te tille qe jane te shquar jo thjesht per shtetasit e nje shteti, por edhe per te huajt. Vendosja e tyre ne monedhe shpreh edhe vleresimin qe i ben shteti ketyre figurave. Quaje nje forme perjetesimi (sepse dhe po te dale nga qarkullimi monedha, prape do te mbetet per koleksionuesit ne qarkullim, ne albumet e historise se bankes apo ekonomise etj.) Me thene te drejten une e shoh si vleresim jo si problem.
    Shikoje dhe ne kete forme, megjithese mund te vleje vetem ne pak raste (mos qeshe kush te lexoje ketu!). Duke e pare portretin e nje njeriu te nje shteti, nje shtetas i huaj (apo edhe vendas) ndoshta ka deshiren te mesoje me shume per kete figure. Figura nuk demtohet perkundrazi fama i rritet.

  4. #4
    Eklips Maska e deep_blue
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Me mire nje para e shtetit shqiptar me Skenderbeun se sa nje para Evrope me shkronja greke ne shtetin shqiptar.
    vleresoni vete tani:
    kaq para me kushtoi skenimi i valutes prej 5 eurove per te deshmuar vertetesine e ketij problemi te Guntheric.

    Rrofte Leku shqiptar qe me shtyhet dhe me $ USA .
    He me ta lumsha.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Te gjitha jane thene

  5. #5
    vandal Maska e guntheric
    Anëtarësuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    pak majtas henes
    Postime
    92
    Kur me thote kullaqi karafil eshte njesoj sikur gomari te shaje gjelin "o kokemadh!"

    Vertet vleresohet nje atdhetar nese i vihet portreti ne nje monedhe? Une besoj se Jo! Ata nuk luftuan per leke, per te mira materiale, te cilat vetem leku i siguron. Ata luftuan per ide qe nuk kane lidhjen me te vogel me te mirat(apo te keqijat) materiale. Nuk kam problem psh per disa monedha angleze ku eshte stampuar figura e mbretereshes, apo me pare e ndonje mbreti. Nuk kam problem nese paraqitet portreti i guvernatorit te bankes. Pra vetem nese ne monedhe paraqitet figura e ndonje qeveritari. Por jo figura e nje psh rilindasi qe punoi e luftoi per liri e per zgjimin e ndjenjave kombetare. Si e nderoka kete njeri paraqitja e portretit te tij ne nje monedhe e cila qarkullon dore me dore, e cila korrupton, vret, genjen, mashtron, etj. etj. njeriun? Fundi fundit c'lidhje ka ai me monedhen?
    white noise

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Meditim jo "grusht" me njeri tjetrin
    (kjo teme me duket me shume si teme shoqerore, ndoshta e kaloj atje kur ta keni kuptuar te gjithe nga do ju zhduket )

    Me ben pershtypje sa shume e vrasin njerzit mendjen dhe eshte vertetuar me kohe (nga ata vete) se njeriut (dmth vetes) nuk i eshte gjetur as me te ngrohte as me te ftohte.

    Kjo puna e figurave kombetare tek leket me duket si debati i hapur keto dite ne SHBA ne lidhje me telefonatat reklamuese qe u behen njerzve neper shtepi. Harxhon gjithe ky shtet taksat e njerzve per te vendosur eshte shkelje e amendamentit te pare apo jo pezullimi i reklamave telefonike. Kur ne rradhe te pare nuk e kuptoj perse qenka kaq e bezdishme marrja e ketyre telefonatave kur shumica e popullsise ketu nuk eshte asnjehere ne shtepi, ata qe jane ne shtepi nuk kane cfare bejne (dmth telefonata te tilla mund ti kene si "kalim kohe"), dhe mbi te gjitha shumica e popullsise pajisur me telefon ka "caller ID" dmth mund edhe mos e ngrehin telefonin fare.

    Nejse, me duhej te jepja nje shembull paralel se per cudine time keto dite vetem me vija paralele u jam pergjigjur pyetjeve, ndaj ndoshta gjysmave u jam pergjigjur gabim.

    Keshtu pra... figura kombetare apo jo, idealiste apo jo, ne fund te fundit ata ishin njerez. E ne qofte se ne i vendosim tek kartmonedhat (te cilat njerzit sot i vleresojne me shume se cdo gje tjeter, per mire apo per keq) tergon se ne nje fare menyre i kemi vendosur per ti vleresuar. "Aq dime aq bejme", por jo me qellim te keq.

    Une duke folur ne emer te njerzimit ....


    Naten per sot

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Guntheric

    Nuk kam problem nese paraqitet portreti i guvernatorit te bankes. Pra vetem nese ne monedhe paraqitet figura e ndonje qeveritari. Por jo figura e nje psh rilindasi qe punoi e luftoi per liri e per zgjimin e ndjenjave kombetare. Si e nderoka kete njeri paraqitja e portretit te tij ne nje monedhe e cila qarkullon dore me dore, e cila korrupton, vret, genjen, mashtron, etj. etj. njeriun? Fundi fundit c'lidhje ka ai me monedhen?

    Nenivzova pjesen qe me nxiti me shume per pergjigje brenda paragrafit qe ke shkruar. Monedha qarkullon dore me dore, korrupton, vret, genjen, mashtron. Tek etj, etj ke lene pa shkruar qe ajo hap vende pune, qe ajo zhvillon ekonomine e nje vendi e ndihmon ne rritjen e mireqenies se shtetasve te ketij vendi (e leme ketu menjane pabarazine ne shperndarjen e te ardhurave). Monedha investohet mes te tjerash per arsimin, per kulturen, per shendetsine. Prej kesaj monedhe kane arritur te shtypen edhe librat qe te kane sjelle ty dijet deri ne kohet e sotshme.
    Eshte e vertete qe Skenderbeu luftoi me shpate e trimerine e kishte te trasheguar nga familja e tij, ndjenjen kombetare, por shto ketu se me para u shkollua deri ne nje ushtarak te klasit te pare, me para u blene armet qe zhvilloi luften, po edhe organizimi e mbajtja ne kembe e nje shteti kerkonte parane si mjetin me te cilin do te financohej.
    Humanisti, shkencetari e gjejne lidhjen me parane qe ne momentin e marrjes se dijeve te para ne institucione shkollash e deri ne financimin e kerkimeve te tyre shkencore ne kohe te rritu. Pastaj dhe titujt qe fitojne, cmimet deri ne me te lartin cmimin Nobel jane te kurorezuara me shperblime ne para. Perderisa keta humaniste, shkencetare vleresojne te ardhurat nga puna e tyre, pse duhet te mos vleresojne vendosjen e tyre brenda monedhave?

  8. #8
    Eklips Maska e deep_blue
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Postuar më parë nga Dita
    Nenivzova pjesen qe me nxiti me shume per pergjigje brenda paragrafit qe ke shkruar. Monedha qarkullon dore me dore, korrupton, vret, genjen, mashtron. Tek etj, etj ke lene pa shkruar qe ajo hap vende pune, qe ajo zhvillon ekonomine e nje vendi e ndihmon ne rritjen e mireqenies se shtetasve te ketij vendi (e leme ketu menjane pabarazine ne shperndarjen e te ardhurave). Monedha investohet mes te tjerash per arsimin, per kulturen, per shendetsine. Prej kesaj monedhe kane arritur te shtypen edhe librat qe te kane sjelle ty dijet deri ne kohet e sotshme.
    Eshte e vertete qe Skenderbeu luftoi me shpate e trimerine e kishte te trasheguar nga familja e tij, ndjenjen kombetare, por shto ketu se me para u shkollua deri ne nje ushtarak te klasit te pare, me para u blene armet qe zhvilloi luften, po edhe organizimi e mbajtja ne kembe e nje shteti kerkonte parane si mjetin me te cilin do te financohej.
    Humanisti, shkencetari e gjejne lidhjen me parane qe ne momentin e marrjes se dijeve te para ne institucione shkollash e deri ne financimin e kerkimeve te tyre shkencore ne kohe te rritu. Pastaj dhe titujt qe fitojne, cmimet deri ne me te lartin cmimin Nobel jane te kurorezuara me shperblime ne para. Perderisa keta humaniste, shkencetare vleresojne te ardhurat nga puna e tyre, pse duhet te mos vleresojne vendosjen e tyre brenda monedhave?



    PRAJA


    Edhe foshnja qe eshte ne djep
    shtrin doren e thot nep
    ta marr ta ve ne djep
    ia din kimene parase

    H.Z. Kamberi ( BEJTEXHI)
    Te gjitha jane thene

  9. #9

    Vendosja e monedhave ne surrat (disertacion).

    Fenomeni i vendosjes se fytyrave njerzore ne monedha eshte shume i vjeter, shume me i vjeter se ato banknotat me zetore, autokombajna e bujq per te cilat flisni e cuditerisht i keni bere qender diskutimi nderkohe qe ato do e kishin per nder te madh edhe sikur te shihin periferine e tij me tejqyre.
    Jam i bindur qe gjithe kjo mesele ka filluar qysh kur ndonje sundimtar driteshkurter vuri surratin e tij te shtrember ne ca monedha akoma me shtrembaluqe ne kohet kur lufta e Trojes ish ne shtypin e dites e arkeologet kryenin germime ne Atlantide.
    Arsyet per egzistencen e nje fenomeni te tille (vendosja e surratit ne pare) mund te jene shume. Po u permend disa prej tyre thjesht per t’ua u kujtuar, pasi kam vene re se njerzit dine gjithcka qe eshte e mundur te dihet e thjesht pertojne t’a kujtojne ne momente decizive, pervec njerit, atij momenti kur je ti ai qe e permend. Gjithsesi, sic e thashe dhe me siper arsyet jane te vendosura pirg njera mbi tjetren si nje mal i madh, bile nuk po hezitoj t’a quaj ajsberg qe endet mes oqeanit te ndergjegjes. Duhet t’u bej me dije se ne oqeanin e ndergjegjes derdhen shume lumenj e me i rendesishmi prej tyre eshte ai i PERTESES. Padyshim qe dhe ky ajsberg si gjithe ajsberget e tjere nje te tretat i ka ne siperfaqe ndersa dy te tretat te zhytura ne ujet e ndergjegjes e pertacakeve apo frikataceve s’u mbetet gje tjeter vec se t’i imagjinojne. Gjithsesi kjo nuk perjashton mundesine qe te kete edhe te krisur qe nuk pertojne te mbajne fryme e te zhyten ne ujrat e ftohta te ndergjegjes per te pare dhe pjeset me pak te dukshme e mbase me te rendesishme te ajsbergut.
    Te themi dy fjale per pjesen e dukshme te ajsbergut si fillim:
    Nje nga shpjegimet me elementare te faktit qe disa sundimtare kane vendosur fillimisht nockat e tyre ne monedha besoj se ka qene deshira e verber e njeriut per te mundur kohen. Pasi keta sundimtare mund te kene nenshtruar ndonje turme bythgrisurish, privuar ata nga cdo gje qe cmojne per vete e rrjepur nga cdo gje qe te nenshtruarit cmonin, keta sundimtare kane ngritur duart pertace nga qielli e pasi syte e verber nuk u kane pare me gje te arritshme mbi token ku shkelin kane filluar te lajthisin. Lajthitja filloi qysh kur disa prej tyre filluan te bejne perpjekje te shoqerohen me hyjnite e te skllaverojne kohen duke ngritur shtatore, buste, statuja, mozaike, gravura, vargje e kenge per veten e tyre. Midis te tjerave disa prej tyre vune dhe surratin ne monedha.
    Nje shpjegim tjeter qe nuk eshte e thene te perjashtoje te parin mund te jete edhe fakti qe shume nga keto fytyra nuk jane vendosur nga te zotet e tyre ne monedha por nga adhurues te tyret. Nuk ka popull qe te mos kete kaluar kohe te veshtira e te kete pasur nevoje per simbole, shembuj, heronj etj. Pavarsisht se heraldika, shpesh, me perngjan me nje lajthitje njerzore ku shpresa ngaterrohet me imagjinaten me shume se c’duhet, nuk mund ta mohoj vendin e rendesishem qe ajo i ka bere vetes ne shoqerine njerzore. Konkretisht, turmat gjithmone kane nevoje per burime frymezimi shume prej te cilave gjenden ne nje sallate stemash, simbolesh e heronjsh qe pothuaj nuk u gjenden vijat ndarese midis njera-tjetres. Pra me pak fjale, shume fytyra mund te jene vendosur ne monedha per arsye simbolike qe e kerkojne situata apo konjuktura te caktuara por jo nga vete te zotet e surrateve por nga ca surreter te tjere.

    Vezhgimi me nga afer i pjeses se fundosur te ajsbergut jam i bindur qe kerkon nje ekspertize te thelle te subkoshience, ndaj dhe ketu po ve vijen ndarese e po e vijoj me vone ne nje post tjeter.

    Vijon...
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Muzikantet e qytetit
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 10-01-2004, 13:24
  5. Rreziku i ri kosovar i trafikimit të njerëzve
    Nga mani në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2003, 11:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •