Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Rreth ndryshimeve te ligjit per RTVM-ne - Kim Mehmeti: Mbetja e kanalit te trete me trullos

    Mendimi i zv/drejtorit te RTVM-se ka qene ky: “Radio Televizioni i Maqedonise te kete: Radion maqedonase, televizionin maqedonas dhe radio-televizionin e Maqedonise ne gjuhen shqipe”

    Komisioni Parlamentar per Transport dhe Lidhje ne mbledhjen e 12 tetorit e mbeshteti propozimin per sjelljen e ligjit per ndryshimin dhe plotesimin e ligjit per ndermarrjen publike, RTVM. Ky propozim ligj ka te beje me ate qe kanali i trete i RTVM-se do te jete ne sherbim te Parlamentit te RM-se, ndersa programi i kanalit te trete te kaloje ne kanalin e dyte. Ne kanalin e pare te RTVM-se nuk do te kete ndryshime.



    “Mua nuk me kane pyetur per sjelljen e ketij ligji”, tha zevendesdrejtori i kesaj ndermarrjeje publike, Kim Mehmeti. Per te, nje gje nuk eshte e qarte. C’do te thote kanali i parlamentit? Une, thote ai, e kam perkrahur propozimin qe RTVM-ja te kete dy kanale televizive, per shkaqe shume praktike, por mbetja e kanalit te trete me trullos.



    “Parlamenti shkon ne maqedonisht, ne kanalin e trete. Po shqip ku do te transmetohet parlamenti? A do te kete dhe nje kanal te katert?”, thote Memeti.



    Mendimi i zv/drejtorit te RTVM-se ka qene ky: “Radio Televizioni i Maqedonise te kete: Radion maqedonase, televizionin maqedonas dhe radio-televizionin e Maqedonise ne gjuhen shqipe”. Kete, thote Mehmeti, e kam kerkuar qe ne fillim. Pse nuk mbeshtetet kjo, pse nuk eshte arritur nuk e di. Ai servis qe do te jete per gjuhen shqipe, ai do ta zgjidhe punen e vet brenda ne kete shtepi. Pse kjo nuk kalon, pse kjo nuk shkon nuk e di. Kete e kane ne dore subjektet politike. Nuk mundem une te propozoj amandamente ne parlament.



    Ketu, shton me tej ai, mund te dalin dhe probleme juridike me hapjen e studios ne katin e shtate, qe iu nda kanalit te trete. Juridikisht, me vendim te Qeverise, pajisja ne katin e shtate eshte prone e kanalit te trete. Tani mund te shtrohet pyetja, ku mund te kete mandej diskutime. Per kanalin e trete deri tani jane investuar rreth 10 mije marka gjermane.

    Nese, keto investime do t’i mbeten kanalit te parlamentit, apo atij qe kalon ne kanalin e dyte akoma nuk dihet.

    Nga: A.DISHA
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Edhepse prej kur e kam hapur kete teme gjendja ne mediat shqipe ne maqedoni ka evoluar kemi disa momente te reja tash. Alsat eshte nje alternative e mire per shqiptaret ne maqedoni definitivisht sepse TVM programi i trete eshte nje deshtim i plote i Kim Mehmetit dhe Salajdin salihut te cilet ne shoqeri civile ishin te shkelqyeshem por fatkeqesisht deshtuanne kete projekt. nen anen tjeter Koha ditore ka futur deri diku nje dinamizim ne mediat e shkruara por jo ne ate mase qe duhet sepse e ka infrastrukturene dobet ne Maqedoni. per tu bere shqiptaret ne maqedoni me media te forta u duhet definitivisht nje agjensi e lajmeve e cila do ti furnizonte me informata te bollshme mediat private dhe shteterore.
    Ne anen tjeter edhe nje gazete dhe nja dy apo tre javore do te ishin te mireseardhura per ta futur konkurencen e verte ne maqedoni.

  3. #13
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Film



    Pushtuesi antik, ithtarėt modern



    Njėlloj sikur kryetari i Amerikės, heroi i filmit mė tė ri tė regjisorit Oliver Stone, “Alexander” ėshtė njėri qė pushton Lindjen e Afėrt nė emėr tė idealeve tė larta. “Pėr tė ēliruar njerėzit e botės,” me kėto fjalė Aleksandri (aktori bjond Colin Farrel) psherėtin nė fillim tė filmit. “Kjo e bėn tė jetė mbi Akilin.”



    Emily EAKIN



    Njėlloj sikur kryetari i Amerikės, heroi i filmit mė tė ri tė regjisorit Oliver Stone, “Alexander” ėshtė njėri qė pushton Lindjen e Afėrt nė emėr tė idealeve tė larta. “Pėr tė ēliruar njerėzit e botės,” me kėto fjalė Aleksandri (aktori bjond Colin Farrel) psherėtin nė fillim tė filmit. “Kjo e bėn tė jetė mbi Akilin.”


    Filmi ‘Alexander’ nė kinema



    Historia epike e Aleksandrit tė Madh qė pushtoi botėn, e pasqyar nė filmin e ri tė regjisorit tė njohur Oliver Stone, i hedh njė vėshtrim njeriut qė u bė njė legjendė e gjallė pa mbushur ende 30 vjeē duke pushtuar 90 pėrqind tė botės sė njohur nė kohėn e tij.

    Historia e Aleksandit tė Madh ėshtė risjellė nė jetė nga regjisori fitues i ēmimit OSCAR, Oliver Stone, nė filmin e ri ”Alexander”. Jo mė kot regjisori i madh ka bashkuar aktorėt e famshėm Colin Farrell, Rosario Dawson, Anthony Hopkins, Angelina Jolie dhe Val Kilmer, pėr tė rindėrtuar edhe njė herė historinė qė vazhdon tė lėrė botėn tė mahnitur nga bėmat e saj.

    Historia e vėrtetė e njėrit prej udhėheqėsve mė tė ndritur dhe mė me ndikim qė ka njohur bota...Aleksandri i Madh...njė njeri qė pushtoi rreth 90 pėrqind tė botės sė njohur nė atė kohė, para se tė mbushte 28 vjeē.

    Regjisori Oliver Stone: ”Filluam tė shkruanim skenarin e filmit nė vitet 90 dhe ndėrtuam disa variante deri nė 2004. Dhe tė them tė drejten, kjo vazhdoi edhe gjatė xhirimeve. Tė merr shumė kohė pasi ėshtė njė ngjarje madhore me qindra beteja, zhvillime tė ndryshme dhe duhet ti pėrmblesh ato. Kėshtu qė filmi trajton rreth 25 pėrqind tė historisė sė jetės sė Aleksandrit tė Madh, ēfarė mundė t’i japė shikuesit njė ide se kush ishte ai njeri.” Brenda tetė vitesh, Aleksandri i Madh, udhėhoqi ushtritė Greke dhe Maqedonase thuajse tė padukshme nga armiku nė qindra rrethime dhe beteja. Dhe deri para se tė vdiste nė moshėn 32 vjeēare, Aleksandi, kishte formuar njė perandori tė pa parė ndonjėherė nė histori. Angelina Jolie luan rolin e nėnės sė Aleksandrit, Olumpias, edhe pse nė tė vėrtetė ajo ėshtė vetėm njė vit mė e madhe se sa aktori Colin Farrel qė luan rolin e udhėheqėsit legjendar".

    ”Filmi tė njeh me nėnėn e Aleksandit kur ai ėshtė fėmijė, kėshtu qė shikuesi bėn njė lidhje me tė. I kam kushtuar shumė vėmendje rolit tim dhe jam pėrqendruar tek ndjenjet nga lufta dhe vdekja si njė nėnė e moēme qė ndihet e vetmuar dhe e zgjėnjyer nga jeta", thotė Angelina Jolie.

    Ngjarjet pasqyrojnė pėrpjekjet e Aleksandrit tė Madh drejt krijimit tė mitit dhe legjendės sė gjallė qė nga rinia e mbushur me ėndėrra pėr lavdi dhe aventura, deri nė vdekjen e tij tė vetmuar si udhėheqėsi i njė perandori tė paparė ndonjėherė. ”Ishte mjaft e vėshtirė si nga ana fizike dhe emocionale. Tė gjithė punuam sėbashku dhe ishte njė eksperiencė e mirė”, thotė aktori Colin Farrell

    Sikurse pat shkruar edhe Virgjili, ”Fati anon nga guximtarėt”, dhe asnjė mbret apo perandor, as para dhe as pas tij, asnjėherė nuk mundėn tė arrijnė njė famė tė tillė dhe padyshim qė askush nuk qe aq i guximshėm sa ē’ishte Aleksandri i Madh.
    Akili, luftėtari antik grek, i cili bėri emėr gjatė luftimit nė Trojė, ėshtė model i rolit tė Aleksandrit. Dhe, Aleksandri i kėtyre ditėve ėshtė i yni. Ėshtė bėrė shumė zhurmė rreth asaj se Aleksandri i z. Stone ėshtė njė biseksual, madje edhe homoseksual. Por, ajo ēka menjėherė e bėn atė bashkėkohor janė detajet e njohura tė ashpra pėr ambiciet e tij tė mėdha ushtarake.

    Kėshtu, Aleksandri i z.Stone ndjek armikun e tij zeshkan, Mbretin Persik Darin e Tretė nėpėrmjet mjerimit nė Iranin verior, tė cilėn spektatorėt thua nuk do ta ngjasonin me forcat amerikane duke ndjekur Osama bin Ladenin nė Tora Bora? Kur Aleksandri i z. Stone betohet “Do tė vraponi deri nė fund tė Tokės, por asnjėherė nuk do tė vraponi aq larg sa duhet,” kush nuk do tė dėgjonte se si mburret kryetari Bush se Bin Laden dhe Al Qaeda “janė nė vrapim”?

    Pėr njė Amerikė tė ngritur politikisht larg vendit tė vet, tregimi i pushtuesit mė tė famshėm tė rajonit ka njė tėrheqje tė parezistueshme. Ēlirimtar, diktator, bashkues, ndarės, vizioner, vrasės, ndėrtues i perandorisė, shtypės, idealist, feminist, multikultarist, seksist, racist, homoseksual, i drejtė, biseksual: Aleksandri pėrshkruhet sot kėshtu me gjitha kėto epitete dhe mė tepėr. Pa masė mbresalėnės dhe gjithėpėrfshirės, me alegori tė duhur dhe pėrrallė tė kujdesshme, tregimi i tij ėshtė model pėr rendin e ri botėror.

    Epika tri orėshe e z. Stone ėshtė argumenti mė i dukshėm i obsesionit tė Aleksandrit aktual. “The History Channel” ka emituar njė film dokumentar pėr jetėn e tij kėtė muaj ndėrsa “Disovery Channel” po shfaq pyetjet e vazhdueshme rreth vdekjes sė tij.

    Nė ndėrkohė, drejtori Baz Luhrmann ka plane pėr njė film tė vetin pėr Aleksandrin me Leonardo Di Caprio dhe Nicole Kidman nė rolet kryesore. (Herėn e fundit qė Hollywood-i ka xhiruar film pėr Aleksandrin ka qenė nė vitin 1956 nė rolin kryesor me Richard Burton).

    Gjithashtu, sė paku dhjetra libra pėr Aleksandrin-romane, doracak dhe biografi- janė shtypur vetėm vitin e kaluar. Kliko “Aleksandri i Madh” nė google dhe do tė shohėsh se do tė gjesh 1.2 milion rezultate.

    Natyrisht, Aleksandri-njė mbret i Maqedonisė nga shekulli IV p.e.r., i cili pushtoi njė pjesė tė madhe tė tokės sė Azisė derisa ishte akoma 20 vjeē dhe vdiq me siguri nga ethet tifoide nė moshėn 32 vjeēare- ēdoherė ka qenė njė objekt i fascinimit. I respektuar dhe i nderuar nė kohėn e antikės, ai konisderohet si themelues i civilizimit perėndimor dhe si strateg ushtarak mė i shkėlqyer nė histori. Fakti se ekzistojnė disa tė dhėna tė padiskutueshme pėr jetėn dhe personalitetin e tij kanė bėrė qė ai tė jetė njė cak i lehtė i teorive tė egra.

    Nė biografinė e tij “Aleksandri i Madh” tė vitit 1973, e cila ėshtė ribotuar sė fundi nga Shtėpia botuese “Penguin”, Robin Lane Fox, Dekani britanik i studimeve pėr Aleksandrin dhe njė kėshilltar pėr filmin e z. Stone, numėron 1472 vepra dhe artikuj pėr Aleksandrin nė 200 vitet e fundit. Pjesa mė e madhe e kėtyre punimeve, paralajmėron ai, “ėshtė e natyrės sė besueshme dhe mund tė kundėrshtohet nga vetė ky fakt.”

    Asnjė nga mė shumė se 20 veprat e shkruara nga bashkėkohanikėt e Aleksandrit nuk ka mbijetuar, pėrveē si parathėnie nė punimet e shkrimtarėve tė mėvonshėm.

    Njė nga veprat mė tė vjetra tė Plutarch-ut, i admiruar dhe i pasur me anekdota ėshtė “Jeta e Aleksandrit tė madh”, (e ribotuar pranverėn e kaluar), e cila thekson prirjen e tij pėr arsim, trashėgiminė e tutorit tė tij, Aristotelit. Derisa qėndronte nė Azi, Plutarch-u shkruan se Aleksandri ka flejtur duke mbajtur nėn jastėk librin e Homerit “Iliada”.

    Sido qė tė duket, tregime tė tilla nuk mund tė ngatėrrohen me fakte. Ashti siē thekson klasiku Victor Davis Hanson nė hyrje tė librit tė tij, Plutarch “ka shkruar pothuasje 400 vjet pas vdekjes sė Aleksandrit.”

    E gjithė kjo sugjeron se pėrse moda e Aleksandrit aktual zbulon shumė pak tė dhėna tė vlefshme pėr Aleksandrin dhe nė vend tė kėsaj, mė tepėr pėr vetė ne.

    Pėr tu kthyer prapė nė rrugėn e ushtrisė maqedonase dhe greke tė Aleksandrit, autori, njė instruktor klasik i quajtur John Prevas, ka udhėtuar nėpėrmjet Iranit, Afganistanit, Paksitanit, Uzbekistanit, Kazakistanit dhe Taxhikistanit. Iraku- pėrshirė Gaugamelan nė luginėn e lumit Tigėr, ku Aleksandri ndiqte Darin nė vitin 331 p.e.r. dhe Babilonia, ku ai vdiq tetė vite mė vonė- ka qenė jashtė planit tė vizitės pėr shkak tė pushtimit tė udhėhequr amerikan tė kėyre vendeve.

    Ēdokund qė shkoi, z. Prevas hasi nė nivel shqetėsues tė ndjenjės anti-perėndimore, shumė mė tepėr sesa kjo do tė kishte qenė nė kohėn e Aleksandrit.

    “Aleksandri dhe unė kemi udhėtuar nėpėr rrugėt e njejta, nėpėr shkretira dhe male, edhe pse kemi udhėtuar nė njė distancė kohore prej 2400 viteve,” shkruan ai. “Topografia pothuasje nuk ka ndryshuar fare, por bota ku kam udhėtuar unė pėr tė hulumtuar pėr kėtė vepėr ėshtė shumė mė tepėr e rrezikshme dhe njė vend mė pak paqėsor sesa kur nėpėrmjet saj kanė kaluar Aleksandri dhe maqedonasit e tij.”

    Njė pesimizėm i njejtė pėrshkon mbarė librin pėrshkrues pėr Aleksandrin. Nė fushėbetejė, ai shkruan se Aleksandri ka qenė komandant i llojit tė vet, por jashtė saj, ai sidoqoftė ka qenė njė mendjemadh dhe tiran, njė njeri qė pinte deri nė teprim, vriste shoktė e tij, inkurajonte ushtrinė e tij nė masakrimin e civilėve tė pafajshėm dhe priste tė jetė i adhuruar.

    Z. Pervas argumenton se tipike pėr gabimet morale tė Aleksandrit ka qenė largimi i tij nga kryeqyteti i Persisė, Persepolis, qytet i cili iu dorėzua ushtrisė sė tij pa rezistencė dhe menjėherė atij ia dhuroi pasurinė mbretėrore. Pas plaēkitjes nė masė tė madhe tė qytetit si dhe masakrimit tė banorėve, Aleksandri dhe njerėzit e tij qėndruan nė pallatin mbretėror tė Persepolisit pėr disa muaj. Para se tė largohen, ata i shemėbn kėtė ndėrtesa duke ua vėnė zjarrin.

    Largimi dhe djegia e Persepolisit kanė qenė temė e debatave pėr njė kohė tė gjatė. Disa dijetarė besojnė se djegia e pallatit ka qenė incident i pėsuar nga bacchanalia e mbushur me verė.

    Politikisht, njohton z. Pervas, shkatėrrimi i Persepolisit ishte paksa i kuptueshėm: ky akt do tė shihej nga Greqia vetėm si hakmarrje pėr pushtimin persik tė Athinės dhe djegien e Acropolisit 150 vite mė herėt. Por, prapė ai argumenton se kjo ishte njė akt barbar, e cila “tregon se sa e hollė ka qenė sipėrfaqja e civilizimit helen, tė cilėn shumica e biografėve tė Aleksandrit do tė na bėnin tė besojmė se ai e ka dėrguar nė Lindje.”

    Cili ka qenė qėllimi i kėtij revizionizmi negativ? Nuk ėshtė vetėm sa pėr tė pėrpiluar dokumentin; por pėr mė tepėr, kėtu ekziston njė mėsim pėr ne. Dhe, konkluzionet e z. Pervas e pėrmbledhin kėtė. Tregimi i Aleksandrit “e bėn tė vlefshme aksiomėn se pushteti ėshtė njė mall i rrezikshėm i cili duhet tė udhėhiqet nė mėnyrė tė kujdesshme nga ata qė e posedojnė,” shkruan ai dhe shton, “Sidoqoftė, frika ėshtė e vogėl se asgjė nuk do tė mėsohej nga eksperienca e Aleksandrit dhe se bota do tė detyrohej tė pėrsėris pa fund gabimet e tij nė njė cikėl tė rritshėm dhe mė tė rrezikshėm tė luftės dhe pushtimit.”

    Guy Maclean Rogers, autori i veprės “Aleksandri: Paqartėsia e madhėshtisė” (e botuar kėtė muaj) nė mėnyrė tė ngjashme inkurajohet nga ndodhitė aktuale. Por arsyetimi i tij nuk do tė ndryshonte aq. “Nė njė botė paqėsore ideale, taktikat ushtarake tė Aleksandrit, logjistika dhe vizioni strategjik, nė njė masė tė madhe do tė ishin nė dobi tė antikės,” shkruan ai. “Por ne nuk jetojmė nė njė botė tė tillė. Aleksandri asnjėherė nuk ka humbur betejė dhe nuk ka pushtuar perandorinė antike mė tė madhe botėrore brenda mė pak se njė dekade.”

    Pėrkundėr nėntitujve, ekziston njė paqartėsi nė veprėn e z. Rogers. Aleksandri i tij ėshtė njė “mrekulli e luftės”, “njė ekspert i dhunės” dhe “me gjasė luftėtari mė i madh nė historinė botėrore.”

    Nė mesin e risive tė tij ėshtė ajo qė z. Rogers, njė profesor klasik nė “Wellseley College”, e quan atė si “katror taktik.” Kur Aleksandri u ballafaqua me ushtrinė persiane nė betejėn e Gaugamelas, ai kishte mė pak ushtarė dhe ky raport ishte 5 nė 1 ose mė tepėr. Kėshtu qė ai dhe gjeneralėt e tij improvizuan njė formacion luftues drejtkėndor, i bėrė pėr tė sprapsur sulmet qė vinin nga katėr anėt.

    Ai gjithashtu dislokoi kalorėsit nė njė kėnd tė pjerrėt, mė mirė sesa nė njė rresht tė drejtė, njė hap strategjik pėr tė cilin z. Rogers shkruan, “ka qenė i parandjerė nga taktikat e tij dy mijėvjeēare qė do tė bėnte Frederikun e madh njė ushtar mė tė fasmhėm tė asaj kohe.” (David J. Londsdale, i cili ngjashėm nė librin e tij mė tė ri “Aleksandri-vrasėsi i burrave,” i referohet teknikave luftarake tė Aleksandrit si R.M.A.(Revolution in Military Affairs), njė zhargon ushtarak qė nė pėrkthim do tė thotė Revolucion nė Ēėshtjet Ushatarake.)


    Aleksandri i Madh dhe Shqipėria



    James Wm. PANDELI

    Nuk ėshtė e habitshme qė producentėt apo historianėt nuk kanė mundur tė “pushtojnė” gjithė figurėn e Aleksandrit tė Madh. Para sė gjithash, nėna e tij ka qenė nga fisi i ilirėve (shqiptarėve). Emri origjinal i Maqedonisė ka qenė “Emathia” qė nė shqip do tė thotė “vendi i madh”, prej tė cilit u quajt edhe Aleksandri i Madh. (E njėjta gjė ka ndodhur edhe me Kostandinin e Madh, Justinianin e Madh, pra nga e njėjta krahinė e Maqedonisė. Ndonjėherė krahina, ka qenė mė gjithėpėrfshirėse nė periudhėn Romake).
    Pėr tė kuptuar figurėn e Alaksandrit si njė ushtarak, nevojitet vetėm tė shohėsh brezat e mėvonshėm tė ilirėve. Literatura shqiptare kur flet mbi Perandorinė Otomane pėrmend familjen e Qyprillinjve, me origjinė nga Shqipėria.
    Nė Greqi, nė fillim tė 1800-ės, Lord Bajroni, dėshmon qė familjet shqiptare, kanė luftuar pėr pavarėsinė e Greqisė dhe presidenti i parė grek, ka qenė George Kondouriti nga Hidra nė Shqipėri. Nė Egjipt, Mehmet Aliu i cili e shpalli veten Mbret nė fillim tė 1800-ės, ka pasur njė origjinė tė errėt shqiptare. i pari kryeministėr nė Itali, Francesco Crespi, ka qenė shqiptar.
    Duhet tė jetė e vėshtirė tė ndryshosh tė kuptuarit e Aleskandrit tė Madh si grek, por bėhet fjalė vetėm pėr njė krijim dhe jo pėr fakte. E vėrteta duhet nxjerrė dhe duhet kuptuar qė Aleksandri i Madh, ka qenė njė ilir (shqiptar) dhe kėrkimet e bėra dėshmojnė pėr karakteristikat etnike tė shqiptarėve gjatė shekujve. Kėrkohet njė mjeshtėri e dukshme pėr tė futur nė film dhe nė libra dritėn e vėrtetėsisė. Audienca duhet me tė vėrtetė tė njohė faktet dhe jo fiksionin.
    (Marrė nga agjencia ‘Sun-Sentinel’ –Florida)
    Z. Rogers pranon se Aleksandri ka qenė pėrgjegjės pėr zemėrimet nė gjendje tė dehur (gjatė njė rasti ai ka vrarė oficerin dhe mikun e tij tė ngushtė Cleitus) dhe gjithashtu pėr brutalitetin e tij tė skajshėm (sidomos gjatė fushatės pushtuese nė Indinė veriore). Por gabime tė tilla tė personalitetit, sugjeron ai, duhet tė maten kundrejt sjelljes sė tij tė matur. Nė pamjen e tij, Aleksandri i cili u martua ne dy gra tė ndershme baktriane dhe mė vonė me dy persiane, ka qenė njė “protofeminist” dhe “protomultikulturalist”.

    Sipas Partha Bose, autore e librit “Arti i strategjisė se Aleksandrit tė Madh: mėsimet e pavjetėrsueshme pėr udhėheqje tė ndėrtuesit mė tė madh historik tė perandorisė,” nuk ėshtė e pazakonshme tė “dėgjosh shefin ekzekutues apo drejtorin qė tė bėrtas me zė rreth diskutimit tė ndonjė problemi aktual tė ndėrlikuar se kjo do tė mund tė zgjidhej njejtė siē kėtė e ka bėrė edhe Aleksandri.”

    Ky argument ėshtė i mbėshtetur nga Lance B. Kurke nė veprėn “Urtėsia e Aleksandrit tė Madh: mbajtja e mėsimeve pėr udhėheqje nga njeriu qė krijoi njė perandori”, njė libėr qė nė subjektin e tij pėrfshin edhe “mprehtėsinė e njeriut”, gjė e cila ka qenė pėr tu habitur.

    “Ai ka ditur emrat e mė shumė se 10,000 ushtarėve,” shkruan z. Kurke. “Ai hante dhe flinte me ushtarėt e tij nė marshim. Ai hante nė mėnyrė tė kujdesshme dhe ēdoherė flinte nė mjedise tė ftohta. Ai udhėhiqte nė front dhe ka qenė i plagosur shpesh me ushtarėt e tij.”

    Me fjalė tjera, Aleksandri kuptoi se “punėtorėt vinė nė rradhė tė parė pasi janė pikėrisht ata qė realizojnė ėndėrrėn tėnde.”

    A ka qenė gjithashtu homoseksual? Shumica e dijetarėve mendojnė se Hephaistion, njė shok nga fėmijėria, i cili e ka shoqėruar nė Azi, ka qenė i dashuri i Aleksandrit dhe, filmi i z. Stone nėnkuptueshėm mbėshtet kėtė pamje. Nuk ėshtė me rėndėsi fakti se grekėt nuk kanė pasur kategori strikte pėr orientimet seksuale. Apo se Aleksandri gjithashtu ka pasur tri gra dhe me gjasė disa dashnore. Ai ėshtė emėrtuar si “hero homoseksual” nė www.gayheroes.com.
    ”Aleksandri ka qenė 21 vjeēar kur vendosi tė bėhet legjendė,” shkruan nė tekstin pėrcjellės. “Ēfarė je duke bėrė ti pėr tė pushtuar botėn tėnde?”
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Terri informativ vazhdon ne Maqedoni ju ftoj qe te bejme nje perpjekje dhe te fusim sa me shume informata per ndodhite sepse partite politike po tredhin me maqinerine e tyre
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  5. #15
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga babadimri
    Terri informativ vazhdon ne Maqedoni ju ftoj qe te bejme nje perpjekje dhe te fusim sa me shume informata per ndodhite sepse partite politike po tredhin me maqinerine e tyre
    Ja sapo lexova lajmin qė ke sjell mbi mbylljen e tė pėrditshmes Flaka,gjė qė mė hidhėron jasht mase.Terri vazhdon!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Edhe nje lajm i keq e perjavshmja "Lobi" qe konsideroj si javorja me e besueshme shqiptare per shkak te bllokadave te ndryshme nga pushteti aktual u MBYLL. Dmth edhe nje medium me pak per shqiptaret ne Maqedoni.
    Serizosisht kemi nje situate shume te keqe me mediat shqiptare.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Mos te te hidheroj shume se edhe javorja LObi u mbyll keshtuqe mendoj se eshte nje krize ne shtyp ne pergjithesi
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  8. #18
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga babadimri
    Mos te te hidheroj shume se edhe javorja LObi u mbyll keshtuqe mendoj se eshte nje krize ne shtyp ne pergjithesi
    Nuk i kuptoj kėto veprime fare.
    Edhe revista Lobi tė mbyllet??!??
    Huh,ndonjėherė mė vjen tė piskas nga ky vend qė jetoj,po mė mban shpresa se njė ditė do tė jetė mė mirė.
    Ngelėm me kėtė shprehje vetėm ama xhanėm. lol
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Te ta jap edhe nje lajm te keq edhe e perditshmja KOha ditore versioni per Maqedoni nuk eshte ne kiosqe . Do ta verifikoj kete lajm te dhimbshem. Po kjo eshte nje alarm i keq per shqiptaret ne Maqedoni. Sepse atje ku ska media mbizoteron Terri
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    dmth e vertetova edhe Koha ditore nuk ia arriti te mbijetoje ne Maqedoni. Keshtuqe tash nuk na mbetet gje vetem te fillojme te lexojme gazeta ne gjuhen maqedone
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. SHISH - Sherbimi Informativ Shteteror.
    Nga BlueBaron nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 13:31
  4. Zv. kryeministri Dokle me dosje ne Sherbimin Informativ Shqiptar
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-01-2004, 19:17
  5. Berisha nje i papergjegjshem?
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 11-05-2002, 18:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •