Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23

Tema: nate e re

  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    nate e re

    Goditme mua!
    ma ēaj fundin e stomakut
    me hijet e patretura dhe guret.
    Shqyema deri ne shperberje
    shfytyrimin
    hidhma ne puse te thata
    te kumboje!
    Shtrengimin qe me mblidhet
    rreth qafes
    shkule!
    Veē shpirtin, lerma ta pakallur
    te me gjejė!

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Shtesat e perditshme me jane shtuar
    Ne rroge, ne peshe, ne njerez
    Copetohem ne mikpritjen time
    per bujtesit me rruge te larget
    per te marre;
    per te lene kujtimet.
    Gojeshqyer uja per mbushje
    E thartuar etja ime.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pashe shkendijat e mia,
    ne te vjelat e tua,
    ne te gjitha udhekryqet,
    me njerzit e dyzuar

    nuk po flas me
    per te te ngaterruar
    pastaj, kush je ti?!
    nje tjeter e huaj...


    p.s. sa shume te panjohur, qe palosin rrobat ne 2 te nates.

  4. #4
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Me thuaj, me qafsh (jo persegjalli), vete e bere ate me lart? Une te frymezova?

    PS: Ka me shume te panjohur qe palosin hallet e te tjeresh te panjohur sesa te panjohur qe (me oren time) marrin rrobat nga lavanteria pas tre ditesh harruar aty... apo te panjohur qe palosin rrobat...

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    henri

    henri,
    i palosin s'i palosin...
    ti e shpalos bukur shpirtin
    duke na mbushur shpirtin
    dhe....une lexoji poezine tende....endshem.
    urime!

  6. #6
    Priceless Maska e boys_ashes
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    World
    Postime
    58

    Thumbs up henri

    welldone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga boys_ashes : 19-06-2002 mė 07:30
    The Truth will set you "Free"

  7. #7
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    hahahahaha

    ore ēflisni juve......

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kaq shume per vleren nen zero te sinqeritetit...te genjen mendja.

    Ketu nuk shesin kova, ndersa gotat jane ēarre nga zhavorri apo dhe klori qe mbajne mushkerite. I thithim, i nxjerrim dhe mbajme trupin drejt, sikur nuk na pane. Pastaj ne damarkat e gjata te shenjave te vrara del gjaku as i bardhe e as i kuq. Te jete zhavorri apo klori?! Sa mire qe nuk mesuam ndonjehere kimi. Tani do ishim ulur ne stolat e vjeter rreth kompjuterit duke shpikur vetkenaqesite qe enderrojme naten. Ne mengjes te zbehur nga hijet e drites, tulatur ne makinat e nxehta do terhiqnim pas dore femijet e vjeter qe i kishim njohur ne ekran. Ne, ata me "mjekra" te gjata do qeshnim per te gezuar veten dhe kur te na merrte uria do pinim perseri uje. Do u flisnim te vegjelve per ate kohe kur magnetet me shenja te njejta do terhiqnin njeri tjetrin dhe te eturit do tejzgjatnim lengimet duke lepire jarget e asaj qe nuk kishim pare, oazet e ndjenjave. Perqindja e shperndarjes se papastertive do rritej ashtu sic u rriten dimensionet e boteve ku jetojme. Globet e panjohura, parashikojme enderrat te ndjekur nga parashikimet e tyre. I mbyllem ne kuti ato cfare duam, per ti veshur me vone. Shume keq, qe te dashurat (send) u plaken ne kutite e tyre kur ne u mbanim hijet dhe ndamin limonat me Nastradinet. Te shkalafitur ecim tani, pa trup e shpirt. Te lodhur nga pritjet e tejsajuara, te jete kulmi kaq rendesisht i deshiruar apo edhe ata e sajuam?!

  9. #9
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    shpirt poetik i sakrifices

    henry,

    madheshtia jote poetike
    qendron ne shpirtin e flijimit

    'me dhemb mushkeria, le te dhemb
    le te plase...' shkroi banuesi i shtepise se vdekur

    shkruaj, urimeeee

    flijimi kur ke pse eshte madheshtor!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    henrit

    poezia jote dhe proza eshte e larmishme.mendimet shtegtojne ne hapesira te reja.ti e ke aftesine t'i shprehesh.dhe te ndjekesh ato te pastajmet.dhe meditimi,perhumbja, ndjesia e te kapurit te gjerave qe duken normale e kane nje vend tek ty kaq natyrshem.me vjen mire qe tek e fundit je perfundimisht jashte shablloneve.poezia e pare e ketushme ka nje fund artistik te mbeshtetur ne nje thirrrje, qe e bejme te gjithe, me shpresen se ngaqe po e ndjekim kaq shpirtin, nuk do na lere.
    mbylljet si keto gjithnje me kane terhequr. te thjeshta, befasuese, te fresketa, fisnike.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •